Tag: ngjela

  • Sali Berisha në shënjestër të SPAK-ut amerikan, Spartak Ngjela paralajmëron fundin e korrupsionit 30-vjeçar dhe…

    Sali Berisha në shënjestër të SPAK-ut amerikan, Spartak Ngjela paralajmëron fundin e korrupsionit 30-vjeçar dhe…

    Elmas Bogdani
    Shqipëria ndodhet në një moment kyç të historisë së saj, ndërsa qytetarët presin me ankth goditjen e korrupsionit të lartë shtetëror që ka mbërthyer vendin për më shumë se tre dekada. Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një paralajmërim të fortë, duke vënë në shënjestër jo vetëm klasën politike të tranzicionit, por konkretisht edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin shprehet se është një nga përgjegjësit kryesorë të shkatërrimit të Shqipërisë pas vitit 1992.
    “Kjo së cilës ne i themi demokraci e Shqipërisë, ende është një thënie që nuk e ka marrë dot realisht kuptimin e fjalës Demokraci, sepse ende ne shqiptarët nuk e kemi kaluar fjalën demokraci në konceptin demokraci: ajo në Shqipëri është ende fjalë,” deklaron Ngjela. Sipas tij, Shqipëria nuk jeton më nën diktaturë, por gjithashtu nuk ka arritur ende zhvillimin e plotë të të gjitha aspekteve të jetës shoqërore, dhe, më e rëndësishmja, ka humbur trashëgiminë industriale të lënë nga komunizmi. Ngjela thekson se pas vitit 1992, vendi njohu një shkatërrim që “nuk ishte parë as në kohën e pushtimit osman.” “Komunizmi la në Shqipëri 500 uzina dhe fabrika, dhe tani nuk ka asnjë: janë shkatërruar që të gjitha.
    Do thoni ju kush i shkatërroi? Ato i shkatërroi tradhtia kombëtare, në periudhën 1992 – 1996,”  shprehet ai. Ngjela shkon edhe më tej, duke iu referuar një deklarate të një politikani serb, i cili sipas tij ka pranuar se me 40 milionë dollarë, Serbia ka kontribuar në shkatërrimin e industrisë shqiptare në atë periudhë. Në këtë kontekst, Ngjela sulmon ashpër Sali Berishën, të cilin e cilëson “shkatërruesin kryesor të Shqipërisë”, duke e akuzuar se “flet përditë përralla agresive në Parlamentin e Shqipërisë”, ndërkohë që është nën hetim nga SPAK për korrupsion. “Por ndërkohë, ky shkatërrues i Shqipërisë, është i akuzuar nga SPAK për Korrupsion. Dhe koha po ecën. Dhe ne e kemi shpresën antikorrupsion te SPAK”, nënvizon ai.
    SPAK dhe mbështetja nga SHBA
    Ngjela evidenton mbështetjen e fortë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin SPAK-ut, duke e quajtur një institucion të drejtuar profesionalisht nga ekspertë amerikanë. “Dhe tani dihet botërisht se SPAK drejtohet nga ekspertiza profesionale e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ekspertët e lartë që po e drejtojnë SPAK-un profesionalisht”, shkruan Ngjela. Ai ironizon deklaratat e Berishës kundër SPAK, duke thënë se ish-kryeministri kishte shpresuar në një ndërhyrje nga Donald Trump për shkatërrimin e këtij institucioni, por ekspertët amerikanë janë kthyer dhe po vazhdojnë punën e tyre.
    “Si nuk i ka parë! Por ka në kokë mendimin permanent që ai nuk do dënohet dot nga SPAK, sepse në USA ka ardhur si president Donald Trump, dhe Saliu priti shkatërrimin e SPAK. Por asgjë nuk ndodhi”, thekson Ngjela. Duke folur për ecurinë e procesit gjyqësor ndaj Berishës, ai paralajmëron se “akuza e Saliut është shumë e rëndë” dhe se gjithçka do të qartësohet në përfundim të procesit. Megjithatë, për Ngjelën, e ardhmja është e qartë: goditja e korrupsionit të lartë është një prioritet ndërkombëtar dhe amerikan.
    “Dhe sigurisht që SPAK do ta kryejë, sepse goditja penale e korrupsionit shtetëror në Shqipëri sot është një interes ndërkombëtar i Perëndimit dhe, sidomos, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaron ai. Ngjela ngre edhe një pikëpyetje të rëndësishme mbi të ardhmen e shtetit shqiptar pas eliminimit të korrupsionit: “Koha po ecën kundër korrupsionit të gjatë rreth tridhjetëvjeçar në Shqipëri. Por, a do të jetë në gjendje të plotë profesionale qeveria aktuale në Tiranë që, pas eliminimit të korrupsionit të lartë në Shqipëri, të ndërtojë një Shqipëri reale të ligjit dhe të drejtësisë?”, përfundon analizën Spartak Ngjela.

