Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, duke lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke përgatitur një lëvizje për ndryshim pushteti në Tiranë. Ai ka analizuar qëndrimin e diplomacisë amerikane ndaj qeverisë Rama, si dhe gjendjen e brendshme të Partisë Demokratike nën ndikimin e Sali Berishës. Ngjela ndalet te vizita në Tiranë e Mark Fleming, një nga zyrtarët më me ndikim të Departamentit Amerikan, i cili, sipas tij, nuk është takuar me kryeministrin Edi Ram, një sinjal që tregon, sipas juristit, pakënaqësinë e Uashingtonit ndaj orientimit të politikës shqiptare.
“Misionari amerikan që po viziton Shqipërinë dhe ndodhet në Tiranë, dje, nuk e takoi kryeministrin Rama. Kjo tregon që amerikanët nuk po mund ta pranojnë më një kryeministër në Tiranë, i cili drejtohet nga politika franceze. Atëherë? Të shohim, a do të rezistojë më gjatë në postin e kryeministrit të Shqipërisë zoti Edi Rama?! Sigurisht duhet theksuar se kjo është një nyje gordiane që amerikanët, me mënyrat e tyre, kuptohet që do ta presin. Të shohim ngjarjet që do të vijnë”, shprehet Ngjela.
Situata brenda PD
Ngjela tha gjithashtu se brenda Partisë Demokratike po mbizotëron pasiguria, frika dhe mungesa e guximit për t’u përballur me rolin e Sali Berishës, i cili sipas tij po e mban partinë të bllokuar. Ngjela shton se shumë prej figurave të larta në PD mund të jenë duke pritur përfundimin e procesit gjyqësor ndaj Berishës për të marrë një drejtim të qartë politik, ndërsa vëren se frika ndaj një “lideri të falimentuar” po i pengon të ndërtojnë alternativë të re. “Po shoh me një farë mospranimi të gjithë këtë kohë që personalitete të Partisë Demokratike që kanë humbur zgjedhjet e majit të këtij viti, janë në një gjendje të paqartë të mendimit politik, se kanë frikë. Të gjithë e dinë se humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit ka ardhur nga mospranimi i Sali Berishës, por liderët e Partisë Demokratike po flasin jashtë sensit normal të gjykimit, dhe prandaj janë politikisht edhe jashtë thelbit të problemit, sepse të gjithë nuk kanë forcë t’i thonë Saliut që është ai që po i lë jashtë një konkurrimi real për të fituar zgjedhjet.
Po Saliu, nuk e di këtë? Saliu e di shumë mirë këtë fakt, por ai po kërkon të shpëtojë vetveten dhe familjen prej rëndesës së procesit penal ku ai është si i pandehur dhe i akuzuar për krimin e korrupsionit. E përse do t’i duan dhe respektojnë shqiptarët këta politikanë që kanë frikë politike nga një politikan i falimentuar si Sali Berisha? Por ka edhe diçka: Mos këta politikanë të lartë të Partisë Demokratike po presin dënimin penal që Sali Berisha mund të marrë nga gjykata penale në SPAK?! Të shohim, sepse kjo sigurisht që është çështje politike që pret të shihet pas gjyqit që po zhvillohet kundër Sali Berishës, si i akuzuar për korrupsion në SPAK. Por, në aspektin e një analize politike të kësaj gjendjeje, kjo po tregon në Shqipëri se: kur një parti me forcë dhe dredhi pushtohet nga një individ i prekur nga një mori kompleksesh psikike, rreziku që krijon ai për liderët politikë në konkurrim me të, është gjithmonë e më i madh
Por tani na duhet të themi se, në fakt, Shqipëria dhe shqiptarët në shekuj kanë jetuar me një jetë të trazuar që ka kaluar nëpër analet e fuqive evropiane, të cilat historikisht kanë qenë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe pikërisht te këto fuqi ndërkombëtare antishqiptare e kanë gjetur mbështetjen politike të gjithë liderët shqiptarë që kanë punuar kundër vendit të tyre. E përse të merremi me emrat e tyre, sepse ata tani dihen, por ajo që na duhet të theksojmë qëndron brenda pyetjes: Deri kur do të vuajnë shqiptarët nga armiqësia e jashtme në bashkëpunim me tradhtinë kombëtare?
