Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaroi gazetarët se nuk ka një njoftim zyrtar sa i përket raportimeve që Belinda Balluku është pezulluar nga detyra e zv. kryeministres.
Një vendim që do të prekte drejtpërdrejtë qeverinë e Edi Ramës, me kryeministrin të detyruar për të ndërhyrë në strukturën qeverisëse.
Legjislacioni shqiptar ia reflekton diçka të tillë, pikërisht në nenin 95 të Kushtetutës së Shqipërisë. Ky nen parashikon se Këshilli i Ministrave është i përbërë nga tre hallka kryesore: Kryeministri, Zv. Kryeministri dhe ministrat. Në këtë rast, një vendim për pezullimin e Ballukut nga detyra e saj çon në ngërç qeverinë Rama që i duhet doemos zëvendësi për punën e Këshillit të Ministrave.
Lidhur më këtë çështje, Newsbomb.al kontaktoi profesoreshën e njohur, Aurela Anastasi. Konstitucionalistja tregoi se çfarë ndodh në një rast të tillë, kur një zyrtar i lartë i qeverisë me funksion ekzekutiv pezullohet me vendim gjykate, në këtë rast zv. kryeministrja.
Shkurtimisht, Anastasi u shpreh: “Kryeministri është kompetent dhe e vlerëson. Ai mund ta shkarkojë dhe ta zëvendësojë në mënyrë të përkohshme! Nuk shoh ndonjë bazë ligjore”.
Tag: ngërç
-

GJKKO “vë në ngërç” qeverinë, Konstitucionalistja Aurela Anastasi tregon lëvizjet e Edi Ramës
-

“Presidenti ka futur në ngërç Kushtetuesen”, Bardhi: Është marrë peng betimi i Asim Vokshit
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke thënë se ka futur në ngërç Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Bardhit, kreu i shtetit prej 47 ditësh ka marrë peng procedurën e betimit të gjyqtarit kushtetues Asim Vokshi.
“Presidenti i Republikës prej 47 DITËSH ka marrë peng procedurën e betimit dhe fillimit të detyrës të gjyqtarit kushtetues të zgjedhur Asim Vokshi, duke futur në ngërç kushtetues vetë Gjykatën Kushtetuese.
Kjo sjellje e Presidentit të Republikës, pa dhënë asnjë shpjegim publik të arsyeshëm, është një tjetër dëshmi se ai e ka humbur me kohë rolin e tij si Kryetar i Shtetit dhe garant i Kushtetutës.
Ndërkohë që nuk pritet asnjë reflektim nga Bajram Begaj, apeloj Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese të reagojnë menjëherë ndaj kësaj përdhosjeje që po i bëhet autoritetit të dy gjykatave më të larta në vend nga një njeri tërësisht i papërgjegjshëm, i marrë peng nga Edi Rama për aferat e tij të paligjshme dhe korruptive, qoftë si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ashtu edhe si President i Republikës”, shkruan mes të tjerash Bardhi. -

“Kandidatura e PD për Tiranën, në ngërç”/ Ilir Alimehmeti: Zgjedhjet në Tiranë, shans i artë për opozitën
Kreu i këshilltarëve bashkiakë demokratë, Ilir Alimehmeti thotë se aktualisht, kandidatura e PD për Tiranën, është në ngërç.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Alimehmeti u shpreh se ekzekutimi politik i Erion Veliajt nga kryeministri Edi Rama dhe mbajtja e zgjedhjeve në Tiranë, është shans i artë për opozitën.
“Nuk e di. Unë dua të them diçka. Kam një parim, ne kishim mision largimin e Erion Veliajt. Opozita këtë e ka shansin e artë. Është dashur të punohej me dy duar. Njëra dorë, ishte ajo e goditjes. Nga krahu tjetër, është dashur punimi me ekipin për Tiranën. Kjo dorë e dytë nuk ka punuar aq mirë sa dora e parë. Do duhej të ishte punuar më përpara, dihej që kjo ditë do vinte. Të paktën që nga 10 shkurti. Unë i dua një orë e më parë, shpejtësia e përgatitjes duhet një orë e më parë. Erion Veliaj u ekzekutua politikisht nga Edi Rama. Ne duhet ta shfrtyrëzojmë këtë moment, me një kandidaturë të qartë. Do duhet të kishim qenë më përpara. Një orë e më parë duhen bërë gati për fushatën e radhës. Gafa e PD ka qenë moshyrja në zgjedhjet e 2019, dhe e paguan haraçin në 2021. Unë kam për detyrë të përdor çdo mjet, që të shihet, nëse nuk shihet”, theksoi ai. -

