Tag: ngacmuar

  • Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur, nis hetimi për 41-vjeçarin, në rrjete sociale…

    Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur, nis hetimi për 41-vjeçarin, në rrjete sociale…

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin O. M., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur nëpërmjet rrjetit social Instagram“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • 28-vjeçari ngacmon seksualisht të miturën në Peqin, shpallet në kërkim nga policia

    28-vjeçari ngacmon seksualisht të miturën në Peqin, shpallet në kërkim nga policia

    foto ilustruese

    SHIJAK- Është shpallur në kërkim në Peqin një 28-vjeçar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Policia bën me dije se i riu akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 12-vjeçare, banuese në Shijak. Ai është denoncuar në polici nga familjarët e adoleshentes dhe menjëherë uniformat blu kanë nisur kërkimet për arrestimin e të riut.
     “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak shpallën në kërkim shtetasin M. K., 28 vjeç, banues në Peqin, pasi dyshohet se më datë 05.10.2025, ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare, banuese në Shijak”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Ende nuk ka detaje për ngjarjen e ndodhur dhe cili ka qenë motivi i këtij ngacmimi./ZËRI

  • E rëndë në Mallakastër! Arrestohet 54-vjeçari, dyshohet se ka ngacmuar vajzën e tij adoleshente

    E rëndë në Mallakastër! Arrestohet 54-vjeçari, dyshohet se ka ngacmuar vajzën e tij adoleshente

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mallakatsër.
    Mësohet se një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë.
    Ai dyshohet se ka ngacmuar vajzën e tij 14 vjeçe.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin M. M., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 14 vjeçe”, njofton policia.

  • Vinte baste dhe ngacmonte vajzat e reja, kapet i moshuari në Durrës

    Vinte baste dhe ngacmonte vajzat e reja, kapet i moshuari në Durrës

    Policia e Durrësit bën me dije se ka vënë në pranga një të moshuar në zonën e Plazhit.
    Në komunikatën për shtyp të kësaj policie mësohet se 71 vjeçari M.M. u ndalua pas kallëzimit të bërë nga një vajzë 21 vjeçare se ai e kishte ngacmuar seksualisht.
    Në momentin e ndalimit, të moshuarit iu sekuestrua dhe celulari ku iu gjetën të hapura faqe për baste sportive, çka ngre dyshimin se ai ishte përfshirë dhe në një shkelje tjetër të ligjit.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin M. M., 71 vjeç, banues në Durrës, pasi dje, ka kallëzuar një 21-vjeçare, se ai e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë këqyrjes së celularit të shtetasit M. M. u konstatuan të hapura faqe për baste sportive”, shkruhet në njoftimin e policisë për këtë rast.

  • “Pse më ngacmon gruan”, zbardhet motivi i plagosjes me armë në Tiranë, autori e ndoqi 31-vjeçarin dhe…

    “Pse më ngacmon gruan”, zbardhet motivi i plagosjes me armë në Tiranë, autori e ndoqi 31-vjeçarin dhe…

    Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarje e kësaj të diele, ku një 31-vjeçar u plagos me armë zjarri në zonën e Alliasit në kryeqytet.
    Referuar burimeve, gazetarja e ABC News Bleona Sari raporton se i plagosuri dhe autori janë komshinj me njëri-tjetrin dhe më herët nuk kanë pasur konflikte.
    Dyshohet se i plagosuri i ka ngacmuar bashkëshorten autorit.
    Korado teodori, ka ruajtur për disa minuta Sandrino Bacin në banesë sapo ky i fundit ka dalë e ka ndjekur deri te rruga aty ku dhe debati ka nisur me tone të ashpra pasi i plagosuri ka mohuar që të ketë ngacmuar bashkëshorten e Korado Teodorit.
    Por, pas disa minutash, ai e ka qëlluar me armë në pulpën e këmbës dy herë dhe më pas është larguar.
    Policia ka sekuestruar kamerat dhe po verifikon për vendndodhjen e autorit, i cili është larguar nga vendngjarja.

  • Veprime të turpshme me 12-vjeçaren, adoleshentët postojnë videot në rrjetet sociale

    Veprime të turpshme me 12-vjeçaren, adoleshentët postojnë videot në rrjetet sociale

    Një 12-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga dy 14-vjeçarë në Elbasan.

    Dyshohet se adoleshentët kanë ngacmuar vajzën dhe e kanë filmuar. Videot më pas i kanë publikuar në rrjetet sociale.
    Ndaj të miturve nisi një hetim nga Prokuroria e Elbasanit, që vijon hetimet për rastin e rëndë.

