Tag: ngjarjen

  • Përplasje në Komision/Ngjarja në Gramsh, Zhupa: Ministrja e Arsimit duhet të vijë të japë llogari të bëjë sqarim publik

    Përplasje në Komision/Ngjarja në Gramsh, Zhupa: Ministrja e Arsimit duhet të vijë të japë llogari të bëjë sqarim publik

    Në fokus të diskutimit ishin ngjarja në shkollën e Gramshit si dhe procesi i maturës shtetërore. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi ditën sotme mbledhjen e parë pas zgjedhjeve të 11 Majit në vijim të punëve në Kuvendin e Shqipërisë.
    Kryetarja e komisionit dhe deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, kërkoi mbajtjen e një dëgjese publike për të sqaruar të dyja çështjet, veçanërisht çështjen e Gramshit, ku ajo mendon se Ministria e Arsimit ka përgjegjësi lidhur ngjarjen. Ndërsa nga mazhoranca, deputetja Evis Kushi u shpreh dakord për marrjen e informacionit të plotë lidhur me incidentin në Gramsh.
    ‘Ministria e Arsimit ka përgjegjësi për ngjarjen e Gramshit. Edhe për çështjen e Gramshit dhe për maturën shtetërore unë mendoj se duhet të caktojmë një dëgjesë që të japë shpjegimet e duhura për të dyja çështjet. Ministrja duhet të vijë në Komision. Duhet të kërkojmë përgjegjësi siç na takon, sepse jemi këtu për të garantuar më të mirën, sidomos në interes të fëmijëve, dhe jo për t’i bërë fresk pushtetit që rritet në mënyrë jo proporcionale dhe jo logjike.’-tha Zhupa.
    Nga ana tjetër, deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi, ish-ministre e Arsimit, u shpreh se ndan shqetësimin mbi rastin e Gramshit, duke e konsideruar një çështje me ndjeshmëri të lartë publike.
    ‘Shumë shkurt, unë desha të bashkohem me ju për shqetësimin në ngjarjen e Gramshit. Padyshim që është një ngjarje e rëndë që të gjithëve na shqetëson, sepse shëndeti i fëmijëve tanë është parësor. Mendoj se duhet të marrim informacion të plotë mbi ngjarjen. Ende nuk dihet nëse janë bërë publike plotësisht arsyet dhe shkaktarët.’- tha Kushi.

  • Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, vazhdon sot gjykimi për ngjarjen e rëndë

    Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, vazhdon sot gjykimi për ngjarjen e rëndë

    Gjykimi për rastin e vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit po vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Në seancën e fundit, u përmbyll faza e marrjes së dëshmive dhe u kalua në shqyrtimin e provave shtesë.
    Prokuroria paraqiti materiale të reja, përfshirë pamje nga kamerat e sigurisë pranë shtëpisë së Velibor Manev, të cilat sipas saj, tregojnë se të akuzuarit kanë planifikuar paraprakisht krimin, duke mos pasur për qëllim vetëm rrëmbimin e Vanjës, raporton Alsat M.
    Në njërën nga pamjet e prezantuara në gjykatë, shihet qartë momenti kur Manev vendos një lopatë në automjetin “Renault”, duke sugjeruar përgatitje për ngjarjen tragjike. Vanja, një e mitur nga Shkupi, dhe Pançe nga Velesi, ishin raportuar si të zhdukur përkatësisht më 27 dhe 24 nëntor. Trupat e tyre u gjetën të pajetë më 3 dhjetor 2023 në afërsi të Shkupit dhe Velesit.

  • 29-vjeçari në Durrës u qëllua me breshëri plumbash nga persona të maskuar

    29-vjeçari në Durrës u qëllua me breshëri plumbash nga persona të maskuar

    Ermir Dedja, 29 vjeç, është viktima e atentatit të ndodhur rreth orës 00:50 të kësaj të Marte në Durrës.
    Sipas informacioneve paraprake mbi ngjarjen e rëndë, dyshohet se ai është qëlluar disa herë me armë zjarri nga persona të maskuar, teksa po ecte në këmbë.
    I riu rezulton me precedent të mëparshëm kriminalë, ndërsa banorët e zonës e përshkruajnë si problematik e të pashoqërueshëm.
    Teksa Policia vijon me kontrollet për kapjen e autorëve ende të paidentifikuar, janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonë.
    Pistat kryesore për ngjarjen janë dy, vrasje për hakmarrje ose përfshirja në trafikun e lëndëve narkotike./tvklan