Kjo pritet për t’u parë, por tani që Shqipërisë dhe shqiptarëve u ka ardhur në ndihmë forca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, koha e shqiptarisë po kuptohet se ka hyrë në rrugën e vet të një force të re kombëtare me dy shtete shqiptare të pavarura: Shqipëria dhe Kosova. Dhe koha po pret zhvillimin e ri kombëtar të kësaj force dyfishe, por deri tani asgjë. Dhe pse ndodh kjo? Qeveria e Republikës së Shqipërisë ende deri më sot po kuptohet se po jeton nën trysninë e një ngërçi antikombëtar në funksion të zhvillimit të botës shqiptare në Gadishullin Ilirik”, shkruan Ngjela ndër të tjera.
Tag: ngjela
-

Spartak Ngjela plas “bombën”, paralajmëron se amerikanët po nisin skenarin për ndryshim pushteti në Shqipëri, ja…
-

Spartak Ngjela: Shqipëria, i vetmi vend në Europë që drejtohet nga njerëz pa formim juridik
Avokati Spartak Ngjela ka publikuar një analizë mbi krizën e sistemit politik dhe institucional në vend. Ai shprehet se Shqipëria është sot i vetmi vend në Evropë ku drejtuesit e shtetit nuk kanë formim juridik, çka sipas tij ka sjellë dekadencën ligjore dhe mosfunksionimin e shtetit. Ngjela ndalet te debati publik mbi rastin e Erion Veliajt dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se shumë politikanë nuk kuptojnë parimin themelor të prezumimit të pafajësisë, pasi “nuk kanë kulturë juridike dhe nuk njohin doktrinën e shtetit”. Sipas tij, mungesa e profesionistëve të drejtësisë në qeverisje ka krijuar një realitet ku politika shqiptare nuk e kupton se shteti është një “disiplinë ligjore”, dhe si pasojë, Shqipëria ndodhet në një fazë të gjatë antiligji dhe amatorizmi politik. “Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku ata që drejtojnë shtetin nuk e kanë në profesion njohjen teorike dhe praktike të ligjit, domethënë nuk kanë mbaruar për jurisprudencë. E kuptoni se ku ndodhemi? Një shprehjen latine thotë: Ex nihilo nihil. Nga hiçi vjen vetëm asgjë.
Ja, pikërisht këtu jemi ne sot në lidhje me drejtimin e shtetit shqiptar në Shqipëri. E them këtë sepse sot politikanë e drejtues të shtetit thoshin që Veliaj nuk mund të jetë më kryetar i Bashkisë së Tiranës, sepse ai është i arrestuar për korrupsion. Por nuk e kuptojnë dot kota të mjerë që Veliaj ende nuk është dënuar me një vendim gjykate – prandaj, në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, Veliaj prezumohet i pafajshëm, derisa të jetë dënuar me një vendim gjykate, i cili duhet të ketë marrë formën e prerë? E kujt t’i thuash! Po sikur Veliaj të marrë pafajësinë në gjykatë, çfarë ndodh me këtë shtet dhe me këtë shoqëri nëse ai është shkarkuar se kryetar bashkie? Dhe pikërisht kjo është edhe arsyeja që Gjykata Kushtetuese e mbylli këtë çështjen sipas kushtetutës, dhe i la me gisht në gojë injorantët që nuk e kanë politikën si profesion, sepse nuk kanë kulturë profesionale juridike për njohjen e ligjit, dhe nuk njohin asnjë doktrinën juridike për shtetin.
Sepse nuk kanë mbaruar për jurisprudencë. Prandaj dhe shteti shqiptar është në dekadencë të drejtimit ligjor, sepse në 30 vite demokraci ai nuk është drejtuar nga juristë dhe profesorë të drejtësisë, por nga njerëz të thjeshtë të popullit me profesion jashtë doktrinës së jurisprudencës. Ende nuk po e kupton dot politika shqiptare që shteti është disiplinë ligjore, dhe ai duhet të mbajë profesionalisht në ruajtje drejtësinë e pacenuar, në zhvillimin e Shqipërisë si shtet i pavarur? Jo, këtë ende nuk po e kupton dot politika aktuale në Shqipëri. Prandaj dhe jemi sot në këtë gjendje politike ku njëri i bie gozhdës dhe tjetri i bie patkoit! Dhe shteti ka mbetur në një instrument korruptiv, ku secili punon për vete, dhe koha ecën e shqiptarët po kërkojnë të emigrojnë jashtë Shqipërisë. Si mund ta drejtojë sot në Evropë shtetin një kryeministër që nuk ka mbaruar për jurisprudencë dhe të ketë bërë dhjetëra e dhjetëra procese gjyqësore si avokat? Jo kjo nuk mund të ndodhë. A e kuptoni tani se ku jemi ne si shoqëri?! Ne jemi ende në një epoke antiligj, sepse ata që na kanë drejtuar deri tani, jo vetëm që nuk e kanë njohur ligjin, por kanë qenë kundër tij. Dhe prandaj sërish na duhet të përdorim shprehjen e famshme latine: Ex nihilo nihil. Nga asgjëja vjen vetëm asgjë”, përfundon reagimin Ngjela. -

Kushtetuesja konfirmoi Veliajn kryebashkiak të Tiranës, Ngjela: Vendimi do t’i lehtësojë procesin penal
Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese konfirmoi Erion Veliajn si kryetar të Bashkisë Tiranë, duke rrëzuar në një votim 5 me 3, propozimin e Këshillit Bashkiak, vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin dhe dekretin e presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë më 9 nëntor.
