Avokati i njohur, Spartak Ngjela, një nga zërat më të drejtpërdrejtë në debatin publik për drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit, ka reaguar sërish për zhvillimet më të fundit që lidhen me hetimet e SPAK. Ai vë në dukje përpjekjet e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion që, sipas tij, po kërkojnë të sabotojnë proceset penale përmes mediave dhe opinionit publik. Ngjela e quan këtë një “komedi” që po shfaqet para syve të shqiptarëve, ndërsa thekson se koha që po jetojmë do të mbahet mend si periudha e madhe e pastrimit antikorrupsion në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, ai ndalet edhe në reflektime historike për qëndresën dhe lavdinë e shqiptarëve, duke e lidhur betejën e sotme për drejtësi me rrugën e gjatë të kombit drejt dinjitetit dhe shtetformimit. “Komedia vijon. Të korruptuarit e lartë që janë nën akuzë penale në SPAK, kot mundohen me denoncimet në median e Shqipërisë për shkelje dhe arbitraritet në ligje për proceset penale që kanë filluar kundër tyre. Por… Për aktivitetin e SPAK historia, do vijë një kohë që këtë institucion do ta quaja shpëtimtar të Shqipërisë.
Dhe në SPAK sot nuk ka mundësi të ndërhyjë asnjë shqiptar ose ndërkombëtar i fuqishëm. A i keni parë të akuzuarit nën akuzë penale në SPAK? Janë pikërisht ata që, pasi e grabitën shoqërinë shqiptare, me forcën e paras të grabitur, flisnin në televizionet e Shqipërisë sikur të ishin jo vetëm zotërit e Shqipërisë, por edhe të Evropës. Dhe flisnin sikurse edhe po flasin, me një nivel shumë të ulët intelektual, dhe janë delirantë, sepse i gënjen mendja. Koha jonë sot, ka mbi dhjetë vjet që në historinë e Shqipërisë po hyn gradualisht për t’u quajtur – koha antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar. Dhe kjo kohë gjithashtu do të na mësojë që Shqipëria, para se të fillonte lufta antikorrupsion, ka qenë në shkallën e fundit të shpërbërjes së saj kombëtare Madje reaksioni antishqiptar grek dhe serb po e prisnin nga dita në ditë..
Por ata asnjëherë nuk e kanë njohur historinë, dhe vetëm tani po e kuptojnë që Gadishulli Ilirik ka qenë territor i lavdishëm i Arbërisë Klasike dhe koha e solli dhe po e avit përditë tek shkëlqimi historik i Agronit, i Teutës dhe Gjergj Kastriot Skënderbeut; por edhe tek idetë brilante e gjithkombëtare të Rilindjes sonë Kombëtare dhe të gjotha figurat e mëdha që realisht i dhanë jetë të ndritur shpirtit të shqiptareve, i cili eci e po ecën në iluminimin e tij me ndriçimin e historisë, patriotizmit dhe ngritjen në lartësi historike të shqiptarisë, derisa kjo solli në vitin 2008 pavarësinë e Kosovës, e cila ka qenë heroika por edhe historia gjigante e shqiptarisë si mbijetesë historike në Gadishullin e saj Ilirik”, shprehet Ngjela.
Gjendja politike në vend
Në një tjetër analizë, Ngjela thekson se Shqipëria nuk ka nevojë për një politikë që funksionon si luftë për pushtet, por për individë me mendje të ndritur, me profesionalizëm dhe dashuri të vërtetë për kombin. Ai shpjegon se kriza e sotme politike lidhet me mungesën e mendimit të iluminuar dhe me lakminë e sëmurë për pushtet, që e ka kthyer vendin peng të instinkteve primitive të liderëve. Ai shkon më tej, duke e lidhur këtë gjendje me trashëgiminë e një mentaliteti autoritar të mbetur nga e kaluara, që sipas tij, vazhdon të manifestohet sot në formë të re – në frymën “jam unë, prandaj jeni edhe ju”. “Nuk është karriera politike si një luftë irracionale për pushtet, ajo që ne shqiptarëve na duhet sot. Ne sot kemi nevojë për një pushtet politik me individë që dinë të mendojnë, domethënë që të kenë mend dhe një intelekt profesional, me të cilin të realizojnë personalitetin e tyre përballë shoqërisë së vet dhe historisë. Por edhe me një dashuri absolute për Shqipërinë dhe për Kosovën. E dinë këta se çdo të thotë që sot në historinë e Evropës janë dy shtete shqiptare?
E dinë, por në Tiranë ende nuk po drejton shqiptaria. Kjo që po drejton nuk është shqiptari moderne e dy shteteve shqiptarë. Sepse këtu sot, këta që po drejtojnë dhe që u duket se po bëjnë politikë, në të vërtetë po tregojnë se nuk kanë mend për politikën moderne. Politikë moderne do të thotë dije e nivelit të lartë, gjykim me karakter zhvillues dhe mendim suprem për kombin tënd, sepse ty asgjë nuk të pranon historia, nese ti, si burrë shteti, nuk i ke dhënë asgjë vendit dhe shoqërisë tënde: domethënë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kurse këta të “ndershëm” që po shoh unë dhe që mendojnë se po drejtojnë me drejtësi, janë në një gëzim patologjik që është krejtësisht i vendosur në lakminë e tyre. Dhe lakmi në gjuhën shqipe, si fjalë shumë e bukur që është, do të thotë: dëshirë e madhe dhe e pangopur për të pasur vetë diçka e dikë që në thelb është një etje e pashuar që të çon në një synim.
