Tag: neymar

  • Neymar doli nga fusha duke qarë, Santos merr vendimin drastik pas humbjes 0-6 nga Vasco

    Neymar doli nga fusha duke qarë, Santos merr vendimin drastik pas humbjes 0-6 nga Vasco

    18 Gusht 2025

    18:35

    Telesport

    Mbrëmë, Neymar ka pësuar një nga humbjet më të turpshme në karrierën e tij si lojtar. Santos u mposht në shtëpi 0-6 nga Vasco, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të në Brasileiro Serie A.
    Tifozët vendas iu kthyen shpinën lojtarëve në shenjë proteste për humbjen. Në fund të ndeshjes, Neymar nuk i mbajti dot lotët dhe u largua nga fusha duke qarë.
    “Ishte e turpshme. Jam shumë i zhgënjyer me performancën tonë. Tifozët kanë të drejtë të protestojnë, ata mund të na fyejnë dhe të na mallkojnë. Është një ndjenjë e thellë turpi. Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë në jetën time. Është e turpshme të luash një ndeshje si kjo duke veshur fanellën e Santos. Të gjithë duhet të ulin kokën, të shkojnë në shtëpi dhe të mendojnë se çfarë duan të bëjnë më pas”, deklaroi Neymas pas ndeshjes.
    Ndërkohë, drejtuesit e Santos kanë reaguar direkt pas humbjes së thellë dhe kanë shkarkuar trajnerin Cleber Xavier.

  • Humbja më e thellë në karrierë, pas lotëve vjen “mea culpa” e Neymar: E turpshme…

    Humbja më e thellë në karrierë, pas lotëve vjen “mea culpa” e Neymar: E turpshme…

    Një Neymar i rrallë në karrierën e tij u shfaq natën e kaluar, pasi Santos i tij pësoi humbjen më të madhe të karrierës: 6-0 ndaj Vasco da Gama, skuadër ku luan Philippe Coutinho, i cili realizoi dopietë. Neymar doli nga fusha duke qarë dhe mbuluar fytyrën prej turpit, përpara tifiozëve që vërshëllenin dhe kritikonin ashpër lojtarët e tyre.
    Kjo ishte humbja më e thellë jo vetëm e Neymar, por edhe në historinë e Santos. “Një ndeshje turpëruese”, – komentoi vetë numri 10 përmes rrjeteve sociale. Para kësaj, humbja më e rëndë në karrierën e Neymar ishte 4-0 ndaj PSG më 2017, kur luante me Barcelonën.
    Humbja 6-0 ndaj Vasco da Gama është gjithashtu rekordi më negativ i Santos, që pas kësaj vendosi ta shkarkonte trajnerin Cleber Xavier. “Jam totalisht i zhgënjyer me lojën tonë. Ju keni çdo të drejtë të protestoni, por pa dhunë. Megjithatë keni të drejtë të na shani. Është një ndjenjë turpi të madh. Kurrë në jetën time nuk më kishte ndodhur një gjë e tillë”, – deklaroi ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së për gazetarët.
    Pamja që përmblodhi gjithë këtë poshtërim ishte përqafimi që trajneri i Vasco da Gama, ish-trajneri i kombëtares braziliane Fernando Diniz, u detyrua t’i jepte në fund të ndeshjes Neymarit të dërrmuar, i cili e la fushën mes lotësh dhe duke mbuluar fytyrën me fanellë.