‘Rama ia dha kohën por Veliaj nuk u tërhoq’, analisti: Kryeministri ruan kontrollin absolut në PS
Analisti Rezart Kthupi thotë se kryeministri Edi Rama i dha kohë Erion Veliajt që të jepte dorëheqjen nga kreu i Bashkisë Tiranë, por ai nuk e bëri.
Në një emision televiziv, Kthupi u shpreh se kemi një ngërç ligjor, pasi nuk ka zgjidhje politike.
“Vendimi është super politik në rastin konkret. Mbyllja e këtij cikli, nuk është vetëm shqiptar. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit ka opsionin më të mirë për të garuar. Kur je kryetar i bashkisë më i madh në vend, politikisht kërkon të shkon në pozitën e kryeministrit. Duke mbyllur këtu jep dy mesazhe. E para, unë nuk kam ndërmend të lëviz nga kreytari i PS dhe kryeministër. E dyta, kushdo që do jetë pasues i Ramës, duhet të jetë zgjedhje e Ramës. Në këtë pikë, e ka mbyllur diktatin absolut që ka mbi PS. Jemi në një cikël të ri. E filloi që me shkarkimin e drejtorëve të bashkive. Politikisht, zoti Veliaj duhet ta jepte dorëheqjen kohë më përpara. Rama i ka dhënë kohë të reagonte politikisht. Do çlironte një ngërç, kemi një ngërç ligjor sepse nuk kemi zgjidhje politike.”, theksoi ai. -

“Asnjë telefonatë me presidentin Trump?”/ A ka një ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Pse do bëj…
Në emisionin “Opinion” kryeministri Edi Rama ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me SHBA. I pyetur nëse mes tij dhe administratës “Trump” ekziston një ngërç, Rama e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se marrëdhëniet janë në nivelin më të lartë.
Duket se ka një ngërç në raportet me SHBA..
Ngërç?! Pse?!
Nuk ju kam parë që të takoni asnjë nga zyrtarët e lartë të administratës “Trump”.
Me kë zyrtarët të lartëtë administratës?
Asnjë telefonatë me presidentit për shembull.
Pse do bëj në telefonatë me presidentin?
Çfarë po ndodh?
Asgjë nuk po ndodh. Marrëdhëniet me SHBA janë në nivelin më të mirë. -

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…
Në një emision televziiv kryeministri Edi Rama ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me SHBA. I pyetur nëse mes tij dhe asministratës “Trump” ekziston një ngërç, Rama e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se marrëdhëniet janë në nivelin më të lartë.
Duket se ka një ngërç në raportet me SHBA..
Ngërç?! Pse?!Nuk ju kam parë që të takoni asnjë nga zyrtarët e lartë të administratës “Trump”.
Me kë zyrtarët të lartëtë administratës?
Asnjë telefonatë me presidentit për shembull.
Pse do bëj në telefonatë me presidentin?
Çfarë po ndodh?
Asgjë nuk po ndodh. Marrëdhëniet me SHBA janë në nivelin më të mirë -