I ftuar në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, avokati Spartak Ngjela komentoi edhe deklaratën e Veliajt në Kushtetuese në seancën e 31 tetorit, se ai u rrëmbye nga zyra dhe u burgos pa të drejtë.
“Nëse ka shkelje ligjore të kësaj natyre, Veliaj duhet ushtrojë padi penale. Nuk ka lidhje Gjykata Kushtetuese me këtë. Ajo e zbatoi Kushtetutën, tha se është i zgjedhur dhe kthehet në detyrë. Nëse kundër tij mund të jenë bërë shkelje të tjera që janë vepra penale, nuk është kjo kompetencë e Gjykatës Kushtetuese. Me këtë dua të them, që ajo është maja e shoqërisë së një shteti, është organi më i lartë i shtetit demokratik”,- tha Ngjela.
Sipas avokatit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese në favor të Veliajt, i lehtëson atij edhe procesin penal.
“Duhet të shikojmë arsyetimin. Duke e marrë në mënyrë apriori, them se do ta lehtësojë. Është gabim në jurisprudencë, drejtësi dhe kushtetutë që një njeri që ka marrë qindra mijëra vota të arrestohet, duhet të gjykohet i lirë. Këtë tha dhe Gjykata Kushtetuese, sepse nuk është personaliteti i tij, është personaliteti ynë që e kemi votuar”,- tha Ngjela.
-

“Nëse kundër tij mund të jenë bërë…”/ Kushtetuesja konfirmoi Veliajn kryebashkiak, Ngjela: Duhet të gjykohet i lirë
Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese konfirmoi Erion Veliajn si kryetar të Bashkisë Tiranë, duke rrëzuar në një votim 5 me 3, propozimin e Këshillit Bashkiak, vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin dhe dekretin e presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë më 9 nëntor.
I ftuar në një studio televizive, avokati Spartak Ngjela komentoi edhe deklaratën e Veliajt në Kushtetuese në seancën e 31 tetorit, se ai u rrëmbye nga zyra dhe u burgos pa të drejtë.
“Nëse ka shkelje ligjore të kësaj natyre, Veliaj duhet të ushtrojë padi penale. Nuk ka lidhje Gjykata Kushtetuese me këtë. Ajo e zbatoi Kushtetutën, tha se është i zgjedhur dhe kthehet në detyrë. Nëse kundër tij mund të jenë bërë shkelje të tjera që janë vepra penale, nuk është kjo kompetencë e Gjykatës Kushtetuese. Me këtë dua të them, që ajo është maja e shoqërisë së një shteti, është organi më i lartë i shtetit demokratik”,- tha Ngjela.
Sipas avokatit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese në favor të Veliajt, lehtëson edhe procesin penal ndaj tij.
“Duhet të shikojmë arsyetimin. Duke e marrë në mënyrë apriori, them se do ta lehtësojë. Është gabim në jurisprudencë, drejtësi dhe kushtetutë që një njeri që ka marrë qindra mijëra vota të arrestohet, duhet të gjykohet i lirë. Këtë tha dhe Gjykata Kushtetuese, sepse nuk është personaliteti i tij, është personaliteti ynë që e kemi votuar”,- tha Ngjela. -

Spartak Ngjela paralajmëron “ditë të zeza” për Sali Berishën, ja si SPAK po hyn në fazën që mund ta shkruajë fundin…
Rigels Seliman
Avokati dhe analisti i njohur politik, Spartak Ngjela ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se ditët e tij politike janë drejt fundit. Sipas Ngjelës, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka hyrë tashmë në një fazë vendimtare që mund të përcaktojë përfundimisht fatin e njeriut që, sipas tij, ka mbajtur peng Shqipërinë për tri dekada. “Berisha nuk arrin më të kuptojë realitetin e kohës ku jeton”, shkruan Ngjela, duke shtuar se “vlerën e tij do t’ia shpjegojë penalisht SPAK”. Ai e cilëson këtë moment si “nyjën gordiane historike” që mund të zgjidhë bllokimin e gjatë politik të vendit.