  • Neymar po e ndihmon Santosin të thyejë rekorde në… rrjetet sociale

    Neymar po e ndihmon Santosin të thyejë rekorde në… rrjetet sociale

    Neymar lufton për t’u rikthyer në kombëtare, për të rifituar formën më të mirë sportive dhe nxjerrë Santosin nga situata e vështirë ku ndodhet. Asgjë nuk duket e thjeshtë, veçanërisht për të bindur Ancelottin për rikthimin e tij mer “Selecao”. Gjithsesi, ka arritur ta valorizojë maksimalisht ekipin e tij brazilian në rrjetet sociale.
    Santosi arriti një rekord në TikTok me gati 600 milionë shikime. Në vendin e dytë është Flamengo, ekipi me tifozët më të shumtë në Brazil, me rreth 210 milionë shikime në këtë platformë. Një nga shtysat kryesore të kësaj rritjeje është Neymar, ylli botëror i futbollit, i cili ka përmirësuar formën sportive në çdo ndeshje. Sulmuesi ka luajtur 90 minuta dhe ka qenë titullar në 5 ndeshjet e fundit.
    Duke shfrytëzuar këtë, klubi vijon të rrisë ndjekësit në pesë platformat kryesore digjitale. Në korrik arriti mbi 820.000 ndjekës, duke kapur shifrën e 25 milionë abonimeve të kombinuara në profilet zyrtare. Ky rezultat imponues ka ndihmuar shumë në forcimin e markës së Santosit si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar, duke ndikuar drejtpërdrejt në tërheqjen e sponsorëve të rinj dhe në vlerësimin e partnerëve ekzistues.
    Për Caio Lacerda, drejtor marketingu i Santosit, rritja në rrjetet sociale është rezultat i një strategjie të integruar dhe të fokusuar në performance: “Kemi një ekip të dedikuar për të kuptuar tendencat dhe prodhuar përmbajtje që lidh Santosin me audienca të ndryshme, pa humbur thelbin e klubit. Ky progres forcon pozicionimin global të markës dhe krijon vlerë për sponsorët tanë, që tani kanë më shumë dukshmëri në një mjedis shumë interaktiv”.
    Nickolas Ribeiro, partner dhe themelues i “Grupo Ana Gaming”, pronar i markës “7k” dhe partner i klubit brazilian, thotë: “E dimë mirë impaktin dhe kthimin që do të sjellë sponsorizimi kryesor me Santosin. Është një klub me famë botërore, që mori më shumë dukshmëri me rikthimin e një ikone si Neymar. Rritja në rrjetet sociale forcon zgjerimin e markës tonë, me aktivizime strategjike në ditët e ndeshjeve, me partnerët dhe përmes iniciativave digjitale”.
    Forca e Santosit në botën digjitale përfitohet edhe nga imazhi i yjeve të tij. Sipas studimit të “100 personaliteteve braziliane më me ndikim në Instagram më 2025”, Neymar udhëheq listën me 230.8 milionë ndjekës, një mesatare ndërveprimi prej 3.01 milionë dhe normë ndërveprimi prej 1.31%. Ylli historik i Santosit është ende një nga shtytësit kryesorë të lidhjes së klubit me tifozët në mbarë botën.
    Presidenti Marcelo Teixeira thekson: “Ta kemi Neymar me ne, në kulmin e influencës globale, e pasuron gjithçka. Sidoqoftë, rritja e Santosit është përpjekje kolektive. Po investojmë në komunikim, marrëdhënie me tifozët, ndërkombëtarizim të markës dhe aleanca të reja tregtare. Neymar është katalizator, por bazat po vendoseshin prej kohësh”.
    Santosi pati rritjen më të madhe në rrjetet sociale (përjashtuar YouTube) ndër 100 klubet më të mëdha në botë, me një rritje prej 81.7% që nga qershori 2024, sipas Observatorit të Futbollit CIES në Zvicër.
    Lista e rritjes së ndjekësve nga qershori 2024 (përjashtuar YouTube), ndër 100 klubet më të mëdha:
    1. Santos-BRA: +81.7%
    2. Valladolid-ESP: +45.1%
    3. Mallorca-ESP: +34.9%
    4. Real Betis-ESP: +37.4%
    5. Athletic Club-ESP: +34.5%
    6. Girona-ESP: +30.1%
    7. Espanyol-ESP: +29.4%
    8. Sporting-POR: +28.9%
    9. Lille-FRA: +27.7%
    10. Celta-ESP: +26.4%

  • Neymar shënon dopietë dhe i dërgon mesazh Ancelottit: Kombëtarja? Jam i gatshëm…