Prandaj sot, unë konstatoj se Shqipëria ka rënë peng i politikanëve lakmitarë me mendje shumë të ngushtë, por shpesh me një synim të sëmurë e patologjik për individualitetin e pushtetit të tyre politik… Pse u ndodh kjo? Sepse e kanë pasionin për pushtet vetëm si instinkt dhe jo si perceptim ideor, por që, megjithatë, po i pranon opinioni publik i Shqipërisë me shpresën e vet për zhvillim, ndërsa këta në pushtet nuk po japin dot asgjë. Dhe pse u ndodh kjo? Sepse nuk kanë mendim të iluminuar politik që vjen nga politika e sotme moderne. Dhe këtu vjen e mbyllet i gjithë ky ekuacion që thotë: Mendja e mendjes sime që është pa mendim, ma rrit kaq shumë pasionin për pushtet, sa, me këtë pasion unë dua që t’i zhduk të gjithë kundërshtarët e mi, që janë më të ditur se unë. Ja ky ka qenë Enver Hoxha, sepse kështu ka qenë, e me këtë filozofi – edhe Ahmet Zogu.
Por na duhet të theksojmë që sot kjo filozofi është zbutur, sepse janë strukturat ndërkombëtare që e kanë ndaluar krimin e drejtpërdrejtë politik në zhdukjen e kundërshtarëve politik, por ende ne si shoqëri jemi në një enverizëm në formë indirekte, me shprehjen e brendshme: Jam unë dhe prandaj jeni edhe ju. Dhe sot këtë po duket se e ka pranuar e gjithë shoqëria shqiptare. Jam unë, na thotë Rama, prandaj jeni edhe ju. Dhe pikërisht këtu po vijon ende në Shqipëri sundimi shoqëror i kësaj drame…”, shprehet ndër të tjera Ngjela.
Tag: ngjela
-

Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të forta, si po përpiqen zyrtarët e akuzuar nga SPAK të sabotojnë proceset…
-

Shqipëria çlirohet nga binomi i errët Rama–Berisha, Spartak Ngjela paralajmëron ndryshimin e madh, ja si aleanca…
Pas më shumë se tre dekadash dominim nga një klasë politike që ka mbajtur peng zhvillimin e vendit, avokati Spartak Ngjela paralajmëron fundin e “binomit të errët Rama–Berisha”. Ngjela flet për një moment historik çlirimi politik, për rritjen e ndikimit të aleancës shqiptaro–amerikane dhe për një epokë të re ku Shqipëria dhe Kosova po afrohen drejt bashkimit në kuptimin politik e strategjik. Avokati e cilëson largimin e Sali Berishës nga pushteti politik si një fitore historike, duke e parë atë si fillimin e një epoke të re për kombin shqiptar. “Largimi i Saliut nga pushteti politik është një sukses i madh historik. Tani kuptohet që Shqipëria është duke ecur drejt zhvillimit dhe jo më, drejt pushtuesve të territoreve të etnisë shqiptare. Dhe kjo sigurisht që është një fitore historike e pritur në shekuj. Dy shtete shqiptare siç janë sot në Gadishullin Ilirik, kurrë nuk kanë qenë të mundura nga banditizmi pushtues i Serbisë. Dhe forca e Arbërisë do to vijojë, sepse ajo sigurisht që është një rrugë historike e pakthyeshme. Një popull që në 500 vite pushtim barbar nuk e ka humbur gjuhën e tij historiko-etnike, nuk mund të pengohet më në asnjë çast drejt zhvillimit të tij të vijueshëm në një shtet të pavarur. Ja, kjo është historia jonë e shqiptarisë me dy shtete të Arbërisë historike sot. Dhe kjo do të vijojë edhe për dy shtetet shqiptare të tjerë që ende nuk i janë bashkuar Arbërisë klasike. Sepse jashtë Arbërisë klasike sot janë ende Çamëria dhe Maqedonia e Veriut. Prisni të shikoni histironë në zhvillim të Arbërisë Etnike, e cila po vjen me një siguri historike brenda aleancës shqiptaro – amerikane. Dhe pyetja që po ngrihet sot nga historianët e kualifikuar në rang botëror, është kjo: Cila është ajo forcë që i ka shpëtuar shqiptarët nga një rrezik dymijëvjeçar? Tani shkenca e ka theksuar se: Shqiptarët i ka shpëtuar, i ka garantuar dhe i ka zhvilluar drejtpërsëdrejti heroizmi i tyre shekullor, aftësia mendore e prijësve të tyre, dhe Gjuha Shqipe”, shprehet avokati.
Ndërhyrja e SHBA
Në një tjetër reagim, Ngjela argumenton se lufta njëqindvjeçare kundër shqiptarëve ka marrë fund, dhe se forcat që e kanë penguar zhvillimin e vendit janë tashmë të paralizuara. Ai shigjeton drejtpërdrejt edhe kryeministrin Rama, duke e akuzuar se ka luhatur politikisht midis interesave sllave dhe atyre perëndimore. Sipas tij ndërhyrja e SHBA e ka vendosur në rresht. “Gjithçka po ecën në favor të shqiptarëve. Prandaj ne tani mund të themi se mbaroi lufta antinjerëzore kundër shqiptarëve e cila ka ecur si e tillë në mbi 100 vite resht. Por Shqipëria dhe vetë shqiptaria tani kanë shpëtuar, dhe prandaj ndërkohë ajo është duke ecur me sukses drejt rrugëtimit të saj historik. Kurse kundërshtarët historik të shqiptarëve ende nuk po e durojnë dot përparimin e shqiptarëve në të dy shtetet shqiptare, por tani nuk kanë se çfarë t’i bëjnë. Dhe po shihet se kjo është arsyeja që serbët kanë rënë sot në një heshtje që kuptohet se kjo mund të jetë një heshtje artificiale, sepse ata nuk i ka tulatur aleanca e ngushtë Tiranë – Uashington. Por ndërkohë po kuptohet se pengesa e shqiptarisë tani nuk është më te sllavët e te grekët, por është te kryeministri i Shqipërisë, i cili, kur erdhi në pushtet, e konsideroi të lehtë ndihmën e tij për sllavët. Por kur e pa Rama se ajo rrugë do ta degdiste në emigracion, ndryshoi dhe nuk po i sjell më amerikanëve asnjë pengesë në zhvillimin e tyre për forcimin e Shqipërisë, si një shtet nën i influencë të plotë amerikane. Dhe prandaj na duhet ta theksojmë sërish që, politika amerikane e ka sot domosdoshmëri aleancën e ngushtë me Shqipërinë. Por deri para një viti këtë aleancë e çorientonte politika e Edi Ramës. Kurse tani Rama është kthyer atje ku duhet edhe pse kuptohet që këtë kthesë ai nuk e ka brenda natyrës së tij politike. Gjithsesi unë mendoj se politika amerikane duhet ta shohësh me vëmendje politikën e Tiranës në funksion të Shqipërisë dhe Kosovës, sepse tani është koha kur të dyja shtetet shqiptare – Shqipëria dhe Kosova – nuk po gjejnë dot ende një gjuhë të përbashkët në lidhje me marrëveshjen e ngushtë politike Shqipërisë – Kosovë. Dhe kjo marrëveshje duhet kuptuar se është një doktrinë për bashkimin kombëtar sipas konceptit federalist”, u shpreh Ngjela.