  • Spartak Ngjela: 7 prilli dhe tradhtia e Ahmet Zogut, ja çfarë do të ndodhte me Shqipërinë nëse…

    Spartak Ngjela: 7 prilli dhe tradhtia e Ahmet Zogut, ja çfarë do të ndodhte me Shqipërinë nëse…

    Avokati Spartak Ngjela rrëfen një nga momentet më të turpshme të historisë sonë politike dhe ushtarake: ikjen e një mbreti që nuk luftoi, por zgjodhi arratisjen. Duke e parë këtë akt si themel i deformimit historik të Shqipërisë moderne, Ngjela ngre pyetje të mëdha mbi dinjitetin, përgjegjësinë dhe mungesën e vizionit kombëtar. A do kishte qenë ndryshe historia e Shqipërisë nëse Zogu do të kishte qëndruar? A do kishte ekzistuar komunizmi nëse Shqipëria do e kishte përballuar me armë pushtimin? “Në 7 prill të vitit 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste. Në Durrës ajo u prit me armë vetëm nga oficeri hero Mujo Ulqinaku, me një grup luftëtarësh. Kurse mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu, një ditë më parë kishte ikur nga Shqipëria. Dhe nuk duhet të harrojmë se mbreti ishte njëherësh edhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë shqiptare.
    Ja, një të tillë rast të turpshëm nuk e ka kaluar asnjë vend tjetër në Evropë, kur ky ka qenë përballë një pushtimi nga një shteti i huaj. Si mund të arratiset nga vendi i tij, ditën e pushtimit, mbreti që ka qenë kryetar i atij shteti! E kuptoni tani se si ka degraduar historia kombëtare në Shqipëri?!  Dhe ky ishte mbreti i Shqipërisë.  A keni parë të ketë lënë ndonjë gjë të shkruar? Asgjë. Sepse ishte një hiçasgjë në kuptimin intelektual. Dhe duhet ta keni parasysh gjithmonë se ky ka rrëzuar me ushtritë e Beogradit njeriun më të madh që ka nxjerrë deri tani populli shqiptar: Fan Stilian Noli; i cili, si kryeministër ishte zgjedhur me votën e popullit shqiptar.  Dhe koha kështu vijoi, se edhe Enver Hoxhën Serbia e solli në pushtet në Shqipëri. Por…  Historia për një akt të turpshëm antikombëtar të një mbreti apo të një kryeministri të një shteti të pavarur, duhet thënë dhe treguar gjithmonë, në mënyrë që një akt i tillë antikombëtar të mos përsëritet më në historinë e këtij shteti.
    Koha historike është një rrëfim për të vërtetën, dhe, një fakt historik, që është i turpshëm për një kryetar shteti, duhet treguar gjithmonë. Si ka mundësi që, një ditë para pushtimit nga një shtet tjetër, mbreti i Shqipërisë të arratiset nga Shqipëria dhe ushtria e shtetit të shpërbëhet! E kuptoni tani se si u zhvillua kjo historia jonë nga një akt i tillë? Nëse mbreti do të kishte drejtuar ushtrinë shqiptare në prillin e vitit 1939, historia e Shqipërisë do të ishte historia e një shteti evropian. Kjo sepse, e gjithë rinia heroike shqiptare që kërkoi armë masivisht në prillin e vitit 1939, do kishte nisur luftën kundër fashizmit italian. Dhe kjo rini që luftoi nën drejtimin e partisë komuniste për çlirimin e Shqipërisë, do të kishte luftuar po njëlloj e drejtuar nga mbreti i tyre që iku në një drejtim të paditur. Por, pikërisht përballë një fakti të tillë, historia jonë do të ishte një tjetër histori.
    Kjo sepse komunizmi nuk kishte shans që të vinte në pushtet në Shqipëri, kurse Ahmet Zogu do të ishte sot jo një mbret ikanak që la atdheun e tij dhe u arratis për të mos iu përgjigjur me luftë pushtuesit italian, por do të ishte, sigurisht, një hero kombëtar. Ja, kjo është përgjegjësia historike e çdo kryetar-shteti që është e do të vijë në Shqipëri, sepse ikanaku nga detyra shtetërore përballë një rreziku kombëtar, është një fantazëm historike dhe asgjë më shumë…”, shkruan Ngjela.
     