    Neymar shënon dopietë dhe i dërgon mesazh Ancelottit: Kombëtarja? Jam i gatshëm…

    5 Gusht 2025

    12:27

    Alfred Lleshi

    Periudha e errët tek Al-Hilal duket se ka mbetur pas. Neymar është rikthyer të luajë dhe të shënojë me fanellën e Santos, duke qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij mbrëmë ndaj Juventude, me rezultatin 3-1. Goli dhe festimi i tij treguan një lehtësim të madh dhe japin shpresë për të ardhme më të ndritur.
    Pas ndeshjes, ai foli për mediat: “Jam i lumtur që luajta një ndeshje të mirë dhe fituam sërish, kjo është gjëja më e rëndësishme. Të gjithë e njohin stilin tim”.
    I pyetur për një rikthim të mundshëm në kombëtaren braziliane, Neymar u shpreh i qartë: “Jam i gatshëm, ndjehem gjithmonë mirë. Tani iu takon atyre të vendosin”.
    Në shtator do të zhvillohen ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës dhe Neymar i ka dërguar një sinjal të fortë trajnerit Carlo Ancelotti.
    Vetë Ancelotti, në ditën e prezantimit të tij si trajner i ri i Brazilit, kishte deklaruar për Neymar: “Duhet të përgatitet mirë dhe ka kohë ta bëjë. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne në rrugën drejt Botërorit”.
    Një tjetër kapitull duket gati të shkruhet në historinë e Neymarit me fanellën e “Seleção”.

  • Bremer bën “shkesin” e Neymar: Do të ishte bukur ta kishim këtu te Juventusi…

    Bremer bën “shkesin” e Neymar: Do të ishte bukur ta kishim këtu te Juventusi…

    Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Gleison Bremer iu përgjigj me buzëqeshje pyetjes nëse Neymar mund të bënte një “last dance” te Juventusi, ashtu siç është përfolur për Modric te Milani apo De Bruyne te Napoli: “Sigurisht. Do të ishte bukur ta kishim dikë si Ney këtu te Juve”.
    …Kanë kaluar mbi 300 ditë nga dëmtimi që e mbajti Bremer jashtë fushave për thuajse të gjithë sezonin. Braziliani është rikthyer në Gjermani, në Herzogenaurach, rreth 300 kilometra larg nga Leipzigu, aty ku pësoi këputjen e ligamentit të kryqëzuar në sfidën e Ligës së Kampioneve kundër gjermanëve. Ajo ishte një nga fitoret më të rëndësishme për Juventusin e Thiago Motta, por pati një kosto shumë të lartë, humbjen e liderit të mbrojtjes.
    “Nga jashtë e pashë që mungonin liderët, pas kaq shumë ndryshimesh dhe me dëmtimin tim humbëm edhe më shumë siguri, – shprehet Bremer nga grumbullimi në Gjermani për Juventusin e sezonit të kaluar. – Ishin momente të vështira, por skuadra u rrit, këto përvoja të bëjnë më të fortë”.
    Duke iu kthyer ngjarjes së dhimbshme të më shumë se 10 muajve më parë, ai analizon periudhën më të errët: “Më e keqja ishte në fillim, kur kirurgu më tha se do të duhej të qëndroja jashtë fushave për 9 muaj, jo 6 ose 7 muaj siç ndodh zakonisht me këputjen e ligamentit. I imi nuk ishte një dëmtim i zakonshëm, por tani ndihem mirë dhe shoh përpara. Do të rikthehem në nivelin maksimal. Kur qëndron jashtë për kaq muaj, fillon t’i shohësh gjërat ndryshe, jo vetëm si futbollist. Bremer i ri do të jetë më agresiv dhe gjithmonë 100% në fushë”.
    Bremer “i ri” është rikthyer në fushë në miqësoren ndaj Reggiana: “Përjetova një ndjesi fantastike pas kaq shumë muajsh pune dhe sakrifice, u ndjeva mirë. Sigurisht që më mungon ende diçka fizikisht, por jam në rrugën e duhur. Në përplasjet e para ndjeva pak frikë, por besoj se është normale, pastaj gjithçka nisi të vinte natyrshëm. Kur nuk mendon shumë, gjërat shkojnë më mirë. Tani objektivi im është të luaj tri miqësoret e radhës për të arritur formën optimale”.

