Tag: neymar

  • Brych pranon: Ta arbitroje Neymar nuk ishte e lehtë, ja si e dalloja kur simulonte

    Brych pranon: Ta arbitroje Neymar nuk ishte e lehtë, ja si e dalloja kur simulonte

    Futbolli është i mbushur me protagonistë, shpeshherë edhe arbitrat bëhen figura qendrore. Ndër gjyqtarët e futbollit më të njohur në Europë është padyshim Felix Brych, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën ndërkombëtare. Me një karrierë mbi 20-vjeçare, gjermani ka arbitruar shumë ndeshje të rëndësishme, përfshirë finalen e Ligës së Kampionëve 2017 mes Juventusit dhe Real Madridit.
    Në një intervistë të fundit për revistën “Focus”, Brych ka zbuluar disa detaje të panjohura rreth karrierës së tij, sidomos për mënyrën se si e përballonte arbitrimin e lojtarëve si Neymar. Ish-arbitri tregoi se e kishte të lehtë ta kuptonte kur braziliani simulonte: “Sa më shumë që përdridhej nga dhimbja, aq më shumë e lija lojën të vazhdonte”.
    Sipas tij, ata që vuajnë vërtet nga dhimbja, rrëzohen menjëherë dhe qëndrojnë të shtrirë, ndërsa ata që simulojnë sillen dhe rrotullohen pa u ndalur. Më tej, Brych foli edhe për përparësitë që solli teknologjia dhe sistemi VAR, të cilat e bënë punën e gjyqtarëve më të saktë dhe e vështirësuan për lojtarët, që përpiqeshin të mashtronin.
    Brych, i cili u tërhoq nga arbitrimi në fund të sezonit të kaluar, tregoi se largimi nga ky aktivitet ishte si një “çlirim”, pas shumë vitesh me sakrifica: “Kam pasur një karrierë fantastike, por tani është koha të ndalem dhe ta shijoj futbollin nga një kënd tjetër”.

  • Neymar, tjetër mbrëmje makthi. Përplasje me një tifoz dhe gol i pavlefshëm në humbjen e Santosit

    Neymar, tjetër mbrëmje makthi. Përplasje me një tifoz dhe gol i pavlefshëm në humbjen e Santosit

    24 Korrik 2025

    11:46

    Alfred Lleshi

    Mbrëmje e vështirë për Neymarin dhe Santosin, i cili u mposht në shtëpi 2-1 nga Internacional i Porto Alegres. Një disfatë që e mban skuadrën në zonën e rënies nga kategoria dhe shkaktoi tension të madh. Në fund të ndeshjes, braziliani 33-vjeçar u përfshi në përplasje verbale të fortë me një tifoz në tribunë, pasi kishte shfaqur shenja nervozizmi edhe gjatë lojës.
    Ngjarja ndodhi menjëherë pas vërshëllimës së fundit. Neymar iu drejtua tribunës së ulët për t’u përballur me një tifoz veçanërisht kritik. Situata u tensionua aq shumë sa ndërhyri portieri Joao Paulo, i cili u përpoq të qetësonte gjakrat dhe ta largonte ish-yllin e Barcelonës nga përplasja.
    Episodi ndodhi pak minuta pas një tjetër momenti të fortë simbolik. I bindur se kishte shënuar golin e barazimit, Neymar shpërtheu në festë të vrullshme, madje duke thyer edhe shtyllën e flamurit të këndit me një goditje. Sidoqoftë topi, i ndalur nga portieri Rochet, nuk e kishte kaluar plotësisht vijën fatale. Një fakt që u konfirmua nga VAR-i, pra nuk ishte gol.
    Të paktën në aspektin fizik, vijnë lajme pozitive: numri 10 ka luajtur tri ndeshje radhazi të plota, diçka e rrallë për të vitet e fundit. Nga ana mentale, duket se Neymar ka ende shumë për të rregulluar.

