Tag: nevojë

  • Lulzim Basha, mesi i artë si kandidat për Tiranën, Mediu le të hapur mundësinë

    Lulzim Basha, mesi i artë si kandidat për Tiranën, Mediu le të hapur mundësinë

    Edhe pse Partia Demokratike nuk e ka ende një emër të përzgjedhur për ta vënë përballë socialistes Ogerta Manastirliu për Bashkinë e Tiranës, brenda forcës politike opozitare kanë nisur negociatat për një kandidat.
    Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane tha se ka nevojë që kandidati të mos jetë një figurë politike, pasi këto të fundit janë pjesë e paragjykimeve, çka sjell rezultate negative.
    “Megjithatë, unë e them me bindje, ajo që duhet është të tejkalojmë figurat politike. Figurat politike ndajnë opozitën, për shkak të gjykimeve dhe paragjykimeve që janë. Edhe Fatmir Mediu, nuk përjashtohet nga ky paragjykim”, tha ai.
    Por a mos është një garë shumë e fortë për t’ia besuar një të riu? Për Mediun, debati për nevojat e qytetarëve është më i fortë në përballje me qeverinë.
    “E fortë do të jetë debat mes asaj se çfarë kanë nevojë qytetarët dhe asaj se çfarë kemi ne si realitet, të një bashkie plotësisht të manipuluar, të kontrolluar, me procese tërësisht të korruptuara në bashkëpunim me qeverinë. Përballë kësaj, unë mendoj që debate që duhet të bëjë opozita, nuk është thjesht debati i mazhorancës,  por përfshirja e qytetarëve.
    Një kandidaturë e cila vjen si bashkëpunim i forcave politike, nëse është e mundur, padyshim do jetë rruga më e mirë për të zgjidhur këtë situatë. Unë mendoj se opozita ka nevojë për përfshirjen  e sa më shumë qytetarëve në proces, për përfshirjen e sa më shumë autoriteteve që ndoshta janë më afër opozitës apo janë opozitare me qeverinë dhe nuk bëjnë pjesë në nivelin e drejtimit politik të opozitës”, tha ai.
    Nëse ish-demokrati, Lulzim Basha do të ofrohej për të kandiduar për Tiranës, mos ndoshta kjo do të ishte një vijë e kuqe për opozitën? Mediu nuk dha një përgjigje të prerë për këtë gjë, por gjithashtu as nuk e mohoi mundësinë e përfshirjes së Bashës në këtë proces. Sipas tij, për aq kohë sa është rezultat me konsensusin e të gjithë anëtarëve të partisë, bëhet e vlefshme politikisht.
    “Unë mendoj se figurat politike pranohen atëhere kur pranohen nga të gjithë. Prandaj është më mirë të kemi një proces diskutimi të përbashkët të figurave, për sa i përket atyre që do kandidojnë dhe pas saj të bëhet përzgjedhja me konsensus. Çdo gjë me konsensus është e vlefshme politikisht, jo vetëm për opozitën, por edhe për Shqipërinë”, tha ai.
    Kujtojmë se  Partia Demokratike ka nisur negociatat me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediun, si dhe atë të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

  • Takimi qeveri Rama-mafia në Aruba/ Bushati: Krimi është ulur këmbëkryq në zemër të pushtetit

    Takimi qeveri Rama-mafia në Aruba/ Bushati: Krimi është ulur këmbëkryq në zemër të pushtetit