  • Isak, Neymar dhe sagat më dramatike të të gjitha kohërave në merkato

    Isak, Neymar dhe sagat më dramatike të të gjitha kohërave në merkato

    Alexander Isak, i cili dëshiron të largohet nga Newcastle, po bën të gjitha lëvizjet e zakonshme për të detyruar një transferim te Liverpool; pasi u tha “Magpies” se dëshiron të largohet, sulmuesi është lënë jashtë një miqësoreje, është larguar nga turneu para-sezonal dhe, natyrisht, është “zhdukur”.
    Një situatë që sjellë në kujtesë disa nga sagat e mëdha të transferimeve të viteve të kaluara dhe duket se ka ende rrugë për të bërë.
    Pak ditë pasi Liverpool-i e bëri të qartë interesin, Isak u dërgua në shtëpi përpara humbjes në miqësore të Newcastle ndaj Celtic, pasi ishte i shqetësuar nga spekulimet intensive rreth tij.
    Pastaj, pasi Al-Hilal iu bashkua garës për nënshkrimin e suedezit, sulmuesi u la jashtë turneut para-sezonal të “Magpies” në Azi për shkak të një dëmtimi të supozuar në kofshë.
    Raportet se ai ishte “zhdukur” pasuan menjëherë pas refuzimit të Tynesiders për ta shitur, dhe doli se ai ishte stërvitur me ish-klubin e tij, Real Sociedad, në Spanjë, në vend të ambienteve të Newcastle, në një përpjekje për t’u rikthyer në formë të plotë.
    Isak dëshiron të bashkohet me Reds, dhe madje është pohuar se ai mund të zgjedhë edhe opsionin “bërthamor” të ndërprerjes së njëanshme të kontratës së tij për ta bërë transferimin të ndodhë.
    Kjo nuk ka mbaruar ende, por si krahasohet saga që përqendrohet rreth Isakut me disa nga më famëkeqet në historinë e futbollit? GOAL ka renditur 10 më të bujshmet:
    Luis Figo (nga Barcelona te Real Madrid)
    Pak veta kanë guximin për të kaluar ndarjen e ashpër të El Clasicos, por kjo është pikërisht ajo që bëri Luis Figo kur u bë lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohërave në vitin 2000 kur ndërroi Barcelona-n me Real Madrid-in, me sa duket për shkak të ndjenjës së nënvlerësimit në Camp Nou dhe pakënaqësisë me mënyrën se si drejtoheshin Blaugranat në atë kohë.
    Tradhtia e perceptuar shkaktoi një reagim të ashpër nga besnikët e Barcelona-s, të cilët e përshëndetën ikonën portugeze duke i hedhur një kokë derri ndërsa ai u përpoq të gjuante një goditje nga këndi në kthimin e tij të parë në Camp Nou në vitin 2002.
    Megjithatë, ishte Figo ai që qeshi i fundit, duke marrë Topin e Artë në vitin 2001 dhe duke fituar Champions League në vitin 2002, duke u konfirmuar si një nga më të mirë e brezit të tij.
    Steven Gerrard (nga Liverpool te Chelsea ose Real Madrid)
    Në vitin 2005, gjithë botës i dukej sikur Jose Mourinho kishte arritur disi ta bindte Steven Gerrard të braktiste klubin e tij të fëmijërisë dhe të bashkohej me revolucionin e tij në Stamford Bridge.
    Pasi dështoi ta nënshkruante atë vitin paraardhës, Chelsea bëri përsëri një ofertë prej 32 milionë sterlinash atë verë, pasi mesfushori flirtoi me një largim në mes të sezonit, me tifozët e tërbuar të Liverpool-it që madje i dogjën bluzën dhe shkruanin “tradhtar” në fushën stërvitore të Reds.
    Kjo ofertë u refuzua, me Real Madrid-in në garë gjithashtu, dhe Gerrard, atëherë 25 vjeç, shkoi deri në fund duke paraqitur një kërkesë transferimi pavarësisht një oferte rekord klubi prej 100,000 sterlinash në javë që ishte në tryezë. “Ky ka qenë vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë”, tha ai në atë kohë.
    Megjithatë, vetëm 24 orë më vonë, ai e ndryshoi vendimin e tij në mënyrë dramatike dhe nënshkroi një marrëveshje të re në Anfield, me klubin që kërkoi falje për mënyrën se si ishin zhvilluar bisedimet fillimisht.
    Viktor Gyokeres ( nga Sporting tek Arsenal)
    Sulmuesi tjetër suedez në zemër të një sage transferimesh këtë verë, Viktor Gyokeres, pritej gjithmonë të bënte një lëvizje të madhe sapo të hapej merkato pas një sezoni tjetër të frytshëm me Sporting në Portugali – pyetja e vetme ishte se ku dhe kur.
