Tag: ngarkuara

  • E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë: Trump inkurajon luftën kundër korrupsionit

    E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë: Trump inkurajon luftën kundër korrupsionit

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan

    VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan

    E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn, u takua me krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Demokratike, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi.
    Në një njoftim të shkurtër në X, ambasada amerikane i quajti diskutimet “produktive”.
    “E ngarkuara me punë zhvilloi sot diskutime produktive me kryetarët e grupeve parlamentare, duke u angazhuar me ta mbi planet për t’u ofruar rezultate qytetarëve shqiptarë. Ajo theksoi dialogun konstruktiv dhe lirinë e fjalës si shtylla të institucioneve të forta politike. Ambasada e SHBA pret me padurim të punojë së bashku me zyrtarë nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata”, thuhet në njoftim.

  • E Ngarkuara me Punë e SHBA takohet me Taulant Ballën dhe Gazment Bardhin, zbardhen diskutimet

    E Ngarkuara me Punë e SHBA takohet me Taulant Ballën dhe Gazment Bardhin, zbardhen diskutimet

    E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot diskutime frytdhënëse me kryetarët e grupeve parlamentare, duke i angazhuar ata në planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar.
    Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook.
    Teksa ka ndarë edhe disa foto nga takimi me kreun e grupit të PS Taulant Balla dhe atë të PD Gazment Bardhi, në postimin e ambasadës thuhet se Nancy “theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara pret të bashkëpunojë me përfaqësues nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata”./vizionplus.tv

     

  • ‘Angazhim për të përmbushur pritshmëritë e…’/ VanHorn – krerëve të GP: Dialogu dhe liria e fjalës, shtyllë e institucioneve

    ‘Angazhim për të përmbushur pritshmëritë e…’/ VanHorn – krerëve të GP: Dialogu dhe liria e fjalës, shtyllë e institucioneve

    E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar ditën e sotme, takime me krerët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

    ‘E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot diskutime frytdhënëse me kryetarët e grupeve parlamentare, duke i angazhuar ata në planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar’, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane.

    Postimi i plotë:

    E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot diskutime frytdhënëse me kryetarët e grupeve parlamentare, duke i angazhuar ata në planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar. Ajo theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara pret të bashkëpunojë me përfaqësues nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata.

    Chargé d’Affaires Nancy VanHorn held productive discussions ëith Parliament’s floor leaders today, engaging them on their plans to deliver for the Albanian people. She emphasized constructive dialogue and free speech as pillars of strong political institutions. The U.S. Embassy looks forëard to ëorking together ëith officials across the political spectrum to make our countries safer and more prosperous.

  • ‘Institucionet jashtë funksioni’, ish-deputeti socialist nxjerr ‘zbuluar’ qeverinë: Reforma në drejtësi ka dështuar

    ‘Institucionet jashtë funksioni’, ish-deputeti socialist nxjerr ‘zbuluar’ qeverinë: Reforma në drejtësi ka dështuar

    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit ka nxjerrë në pah një sërë problematikash prezentë në sistemin e drejtësisë si dhe në atë të qeverisjes.
    Ish-deputeti dhe juristi Plarent Ndreca është shprehur se të gjitha institucionet shtetërore që janë të ngarkuara nga Kushtetuta për të kontrolluar funksionimin e atyre të drejtësisë, por dhe vetë këto të fundit, kanë dështuar totalisht. Kompleksi për të mos ndërhyrë në vendimmarrjen e universitetit të drejtësisë, ka sjellë dëme në sistem, është shprehur Ndreca.
    “Flas për gjithë sistemin, për gjithë ushtruesit e drejtësisë dhe për atë që janë ngarkuar nga Kushtetua për të monitoruar, qeverisur dhe për të informuar publikun për problemet që ka qeveria. Rruga më e mirë për nderuar figurën e gjyqtarit, është të themi të vërtetuar de jo të fshehim kokën, të vëmë gishtin në plagë dhe të kujtojmë sëmundjen në rrënjë.
    Çdo problematikë e sistemit duhet trajtuar siç duhet. Është morali i lartë që drejtësia duhet të përfaqësojë. Nëse nuk e bëjmë këtë, pavarësisht reformës apo ndërhyrjeve për të ndryshuar sistemin e drejtësisë, kjo nuk do të thotë që të heshtim, duhet ta pranojmë që ka çështje pafund që zvarriten, që shkelen të drejtat e njeriut. Institucionet që janë të ngarkuara me qeverisjen e drejtësisë, praktikisht janë jashtë funksioni.
    Kompleksi për të ndërhyrë në çështje të drejtësisë, është një barazalargim që po sjell dëme në sistem. Nuk ka ndodhur në 35 vite. Të gjithë palët e ngarkuara nga Kushtetuta duhet të ulen dhe të shikojnë qartë problemet e sistemit sot, përfshirë dhe ato që kanë të bëjnë me sigurinë e gjykatave e skanimin”, tha Ndreca.