  • “Më ndihmoni të gjej tim bir”/ Ndodh edhe kjo! 15-vjeçari i humbur që nga 16 prilli, nëna raporton ngjarjen 3 javë më vonë

    “Më ndihmoni të gjej tim bir”/ Ndodh edhe kjo! 15-vjeçari i humbur që nga 16 prilli, nëna raporton ngjarjen 3 javë më vonë

    Një 15-vjeçar figuron i humbur prej tre javësh, kurSe nëna e tij ka denoncuar ngjarjen vetëm një ditë më parë në Policinë e Elbasanit.
    Burime zyrtare konfirmuan sot (7 maj) se është paraqitur në Komisariat ditën e djeshme një 36-vjeçare që kërkonte ndihmë për gjetjen e djalit të saj të mitur, i larguar nga banesa prej 16 prillit.
    “Ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se më datë 16 prill është larguar nga banesa djali i saj 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, bëri me dije policia vendore.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, teksa po verifikohen kontaktet e të miturit dhe rrjetet sociale.
    Detajet për ngjarjen, rrethanat dhe shkaqet e largimit, mbeten ende të panjohura.

  • Incidenti me Bledion Nallbatin/ Ivi Kaso kërkon ndjesë në emër të PD-së: SPAK të zbardhë ngjarjen!

    Incidenti me Bledion Nallbatin/ Ivi Kaso kërkon ndjesë në emër të PD-së: SPAK të zbardhë ngjarjen!

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, Ivi Kaso kërkoi ndjesë për incidentin e një dite më parë ku u përfshi deputeti demokrat Bledion Nallbati.
    Ivi Kaso: Në cilësinë time si drejtues i PD qarku Korçë, në emër të PD, përfitoj nga rasti që të rinovoj edhe njëherë kërkesën e ndjesës kundrejt gjithë qytetarëve që kanë ndjekur imazhet e incidentit të djeshëm. Lidhur me pjesën tonë të përgjegjësisë në këtë incident, u tërhoqëm pa dashjen tonë. Nga ana tjetër është përgjegjësia jonë që të denoncojmë menjëherë instrumentalizimin politik që po i bëhet kësaj ngjarje për interesa të ngushta personale të Niko Peleshit i cili është një person i përfshirë me përgjegjësi të drejtpërdrejtë në shkeljen e ligjit dhe në çdo lloj dezinformimi që po i bëhet opinionit publik për ngjarjen.
    Është në kundërshtim me ligjin përfshirja e drejtpërdrejtë e drejtuesit politik të qarkut Niko Peleshi, në keqpërdorimin e Policisë së Shtetit, për të gjetur mënyrën për të përfshirë vëllain e deputetit Nallbati pavarësisht asaj që ka ndodhur. Nëse faktohet nga SPAK, AMP, të cilët i ftuam ta hetojnë rastin, nëse faktohet telefonata dhe ndikimi i paligjshëm që deputeti Peleshi i bën drejtorit të policisë, jo vetëm për mbajtjen përgjegjës të një personi i cili në bazë të kodit penal nuk ka përgjegjësi penale lidhur me një ngjarje që vetë pala e dëmtuar nuk ka ngritur asnjë ankesë. Nëse faktohet pezullimi i drejtuesve të komisariatit të Devollit që kanë refuzuar ta shohin ngjarjen me syze politike dhe është urdhëruar transferimi i kësaj dosje dhe marrja e masës së ndalimit ndaj vëllait të Nallbatit, nëse faktohen që akuzat e ngritura janë me urdhër politik dhe jo me ankesë ligjore, atëherë kemi të bëjmë me rastin më flagrant të shpërdorimit të pushtetit të shtetit për interesa personale politike dhe marrjes së një rezultati elektoral. Krahas ndjesës, i bëjmë thirrje SPAK-ut të zbardhë ngjarjen.