Bashkimi i plotë
Avokati shkon edhe më tej, duke bërë thirrje për krijimin e një federate Shqipëri–Kosovë, si hapin e parë drejt bashkimit të plotë kombëtar. “Në kohën tonë askush nuk mund të jetë i sigurt nëse kryeministri që drejton një shtet nuk është me popullin e vet. Por kjo asgjë nuk ka dhënë në Shqipëri në të kaluarën, sepse shqiptarët kanë pasur dhe kanë një natyrë të veçantë: nuk ka forcë në këtë botë që t’i hedhë shqiptarët kundër vendit të tyre. Dhe ne e kemi fjalën për shqiptarët si popull i veçantë dhe jo për të shiturit që kanë fluturuar në hiç pa lënë gjurmë nga forca e shqiptarisë. Asgjë nuk mund të na bëjnë armiqtë tanë as edhe sot. Forca jonë është sot në dy shtete shqiptare. Dhe koha po ecën për shqiptarët, dhe ndërkohë ne, si shoqëri shqiptare, jemi në NATO dhe në një raport shumë të lartë miqësor dhe politik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe kjo na e jep garancinë e shqiptarisë në të dy shtetet tona: Në Shqipëri dhe në Kosovë. Por kjo nuk po mjafton. Ne na duhet të formojmë sa më shpejt që të jetë e mundur federatën Shqipëri-Kosovë, që kështu të nisë fuqishëm procesi i bashkimit në territorin e Shqipërisë edhe të Çamërisë, edhe të Epirit. Prandaj menjëherë duhet të nisin bisedimet gjithëshqiptare midis liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë, por dhe me liderët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut dhe të Çamërisë. Ka ardhur koha që në Tiranë të formohet liga panshqiptare Shqipëri – Kosovë – Maqedoni e Veriut – Çamëri dhe Epir. Këtë lëvizje: a është në gjendje ta krijojë me forcë qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Kosovës? Këtë po presin shqiptarët edhe nga ndihma e Uashingtonit për krijimi e forcës etnike të shqiptarisë së bashkuar, sepse në këtë pikë vijnë e bashkohen dy interesa të njëjta: interesi shqiptar Shqipëri – Kosovë dhe, edhe interesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thotë Ngjela. -

Spartak Ngjela zbardh prapaskenat e fundit, ja kush e mban “peng” Sali Berishën dhe pse refuzon të largohet nga…
Rigels Seliman
Avokati i njohur, Spartak Ngjela, një nga zërat më kritikë dhe më të vjetër të politikës shqiptare, ka analizuar me tone të ashpra zhvillimet politike në vend. Në një intervistë për “Top News”, ai e cilëson situatën aktuale si të turbullt, por nën kontroll të plotë nga Partia Socialiste, të cilën e konsideron “faktorin absolut” në pushtet. Ngjela ndalet edhe tek opozita, duke e përshkruar si të dobët dhe pa drejtim, ndërsa thekson se prania e Sali Berishës në krye të PD-së është pengesë për çdo ndryshim të brendshëm. Sipas tij, Berisha nuk largohet nga politika për shkak të proceseve penale që e mbajnë të lidhur me sistemin. Në vijim, Ngjela komenton edhe situatën e Erion Veliajt dhe vendimin që pritet nga Gjykata Kushtetuese, duke e quajtur atë “figurën e dytë të shtetit” pas kryeministrit Edi Rama. Ai thekson rëndësinë e një drejtësie funksionale dhe vlerëson SPAK-un si instrumentin kryesor për luftën kundër korrupsionit dhe pastrimin e politikës shqiptare. Më poshtë po pasqyrojmë pjesë nga intervista e Ngjelës.
Pjesë nga intervista e z. Ngjela
“Situata politike është e turbullt është. Por ka një gjë: sa herë ka një faktor absolut në politikë, politika është e heshtur. Kush është faktori absolut këtu? Partia Socialiste. Absolute. Kryeministri Edi Rama mori fund, i ka të sigurta çdo lloj zgjedhje që vjen në këtë kohë. Siguria, është absolutizmi i saj i jep këtë gjendje politike. Domethënë s’ka përplasje për pushtet. Kush do të harxhojë para për pushtet? Nuk e pe ti, ata nuk nxorën kryetar. A e pe Partinë Demokratike? Nuk nxorën kandidat për kryetar bashkie. Vendosën, s’kanë forcë. Ç’forcë? Natyrisht. Po flasim për kokën, zonjë. Ai duhet të vinte figurën e dytë të partisë atje, në qoftë se do mendonte që fitonte, po këta mendojnë që nuk fitojnë edhe bëjnë këto. Ai e di që s’fiton dhe kur dihet që nuk fiton dot, nuk i pranon asnjë nga liderët, nga figurat. Pse të vijë të rrezikohet? Rrezikon karrierën. rrezik. Edhe ai gjeti një të pavarur. Se ç’zgjedhje nxori atje.
