Tag: newcastle

  • Klubi anglez ngulmon për Frattesi, oferta e parë nuk pëlqehet nga Interi. Ja detajet e plota

    Klubi anglez ngulmon për Frattesi, oferta e parë nuk pëlqehet nga Interi. Ja detajet e plota

    29 Gusht 2025

    13:17

    Alfred Lleshi

    Emri i Davide Frattesi rikthehet sërish në qendër të merkatos për Interin. Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, anglezët e Newcastle janë vënë përsëri në lëvizje për ta marrë mesfushorin italian.
    Në Milano ka mbërritur interesimi konkret i klubit anglez, i cili ka propozuar huazim me detyrim blerjeje. Megjithatë, detyrimi për ta blerë do të aktivizohej vetëm në kushte të vështira. Pikërisht për këtë arsye, Interi nuk e ka pëlqyer ofertën.
    Drejtuesit zikaltër e vlerësojnë mesfushorin rreth 40 milionë euro. Edhe pse Frattesi nuk është nxjerrë kurrë realisht në merkato, shitja e tij do të merrej në konsideratë vetëm me kushte më të thjeshta dhe me të ardhura pothuajse të sigurta.
    Pra, qoftë në rastin e shitjes përfundimtare, edhe me detyrim blerjeje, vlejnë klauzola më të lehta për t’u arritur. Nëse Newcastle dëshiron me të vërtetë ta mbyllë marrëveshjen për mesfushorin italian, atëherë duhet ta bëjë shpejt ofertën e duhur.
     
     

  • Newcastle, trajneri hap mundësinë e shitjes së Isak: Nuk mund ta injoroj atë që ka ndodhur

    Newcastle, trajneri hap mundësinë e shitjes së Isak: Nuk mund ta injoroj atë që ka ndodhur

    Eddie Howe, trajneri i Newcastle, ka lënë të kuptohet për herë të parë se është i hapur ndaj një largimi të mundshëm të Alexander Isak. Sulmuesi suedez, i cili kurrë nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij, iu ka komunikuar pronarëve të klubit të hënën e kaluar, gjatë një takimi privat, se nuk ka ndërmend të luajë më me fanellën e “Magpies”, edhe në rast se do të qëndronte pas mbylljes së merkatos verore.
    Që nga ajo kohë, Howe nuk ka biseduar me Isak, pas deklaratës shpërthyese të lojtarit, ku denonconte premtime të pambajtura dhe humbje të besimit. Trajneri ka mohuar se i ka garantuar ndonjëherë sulmuesit suedez mundësinë për ta lënë klubin.
    Megjithatë, Newcastle ka punuar gjatë gjithë verës për alternativa që mund të mundësojnë shitjen e Isak te Liverpool. Ndërkohë, klubi është afër finalizimit të blerjes së sulmuesit gjerman Nick Woltemade, një operacion prej 65 milionë paundësh, shifër rekord për Newcastle. Burime të brendshme konfirmojnë se kampionët e Premier League mund të kthehen me një ofertë konkrete për suedezin, duke e vënë Newcastle përballë një zgjedhjeje të rëndësishme. Drejtuesit shpresojnë gjithashtu të angazhojnë një sulmues të dytë.
    Gjatë konferencës për shtyp, Howe shpjegoi: “Sigurisht që kam një preferencë nga ana futbollistike, por duhet të merren parasysh të gjitha informacionet. Nuk mund të injorosh atë që ka ndodhur. Po përpiqem të qëndroj i distancuar, sepse nuk kam asnjë kontroll mbi situatën. Do ta lë gjithçka të ndjekë rrjedhën e vet dhe pastaj do të përballem me mundësinë e largimit të tij”.
    Për menaxhimin emocional të situatës, Howe shtoi: “Nuk mund të përfshihesh emocionalisht, përndryshe merr vendime të gabuara. Duhet të ndahem nga situata, e bëra këtë që kur Alex u largua nga ekipi. Vendosa që prioriteti im të ishte grupi, të përqendrohesha plotësisht te lojtarët që kam në dispozicion. E dija se kjo situatë nuk do të zgjidhej shpejt, por unë nuk kisha fuqinë ta ndryshoja”.

  • Newcastle “shënon në minutën e fundit” ndaj Bayern-it, i rrëmben sulmuesin 23-vjeçar

    Newcastle “shënon në minutën e fundit” ndaj Bayern-it, i rrëmben sulmuesin 23-vjeçar

    Newcastle United ka bërë surprizën në merkaton e kësja vere, duke i marrë nga “duart” Bayern Munich sulmuesin që e dëshironte aq shumë.

