Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, ku vajza 26-vjeçare Emanilda Rama mbyti me tel babanë e saj, Anesti Rama, ndërsa nëna bashkëpunoi për ta inskenuar ngjarjen si aksidentale.
Në dëshminë e saj në polici, e reja ka pranuar krimin duke deklaruar se babai i saj ishte fanatik dhe nuk e lejonte të dilte e të vishej si ajo donte.
Mësohet se vajza jetonte me prindërit pasi ishte ndarë nga partneri. Një ditë më parë vajza ka deklaruar ne polici se i ati kishte ndërruar jete, sepse ishte rrëzuar në tualet.
Pas hetimeve dhe kqyrjes paraprake të trupit të viktimës, grupi hetimor konstatoi se 56-vjeçari kishte shenja në fyt dhe se ishte mbytur.
Në këtë krim makabër në familje, policia thotë se me vajzën ka bashkëpunuar dhe e ëma, V. R., 53 vjeçe, duke tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës. Të dyja kanë pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, 26-vjeçarja ka njoftuar Policinë.
53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje.
Tag: ngjarjen
-

Zbardhet dëshmia e vajzës që vrau babanë: Nuk më linte te vishesha si doja
-

Plagosja me armë zjarri në Sarandë! Ndihmoi autorin, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim
Një 43-vjeçar është vënë në pranga, teksa ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e plagosjes në Sarandë.
Ai është akuzuar për ndihmë ndaj autorit të ngjarjes, teksa më pas është dhënë urdhri për ndalimin e tij.
“Në vijim të veprimeve lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në lagjen nr. 3, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria, datë 19.07.2025, për shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në Sarandë, i shpallur në kërkim si i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit””, njofton policia.
Policia e Sarandës zbardhi dhe dokumentoi plagosjen me armë të dy personave në qytetin bregdetar. Për ngjarjen janë shpallur në kërkim 4 persona, njëri prej të cilëve Ramadan Zoto, tentoi të vriste me armë zjarri dy të tjerë.
Një nga të plagosurit është vënë në pranga sepse ju gjet një arme. Sulmi me armë ndodhi në një lokal në lagjen 3 në Sarandë.
Policia thotë se ngjarja ndodhi pas një konflikti, por duket se ngjarja është shumë më e komplikuar. Dy të rinjtë që u plagosën ndodheshin prej gjashtë muajsh në Sarandë si pjesë e një grupi truprojash që ruan familjen e një shtetasi që është larguar në Dubai për shkak të një tjetër konflikti që kulmoi me vrasje një prej të cilave në Tiranë me eksploziv disa vite më parë.
Konflikti i ri është për një pjesë plazhi në qytetin e Sarandë, plazh që për katër vite e kishte me qira nga bashkia autori i plagosjes së djeshme.
Para dy muajsh, dy të rinjtë nga Tirana e kishin dëbuar me forcë nga plazhi për të cilin personi që jeton në Dubai kishte bërë një marrëveshje me një familje sarandiote që pretendon pronësinë.
Autori i plagosjes kishte kërkuar kthimin e parave të investimit dhe disa ditë më parë kishte patur konflikt dhe ishte lënduar nga truprojat dhe të enjten me armë në dorë i gjen dhe i qëllon duke i plagosur të dy të rinjtë që tashmë ndodhen jashtë rrezikut në spitalin e traumës në tiranëTop Channel
-

Dhunuan pronarin e hotelit në Ksamil, policia arreston tre persona, procedohet dhe një i mitur
Policia ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë, ku u dhunua fizikisht një 46-vjeçar, pronar i një hoteli në Ksamil.
Për ngjarjen janë arrestuar tre perona, ndërsa një 17-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, për shkak të moshës.
Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, pranë një plazhi publik në Ksamil, shtetasin Albert Pashaj 46 vjeç, banues në Tiranë, duke i shkaktuar dëmtime trupore.
Gjithashtu, lidhur me këtë ngjarje u procedua penalisht një bashkëshortja e të lënduarit 46-vjeçare, pasi pas konfliktit dyshohet se ka dëmtuar ambientin duke shkatërruar pajisje dhe sende të tjera në “beach bar”-in e shtetasit të arrestuar Agim Taraj.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. -