Çfarë janë budallallëqe, gënjeshtra? Çfarë nuk ka garë? Sepse këta s’kanë, janë mbrapa me pikë. A 40 pikë para në sondazhe. Nuk i bëjmë ne. Zonjë, më duket e kemi biseduar bashkë. Erdhën ekspertët para dy vjetësh, më thanë avokat, largohu. Kjo është shoqëri e majtë. Jo në kuptimin e keq të fjalës. Domethënë, e ka e majta këtu në dorë. Që ta gënjejë futjen kot dhe fiton, fitojë ndonjë gjë të vogël. Nuk ka, nuk kanë lider. Kë do nxirrni në Tiranë? Ma trego, kë do nxirrni në Tiranë? Nuk kanë. Unë jo, nuk kam parë nga këta që janë aty, se ata që kanë hequr, ata e kanë larguar, e kanë bërë aty. Ndryshon problemi. S’ka. Pse s’doli Saliu të dilte të merrte Tiranën vetë? Dil merre. E pse, pse s’do të jetë ai kryetar i bashkisë së Tiranës? Po s’e merr dot. Ai, me të merrte Tiranën, më fal se ndërpres, ai e zbehte të tërë procesin penal që ka. Ai ka proces penal? Që ta dalësh nga procesi penal, unë jam profesionist, duhet të bësh një lëvizje të madhe politike, që të kesh, që të korrësh sukses, sukses popullor.
Situata ku ndodhet Sali Berisha
Patjetër do ishte më e lehtë, po nuk e marrin dot. E dinë ata. Po të jetë se e merrnin dot, zonjë, do ishte një nga figurat kryesore që do konkurronte. Kjo kuptohet. Edhe morën një njeri që të mos thonë që s’jemi në zgjedhje dhe e morën jashtë strukturave të partisë. E dëmton, sepse e dëmton. Është kryetar partie, zonjë, dhe është “non-grata” në Amerikë. E kemi biseduar bashkë. Dhe nuk ka vota. Pse rri për interesin e tij? Pse? Cili është interesi? Është në proces penal. Shumë gjëra brenda që vijnë, konvergojnë në një pikë. Ai s’mund të largohet dot se ai është në proces penal. Këtu flitet, procesi penal i tij ende s’ka një datë. Të paktën unë s’kam dëgjuar datë.
Unë jam avokat dhe s’mund të flas dot për akuza, por mund të them një gjë: Deri tani SPAK s’ka dhënë asnjë pafajësi. SPAK deri tani s’ka dhënë asnjë pafajësi dhe SPAK nuk e drejtojmë ne. E drejtojnë ndërkombëtarët. Ju e dini. Jo, orientim s’ka. Domethënë, nuk shkel ligjin. Qartë, ka ekspertizë të madhe ndërkombëtare brenda. Pse ata e paguajnë? Neve gjithë shpresën e kemi pasur dhe e kemi te SPAK. Në çfarë funksioni? Në funksion të eliminimit të korrupsionit në Shqipëri, i cili po e kishte shkatërruar shtetin shqiptar. SPAK-u po na ndërton. Ta dini, shpresa është SPAK. Ama janë trembur të gjithë të korruptuarit. Nuk e ke parë si përtacen? SPAK është me ekspertë amerikanë atje, ekspertë ndërkombëtarë. Ata na i kanë strukturuar, ata po e mbrojnë dhe me anë të SPAK-ut duhet të pastrohet korrupsioni shqiptar në Shqipëri dhe nuk kanë hequr pak. Ju e dini, e ke parë sa janë në proces. Po, po. Për kryetarin e partisë nuk pyetën. Është te SPAK Saliu. Në SPAK është. Po edhe ka një gjë. Po s’mori pafajësi, ikën nga politika përfundimisht. Ta dini.
Çështja “Veliaj”
Bëri gabim. E shkoi në Gjykatë Kushtetuese, i mori fund. Po e ka pezulluar Gjykata Kushtetuese? Do ta gjykojë natyrisht. Po e ka pezulluar, që gabim ai i presidentit. Shiko, nuk kam ndonjë gjë me presidentin. Kam respekt për këtë, por nuk ka në Perëndim as kryeministër pa qenë jurist ose avokat, dhe as president. Më thuaj një në Perëndim, flas. Shqipëria ka dy juristë në Parlament, llogaritet? A më kupton? Po flasim për shtetin, zonjë, nuk po flasim për matematikën, nuk po flasim për fizikën, nuk po flasim për historianë. Po flasim për shtetin. Shteti, zonjë, është ligj. Dhe e drejtojnë ekspertët e ligjit, nuk diskutohet. Edhe në Parlament ekspertët e ligjit. Po ku ka ekspert ligji në Parlament? Jo, do të vendoset, por gjithë problemi është kryesore, është Gjykata Kushtetuese. Nëqoftëse i jep të drejtë Veliaj Gjykata Kushtetuese, Veliaj vazhdon të jetë kryetari domethënë i bashkisë.
