Kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) është zgjedhur Joni Keta. Vendimi është marrë dje nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) me 11 vota pro dhe asnjë kundër (vota unanime), ndërsa Keta do të drejtojë për 5 vite atë që njihet si “FBI” shqiptare. Keta mbante postin e zv/drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues, pas një procesi që zgjati disa javë ku fillimisht morën pjesë 13 kandidatë dhe më pas në fazën finale mbetën 7 kandidatë. Në këtë fazë në garë mbetën kandidatët: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. Mbledhja e djeshme e KLP-së është monitoruar nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe ata të BE-së, që konsiderohen si partnerët kryesorë të SPAK dhe BKH-së.
Kush është Jon Keta i propozuar në krye të BKH?
Me një karrierë në ngjitje si oficer i policisë gjyqësore pranë ish-krimeve të rënda e më pas hetues pranë BKH dhe zv.drejtor i komanduar këtyre dy muajve, Jon Keta mosha 37 vjeç i kaloi të gjitha pengesat e garës për në Byronë Kombëtare të hetimit. Emri i tij u aprovua gjatë mbledhjes së komisionit të përzgjedhjes i përbërë nga 3 prokurorë dhe mbas dakordësisë iu propozua Këshillit të Lartë të Prokurorisë për t’u votuar që është institucioni i ngarkuar me ligj për emërimin dhe deklarimin e përfundimit të mandatit të drejtorit të BKH njohur si FBI shqiptare. Jon Keta ka shërbyer për 15 vite në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe njihet për rekordet në hetimet financiare dhe ndaj krimit të organizuar. Në një proces të tejzgjatur qe kapërceu edhe afatet e fundit të gushtit, në garë mbetën shtatë pretendentë dhe pasi komisioni i kontrollit të pasurisë dhe figurës i verifikoi dhe skualifikoi shumicën e tyre, të premten i përcolli një listë të ngushte fituesish komisionit të përzgjedhjes përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra. Edhe pse zërat e përshkruan klimën e ftohtë mes tre prokurorëve që vjen nga krisjet e mëparshme të shkaktuara për BKH, akujt e të treve duket se u shkrinë nga kandidati Jon Keta që i bëri bashkë dhe që shpresohet të vendosë ura mes BKH dhe SPAK. Në kushtet kur një klimë pakënaqësie e pat shoqëruar gjatë mbajtjes se mandatit 5 vjeçar drejtoreshën e BKH Aida Hajnaj , deri aty sa u harrua të përcillej nga SPAK në fund të funksionit, pritet që një marrëdhënie konfliktuale e tillë mos përsëritet më e KLP por edhe ndërkombëtarët të shpëtojnë nga ankesat qofshin të nga ana e SPAK qofshin nga BKH. Sakaq 11 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në një njoftim më të hershëm kanë bërë publike një tjetër çështje të rëndësishme, siç është dëgjimi i katër kandidatëve që konkurrojnë për drejtimin e SPAK. Procesi për SPAK-un në KLP mbahet në datën 11 dhjetor. Në garë janë katër prokurorë Doloresa Musabelliu, Adnan Xholi, Klodian Braho dhe Elvin Gokaj. Në 18 dhjetor përfundon mandati i kryeprokurorit të posaçëm Altin Dumani dhe kreu i ardhshëm i SPAK si edhe dy paraardhesit do të ketë mandat tre vjeçar.