  • E ngarkuara me punë e SHBA-së Van Horn, zhvillon takim urgjent në Presidencë, për çfarë u diskutua

    E ngarkuara me punë e SHBA-së Van Horn, zhvillon takim urgjent në Presidencë, për çfarë u diskutua

    E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy Vanhorn, ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit një takim të papritur në Presidencë. Burime bëjnë me dije se takimi me presidentin Bajram Begaj është zhvilluar me kërkesë të saj dhe ka pasur karakter urgjent.
    Detajet mbi temën e bisedimeve nuk janë bërë të ditura ende, ndërsa pritet që nga ana e Presidencës të ketë një njoftim zyrtar në lidhje me këtë takim. Nga ana tjetër kujtojmë se brenda këtyre 48 orëve Begaj pritet të dekretojë datë e zgjedhjeve pë 6 bashkitë kanë vakanca.

  • E Ngarkuara me Punë e SHBA takon Spiropalin: Aleatët të përkushtuar për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe luftën ndaj organizatave kriminale

    E Ngarkuara me Punë e SHBA takon Spiropalin: Aleatët të përkushtuar për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe luftën ndaj organizatave kriminale

    E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua ditën e sotme me ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, pas kthimit të kryediplomates shqiptare nga SHBA ku mori pjesë në punimet e  Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së.

    Në një njoftim të ambasadës amerikane thuhet se aleatët e SHBA-së janë të përkushtuar në përballimin e sfidave të reja që ka sjellë koha.
    “Aleatët e përkushtuar të NATO-s sigurohen që të jenë të përgatitur për të përballuar sfidat e reja të kohës sonë – përfshirë shpenzimet e qëndrueshme në fushën e mbrojtjes për sigurinë afatgjatë, bashkëpunim të ngushtë për të luftuar organizatat kriminale ndërkombëtare dhe kushte të drejta ekonomike që u mundësojnë bizneseve të lulëzojnë. E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi një bisedë me Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në rolin e saj të ri, pas javës së nivelit të lartë të Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së”, thuhet në postimin e Ambasadës.

    Top Channel

  • E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane paralajmëron furtunë për terroristët dhe trafikantët, Trump kërkon…

    E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane paralajmëron furtunë për terroristët dhe trafikantët, Trump kërkon…