Në rregull. Pra, vendimin e qeverisë ai e ka në Gjykatë Kushtetuese, se atje hidhet. Në qoftë se Gjykata Kushtetuese i jep Veliajt të drejtë, atëherë ndryshon problemi. Por Veliaj nuk e ka atje ngarkesën e madhe emocionale. E ka: do dënohet apo jo? Është i akuzuar për korrupsion të mirë. Zonjë, do t’i themi tamam gjërat. Unë s’kam ndonjë gjë me Veliun, s’kam pasur marrëdhënie miqësore. Po kjo është e vërteta: Është i akuzuar për korrupsion nga SPAK. Deri tani SPAK s’ka dhënë asnjë pafajësi. Ta dini dhe nuk e di se si e ka mbrojtjen. Do projekte nivel i lartë. Pse ka qenë kryetar bashkie?
Pse figura e dytë e shtetit? Mos duket ashtu? E dyta e shtetit, mbas Ramës. Ai është. Rama është figura e parë e shtetit. I dyti ka qenë ky. A më kupton? Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Si flet? E dini sa banorë ka Tirana? 1 milion. Është çështje, kërkon kujdes edhe në trajtim, edhe në mënyrën se si… Në të gjitha drejtimet. Do të ketë një ligjësi të nivelit të lartë. Nuk do të ketë shkelje. Pse? Po ta them njëherë: Ai, figura e dytë e shtetit. Figura e dytë e shtetit, për të mos marrë presidentin. Se po të vëmë presidentin, është i treti. Po ky është figura e dytë në funksion politik”, deklaroi avokati i njohur, Spartak Ngjela. -

Spartak Ngjela flet për presion të jashtëzakonshëm ndaj SPAK-ut, amerikanët kanë dosjet dhe përgjimet që…
Rigels Seliman
Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka bërë dje një deklaratë të fortë, duke zbuluar se ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK) po ushtrohet një presion i jashtëzakonshëm nga qarqe të fuqishme politike e korruptive. Në një intervistë për MCN TV, Ngjela tha se shpresa e vetme për pastrimin e shtetit nga korrupsioni është SPAK-u, institucion që sipas tij drejtohet nga SHBA-të. Ai theksoi se amerikanët kanë në dorë dosje dhe përgjime tronditëse, që do të ekspozojnë fytyrën e vërtetë të elitës politike shqiptare.
Sipas Ngjelës, “60-70% e kryetarëve të bashkive kanë qenë të korruptuar” dhe tashmë ndihen të kërcënuar nga veprimet e SPAK-ut. Diplomacia amerikane, shtoi ai, ka identifikuar dy grupe brenda SPAK-ut, të korruptuarit dhe të tremburit, ndërsa disa prokurorë tashmë janë vendosur nën mbrojtje speciale. “SPAK-u nuk drejtohet nga ne, por nga Uashingtoni”, theksoi Ngjela, duke paralajmëruar se dosjet që kanë mbërritur nga SHBA do të tronditin themelet e politikës shqiptare. “Nuk mund të dimë si është gjithë analiza në funksion të kriminalitetit, sepse s’ka studim të thelluar për kriminalitetit, por si fenomen është pozitiv. Korrupsioni i lartë shtetëror ndien presion dhe është lëshuar i tëri për të zbutur situatën, mendoj unë. S’kanë çfarë të bëjnë sepse SPAK-u s’drejtohet nga ne. Ikën njëherë ekspertët amerikanë dhe Trump-i i ktheu sërish, këtu janë.
Shqipëria ka kaluar në një korrupsion masiv, po flas për korrupsionin shtetëror. Në të dy aspektet, edhe në strukturën shtetërore të administratës së lartë, por edhe në administratën e bashkisë. 60-70 për qind e kryetarëve të bashkive kanë qenë të korruptuar. Pyetja bëhet, në këto momente që ka filluar lufta anti-korrupsion nga SPAK-u çfarë ka sjellë? Ka sjellë shqetësim në një krah dhe presion në krahun tjetër. SPAK-ut i kanë bërë shumë presion. Diplomacia amerikane tha para 3 vjetësh që janë dy grupe që s’funksionojnë në SPAK, ish-të korruptuar, dhe të tjerët janë të trembur. Mesa kam marrë vesh u kanë dhënë mbrojtje gjyqtarëve dhe sidomos prokurorëve të SPAK-ut. Ne shpresën te SPAK-u e kemi, dhe shpresa forcohet që drejtohet nga Uashingtoni. SPAK-u do na shpëtojë edhe nga korrupsioni shtetëror dhe korrupsioni i drejtësisë. I kanë të gjitha dosjet, i kanë ardhur të tëra përgjimet. Dinë gjithçka, të shikojmë si do eci gjendja. Deri tani SPAK s’ka bërë pak, kanë krijuar procese penale në nivele të larta dhe kanë vënë sekuestro pronash, të shikojmë si do jenë proceset gjyqësore”, deklaroi dje avokat Ngjela në një media. -

GJK pezulloi zgjedhjet në Tiranë/ Spartak Ngjela: S’mund të bëheshin pas ankimit të Veliajt! S’del askush mbi Kushtetuesen
Gjykata Kushtetuese pezulloi sot dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e parakoshme të Tiranës, të cilat ishin caktuar më datë 9 nëntor.
Lidhur me këtë avokati Spartak Ngjela, i ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se GJK i ka pezulluar zgjedhjet pasi do të shqyrtojë ankimin e Erion Veliajt, i cili kërkoi që dekreti i Begajt të shpallej i paligjshëm dhe të pezullohej procesi për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës.
Ai tha se nëse zgjedhjet do të mbaheshin dhe GJK do të dilte me vendim pas datës 9 nëntor, atëherë ato s’do të ishin të vlefshme.