    Gazetari Andi Bushati ka theksuar lidhjet e forta mes pushtetit dhe krimit në Shqipëri. Duke komentuar situatën aktuale, Bushati tha se nuk ka nevojë për gazetarë të huaj për të kuptuar këtë lidhje, pasi çdo shqiptar mund ta vërë re atë vetëm duke vëzhguar realitetin e përditshëm në Tiranë.
    Besoj se çdo shqiptar e di, që nuk ka nevojë për një gazetar të huaj për të kuptuar se sa i lidhur është pushteti këtu me krimin. Boll të fërkojë njëherë sytë kur zgjohet në Tiranë dhe të shohë kullat që lartësohen në qendër të Tiranës, për të kuptuar se, krimi është ulur këmbëkryq në zemër të pushtetit,’ deklaroi Bushati.
    Gazetari shpjegoi se monumentet që po ngrihen në qendër të Tiranës dhe që janë të papërballueshme për shumicën e shqiptarëve, tregojnë qartë një anomali të thellë në shoqëri. Ai theksoi se kjo është një situatë që çdo qytetar mund ta perceptojë vetë, pa pasur nevojë për ndërhyrje nga jashtë.
    ‘Pra, ato monumente që ngrihen në qendër të Tiranës dhe që janë të pableshme nga asnjë shqiptar që jeton me punë të ndershme, tregon se këtu ka një anomali. Ka anomali dhe ne e shohim vetë e s’ka nevojë të na e tregojë një gazetar i huaj,’ shtoi Bushati.
    Në lidhje me rolin e mediave shqiptare, Bushati theksoi se shumë gazetarë dhe media janë të kapura dhe të influencuara, duke e pamundësuar një punë të vërtetë hetimore. Ai kërkoi një angazhim më të madh nga gazetarët investigativë për të hetuar lidhjet dhe ndikimin e krimit në pushtet.
    ‘Kush është puna që mund të bëjnë gazetarët shqiptarë, pse nuk shkojnë në thellë?
    Disa janë të blerë, të kapur dhe në shërbim, dhe ata e tregojnë veten kur bëjnë sikur ky libër nuk ekziston.
    Por edhe ata media që nuk janë të kapura, që të bëjë punën e vet, të ngrejë një celulë gazetarësh investigativ, që ata të kenë kohë dhe fonde për të ju përkushtuar një pune hetimore.’, tha Bushati.
    Bushati nënvizoi se për të realizuar hetime të thelluara dhe të vërteta, gazetarët dhe mediat duhet të kenë burime dhe kohë të mjaftueshme, por në Shqipëri, kjo nuk është e mundur për shkak të mungesës së një tregu të lirë të medias.
    ‘Ata duhet të jenë gazetar apo media që jetojnë në një treg të lirë, por nuk jemi në një treg të tillë,’ tha ndër të tjera, gazetari Andi Bushati në SYRI TV.

  • Sami Frashëri: Kemi disa dialekte, por këto shtojnë begatinë e gjuhës, s’kemi nevojë për fjalë të huaja

    Sami Frashëri: Kemi disa dialekte, por këto shtojnë begatinë e gjuhës, s’kemi nevojë për fjalë të huaja

    Sami Frashëri, (1850-1910) , një nga rilindasit dhe nacionalistët më të flaktë për çështjen shqiptare në shekullin e XIX është një figurë qendrore e kombit shqiptar.

    Në lidhjet e shumta dhe letrat epistolare që ka me shumë personalitete të kohës ai ka një letër shumë interesante me një personalitet tjetër të mendimit dhe iluminizmit shqiptar, Jeronim de Radës.

    Më poshtë janë shprehur mendimet e Sami Frashërit për situatën e krijuar në ato vite, lufta për bashkimin e shqiptarëve, problemin themelor të gjuhës dhe fesë.

    Po ashtu si dhe problemi i Shqipërisë për ndarjen dhe luftën nga shtetet ballkanike, ndikimin e Turqisë.

    Ndë Kostandinupojë më 20 të shkurtitë 1881

    Zot i nderçur’ e vëlla i dashurë

    Përgjigjemi në dy letra të zotërisë sate, njera shkruarë më 28 të sht Mërtirit (novembre), tjatra më 2 të shkurtit (fevrier) 1881.

    Edhe të lutemi të na ndjejsh që mënuamë të përgjigjeshimë mbë kohë në të parët.

    Kemi kënduarë, që motit, këngëtë që ke mbledhurë e punëratë që ke bërë zotëria Jote në gjuhët tënë e për kombinë tënë edhe i kemi pëlqyerë shumë.

    Sikundrë edhe gramatikënë e zotit të nderçurë djalit zotërisë satë z Giussep Radësë, të cilit i gëzohemi edhe e përqafojmë vëllazërisht.

    Të përgjigjemi përpara për punët t’allfabetësë: Allfabeta, që ka bërë shoqëria jonë na duketë se është shum’ e leht e e plotë, edhe gjuha jonë shkruehtë me të fort mirë.

    Kjo allfabetë ësht’ edhe e pëlqyerë e e dheksurë prej gjithë shqiptarëvet, e sot është e përhapurë nëpër gjithë Shqipërinë.

    P’andaj na duketë që s’është nevojë të kërkojmë tjetërë alfabetë.

    Për punët të fletësë (a ditaresë) jemi menduarë që kohët, edhe shumë herë kemi kërkuarë pandaljenë (la permission) nga kuvern’ e turkutë, po s’na është dhënë.