    Bëhet me dije se klubi anglez ka arritur marrëveshjen me Stuttgart për sulmuesin 23-vjeçar Nik Voltemejd.
    Sipas mediave britanike Nick Woltemade do të trannsferohet në ishull për shumën e 70 milionë paundëve duke përfshirë dhe 5 milionë të tjera në formën e bonuseve.

    23-vjecari pritet që ditën e nesërme të zhvillojë vizitat mjeksore në Angli. Një lëvizje e papritur kjo, pasi prej ditësh emri i 23-vjeçarit lidhej ngushtësisht me Bayern Munich, ku rekordmenët gjermanë kishin aktivizuar gjithë makinerinë e tyre për të marrë sulmuesin nga Shtutgarti.
    Woltemade ka regjistruar 17 gola në 33 ndeshje sezonin e fundit me Stuttgart dhe ka dy paraqitje me përfaqësuesen e Gjermanisë.

  • Surpriza e merkatos së kësaj vere, Newcastle i befason të gjithë. 90 milionë euro për sulmuesin që pritej të ishte i Bayern

    Surpriza e merkatos së kësaj vere, Newcastle i befason të gjithë. 90 milionë euro për sulmuesin që pritej të ishte i Bayern

    28 Gusht 2025

    20:24

    Telesport

    Nick Woltemade ka qenë një nga emrat më të lakuar në këtë merkato verore. Sulmuesi i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Stuttgart, ku shënoi 17 gola dhe dha 10 asiste në 33 ndeshje në Bundesligë, u përfol shumë dhe të gjithë prisnin transferimin e tij te Bayern.
    Dy ofertat e Bayern, e para 40 milionë euro, e dyta 60 milionë euro, të dyja u refuzuan nga Stuttgart. “Daily Mail” dhe “Sky Sport Germany” raportojnë se Nick Woltemade do transferohet te Newcastle për 90 milionë euro.
    “Qymryxhinjtë” duket se kanë gjetur më në fund zëvendësuesin ideal të Alexander Isak, pasi dështuan me objektivin e parë që ishte Benjamin Sesko. Në këtë situatë, Isak do zyrtarizohet shumë shpejt te Liverpool, ndërsa pasuesi i tij te Newcastle do jetë pikërisht Nick Woltemade.

  • Çmenduri e vërtetë! Pasi siguroi Woltemade, Newcastle ofron 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

    Çmenduri e vërtetë! Pasi siguroi Woltemade, Newcastle ofron 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

    28 Gusht 2025

    21:05

    Telesport

    Newcastle duket se i ka lënë goditjet e bujshme për ditët e fundit të merkatos. Klubi anglez ka arritur marrëveshjen me Stuttgart për 90 milionë euro për transferimin e Nick Woltemade.
    Por, sulmuesi gjerman nuk do të jetë goditja e vetme e bujshme për “Qymyrxhinjtë” në këto ditë të mbetura të merkatos. Jose Alvarez Haya ka raportuar pak më parë për El Chiringuito TV se Newcastle do të ofrojë plot 100 milionë euro për yllin e Barcelonës, Fermin Lopez.
    22-vjeçari është përfolur shumë ditët e fundit për një transferim të mundshëm te Chelsea për 55-60 milionë euro, por me ofertën e fundit të Newcastle sigurisht që Barcelona nuk do e mendojë dy herë.
    Shitja e Fermin Lopez për 100 milionë euro do zgjidhte problemet financiare të Barcelonës si dhe do bënte të mundur regjistrimin direkt të lojtarëve që ende nuk janë regjistruar për sezonin e ri.

  • Newcastle nuk heq dorë nga mesfushori i Interit, gati oferta 40 milionë euro

    Newcastle nuk heq dorë nga mesfushori i Interit, gati oferta 40 milionë euro

    27 Gusht 2025

    18:48

    Telesport

    “La Gazzetta dello Sport” raporton se Newcastle jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga ideja për të transferuar Davide Frattesi-n, por “Qymyrxhinjtë” janë gati të bëjnë një ofertë të re, e cila do jetë e vështirë të refuzohet nga Inter.
    Sipas raportimit në fjalë, Newcastle do të ofrojë plot 40 milionë euro për mesfushorin italian, për të cilin Inter pagoi 35 milionë euro në janarin e vitit 2024 te Sassuolo.
    Frattesi nuk ka arritur dot të jetë një titullar fiks, ndaj nuk do ishte aspak befasi nëse Inter pranon ofertën e Newcastle, por mbetet për t’u parë çfarë do vendosë edhe lojtari, kontrata e të cilit me Interin skadon në vitin 2028.