‘Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar sepse do të shqyrtojë ankimin e Veliajt. Vendimi i saj pastaj është ligj. Zgjedhjet nuk janë anuluar, por janë pezulluar derisa sa të merret një vendim. Në rast se zgjedhjet bëhen dhe vendimi do jepej pas zgjedhjeve atëherë duhet të anuloheshin zgjedhjet. Nuk kishte mundësi që të bëhen zgjedhjet sa kohë nuk kishte folur GJK. Nuk del dot njeri para Kushtetueses. S’mund të ketë zgjedhje deri sa GJK i ka pezulluar dhe të shohim tani se çfarë vendimi do të jap’, tha ai.
Teksa u ndal tek vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ai e cilësoi atë si një ngjarje të rëndë. Ngjela tha se gjykatat duhet që të kenë policinë e tyre profesionale që t’i mbrojë.
‘Gjykata duhet që të ketë policinë e saj. Deri tani nuk e ka, duhet një polici profesionale, dhe është mirë që qeveria ta mendoj këtë çështje sepse është e rëndësishme. Është e rëndë që të vrasësh një gjyqtarë”, tha ai.
Avokati u ndal edhe tek akuzat e politikës në drejtim të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
‘Fajin e ka Sali dhe duhej filluar proces penal ndaj tij, se ka folur për gjyqtarë e prokuror në mënyrën më të keqe. Po një i pandehur mund të thotë çfarë të dojë se e mbron ligji, por ato që thotë ai janë nivel i ulët politik. Duhet që të dal një ligj që nëse këta flasin kështu kundër drejtësisë të shkojnë të bëjnë një analizë psikiatrike, nëse aty dalin normal, atëherë duhet të nis procesi penal’, tha ai.
Një koment e pati edhe për punën e kreut të SPAK Altin Dumani, gjatë 3 viteve në krye të këtij institucioni të drejtësisë, ndërsa në dhjetor të këtij viti i përfundon mandati.
‘Kam mendim shumë të mirë për të ka goditur kriminalitetin në të gjitha rangjet, me ish- kryeministra, ministra. Gjyqtari dhe prokurori duhet që të jenë subjekte të ligjit dhe ai ashtu ishte. Korrupsioni ka qenë i thellë në vend. Unë them se hetimi ndaj korrupsionit do të vijojë dhe do të thellohet më shumë’, tha ai. -

Zgjedhjet në Tiranë, Ngjela: Kandidati i PD nuk është figurë e njohur publike, kandidat i dobët
Partia Demokratike ka mbështetur figurën e Florian Binajt si kandidat në zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës, por për avokatin Spartak Ngjela kjo është “një zgjedhje e dobët politike”.
I ftuar në emisionin “Tema e Ditës” në RTSH, nën moderimin e Arbër Hitaj, Ngjela argumentoi se për të, një kandidat i denjë për të përfaqësuar opozitën duhet të ketë njohje shoqërore dhe popullore, të jetë elokuent dhe të perceptohet nga shoqëria si një person i drejtë.
“Duhej kandidati i nivelit të lartë, problemi është se duhej të ishte i njohur në opinionin publik, me njohje të madhe. Ndryshe nuk ka mundësi, por mund të kenë kërkuar por nuk kanë gjetur. Them që duhej një individ që të kishte njohje shoqërore dhe popullore, të ishte elokuent dhe shoqërisë ti jepej e kuptuar që ky është një njeri i drejtë. Këto janë elementë që krijojnë figurën popullore një shoqëri”, u shpreh ai. -

Kush e mban peng Edi Ramën dhe pse kryeministri është kthyer në anti-shqiptar, Spartak Ngjela nxjerr sekretet e…
Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar përmes disa reagimeve në rrjetet sociale situatën politike në vend, ndërsa ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Fillimisht avokat Ngjela e nis reagimin e tij me tone të forta ndaj deklaratave të kryeministrit Rama për bashkimin kombëtar. Ai e akuzon Ramën se po flet pa baza dhe se nuk e kupton thelbin e vullnetit historik të shqiptarëve. Sipas tij, bashkimi kombëtar është një çështje vullneti dhe jo frike apo ndikimi nga faktorë të jashtëm. Në përfundim, ai thekson se asnjë pushtetar nuk mund të shkelë idealin kombëtar pa u gjykuar nga vetë historia. “Rama po flet broçkulla për bashkimin kombëtar. Sepse ose e ka frikë, ose nuk e lë Parisi. Por ideali kombëtar i shqiptarisë është vullnet; prandaj edhe bashkimi kombëtar i dy shteteve shqiptare është vullnet kombëtar dhe jo një frikë që ka antishqiptaria.
Kot lodhen. Janë dy shtete shqiptare të pavarur dhe çdo marrëveshje juridike midis dy shteteve shqiptare të pavarur nuk ka lidhje me Ramën, që dihet se nuk ka luajtur ndonjëherë për shqiptarinë: por kjo ka lidhje me vullnetin historik të shqiptarëve. Dhe këtu merr fund çdo diskutim. Një pushtetar që nuk e di dhe nuk e njeh se çfarë është vullneti historik i popullit të tij; nuk ka lidhje me këtë popull. Aaaa, mbretëria absolute nuk do të vendoset kurrë në Shqipëri. Këtë duhet ta kuptojë pa hezitim edhe Edi Rama. Dhe historia e shqiptarisë nuk mund të shkelet dot nga askush; sepse kjo shkelje e hedh shkelësin menjëherë në plehrat e historisë”, shkruan ai.
Spartak Ngjela: Rama s’e kupton fuqinë që i jep historia
Më tej në një reagim tjetër, avokat Spartak Ngjela ka reaguar sërish me tone kritike ndaj kryeministrit Rama, duke e akuzuar se nuk e kupton rolin e tij historik në raport me kombin shqiptar. Ai shprehet se Rama nuk di të përdorë fuqinë që i jep ligji dhe historia për zhvillimin e Shqipërisë dhe forcimin e unitetit kombëtar. Sipas Ngjelës, politika shqiptare po humb një mundësi të artë për të korrigjuar padrejtësitë historike ndaj shqiptarëve. “A po e shihni se të gjithë krerët e politikës shqiptare sot janë në kërkim të fuqisë. Po kryeministri aktual, a ka fuqi? Jo, sepse, sipas psikikës së tij të pushtetit, ai nuk e ka fuqinë që ai do, dhe ndërkohë nuk arrin ta kuptojë me logjikën e shtetit demokratik që i thotë se atij nuk ka se çfarë t’i duhet fuqia, kur asnjë kundërshtar i tij nuk e ka fuqinë që ta rrëzojë.