Reagon Ngjela
Ndërkohë avokati Spartak Ngjela shprehet se kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit, (BKH) Joni Keta është zgjedhur nga amerikanët. Teksa ishte i ftuara në një studio televizive, z. Ngjela theksoi dje se SPAK-un e drejton ekspertiza amerikane dhe ky emërim ishte i pritshëm. Avokati shpreson se politika amerikane nuk do ndalet së godituri politikanët e korruptuar në Shqipëri. “Ishim të sigurt për këtë, sepse SPAK-un e drejton ekspertiza amerikane dhe ne atje kemi edhe shpresën. Nuk është korrupsioni këtu në një sektor, këtu ka qenë dhe është ende korrupsioni në shumë sektor. Por ajo që më ka dhënë shpresë është se politika amerikane si ndalet goditjes së politikanëve të korruptuar. Unë e kisha dëgjuar si emër po atë e zgjodhën amerikanët. Atë e ka marrë politika amerikan në dorë edhe ekspertët atje janë amerikan dhe ne kemi shpresë sepse rangjet e larta të politikë amerikane e kanë në konsideratë Shqipërinë. Presidenti amerikan ka thënë që ne do t’ia heqim korrupsionin Shqipërisë. Korrupsioni në Shqipëri nuk ka shpresë”, deklaroi ai. Po ashtu, avokat Ngjela një koment e pati edhe zgjedhjen e drejtuesit të ri të Avokatit të Popullit, i cili pritet të zgjidhet të enjten. “Kur të dalë emri i kryetarit atëherë do të japë një mendim, duhet parë se kush do të zgjidhet. Do të duhet që të dimë emrin. Po Avokati i Popullit është figura e 3 e shtetit shqiptar. Është kreu i akuzës, nuk është pak. Ne po vuajmë nga korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri”, nënvizoi Ngjela.
Tag: ngjela
-

Joni Keta merr drejtimin e BKH, KLP miraton me 11 vota propozimin e SPAK, procesi i votimit u monitorua nga SHBA-BE
-

“Keta u zgjodh nga amerikanët”, Ngjela: Korrupsioni i lartë shtetëror po na shkatërron, shpresa vjen nga…
Për avokatin Spartak Ngjela, kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit, (BKH) Joni Keta u zgjodh nga amerikanët.
I ftuar në një emision televiziv, Ngjela tha se SPAK-un e drejton ekspertiza amerikane dhe ky emërim ishte i pritshëm.
‘Ishim të sigurt për këtë, sepse SPAK-un e drejton ekspertiza amerikane dhe ne atje kemi edhe shpresën. Nuk është korrupsioni këtu në një sektor, këtu ka qenë dhe është ende korrupsioni në shumë sektor. Por ajo që më ka dhënë shpresë është se politika amerikane si ndalet goditjes së politikanëve të korruptuar.
Unë e kisha dëgjuar si emër po atë e zgjodhën amerikanët. Atë e ka marrë politika amerikan në dorë edhe ekspertët atje janë amerikan dhe ne kemi shpresë sepse rangjet e larta të politikë amerikane e kanë në konsideratë Shqipërinë. Presidenti amerikan ka thënë që ne do t’ja heqim korrupsionin Shqipërisë. Korrupsioni në Shqipëri nuk ka shpresë’, tha ai.
Një koment e pati edhe zgjedhjen e drejtuesit të ri të Avokatit të Popullit, i cili pritet të zgjidhet të enjten.
‘Kur të dal emri i kryetarit atëherë do të japë një mendim, duhet parë se kush do të zgjidhet. Do të duhet që të dimë emrin. Po Avokati i Popullit është figura e 3 e shtetit shqiptar. Është kreu i akuzës, nuk është pak. Ne po vuajmë nga korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri’, tha ai. -

Panik në qeveri, SPAK trondit elitën e PS dhe figurat e tjera politike me dosjet amerikane, Spartak Ngjela…
Goditjet e vazhdueshme të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), të mbështetura nga informacionet dhe provat e ardhura drejt nga Uashingtoni, po krijojnë një tronditje të dukshme në majat e politikës shqiptare. avokati i njohur Spartak Ngjela, në qëndrimet e tij të fundit, jep një panoramë të qartë të asaj që po ndodh. Një panik i heshtur në qeveri, një frikë e thellë brenda PS dhe një konfigurim i ri gjeopolitik ku shqiptaria ngrihet si faktor kyç në Ballkan. Sipas Ngjelës, Partia Socialiste po përjeton një krizë të brendshme të paparë. Ai thekson se shumë nga drejtuesit e saj kanë rënë në korrupsion prej vitesh dhe tani po përballen me valën penale që po vjen nga SPAK, një valë që, sipas tij, është drejtuar dhe furnizuar profesionalisht nga SHBA dhe kryeministri Edi Rama nuk mund ta ndalë dot këtë aksion.
