Një konflikt mes tre personave ka degjeneruar në përdorimin e mjetit prerës thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e Ujit të Ftohtë.
Konflikti verbal i nisur në zonën e ujit të ftohtë në rrugë ka agravuar në shkelma dhe grushta dhe më pas në përdorimin e thikës. Ka mbetur i plagosur rëndë një person. Ai është dërguar me urgjencë në spital në gjendje tepër të rëndë ku ka marrë ndihmën mjekësore në kohë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve aktualisht.
Policia ka shoqëruar në komisariat personat e tjerë të përfshirë në konflikt. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Tag: ngjarja
-

Tepelenë, plagoset me thikë një person
-

Ngjarja e rëndë e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit me të vëllanë: Ishte i stresuar…
Paola Janaqi, motra e 36-vjeçarit shqiptar që u gjet i vdekur në banesë bashkë me gruan e tij, ka dhënë një prononcim për Top Channel, ku ka bërë thirrje që trupi i vëllait të saj të sillet në Shqipëri.
Ajo zbuloi detaje nga ngjarja tragjike, duke thënë se më vëllanë kishte folur një ditë para ngjarjes, dhe se i kishte thënë që kishte dalë xhiro pasi ishte i stresuar.
Më tej tha për gazetaren e TCH, Dhorjela Çule se e kishte telefonuar më vonë, por nuk i ishte përgjigjur thirrjeve.
“Unë dua që vëllanë ta sjellin këtu, se nuk kemi kushte, se mamaja nuk ka me një rrogë lan borxhet, s’ka ç’bën vetë. Dua vetëm vëllanë ta sjellin këtu, nuk duam gjë tjetër.
Me vëllain folëm dje, më tha që mirë jam po dal një xhiro se jam shumë i stresuar. Kishte si ankth, trembje, kaq më tha. Flasim më vonë më tha dhe nuk më telefonoi. I telefonova 2-3 herë nuk ma hapi më. Sot e morra vesh, më erdhën më thanë vdiq vëllai të bëheni të fortë, kaq më thanë mua. Nuk dinim që kishte konflikte, sa herë që flisnim thoshte mirë jemi, ti mos ki merak, kaq folëm dhe nuk më mori më në telefon. Kanë dy fëmijë. Thonë që fëmijët do t’i marri shteti, ne duam që fëmijët ti marrim këtu, i duam një ne dhe një nga gjyshja tjetër. I kemi plagë në zemër fëmijët. Fëmijët janë 9 vjeç dhe 3 vjeç. Nuk kemi folur dhe nuk duam të flasim me familjarët e nuses”, u shpreh ajo.
Andon Janaqi (36 vjeç) dhe Anjeza Zeneli (30 vjeçe), çifti shqiptar me origjinë nga Korça të cilët u gjetën pa shenja jete brenda banesës së tyre në Francë. -

Breshëri plumbash drejt 32-vjeçarit në Bulqizë, plagoset i riu! Ngjarja në derë të Komisariatit, autori arratiset
Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar mbrëmjen e kaluar në qytetin e Bulqizës. Alban Tançi është plagosur me dy plumba pas të shtënave me armë në drejtim të tij.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të komisariatit të Bulqizës ku 32-vjeçari Tançi po udhëtonte me automjetin e tij teksa autori i dyshuar i kësaj ngjarje shtetasi Halit Bajraktari ka hapur zjarr, duke e lënë të plagosur.
Sipas policisë, ngjarja e mbrëmshme ka ardhur si rezultat i një konflikti të mëparshëm mes Alban Tançit dhe Halit Bajraktarit, të dy 32 vjeç.Mësohet se Tançi ka marrë dy plumba në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shpallur në kërkim 32 vjeçarin Halit Bajraktari i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Mësohet se Alban Tançi është me precedent të mëparshëm në fushën e krimeve ndaj personit. Në vitin 2020 ai u arrestua nën akuzën e gjobëvënies ndaj një biznesmeni kromi, ndërsa në vitin 2019 ai kishte plagosur në dorë një shtetas për motive të dobëta. -

