Tag: newcastle

  • FOTO/ Rashford bën “luanin” në Angli, “kafshon” Newcastle me 2 gola, Flick: Është lojtar fantastik

    FOTO/ Rashford bën “luanin” në Angli, “kafshon” Newcastle me 2 gola, Flick: Është lojtar fantastik

    Në tokën e tij, në Angli, Marcus Rashford shpërthen me një “dopietë”. “Bomberi” i “Tre Luanëve” zhvilloi një ndeshje fantastike përballë Newcastle duke udhëhequr Barcelonën në një fitore të madhe 2-1, një trepikësh i artë që i jep një bonus të rëndësishëm ekipit të Hansi Flick. Kjo nuk ishte një transfertë e lehtë dhe u pa qartë që në fillim, me “qymyrxhinjtë” që shtynë drejt sulmit që në start.
    Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, në fraksionin e dytë, Rashford me një goditje të saktë me kohë brenda në zonë kaloi Barcelonën në avantazh. I gjendur shpesh në akuzë, për mos përshtatje te Barça, Rashford heshti të gjithë kritikët me një super gol në minutën e 67-të, një predhë e vërtetë nga distanca që u stampua në rrjetë.

    Newcastle u përpoq të rikthehej në lojë, por goli i Gordon erdhi vonë në minutën e 90-të, një gol thjesht për statistika pasi vendasit dalin “duar bosh” nga ky takim.

    Show personal i Rashford mori vëmendjen e faqeve të para të mediave spanjolle: “Killer Rashford”, shkruan Mundo Deportivo në faqen e parë:
    “Super Rashford”, ishte titulli i Sport. Pas ndeshjes, fjalët e para të Hansi Flick ishin pikërisht për Rashford: “Ai është një lojtar fantastik. Ka një talent të pabesueshëm për të përfunduar aksionet. Për një sulmues është gjithnjë mirë të shënojë, jam i lumtur për të pasi është një lojtar që e kërkuam gjatë verës”, theksoi Flick.
    ()
    © BalkanWeb

  • City kundër Napolit? Jo, Newcastle kundër Barcelonës… Grealish “tradhton” ish-shokët e tij të ekipit

    City kundër Napolit? Jo, Newcastle kundër Barcelonës… Grealish “tradhton” ish-shokët e tij të ekipit

    19 Shtator 2025

    11:58

    Alfred Lleshi

    Jack Grealish, i larguar kësaj vere nga Manchester City për tek Evertoni, po e shijon Champions League si spektator. Megjithëse pritej të fokusohej te City-Napoli, vëmendja e tij ishte ndeshja tjetër e së enjtes mbrëma, Newcastle-Barça.
    Ai postoi në rrjetet sociale një foto të televizorit me mesazhin: “Çfarë kënaqësie të shoh Pedri dhe De Jong të luajnë!” Me këtë postim i surprizoi ndjekësit, sepse duket si një “thumb” ndaj ish-ekipit të tij, City i Pep Guardiolës.
    Për Grealish, 30 vjeç, pas një sezoni të vështirë te “Citizens”, ku u përjashtua nga zgjedhjet teknike, Evertoni shihet si qetësi dhe vazhdimësi. Larg presionit të një klubi të madh dhe konkurrencës së ashpër, ai duket se ka rifituar kënaqësinë e lojës dhe, siç duket, edhe të shikimit të futbollit me një sy më të qetë.

  • Scholes marroset pas Pedrit, e thotë publikisht: “Futbollisti im i ri i preferuar”

    Scholes marroset pas Pedrit, e thotë publikisht: “Futbollisti im i ri i preferuar”

    19 Shtator 2025

    8:15

    Alfred Lleshi

    Legjenda e Manchester United ishte një nga spektatorët e ndeshjes Newcastle-Barcelona në Ligën e Kampionëve, ku Pedri shkëlqeu me një tjetër paraqitje të madhe. Mesfushori kanarian luajti një ndeshje të jashtëzakonshme, performanca e tij nuk i shpëtoi njërit prej lojtarëve më të mirë në historinë e “Djajve të Kuq” dhe Anglisë.
    Ky kompliment i Paul Scholes, i publikuar në Instagram, është lëvdatë e madhe për Pedrin dhe talentin e tij në fushë: “Futbollisti im i ri i preferuar”.

    Pedri ndaj Newcastle…
    • 84/92 pasime të realizuara (91%)
    • 111 prekje
    • 1 rast i krijuar
    • 2/3 driblime të suksesshme
    • 7 kontribute mbrojtëse
    • 0 herë humbje topi
    • 3/4 ndërhyrje të fituara
    • 1 largim topi
    • 2 ndërprerje aksionesh
     
     

  • VIDEO/  Mungon goli te Newcastle-Barcelona, Napoli reziston ndaj Cityt në pjesën e parë në Champions

    VIDEO/ Mungon goli te Newcastle-Barcelona, Napoli reziston ndaj Cityt në pjesën e parë në Champions

    Kanë përfunduar pjesët e para të Champions League. Manchester City po barazon 0-0 ndaj Napolit, me këta të fundit që janë me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Di Lorenzo.
    Emocione te Newcastle-Barcelona, por rezultati mbetet 0-0. Në takimet e tjera, Sporting po udhëheq 1-0 ndaj Kairat Almaty, ndërsa  Frankfurt-Galatasaray është 0-0.