  • “Raportet Rama-Kurti të ftohta pa arsye”, Ngjela “shpërthen”: Berisha kundër shqiptarizmit, bashkëpunëtor i Beogradit

    “Raportet Rama-Kurti të ftohta pa arsye”, Ngjela “shpërthen”: Berisha kundër shqiptarizmit, bashkëpunëtor i Beogradit

    Avokati Spartak Ngjela komentoi zhvillimet e fundit të raporteve Kosovë-Shqipëri, duke ndërlidhur edhe disa komente në lidhje me qasjen e Kosovës ndaj ndërkombëtarëve. Ngjela u ndal fillimisht te qasja ‘orientale’, sipas tij, e Kurtit dhe e politikës së trashëguar në vitet e fundit.
    Ngjela, në lidhje Skype për një emision televiziv, iu përgjigj disa prej pyetjeve të moderatorit Arbër Hitaj mbi raportet e Kurtit dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
    Nga ana tjetër, Ngjela tha se Shqipëria, sipas tij, është pjesë e shkëputur e Ballkanit Perëndimor dhe se në vijim ai parashikon bashkimin e një shteti federativ shqiptar, ku pjesë do të jenë shteti i Kosovës, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe Çamëria.Përveç të tjerash, Ngjela komentoi edhe qasjen e opozitës me Greqinë. Sipas tij, Berisha ka një qasje të hershme kundër forcimit të ‘shqiptarizmit’ në rajon, duke theksuar bashkëpunimet e ish-kryeministrit me Beogradin. Përtej kësaj, Ngjela thotë se këto janë përpjekje që nuk e nxjerrin askund Berishën, sipas tij, sepse ai është i shpallur Non Grata nga SHBA dhe nuk ka asnjë kredo për të marrë pushtetin.
    “Ata ende nuk kanë nxjerrë një shtet të fuqishëm në kuptimin juridik; duhet ta nxjerrin brenda aleancës me SHBA. Ishte defekt politik, moshë e re në politikë, mbase ka marrë një pushtet të papritur. Thotë ‘Sono io’. Balancën aty e ka mbajtur Vjosa Osmani. Duhet të krijohet një raport me qeverinë, jo me Kosovën si vend, sepse Kosovën e kanë në mbrojtje ata. Nuk heq dot nga disa pikëpamje që dalin fallco në histori. Një nga këta është dhe Kurti. Nuk kanë faj kosovarët, personalitetet e Kosovës që hyjnë në luftën e tyre për liri, sepse disa prej tyre kanë qenë me komunizmin. Por kjo nuk ka qenë problem, sepse Enver Hoxha ka qenë nacionalist për ata, kurse për ne ishte komunist dhe diktator. Megjithatë, duhet të kuptojmë se kaq pak kohë që ka pavarësi Kosova, defekte të tilla do të ndodhin dhe është normale. Nuk është UÇK zhvillimi, është niveli që vjen nga banka dhe nga një parlament me ide.”-tha Ngjela.
    Ngjela e lidhi komentin mbi raportin Rama-Kurti fillimisht si një marrëdhënie të ftohtë, e cila sipas tij nuk ka shkak. Ai theksoi se Rama, sipas tij, është në dijeni të bashkimit të ‘botës shqiptare’ me Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, Shqipëria do të bashkohet me 4 shtete të tjera që janë pjesë e rajonit.
    “Raportet janë të ftohta, ne nuk dimë arsyen. Filozofia na thotë se pa ditur shkakun, nuk flasim dot. Kjo na tregon se kanë një shkak absurd. Rama e di që do të shkojë drejt bashkimit bota shqiptare me Ballkanin Perëndimor, do të jemi një shtet me ta. Me Maqedoninë e Veriut kjo nuk dihet. Jemi ne, është Kosova dhe po del edhe Çamëria. Jua kam thënë edhe në një emision tjetër tuajin. Rama që përmendi Çamërinë në Greqi, nuk e përmendi nga vetja, por e ka pasur të diskutuar me aleatët e mëdhenj.
    Po të jenë 4 shtete, politika perëndimore do të kërkojë bashkimin. Një optikë e zgjuar siç është Perëndimi dhe, po hyjmë në federatë, nuk është gjë e vogël në ekuilibrin ushtarak dhe ekonomik.”-vijoi Ngjela.
    Avokati ka thënë se Berisha është më afër grekëve dhe kjo është një nga arsyet kryesore, sipas tij, që kreu i PD-së nuk e përmend Çamërinë në takimet që bën në Greqi. Nga ana tjetër, ai thotë se Berisha tenton të shfrytëzojë politikën e grekëve në jugun e Shqipërisë.
    “Berisha, që kur ka ardhur në pushtet që në 1992, nuk ka qenë me shqiptarizmin. Ku kullot dhe kush e ka pasur, armiqtë e Shqipërisë. Nga Franca në Beograd e më tej. Por sot nuk ka forcë, ai është shpallur Non Grata dhe kjo nuk e sjell në pushtet.
    Ai kërkon të garantojë ardhjen në pushtet me politikën greke në Shqipëri, në jug. Por është mendim. Saliu ka mbërritur te 3 hapat e para, kur të bëjë të pestën, më njoftoni.”-tha Ngjela