  • Incidenti me Bledion Nallbatin, Ivi Kaso kërkon ndjesë në emër të PD-së

    Incidenti me Bledion Nallbatin, Ivi Kaso kërkon ndjesë në emër të PD-së

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Korçë, kërkoi ndjesë për incidentin e një dite më parë ku u përfshi deputeti demokrat Bledion Nallbati.
    Megjithatë, në deklaratën për mediat, Kaso pretendoi se rasti po përdoret politikisht.
    “Në cilësinë time si drejtues i PD qarku Korçë, në emër të PD, përfitoj nga rasti që të rinovoj edhe njëherë kërkesën e ndjesës kundrejt gjithë qytetarëve që kanë ndjekur imazhet e incidentit të djeshëm. Lidhur me pjesën tonë të përgjegjësisë në këtë incident, u tërhoqëm pa dashjen tonë. Nga ana tjetër është përgjegjësia jonë që të denoncojmë menjëherë instrumentalizimin politik që po i bëhet kësaj ngjarje për interesa të ngushta personale të Niko Peleshit i cili është një person i përfshirë me përgjegjësi të drejtpërdrejtë në shkeljen e ligjit dhe në çdo lloj dezinformimi që po i bëhet opinionit publik për ngjarjen”.
    Kaso akuzoi drejtuesin politik të PD-së në qark, Niko Peleshin, për “keqpërdorim të Policisë së Shtetit, për të gjetur mënyrën për të përfshirë vëllain e deputetit Nallbati pavarësisht asaj që ka ndodhur”. Ai kërkoi nga SPAK të zbardhë ngjarjen.
    “Nëse faktohet nga SPAK, AMP, të cilët i ftuam ta hetojnë rastin, nëse faktohet telefonata dhe ndikimi i paligjshëm që deputeti Peleshi i bën drejtorit të policisë, jo vetëm për mbajtjen përgjegjës të një personi i cili në bazë të kodit penal nuk ka përgjegjësi penale lidhur me një ngjarje që vetë pala e dëmtuar nuk ka ngritur asnjë ankesë. Nëse faktohet pezullimi i drejtuesve të komisariatit të Devollit që kanë refuzuar ta shohin ngjarjen me syze politike dhe është urdhëruar transferimi i kësaj dosje dhe marrja e masës së ndalimit ndaj vëllait të Nallbatit, nëse faktohen që akuzat e ngritura janë me urdhër politik dhe jo me ankesë ligjore, atëherë kemi të bëjmë me rastin më flagrant të shpërdorimit të pushtetit të shtetit për interesa personale politike dhe marrjes së një rezultati elektoral. Krahas ndjesës, i bëjmë thirrje SPAK-ut të zbardhë ngjarjen”.

  • Incidenti me Bledion Nallbatin/ Ivi Kaso kërkon ndjesë në emër të PD-së: SPAK të zbardhë ngjarjen! Denoncojmë instrumentalizimin politik të rastit

    Incidenti me Bledion Nallbatin/ Ivi Kaso kërkon ndjesë në emër të PD-së: SPAK të zbardhë ngjarjen! Denoncojmë instrumentalizimin politik të rastit

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Korçë, kërkoi ndjesë për incidentin e një dite më parë ku u përfshi deputeti demokrat Bledion Nallbati.

    Megjithatë, në deklaratën për mediat, Kaso pretendoi se rasti po përdoret politikisht.
    “Në cilësinë time si drejtues i PD qarku Korçë, në emër të PD, përfitoj nga rasti që të rinovoj edhe njëherë kërkesën e ndjesës kundrejt gjithë qytetarëve që kanë ndjekur imazhet e incidentit të djeshëm. Lidhur me pjesën tonë të përgjegjësisë në këtë incident, u tërhoqëm pa dashjen tonë. Nga ana tjetër është përgjegjësia jonë që të denoncojmë menjëherë instrumentalizimin politik që po i bëhet kësaj ngjarje për interesa të ngushta personale të Niko Peleshit i cili është një person i përfshirë me përgjegjësi të drejtpërdrejtë në shkeljen e ligjit dhe në çdo lloj dezinformimi që po i bëhet opinionit publik për ngjarjen”.
    Kaso akuzoi drejtuesin politik të PD-së në qark, Niko Peleshin, për “keqpërdorim të Policisë së Shtetit, për të gjetur mënyrën për të përfshirë vëllain e deputetit Nallbati pavarësisht asaj që ka ndodhur”. Ai kërkoi nga SPAK të zbardhë ngjarjen.
    “Nëse faktohet nga SPAK, AMP, të cilët i ftuam ta hetojnë rastin, nëse faktohet telefonata dhe ndikimi i paligjshëm që deputeti Peleshi i bën drejtorit të policisë, jo vetëm për mbajtjen përgjegjës të një personi i cili në bazë të kodit penal nuk ka përgjegjësi penale lidhur me një ngjarje që vetë pala e dëmtuar nuk ka ngritur asnjë ankesë. Nëse faktohet pezullimi i drejtuesve të komisariatit të Devollit që kanë refuzuar ta shohin ngjarjen me syze politike dhe është urdhëruar transferimi i kësaj dosje dhe marrja e masës së ndalimit ndaj vëllait të Nallbatit, nëse faktohen që akuzat e ngritura janë me urdhër politik dhe jo me ankesë ligjore, atëherë kemi të bëjmë me rastin më flagrant të shpërdorimit të pushtetit të shtetit për interesa personale politike dhe marrjes së një rezultati elektoral. Krahas ndjesës, i bëjmë thirrje SPAK-ut të zbardhë ngjarjen”.