BE lavdëron SPAK, por kritikon sistemin/ Karamuço: Reforma në drejtësi në ngërç, pa rezultate për krimet zgjedhore
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi mbi ngadalësimin e proceseve hetimore dhe sfidat në zbatimin e reformës në drejtësi, duke reflektuar shqetësimet e ngritura edhe në raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Raport i cili nga njëra anë lavdëroi punën e SPAK, por nga ana tjetër kritikoi sistemin në KLP dhe në KLGJ.
Sipas Karamuços, pas një periudhe të karakterizuar nga arrestime dhe operacione të mëdha, ka një ngecje të dukshme, veçanërisht që nga muaji shkurt, e cila u thellua gjatë fushatës zgjedhore, ndonëse ishte premtuar e kundërta.
Ai theksoi se ende mungon një qasje efektive për hetimin e krimeve zgjedhore dhe kërkoi mënyra të reja për përgjim në kohë reale, ndërsa nënvizoi se problemi nuk qëndron vetëm te institucionet, por edhe te infrastruktura e munguar dhe pengesat strukturore që kanë sjellë një ngërç në funksionimin e drejtësisë.
“Ka humbur pak atë që ne herë pa here ishim mësuar që ne të kishim arrestime apo operacione të mëdha, ka ngecur në disa gjëra, por mendoj se do të dalin edhe ato nga vera. Do të zëvendësojnë kohën që nuk pati lëvizje, sidomos nga shkurti.
Thanë që nuk do të ndalohemi as një fushatë dhe as në zgjedhje, dhe ndodhi krejt e kundërti e cila më pas u cilësua si një heshtje zgjedhore. Gazetarët shpesh thonë se do të ketë arrestime për krimet zgjedhore, por unë ende nuk shikoj dritë në fund të tunelit. Duhet gjetur një gjejnë mënyra të reja për të përgjuar bisedat në kohë reale. Duhet të ecin më shumë përpara.
Ka një çështje që duhen zgjidhur, pasi ne po shikojmë që disa gjëra nuk po ecin në reformën në drejtësi. Kemi probleme edhe infrastrukturore, të drejtësisë së munguar që kanë çuar në ngërç, duhet të kompromis”, tha Karamuço. -

Ja sinjalin që nuk duhet ta injoroni, kur zgjoheni nga dhimbja e këmbës përgjatë natës
Një gjumë i qetë mund të ndërpritet papritur nga një dhimbje e fortë në këmbë. Muskuli shtrëngohet, tkurrjet janë të pavullnetshme dhe të dhimbshme, një përvojë që miliona njerëz përjetojnë çdo vit. Kjo ndjesi njihet si ngërç nate dhe, ndonëse shpesh konsiderohet një shqetësim i përkohshëm, ajo mund të jetë një sinjal paralajmërues i trupit për probleme më të thella.
Ngërçet muskulore të natës janë kontraktime të papritura dhe të pakontrollueshme të muskujve, zakonisht në këmbë apo shputa, që ndodhin gjatë gjumit. Shumicën e rasteve janë të shkurtër, por dhimbja mund të jetë e mprehtë dhe e mjaftueshme për të prishur gjumin. Kjo gjendje është më e zakonshme tek të moshuarit, gratë shtatzëna dhe njerëzit me mënyrë jetese sedentare.
Arsyeja kryesore është kombinimi i pushimit të zgjatur dhe pozicioneve të pavolitshme të trupit gjatë gjumit. Kur trupi është i palëvizshëm për orë të tëra, muskujt bëhen më të ndjeshëm ndaj spazmave. Qarkullimi i gjakut gjithashtu ngadalësohet në gjendje të shtrirë, duke ndikuar në furnizimin me oksigjen dhe elektrolite.
Disa pozicione gjumi mund të shtypin nervat ose enët e gjakut, duke shkaktuar tension të pavetëdijshëm muskulor që çon në ngërç.
Sipas informacioneve këto janë shkaqet kryesore të ngërçeve të natës:
1.Dehidratimi: Mungesa e lëngjeve prish balancën minerale në trup.
2.Mungesa e elektroliteve: Nivelet e ulëta të magnezit, kaliumit dhe kalciumit rrisin rrezikun e ngërçeve.
3.Mungesa e aktivitetit fizik: Një mënyrë jetese sedentare e dobëson tonin muskulor.
4.Lodhja e muskujve: Ushtrimet intensive pa shtrirje e bëjnë muskulin më të prirë për ngërç.
5.Qarkullimi i dobët i gjakut: Mund të vijë nga sëmundje vaskulare apo qëndrime të gabuara.
6.Ndryshimet hormonale: Sidomos gjatë shtatzënisë, ndikojnë në qarkullim dhe ndjeshmëri muskulore.
7.Pozicionet e këqija gjatë gjumit: Kompresimi i nervave mund të nxisë spazma.Në shumicën e rasteve, ngërçet e natës nuk janë të rrezikshme. Megjithatë, nëse ato ndodhin shpesh, prishin gjumin çdo natë, ose shoqërohen me simptoma si ënjtje, dobësi ose mpirje, duhet të konsultoheni me një mjek. Këto mund të jenë shenja të sëmundjeve neurologjike apo të qarkullimit të gjakut.
Ekspertët rekomandojnë disa masa të thjeshta por efektive për të zvogëluar mundësinë e ngërçeve:
-Pini ujë gjatë gjithë ditës për të mbajtur trupin të hidratuar.
-Konsumoni ushqime të pasura me magnez, kalium dhe kalcium (banane, spinaq, qumësht, arra).
-Bëni shtrirje të lehta para gjumit, veçanërisht për këmbët dhe shputat.
-Shmangni pozicionet e pakëndshme në shtrat, sidomos kryqëzimin e këmbëve.
-Pas ushtrimeve fizike, bëni gjithmonë ushtrime shtrirjeje.Ngërçet e natës janë një simptomë që nuk duhet injoruar. Edhe pse shpesh kalojnë vetë, ato mund të jenë një thirrje që trupi ka nevojë për më shumë kujdes, lëvizje dhe ushqim të duhur. Një kombinim i zakoneve të shëndetshme dhe vëmendjes ndaj sinjaleve të trupit është çelësi për një gjumë pa dhimbje dhe më të qetë. Syri.net-iefimerida
-