“Pse po katandiset në këtë gjendje depersonalizuese Partia Socialiste? Sepse shumë krerë të saj kanë rënë në korrupsion. Kurse dalja në skenë e SPAK i ka goditur shumë në të dy krahët e politikës, të korruptuarit e lartë me akuzën penale për korrupsion. Por gjendja në Shqipëri tani nuk mund të quhet e qetë, kurse po kuptohet që SPAK ka hyrë në një goditje penale në sistem, dhe, duke u nisur nga fakti se të gjitha provat për krimin e korrupsionit të lartë shtetëror kanë ardhur nga Uashingtoni dhe SPAK drejtohet profesionalisht po nga ata, atëherë duhet të themi se korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri është i pashpresë. Kjo po ndodh sepse kryeministri aktual Edi Rama po kuptohet se është i angazhuar realisht për luftën antikorrupsion, duke mos iu rënë ndesh amerikanëve, edhe pse ai e di që shumë politikanë të lartë të Partisë Socialiste kanë shkuar e do të shkojnë nën akuzë penale për korrupsion”, shprehet Ngjela.
Statusi i dyte i Ngjelës
Ngjela zhvendos vështrimin nga korrupsioni te tabloja e gjerë gjeopolitike. Ai deklaron se shqiptarët sot janë në pozicion më të fortë se kurrë, ndërsa Serbia dhe Greqia janë të “acaruara” për shkak të ngritjes së faktorit shqiptar. “Mos e përfillini tradhtinë, ajo tani është krejt e krejt një pakicë e papërfillshme, që po tallet nga shqiptarët. Asgjë nuk na bëjnë dot më, as Beogradi e as Athina. Ne shqiptarët sot në Ballkan jemi superiore dhe kjo po e çmend me vuajtje së brendshmi…edhe Beogradin edhe Athinën. Shqiptaria është sot një superioritet ballkanik me dy shtete shqiptare me gjashtë milionë shqiptarë. Atëherë? Kot vërtiten serbët vërdallë me marrëzinë e tyre, duke shkruar nëpër gazeta të pavërteta prej njerëzish të marrë. Asgjë nuk na bëjnë dot.
Dhe askush nuk na prek dot, në të dy shtetet shqiptarë. Po pse janë kaq të acaruar serbët? Janë acaruar nga e vërteta e shqiptarisë që po del përditë në pahun historik të kohës. Por i ka mërzitur shumë edhe dalja si shtet i pavarur i Republikës së Kosovës. Por kot shqetësohen, se shqiptaria me të dy shtetet e saj, ka aleancë të ngushtë me Uashingtonin. Dhe do vijojë… Sepse janë dhe dy shtete të tjerë shqiptarë që pritet të dalin si të pavarur në botën shqiptare në Gadishullin tonë ilirik. Atëherë? Asgjë, këta kundërshtarë dhe pushtues territoresh shqiptare në dy shekuj rresht, duhet të reshten dhe në reshtje duhet të qëndrojnë qetë, sepse çështja e shqiptarisë është sot çështja kryesore e Uashingtonit si politikë amerikane, por edhe e Brukselit.
Dhe koha do të ecë drejt shqiptarisë së plotësuar me të gjitha territoret e saja historike, sepse këtë tani e kërkon vetë historia politike e Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Por me ngulm të fshehtë e kërkon ndërkohë edhe Rusia e Serbia, me përkrahësit e vet të vjetër e të rinj që i ka në Shqipëri, por që tani këtyre nuk ua fishkëllen më njeri. Kot lodhen sllavët në këtë kohë, se shqiptaria ballkanike është në aleancë amerikane: dhe sot në Kosovë dihet që ka trupa amerikane. Prandaj koha po ecën drejt shqiptarisë etnikë, e cila pasi të bashkohet si një shqiptari etnike, do të krijojë edhe federatën e saj të shqiptarisë me katër shtete shqiptarë: Shqipëria, Kosova, Çamëria dhe Maqedonia e Veriut”, shprehet Ngjela. -

Amerikanët kanë zbarkuar për “21 Janarin”, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime “bombastike”, ja çfarë po ndodh…
Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me paraqitjen e ish-kryeministrit Sali Berisha disa ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme, ku u pyet për rreth dy orë në kuadër të hetimeve për masakrën e “21 Janarit”. Ngjela u shpreh se thirrja e Berishës në SPAK është pjesë e një procedure penale që po ecën drejt fazave të rëndësishme. Ai theksoi se ish-kryeministri ndodhet në pozicion mbrojtës dhe jo në një rol pranues. Ai vuri në dukje se fakti që pyetjet e SPAK ndaj Berishës janë sekret, tregon se në dosje ka zhvillime që nuk mund të bëhen publike. Ngjela ngriti pikëpyetjen nëse Berisha është marrë edhe në cilësinë e të pandehurit, duke thënë se kjo mbetet për t’u parë kur SPAK të dalë me një vendim apo me një akuzë të mundshme për 21 Janarin. Ai tha se sipas të dhënave të tij, autoritetet amerikane disponojnë materiale të rëndësishme për këtë çështje. Sipas tij, prania e ekspertëve ndërkombëtarë në SPAK është një tregues se edhe dosja e 21 Janarit mund të jetë duke u trajtuar në nivele të avancuara.
