Tag: neymar

  • Ancelotti nuk e harron Neymar: Është i rëndësishëm për ne

    Ancelotti nuk e harron Neymar: Është i rëndësishëm për ne

    Ylli brazilian, Neymar, vendosi të mos largohet nga Santos, por firmosi rinovimin e kontratës, me një objektiv të qartë, të jetë në formë për ekipin përfaqësues në Botërorin FIFA2026. Neymar ka qenë dhe mbetet në qendër të projektit tek ekipi përfaqësues, fakt që e pranoi edhe trajneri i ri, Carlo Ancelotti:
    “Neymar duhet të përgatitet mirë, ka kohë për ta bërë këtë. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne në kuadër të Botërorit”, u shpreh Ancelotti.

    Neymar mbylli një sezon jo pozitiv me Santos ku u aktivizua në vetëm 12 ndeshje, realizoi 3 gola dhe dhuroi 3 asiste. Pavarësisht këtij fakti, Neymar mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit me 79 gola të shënuar, 2 më shumë se sa Pele.
    ()

  • “Mora një vendim, dëgjova zemrën”, Neymar zbulon të ardhmen

    “Mora një vendim, dëgjova zemrën”, Neymar zbulon të ardhmen

    Neymar-Santos vijojnë “martesën” ndërmjet tyre, të paktën deri në dhjetor 2025, me opsion rinovimi. Ky është lajmi i bërë publik nga klubi brazilian me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, duke sjell fjalët e sulmuesit pasi hodhi firmën mbi kontratën e re:
    “Mora një vendim, dëgjova zemrën. Santos nuk është vetëm skuadra ime, është shtëpia ime, historia e jetës time. Këtu kam kaluar nga fëmijë në një burrë, për këtë i jam me të vërtetë mirënjohës. Këtu dua të arrijë objektivat e jetës time dhe askush nuk mund të më ndalë. Unë ika, u riktheva dhe dua të qëndroj”, lexohet ndër të tjera në reagimin e Neymar.

    ()

  • Zyrtare! Neymar dhe Santos marrin vendimin për të ardhmen e sulmuesit brazilian

    Zyrtare! Neymar dhe Santos marrin vendimin për të ardhmen e sulmuesit brazilian

    25 Qershor 2025

    9:08

    Telesport

    Neymar ka nënshkruar një kontratë të re me Santos deri në dhjetor 2025, me mundësi zgjatjeje pas skadimit të këtij afati. Klubi brazilian e njoftoi këtë në kanalet e tyre në mediat sociale.
    “Mora një vendim dhe dëgjova zemrën time. Santos nuk është vetëm ekipi im, është shtëpia ime, rrënjët e mia, historia ime dhe jeta ime“, tha sulmuesi brazilian, i cituar në një deklaratë të klubit.
    “Këtu isha djalë dhe u ktheva në burrë“, shtoi Neymar, që komentoi më tej: “Për këtë jam vërtet mirënjohës. Këtu mund të jem vetvetja, mund të jem vërtet i lumtur. Këtu dua të arrij qëllimet dhe ëndrrat e jetës sime dhe asgjë nuk do të më ndalojë”.
    “Shkova. U ktheva. Do të qëndroj. Atje ku filloi gjithçka. Atje ku nuk do të mbarojë kurrë“, tha Neymar, që u kthye në Brazil në fund të janarit, duke ndihmuar skuadrën ku nisi karrierën.

  • Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

    Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

    Neymar është në prag të nënshkrimit të rinovimit të kontratës me Santos. Sipas TyC Sports, marrëveshja aktuale me klubin skadon më 30 qershor dhe vendimi për zgjatjen e bashkëpunimit mund të njoftohet zyrtarisht që këtë javë.
    Jo vetëm kaq. Presidenti i Santos, Marcelo Teixeira, u takua me babanë e O’Ney për të finalizuar detajet përfundimtare të.