Kurti kërkon zgjidhje me votim të fshehtë, Kuvendi në ngërç për herë të 21-të
Kosova vijon të mbetet e zhytur në një ngërç institucional, pasi deputetët e Kuvendit kanë dështuar për herë të 21-të të konstituojnë legjislaturën e re, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se mënyra e vetme për të dalë nga ky bllokim është votimi i fshehtë për kryetarin e Kuvendit.“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. Përgjigja është votimi i fshehtë, për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës, po e pamundëson kuorumin”, deklaroi Kurti të hënën para gazetarëve, duke mbrojtur kandidaturën e vetme të Vetëvendosjes për këtë post.Seanca e fundit u ndërpre sërish të dielën dhe do të rinisë më 27 maj në orën 11:00. Në votimin për formimin e komisionit që do të mundësonte procedurën me votim të fshehtë, morën pjesë 90 deputetë; 53 votuan pro, një kundër dhe nuk pati abstenime, por gjithsesi nuk u arrit kuorumi për vazhdim të procesit.Zvarritja ka sjellë shqetësime të theksuara, si në skenën politike të brendshme, ashtu edhe nga faktorët ndërkombëtarë. Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka kërkuar vazhdim të procesit demokratik dhe konstituimin e institucioneve.Nga ana tjetër, opozita akuzon Vetëvendosjen për bllokim. Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i bëri thirrje Kurtit që të reflektojë: “Qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, por për ndërtim të institucioneve.”Ndërkohë, deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, theksoi se procesi nuk do të bllokohet nga pazaret politike. “Problemi nuk është tek emri, por pas emrit fshihet një arsye e qartë bllokuese nga opozita.”Pavarësisht thirrjeve për kompromis, Vetëvendosje nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kandidatura e Albulena Haxhiut, duke e konsideruar këtë si të drejtë ekskluzive të fituesit të zgjedhjeve. Deri atëherë, Kosova mbetet pa Kuvend të konstituar dhe pa qeveri të re, mbi tre muaj pas zgjedhjeve.