  • “Hajde humor politik…”, Ngjela me tone të ashpëra:Berisha gënjen për tarifat,SHBA nuk llogarit një Non Grata në pushtet

    “Hajde humor politik…”, Ngjela me tone të ashpëra:Berisha gënjen për tarifat,SHBA nuk llogarit një Non Grata në pushtet

    Avokati Spartak Ngjela ka komentuar për një emision televiziv premtimet e Berishës lidhur me tarifat doganore. Sipas Ngjelës, Berisha gënjen kur thotë se do të ndikojë në heqjen e tarifave të vendosura nga Presidenti i SHBA, Donald Trump. Berisha, sipas Ngjelës, është Non Grata dhe SHBA-ve nuk u leverdis që të ketë në Shqipëri një politikan nga i cili është distancuar.
    “Gënjen se s’ka vota. Nëse vjen me kryengritje, po. Por erdhi njëherë me kryengritje, por e morën amerikanët dhe i thanë: ‘Largohu për 20 minuta se vijmë ne’. Se e bëri një revolucion ai atëherë. I leverdis Amerikës të ketë në Shqipëri një Non Grata? Na ka aleatin kryesor, mos e harroni këtë.”-tha Ngjela.

  • “Ç’duan t’na trembin me 2 mijë euro?”,Ngjela:Sulmi ndaj SPAK dështoi, aty ku hyn Uashingtoni, nuk hyn dot askush tjetër

    “Ç’duan t’na trembin me 2 mijë euro?”,Ngjela:Sulmi ndaj SPAK dështoi, aty ku hyn Uashingtoni, nuk hyn dot askush tjetër

    Gjatë përfundimit të intervistës për një emision televiziv, avokati Spartak Ngjela ka komentuar edhe sulmin e ditëve të fundit në email-et e SPAK.
    Sipas tij, ishte një sulm i dështuar që nuk pati akses në të dhëna të rëndësishme, të cilat mund të cenojnë sigurinë kombëtare.
    “Sulmi, më thanë, ka qenë i dështuar. Dosjet hetimore janë legale, doni t’jua sjell? Ata nuk morën dot platformën e brendshme, raportin midis Kosovës dhe Shqipërisë apo raportin midis Kosovës dhe Perëndimit. Morën diçka që mund ta paguaje dhe 2 mijë euro. Nuk merren ato, se aty ku hyn Uashingtoni, nuk merret dot asgjë tjetër.”- theksoi Ngjela.

  • “Është Non Grata, SHBA-së nuk i leverdis ta ketë në pushtet”, Ngjela: Berisha zbaton agjendën greke!

    “Është Non Grata, SHBA-së nuk i leverdis ta ketë në pushtet”, Ngjela: Berisha zbaton agjendën greke!

