Tag: ngërçi

  • Ngërçi me Kuvendin, Gashi: Partitë po luajnë më kartën e zgjedhjeve lokale dhe atë nacionaliste, kjo nuk i nevojitet Kosovës

    Ngërçi me Kuvendin, Gashi: Partitë po luajnë më kartën e zgjedhjeve lokale dhe atë nacionaliste, kjo nuk i nevojitet Kosovës

    Ish diplomati Flamur Gashi ka qenë i ftuar në edicionin e orës 19 në Syri tv. Ai në studio me moderatoren Armela Feërko ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë pas zgjedhjes së një kryetari të ri të Kuvendit në Kosovë.

    Flamur Gashi: Në fakt sikur sot u pa një dritë në fund të tunelit me zgjedhjen e kryetarit të ri të Parlamentit të Kosovës dhe të tre nënkryetarëve që me kushtetutë ju takojnë të tri partive të radhitura pas partisë së parë. Pra Vetëvendosja e ka Kryetarin e Kuvendit e ka edhe nënkryetaren e parë të parlamentit, pastaj nënkryetari i dytë i takon PDK dhe nënkryetari i tretë i takon LDK, plus dy nënkryetarë të tjerë që duhet të zgjidhen nga minoritetet.

    Me sa duket ngërçi mbeti tek zgjedhja e nënkryetarit të minoritetit serb të parlamentit.

    Kushtetuta e Republikës së Kosovës e ka të përcaktuar qartë pozicionin e nënkryetarëve të Parlamentit të Kosovës. Janë 5 nënkryetarë dhe dy prej tyre u takojnë minoriteteve. Përfaqësuesi i minoritetit serb duhet të propozohet nga të paktën 6 deputete të minoritetit serb ne parlament. Sot Sllavko Simiç është propozuar nga 9 deputetë serbë të parlamentit, ndërsa Nenad Rashiç është vetëpropozuar për nënkryetar të Kuvendit dhe këtu ka ndodhur ngërçi. Nëse do të pyetesha unë do të thoja të zgjidhej Rashiç pasi ai ka përfaqësuar shumë mirë minoritetin serb por ka përfaqësuar denjësisht edhe institucionet e Republikës së Kosovës. Por kushtetuta e Republikës së Kosovës është e qartë kur thotë se duhet të jetë i propozuar nga së paku 6 deputetë serbë të parlamentit. De fakto parlamenti i Republikës së Kosovës nuk quhet akoma i konstituuar pasi në kushtetutë thuhet se parlamenti quhet i konstituuar atëherë kur zgjidhen organet drejtuese të tij, kryetari dhe pesë nënkryetarët.

    Në fakt nuk duket se të gjitha palët kanë qëllim zgjedhjet e përgjithshme. Por të gjitha palët po luajnë për zgjedhjet lokale. Kjo është një lojë e pamoralshme e pa princip duke filluar nga partia kryesore por edhe nga partitë e tjera. Sepse po luajnë më kartën e zgjedhjeve lokale e me kartën nacionaliste etj etj, që në këto momente më se pakti i nevojitet Kosovës dhe situatës politike që po kalon rajoni. Dhe Kosova mund të këtë pasoja të mëdha nëse nuk orientohet mirë. Çdo vonese në zgjedhjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, çdo vonesë në krijimin e qeverisë së Kosovës është me pasoja të drejtpërdrejta për Kosovën.

  • Merr fund ngërçi politik/ Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës

    Merr fund ngërçi politik/ Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës të martën.
    Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
    Në prag të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryetari i partisë së dytë më të madhe parlamentare, PDK, Memli Krasniqi kërkoi takim konsultativ mes partive parlamentare.
    “Kërkesa për konsultë, sikurse atë ditë, edhe sot është për t’iu thënë Lëvizjes Vetëvendosje, se ai jeni i sigurt që dëshironi ta degradoni nivelin e përfaqësimit të Kuvendit të Kosovës duke e vendosur një kandidat, i cili, sipas neve, as nuk i plotëson kriteret e as nuk është i duhuri”, tha Krasniqi për media.
    Ai theksoi se nëse Lëvizja Vetëvendosje “vërtet konsideron se Dimal Basha është kandidati më i mirë që ata kanë, ne do ta votojmë, edhe pse nuk besojmë se një gjë e tillë qëndron”.
    PDK-ja ishte kritikuar që nuk e kishte votuar Bashën për kryetar të Kuvendit në seancën e kaluar, pasi ishte shprehur se do t’i votonte kandidatët e Vetëvendosjes që nuk ishin ministra në Qeverinë Kurti II.
    Seanca, që pritet të nisë në orën 11:00, do të vazhdojë aty ku u ndërpre dy ditë më parë, në pikën e tretë të tëndit të ditës, që është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
    Vetëm pas emërimit të kryetarit të ri dhe pesë nënkryetarëve kompletohet konstituimi i Kuvendit dhe hapet rruga për formimin e një qeverie të re.
    Kjo do të jetë hera e katërt që deputetët mblidhen për ta konstituuar Kuvendin që nga publikimi i plotë i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese më 18 gusht, i cili i urdhëron deputetët ta bëjnë Kuvendin e ri brenda një afati 30-ditor.

  • Ngërçi politik në Kosovë: Sot përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit

    Ngërçi politik në Kosovë: Sot përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit

    Kosova E Diel, 24 Gusht 2025 09:30
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të rikthehen sot në seancë nga ora 11:00, në një përpjekje të re për të konstituar legjislaturën e nëntë, pas aktgjykimit që i detyron të përfundojnë procesin brenda 30 ditësh.
    Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar tri herë të sigurojë shumicën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Fillimisht u propozua Albulena Haxhiu, e cila mori vetëm 57 vota. Pastaj, kandidatura e Donika Gërvallës u bllokua nga deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, për shkak të postimeve të vjetra që lidhnin bashkëshortin e saj me akuza të mëparshme. Tentativa e tretë solli Hekuran Muratin në garë, por edhe ai përfundoi me të njëjtin rezultat.

    Seanca e sotme pritet të tregojë nëse ngërçi politik do të tejkalohet, duke hapur rrugën për funksionimin normal të Kuvendit, i cili prej javësh është i bllokuar nga mosmarrëveshjet politike.

  • Ngërçi politik vazhdon në Kosovë, nuk ka konstituim të Kuvendit

    Ngërçi politik vazhdon në Kosovë, nuk ka konstituim të Kuvendit

    Ngërçi politik vazhdon në Kosovë. Deputetët as në tentimin e dytë, që vjen pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk kanë arritur të zgjedhin kryeparlamentarin e ri.
    Të pranishëm në sallë ishin 115 deputetë. Kësaj here, LVV propozoi Hekuran Muratin për kryeparlamentar, por as ky propozim nuk mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

    Propozimin e tij para deputetëve e bëri Donika Gërvalla. Murati mori vetëm 57 vota pro, 51 kundër dhe gjashtë abstenuan.
    Kryesuesi i seancës për konstituimin e Kuvendit, Avni Dehari njoftoi se emri i propozuar nga Vetëvendosje nuk mori votat e nevojshme dhe në këto kushte tha se seanca e radhës do jetë më 24 gusht, në orën 11:00.

  • “Prisja më shumë nga Kosova”/ Ngërçi politik, reagon analisti: Rast i paprecedentë, në sistemin e tyre

    “Prisja më shumë nga Kosova”/ Ngërçi politik, reagon analisti: Rast i paprecedentë, në sistemin e tyre

    Analisti politik Ermal Hasimja, i ftuar në një studio televizive komentoi krizën politike që prej muajsh ka përfshirë Kosovën, ku Kuvendi ende nuk është konstituar pas zgjedhjeve të mbajtura.
    “Ngërçi politik në Kosovë është një rast i papërshtikuar në sistemin e tyre. Prisja më shumë nga Kosova, e cila na ka dhënë leksione demokracie nga mënyra korrekte si i ka zhvilluar zgjedhjet dhe si i ka ndërtuar institucionet e veta,” tha Hasimja.
    Ai u shpreh se përplasjet e partive politike kanë bllokuar funksionimin normal të institucioneve, duke vënë interesat partiake mbi interesin publik:
    “Palët politike nuk kanë arritur të tejkalojnë interesat partiake për të zgjidhur krizën në parlament, me konstituimin që vijon të mos bëhet prej muajsh pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë”, shtoi ai mes të tjerash.