Zbardhet plagosja me armë në Sarandë, kush janë 4 personat e shpallur në kërkim
Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e të enjtes në një lokal pranë stadiumit, ku dy shtetas mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri.
Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim katër persona, shtetasit Erjon Canaj (36 vjeç), Artan Murtaj (43 vjeç), Klaus Jaçaj (31 vjeç) dhe Ramadan Zoti (43 vjeç), ky i fundit i dyshuar si autor i sulmit me armë që kishte për qëllim vrasjen e dy të rinjve nga Tirana, Ernest Lama (25 vjeç) dhe Gëzim Hajdaraj (33 vjeç).
Gjatë hetimeve, policia ka arrestuar edhe Gëzim Hajdarajn, një nga të plagosurit, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj tij u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip “Beretta” me një krehër dhe 9 fishekë. Hajdaraj po hetohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Nga hetimet paraprake rezulton se konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe ka eskaluar në përdorim të armëve. Ramadan Zoti dyshohet se ka qëlluar drejt Hajdarajt dhe Lamës, duke i plagosur rëndë të dy. Ata ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka sekuestruar si prova materiale 4 gëzhoja arme zjarri, një pistoletë dhe municione.
Policia po vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para drejtësisë. -

Vlorë – Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit në tentativën për vetëvrasje të një 17-vjeçareje
Në vijim të hetimeve për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 14.07.2025 në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës, ku një 17-vjeçare mbeti e plagosur rëndë pas tentativës për vetëvrasje me armë zjarri, policia ka sekuestruar armën e dyshuar si përdorur në këtë ngjarje.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Pistoleta u gjet e fshehur brenda një qeseje plastike në një vend grumbullimi materialesh pranë banesës së gjyshërve të të miturës. Arma do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të thelluara nga Instituti i Policisë Shkencore për të dokumentuar në mënyrë të plotë ngjarjen. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Materialet shtesë të hetimit janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë për veprime të mëtejshme ligjore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

“E hodhën me makinë në liqen, trupi…”, detaje tronditëse për ngjarjen e Matit
Të tjera detaje mësohen lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkopetit, ku një i ri u gjet i mbytur në liqen.
Sipas Klan News mësohet se një makinë dyshohet se ka shkuar në afërsi të banesës së 23-vjeçarit Renis Dobra, në Zenisht, dhe e kanë marrë të riun dhe kanë shkuar rreth 30 kilometra më larg.
Aty dyshohet se e kanë dhunuar dhe kanë kërkuar informacione nga ai, por më pas e kanë vrarë.
Të riun e kanë hedhur bashkë me makinën tip “Benz” në liqen, por gjatë kohës që makina binte poshtë, trupi ka dalë nga makina pak metra pa rënë në ujë.
Për grupin hetimor ka disa pista ku janë përqendruar hetimet.
Sipas burimeve, viktima rezulton me precedent të mëparshëm penal për lëndë narkotike në Gjermani, kur ishte në moshën 20-vjeç. Po vlerësohet si pistë, por hetimet janë përqendruar tek ndonjë parcelë kanabisi ose sherr për ndonjë vajzë.
I riu kishte një ditë që ishte raportuar i zhdukur nga familja.
Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë nisën kërkimet dhe, pas disa orësh, u gjet trupi i pajetë i 23-vjeçarit pranë liqenit të Shkopetit.
Viktima kishte shenja mavijosje në qafë, çka ngriti dyshimet e para për policinë se atë e kishin mbytur dhe makinën ia kishin hedhur në liqen. -

Sherri me armë në Tiranë, reagon policia: Një 26-vjeçar i lënduar, 4 në kërkim
Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me ngjarjen e mbrëmshme të ndodhur në zonën e “Ali Demit” në Tiranë ku u regjistruan të shtëna me armë zjarri pas një konflikti mes disa personave.
Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se si pasojë e sherrit ka mbetur i lënduar një 26-vjeçar, i cili mori ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Lexo edhe :Related Posts
Në kërkim, lidhur me ngjarjen janë shpallur katër persona, shtetasit F. D., 36 vjeç, D. Zh., 25 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe F. S., 27 vjeç.“Mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi”, këta shtetas dyshohet se janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin. Si pasojë është dëmtuar shtetasi G. K., 26 vjeç (i dyshuar i përfshirë në konflikt), i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njofton zyrtarisht policia.
Me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, pasi ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër.
Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv -

Thirrja nga kryetarja e AMA-s: Mos transmetoni pamjet e vrasjes së 14-vjeçarit! Çfarë janë këto media vrastare që e publikojnë?!
Pas 7 muajve nga ngjarja e rëndë ku 14- vjeçari Martin Cani u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij, sot janë publikuar pamjet e krimit makabër. Ky veprim ka bërë që kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi ti bëjë thirrje televizioneve që të mos transmetojnë pamjet e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, që përveçse shkelin etikën njerëzore janë edhe në shkelje të kodeve te profesionit dhe legjislacionit në fuqi.
Por edhe pa palajmërimin e AMA si ka mundësi që e publikojnë këtë vidoe? Çfarë këto media dhe portale që vetëm për të marrë klikime publikojnë një gjë vrastare? A kanë respekt për profesionin e tyre apo media është kthyer që pa asnjë Kod Etik turret të publikojë gjithçka, e cila nuk mund të publikohet?”Po ndjek me shumë shqetësim rrjedhën dhe shpejtësinë e shpërndarjes së një videoje që na kthen pas, në ngjarjen e rëndë që ndodhi në kryeqytet, nëntorin e vitit të kaluar, viktimë e së cilës mbeti një 14-vjeçar. Disa media po rendin të publikojnë pamjet e momentit të para dhe pas vrasjes së tij. E mirëkuptoj ndjeshmërinë e lartë mbarëshoqërore për ngjarjen që përbën motiv të mjaftueshëm angazhimi edhe për profesionistët e medias në përgjithësi, dhe asaj audiovizive në veçanti, të cilët kanë informuar dhe vazhdojnë të jenë të interesuar për ngjarjen apo hetimin që erdhi pas saj. E mirëkuptoj edhe dëshirën e mirë të tyre për të ndihmuar në sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thekson Krasniqi.
Sipas Krasniqit gara për shikueshmëri nuk duhet të vihet kurrë përpara etikës dhe zbatimit të ligjit që është plotësisht i qartë dhe i rreptë në këtë drejtim. ”Publikimi i pamjeve të tilla përbëjnë abuzim, me synim shfrytëzimin e ngjarjes nga këndvështrimi sensacional, duke lënë pas anën e saj njerëzore. Në emër të interesit më të lartë të fëmijës, respektit ndaj dhimbjes së familjarëve, ndjeshmërisë së mbarë opinionit publik shqiptar dhe detyrimit shoqëror gjithëpërfshirës, i bëj thirrje çdo OSHMA-je të mos transmetojë pamje të tilla”, theksoi Krasniqi.
Paralajmërim i AMA:
Po ndjek me shumë shqetësim rrjedhën dhe shpejtësinë e shpërndarjes së një videoje që na kthen pas, në ngjarjen e rëndë që ndodhi në kryeqytet, nëntorin e vitit të kaluar, viktimë e së cilës mbeti një 14-vjeçar. Disa media po rendin të publikojnë pamjet e momentit të para dhe pas vrasjes së tij.
E mirëkuptoj ndjeshmërinë e lartë mbarëshoqërore për ngjarjen që përbën motiv të mjaftueshëm angazhimi edhe për profesionistët e medias në përgjithësi, dhe asaj audiovizive në veçanti, të cilët kanë informuar dhe vazhdojnë të jenë të interesuar për ngjarjen apo hetimin që erdhi pas saj. E mirëkuptoj edhe dëshirën e mirë të tyre për të ndihmuar në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Por KUJDES!
Gara për shikueshmëri nuk duhet të vihet kurrë përpara etikës dhe zbatimit të ligjit që është plotësisht i qartë dhe i rreptë në këtë drejtim. Publikimi i pamjeve të tilla përbëjnë abuzim, me synim shfrytëzimin e ngjarjes nga këndvështrimi sensacional, duke lënë pas anën e saj njerëzore. Në emër të interesit më të lartë të fëmijës, respektit ndaj dhimbjes së familjarëve, ndjeshmërisë së mbarë opinionit publik shqiptar dhe detyrimit shoqëror gjithëpërfshirës, i bëj thirrje çdo OSHMA-je të mos transmetojë pamje të tilla
Të nderuar kolegë!
Ruani etikën!
Respektoni dhimbjen e humbjës së një fëmije!
Respektoni kodet profesionale dhe ligjin!
AMA është në ndjekje të çdo rasti dhe çdo shkelje do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi, por thirrja ime sot shkon për të gjithë profesionistët e medias që të mos lejojnë një shkelje që kushton shumë.
Mbetem shpresëplotë se reagimi i kolegëve të mi që drejtojnë edicionet informative dhe jo vetëm, do të jetë si i deritanishëm: I shpejtë, me përgjegjësi dhe konform ndërgjegjes njerëzore, etikës profesionale, por edhe standardeve e parashikuara në ligjin “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, në Kodin e Transmetimit dhe akteve të tjera nënligjore në fuqi -