    E turku nukë do xjuarjenë e shqiptarëvet edhe lindjen e Shqipërisë përsëri, po do t’e ketë fjetur’e të verbërë.

    Kemi shumë nevojë po do t’e sjellë puna që t’e nxjerëm (le publier) në Shqipëri, nukë me gjuhëra shumë po vetëm në gjuhët shqip të pandemë e të njëjtë, sikundrë duhetë të jetë edhe Shqipëria, se shumë gjuh’ë e shumë djalekta sjellinë, ndarje e mërgimi.

    Vërtet sot kemi disa djalekta, po këto nukë janë të huaja njera nga tjatera.

    Po ca nga fraset edhe nga fjalët e gjuhësë kanë humburë më ca anë të Shqipëris’e të kolonivet e kanë rojturë më ca anë të tjera, shumë fjalë, pase e mbrujtime të fjeshta e të mira që rojnë në Shqipëri janë humburë nëpër kolonit, shumë të tjera janë humburë në Shqipëri e rojnë nëpër koloni(a kolonjat).

    Kshu edhe në mest të Gegërisë e të Toskërisë edhe të gjithë këtyre fjalëve e fraseve bashkë, edhe gjuha shqip do të bëhetë e begatë (riche), e gjerë e do të shpëtonjë nga të pasurit nevojë më fjalë të huaja, edhe gjithë djalektatë do të gjendenë të gjitha të bashkuara e të përzjera.

    Të vimë në punët e ndarjes Shqipërisë më tri degë të bashkuara (a trois etats confederes).

    Kjo punë as e mirë na duketë, as mund të bënetë kurrë në Shqipëri. Se e para nukë duamë të ndahemi, po duamë të bashkohemi satë muntmë më teprë.

    E dyta, Shqipëria nuk ësht’ ndarë pas fevet, edhe shqiptarët e çdo feje nukë janë të ndarë më vet’he po gjendenë të bashkuarë më çdo anë, përveç në Shqpëri të poshtërme që s’ka katolikë.

    Shumë fara e fise janë që pushtojnë muhametanë e të krishterë, edhe një i krishterë është m’i aftrë me një muhamentan që ka në farët të ti, se nga një i krishterë që është nga një farë e tjatërë.

    Dhe me të gjithë të pjekurit  të huajët, do-me-thënë të turqet, të krekërvet, të shqehet (des slaves) e të tjerëve, që rahana nat- e ditë të na ndajn’ e të na çajnë, vëllazëria në mest tënë nukë na është prishurë, edhe të gjithë shqiptarëtë duanë të quhenë vëllezërë edhe djemt’ e një mëmëdhethi të dashurë.

    Edhe në ka më nonjë anë ndarje duhet t’e çkulim e t’e hedhimë poshtë, duke lënë fetë për në kish’ë për në xhami, e duke bërë gjithë vëllezërë sikundrë n aka bërë natura e sikundrë kemi qënë të moti.

    Pun’ e vëllazërisë shqiptarëvet edhe e bashkimit e e ngjalljes Shqipërisë është pun’ e Lidhjesë (de la Ligue) që e ka zënë punënë shëndoshë edhe po vete gjithënjë mbarë. Pun’ e të ngjallurit të gjuhësë shqip edhe të bashkuarit të djalektavet t’asaj e të ndritësuarit të kombit tënë që është një pun’ë e shenjtëruarë t’e mbaronjë pa ndihmën e burave si zotëria Jote e si të tjerë djem e të ndrituarë të mëmëdhethit tënë që janë në kolonjat e Italisë e gjetëk.

    Po tani nuk po vemi përpara si duamë se gjendemi në një vënt që s’ka dliri(liberte) e papengim për të këtilla punëra, edhe më teprë sot që mbretëri e turkut ka zën’ e s’zë besë më shqiptarët, po i vështron si armiqt e saj.

    Punërat që po bën lidhja e Shqipërisë në Gegëri, që nonjë muaj e tëhu, mbase nuk i kini dëgjuarë, se fletët e Evropesë nukë bëjnë shumë fjalë , duk me qënë që më nj’anë Turqia nukë le të dëgjohenë nëpër botët më nj’anë armiqtë tanë greqt’ e shqehtë, duanë t’i tregojnë të vogëla e të mosgjëjta.