Në reagimin e tij të dytë, Ngjela thekson se ndërsa Berisha sulmon çdo ditë SPAK-un, Bashkimi Evropian e vlerëson atë si “jashtëzakonisht të pavarur”. Ai citon eurodeputetin Marco Tarquinio dhe ambasadorin Silvio Gonzato, të cilët theksojnë përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së. “Shqipëria dhe SPAK janë sot në qendër të vlerësimeve evropiane”, nënvizon Ngjela, duke ironizuar Berishën se “nuk ka qenë kurrë me Bashkimin Evropian, as me të ardhmen e këtij vendi”. Sipas Ngjelës, koha e Berishës ka mbaruar, ndërsa theksoi se SPAK mund të bëhet institucioni që do të mbyllë një epokë të errët në historinë politike të Shqipërisë.
Reagimi i parë avokat Spartak Ngjelës
“Askund nuk u provua dot një farsë elektorale e zgjedhjeve të viti 2025, sipas pretendimit Berisha. Dhe Berisha ka mbetur si një njeri që nuk arsyeton dot për asgjë më. Dhe koha ecën, por është e vështirë që Saliu t’i dalë më në krye kësaj kohe që po ecën përpara me vrik, sepse shpejtësia e tij është shumë më e vogël se shpejtësia e kohës ku ai po jeton. Po Saliu, a nuk e kupton dot këtë? Nuk ka sesi ta kuptojë, kur ende nuk e ka kuptuar dot se sa ai vlen sot në shoqërinë shqiptare. Por ka mundësi që, vlerën e tij, Saliut t’ia shpjegojë penalisht SPAK që po e gjykon. Dhe kjo në fakt është një nyje gordiane historike, e cila mban brenda saj këtë pyetje: A do ta presë SPAK nyjën bllokuese që Sali Berisha i ka vendosur Shqipërisë që nga viti 1992? Le të presim e të shpresojmë…”, shkroi këtë fundjavë fillimisht avokat Ngjela.
Reagimi i dytë avokat Spartak Ngjelës
“Sali Berisha flet vazhdimisht kundër SPAK! Por… Ja sesi flet sot Bashkimi Evropian për Shqipërinë dhe për SPAK: Në lidhje me këtë çështje eurodeputeti Marco Tarquinio tha se Shqipëria është në fazën përfundimtare të rrugës drejt BE-së dhe njoftoi hapjen e zyrës së PE për Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare, ndërsa raportuesi i Bashkimit Evropian për vendin tonë vlerësoi SPAK si jashtëzakonisht të pavarur, por tha se nevojiten më shumë burime dhe trajnime në gjyqësor. Dy gjëra janë kryesore në këtë vlerësim: Shqipëria dhe SPAK. Kurse Sali Berisha tjerr gjithë ditës akuza kundër SPAK. Po tani çfarë do të na thotë? Po pritet prej tij gënjeshtra e radhës. Po, se mos ka qenë ndonjëherë Saliu me Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin e Shqipërisë në këtë Bashkim historik! Asnjëherë”, nënvizoi Ngjela këtë fundjavë në reagimin e tij. -

Lamtumira për Nanon në Sharrë, reagon Ngjela: Turp kombëtar, duhet të prehet në varrezat e personaliteteve të kombit
Këtë të diel iu dha lamtumira e fundit ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.
Gjithsesi, avokati Spartak Ngjela ka reaguar me tone të ashpra sa i përket vendit ku do të prehet përgjithmonë ish-kryeministri.
Ai thotë se Nano duhet të prehet në varrezat e personaliteteve të kombit dhe jo në ato të zakonshme të Sharrës.
Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:
Turp kombëtar dhe fyerje e personalitet të Republikës së Shqipërisë
Sot në Tiranë, tre herë kryeministrin e Shqipërisë, shkëlqesinë e tij zotin Fatos Nano, po e varrosin në varrezat e zakonshme në Tiranë.
Dhe kjo është një shkelje e rëndë kundër historisë së Shqipërisë dhe ndjenjës kombëtare, karakterit dhe personalitetit të Republikës së Shqipërisë dhe vetë shoqërisë shqiptare.