Detajet e forta nga Ngjela:
“Po ajo është çështje penale. Do shikojmë se çfarë thotë gjykata kur të dali vendimi i gjykatës. Kjo është mbrojtja. Saliu është në mbrojtje. Nuk është në pohim që pranon krimin. Jo, është në mbrojtje. Po ne themi se ç’duan ata që e thërresin atë, s’e dimë. Ju e patë që pyetjet e Saliut ishin sekret. Morët vesh gjë pse e pyetën? Atëherë çfarë luan në këtë mes? Pse është sekret? Sepse ka ngjarje të rëndësishme, nuk diskutohet, që nuk duhet t’i japin publikut në lidhje me Saliun. Kjo është çfarë ka ndodhur? Unë po të flas profesionalisht. E kanë marrë në pyetje. Po nuk e di, e kanë marrë të pandehur edhe për një vepër tjetër. Domethënë e kanë marrë të pandehur për 21 janarin? Nuk e dimë. Të shohim nëse do t’i ngrënë akuzë për 21 janarin.
Të dhënat e mia janë që amerikanët kanë materiale që urdhrin e ka dhënë ky. Po duhet t’i sjellin. Nuk e dimë nëse ia kanë dhënë SPAK-ut. Mendimi im është që do t’ia kenë dhënë SPAK-ut. Po SPAK s’po flet. Një provë kemi. SPAK thërriti Saliun befasisht. Por ama mbas sekretit se çfarë pyetje i ka bërë, ky doli i vrarë andej dhe s’na tha asgjë. Hodhi vetëm akuza. Rama kështu. Rama ashtu. Të gjitha broçkulla. A e kuptoni? Rama ka frikë SPAK-un më shumë se Saliu. Ikni në SPAK e do gjeni ekspertët e Washingtonit dhe ata janë me ekspertë ndërkombëtarë. Pra i ke në SPAK. Unë bëj gjyqe atje. I kam parë, atje janë. Vijnë me turne për çdo çështje. Tani problemi qëndron: A do vijnë për 21 janarin? Ka dalë lajmi se amerikanët kanë ardhur për 21 janarin. Në qoftë se kanë ardhur për 21 janarin, kjo dosje do shkojë deri në fund. Janë vrarë katër persona. Nuk është gjë e vogël. Gjë e rëndë shumë. Është gjë e rëndë për historinë e Shqipërisë. Ta dini, akoma nuk është zbardhur”.
Dosja “21 janarit”
Kujtojmë se SPAK po heton ngjarjen që sistemi i vjetër e drejtësisë e gjykoi si “vrasje nga pakujdesia”. Insistimi i familjarëve të Aleks Nikës, viktima e vetme pa autor, bëri që dosja të rikthehej në vëmendje. Ishte Gjykata e Strasburgut që e cilësoi 21 Janarin krim shtetëror dhe në vazhdë të këtij vendimi, Gjykata e Lartë më 12 mars 2024 urdhëroi SPAK të nisë hetimet dhe të zbardhë përgjegjësitë e drejtuesve të lartë, përfshirë Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendin, për vrasjen e katër protestuesve Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika. Fillimisht, Prokuroria e Tiranës çoi në gjyq vetëm ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, dhe ish-efektivin Agim Llupo, të dënuar respektivisht me 1 dhe 3 vite burg, të cilët prej kohësh janë të lirë. Më korrik 2024, SPAK regjistroi procedimin penal për tre akuza: “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim, “shpërdorim detyre” dhe “pengim të zbulimit të së vërtetës”, të gjitha të kryera në bashkëpunim. -

Kush ja nxiu syrin kreut të Gardës më 21 janar? Ngjela: Atë mund ta qëllonte me grusht vetëm…
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në studion e emisionit “Oponencë” në News24 ka folur në lidhje me hetimet e SPAK për ngjarjet e 21 janarit, duke u ndalur te episodi i syrit të nxirë të kreut të Gardës së asaj kohe, Ndrea Prendit.