    Top Channel

  • Përmet/47-vjeçari hyri në banesën e një gruaje me aftësi të kufizuara dhe e ngacmoi…

    Përmet/47-vjeçari hyri në banesën e një gruaje me aftësi të kufizuara dhe e ngacmoi…

    Policia e Përmetit ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi ka ngacmuar një shtetase me aftësi të kufizuara.
    Mësohet se shtetasi E.R. në gjendje të dehur ka hyrë me dhunë në banesën e 42-vjeçares me aftësi të kufizuara.
    Sipas uniformave blu bëhet me dije se ai e ka ngacmuar atë seskualisht.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 47 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka hyrë me dhunë në banesën e një 42-vjeçareje me aftësi të kufizuara.
    Gjithashtu, dyshohet se e ka ngacmuar sekualisht atë”, njofton policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

  • “Ish-vjehrri më prekte…”/ Gjyshi u akuzua se ngacmoi seksualisht të miturën, flet nëna e 5-vjeçares

    “Ish-vjehrri më prekte…”/ Gjyshi u akuzua se ngacmoi seksualisht të miturën, flet nëna e 5-vjeçares

    Në emisionin “Me Zemër të Hapur” është trajtuar ngjarja e rëndë e ndodhur disa ditë më parë ku gjyshi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e saj.
    Në një lidhje telefonike ka reaguar edhe nëna e të miturës, e cila ka treguar disa detaje ekskluzive në lidhje me ngjarjen.
    Sipas saj, ajo nuk e ka braktisur vajzën, por e kishte lënë tek shtëpia e ish-bashkëshortit deri sa të rregullonte disa punë.  Ajo shtoi se kur e kishte takuar vajzën, e mitura i kishte thënë se gjyshi e kishte ngacmuar dhe nuk kishin folur shumë pasi ish-vjehrra dhe ish-partneri ishin prezent.
    “Unë e kam takuar vajzën pasi nuk po ndjeshesha mirë. Ajo më tha se gjyshi e kishte ngacmuar dhe kam shkuar të bëjë denoncimin në polici. Kisha rreth 6 muaj pa e takuar vajzë. Unë kur e kam takuar, nuk ka treguar shumë gjëra pasi ish-bashkëshorti ishin prezent. Kam kohë që jam ndarë me të. Unë nuk kam braktisur vajzën, e kam lënë tek babai i saj sa të rregulloja disa punë. Unë e kam njohur ish-partnerin që në moshën 13 vjeçare”, tha ajo.
    Më tej nëna e të miturës sqaroi edhe marrëdhënien me ish-vjehrrin dhe deklaroi se ai e kishte ngacmuar edhe atë edhe nënën e saj duke bërë disa veprime të pahijshme. Gjatë rrëfimit, ajo tha se familja e saj nuk e kishte përkrahur pas ndarjes dhe se babai i saj e kishte kërcënuar se do ta vriste. Nëna e të miturës tha gjithashtu se ish-vjehrra nuk e ka besuar si histori, dhe se ajo aktualisht posedon foto dhe video në të cilat duken shenjat e ngacmimimit në trupin e vajzës.
    “Me vjehrrin ka ndodhur edhe shumë gjëra të tjera më përpara. Ai më ka ngacmuar edhe mua , hipte sipër meje. Edhe mamin tim e ka ngacmuar, duke e fërkuar nga kofshët. Unë i kam treguar edhe ish-bashkëshortit, por ai nuk më besoi por më goditi. Unë u ndava prej tij se ai ishte shumë i dhunshëm. Kur jam ndarë me ish-partnerin babai im më kërcënoi se do më vriste, dhe filluan edhe debatet.  Kam punuar edhe në taksi, edhe një ditë ai më përdhunoi në një hotel. Më vonë një muaj më përdori për prostitucion. Ish-vjehrra nuk e beson se ka ndodhur kjo gjë. Unë kam parë edhe disa foto dhe video ku duket se vajza kishte disa të skuqura në lëkurë”, përfundoi ajo

  • Arrestohet mësuesi në Librazhd, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse

    Arrestohet mësuesi në Librazhd, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse

    Një mësues është arrestuar të mërkurën nga policia, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të shkollës ku punonte.
    Raportohet se mësuesi F.H., i cili jepte mësim në shkollën 9-vjeçare “Ali Hana” në Rrajcë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të shkollës, K.M dhe E.B, përkatësisht në klasë 8 dhe 9.
    Materialet u referuan në Prokurorinë e Elbasanit.

  • VIDEO/ Plas sherri mes lir Demaliajt dhe Kujtim Gjuzit, gazetari: Më ka ngacmuar me postime në Facebook

    VIDEO/ Plas sherri mes lir Demaliajt dhe Kujtim Gjuzit, gazetari: Më ka ngacmuar me postime në Facebook

    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet një përleshje fizike mes gazetarit Ilir Demaliaj dhe ish-deputetit Kujtim Gjuzi.
    Demaliaj përpiqet ta godasë Gjuzin, por ky i fundit tërhiqet pas. Më pas Demaliaj e godet me shqelm. Një person i tretë që tenton t’i ndajë shihet teksa bie në shesh.
    Ende nuk dihet cila është arsyeja e këtij sherri të ndodhur në hollin e një hoteli në Tiranë.
    Kujtim Gjuzi është ish-deputet dhe aleat i Sali Berishës në këto zgjedhje, ndërsa Ilir Demaliaj është një analist politik.
    Nga ana tjetër, ka reaguar dhe Ilir Demaliaj për Report Tv pas incidentit të ndodhur. Sipas analistit, të është thënë se ‘Gjuzi e ka ngacmuar në rrjetin social FB dhe i ka përmendur familjen’.
    Agravimi i situatës, sipas analistit, ka ndodhur në momentin kur janë takuar dhe ka pyetur se përse shkruan kundër familjes së tij.
    “Më ka ngacmuar me shkrime në FB, duke më përmendur familjen time. Dhe i kërkova arsyen pse shkruan kundër familjes kur u hasëm, dhe ndaj agravoi situata.”-është shprehur Demaliaj për Report Tv