Plagosja e 15-vjeçarit në piceri, flet nëna dhe babai: Donin të fshihnin ngjarjen! Fshinë gjakun dhe…
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosje me një armë stilolaps e regjistruar pak ditë më parë në një piceri në Tiranë. Nëna e 15-vjeçarit të plagosur ka folur në emisionin “Me Zemër të Hapur” teksa ka theksuar se është tentuar të fshehet ngjarja.
Nëna e të miturit u shpreh se në sy të djalit është bërë gjithçka që të fshihet ngjarja. Autori dhe bashkëpunëtorët e tij madje kanë kthyer ambulancën e parë që kanë njoftuar pasi nuk donin ta dërgonin në spital që ngjarja të dilte në dritë.
Ajo shton se djali është dërguar në spital me ambulancën e dytë pasi e kanë parë që po humb shumë gjak. Sipas tij ata i kanë thënë të miturit se ka plagosur një kapsoll dhe se nuk duhet të bëjë panik kot.
“Gjithçka që është bërë për të fshehur ngjarjen është bërë në sy të djalit. Djali ka dalë jashtë, por e morën e futën brenda që të mos e shiftë askush në përpjekje për të fshehur ngjarjen. Ambulancën e parë e kanë kthyer në përpjekje për të fshehur ngjarjen. Vetëm dy minuta larg ka qenë një spital privat, si të mos e marrë askush ta çojë. Vetëm kur djali ka humbur shumë gjak kanë njoftuar ambulancën e dytë që është vonuar 15 minuta. Djalit i kanë thënë plasi një kapsollë, mos bëj panik kot”, tha ajo.
Edhe babai i 15-vjeçarit ka rrëfyer detaje tronditëse nga momentet pas ngjarjes dhe përpjekjet për të fshehur të vërtetën.
“Gjendja e tij shëndetësore është pak më e mirë. Isha në punë në orën 5:30 dhe më mori kushëriri në telefon. Më tha që djali ishte dëmtuar pak tek qafa,” – tregon babai, i cili më pas është përballur me një realitet tronditës në spital. “E ç’të shihja… Djali i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për të hequr plumbin që kishte në qafë.”
Sipas dëshmisë së tij, është bërë përpjekje për të fshehur ngjarjen nga pronarët apo persona të tjerë të pranishëm. “Kanë fshirë gjurmët e gjakut me facoleta dhe më pas kanë shqyer pjesën e kamerave që filmojnë.”
“Plumbi është plumb pistolete, jo plumb stilolapsi”, tha më tej ai.
-

“Arma u shkrep vetë”/ Flet autori që plagosi të miturin në piceri
Foto ilustruese
TIRANË- Aldi Neziri, 21-vjeçari i arrestuar për plagosjen e adoleshentit 15-vjeç, brenda një picerie në zonën e Ali Demit, ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve. I riu pretendon se e gjitha ndodhi aksidentalisht, duke pretenduar se nuk e kishte për qëllim që ta plagoste kolegun e tij të punës. Në rrëfimin e tij para hetuesëve, sipas “EuroNews”, Neziri ka treguar se në momentin kur arma është shkrepur, ka qenë në të njëjtën tavolinë me të miturin.
“Arma u shkrep aksidentalisht. Nuk e kisha për qëllim ta plagosja,”-tha theksuar ai. Por ky version as nuk është konfirmuar dhe as nuk është mohuar nga i plagosuri. 15-vjeçari ka deklaruar për Policinë se nuk e kujton saktësisht se si ka ndodhur ngjarja, kjo për shkak të gjendjes së rënduar emocionale që pësoi pasi mori plumbin në qafë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa është shpallur në kërkim administratori i picerisë, Leonardo Mejdani, për të cilin dyshohet se ka pasur dijeni për ngjarjen. Por deri më tani nuk ka asnjë shenjë prej tij.Aldi Neziri, motoristi i picerisë ka qëlluar me armë zjarri-stilolaps kamerierin 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, që ndodhi më 1 qershor në ambientet e picerisë ‘Fantazia’ te “Ali Demi”. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar edhe Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala, punonjës të picerisë, pasi ata kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur pamjet filmike që mund të zbardhnin ngjarjen. Vetë Neziri pasi u arrestua deklaroi se armën e hodhi në zonën e ‘Don Boskos’./ZËRI