    Avokati Spartak Ngjela ka komentuar për Report Tv premtimet e Berishës lidhur me tarifat doganore. Sipas Ngjelës, Berisha gënjen kur thotë se do të ndikojë në heqjen e tarifave të vendosura nga Presidenti i SHBA, Donald Trump. Berisha, sipas Ngjelës, është Non Grata dhe SHBA-ve nuk u leverdis që të ketë në Shqipëri një politikan nga i cili është distancuar.
    “Gënjen se s’ka vota. Nëse vjen me kryengritje, po. Por erdhi njëherë me kryengritje, por e morën amerikanët dhe i thanë: ‘Largohu për 20 minuta se vijmë ne’. Se e bëri një revolucion ai atëherë. I leverdis Amerikës të ketë në Shqipëri një Non Grata? Na ka aleatin kryesor, mos e harroni këtë.”-tha Ngjela.
    Përveç të tjerash, Ngjela komentoi edhe qasjen e opozitës me Greqinë. Sipas tij, Berisha ka një qasje të hershme kundër forcimit të ‘shqiptarizmit’ në rajon, duke theksuar bashkëpunimet e ish-kryeministrit me Beogradin. Përtej kësaj, Ngjela thotë se këto janë përpjekje që nuk e nxjerrin askund Berishën, sipas tij, sepse ai është i shpallur Non Grata nga SHBA dhe nuk ka asnjë kredo për të marrë pushtetin.
    “Ata ende nuk kanë nxjerrë një shtet të fuqishëm në kuptimin juridik; duhet ta nxjerrin brenda aleancës me SHBA. Ishte defekt politik, moshë e re në politikë, mbase ka marrë një pushtet të papritur. Thotë ‘Sono io’. Balancën aty e ka mbajtur Vjosa Osmani. Duhet të krijohet një raport me qeverinë, jo me Kosovën si vend, sepse Kosovën e kanë në mbrojtje ata. Nuk heq dot nga disa pikëpamje që dalin fallco në histori. Një nga këta është dhe Kurti. Nuk kanë faj kosovarët, personalitetet e Kosovës që hyjnë në luftën e tyre për liri, sepse disa prej tyre kanë qenë me komunizmin. Por kjo nuk ka qenë problem, sepse Enver Hoxha ka qenë nacionalist për ata, kurse për ne ishte komunist dhe diktator. Megjithatë, duhet të kuptojmë se kaq pak kohë që ka pavarësi Kosova, defekte të tilla do të ndodhin dhe është normale. Nuk është UÇK zhvillimi, është niveli që vjen nga banka dhe nga një parlament me ide.”-tha Ngjela.

  • Sali Berisha në panik, si pasuritë e fshehura në Greqi, Belgjikë, Itali dhe Angli po i shkatërrojnë perandorinë…

    Sali Berisha në panik, si pasuritë e fshehura në Greqi, Belgjikë, Itali dhe Angli po i shkatërrojnë perandorinë…