    Pavarësisht interesit të përhapur, u bë e qartë se ‘ku’ do të ishte Arsenal-i, por Topçinjtë dhe vetë lojtari duhej të luftonin me mish e me shpirt për ta realizuar operacionin.
    Gyokeres u përfshi në një luftë fjalësh me presidentin e Sporting, i cili me sa duket kishte shkelur një marrëveshje zotërinjsh. Sporting gjithashtu pati ankesa për bonuset e përfshira në kontratë, por Arsenal-i përfundimisht e siguroi lojtarin për 64 milionë £.
    Kaka (nga Milan te Man City)
    Në sesionin e parë të merkatos pas blerjes së tyre të mbështetur nga Abu Dhabi në shtator 2008, Manchester City ishte i vendosur ta bënte yllin e Milan-it, Kaka, lojtarin simbol të projektit të tyre.
    Thuhet se ata ofruan atë që ishte një shumë e paprecedentë, rekord botëror me vlerë 100 milionë £, si dhe një kontratë tepër fitimprurëse prej 500,000 £ në javë. Megjithatë, braziliani në fund e refuzoi pasurinë e City pas një reagimi të zhurmshëm nga tifozët e Milan-it ndaj largimit të tij të mundshëm.
    Ai tha në atë kohë: “Për momentin nuk dua të ndryshoj asgjë. Të gjitha mesazhet që mora thoshin të zgjidhja me zemër dhe mendoj se në fund ky ka qenë vendimi. Absolutisht nuk ka të bëjë me paratë”.
    Ish-presidenti i ndjerë i kuqezinjve, Silvio Berlusconi, shtoi:
    “Kaka e ka refuzuar ofertën nga Manchester City, duke i dhënë përparësi Milan-it, shokëve të tij dhe tifozëve të tij. Tifozët janë gjithashtu të kënaqur. Refuzimi i kaq shumë parave është diçka për t’u admiruar”.
    Në mënyrë ironike, braziliani do t’i bashkohej Real Madrid-it në qershor të vitit 2009 për një shumë dukshëm më të ulët, duke përmendur krizën financiare globale dhe nevojën për të ndihmuar Milan-in.
    Harry Kane (nga Tottenham te Man City)
    Harry Kane më në fund u nda me Tottenhamin në vitin 2021 në fund të një sezoni zhgënjyes ku Spurs mbetën jashtë vendeve europiane në Premier League pasi Mourinho u shkarkua dhe pa bërë shumë gjëra në merkato për të rritur perspektivat e tyre për sezonin e ri.
    Man City e donte, madje Pep Guardiola e pranoi këtë, dhe dukej se ishte gati ta merrte lojtarin e tyre, veçanërisht pasi sulmuesi nuk u shfaq te Tottenham në fillim të parasezonit me besimin se ai kishte një marrëveshje zotërinjsh për t’u larguar.
    Një ofertë prej 100 milionë sterlinash u refuzua, megjithëse City thuhet se ishte i gatshëm të shkonte deri në një rekord britanik prej 127 milionë sterlinash.
    Por pas negociatave të zgjatura, një marrëveshje nuk u realizua kurrë dhe Kane përfundimisht u detyrua të njoftonte se do të qëndronte.
    Kylian Mbappe (nga Paris Saint-Germain te Real Madrid)
    Saga më e zgjatur e merkatos e të gjitha kohërave, Kylian Mbappe më në fund përfundoi transferimin e tij të pashmangshëm te Real Madridi në vitin 2024, por vetëm pas vitesh flirti me gjigantët spanjollë dhe bindjes së Paris Saint-Germain në këtë proces, duke e privuar në fund ish-klubin e tij nga ndoshta mbi 100 milionë sterlina.
    Një lojtar që ishte vënë në shënjestër nga Madridi si fëmijë dhe që e adhuronte Cristiano Ronaldo-n, Los Blancos bënë lëvizjen e tyre të parë për Mbappe në fund të merkatos së verës së vitit 2021 kur ai ishte lojtar i Monacos, duke ofruar 160 milionë euro, por u refuzuan përpara se ofertat e mëvonshme të injoroheshin plotësisht.
    Megjithatë, Mbappe po hynte në vitin e fundit të kontratës së tij dhe supozohej se ai do të bashkohej me Real-in me kosto zero në vitin 2022.
    Pastaj, pothuajse nga askund, PSG njoftoi në maj 2022 se sulmuesi kishte nënshkruar një kontratë të re – një marrëveshje dyvjeçare jashtëzakonisht fitimprurëse me opsionin për një të tretë – duke e lënë Real-in të tërbuar.