Ngjela sugjeroi se Prendi mund të jetë goditur me grusht.
Sipas tij i vetmi person që mund ta bënte këtë ishte një pushtetar i lartë i kohës, ndërsa nuk përmendi emra.
“Veç një pushtetari të lartë askush nuk mund t’i binte me grusht kreut të Gardës asaj kohë, Ndrea Prendit. Flasim profesionalisht, ai është i armatosur dhe i pushtetshëm. Nëse unë i bie me grusht ai më qëllon ose më vret”, u shpreh ai. -

“SPAK nuk fal askënd”, Ngjela godet qeverinë, mesazh të fortë për aferat e Ballukut: Kush mendon se shpëton gabohet
Avokati, Spartak Ngjela, theksoi se SPAK është një institucion që nuk kontrollohet dot nga qeveria shqiptare. Ai shton qytetarët shqiptarë duhet të kenë besim tek drejtësia.
“Keni parasysh një gjë, nuk e drejtojmë në SPAK-un dot ne. Duhet të kemi besim tek drejtësia. As nuk shitet dhe as nuk blihet . Dhe nuk njeh njeri këtu që është i imi apo i yti. I kam parë ekspertët.”, tha Ngjela. -

Dosja e “21 Janarit”, Spartak Ngjela: Çështja u rihap sepse janë gjetur prova të reja ndaj Saliut
Avokati, Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin Oponencë ka komentuar thirrje e ish-kryeministrti Sali Berisha në SPAK për 21 janarin.
Ngjela theksoi se kjo çështje u rihap pasi sipas tij, janë gjendur prova të reja.
“Me intuitat që marrim pa pasur prova të reja nuk hapet çështja. Pra ata e hapën sepse kanë gjetur provat e reja në lidhje me Saliun. Me mënyrën se si u sollën edhe atë ditë me të revoltuarit që ishin në një tubim paqësor. Unë kam qenë në dy kullat”, tha Ngjela.
Ngjela theksoi se kjo çështje u rihap pasi sipas tij, janë gjendur prova të reja.
“Me intuitat që marrim pa pasur prova të reja nuk hapet çështja. Pra ata e hapën sepse kanë gjetur provat e reja në lidhje me Saliun. Me mënyrën se si u sollën edhe atë ditë me të revoltuarit që ishin në një tubim paqësor. Unë kam qenë në dy kullat”, tha Ngjela. -

SPAK thërret Berishën për “21 Janarin”, Ngjela: Të gjithë këtë ditë kanë pritur, u vranë 4 persona
Avokati dhe analisti politik, Spartak Ngjela, përgjatë një interviste ka komentuar lajmin se SPAK i ka dërguar fletëthirrje ish-Kryeministrit, Sali Berisha për të dëshmuar, lidhur me ngjarjen tragjike të 21 Janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues.
Ngjela e cilësoi ngjarjen e 21 Janarit si “një turp të madh kombëtar” për Shqipërinë, duke theksuar se në asnjë vend demokratik perëndimor nuk qëllohen protestuesit me automatik nga selia e kryeministrisë.
“Ku ndodh një ngjarje e tillë në Perëndim? Ku ndodh në demokraci? Ku ndodh që të qëllosh protestuesit me automatik nga selia e kryeministrisë? Revolta popullore nuk qëllohet me plumba”, tha Ngjela.
Lidhur me qëndrimin e ish-Kryeministrit për t’u paraqitur në SPAK, Ngjela ishte i prerë, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.
“Nuk e di se ç’do të ndodhë për këtë, por ligji është i qartë. Nëse Berisha refuzon të paraqitet në SPAK, ligji e thotë qartë se merret edhe me forcë të japë dëshminë”, nënvizoi avokati.Ai theksoi se të gjithë qytetarët e kanë shpresën te SPAK, jo vetëm për këtë çështje, por edhe për luftën kundër krimit të organizuar, duke kujtuar se SPAK drejtohet nën mbikëqyrjen e aleatëve ndërkombëtarë.