  • Çmenduria e fundit e Neymar. Shpenzon 1.3 milionë euro për një “Batmobil”, që… nuk mund ta ngasë

    Çmenduria e fundit e Neymar. Shpenzon 1.3 milionë euro për një “Batmobil”, që… nuk mund ta ngasë

    Nëse, si në rastin e Neymar Jr, je i apasionuar pas makinave dhe Batman është superheroi yt i preferuar…, atëherë është krejt natyrale të kesh një “Batmobil” në garazh. Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së tashmë e ka realizuar këtë ëndërr, duke blerë një “Batmobil” për 1.3 milionë euro, sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”.
    Ylli brazilian (që këtë sezon do të luajë me Santosin) ka marrë në zotërim një nga modelet më mbresëlënëse në botë të “Tumbler Batmobil”, mjetit legjendar të përdorur nga Batman, ndoshta falë milionave të përfituara gjatë periudhës së tij në Ligën Saudite. Në muajt e fundit ai është parë gjithashtu me një “Audi R8 Spyder V10 Plus”, një “Ferrari Purosangue”, një “Bentley Continental GT”, një “Aston Martin DBX” dhe një “Lamborghini Huracán”.

    Mendohet se ky “Batmobil” është një nga 10 njësitë që Warner Bros prodhoi për të festuar 85-vjetorin e “njeriut-lermushkë”, një makinë që dikur kushtonte 2.99 milionë dollarë. Bëhet fjalë për një mjet 4.65 metra të gjatë dhe 2.8 metra të gjerë (pra i papërshtatshëm për garazhe të përbashkëta), i ndërtuar mbi një shasi tubolare me karroceri prej fibre karboni dhe kevlari, si dhe i pajisur me motor 6.2 V8 me 525 kuaj fuqi.
    Në fakt, më shumë sesa performanca, ajo që tërheq më shumë vëmendjen te “Tumbler Batmobil” janë pajisjet e tij të veçanta (si një makinë e James Bond-it). Automjeti i ri i Neymar ka aftësinë të lëshojë bomba tymuese, përmban një imitim motori reaktiv, mitralozë (jo funksionalë, natyrisht), flapse lëvizëse dhe kabinë me dy vende (për Batman-in dhe Robin-in).

    “Batmobil Tumbler” është makina që Bruce Wayne përdori për aventurat e tij si Batman në trilogjinë e drejtuar nga Christopher Nolan dhe me aktorin Christian Bale në rolin kryesor; Batman Begins (2005), The Dark Knight (2008) dhe The Dark Knight Rises (2012).
    Neymar Jr është një fans i flaktë i sagës së Batman-it dhe këtë e ka shprehur në më shumë se një rast (madje ka edhe një tatuazh të logos së “njeriut-lermushkë” në shpinë). Ai ishte i pranishëm në premierën e “The Batman” në vitin 2022, ku nuk i rezistoi tundimit për të hipur në “Batmobilin” e Robert Pattinson. Ndoshta pikërisht aty nisi dëshira për ta pasur një të vetin. Në shumë raste është shfaqur i veshur me rroba apo maska të personazhit, por tani duket se e ka çuar pasionin e tij në një tjetër nivel.

  • “Yamal si Neymar?”, Szczesny: Ja çfarë i bën të veçantë

    “Yamal si Neymar?”, Szczesny: Ja çfarë i bën të veçantë

    10 Korrik 2025

    11:17

    Telesport

    Wojciech Szczesny ka folu për Lamine Yamal në një intervistë me FootTruckTV:
    “E dini çfarë mendoj? Secili ka rrugën e vet. Dhe deri më tani, nuk shoh ndonjë shenjë paralajmëruese.
    “Mendoj se qëndrimi i tij ndaj futbollit, ndaj jetës, është ajo që e bën atë lojtarin që është. Dhe është sikur… nuk mund ta ndryshosh vërtet personalitetin e dikujt.
    “Thuhet se Neymar mund të kishte arritur shumë më tepër në futboll nëse do të kishte pasur një mentalitet tjetër. Por nëse do të ishte pasur një qasje ndryshe ndaj futbollit dhe jetës, ai nuk do të kishte qenë Neymar që dhuron spektakël në fushë.
    “A i lejohet Yamalit të bëjë çfarë të dojë? Mendoj se me personalitete të tilla, nuk duhet t’i frenojmë shumë.
    “Duhet t’i lejojmë të shijojnë futbollin, sepse ky gëzim nuk është ngjitës vetëm për shokët e tyre të ekipit, por frymëzon miliona njerëz në të gjithë botën.
    “Mendoj se ky është më shumë një rol për rrethin e Lamine sesa për vetë Lamine. Ai është vetëm 17 vjeç.
    “Ai ende luan futboll rruge. Dhe mendoj se do të vazhdojë ta bëjë këtë për pjesën tjetër të karrierës së tij. Ai e merr topin dhe fillon të dhurojë spektakël”.