Por pyetja thelbësore këtu është kjo: A i mjafton kryeministrit aktual Rama fuqia që i ka dhënë ligji, që ky të krijojë një skemë të nivelit të lartë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë? Ligji ia ka dhënë të gjitha, madje i ka dhënë në kufirin e Shqipërisë edhe një shtet tjetër shqiptar. Kosovën, me dy milionë shqiptarë. Por po shihet qartë se ai nuk po e kupton dot këtë favor politiko-historik me dy shtete shqiptarë, sikurse edhe këtë favor gjeografik me këtë territor shqiptarësh prej rreth 6 milionë shqiptarë vetëm në dy shtete shqiptare. Por janë edhe 1000.000 shqiptarë në Maqedoninë e Veriut; por janë dhe katër milionë shqiptarë si arvanitas në Republikën e Greqisë. Prandaj ndërkohë, a nuk po e kupton dot politika shqiptare sot që, pikërisht në këtë fenomen shqiptar, ajo duhet të përqendrohet për të rifituar të gjitha padrejtësitë që Beogradi, Athina dhe Parisi i kanë bërë shqiptarëve, duke filluar që nga viti 1878 e deri më sot? Por ama, nese nuk e kupton, pse duhet ta qeverisësh Shqipërinë?!”, shprehet Ngjela.
Avokat Ngjela: Gënjeshtra sundon politikën shqiptare
Ndërkohë, në një reagim tjetër avokat Spartak Ngjela ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të përsëritura për manipulim zgjedhjesh në Shqipëri. Teksa shigjeton kreun e PD, Sali Berisha, avokat Ngjela thekson se Partia Demokratike dhe drejtuesit e saj po mbajnë gjallë një kulturë gënjeshtre, duke mos pranuar kurrë humbjen reale në garat politike. Sipas tij, kjo sjellje është shenjë e mungesës së moralit dhe e një intelekti politik të dobët që nuk njeh rregullat e qytetërimit demokratik. Ngjela paralajmëron se për sa kohë gënjeshtra do të jetë themel i lojës politike, Shqipëria nuk do të mund të ecë drejt zhvillimit dhe të vërtetës. “Si shpjegohet që në mbi dhjetë vjet Partisë Demokratike i vjedhin votat e nuk e lënë të jenë fituesit e zgjedhjeve në Shqipëri. (!) Ajo, sipas kryetarit të saj, ka fituar gjithmonë, por gjithmonë kryetari i tyre thotë se u kanë vjedhur dhe manipuluar rezultatin e votimeve politike.
I humburi në një garë normale dhe të drejtë; por që nuk ka intelekt të lartë, jo vetëm që nuk e pranon humbjen, por gjithmonë thotë se ia kishin bërë me hile. Edhe mashtruesi i zakonshëm këtë logjikë ka. Por edhe ai që spekulon në treg po këtë logjikë kriminale ka: ai gjithmonë nuk thotë që kam spekuluar si vjedhës, por… Në psikologjinë moderne kjo quhet gjendje e një intelekti, i cili nuk ka moral dhe e një shteti ku nuk funksionon ligji. Qytetërim don të thotë para së gjithash, që, në një garë ku ti merr pjesë, duhet të pranosh realisht gjendjen tënde, pa qenë nevoja ta gënjesh veten dhe të tjerët, se ti ke fituar. Por na duhet të theksojmë që kjo nuk është vetëm një gjendje e gënjeshtërt e bërë nga humbësi, sepse shpesh ky është edhe karakter individual i atij i cili nuk mund ta pranojë humbjen në një garë: por ka edhe diçka tjetër, sepse ai që ka humbur dhe që pas vetes ka edhe një grup individësh që janë bashkuar me kryetarin për interesa, kuptohet se edhe këtyre iu shërben gënjeshtra e kryetarit, dhe prandaj, të gjithë bashkë u thonë përkrahësve: “ne kemi fituar”.
Por ama të gjithë gënjejnë për interesin e tyre dhe të gjithë bashkë, me këtë psikologji, kalojnë nga humbja në humbje, dhe asnjëherë nuk e pranojnë humbjen, sepse kryetari që ka forcën, nëse dikush e pranon humbjen, e largon atë nga ekipi dhe ata që largohen bashkë me të vërtetën, humbasin edhe atë pakogjë që fitonjësi humbës ua jep për të jetuar në gënjeshtrën e humbësit fitues. Dhe jeta vijon… Atëherë, të gjitha këto vijnë e krijohen nga kryetari i fuqishëm që gënjen dhe pastaj të gjithë përkrahësit futen te gënjeshtra dhe bërtasin për kryetarin dhe për veten si viktima, të cilëve, sipas tyre, me dredhi apo me falsifikim, u kanë “vjedhur” fitoren. Ja kjo është tabloja e gënjeshtrës së madhe politike dhe të humbësit “fitues”, edhe këtu në Shqipëri, prandaj gjendja jonë shoqërore nuk ka dalë ende nga gënjeshtra.