    Lidhja e shqiptarëvet që ka kërthizën në Pizdren, në Gegëri, ka kërkuarë shumë herë që nga tre vjet e tëhu, bashkim’i i Shqipërisë më një provincë me otonomi po mbretëria gjer më sot e kish gënjyerë me fjalë, edhe s’ka dashurë të bënjë gjë farë për Shqipërinë.

    Këtë herë shqipëtarëtë e kupëtuanë fort mirë që mbretëria nukë do të bënjë gjë kurrë për ta, edhe Lidhje e Pizdrenit pa nevojë të bashkojë Shqipërin’ e t’ë bënjë një me otonomi.

    Mbase me ç’këputje (indepedance) fare, pas punës, kështu Lidhja mori emërin e kuvernos të përdorme (gouvernement provisoire) edhe përzuri kuvernatorëtë turq nga gjithë vilajet i Kosovësë edhe nga Pizdreni, nga Djakova, nga Tetova, nga Dibra etj.

    10000 shqipëtarë të armatosurë kanë zënë Ysqypnë (Shqupnë) edhe udhënë e hekurtë; 10000 të tjerë bëhenë gati për të unjurë në Toskëri.

    Për pakë kohë do të dëgjoni një ngritje (revolution) të madhe në Shqipëri.

    Në u bëftë dot Shqipëria më vet’he, nukë do të kemi nevojë për prensër, as të krishten’ as muhametanë, që të na rjepën e të na pinë gjaknë’ vëndi ynë munt edhe do të kuvernohetë prej një farë dhmokratije prej pleqet, sikundrë kanë qenë prindët tanë që motit.

    Edhe sikundrë jan’ edhe sot malësit’ e Shqipërisë, që janë thuase të dlirë e më vetehë.

    Po të mbarohetë kjo punë, atëherë [krijohen mundësi] edhe për fletët edhe për të shkelurit e këngëvet të zotërisë s’ate e të tjera. Të falemi me nder e me shumë dashuri

    Përgatiti: ObserverKult

    Lexo edhe:

    SAMI FRASHËRI: NJERËZIT E NDERSHËM KALBEN ATJE KU LARTËSOHEN

    KRIMINELËT!

    Dijetar, shkrimtar, publicist etj., Sami Frashëri ka qenë ideologu kryesor i Lëvizjes kombëtare.

    I lindur në Frashër të Përmetit, Sami Frashëri ishte zotërues i disa gjuhëve të huaja.

    Ai e zotëronte: turqishten, italishten, frëngjishten, latinishten, arabishten, persishten si dhe i greqishten e re dhe të vjetrën.

    Krijimtaria e Samiut për gjuhën shqipe është e lidhur me idealet e Lëvizjes kombëtare për çlirim.

    Kryesisht me nevojat e shkollës e të kulturës kombëtare dhe padyshim që, ai është edhe njëri nga themeluesit e saj.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • VIDEO-Takimi qeveri Rama-mafia në Aruba/ Bushati: Krimi është ulur këmbëkryq në zemër të pushtetit

    VIDEO-Takimi qeveri Rama-mafia në Aruba/ Bushati: Krimi është ulur këmbëkryq në zemër të pushtetit

    Gazetari Andi Bushati i ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka theksuar lidhjet e forta mes pushtetit dhe krimit në Shqipëri.

    Duke komentuar situatën aktuale, Bushati tha për moderatoren Armela Ferko, se nuk ka nevojë për gazetarë të huaj për të kuptuar këtë lidhje, pasi çdo shqiptar mund ta vërë re atë vetëm duke vëzhguar realitetin e përditshëm në Tiranë.

    ‘Besoj se çdo shqiptar e di, që nuk ka nevojë për një gazetar të huaj për të kuptuar se sa i lidhur është pushteti këtu me krimin. Boll të fërkojë njëherë sytë kur zgjohet në Tiranë dhe të shohë kullat që lartësohen në qendër të Tiranës, për të kuptuar se, krimi është ulur këmbëkryq në zemër të pushtetit,’ deklaroi Bushati.

    Gazetari shpjegoi se monumentet që po ngrihen në qendër të Tiranës dhe që janë të papërballueshme për shumicën e shqiptarëve, tregojnë qartë një anomali të thellë në shoqëri. Ai theksoi se kjo është një situatë që çdo qytetar mund ta perceptojë vetë, pa pasur nevojë për ndërhyrje nga jashtë.