    Rigels Seliman
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur alarmin dhe kanë shtuar presionin mbi Tiranën, duke lëshuar paralajmërime të ashpra që tingëllojnë si një furtunë që po afrohet mbi kokat e krerëve të bandave kriminale dhe mbrojtësve të tyre politikë. Në një kohë kur mediat ndërkombëtare shkruajnë përditë se Shqipëria është shndërruar në një parajsë të pastrimit të parave të drogës dhe një strehë për rrjete mafioze që operojnë në Amerikën Latine dhe kanë lidhje me pushtetin, amerikanët duket se kanë vendosur të zbresin fuqishëm në skenë, teksa synojnë që parme organeve ligjzbatuese shqiptare (SPAK dhe Policinë e Shtetit) dhe me asistencën e DEA-s dhe FBI, t’i japin një goditje të fortë baronëve të drogës që administrata Trump i cilëson si organizata terroriste. Në vetëm tri ditë (këtë javë), Uashingtoni ka lëshuar mesazhe të njëpasnjëshme, të cilat nuk lënë vend për interpretime: ora e llogaridhënies për bandat dhe trafikantët ka nisur të trokasë.
    Mesazhet
    Dje, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Nancy VanHorn, zhvilloi takimin e saj të parë zyrtar me Ministren e re të Punëve të Brendshme, Albana Koçiu. Por ky takim nuk ishte thjesht formal. Mesazhi që diplomatja VanHorn dha ishte i prerë dhe i ngjante një urdhri të ardhur nga lart: nuk do të ketë më asnjë tolerim për rrjetet kriminale që operojnë në Shqipëri dhe në rajon. “Sot, e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, theksoi edhe një herë përkushtimin e qartë të Presidentit Trump për zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare gjatë takimit me Ministren e re të Punëve të Brendshme, Albana Koçiu.
    Duke punuar së bashku, forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta”, theksoi ambasada, në një komunikatë që tronditi politikën shqiptare. Por kjo nuk ishte e vetmja goditje. Vetëm disa orë më parë, VanHorn u ul në tryezë me Ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari. Edhe aty, fjala e saj ishte e prerë, duke lënë të kuptohet se koha e justifikimeve ka mbaruar. “Duke hapur rrugën për një bashkëpunim më të fortë në fusha me interes të ndërsjellë, sot, e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, takoi Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, në fillim të mandatit të tij të ri. Koordinimi i efektshëm me sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri është kyç për çmontimin e krimit të organizuar dhe grupeve terroriste, një nga përparësitë kryesore të administratës Trump”, deklaroi ajo, sipas njoftimit të ambasadës së SHBA të publikuar në rrjetet sociale.
    Ndërkohë e njëjta gjë u përsërit edhe në një takim që e dërguara e SHBA pati me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani këtë javë. “E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, për të diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që  do të zhvillohen në Këshill. Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona”, thotë ambasada amerikane. Ndërkaq theksi që SHBA-të janë të interesuara për të çmontuar krimin e organizuar u përsërit edhe në një takim që diplomatja Nancy VanHorn, pati me kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumanin, pak ditë më parë. “Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”, shprehej ambasada.
    Prapaskenat
    Por teksa shohim me kujdes situatën, ku vetëm në harkun kohor të tre ditëve, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn e ka përsëritur disa herë të njëjtin mesazh, se SHBA nuk do të lejojë më që Shqipëria të përdoret si vatër e pastrimit të parave, si bazë për trafikantët e drogës dhe si strehë për terroristët, duket qartë se jemi përballë furtunës së madhe të dallgëve të ligjit që pritet të përplaset në brigjet shqiptare. Dhe ajo që e bën edhe më dramatike këtë valë presioni, është fakti se VanHorn nuk flet në emër të saj, por në emër të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili ka shpallur hapur luftë për zhdukjen e karteleve dhe bandave ndërkombëtare. Pra kjo nuk është më thjesht një thirrje për bashkëpunim. Është një paralajmërim i ftohtë, një sinjal alarmi dhe një mesazh i koduar për të gjithë ata që kanë ndërtuar pasuri mbi drogën, korrupsionin dhe gjakun e njerëzve: furtuna amerikane po afrohet, dhe askush nuk do të mbetet i paprekur.

  • E ngarkuara me punë e SHBA takim me Albana Koçiun: Të zbatojmë zotimin e Trump, të zhdukim kartelet e drogës

    E ngarkuara me punë e SHBA takim me Albana Koçiun: Të zbatojmë zotimin e Trump, të zhdukim kartelet e drogës

    Ditën e sotme, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn, theksoi edhe një herë përkushtimin e qartë të Presidentit Trump për zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare.
    Komentet VanHorn i bëri gjatë takimit të saj të parë me Ministren e re të Punëve të Brendshme Albana Koçiun, shkruan A2 CNN.
    Po ashtu, në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë shkruhet se duke punuar së bashku, forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta.
    Njoftimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:
    Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn theksoi edhe një herë përkushtimin e qartë të Presidentit Trump në zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare gjatë takimit të saj të parë me Ministren e re të Punëve të Brendshme Albana Koçiun. Duke punuar së bashku, forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta.

  • SHBA kërkon integritet në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK: VanHorn takim me KLP-në

    SHBA kërkon integritet në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK: VanHorn takim me KLP-në

    E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, ku në fokus të diskutimit ka qenë zgjedhjet e kreut të ri të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit.

    Takimi vjen në një kohë kur asnjë prej kandidaturave të përfolura për të marrë drejtimin e SPAK, ende nuk e ka dorëzuar kandidaturën.

    Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane në Tiranë thekson se integriteti i procesit për zgjedhjen e kreut të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona.”
    “E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, për të diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në Këshill. Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona.” – shkruan ambasada.