Tag: neziri

  • Neziri, lojtari i ri i Dinamos

    Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë se Faton Neziri është lojtari më i ri i skuadrës sonë. Mbrojtësi i krahut të majtë vesh fanellën blu pas disa eksperiencave në Kosovë, së fundi me Dukagjinin.

    Neziri është përforcimi i tretë në merkaton e kësaj vere, pas Ysni Ismailit dhe Florenc Farrukut. Mirë se vjen Faton Neziri!”, shkruhej në njoftimin e Dinamos.

    Vazhdo leximin

  • “Arma u shkrep vetë”/ Flet autori që plagosi të miturin në piceri

    “Arma u shkrep vetë”/ Flet autori që plagosi të miturin në piceri

    Foto ilustruese

    TIRANË- Aldi Neziri, 21-vjeçari i arrestuar për plagosjen e adoleshentit 15-vjeç, brenda një picerie në zonën e Ali Demit, ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve. I riu pretendon se e gjitha ndodhi aksidentalisht, duke pretenduar se nuk e kishte për qëllim që ta plagoste kolegun e tij të punës. Në rrëfimin e tij para hetuesëve, sipas “EuroNews”, Neziri ka treguar se në momentin kur arma është shkrepur, ka qenë në të njëjtën tavolinë me të miturin.
    “Arma u shkrep aksidentalisht. Nuk e kisha për qëllim ta plagosja,”-tha theksuar ai. Por ky version as nuk është konfirmuar dhe as nuk është mohuar nga i plagosuri. 15-vjeçari ka deklaruar për Policinë se nuk e kujton saktësisht se si ka ndodhur ngjarja, kjo për shkak të gjendjes së rënduar emocionale që pësoi pasi mori plumbin në qafë.
    Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa është shpallur në kërkim administratori i picerisë, Leonardo Mejdani, për të cilin dyshohet se ka pasur dijeni për ngjarjen. Por deri më tani nuk ka asnjë shenjë prej tij. 

    Aldi Neziri, motoristi i picerisë ka qëlluar me armë zjarri-stilolaps kamerierin 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, që ndodhi më 1 qershor në ambientet e picerisë ‘Fantazia’ te “Ali Demi”. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar edhe Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala, punonjës të picerisë, pasi ata kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur pamjet filmike që mund të zbardhnin ngjarjen. Vetë Neziri pasi u arrestua deklaroi se armën e hodhi në zonën e ‘Don Boskos’./ZËRI

  • Shtyrja e seancës për dosjen Partizani, Gjokutaj: Mungonte avokati Neziri, duhej të ishte patjetër i pranishëm

    Shtyrja e seancës për dosjen Partizani, Gjokutaj: Mungonte avokati Neziri, duhej të ishte patjetër i pranishëm

    Avokati mbrojtës i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, pas shtyrjes së seancës paraprake në GJKKO ndaj ish-kryeministrit, është shprehur se u bë për shkak të mungesës së avokatit Neziri. Gjokutaj tha se janë pretendimet e fundit që po jepen, ndaj për një mbrojtje efektive, ai duhet të jetë patjetër i pranishëm. Por ai mungoi në seancë për arsye shëndetësore.
    “Ju e dini që prokurorët nuk kanë dhënë ndonjëherë përgjigje. Kanë kodin e heshtjes kur flasim ne. Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit Neziri, për arsye shëndetësore. Janë pretendimet e fundit dhe ai i ka gati konkluzionet. Në funksion të një mbrojtje efektive ai duhet të jetë i pranishëm dhe u shty për 23 prill. Afati 30 ditor i parashikuar kur është bërë Kodi i Procedurës. Seanca nuk është komplekse, por nuk ka asnjë provë”, tha Gjokutaj.
    I pyetur nëse më 23 prill do të ketë një verdikt, ai pohoi duke thënë: “Data kur unë mendoj se do të përfundojë seanca paraprake. Besoj dhe shpresoj që gjykata të marrë kohën e saj për të dhënë një vendim. Në 6 muaj seanca paraprake të jepet vendimi më 5 minuta, nuk është serioze dhe as profesionale.”