    ‘Pra, ato monumente që ngrihen në qendër të Tiranës dhe që janë të pableshme nga asnjë shqiptar që jeton me punë të ndershme, tregon se këtu ka një anomali. Ka anomali dhe ne e shohim vetë e s’ka nevojë të na e tregojë një gazetar i huaj,’ shtoi Bushati.

    Në lidhje me rolin e mediave shqiptare, Bushati theksoi se shumë gazetarë dhe media janë të kapura dhe të influencuara, duke e pamundësuar një punë të vërtetë hetimore. Ai kërkoi një angazhim më të madh nga gazetarët investigativë për të hetuar lidhjet dhe ndikimin e krimit në pushtet.

    ‘Kush është puna që mund të bëjnë gazetarët shqiptarë, pse nuk shkojnë në thellë?

    Disa janë të blerë, të kapur dhe në shërbim, dhe ata e tregojnë veten kur bëjnë sikur ky libër nuk ekziston.

    Por edhe ata media që nuk janë të kapura, që të bëjë punën e vet, të ngrejë një celulë gazetarësh investigativ, që ata të kenë kohë dhe fonde për të ju përkushtuar një pune hetimore.’, tha Bushati.

    Bushati nënvizoi se për të realizuar hetime të thelluara dhe të vërteta, gazetarët dhe mediat duhet të kenë burime dhe kohë të mjaftueshme, por në Shqipëri, kjo nuk është e mundur për shkak të mungesës së një tregu të lirë të medias.

    ‘Ata duhet të jenë gazetar apo media që jetojnë në një treg të lirë, por nuk jemi në një treg të tillë,’ tha ndër të tjera, gazetari Andi Bushati në SYRI TV.

  • “Krimi është ulur këmbëkryq në zemër të pushtetit”/ Shpërthen gazetari: Fërkojmë sytë, lartësohen kullat në Tiranë

    “Krimi është ulur këmbëkryq në zemër të pushtetit”/ Shpërthen gazetari: Fërkojmë sytë, lartësohen kullat në Tiranë

    Gazetari Andi Bushati i ftuar në një emision televiziv, ka theksuar lidhjet e forta mes pushtetit dhe krimit në Shqipëri.
    Duke komentuar situatën aktuale, Bushati tha, se nuk ka nevojë për gazetarë të huaj për të kuptuar këtë lidhje, pasi çdo shqiptar mund ta vërë re atë vetëm duke vëzhguar realitetin e përditshëm në Tiranë.
    ‘Besoj se çdo shqiptar e di, që nuk ka nevojë për një gazetar të huaj për të kuptuar se sa i lidhur është pushteti këtu me krimin. Boll të fërkojë njëherë sytë kur zgjohet në Tiranë dhe të shohë kullat që lartësohen në qendër të Tiranës, për të kuptuar se, krimi është ulur këmbëkryq në zemër të pushtetit,’ deklaroi Bushati.
    Gazetari shpjegoi se monumentet që po ngrihen në qendër të Tiranës dhe që janë të papërballueshme për shumicën e shqiptarëve, tregojnë qartë një anomali të thellë në shoqëri. Ai theksoi se kjo është një situatë që çdo qytetar mund ta perceptojë vetë, pa pasur nevojë për ndërhyrje nga jashtë.
    ‘Pra, ato monumente që ngrihen në qendër të Tiranës dhe që janë të pableshme nga asnjë shqiptar që jeton me punë të ndershme, tregon se këtu ka një anomali. Ka anomali dhe ne e shohim vetë e s’ka nevojë të na e tregojë një gazetar i huaj,’ shtoi Bushati.