    Ekipi do të kthehet në stërvitje të premten dhe pritet që lajmi për sulmuesin 33-vjeçar brazilian të mund të mbërrijë atë ditë.

  • “Neymar tek Al-Hilal ishte një dështim në aspektin sportiv por një sukses në marketing”

    “Neymar tek Al-Hilal ishte një dështim në aspektin sportiv por një sukses në marketing”

    Pavarësisht se koha e tij në Al-Hilal u shënjua nga një dëmtim i rëndë në gju pas vetëm shtatë paraqitjeve, klubi saudit nuk po e konsideron nënshkrimin e Neymar një “gabim”. Në fakt, CEO i klubit Esteve Calzada ka mbrojtur fuqishëm blerjen e yllit brazilian, duke vënë në pah përfitimet për sa i përket imazhit dhe popullaritetit.
    “Neymar ka pësuar shumë lëndime, por nuk jemi penduar. Ishte një mëkat që nuk e pamë të luajë në maksimumin e tij, por kjo ndikoi pozitivisht në marketingun e klubit tone. Ardhja e Neymar na lejoi të tërheqim më shumë tifozë, të cilët ishin të apasionuar pas tij që nga momenti kur ai mbërriti”, tha Calzada në një intervistë për Cadena SER.
    Pasi mbërriti me bujë të madhe në verën e vitit 2023, Neymar u prezantua si një nga simbolet e projektit ambicioz saudit në futbollin ndërkombëtar. Megjithatë, aventura e tij përfundoi shpejt për shkak të një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar, gjë që e mbajti atë jashtë fushës për pjesën më të madhe të sezonit.
    Sot, Neymar është rikthyer në Santos, klubi ku nisi gjithçka, me synimin për të rifituar formën e tij fizike dhe mbi të gjitha për të rifituar një vend në Seleção në prag të Botërorit. Pavarësisht përvojës së tij të pafat në Arabinë Saudite, Neymar nuk ka ndërmend të heqë dorë.

  • Baba i Neymar ndez merkaton: Mund të kthehet në Europë dhe të luajë në Champions…

    Baba i Neymar ndez merkaton: Mund të kthehet në Europë dhe të luajë në Champions…

    Ndërsa Kupa e Botës për Klube është në zhvillim dhe merkatoja europiane është hapur përsëri, babai dhe agjenti i Neymarit po trazon sërish ujërat rreth ish-lojtarit të Barcelonës, i cili u rikthye te Santosi dimrin e kaluar, por u ndalua nga disa probleme fizike. Në një intervistë për “L’Équipe”, ai deklaroi se nuk përjashtohet e ardhmja te një klub i madh europian:
    “Këtë javë do të shkojmë në Miami për të takuar disa klube. Duhet t’i dëgjojmë dhe pastaj të vendosim çfarë të bëjmë. Po, ka klube europiane të interesuara, disa marrin pjesë në Champions League, – zbuloi Neymar senior, pa përmendur emra. – E dinë që Neymar është gati për një sezon të madh, por edhe merkatoja braziliane është shumë interesante”.
    Sipas Neymar da Silva Santos senior, megjithatë, 33-vjeçari mund të vendosë të qëndrojë te Santosi edhe për një sezon tjetër, për t’u rikthyer në formën më të mirë në prag të Botërorit 2026. “Po vlerësojmë gjithçka, – shpjegon ai. – Ka mundësi të mira që të qëndrojë te Santosi dhe po punoj për këtë, edhe pse nuk përjashtojmë të dëgjojmë oferta të tjera. Vendimi përfundimtar i takon atij”.
    Në fund, Neymar Senior përfundoi me një shikim drejt të ardhmes së kombëtares së Brazilit: “Tani po përgatitemi për një sfidë të vështirë, për të fituar Kupën e Botës. Ardhja e Carlo Ancelottit është pozitive, por pavarësisht se kush është në krye, duhet të punohet. Ekipi ka cilësi dhe do të doja ta shihja djalin tim në fushë bashkë me Vinicius, Rodrygo e Raphinha”.