  • Seanca konstituive për Kuvendin rinis me dy dështime, vijon ngërçi politik në Kosovë

    Seanca konstituive për Kuvendin rinis me dy dështime, vijon ngërçi politik në Kosovë

    Kosova nuk ka arritur ende të dalë nga ngërçi politik në të cilin është futur prej 15 prillit. Pas publikimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës u mblodh sot për rë rinisur seancat konstituive, por takimi përfundoi me dy dështime të reja.
    Fillimisht, Lëvizja Vetëvendosje propozoi si kryetare Kuvendi sërish  Albulena Haxhiun dhe më pas Donika Gërvallën. Por asnjëra prej tyre nuk arriti të marrë 61 votat e nevojshme për tu zgjedhur kryetare Kuvendi. Secila mori nga 57 vota pro, 56 kundër e nga 3 abstenime. Pas dështimit, seanca e radhës është shtyrë për më datë 22 gusht.
    Menjëherë erdhën edhe reagimet nga partitë opozitare. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se partia e tij vazhdon me qëndrimin se voton vetëm një kandidat nga LVV-ja për kryeparlamentar që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit.
    “Nëse duan zgjidhje, sot mund ta përfundonin këtë punë”, tha ai, duke shtuar se nuk ka votë për Albulena Haxhiun dhe për dikë që ka qenë ministër.

  • Vijon ngërçi politik në Kosovë. Dështon për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit

    Vijon ngërçi politik në Kosovë. Dështon për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit

    Edhe tentativa e 50-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës ka dështuar, duke thelluar krizën institucionale që po zvarritet prej muajsh tashmë. Mungesa e konsensusit mes partive politike vazhdon të jetë pengesa kryesore për formimin e institucioneve të reja.
    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se përpjekja e radhës do të zhvillohet të mërkurën, në orën 11:00.

    Në thelb të bllokadës mbetet mosmarrëveshja për krijimin e komisionit që do të organizonte votimin për kryetarin e Kuvendit. LVV këmbëngul për kandidaturën e saj, Albulena Haxhiu, dhe për një votim të fshehtë, ndërsa PDK, LDK, Lista Serbe, AAK dhe Nisma vazhdojnë të kundërshtojnë.
    Në seancën e sotme, nga 104 deputetë të pranishëm, vetëm 53 votuan pro ngritjes së komisionit, numër i pamjaftueshëm për miratimin e tij.
    Kjo situatë vjen vetëm pak ditë përpara përfundimit të afatit kushtetues 30-ditor, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese me vendimin KO124/25, i cili kërkon që Kuvendi të konstituohet brenda datës 26 korrik 2025.

  • Ngërçi politik në Kosovë/ Spahiu: Asnjë institucion nuk funksionon, kaos i qëllimshëm për pushtet

    Ngërçi politik në Kosovë/ Spahiu: Asnjë institucion nuk funksionon, kaos i qëllimshëm për pushtet

    Profesori Nexhmedin Spahiu, i ftuar në “Intervistën e Ditës” në Syri TV, tha se ngërçi politik në Kosovë nuk është as rastësi e as paaftësi, por një situatë e krijuar me qëllim nga partitë politike dhe institucionet, për të mbrojtur interesat e tyre.

    Sipas tij, qytetarët janë të vetmit që humbasin në këtë kaos institucional, ndërsa pushteti dhe opozita po e mbajnë vendin peng për pazare dhe llogari personale.

    Spahiu akuzoi edhe Gjykatën Kushtetuese si pjesë aktive të bllokadës, duke theksuar se kriza është duke u përdorur si mjet për të qëndruar në poste, edhe pa legjitimitet politik.

    Pjesë nga intervista:

    Ngërçi politik në Kosovë i intereson të gjithëve, përveç qytetarëve kosovarë, të cilët paguajnë taksa për shërbime që nuk i marrin. Si pasojë e kësaj situate, as Parlamenti, as Qeveria, as Presidentja dhe as Gjykata Kushtetuese nuk e bëjnë punën e tyre, sepse të gjithëve u leverdis kjo gjendje kaosi. Të gjithë shohin interesin e tyre në këtë situatë, dhe në një sistem me vlera të dobëta, kjo është përgjigjja për atë që po ndodh sot në Kosovë.