Ngjarja në Rinas: Në zonë nuk ndodhej ministri Vengu, por homologu malazez
Lajmet e qarkulluara në disa portale dhe rrjete sociale, sipas të cilave Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ndodhej në zonën e Aeroportit të Rinasit në momentin e atentatit ndaj Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, rezultojnë të pavërteta. Eskorta e delegacionit që ka kaluar ka qenë e ministrit të Malit të Zi.
Burime të sigurta nga Ministria e Mbrojtjes konfirmojnë për “Lexo.al” se ministri Vengu nuk ka qenë në vendngjarje, por ndodhej në Tiranë, ku kishte zhvilluar takime pune.
“Ministri Vengu nuk ka qenë as në eskortë dhe as pranë vendit të atentatit. Çdo pretendim në këtë drejtim është i pasaktë,” – thanë burimet.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së martës, më 11 nëntor, kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj një automjeti tip “Mercedes Benz S-Class”, duke lënë të vrarë Gilmando Danin dhe duke plagosur rëndë agjentin e AMP-së Muçi Shaljani.
Hetimet për ngjarjen vijojnë nga policia dhe prokuroria. -

Vrau shqiptaren Ilaria Sula, nesër del para gjykatës italiane 23-vjeçari
Pas më shumë se shtatë muajsh nga ngjarja që tronditi Italinë dhe Shqipërinë, autori i dyshuar i vrasjes së 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula do të dalë nesër para drejtësisë italiane.
Në Seksionin e Tretë të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tribunalin e Romës do të nisë gjyqi ndaj Mark Antony Samson, 23-vjeçarit me origjinë filipinase, i cili ka pranuar se vrau ish-të dashurën e tij shqiptare.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fund të marsit në banesën e familjes së Samsonit në Romë. Hetimet kanë zbuluar se Ilaria u godit me thikë, ndërsa trupi i saj u fsheh në një valixhe dhe u braktis në një zonë shkëmbore në periferi të kryeqytetit italian.
Prokuroria e akuzon Samsonin për vrasje me paramendim dhe fshehje të trupit, ndërsa rrethanat rënduese lidhen me marrëdhënien sentimentale që kishte me viktimën.
Në proces do të shqyrtohet edhe kërkesa për përfshirjen e palëve civile. Përveç familjes së vajzës, e përfaqësuar nga avokati Giuseppe Sforza, pjesë e procesit kërkojnë të jenë edhe Universiteti “La Sapienza”, ku studionte Ilaria, si dhe disa organizata që mbrojnë viktimat e dhunës ndaj grave. -

Përfshihet nga flakët mobileria në Vlorë, dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme
PAMJE NGA NGJARJA
VLORË-Kati i parë i një mobileri në Vlorë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 03:00. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në zona rreth saj. Sipas informacionve paraprake dyshohet se zjarri i rënë në mobileri është i qëllimshëm, ndërsa Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave. -

Qëlloi hajdutin gjatë tentativës për grabitje, ia hedh ‘paq’ pronari i shtëpisë. Meloni: Mbrojtja është gjithmonë legjitime
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 3 nëntorit në komunën e Rovigos, Itali, ku një 68-vjeçar ka qëlluar me armë ndaj një personi që tentoi të futej në banesën e tij.
Ngjarja ndodhi në zonën Grignano, në rrugën Scolo sinistro Valdentro, gjatë një tentative të dytë për grabitje në të njëjtën shtëpi.
Sipas hetimeve paraprake, grupi i hajdutëve, me fytyra të mbuluara, kishte kaluar gardhin e vilës për të hyrë brenda, por u përball me pronarin e shtëpisë, i cili mbante një armë zjarri të lejuar me leje. Burri, që jeton me bashkëshorten, hapi zjarr, duke plagosur njërin prej grabitësve, i cili më pas u arratis bashkë me bashkëpunëtorët e tij. Ende nuk dihet nëse ata u larguan me makinë apo në këmbë.
Policia e zonës ka nisur menjëherë kërkimet për identifikimin e autorëve dhe verifikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. Ndërkohë, Prokuroria e Rovigos ka hapur hetime kundër të panjohurve për “tentativë grabitjeje të rënduar”, ndërsa ka konfirmuar se 68-vjeçari nuk është nën hetim, falë ligjit të ri mbi legjitimitetin e mbrojtjes.
Reagimet:
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në Itali. Kryeministrja Giorgia Meloni u shpreh në rrjetet sociale: “Mbrojtja është gjithmonë legjitime.”
Në të njëjtën linjë, kryebashkiakja e Rovigos, Valeria Cittadin, shprehu solidaritet me 68-vjeçarin. “Kush ndodhet në një situatë të tillë meriton mbështetje të plotë. Pronësia private është e shenjtë dhe duhet mbrojtur nga personat me qëllime të këqija.”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi se në qytet po nis shërbimi i turnit të natës për policinë bashkiake, nga ora 17:00 deri në mesnatë, me synim që së shpejti të garantohet patrullim çdo natë.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal. Një banor tha për mediat italiane “Jam i shqetësuar si qytetar. Sot shtëpitë tona nuk janë më të sigurta, duhet të kemi alarm që bie ditë e natë. Mbrojtja e familjes dhe shtëpisë është e drejtë dhe e shenjtë.”
Ngjarja e Rovigos ka hapur sërish debatin publik në Itali për të drejtën e qytetarëve për t’u mbrojtur, veçanërisht pas ndryshimeve të reja ligjore që e konsiderojnë vetëmbrojtjen në banesë si të justifikuar, nëse ekziston një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj jetës apo pronës.Top Channel
-