  • Neymar dhe partnerja e tij bëhen prindër për herë të dytë, vjen në jetë vogëlushja Mel

    Neymar dhe partnerja e tij bëhen prindër për herë të dytë, vjen në jetë vogëlushja Mel

    Ylli brazilian i futbollit, Neymar, dhe partnerja e tij Bruna Biancardi janë bërë prindër për herë të dytë.

    Çifti ka ndarë lajmin në rrjetet sociale.
    Krahas fotove të ëmbla të publikuara në Instagram, ata kanë ndarë me ndjekësit edhe emrin e të voglës, të cilën e kanë quajtur Mel.

    “Mel-i ynë erdhi në jetë, për ta plotësuar dhe ëmbëlsuar edhe më shumë botën tonë! Mirë se erdhe, bijë! Zoti e bekoftë jetën tënde dhe të të mbrojë nga çdo e keqe! Jemi të emocionuar të nisim këtë kapitull të ri me ty. Të duam pafund”, shkruan çifti krah fotove të vogëlushes.

  • E PABESUESHME! Braziliani dënohet me 17 vite burg pse vodhi topin e firmosur nga Neymar

    E PABESUESHME! Braziliani dënohet me 17 vite burg pse vodhi topin e firmosur nga Neymar

    Ndoshta në Brazil kanë menduar se sulmi ndaj parlamentit është diçka e ligjshme, duke parë atë që ndodhi në Kapitol, në Uashington, më 6 janar 2021. Në fakt, dy vite më vonë, më 8 janar 2023, u shënua një ngjarje e ngjashme në Brasilia.
    Një turmë mbështetësish të Bolsonaro sulmoi selinë e qeverisë federale braziliane në kryeqytet, duke pushtuar Kongresin Kombëtar, ndërtesën e Gjykatës Supreme dhe Pallatin Presidencial, në një përpjekje për të rrëzuar me forcë presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike, Luiz Inácio Lula da Silva.

    Midis tyre ishte edhe Nelson Ribeiro Fonseca, 35 vjeç atëherë, i cili përfitoi nga përplasja dhe vuri në dorë një top futbolli të firmosur nga Neymar, i ekspozuar në Parlament. Pas identifikimit nga kamerat e sigurisë, Fonseca e ktheu më pas objektin e çmuar, duke deklaruar se e kishte marrë për ta mbrojtur këtë relike. Kjo tezë nuk e bindi gjykatën, e cila e dënoi me plot 17 vite burg.
    Sigurisht, dënimi u dha edhe për sulmin ndaj Parlamentit, por për të kuptuar sa rëndësi kishte vjedhja e topit në këtë vendim, mjafton të lexosh motivimin e gjyqtarit Alexandre de Moraes: “I pandehuri Nelson Ribeiro Fonseca Junior ka pranuar se vodhi topin, i cili është një objekt unik, që bën pjesë në trashëgiminë tonë kombëtare”.
     

