Tag: neymarit

  • Familja e Neymarit blen markën “Pelé” për rreth 18 milionë dollarë

    Familja e Neymarit blen markën “Pelé” për rreth 18 milionë dollarë

    23 Nëntor 2025

    9:28

    Alfred Lleshi

    “NR Sports”, kompania e Neymar da Silva Santos (babai i Neymarit), ka blerë markën “Pelé”. Sipas gazetarëve brazilianë Pedro Lopes Guimar dhe Danilo Lavieri të UOL, negociatat kanë qenë të thjeshta, pasi marka ishte përdorur shumë pak që pas vdekjes së Pelés më 29 dhjetor 2022.
    Blerja përfshin të drejtat mbi emrin dhe imazhin e legjendës braziliane, licencimin e produkteve, arkivat historike dhe asetet e tjera. “NR Sports” ka rinovuar gjithashtu tribunën VIP që Pelé përdorte në “Vila Belmiro”, e cila tani vizitohet nga familja e tij.
    Janë ndërruar të gjitha ulëset, është ndërtuar një tualet i ri, është vendosur xham i ri dhe ajër i kondicionuar, me shpenzimet të mbuluara plotësisht nga kompania e familjes “Neymar”. Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, marrëveshja thuhet se është mbyllur për rreth 18 milionë dollarë. Njoftimi pritet të bëhet më 19 dhjetor, në përvjetorin e golit të 100-të të Pelés.

  • Biznesmeni brazilian ia trashëgon Neymarit pasurinë 1 miliard dollarëshe, edhe pse nuk e ka takuar kurrë

    Biznesmeni brazilian ia trashëgon Neymarit pasurinë 1 miliard dollarëshe, edhe pse nuk e ka takuar kurrë

    4 Shtator 2025

    9:57

    Alfred Lleshi

    Një biznesmen 31-vjeçar nga Porto Alegre ka tronditur Brazilin duke emëruar Neymarin si trashëgimtar të vetëm të pasurisë së tij, e cila vlerësohet rreth 6.1 miliardë realë (rreth 1 miliard dollarë). Testamenti u regjistrua zyrtarisht më 12 qershor 2025, pavarësisht se biznesmeni nuk ka lidhje familjare apo profesionale me yllin e futbollit.
    Ai e shpjegoi vendimin si një shenjë admirimi dhe lidhjeje emocionale. “Më pëlqen Neymar, ndihem shumë i lidhur me të”, – tha ai, duke theksuar vlerat e rralla që sheh te sulmuesi brazilian dhe marrëdhënien e ngushtë me babanë.
    Përfaqësuesit e Neymarit kanë deklaruar se ende nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyrtar për trashëgiminë. Historia ka kapluar Brazilin, duke bërë që shumë të pyesin nëse është një akt i çuditshëm admirimi apo thjesht shenja më e madhe e vetmisë së një miliarderi.