Dhëndri vret dy vëllezërit e gruas. Si ndodhi ngjarja
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat dyshohet se janë vëllezër, ndërsa i dyshuari që është në arrati është dhëndër i tyre.
Sipas informacioneve fillestare, viktimat janë të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre. Ngjarja dyshohet se ka pasur motiv familjar, i cili kishte filluar më herët mes palëve.I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, sot ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë. Të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave, njëri në vendin e ngjarjes e tjetri rrugës për në spital.
Dyshohet se edhe vëllai i të dyshuarit kishte pasur konflikte të mëhershme me viktimat, të cilat mund të kenë shkaktuar rëndimin e situatës dhe shpërthimin e dhunës fatale.
-

Aksidentohet çifti i këngëtarëve shqiptar
Një ngjarje e papritur ka shkaktuar shqetësim te fansat e çiftit të njohur të muzikës popullore, Rita Haziri dhe Fidan Gashi, të cilët janë përfshirë në një aksident trafiku në Kosovë.
Sipas mediave ne Kosove, përplasja ka ndodhur në një nga akset rrugore kryesore të vendit, ndërsa fatmirësisht, ngjarja nuk ka pasur pasoja të rënda. Burime pranë çiftit kanë konfirmuar se të dy artistët kanë dalë nga automjeti pa lëndime serioze dhe janë transportuar menjëherë në spital për kontrolle mjekësore rutinë. Pas ekzaminimeve, mjekët kanë konfirmuar se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe se janë lënë të lirë.
Pas incidentit, Rita dhe Fidani janë shfaqur në rrjetet sociale me një reagim të përbashkët, ku kanë qetësuar publikun dhe ndjekësit e tyre të shumtë. “Jemi mirë, gjithçka është në rregull. Faleminderit për kujdesin dhe dashurinë që na keni treguar,”- kanë shkruar ata.
Screenshot
Ndjekësit kanë reaguar menjëherë me komente të shumta mbështetjeje, duke shprehur lehtësim që ngjarja nuk ka përfunduar me pasoja. Çifti, i njohur për bashkëpunimet e suksesshme në muzikën popullore dhe për lidhjen e tyre të fortë, ka marrë me qindra mesazhe ngushëllimi e urime për shërim të plotë.
Ngjarja ka shërbyer si kujtesë për rëndësinë e kujdesit në rrugë. -

Sherri në lokal te ‘Komuna e Parisit’, humb jetën kamerieri pas goditjes me thikë (Emri)
Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë ka marrë përmasa tragjike.
Raportohet se personi i plagosur gjatë konfliktit ka ndërruar jetë.
Viktima, i identifikuar si Indrit Salillari, ishte kamarier në të njëjtin lokal ku ndodhi ngjarja. Ai u godit me thikë nga kuzhinieri, Filip Shehu, pas një sherri të momentit.
Autori u arrestua menjëherë nga forcat e policisë pas krimit.