    © BalkanWeb

  • Spektakël në Frankfurt, “heshtje” në Newcastle-Barcelona dhe “Etihad”. Sporting bën detyrën (video)

    Spektakël në Frankfurt, “heshtje” në Newcastle-Barcelona dhe “Etihad”. Sporting bën detyrën (video)

    Kanë përfunduar pjesët e para në 4 takimet e mbrëmjes në Champions League. Eintracht Frankufrt po fiton 3-1 ndaj Galatasaray. Turqit kaluan të parët në avantazh pas 7 minutash lojë, një kundërsulm i shpejtë dhe kombinimi perfekt Sane-Akgun, i jep avantazhin 0-1 Galatasaray-it.
    Barazimi i vendasve erdhi në minutën e 36-të, ku pas një topi të humbur në fushën e Galatasaray, Ritsu Doan, e dërgoi atë në rrjetë. Në minutat shtesë, vendasit shënuan dy gola të shpejtë, fillimisht me turkun Can Yilmaz Uzun dhe golin e tretë me Jonathan Burkardt.
    SHIKOGOLAT
    Në “St James Park”, pjesa e parë mes Newcastle dhe Barcelonës mbyllet 0-0. Mungoi goli edhe në “Etihad”, aty ku Man. City po barazon pa gola ndaj Napolit.Pas 22 minutash lojë, italianët e gjejnë veten me një lojtar më pak.
    Kapiteni, Giovanni Di Lorenzo, pengoi Erling Haaland në kufijtë e zonës së rreptësisë, në minutën e 20-të. Arbitri pasi pa edhe vetë pmajet në ekran, ndëshkoi me karton të kuq Di Lorenzo-n. Kapiteni lë ekipin e tij me 10 lojtarë, por ama i shpëtoi nga një gol që ishte i sigurt.
    Në minutën e 26-të, Conte largon De Bruyne dhe në vend të tij futet Mathias Olivera. Duke qenë se belgu ishte lojtari që po vraponte më pak se të tjerët dhe shumë pak aktiv, Conte nuk priti gjatë dhe e zëvendësoi pa mbaruar pjesa e parë. De Bruyne largohet si zotëri, pa bërë asnjë ankesë apo gjest ndaj vendimit të trajnerit.
    Në Lisbon, Sprting po udhëheq 1-0 ndaj Kairat Almaty, me golin e Trinaco në minutën e 44-të. Hjulmand gaboi nga pika e bardhë e penalltisë për vendasit në minutën e 20-të.

  • Lewandowski dhe Lopez nga fillimi, 90-milionshi në stol për Newcastle. FORMACIONET ZYRTARE

    Lewandowski dhe Lopez nga fillimi, 90-milionshi në stol për Newcastle. FORMACIONET ZYRTARE

    Janë publikuar formacionet zyrtare të katër sfidave të mbrëmjes në Champions League. Në “St. James’ Park”, Newcastle do të presë Barcelonën. Për “Qymyrxhinjtë”, blerja e tyre më e shtrenjtë në histori, Nick Woltemade, gjendet në stol. Për katalanasit mungojnë tre emra me peshë si Lamine Yamal, Gavi dhe Balde. Nga minuta e parë Robert Lewandowski dhe Fermin Lopez.
    NEWCASTLE UNITED XI: Pope; Trippier, Schär, Burn, Livramento; Bruno Guimarães, Tonali, Joelinton; Elanga, Gordon, Barnes.
    BARCELONA XI: Joan García; Koundé, Araújo, Cubarsí, Gerard Martín; Pedri, Frenkie De Jong; Raphinha, Fermín López, Rashford; Lewandowski.
    Në “Etihad”, Kevin de Bruyne do të luajë për herë të parë kundër Manchester City, pas largimit në verë për te Napoli. Për italianët mungojnë Lukaku dhe Rrahmani, për vendasit mungojnë po ashtu disa emra të rëndësishëm si Marmoush, Cherki apo Kovacic.
    MANCHESTER CITY XI: Donnarumma; Khusanov, Rúben Dias, O’Reilly, Gvardiol; Rodri; Bernardo Silva, Reijnders, Foden, Doku; Haaland.
    NAPOLI XI: Milinkovic-Savic; Di Lorenzo, Beukema, Buongiorno, Spinazzola; Lobotka; Politano, Anguissa, Kevin de Bruyne, McTominay; Hojlund.
    Po ashtu nuk duhen harruar edhe sy supersfidat e tjera të mbrëmjes. Këto janë formacionet e tyre zyrtare:
    SPORTING CP XI: João Virgínia; Iván Fresneda, Inácio, Quaresma; Hjulmand, Kochorashvili; Quenda, Trincão, Araujo, Pedro Gonçalves; Luis Suárez.
    ALMATY XI: Kalmurza; Tapalov, Martynovich, Sorokin, Mata; Arad, Kassabulat, Mrynskiy; Satpayev, Gromyko, Jorginho.
    FRANKFURT XI: Zetterer; Brown, Collins, Koch, Theate; Larsson, Chaïbi; Doan, Uzun, Knauff; Burkardt.
    GALATASARAY XI: Çakir; Sallai, Sánchez, Singo, Elmali; Torreira, Lemina; Sané, Gündogan, Yilmaz; Akgün.