Por realisht, e gjithë kjo ndodh sepse, po të mos jetë gënjeshtra parësore në një gjykim politik, kryetarët aktualë do të kishin shkuar me kohë në vendin e tyre të një pune të rëndomtë dhe sa për të jetuar. Atëhere, si përfundim, na duhet të themi se: jo e vërteta por gënjeshtra është sunduese në garën politike në Shqipëri. Po, në garën politike në Shqipëri është ende gënjeshtra ajo që mban rendin e të mundurit që thotë se: ” Unë jam fitues, por më kanë manipuluar rezultatin që kam marrë nga votimi popullor”. Por, në një kohë të tillë politik: kryetari humbës, që i ka humbur zgjedhjet katër herë rresht, thotë: “fituesi ka manipuluar zgjedhjet, sepse fituesi jam unë. Kurse humbësit e shumtë që janë me këtë parti, të qetësuar, pas kësaj gënjeshtre – bërtasin me entuziazëm – Rroftë Kryetari”, nënvizon avokat i njohur, Spartak Ngjela.
-

“Shkarkimi i tij është domosdoshmëri”/ Reagon avokati Ngjela: Nuk arreston njeri pa prova, Veliaj…
Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar shkarkimin e sotëm nga qeveria të Erion Veliajt nga posti i kryebashkaikut të Tiranës. Në një studio televizive, Ngjela tha se Bashkia Tiranë ka nevojë për një drejtues të ri.
‘Ai është i arrestuar, gjithçka e ka në dorë prokuroria se ka askush tjetër. Hetuesi thotë nuk e lëshoj nga burgu sepse më prish provat. Nuk arreston njeri pa prova kryetarin e bashkisë. PS-së ja kërkon ligji dhe s’mund të rrijë kryeqyteti pa kryetar. Ai bëri gabim që nuk dha dorëheqjen, ai është nën akuzë. Prokurori e di që ka forcë që të manipulojë provat. Nëse ai e hedh në proces gjyqësor dhe fiton gjyqin problem tjetër’, tha ai.
Ngjela ngriti pyetjen se çfarë mund të ndodh nëse Veliaj do të shpallet i pafajshëm.
‘Rama ka të drejtë që ta pushojë dhe ai ka të drejtë që ti drejtohet një gjykate. Shkarkimi i tij është domosdoshmëri se është në akuzë penale. Ai mund të marr edhe pafajësi, çfarë do të ndodh pastaj? Kush do të përgjigjet. Kështu ka një lloj nxitimi. Ata e kanë arrestuar sepse e ai mund të devijoi provat, kryesorja e arrestit’, tha ai. -

Spartak Ngjela: Shkarkimi i Veliajt? Kush mban përgjegjësi nëse shpallet i pafajshëm?
Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar shkarkimin e sotëm nga qeveria të Erion Veliajt nga posti i kryebashkaikut të Tiranës.
Në një lidhje skype për emisionin ‘Frontline’, Ngjela tha se shkarkimi i tij ishte i nevojshëm për Bashkinë e Tiranës, për të pasur një kryetar të ri.
‘Ai është i arrestuar, gjithçka e ka në dorë prokuroria se ka askush tjetër. Hetuesi thotë nuk e lëshoj nga burgu sepse më prish provat. Nuk arreston njeri pa prova kryetarin e bashkisë. PS-së ja kërkon ligji dhe s’mund të rrijë kryeqyteti pa kryetar. Ai bëri gabim që nuk dha dorëheqjen, ai është nën akuzë. Prokurori e di që ka forcë që të manipulojë provat. Nëse ai e hedh në proces gjyqësor dhe fiton gjyqin problem tjetër’, tha ai.
Ngjela ngriti pyetjen se çfarë mund të ndodh nëse Veliaj do të shpallet i pafajshëm.
‘Rama ka të drejtë që ta pushojë dhe ai ka të drejtë që ti drejtohet një gjykate. Shkarkimi i tij është domosdoshmëri se është në akuzë penale. Ai mund të marr edhe pafajësi, çfarë do të ndodh pastaj? Kush do të përgjigjet. Kështu ka një lloj nxitimi. Ata e kanë arrestuar sepse e ai mund të devijoi provat, kryesorja e arrestit’, tha ai. -

Shkarkimi i Veliajt, Ngjela: PS nuk priti një vendim të formës së prerë nga gjykata! Edhe kryebashkiaku pasardhës do jetë socialist
Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv, ku komentoi zhvillimin më të rëndësishëm politik të ditës së sotme, propozimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj.
Ngjela tha se shkarkimi i Veliajt, i zgjedhur nga populli, në një kohë kur nuk ka asnjë dënim të formës së prerë të caktuar ndaj tij nga gjykata, vë në dyshim drejtësinë e këtij vendimi të marrë sot nga Këshilli Bashkiak.
“Diskutimi është: kanë të drejtë këta të shkarkojnë kryetarin e zgjedhur nga populli? Po kryetari, nëse ata marrin një vendim politik, ka të drejtë ta hedhë në Gjykatë. Unë nuk e di si do veprojë. Unë po flas në koncept juridik. Ku ka qenë kapërcimi i PS këtu? Nuk ka pritur që vendimi i dënimit të marrë formë të prerë. Po sikur të marrë pafajësi për gjykim, çfarë ndodh? Kush do hyjë në burg? E kuptoni se si ngërthehen kot çështjet juridike”,- tha Ngjela.
Më tej, avokati u shpreh i bindur se nëse zhvillohen zgjedhje të parakohshme, edhe kryetari pasardhës i Bashkisë Tiranë do të jetë nga radhët e Partisë Socialiste.
“Nuk rrëzohen. Kush del t’i rrëzojë ju lutem? Ku e kanë fuqinë? Kryetari i partisë tjetër është non grata në Amerikë, mbaron biseda. Nuk kanë dhe vota, i kanë humbur thellë. Po kjo goditja që i bënë Velisë e ka dëmtuar Partinë Socialiste? Nuk besoj se e kanë dëmtuar”,- tha Ngjela.