  • Tirana e “tharë” për ujë, Denaj: Ka nevojë për menaxhim më efektiv

    Tirana e “tharë” për ujë, Denaj: Ka nevojë për menaxhim më efektiv

    Mungesa e ujit të pijshëm në banesat e kryeqytetit, bizneset, apo dhe spitalet siç ishte rasti i “Shefqet Ndroqit”, ka ngritur shqetësime të shumta për mënyrën se si UKT-ja ka menaxhuar këtë nevojë jetësore në Tiranë.
    Deputetja e Partisë Socialiste, Anila Denaj, ishte e ftuar pasditen e sotme, 25 shtator 2025, në rubrikën “Përballë Lajmit” në Klan News, me moderatorin Drini Zeqo, ku dhe ka dhënë më shumë sqarime lidhur me këtë problematikë.
    Teksa kujtojmë se një ditë më parë, 24 shtator 2025, kryeministri Edi Rama, në mbledhje me socialistët, siguroi se do të ketë reforma në ujësjellës, hapësirat publike, energjinë elektrike, transporti publik, si dhe ngritjen sipas kriterëve përcaktuese të kopshteve dhe çerdheve në kryeqytet.
    Duke u ndalur tek ujësjellësi, Rama premtoi ngritjen e një kompanie publike për furnizimin me ujë të pijshëm. Kështu, Denaj sqaroi në fjalë të tjera se këto reforma të paralajmëruara nga Rama ndodhen në “defter” prej kohësh e që do të marrin jetë në të mirë të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
    “Kryeministri ka lajmëruar këto reforma prej kohësh. Është pjesë e programit qeverisës, ku absolutisht prevalon objektivi i integrimit të Bashkimit Evropian. Por, siç e thash e më parë, nevoja për të sjellë një shërbim cilësor, institucione të forta, brenda procesit të integrimit është absolut”, tha ajo.
    Socialistja, sqaroi se shërbimi i furnizimit me ujë ka qenë përgjegjësia e pushtetit vendor, por pavarësisht ndryshimeve, ka nevojë për një menaxhim më të centralizuar e më efektiv.
    “Shërbimi, i cili deri më tani ka qenë në përgjegjësi administrimi, menaxhimi të pushtetit vendor, sigurisht ka bërë hapa cilësorë përgjatë viteve të fundit, por ka nevojë për një menaxhim akoma e më të centralizuar, ku objektivi të barazopeshojë edhe nevojë për investime, e për nevojën për menaxhim efektiv”, tha ajo.
    Denaj shtoi se një menaxhim i mirë, shërbim cilësor dhe investime të duhura, do të sjellin një rezultat final, i cili supozohet të jetë më pozitiv, duke përfshirë këtu të gjitha reformat e premtuara, jo vetëm atë të ujësjellësit.
    “Formula e një menaxhimi të mirë-orientuar drejt, shërbimi cilësor dhe investimeve të duhura, janë ato që do sjellin dhe rezultatin final në fund”, shtoi socialistja.
    Ajo nuk mohoi rëndësinë e furnizimit me ujë pavarësisht vendndodhjes së banorëve, teksa “rikujtoi” dhe detyrimin e qytetarëve për pagesën e çdo shërbimi.
    “Kudo që të jetojmë, mund të jetojmë në qytet, në zona ruralë, nevoja për furnizimin e qëndrueshëm me ujë të pijshëm, por njëkohësisht dhe detyrimi për të paguar çdo shërbim, sigurse energjia dhe pjesa e mnaxhimit të mbetjeve, e bën të gjithë infrastrukturën, për nee si qytetarë, por dhe ata që i bashkohet Shqipërisë për disa muaj…”, tha ajo.

  • Trajneri i Bërnlit merr në mbrojtje Brojës pas kritikave

    Trajneri i Bërnlit merr në mbrojtje Brojës pas kritikave

    Trajneri i Bërnlit, Skot Parker, ka marrë në mbrojtje Armando Brojën pas kritikave të shumta në drejtim të tij pas paraqitjes zhgënjyese në ndeshjen e kupës përballë Kardifit.
    Skot tha se Broja është një lojtar shumë i mirë, por për momentin ka ende nevojë edhe për pak kohë dhe për shumë punë.
    “Shiko, mendoj se Amando thjesht ka nevojë për pak punë në këtë moment. Në të vërtetë, ai nuk ka luajtur shumë futboll gjatë dy viteve të fundit. Mendoj se të gjithë duhet të jemi shumë të qetë për atë se ku ndodhet Amando në këtë moment. Ka nevojë për punë, jam dakord. Mendoj se patjetër pamë një version më të mirë të tij. Por gjithashtu mund të shihet që ai ndoshta thjesht ka nevojë për minuta në këmbët e tij. Ka nevojë për më shumë stërvitje. Duhet të vazhdojë të punojë. Ai do të jetë shumë i rëndësishëm për ne këtë vit, padyshim. Thjesht duhet të kujdesemi për të dhe duhet t’i japim punë serioze gjithashtu”, u shpreh trajneri i Bërnlit.