    Top Channel

  • Plagosja e 5-fishtë në Laç/ Policia zbardh ngjarjen, vihen në pranga 2 të rinj

    Plagosja e 5-fishtë në Laç/ Policia zbardh ngjarjen, vihen në pranga 2 të rinj

    Policia e Shtetit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme në Laç, ku mbetën të plagosur 5 persona.
    Uniformat blu njoftojnë se kanë vënë në pranga për ngjarjen, dy autorët që përdorën armët e zjarrit dhe për pasojë u plagosën këta shtetas.
    Gjithashtu janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta të përdorura nga autorët tashmë të arrestuar.
    Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur më datë 03.05.2025, rreth orës 13.27, në Laç, ku si pasojë i një konflikti u plagosën me arme zjarri 5 shtetas, grupi hetimor intensifikoi veprimet ndërkohë që forcat operacionale vijuan kontrollet në terren për kapjen e autorit.
    Nga tërësia e veprime hetimore të kryera deri tani, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për motive te dobëta (aksident rrugor me dëme shumë te vogla materiale) dhe me pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit.
    Nga këqyrja kamerave te sigurisë dhe në sajë të veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, është bërë e mundur sqarimi i dinamikes së ngjarjes, ku është dokumentuar se janë përdorur dy arme zjarri (pistoleta), një arme e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, te cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
    Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. Gj. 27 vjeç ( i cili mbeti i plagosur gjatë konflikti dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën) si dhe K. N. 28 vjeç, të dyshuar si autore për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,
    Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhe, për veprime te tjera hetimore./Opinion.al

  • Japoni/ 1 person përplas me makinë nxënësit e shkollës, vijojnë hetimet për ngjarjen

    Në qytetin japonez të Osakës është regjistruar një ngjarje e rëndë, ku një burrë është arrestuar pasi ka përplasur me makinën e tij disa nxënës shkolle.
    Sipas autoriteteve japoneze 7 prej nxënësve mbetën të plagosur, ndërkohë që e kanë cilësuar incidentin si një sulm të qëllimshëm.
    “Fëmijët, të cilët po ktheheshin në shtëpi në momentin e ngjarjes, janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Fatmirësisht, ata kanë qenë të vetëdijshëm gjatë gjithë kohës dhe nuk raportohen në rrezik për jetën”, raportojnë mediat vendase.
    Autori i sulmit, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, ka rrëfyer gjatë marrjes në pyetje se e ka kryer qëllimisht aktin. Ai është arrestuar nga policia me akuzën e tentativës për vrasje.
    Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur motivet e këtij sulmi tronditës.

  • EMRI/ Dy persona dhunojnë me sende të forta një qytetar, shoqërohet një nga të dyshuarit. Shkak një konflikt i vjetër

    EMRI/ Dy persona dhunojnë me sende të forta një qytetar, shoqërohet një nga të dyshuarit. Shkak një konflikt i vjetër

    Dhunohet nga dy persona me sende të forta një qytetar në Sarandë. Ngjarja ndodhi në rrugën  “Gjergj Araniti” në Sarandë ku shtetasi Orgito Brehama dyshohet se është qëlluar me dërrasë dhe me dorezë.

    Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë  një konflikt i mbartur prej datës  2 janar 2025, kur në fshatin Gjashtë pati përplasje të dhunshme dhe me armë mes disa personash. Për ngjarjen e sotme policia ka arritur të shoqërojë një  prej të dyshuarve, shtetasin Andrea Nanai. Po punohet për  kapjen edhe të të dyshuarit të dytë. Brehama ndërkohë po merr ndihmën e parë në urgjencën e Sarandës.Ngjarja në rrugën  “Gjergj Araniti” në Sarandë.

    Brehama dyshohet se është qëlluar me dërrasë dhe me dorezë.

    Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë  një konflikt i mbartur prej datës  2 janar 2025, kur në fshatin Gjashtë pati përplasje të dhunshme dhe me armë mes disa personash.

    Për ngjarjen e sotme policia ka arritur të shoqërojë një  prej të dyshuarve, shtetasin Andrea Nanai.

    Po punohet për  kapjen edhe të të dyshuarit të dytë. Brehama ndërkohë po merr ndihmën e parë në urgjencën e Sarandës.