  • Neymar merr ofertën e pabesueshme për t’u rikthyer në Europë, e kërkon klubi i njohur

    Neymar merr ofertën e pabesueshme për t’u rikthyer në Europë, e kërkon klubi i njohur

    14 Qershor 2025

    19:27

    Telesport

    Mediat turke kanë raportuar së fundmi një lajm vërtet të bujshëm, në të cilin thuhet se Fenerbahce kërkon të bëjë një transferim vërtet të madh, ku synon të rikthejë brazilianin Neymar në Europë.
    Aktualisht, Neymar luan për Santos, një klub me të cilin ai nënshkroi një kontratë deri në fund të vitit 2025. Megjithatë, marrëveshja përfshin një klauzolë që do të lejonte largimin e tij pa asnjë kosto nëse ai merr një propozim nga një ekip evropian i futbollit, siç raportohet nga media turke ‘Fanatik’.
    Sipas raportimit në fjalë, Fenerbahce i ofron Neymar një kontratë 1-vjeçare me opsionin për të rinovuar edhe për një vit tjetër, plus edhe një rrogë të majme, por që ende nuk bëhet e ditur. Ardhja e yllit brazilian padyshim që do të froconte ekipin e drejtuar nga Jose Mourinho, por do të kishte edhe një ndikim të fuqishëm në aspektin e imazhit dhe marketingut të klubit turk.
    Gjithsesi, zyrtarisht ende nuk kanë nisur bisedimet mes palëve, por në Turqi janë të emocionuar nga ideja që braziliani mund të bëhet pjesë e kampionatit të tyre në sezonin e ardhshëm. Kujtojmë që Fenerbahce do të luajë në play-off për të marrë pjesë në grupet e Champions League për sezonin e ri dhe pjesëmarrja në këtë kompeticion mund të jetë një shtysë shumë e madhe që Neymar të pranojë ofertën e Fenerbahce.

  • Neymar për qëndrimin te Santosi: Nga 0 në 10, them 7. Është shtëpia ime, dua ta mbyll këtu

    Neymar për qëndrimin te Santosi: Nga 0 në 10, them 7. Është shtëpia ime, dua ta mbyll këtu

    Po sikur Neymar të qëndrojë përfundimisht te Santos? Ylli brazilian 33-vjeçar, ish-lojtar i Barcelonës dhe PSG-së, pas 6 muajve në huazim te Santos, ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës, por dje u deklarua më i afërt me qëndrimin. “Cilat janë gjasat që të qëndroj te Santos? Nga 0 në 10, them 7”, – nënvizoi ai duke buzëqeshur në një intervistë për kanalin “Bandsports”.
    Ai shtoi: “Historia ime me Santos nuk do të përfundojë kurrë. Kam lindur te Santos dhe dua të vdes këtu. Është shtëpia ime, është skuadra e zemrës sime dhe po bëj gjithçka që mundem për ta ndihmuar klubin. Deri tani kam ndihmuar më shumë jashtë fushës sesa brenda saj, por kjo nuk ishte arsyeja pse erdha. Erdha për të rigjetur veten dhe lumturinë, jam ende në këtë proces, duke e riaftësuar trupin për t’u kthyer në formën më të mirë. Dua të kthehem më i fortë. Sot jam shumë i lumtur te Santos, ky klub është shtëpia ime”.
    Negociatat për rinovimin janë ende në zhvillim, por optimizmi duket në rritje nga të dyja palët. Babai-agjent i Neymarit, në të njëjtën ditë foli hapur për të ardhmen e djalit të tij, që mbetet yll në Brazil dhe veçanërisht te Santos: “Dua që djali ynë të qëndrojë më gjatë këtu. Po bëj gjithçka që mundem, që ai të bëhet pjesë e rindërtimit të këtij ekipi.
    E solla djalin tim nga Arabia Saudite për dy ditë te Santos. Nuk e di pse keni kaq shumë ngut, dua që ai të qëndrojë. Santos i hapi dyert Neymarit për të rifituar formën. E dinim që kishte nevojë për minuta, e dinim që mund të pësonte dëmtime të vogla. E kishim të qartë që do të ndodhte. I dimë ëndrrat e tij, e dimë se ku do të arrijë. Neymar jeton këtu, është i lumtur, pranë miqve dhe familjes. Santos është ambienti ideal për të”.

