Tag: ngjarja

  • Ngjarja makabër në Romë, 22-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në valixhe

    Ngjarja makabër në Romë, 22-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në valixhe

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Plagosi me thikë bashkëmoshatarin në Sarandë, lirohet 17-vjeçari! Prokuroria: U vetëmbrojt

    Plagosi me thikë bashkëmoshatarin në Sarandë, lirohet 17-vjeçari! Prokuroria: U vetëmbrojt

    Gjykata e Sarandës ka liruar 17-vjeçarin K. Cora, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ai u arrestua nga policia si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të 17-vjeçarit B.
    Kalemi u godit tre herë me thikë në stomak dhe ije dhe u transportua drejt Spitalit të Vlorës për mjekim të specializuar, ndërkohë që Cora u ndalua nga policia. Në konflikt ishte i përfshirë edhe një person i tretë, shok i Kalemit, i cili u shoqërua në Komisariat për të dhënë deklarime.
    Pas hetimeve, Prokuroria e Sarandës konstatoi se ngjarja kishte rrjedhë tjetër nga sa u raportua fillimisht. Dyshohet se Kalemi ka tentuar të godasë i pari, ndërsa Cora ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes. Për këtë arsye, prokurorja Esmeranda Basho ndryshoi akuzën ndaj tij në “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe kërkoi vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit në flagrancë, si dhe caktimin e masës “Arrest në shtëpi”.
    Gjykatësja e hetimeve paraprake, Edona Vajushi, pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur të njëjtën masë sigurie për Corën, i cili brenda shtatë muajsh mbush moshën madhore. Sipas vendimit, ai duhet të qëndrojë në banesën e tij në lagjen nr. 4, rruga “Guri Nazifi”, Sarandë, me përjashtim të orareve të shkollës dhe aktiviteteve edukative, të cilat duhet të miratohen nga Prokuroria.
    Si ndodhi ngjarja?
    Ngjarja ndodhi më 27 mars në lagjen nr.1 të Sarandës, në rrugën “Bilal Golemi”, ku si pasojë e një konflikti mes adoleshentësh, 17 vjeçari K. Cora, goditi me thikë në stomak dhe dy herë në ije 17- vjeçarin tjetër B. Kalemi. Sipas burimeve, ai ndodhej i shoqëruar nga një shok i tij kur është përfshirë në konflikt me bashkëmoshatarin K. Cora. Pas ngjarjes i plagosuri u dërgua në spital për të marr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës.

  • Tentoi të grabisë një bankë, i riu vritet në shkëmbim zjarri me policinë

    Tentoi të grabisë një bankë, i riu vritet në shkëmbim zjarri me policinë

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Splitit në Kroaci mesditën e kwsaj tw premteje, ku një i ri mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me policinë. Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, kur i riu tentoi të grabiste një bankë në qendër të qytetit. Ai hyri i armatosur dhe kërcënoi punonjësit për t’i detyruar të dorëzonin paratë. Megjithatë, ndërhyrja e shpejtë e rojes së sigurisë bëri që ai të zmbrapsej dhe të largohej pa arritur qëllimin e tij.
    Në përpjekje për t’u arratisur, grabitësi u përball me një patrullë policie pranë bankës. Sipas dëshmitarëve, ai nxori armën dhe qëlloi drejt efektivëve, të cilët reaguan menjëherë duke hapur zjarr në kundërpërgjigje. Nga të shtënat, grabitësi mbeti i plagosur rëndë dhe humbi jetën në vendngjarje.
    Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetime për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes. Po ashtu, autoritetet po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të kuptuar nëse i dyshuari kishte ndonjë bashkëpunëtor apo nëse ngjarja ishte planifikuar më herët. Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët, të cilët u larguan me shpejtësi nga zona sapo dëgjuan të shtënat. Policia ka bërë thirrje për qetësi dhe ka siguruar qytetarët se situata është nën kontroll. Për momentin, nuk raportohet për viktima apo të lënduar të tjerë nga shkëmbimi i zjarrit.

  • Abuzoi me të miturën/ Ngjarja që tronditi Vlorën, Gjykata lë në burg Rinald Rakipajn

    Abuzoi me të miturën/ Ngjarja që tronditi Vlorën, Gjykata lë në burg Rinald Rakipajn

    Gjykata e Vlorës

    VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 40-vjecarin Rinald Rakipaj, i cili u vendos në pranga 2 ditë më parë. 40-vjeçari akuzohet për “marrëdhënie seksuale me të mitur “si dhe për “nxitje për përdorimin e drogës”. Ndaj edhe në seancën e sotme, gjyqtari Bevil Beqiraj pranoi kërkesën e Prokurorisë së Vlorës, duke e lënë në burg Rakipajn.
    Ngjarja e rëndë ndodhi 22 mars, ku Rakipaj, bashkë me një tjetër person për të cilin ka nisur procedimi penal kanë nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqet e saj, po ashtu të mitura që të shkojnë me to në hotel.

    Atje kanë konsumuar lëndë nakortike të llojit kokainë dhe më pas, 40-vjeçari ka kryer marrëdhënie me të miturën. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, dy adoleshentet e tjera kanë pohuar që kanë pirë lëndë narkotike me 33-vjeçarin, teksa kanë mohuar që të kenë kryer marrëdhënie seksuale./ZËRI
     

  • Dhunuan brutalisht qytetarin shurdh-memec! PAMJET nga momenti kur të rinjtë godasin 43-vjeçarin

    Dhunuan brutalisht qytetarin shurdh-memec! PAMJET nga momenti kur të rinjtë godasin 43-vjeçarin

    pamjet nga ngjarja

    LUSHNJË-Janë publikuar pamjet nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e enjte (20 mars) në Lushnjë, ku një 43-vjeçar, i cili as nuk dëgjon dhe as nuk flet është dhunuar nga dy persona të tjerë.
    Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë të cilat kanë fiksuar momentet e dhunës brutale të dy të rinjve Irdi Nasufi dhe 23-vjeçarit Enea Korreshi. Në video shihet momenti kur Enea Korreshi, 17 vjeç dhe Irdi Nasufi, 20 vjeç i afrohen Fabjol Hysit. Fillimisht një prej tyre e godet me diçka të fortë, teksa 43-vjeçari përpiqet të mbrohet dhe tërhiqet pas. Duke u përpjekur të shpëtojë, ai ndiqet dhe goditet derisa vihet përtokë nga agresorët dhe dhunohet pa mëshirë.

    Konkretisht Fabjol Hysi është sulmuar brutalisht nga dy të rinjtë, Enea Korreshi, 17 vjeç dhe Irdi Nasufi, 20 vjeç. Dy të rinjtë fillimisht e kanë trembur 43-vjeçarin dhe më pas e kanë ndjekur dhe kanë filluar ta godasin me grushte. Në sherr e sipër, 20-vjeçari Nasufi e ka goditur me një gur në kokë Hysin. Si pasojë e dhunës, Hysi ka pësuar fraktura në kafkë e hemorragji në tru dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë në luftë për jetën.

    Dy autorët kanë pranuar fajin duke treguar se si ka ndodhur ngjarja. Ata kanë thënë se mbrëmjen e 20 marsit janë shkëmbyer me Fabjol Hysin, të cilin e njihnin më pare. Sipas tyre, 44-vjeçari i ka ofenduar. Fillimisht dy autorët kanë nisur një tallje me të për shaka, por në momentin që Fabjol Hysa i ka ofenduar, e kanë goditur me grushte./ZËRI