  • Fajin e ka Spanja! Lamine Yamal nuk grumbullohet kundër Newcastle

    Fajin e ka Spanja! Lamine Yamal nuk grumbullohet kundër Newcastle

    17 Shtator 2025

    17:50

    Telesport

    Hansi Flick bëri zyrtare sot listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Newcastle United. Surpriza patjetër që ka.
    Lamine Yamal nuk është në listë, sepse vijon të ketë probleme me fundin e barkut.
    Sulmuesi spanjoll nuk është stërvitur ende me ekipin që nga rikthimi nga grumbullimi me kombëtaren e Spanjës, ndaj së cilës Flick ka bërë kritika publike.
    Të hënën dhe dje, Yamal bëri disa ushtrime në palestër dhe po qëndron në Barcelonë për të vijuar rikuperimin.

  • Nick Woltemade i mjaftojnë më pak se 30 minuta për të fituar direkt zemrën e tifozëve, gjermani shënon golin e parë për Newcastle

    13 Shtator 2025

    16:41

    Telesport

    Një ditë para përfundimit të afatit të merkatos verore, Newcastle bëri një lëvizje surprizuese duke transferuar Nick Woltemade nga Stuttgart për 90 milionë euro bashkë me bonuset. Sulmuesi gjerman është transferimi më i shtrenjtë në historinë e “Qymyrxhinjve”.
    Woltemade ka zbritur në fushë nga minuta e parë në sfidën që Newcastle po luan tani në shtëpi ndaj Wolves, e vlefshme për javën e katërt të Premier League. 23-vjeçarit gjerman i kanë mjaftuar më pak se 30 minuta për të gjetur golin e parë me ekipin e ri dhe duke fituar kështu direkt dashurinë e tifozëve. SHIKOGOLIN
    Një krosim perfekt i Jacob Murphy dhe Woltemade dërgon me kokë topin në rrjetë. Kujtojmë se Woltemade ka qenë një nga personazhet kryesore të merkatos verore, ku u përfol shumë për një transferim të mundshëm të tij te Bayern, por oferta maksimale e bavarezëve 60 milionë euro nuk u pranua nga Stuttgart, që sigurisht nuk mund të refuzonte ofertën e Newcastle, rreth 90 milionë euro.

  • U rebelua te Newcastle gjatë verës, Isak flet nga Prishtina: Jo të gjithë e dinë të vërtetën…

    U rebelua te Newcastle gjatë verës, Isak flet nga Prishtina: Jo të gjithë e dinë të vërtetën…

    9 Shtator 2025

    11:43

    Alfred Lleshi

    Alexander Isak ka qëndruar i heshtur gjatë verës, pas ndarjes me Newcastle dhe pritjes për transferimin te Liverpool, por tani ka folur për ngjarjet. “Jo të gjithë e dinë të vërtetën, por tani ndihem i lumtur te Liverpool”, – tha ai pas humbjes 2-0 kundër Kosovës
    25-vjeçari tregoi për muajt e fundit: “Mendërisht ishte një situatë e re për mua, por mësohesh dhe rritesh gjithmonë. Jo të gjithë e dinë të vërtetën, por ky diskutim është për një herë tjetër. Është bukur që gjithçka u zgjidh para grumbullimit me kombëtaren, kështu që mund të përqendrohem te futbolli”.
    Ai shtoi për mediat: “Do të flasim një tjetër herë, por shumë nga ato që thuhen për mua nuk janë të vërteta. Ka një kohë dhe vend për gjithçka. Tani energjia është e përqendruar te kombëtarja, për ta kapërcyer zhgënjimin e kësaj humbjeje”.

  • Isak pëson një humbje “disa milionëshe” pas transferimit te Liverpool

    Isak pëson një humbje “disa milionëshe” pas transferimit te Liverpool

    1 Shtator 2025

    16:40

    Telesport

    Alexander Isak do të humbasë një shumë të konsiderueshme parash. Arsyeja është se Newcastle nuk do t’i akordojë fondin e parashikuar për “besnikërinë” ndaj klubit, duke qenë se ai pati kërkuar me ngulm largimin.
    Liverpool ka arritur ta blejë suedezin për rreth 130 mln paundë, rekord në historinë e Premier League.
    Për fatin e tij të keq, Isak do të humbasë disa milionë euro të parashikuara në kontratën e tij të vjetër (me Newcastle), nëse do të vijonte kontratën me disa sezone të tjera.