    Rigels Seliman
    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duket se po kalon periudhën më të vështirë të karrierës së tij politike, pasi pasuritë e tij të fshehura në Greqi, Belgjikë, Itali dhe Angli po i shkatërrojnë bazat e perandorisë. Prokurorët e SPAK janë nën presion, duke hetuar me intensitet këto pasuri të dyshimta, ndërsa avokati Idajet Beqiri ka zbuluar se dosjet për Berishën janë gati dhe vetëm një veprim vendimtar mund të ndryshojë gjithçka. Beqiri ka dhënë detaje për vendndodhjen e vilave të tij jashtë Shqipërisë dhe ka bërë thirrje që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të veprojë urgjent. Ndërkohë, avokat i njohur, Spartak Ngjela ka paralajmëruar se Berisha po lufton për të shpëtuar nga dy luftra të rënda: njëra për të mbrojtur pasurinë e tij dhe tjetra për të shpëtuar nga dënimi në Gjykatën e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin.
    Me akuza të rënda mbi të dhe dhëndrin e tij, Berisha është në një luftë të hapur me drejtësinë dhe SPAK, i mbështetur nga ekspertiza amerikane, po intensifikon hetimet. Sipas Ngjelës, Berisha nuk ka shanse të rikthehet në pushtet, pasi është i shpallur “non-grata” nga SHBA dhe kjo e përjashton përgjithmonë nga mundësia për të drejtuar Shqipërinë. Madje avokat Ngjela ka aluduar se Berisha ka qenë “spiun” i vendeve të Lindjes së Mesme.
    Pasuria e Sali Berishës
    Konkretisht avokati i njohur, Idajet Beqiri ishte i ftuara dje në një media, ku foli për situatën politike në vend. Ndër të tjera, avokat Beqiri theksoi se prokurorët e SPAK, flenë mbi dosje, madje edhe për rastin e pasurive të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku shtoi se ia ka gjetur pasuritë gjithandej nëpër Europë dhe denoncuar deri edhe me zona se ku ndodhen. “Ata i kanë dosjet gati, ata flenë në to, zënë pluhur dosjet, le të rrinë atje, një ditë do shkundet ky pluhur, por atëherë do jetë e rëndë. I kemi thënë SPAK ndiq paranë, të shikojë vilat e Berishës në Greqi, Belgjikë, Itali, Angli, etj, ia kemi dhënë me zona konkrete, edhe për Metën, pse nuk veprojnë. U gjetën vilat e Berishës jashtë vendit dhe u denoncuan”, deklaroi dje Beqiri për “Report Tv”.
    Makthet e Berishës
    Ndërkohë avokat i njohur, Spartak Ngjela ka theksuar se Sali Berisha po përballet me dy beteja kyçe: mbrojtjen e pasurisë së tij të korruptuar dhe shmangien e një dënimi penal në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Me akuzat që rëndojnë mbi të dhe dhëndrin e tij, avokat Ngjela theksoi se, Berisha po lufton për të shpëtuar nga procesi penal, ndërsa SPAK, nën mbikëqyrjen e ekspertizës amerikane, është në hetim të thellë. “Sali Berisha merr pjesë tani në dy luftra që i duhet t’i fitojë: Luftën për të mbrojtur pasurinë e tij korruptive familjare; dhe në: Luftën për të mos u dënuar në procesin penal që i ka filluar në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Të shohim a do të arrijë t’i fitojë këto dy luftra të cilat i ka përballë procesit penal, ku ai akuzohet bashkë me dhëndrin e tij, për të dy krimet që përmendëm? Të dy proceset janë në SPAK. Por SPAK drejtohet ende nga ekspertiza amerikane. Të shohim: kjo është koha e cila ka ngritur këtë pyetje përpara SPAK: Kush do ta fitojë këtë beteje penale kundër Sali Berishës në SPAK: Shqipëria dhe shqiptarët, apo Sali Berisha”, shkroi Ngjela në rrjetet sociale.
    Situata në PD
    Nga ana tjetër avokati Spartak Ngjela ironizoi kryetarin e Partisë Demorkatike, Sali Berisha, në lidhje me rikthimin e konsulentit elektoral të fushatës Chris LaCivita, duke theksuar se po e shet si amerikanizëm një person të zakonshëm që nuk përfaqëson Uashingtonin zyrtar. Ngjela theksoi se Chris LaCivita përfaqëson një subjekt privat që kontraktohet për fushata dhe vetëm kaq, teksa PD-ja sipas tij gënjen për akuzën se PS i ka vjedhur programin. Për të, Rama i ka të fituara zgjedhjet dhe jo se PS ndodhet në kuota optimale elektorale, por sepse opozita ka në krye Sali Berishën, një person me telashe penale me drejtësinë dhe i shpallur “non-grata” nga SHBA-të. Ngjela e thotë qartë se nuk mund të bëhet kurrë kryeministër një individ politik i shpallur “non grata” nga Amerika dhe në këtë rast për më tepër Berisha, që sipas tij po mban peng dhe në humbje të sigurt demokratët.
    “Fushatat elektorale që marrin presidentët në perëndim janë të paguar si organizma, nuk janë pjesë e stafit dhe politikës amerikane në këtë rast. Secili zgjedh atë që do i bëjë fushatën elektorale. Berisha ka shkuar ka marrë atë dhe na thotë se jam me Amerikën. Janë nonsense këto, kjo ka qenë fushata e Berishës gjithë jetën, nonsens dhe mashtrim. Nuk ka vota ai. Duhet të largohet që t’i japë PD-së mundësinë për të ardhur në pushtet, nuk vjen dot në pushtet. Është non grata në Amerikë, nuk mund të vijë kurrë në pushtet, si mund të jetë kryeministër i Shqipërisë një njeri që është ‘non-grata’ në Amerikë. Kjo është njëra, por me Lindjen e Mesme ka punuar, ka e të tjera, ua them unë, por do dalin. Ka marrë fund, është non grata në SHBA, si do fitojë zgjedhjet?”, deklaroi pak ditë më parë avokat Ngjela për “Report Tv”.