    Sigurisht, ky nuk ishte fundi i historisë. Në qershor të vitit 2023 doli se Mbappe nuk kishte plane të qëndronte për atë vit shtesë, dhe lojtari pranoi verbalisht të bënte kalimin e shumëpritur në shkurt të vitit 2024 dhe më në fund njoftoi largimin e tij të afërt tre muaj më vonë, duke u bërë zyrtarisht lojtar i Real Madrid-it në verë.
    Lionel Messi (nga Barcelona te Paris Saint-Germain)
    Një transferim që as Barcelona dhe as Lionel Messi nuk e donin në të vërtetë, situata e vështirë financiare e gjigantëve katalanas (ende një problem serioz deri më sot) i detyroi ata të dorëzoheshin në vitin 2021.
    Klubi nuk ishte në gjendje t’i ofronte ikonës argjentinase një kontratë të re për shkak të rregullave të kufizimit të pagave të La Liga-s, dhe në fund ata u detyruan të ndanin rrugët në një fund të hidhur të një epoke të shkëlqyer.
    PSG, e mbështetur nga Katari, ishte në gjendje t’i ofronte atij një shtëpi të re me një pagë marramendëse, me largimin e hidhur të Messi-t nga Barca të përjetësuar në një konferencë shtypi, tashmë famëkeqe, ku ai njoftoi largimin e tij dhe qau para botës.
    Neymar (nga Santos te Barcelona)
    Një transferim që u përgatit për katër vjet, Neymar dukej i destinuar për një klub të madh europian që nga momenti që u shfaq në futbollin brazilian te Santos në vitin 2009, dhe Barcelona përfundimisht fitoi garën për ta nënshkruar atë në vitin 2013, duke mposhtur më së shumti Real Madrid-in për nënshkrimin e tij.
    Megjithatë, ky ishte vetëm fillimi i një sage që u zhvillua në gjykata të ndryshme.
    Babai i Neymar, Neymar Sr., ishte një nga të akuzuarit për mashtrim tatimor në lidhje me marrëveshjen, me drejtuesit e Barçës gjithashtu të përfshirë, pasi u zbulua se Blaugranat kishin paguar shumë më tepër për yllin sesa ishte raportuar fillimisht.
    Marrëveshja u shqyrtua për tre vjet nga prokurorët përpara se gjithçka të sqarohej përfundimisht, vetëm që Neymar të largohej në mënyrë tronditëse nga Camp Nou një vit më vonë.
    Cristiano Ronaldo (nga Manchester United te Real Madrid)
    Kur Real Madrid troket, zakonisht merr atë që do në fund, dhe Manchester United e zbuloi këtë në mënyrën e vështirë në vitin 2009.
    Los Blancos e kërkuan për herë të parë Cristiano Ronaldon në verën e vitit 2008, me United që shkoi deri aty sa ta raportonte Madridin në FIFA për atë që ata besonin se ishte një përpjekje e qëllimshme për të shqetësuar lojtarin e tyre.
    Saga u zvarrit atë verë, por Ronaldo përfundimisht këmbënguli se ishte i lumtur në Old Trafford dhe do të qëndronte për sezonin e ardhshëm, me Djajtë e Kuq që fituan Champions League në atë kohë.
    Por fara ishte mbjellë, dhe pasi shpesh hodhi dyshime për të ardhmen e tij gjatë sezonit 2008-09 mes spekulimeve të vazhdueshme, atëherë 24-vjeçari përfundoi një transferim rekord botëror prej 80 milionë sterlinash në Bernabeu në fillim të korrikut.
    Carlos Tevez (nga Manchester United te Manchester City)
    Carlos Tevez ndërroi ekipin e kuq të Manchesterit me atë të City-t në një veprim jashtëzakonisht të diskutueshëm pasi refuzoi në mënyrë tronditëse mundësinë për ta kthyer huazimin e tij në Old Trafford nga West Ham në një transferim të përhershëm në verën e vitit 2009, me Man City që besohet se u kishte paguar këshilltarëve të argjentinasit një shumë marramendëse prej 25.5 milionë sterlinash për ta bërë marrëveshjen të realizohej.
    U raportua se Tevez ishte pakënaqur me mungesën e mundësive te United, pasi shpesh ishte lënë në stol nga Sir Alex Ferguson pavarësisht se shënoi 15 herë në sezonin 2008-09 dhe me Kupën e Botës 2010 që po afrohej. Megjithatë, ai mohoi se i ishin dhënë garanci për kohën e lojës te City.
    “Nuk kam asnjë siguri për vendin tim dhe duhet të fitoj respektin e shokëve të ekipit ndërsa luftoj për të qenë zgjedhja e parë”, tha sulmuesi në atë kohë.