Urgjentisht ky akt duhet të ndalohet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe shkëlqesia e tij, Fatos Nano, të vendoset në Varrezat e Personaliteteve të Kombit shqiptar.
Me respektimin sublim për
Kryeministrin e Shqipërisë Fatos Nano
Spartak Ngjela
2 nëntor 2025Top Channel
-
“Turp kombëtar”/ Nano do të prehet në varrezat e zakonshme/ Ngjela: Urgjentisht ky akt duhet…
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas ceremonisë mortore të ish kryeministrit Fatos Nano. Në një postim në rrjete sociale, Ngjela shkruan që është një turp kombëtar për Republikën e Shqipërisë, që Nano do të prehet në varrezat e zakonshme në Tiranë.
Ngjela bën thirrje që ky akt duhet të ndalohet sa më shpejt, dhe trupi i pajetë i Nanos të vendoset në Varrezat e Personaliteteve të Kombit shqiptar.
“Turp kombëtar dhe fyerje e personalitet të Republikës së Shqipërisë. Sot në Tiranë, tre herë kryeministrin e Shqipërisë, shkëlqesinë e tij zotin Fatos Nano, po e varrosin në varrezat e zakonshme në Tiranë.
Dhe kjo është një shkelje e rëndë kundër historisë së Shqipërisë dhe ndjenjës kombëtare, karakterit dhe personalitetit të Republikës së Shqipërisë dhe vetë shoqërisë shqiptare.
Urgjentisht ky akt duhet të ndalohet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe shkëlqesia e tij, Fatos Nano, të vendoset në Varrezat e Personaliteteve të Kombit shqiptar. Me respektimin sublim për Kryeministrin e Shqipërisë Fatos Nano”, shkruan Ngjela -

“Turp kombëtar”/ Nano do të prehet në varrezat e zakonshme në Tiranë, reagon ashpër Ngjela: Urgjentisht ky akt duhet…
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas ceremonisë mortore të ish kryeministrit Fatos Nano. Në një postim në rrjete sociale, Ngjela shkruan që është një turp kombëtar për Republikën e Shqipërisë, që Nano do të prehet në varrezat e zakonshme në Tiranë.
Ngjela bën thirrje që ky akt duhet të ndalohet sa më shpejt, dhe trupi i pajetë i Nanos të vendoset në Varrezat e Personaliteteve të Kombit shqiptar.
“Turp kombëtar dhe fyerje e personalitet të Republikës së Shqipërisë. Sot në Tiranë, tre herë kryeministrin e Shqipërisë, shkëlqesinë e tij zotin Fatos Nano, po e varrosin në varrezat e zakonshme në Tiranë.
Dhe kjo është një shkelje e rëndë kundër historisë së Shqipërisë dhe ndjenjës kombëtare, karakterit dhe personalitetit të Republikës së Shqipërisë dhe vetë shoqërisë shqiptare.
Urgjentisht ky akt duhet të ndalohet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe shkëlqesia e tij, Fatos Nano, të vendoset në Varrezat e Personaliteteve të Kombit shqiptar. Me respektimin sublim për Kryeministrin e Shqipërisë Fatos Nano”, shkruan Ngjela. -

“Amerikanët kanë në dorë provat për ’21 Janarin’!”/ Ngjela: Kujtuan se i dogjën pajisjet e regjistrimit, por…
Avokati Spartak Ngjela, ka deklaruar se SPAK-un e drejtojnë ndërkombëtarët. Ai tha se SPAK ia ka dalë për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni, me ndihmën e politikës amerikane. Ngjela shtoi se të gjithë ata që flain kundër Prokurorisë së Posaçme, janë të trembur.
“Më lirni të flas. SPAK nuk e drejtojmë ne, e drejtojnë ndërkombëtarët. Ata e paguajnë. Këta që flasin janë të trembur, të trembur nga akuza dhe të tremburit i falet gjithçka! Por gjykatën e SPAK nuk e godasin dot.
Ajo ka dalë për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni, dhe ka dalë më ndihmën e politikës amerikane. Të gjithë këta që flasin, janë të trembur. SPAK drejtohet nga ekipi perëndimor, ikni dhe shihni se i keni atje ekspertët”, tha Ngjela në ‘Studio Live’ .
Ndërsa për ’21 Janarin’, Ngjela tha se provat në dorë i kanë amerikanët.