  • Neymar: Më kanë masakruar, shijoj momentin dhe dua t’u sjell gëzim tifozëve të Santos

    Neymar: Më kanë masakruar, shijoj momentin dhe dua t’u sjell gëzim tifozëve të Santos

    Pas javësh pritjeje, njoftimi zyrtar ka mbërritur: Neymar ka rinovuar kontratën e tij me Santos deri në fund të vitit 2025. Lajmi u prit me entuziazëm nga tifozët e Peixe, të cilët do të jenë në gjendje të vazhdojnë të admirojnë idhullin e tyre, i cili është kthyer në shtëpi pas përvojës së tij në Arabinë Saudite dhe një serie të gjatë lëndimesh.
    Për të njoftuar rinovimin, sulmuesi brazilian organizoi një konferencë shtypi, gjatë së cilës Neymar foli hapur për situatën e tij aktuale, midis dëshirës për shpengim dhe reflektimeve personale.
    “E di që jam një njeri i mirë edhe nëse është e vështirë të merresh me ata që gjykojnë pa e ditur. Ndonjëherë të dhemb të lexosh gjëra të caktuara për mua, miqtë e mi, familjen time. Por kam mësuar ta pranoj“, tha Neymar.
    Më tej, 33-vjeçari brazilian theksoi se e tashmja është ajo që ka më shumë rëndësi: “Nuk më pëlqen të flas për të ardhmen. Preferoj të jetoj momentin”.
    “Sot, qëllimi im është të kthehem në 100% formën time, të jem i mirë në fushë, sepse e di se aty mund të bëj diferencën. Dua t’u sjell gëzim tifozëve të Santos dhe të jap gjithçka për këtë fanellë”, tha Neymar.

  • Santos, Neymar: I lumtur për rinovimin, synoj të kthehem në formë

    Santos, Neymar: I lumtur për rinovimin, synoj të kthehem në formë

    Neymar i dha fund dyshimeve, teksa vendosi që të rinovojë me Santos. Pas firmës, sulmuesi brazilian, u shpreh i lumtur, teksa foli në një konferencë për shtyp.
    “E di që jam një njeri i mirë, edhe nëse është e vështirë të merresh me ata që gjykojnë pa e ditur. Ndonjëherë më dhemb të lexoj gjëra të caktuara për mua, miqtë e mi, familjen time. Por kam mësuar ta pranoj”.

    “Nuk më pëlqen të flas për të ardhmen. Preferoj të jetoj momentin. Sot objektivi im është të kthehem në 100% të formës time, të jem i mirë në fushë, sepse e di se aty mund të bëj diferencën. Dua t’u sjell gëzim tifozëve të Santos dhe të jap gjithçka për këtë fanellë”.

  • Ancelotti: Po e pres, ai do të jetë i rëndësishëm për Brazilin në Botërorin 2026

    Ancelotti: Po e pres, ai do të jetë i rëndësishëm për Brazilin në Botërorin 2026

    Pavarësisht problemeve të vazhdueshme fizike, Neymar mbetet në qendër të projektit teknik të trajnerit të ri të Brazilit, Carlo Ancelotti, përpara Kupës së Botës 2026. Në një intervistë me CONMEBOL, trajneri italian i kërkoi numrit 10 të Seleção-s të marrë kohën e nevojshme për t’u rikuperuar dhe për t’u rikthyer në kombëtare.
    “Ai duhet të përgatitet mirë dhe ka kohën e mjaftueshme për ta bërë këtë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne përpara Kupës së Botës“, tha Carlo Ancelotti. Neymar, 33 vjeç, kohët e fundit rinovoi kontratën e tij me Santos deri në fund të vitit, klubin ku shpërtheu dhe ku u rikthye janarin e fundit.
    Megjithatë, kjo periudhë e re braziliane është shënuar edhe nga lëndimet: vetëm 12 paraqitje në pesë muaj, me një total prej 3 golash dhe 3 asist në kampionatin shtetëror të São Paulo. Në Serie A braziliane, ai ka luajtur vetëm 4 nga 11 ndeshjet e luajtura nga Santos, aktualisht i pesëmbëdhjeti në renditje.
    I thirrur në mars për kualifikueset e Kupës së Botës, Neymar u detyrua të tërhiqej për shkak të një tjetër dëmtimi muskulor. Gjithashtu, ai mungonte në listën e parë të hartuar nga Ancelotti në maj. Kampioni Brazilian, golashënuesi më i mirë në historinë e Seleção me 79 gola, tani synon të rikuperohet për t’u rikthyer në vitin 2026.