  • “Ka gjithçka”, ish-sulmuesi për talentin e Chelsea-t: Mund t’ia kalojë Messi-t and Neymar-it

    “Ka gjithçka”, ish-sulmuesi për talentin e Chelsea-t: Mund t’ia kalojë Messi-t and Neymar-it

    Ish-lojtari i kombëtares së Ekuadorit, Carlos Tenorio, ka shprehur bindjen e tij të fortë se talenti i ri Kendry Paez ka atë që duhet për të tejkaluar legjendat si Lionel Messi dhe Neymar.
    Sipas ish-sulmuesit, çelësi për të zhbllokuar këtë potencial është te dëshira e lojtarit dhe te këshillat e duhura nga ata përreth tij.
    “Ai ka gjithçka për t’u bërë më i mirë se Leo Messi, më i mirë se Neymar, por varet nga ai dhe përfaqësuesit e tij”, tha Tenorio për L’Equipe.
    “Kjo është hera e parë që kam parë një lojtar me këto karakteristika. Mendoj se ai ka gjithçka për t’u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm në futbollin botëror”.
    Páez bëri debutimin e tij me Ekuadorin në moshën vetëm 16 vjeç në vitin 2023, duke u bërë lojtari më i ri në historinë e vendit.
    Më 5 qershor 2023, u njoftua se Páez do t’i bashkohej klubit të Premier League, Chelsea, pas ditëlindjes së tij të 18-të, në verën e vitit 2025.
    Më 31 korrik 2025, Páez u transferua te klubi i Ligue 1, Strasbourg, me një huazim për një sezon.

  • Neymar nën vëzhgim të veçantë, Ancelotti mund ta thërrasë në kombëtare qysh në shtator

    Neymar nën vëzhgim të veçantë, Ancelotti mund ta thërrasë në kombëtare qysh në shtator

    Me kualifikimin për Botërorin 2026 tashmë të siguruar, trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, është i përqendruar te përzgjedhja e skuadrës për dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve të Amerikës së Jugut. Më 4 shtator, Brazili do të presë Kilin në “Maracanã”, ndërsa më 9 shtator do të përballet me Bolivinë në “El Alto”, në një lartësi prej 4.150 metrash mbi nivelin e detit. Pika më e madhe e paqartësisë lidhet me grumbullimin e Neymarit.
    Ylli i “Seleçao” po kalon një periudhë të vështirë. Ekipi i tij, Santos, ndodhet në zonën e rënies nga kategoria, por kjo nuk e ndalon Ancelottin. Ish-trajneri i Milanit dhe Real Madridit ka dërguar disa anëtarë të stafit të tij për të ndjekur nga afër formën e lojtarit të lindur më 1992, në funksion të një grumbullimi të mundshëm. Të hënën e ardhshme, Neymar do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Juventude, që mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tij me kombëtaren.
    Neymar nuk ka luajtur me Brazilin që nga shtatori i vitit 2023, kur pësoi një dëmtim serioz në ligamentin dhe meniskun e gjurit të majtë. Sot, ai ka rifituar njëfarë vazhdimësie, duke luajtur nga 90 minuta për 4 ndeshje radhazi, gjë që nuk ndodhte prej kohësh. Edhe pse nuk ka arritur ende nivelin e tij më të mirë, brenda kombëtares ekziston bindja se ai do të jetë gati për të dhënë spektakël në Botërorin e ardhshëm, ndoshta objektivi i fundit i madh i karrierës së tij.
     