“Nuk e di se e ka në dorë pushteti gjyqësor. Për sa i përket 21 janarit, atë e kanë hetuar në thellësi ekspertiza amerikane. Do të ia japin apo jo Shqipërisë, varet nga marrëdhëniet politike. E kanë hetuar dhe i dinë të gjitha. Kanë videot, se këta nuk e dinin çfarë do të thotë të djegësh pajisjet e regjistrimit në Kryeministri. Kujtonin se i dogjën, por nuk dinin rregullin, që të gjithë ato regjistrime, vënë dhe regjistrohem me kalifoni.
Do të na i japi apo nuk do të ia japi politika amerikane SPAK-ut, unë mendoj se do të ia japi. Shpresoj se ata i kanë të gjitha, 21 janarin e kanë shumë të dokumentuar. Të presim’, tha Ngjela. -

Provat janë në duart e amerikanëve” – Ngjela zbulon prapaskenat e 21 Janarit dhe rolin e SPAK-ut
I ftuar në një studio televizive, Spartak Ngjela tha se SPAK-un e drejtojnë ndërkombëtarët. Ai tha se SPAK ka dalë për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni, dhe ka dalë më ndihmën e politikës amerikane.
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në një studio televizive ka deklaruar se ish-kryeministri Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e sotme, ishte një kryeministër i lavdishëm i Shqipërisë.
Ngjela tha gjithashtu se Nano ishte një kryeministër i suksesshëm dhe perëndimor. Sipas Ngjelës, Nano mori Partinë e Punës dhe e kthehu në parti demokratike.
“Ai ishte kryeministër i lavdishëm i Shqipërisë. Sot për sot ai ishte kryeministri më largpamës, më i saktë. Vlera e tij ishte që mori Partinë e Punës dhe e bëri parti demokratike. Jo vetëm që e bëri parti demokratike, por e solli në pushtet. Ishte tre herë kryeministër dhe ishte kryeministër i suksesshëm. Ishte perëndimor dhe e respektonte shumë perëndimore. Ai dha provën e parë të një kryeministri të moralshëm. Zotëri, ai kryetar partia që humbet zgjedhjet dhe rri kryetar, është skllavi i vetëvetes”, tha ai.
Më tej Ngjela tha se SPAK-un e drejtojnë ndërkombëtarët. Ai tha se SPAK ka dalë për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni, dhe ka dalë më ndihmën e politikës amerikane.
‘Më lirni të flas. SPAK nuk e drejtojmë ne, e drejtojnë ndërkombëtarët. Ata e paguajnë. Këta që flasin janë të trembur, të trembur nga akuza dhe të tremburit i falet gjithçka! Por gjykatën e SPAK nuk e godasin dot. Ajo ka dalë për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni, dhe ka dalë më ndihmën e politikës amerikane. Të gjithë këta që flasin, janë të trembur. SPAK drejtohet nga ekipi perëndimor, ikni dhe shihni se i keni atje ekspertët’, tha Ngjela.Ndërsa për ’21 Janarin’, Ngjela tha se provat në dorë i kanë amerikanët, teksa tha se varet nga marrëdhëniet politike, dorëzimi i këtyre provave.
‘Nuk e di se e ka në dorë pushteti gjyqësor. Për sa i përket 21 janarit, atë e kanë hetuar në thellësi ekspertiza amerikane. Do të ia japin apo jo Shqipërisë, varet nga marrëdhëniet politike. E kanë hetuar dhe i dinë të gjitha. Kanë videot, se këta nuk e dinin çfarë do të thotë të djegësh pajisjet e regjistrimit në Kryeministri. Kujtonin se i dogjën, por nuk dinin rregullin, që të gjithë ato regjistrime, vënë dhe regjistrohem me kalifoni. Do të na i japi apo nuk do të ia japi politika amerikane SPAK-ut, unë mendoj se do të ia japi. Shpresoj se ata i kanë të gjitha, 21 janarin e kanë shumë të dokumentuar. Të presim’, tha Ngjela.
Po ashtu Ngjela tha se ndërkombëtarët e kanë organizuar SPAK që të na ndihmojnë si shtet dhe si shoqëri.
‘SPAK-un na e kanë organizuar për të na ndihmuar si shtet dhe si shoqëri, ndërkombëtarët. Nuk e drejton dot forca politike shqiptare SPAK-un. Tani të shikojmë se ikën prokurori i Përgjithshëm, të shohim se kë do të zgjedhim. Ata do ta zgjedhin. Nuk e paguajmë ne SPAK. Ata që na e kanë vendosur për të na ndihmuar, ata e paguajnë’