    Interesi i partisë në pushtet është që të mbajë një qeveri në detyrë, pasi nuk po arrin të krijojë shumicën e nevojshme parlamentare. Ajo nuk dëshiron të ndajë pushtetin, nuk do që Fatmir Limaj të marrë postin e kryetarit të Kuvendit, dhe për këtë arsye po shfrytëzon një vendim të diskutueshëm të Gjykatës Kushtetuese të vitit [mungon viti], e cila në atë kohë mori një vendim për të mbajtur Thaçin në pushtet, duke e interpretuar se posti i kryetarit të Kuvendit i takon partisë së parë që del nga zgjedhjet, dhe jo asaj që ka shumicën e votave. Vendimi ishte absurd: nëse i takon partisë së parë, përse duhet të votohet? Nëse votohet, duhet ta fitojë ai që merr më shumë vota. Ky vendim absurd ka mbetur peng për Kosovën edhe sot dhe po shfrytëzohet nga Albin Kurti.

    Opozita nuk ka interes të bëhet konstituimi i institucioneve, sepse ka frikë se Albin Kurti nuk do të arrijë të formojë qeverinë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja – diçka që nuk i leverdis.

    Ka edhe aktorë jashtë parlamentit që nuk janë të interesuar për zgjedhjen e institucioneve. Një prej tyre është Presidentja, së cilës i përfundon mandati pas disa muajsh. Duke qenë se ka humbur përkrahjen dhe ka prishur marrëdhëniet me shumicën e spektrit politik, ajo nuk ka asnjë shans të rizgjidhet. Prandaj, e vetmja mundësi që ajo sheh për të qëndruar në post, është krijimi i një ngërçi politik të tillë që do të detyrojë ndërkombëtarët të ndërhyjnë në Kosovë me shpresën se në atë rast do të imponohet si presidente.

    Gjykata Kushtetuese kishte mundësinë të korrigjonte vendimin e gabuar të së kaluarës, ta shpallte të pavlefshëm dhe t’i jepte zgjidhje situatës, por edhe aty ekziston një konflikt interesi. Në rast se presidentes i përfundon mandati dhe nuk ka kryetar Kuvendi, detyrën e ushtruesit të presidentit e merr kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Kjo është arsyeja pse edhe Gjykatës i leverdis që ngërçi të vazhdojë.

    Zgjedhjet lokale nuk rrezikohen, sepse presidentja është ende në mandat deri në përfundimin e tyre, kështu që ato do të mbahen. Ndoshta ato do të ndihmojnë disi në kthjellimin e situatës politike, pasi do të shërbejnë si një matje e forcave reale politike.

    Megjithatë, zgjedhjet e parakohshme mbeten një opsion i pashmangshëm për sa kohë situata mbetet e tillë dhe nuk ekziston një vullnet tjetër politik për ta zgjidhur.

  • Ngërçi në Kuvend, përfundon takimi Kurti-Limaj. Do të ndërrohet kandidati?

    Ngërçi në Kuvend, përfundon takimi Kurti-Limaj. Do të ndërrohet kandidati?

    Kosova E Shtunë, 19 Korrik 2025 17:48
    Ka përfunduar takimi mes dy liderëve të partive politike, NISMA dhe Vetëvendosje, të Fatmir Limajt me Albin Kurtin. Nuk ka informacione rreth marrëveshjes të mundshme mes tyre.
    Kuvendi i Kosovës është në situatë të ngërçit politik, pasi legjislatura e nëntë nuk ka arritur ende konstituimin e institucionit legjislativ të Kosovës.

    Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese u ka lënë hapësirë 30 ditë deputetëve për konstituimin e Kuvendit, teksa ky afat përfundon në fund të muajit ende nuk dihet se cili do të jetë skenari tjetër në rast dështimi.

  • Ngërçi politik/ Sot tentativa e 46-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Ngërçi politik/ Sot tentativa e 46-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Kjo është tentativa e 46-të për konstituimin e Kuvendit. Nga ora 11:00 deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish për të konstituar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjdhjet e 9 shkurtit.
    Këtë të diel, do të mbahet seanca konstituive e kuvendit të Kosovës. Aktualisht konstituimi ka mbetur i bllokuar te pika e zgjedhjes së kryetarit të kuvendit.
    Vetëvendosja si parti e parë ka propozuar Albulena Haxhiun, e cila nuk ka gjetur mbështetjen tek opozita.