Ngjela vuri në dukje ndikimin e Reformës në Drejtësi dhe punën e SPAK-ut, duke përmendur se kurrë më parë në Shqipëri nuk ka ndodhur që profile të larta, duke përfshirë zëvendëskryeministra, ministra dhe kryetarë bashkish, të jenë nën akuza.“Të gjitha elitat dhe qytetarët këtë kanë pritur. Ajo ditë (21 Janari) ishte një gjëmë e madhe për Shqipërinë. Kjo duhet zbardhur”, përfundoi Ngjela. -

Fletëthirrja e SPAK për 21 Janarin, Ngjela: Berisha do të shoqërohet me forcë nëse nuk paraqitet
Gati 15 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet për herë të parë me SPAK. Burime për Report Tv bëjnë me dije se SPAK e ka thirrur Berishën që të paraqitet ditën e premte në orën 10:00 para prokurorit të çështjes, Alfred Shehu. Ish-kryeministri pritet të merret në pyetje si person që ka dijeni për vrasjet e 4 protestuesve në bulevard me plumbat që u derdhën nga Kryeministria.
I ftuar në emisionin “Studio Live” me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, avokati Spartak Ngjela tha një zhvillim i tillë vjen pas presionit ndërkombëtar.
“Koha duhet të kishte ecur përpara, por kjo është pas ndërhyrjes ndërkombëtare, të institucioneve të larta dhe gjyqësore, por edhe politike. Nuk është gjë e lehtë të vriten 4 persona, në një tubim paqësor. Berisha ka qenë kryeministër, është i detyruar të shkojë. Edhe Basha ishte ministër i Brendshëm dhe natyrisht. Jemi në hetim, nuk jemi në gjyq, nuk janë të pandehur. Por fakti që ndërkombëtarisht kjo kërkohet, që të zbardhet çfarë ka ndodhur, kush i ka vrarë, pse janë vrarë dhe kush u ka dhënë urdhrat, duhet të hetohet”,- tha Ngjela.
Avokati sqaroi se sipas Kodit të Procedurës Penale, nëse Berisha refuzon fletë-thirrjen më shumë se 2 herë, ai do të shoqërohet me forcë në Prokurorinë e Posaçme.
“Fletëthirrja një herë refuzohet, herën e dytë ata të marrin me dhunë”,- tha Ngjela. -

Fletëthirrja e SPAK për 21 Janarin, Ngjela zbulon detajet: Ja çfarë pritet të ndodhë nese Berisha refuzon
Gati 15 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet për herë të parë me SPAK. Burime për Report Tv bëjnë me dije se SPAK e ka thirrur Berishën që të paraqitet ditën e premte në orën 10:00 para prokurorit të çështjes, Alfred Shehu. Ish-kryeministri pritet të merret në pyetje si person që ka dijeni për vrasjet e 4 protestuesve në bulevard me plumbat që u derdhën nga Kryeministria.
I ftuar në një emision televiziv, avokati Spartak Ngjela tha një zhvillim i tillë vjen pas presionit ndërkombëtar.
“Koha duhet të kishte ecur përpara, por kjo është pas ndërhyrjes ndërkombëtare, të institucioneve të larta dhe gjyqësore, por edhe politike. Nuk është gjë e lehtë të vriten 4 persona, në një tubim paqësor. Berisha ka qenë kryeministër, është i detyruar të shkojë. Edhe Basha ishte ministër i Brendshëm dhe natyrisht. Jemi në hetim, nuk jemi në gjyq, nuk janë të pandehur. Por fakti që ndërkombëtarisht kjo kërkohet, që të zbardhet çfarë ka ndodhur, kush i ka vrarë, pse janë vrarë dhe kush u ka dhënë urdhrat, duhet të hetohet”,- tha Ngjela.
Avokati sqaroi se sipas Procedurës Penale, nëse Berisha refuzon fletëthirrjen më shumë se 2 herë, ai do të shoqërohet me forcë në Prokurorinë e Posaçme nga policia.
“Fletëthirrja një herë refuzohet, herën e dytë ata të marrin me dhunë”,- tha Ngjela.