  • E BUJSHME! Neymar mund të kthehet në Francë, tek “armiku” më i madh i PSG-së

    E BUJSHME! Neymar mund të kthehet në Francë, tek “armiku” më i madh i PSG-së

    Rreth Neymarit, një futbollist që mbush faqet e para, për mirë apo për keq, qarkullojnë vazhdimisht thashetheme. I fundit është po aq i freskët, sa edhe i çuditshëm. Në Amerikën e Jugut, shtypi flet për mundësinë që sulmuesi anësor, i cili nuk po kalon një moment të mirë që kur u rikthye te Santosi, të përfundojë te Olympique Marseille. Madje, sigurojnë se tashmë ka negociata në zhvillim.
    Neymar, ish-lojtar i PSG-së, rivalit më të madh të Marseille në Francë, ka deklaruar dashurinë e tij të pakushtëzuar për Santosin, aty ku u formua dhe nga ku u largua për të shpërthyer te Barça. Megjithatë, gjërat nuk po i ecin mire atje, që kur mbërriti në janar. Madje ka arritur të përfshihet edhe në ndonjë përplasje me tifozët e “Peixao”.
    Në këtë kontekst, portali argjentinas “TyC Sports” publikon lajmin se futbollisti, i cili ka kontratë të nënshkruar deri në dhjetor me Santosin, mund të largohet për të gjetur strehë te Marseille. Në këtë mënyrë do të largohej nga kritikat që po merr për paraqitjet e tij sportive dhe gjithashtu për sjelljen jashtë fushës. Një indicie mediatike pa burime zyrtare, por që tregon qartë se situata e futbollistit te Santosi është më shumë se e keqe.

    🔙 El regreso de Neymar a Santos no está saliendo como deseaban ambas partes: el Peixe está en zona de descenso y el crack brasileño es criticado por los hinchas debido a su rendimiento dentro de la cancha y por algunas acciones fuera de ella. En busca de apaciguar la situación,… pic.twitter.com/c1A8zXqtRn
    — TyC Sports (@TyCSports) July 28, 2025

  • Lajm i bujshëm nga Franca. Neymar drejt rikthimit në Ligue 1, zbulohet prapaskena

    Lajm i bujshëm nga Franca. Neymar drejt rikthimit në Ligue 1, zbulohet prapaskena

    26 Korrik 2025

    18:04

    Telesport

    Mediat franceze dhe jo vetëm, së fundmi po raportojnë vazhdimisht për një rikthim të mundshëm të Neymar në Europë dhe konkretisht në Ligue 1, në Francë.
    Sipas katyre raportimeve është Olimpique Marseille që ka nisur bisedimet e para me Santos për një transferim të mundshëm të Neymar. Braziliani është shumë pro rikthimit në Europë, pasi kërkon të jetë në super formë për Kupën e Botës 2026. Duke qenë se e njeh mjaft mirë Ligue 1, Neymar është i entuziasmuar nga ideja për t’u rikthyer në Francë.
    Kujtojmë se Neymar luajti në Ligue 1 për 6 sezone me PSG-në, ku u transferua nga Barcelona në vitin 2017 për 222 milionë euro, transferimi më i shtrenjtë në histori. Në 173 ndeshje me parizienët, Neymar shënoi 118 gola dhe dha 79 asiste.
    Rikthimi i tij në Ligue 1 dhe transferimi te Olimpique Marseille do të ishte një goditje e bujshme dhe për faktin duke ditur rivalitetin historik mes dy klubeve franceze. Në rast se ndodhë ky transferim, atëherë Neymar do jetë padyshim “tradhtari” më i madh për tifozët e PSG-së.