Tag: ngjarjen

  • Tiranë/Qëlloi me armë ndaj makinës, policia zbardh ngjarjen: 2 të arrestuar

    Tiranë/Qëlloi me armë ndaj makinës, policia zbardh ngjarjen: 2 të arrestuar

    Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen që ndodhi ditën e djeshme, në zonën e Kombinatit, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një makine. Atje lëviznin dy persona, shoferi 38-vjeçar dhe një pasagjer.
    Si autorë të ngjarjes janë arrestuar dy persona. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar që ka shtënë me kallashnikov dhe një 30-vjeçar që i jepte makinës në momentin e ngjarjes.
    Ndërkohë janë proceduar penalisht dy personat në makinën ndaj të cilës u qëllua me armë dhe dy persona të tjerë, të cilët sipas policisë janë konfliktuar fillimisht fizikisht me dy autorët.
    Njoftimi i policisë:
    Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 12:10, në Kombinat, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit R. K., 38 vjeç, dhe Zh. K., specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Tiranë dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në kuadër të operacionit “Quick Response”, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:
    A(V)., 28 vjeçB., 30 vjeç, të dy banues në KombinatGjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. K., Zh. K., F. K. dhe B. M.
    Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 4 shtetasit e proceduar penalisht janë konfliktuar fizikisht me 2 autorët e ngjarjes. Pas konfliktit, për motive të dobëta, shtetasi O. A(V). ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të 38-vjeçarit, ndërsa shtetasi S. B. drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri 28-vjeçari.

  • “S’jam mirë”, vdiq pas kontrollit te dentisti, dalin detaje për ngjarjen e rëndë në Devoll

    “S’jam mirë”, vdiq pas kontrollit te dentisti, dalin detaje për ngjarjen e rëndë në Devoll

    Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në Devoll, ku një 59-vjeçar humbi jetën sapo doli nga klinika dentare
    Burime nga hetimet bëjnë me dije se 59-vjeçari kishte shkuar në klinikën dentare së bashku me dy djemtë dhe dy të afërm. Pas mjekimit dentar, ku iu bë një mbushje, ai është ankuar disa herë, për gjendjen shëndetësore duke thënë: “S’jam mirë”.

  • Korçë/ Konflikt me thika , një person në gjendje të rëndë

    Korçë/ Konflikt me thika , një person në gjendje të rëndë

    Një person ka mbërritur në gjendje kritike për jetën në Spitalin Rajonal të Korçës pas një konflikti me thika.
    Sipas informacioneve të para, 27-vjeçari ka pësuar plagë të thella, të dyshuara se janë shkaktuar nga mjeti prerës, thikë.
    Ndërkohë autoritetet po zbardhin ngjarjen. Policia ka nisur hetimet dhe pritet të japë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.
     

  • Sërish sherr me thika në Korçë, një 40-vjeçar në gjendje kritike

    Sërish sherr me thika në Korçë, një 40-vjeçar në gjendje kritike

    Një 40-vjeçar ka mbërritur në gjendje kritike për jetën në Spitalin Rajonal të Korçës pas një konflikti me thika.

    Sipas burimeve, 40-vjeçari ka pësuar plagë të thella, të dyshuara se janë shkaktuar nga një mjet prerës, thika.

    Ndërkohë autoritetet po zbardhin ngjarjen. Policia ka nisur hetimet dhe pritet të japë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.

  • Hetimet për makinën e djegur në Korçë/ Procedohet dy persona, dhanë deklarime të rreme për ngjarjen

    Hetimet për makinën e djegur në Korçë/ Procedohet dy persona, dhanë deklarime të rreme për ngjarjen

    Djegia e një makine një ditë më parë në qytetin e Korçës, dyshohet se ishte e qëllimshme.

    Policia nisi hetimet për ngjarjen dhe procedoi penalisht dy persona, S. G., 30 vjeç dhe M. D., 42 vjeç, shokë me njëri-tjetrin, pasi dyshohet se kanë dhënë deklarime të rreme mbi rrethanat e djegies së automjetit të 30-vjeçarit, ditën e djeshme.
    Prokuroria vijon hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

    Top Channel

  • Plagosën me armë zjarri 27 vjeçarin/ Tiranë, policia zbardh ngjarjen, në pranga 3 persona, në kërkim një tjetër

    Plagosën me armë zjarri 27 vjeçarin/ Tiranë, policia zbardh ngjarjen, në pranga 3 persona, në kërkim një tjetër

    Mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spital ishte paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi R. Ç., 27 vjeç, pasi ishte plagosur me armë zjarri, në këmbë, Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Tiranë, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes,, ku në drejtimin e Prokurorisë, kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorëve.
    Në vijim të veprimeve për këtë rast:
    -u arrestuan shtetasit B. N., 47 vjeç dhe A. Ll., 42 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”;
    -u arrestua shtetasi I. K., 51 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;
    -shpallën në kërkim shtetasin S. N., 35 vjeç.
    Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasit B. N., 47 vjeç, A. Ll., 42 vjeç dhe S. N., 35 vjeç , gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin R. Ç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shtetasi I. K., 51 vjeç, nuk ka kallëzuar për ngjarjen.
    Gjithashtu, gjatë konfliktit ka mbetur i demtuar lehtë me sende të forta, shtetasi G. Sh., 42 vjeç, i cili ishte në shoqërinë e të dëmtuarit. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjore të ngjarjes si dhe lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit të shpallur në kërkim.

  • Gratë suliote nuk dorëzohen

    Gratë suliote nuk dorëzohen

    KUSH ISHTE ARMIKU?..

    Pamjet tregojnë ngjarjen në fshatin Rrënjasë. Trupat e Ali Pashës rrethuan disa gra suliote dhe ato, zgjodhën vdekjen në vend të robërisë.

    Kënga suliote në gjuhën shqipe, për ngjarjen e ilustruar:

    “Moskua në këmbë, foshnjën përdhe ka lënë,Qëllon a s’qëllon kjo grua, deli grua,Pushka top gjithçka zhurit.“Vështrojuni një çikë more, si jeni bërë meit!”

    Edhe muret u bënë hi, po Dhespua përherë në këmbë,Nuseve ç’u thërret, me zë e me gjëmë.“Skllave të turkut bija, a mund të bëhemi ne?Pas meje, mori nuse, vendin e kemi atje!”

    Piktura: Cesare dell’ Acqua – The Heroism of Despo/Fustanella (Paintings)

  • Policia zbardh ngjarjen e tritolit në Tiranë, shpallet në kërkim autori

    Policia zbardh ngjarjen e tritolit në Tiranë, shpallet në kërkim autori

    Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në kryeqytet më 24.07.2025, ku u vendos tritol në garazhin e E. Kosovës.
    Autori i dyshuar është identifikuar dhe shpallur në kërkim për ngjarjen, teksa është gjetur edhe makina me të cilën 36-vjeçari ka lëvizur.

    “Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Gjendet dhe automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit. Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin: K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë”, njoftojnë blutë.

    Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, në portën hyrëse të garazhit e E. Kosovës, 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • Plagosja me thikë në zemër e të riut në Vlorë, policia sqaron ngjarjen

    Plagosja me thikë në zemër e të riut në Vlorë, policia sqaron ngjarjen

    Një incident u shënua pasditen e sotme në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë, ku një 25-vjeçar u plagos me thikë afër zemrës.

    Policia ka dalë me një njoftim publik ku sqaron ngjarjen. Uniformat blu bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi me iniciale Sh.S., 24 vjeç është shpallur në kërkim.
    Njoftimi:
    Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. Sh., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes.
    Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

    Top Channel

  • Ngjarja në Fier/ Pas vrasjes, e dëmtuan edhe në pjesët intime, bashkëpunëtore e ëma e 26-vjeçares

    Ngjarja në Fier/ Pas vrasjes, e dëmtuan edhe në pjesët intime, bashkëpunëtore e ëma e 26-vjeçares

    Detaje të tjera mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, ku 26-vjeçarja Ermelinda Rama mbyti me tel të atin, Anesti Rama. Pas vrasjes në banesën e tyre, së bashku me të ëmën, kanë tentuar që të fshihnin ngjarjen duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Në pranga është vënë edhe e ëma.
    Sipas informacioneve, pasi e kanë mbytur me tel, e kanë dëmtuar në pjesët intime. Pasi vrau të atin, vajza telefonoi policinë duke pretenduar se babai kishte humbur jetën si pasojë e një ngjarje aksidentale. Por, pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, u krijuan dyshimet se 56-vjeçari nuk kishte humbur jetën aksidentalisht.
    Ajo ka pranuar më pas krimin në polici duke treguar edhe motivet që e çuan drejt këtij akti ekstrem. Sipas saj, i ati ishte fanatik dhe nuk e linte që të vishej si donte apo të argëtohej. Mësohet se 26-vjeçarja u ka thënë hetuesve se babai i ushtronte presion në përditshmërinë e saj dhe se kishte debate të shpeshta me të atin pasi nuk i jepte para kur ajo i kërkonte.
    gijotina.com/