  • Babai i Neymar qetëson Santosin: Nuk kemi asnjë nxitim, duam që të qëndrojë gjatë

    Babai i Neymar qetëson Santosin: Nuk kemi asnjë nxitim, duam që të qëndrojë gjatë

    12 ndeshje në 5 muaj dhe ëndrra për të luajtur në Botërorin e pas një viti duket gjithnjë e më e largët për shkak të dëmtimeve që vazhdojnë ta përndjekin. Neymar, në moshën 33-vjeçare, po përpiqet në çdo mënyrë, por nuk arrin të gjejë vazhdimësinë as te Santosi.
    Një klub që e ka përqafuar sërish pas shumë vitesh dhe nuk ka aspak ndërmend ta braktisë. Ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG ka kontratë deri në fund të këtij muaji, por ende nuk e ka rinovuar, edhe pse optimizmi është i pranishëm.
    Një optimizëm që ndahet edhe nga babai i yllit të “Seleçao”, i cili ka deklaruar se prioriteti është të qëndrojë: “Duam që djali ynë të qëndrojë këtu më gjatë. Po përpiqem të bëj gjithçka që është e mundur që Neymar të marrë pjesë në këtë rindërtim të Santosit.
    E kam larguar djalin tim nga Arabia Saudite për dy ditë dhe e kam sjellë te Santosi, nuk e di pse keni kaq nxitim për rinovimin. Dua që të qëndrojë, Santosi i hapi dyert Neymarit për t’u rikuperuar.
    E dinim që duhej të luante, se kishte nevojë për minuta, se do të pësonte mikro-dëmtime. E dinim që do të ndodhte. I njohim ëndrrat e tij, e dimë ku dëshiron të arrijë. Neymar jeton këtu, është i lumtur, pranë miqve dhe familjes. Santosi është ambienti ideal për të”.

  • “Nuk do ta harroj kurrë”, mesazhi i Al-Khelaifi për Messin, Mbappen dhe Neymar

    “Nuk do ta harroj kurrë”, mesazhi i Al-Khelaifi për Messin, Mbappen dhe Neymar

    Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka falënderuar Lionel Messi-n, Kylian Mbappe dhe Neymar, ndër ish-lojtarë të tjerë, pas fitores së tyre në Champions League.
    Parisienët siguruan një fitore 5-0 ndaj Inter-it në finalen e së shtunës (31 maj) në Allianz Arena duke realizuar një tirplete historike.
    Duke folur për Jim White të talkSPORT, Al-Khelaifi falënderoi të gjithë ish-lojtarët që besuan në projektin e kampionëve të Ligue 1.
    “Po. Para se t’i përgjigjem pyetjes suaj Jim, mendoj se po, ta thashë këtë dhe jam shumë krenar për ekipin tonë. Por gjithashtu, do të doja të falënderoja të gjithë lojtarët sinqerisht, lojtarët e parë që nënshkruam, Javier Pastore ishte në projektin tonë, ish-kapiteni ynë Thiago Silva, Ibrahimovic, Cavani, Thiago Motta”, tha Al-Khelaifi.
    Ai vazhdoi:
    “Të gjithë, sinqerisht, Di Maria, të gjithë ata lojtarë… Dhe, do të them diçka vërtet të rëndësishme, madje edhe Neymar, Messi, Kylian, çfarë bënë edhe ata për klubin, nuk do ta harroj kurrë.
    “Ata ishin pjesë e suksesit, sepse ajo që është vërtet e rëndësishme të përçohet në skenë dhe të ketë këtë histori, dhe të mbërrijmë te dita e sotme…”.