  • E BUJSHME NGA ANGLIA! Oferta e fundit e Liverpool për Isak nuk ka shanse të refuzohet nga Newcastle

    E BUJSHME NGA ANGLIA! Oferta e fundit e Liverpool për Isak nuk ka shanse të refuzohet nga Newcastle

    26 Gusht 2025

    19:22

    Telesport

    Liverpool është padyshim “mbreti” i merkatos së kësaj vere, por klubi i kuq ende nuk e ka mbyllur merkaton pasi pret të bëjë edhe një goditje të fundit.
    Prej kohësh, Liverpool po tenton transferimin e Alexander Isak nga Newcastle, por ofertat e kampionit në fuqi të Anglisë janë refuzuar vazhdimisht nga “Qymyrxhinjtë”.
    “Daily Mail” raporton se Liverpool po përgatit një ofertë të fundit për sulmuesin suedez, e cila duket e vështirë të refuzohet nga Newcastle. Bëhet fjalë për 139 milionë euro, një shifër padyshim rekord jo vetëm për Newcastle, po për gjithë historinë e Premier League.
    Liverpool ka arritur që më parë marrëveshjen me lojtarin për kushtet personale, tani mbetet vetëm të gjejë gjuhën e përbashkët me Newcastle. Por, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos dhe vetë sulmuesi ka vendosur të luajë vetëm për Liverpool dhe asnjë klub tjetër, Newcastle është e detyruar të pranojë ofertën rekord nga të kuqtë.

  • Spektakël në “St.James Park”, Liverpool “thyen” Newcastle në frymën e fundit, i nderon një 16-vjeçar, Rio Ngumoha “pushton” mediat angleze

    Spektakël në “St.James Park”, Liverpool “thyen” Newcastle në frymën e fundit, i nderon një 16-vjeçar, Rio Ngumoha “pushton” mediat angleze

    5 gola, raste pafund për shënim, një futboll i “çmendur”, një super sfidë Newcastle-Liverpool, më të kuqtë që festojnë në fund pas një goli në minutën e 10-të shtesës. Tifozët shijuan një sfidë spektakolare, kjo falë edhe Newscastle, të cilët edhe pse më 10-të lojtarë nuk u dorëzuan deri në fund. Ekipi i Slot vijon ecurinë perfekte edhe këtë sezon, 2 ndeshje 6 pikë të plota.
    Të kuqtë kaluan në avantazh minutën e 35-të, me Gravenberch që gjeti cepin e portës pas një goditje të fortë nga distanca. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45-të, Gordon ndërhyri ndaj Van Dijk, me arbitrin që pas rishikimit të VAR e ndëshkoi me karton të kuq.

    Liverpool i bëri një nisje me gol edhe fraksionit të dytë, ku blerja e tyre e re, Ekitike dyfishoi rezultatin. Newscastle jo vetëm që nuk u dorëzuan, por “qymyrxhinjtë” u rikthyen në lojë në minutën e 57-të, me Guimaraes që ngushtoi shifrat në 1-2. Të shtyre dhe nga tifozët, Newcastle befasoi të kuqtë në minutën e 88-të, me Osula që solli festë në stadium duke barazuar rezultatin.
    Në një përpjekje të fundit, Slot bëri dhe dy zëvendësime në minutën e 96-të duke hedhur në fushë edhe Rio Ngumoha. Në limitet e shtesës, në frymën e fundit, Liverpool me një aksion model gjeti golin e fitores, ku talenti anglez, 16-vjeçari Ngumoha me një goditje plot klas i dhuroi kampionëve një fitore të madhe në fushën e Newcastle. Me këtë sukses, të kuqtë mbajnë hapin e Tottenham dhe Arsenal.
    Më shumë se sa fitorja e Liverpool, mediat në ishull i bënë jehonë sulmuesit 16-vjeçar, talentin anglez Rio Ngumoha.
    (BalkanWeb)

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Slot: Nuk mendoj se pamë një ndeshje futbolli ndaj Newcastle, qëndruam të fortë në një fushë të vështirë

    Slot: Nuk mendoj se pamë një ndeshje futbolli ndaj Newcastle, qëndruam të fortë në një fushë të vështirë