  • ‘Berisha njeri i konsumuar, nuk ka vota’, Ngjela: Duhet të largohet që PD të vijë në pushtet

    ‘Berisha njeri i konsumuar, nuk ka vota’, Ngjela: Duhet të largohet që PD të vijë në pushtet

    Avokati Spartak Ngjela ka komentuar përfshirjen e strategut amerikan Chris LaCivita në fushatën e Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë si një përpjekje të Sali Berishës për të krijuar perceptimin se ai ka mbështetje nga SHBA.
    “Janë organizma që paguhen, nuk janë staf i presidentit. Ky ka vajtur e ka marrë atë që t’u thotë shqiptarëve jam i Amerikës. Ç’lidhje ka Amerika me një kompani private që nuk dihet ku është tani? Nonsens”, tha Ngjela në një intervistë televizive.
    Sa i përket mundësisë që PD të rikthehet në pushtet, Ngjela theksoi se kjo mund të ndodhë vetëm nëse Berisha largohet nga drejtimi i partisë. Sipas tij, socialistët e shohin Berishën si një kundërshtar të leverdishëm, pasi ai nuk mund t’i sfidojë në zgjedhje.
    “Po nuk është Berisha, nuk dihet ç’ndodh. Nëse bie Saliu, socialistët fillojnë zinë. Të jetë ky se fitojnë gjithmonë. Një njeri i konsumuar që nuk ka vota”, u shpreh avokati. Ai e cilësoi fushatën e Berishës si një përzierje mashtrimesh dhe nonsense, duke theksuar se një lider politik i shpallur “non grata” për korrupsion nga SHBA nuk mund të jetë alternativë për qeverisjen e vendit.

  • ‘Rikthimi i amerikanëve në SPAK ishte i pritshëm’, Ngjela: SHBA ka interesa strategjike në Shqipëri

    ‘Rikthimi i amerikanëve në SPAK ishte i pritshëm’, Ngjela: SHBA ka interesa strategjike në Shqipëri

    Avokati Spartak Ngjela ka komentuar rikthimin e ekspertëve amerikanë të OPDAT në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke e cilësuar këtë si një zhvillim të natyrshëm dhe të pritshëm.
    “Unë isha i bindur që do t’i kthenin, sepse është domosdoshmëri marrëveshja që Amerika ka me shtetet dhe në Ballkanin Perëndimor, në raport me konfliktin që ka me Moskën,” tha Ngjela.
    Sipas tij, Shqipëria ka një rëndësi të veçantë historike dhe gjeopolitike për SHBA-në, veçanërisht për shkak të pozicionit të saj strategjik.
    “Shqipëria është vlerë e madhe historike, kështu ka qenë gjithmonë, edhe kur ishte e pushtuar. Pozicioni ynë gjeografik, sidomos ngushtica, e bën vendin tonë të rëndësishëm. Ndaj politika shqiptare duhet ta shfrytëzojë këtë në maksimum,” theksoi ai.
    Ngjela argumentoi se rikthimi i ekspertëve të OPDAT në SPAK tregon se SHBA vazhdon të mbështesë fuqishëm drejtësinë shqiptare dhe luftën kundër korrupsionit.
    “Ardhja e tyre na ngre përsëri aty ku ishim, sepse politika amerikane është në favor të interesit shqiptar,” përfundoi avokati.

  • Spartak Ngjela: Sali Berisha merr pjesë tani në dy luftra që duhet t’i fitojë…

    Spartak Ngjela: Sali Berisha merr pjesë tani në dy luftra që duhet t’i fitojë…

    Nga Spartak Ngjela
    Sali Berisha merr pjesë tani në dy luftra që i duhet t’i fitojë:Luftën për të mbrojtur pasurinë e tij korruptive familjare;dhe në:Luftën për të mos u dënuar në procesin penal që i ka filluar në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.Të shohim a do të arrijë t’i fitojë këto dy luftra të cilat i ka përballë procesit penal, ku ai akuzohet bashkë me dhëndrin e tij, për të dy krimet që përmendëm?Të dy proceset janë në SPAK.Por SPAK drejtohet ende nga ekspertiza amerikane.Të shohim: kjo është koha e cila ka ngritur këtë pyetje përpara SPAK:Kush do ta fitojë këtë beteje penale kundër Sali Berishës në SPAK:Shqipëria dhe shqiptarët, apo Sali Berisha?