    Trajneri i Liverpool, Arne Slot kritikoi qasjen e Newcastle (e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë) në fitoren dramatike 3-2 që skuadra e tij arriti dje në “St James’ Park”, duke deklaruar se kjo nuk ishte një ndeshje futbolli. Skuadra e “reds” fitoi në kohën shtesë.
    Te Newcastle, me një lojtar më pak, menduan se kishin rikthyer rezultatin nga 0-2 në 2-2 për të siguruar një barazim. Goli fitues i 16-vjeçarit Rio Ngumoha në fund të kohës shtesë, i dha fund një ndeshjeje të zhurmshme dhe kaotike.
    Ishte një ndeshje e vështirë që nga fillimi me 19 faulle para pushimit. Newcastle më pas e përdori lojën e tyre sulmuese në goditje të thjeshta standarde me një lojtar më pak, një taktikë që shkaktoi probleme për Liverpool dhe çoi në dy golat që barazuan ndeshjen.
    “Nuk jam shumë i sigurt nëse pashë një ndeshje futbolli. Ishte goditje standarde pas goditjeje standarde, gjuajtje e gjatë. Nuk kishte shumë të bënte me taktikat, atë që thashë para ndeshjes, por më pëlqeu shumë mënyra se si qëndruam të fortë”, tha Slot.
    “Nuk u shembëm, qëndruam të fortë. Ata mbetën me 10 lojtarë dhe prisja që ky të ishte një plus për ne, por kur një portier gjuan çdo goditje të lirë, atëherë nuk ka shumë ndihmë. Kjo është arsyeja pse ishte kaq e vështirë për ne të fitonim”, komentoi Slot.
    “Nuk mendoj se kishte kaq shumë lojë të hapur për t’u luajtur. Në një goditje standarde, një gjuajtje të gjatë anësore, një top të gjatë nga portieri, nuk ke nevojë për një lojtar shtesë. Për herë të parë shkuam nga e djathta në qendër në të majtë dhe një gol i shkëlqyer për një 16-vjeçar”, tha Slot.
    “Ndoshta nuk ishte ndeshja më e mirë në aspektin e taktikave ose në aspektin e të luajturit futboll, por mendoj se çdo tifoz kudo në botë e shijoi këtë ndeshje futbolli. Tifozët e Newcastle ishin të mrekullueshëm në aspektin e ndihmës që i dhanë ekipit vendas”, tha slot.

  • Adoleshenti magjik nderon Liverpool në betejën e “St James Park”! Newcastle heroik, dorëzohet në minutën e 99′ (VIDEO)

    Adoleshenti magjik nderon Liverpool në betejën e “St James Park”! Newcastle heroik, dorëzohet në minutën e 99′ (VIDEO)

    Le ta quajmë Beteja e “St James Park” sepse një ndeshje dramatike u zhvillua sonte në Newcastle, ku Liverpool arriti të triumfojë 3-2 ndaj bardhezinjve, falë një goli vendimtar të adoleshentit Rio Ngumoha (16 vjeç) në minutat shtesë.
    Minutat e para ishin të tensionuara, me Newcastle dhe Liverpool, që po luftojnë për Alexandre Isak. Liverpool nisi më mirë takimin, duke kaluar në avantazh në minutën e 35-të me një goditje të fuqishme nga distanca nga Ryan Gravenberch, e cila përfundoi në qoshen e poshtme të portës, duke lënë portierin Nick Pope pa mundësi reagimi.
    GOLI I GRAVENBERCH – VIDEO
    Para fundit të pjesës së parë, Anthony Gordon i Newcastle provon një ndërhyrje të rrezikshme, që fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, por VAR e shndërroi në karton të kuq direkt, duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.
    I KUQI I GORDON – VIDEO
    Në pjesën e dytë, Liverpooli arriti të dyfishojë avantazhin në 2-0 në minutën e 46-të, me një pasim të mprehtë nga Cody Gakpo për Hugo Ekitike, i cili shënoi me një goditje të ulët nga kufiri i zonës, duke lënë portierin pa reagim.
    GOLI I EKITIKE – VIDEO
    GOLI I GUIMARAES – VIDEO
    Bruno Guimaraes ngushtoi rezultatin për Newcastle në minutën e 57-të me një kokë nga afër pas një asistimi perfekt të Valentino Livramento për 2-1. Në minutën e 88-të, William Osula barazoi rezultatin për Newcastle pas një pasimi të gjatë që kaloi mbrojtjen e Liverpoolit.
    GOLI I OSULA – VIDEO
    Gjyqtari dha 11 minuta shtesë, dhe në minutat e fundit, Rio Ngumohas shënoi golin vendimtar pas një aksioni model, duke i dhënë Liverpoolit fitoren 3-2 dhe tre pikët e vlefshme në një përballje të jashtëzakonshme në Ligën Premier.
    GOLI I NGUMOHA – VIDEO
    Ndeshja u karakterizua nga momente të tensionuara, përfshirë kartonë të verdhë dhe lëndime (Tonali dhe Schar), ndërsa të dyja skuadrat treguan intensitet dhe vendosmëri për të kërkuar fitoren deri në sekondat e fundit.