  • “Rrini të qetë për Armando Brojën”! Trajneri i Burnley optimist: Do kthehet dhe do jetë i rëndësishëm për ne

    “Rrini të qetë për Armando Brojën”! Trajneri i Burnley optimist: Do kthehet dhe do jetë i rëndësishëm për ne

    Çfarë po ndodh me Armando Brojën? Të shumtë janë njerëzit që mendojnë se sulmuesi shqiptar nuk mund të kthehet si dikur te Southampton, por trajneri i Burnley, Parker, ndan një tjetër mendim. Ai shprehet se Broja ka nevojë vetëm për pak minuta në këmbë dhe më pas do të kthehet në nivelet më t? larta.
    “Dëgjo, mendoj se Amando ka nevojë për pak punë për momentin. Ai nuk ka luajtur shumë futboll gjatë dy viteve të fundit. Mendoj se të gjithë duhet të jemi shumë të qetë aty ku është Amando në këtë moment.
    Ai ka nevojë për punë, pajtohem. Mendoj se pamë patjetër një version më të mirë sonte me të [krahasuar me raundin e fundit]. Por gjithashtu mund të shihni se ai ndoshta ka nevojë vetëm për minuta në këmbë. Ai ka nevojë për më shumë stërvitje. Ai duhet të vazhdojë të punojë. Ai do të jetë jetik për ne këtë vit, me siguri. Ne vetëm duhet të kujdesemi për të dhe duhet të bëjmë edhe disa punë serioze me të”, tha Parker. /Sport Ekspres/

  • Spiropali: Veliaj, keqardhje për situatën. Tirana ka nevojë për kryetar!

    Spiropali: Veliaj, keqardhje për situatën. Tirana ka nevojë për kryetar!

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për Tirana sot ka nevojë për një kryetar. 
    Ministrja Spiropali u shpreh se njerëzisht dhe politikisht i vjen keq për situatën në të cilën ndodhet Erion Veliaj. 
    “Nuk mund të them që nuk me vjen keq. Përkundrazi, njerëzisht dhe politikisht me vjen shumë keq për Erionin duke folur në të gjitha pikëpamjet dhe nuk kam asnjë drojë ta shpreh këtë. Ajo që mund të them është që shtatë muaj sot, ne nuk kemi asnjë kryetar në zyrë asnjë kryetar të dënuar. Dhe kemi dyshime shumë serioze për një proces ligjor që lë vend për shumë hije dhe një gjyq publik, mediatik, popullor që nuk i shkon një vendi që duhet të respektojë standardet e një procesi ligjor. Unë besoj  se mbi të gjitha përveç emrave të përveçëm duhet të jemi të qartë që përveç mbështetjes pa kushte që i kemi dhënë sistemit të ri të drejtësi, që ky sistem do luftojë në të gjitha nivelet. Por duhet të kemi edhe respektimin e të drejtave të njeriut…Sfida e radhës e institucioneve të drejtësisë është që i respektojnë të drejtat e njeriut. Ajo që është e qartë, Tirana sot është pa ‘kokën e saj’ dhe që këtu ka nevojë për një ndërhyrje kjo është e padiskutuar. Dhe besoj kjo e ka shtyrë kryeministrin ta kërkojë ketë zgjidhje, pa cënuar procesin e rregullt dhe institucionet…”, tha ajo. 
     
     

  • Greqia, ndihmë 250 euro çdo nëntor për pensionistët/ Do të jepet dhe për grupet e tjera në nevojë

    Greqia, ndihmë 250 euro çdo nëntor për pensionistët/ Do të jepet dhe për grupet e tjera në nevojë

    Ndihma e re prej 250 euro në Greqi do t’u jepet çdo nëntor pensionistëve dhe grupeve të tjera sociale në nevojë.
    Pagesa do të bëhet pa kërkuar aplikim nga përfituesi dhe ka të bëjë me tre kategori kryesore. Kategoria e parë përfshin pensionistët me të ardhura të ulëta për shkak të pleqërisë, të cilët duhet të kenë mbushur moshën 65 vjeç. Në kategorinë e dytë, për familjet beqare, ose me një person, të ardhurat vjetore të tatueshme nuk duhet të kalojnë 14,000 euro, ndërsa prona nuk duhet të kalojë 200,000 euro. Në kategorinë e tretë, për personat e martuar, ose çiftet me marrëveshje bashkëjetese, kufiri i të ardhurave është vendosur në 26,000 euro dhe prona në 300,000 euro.
    Ekspertët e punës theksojnë se për pensionistët me aftësi të kufizuara, nuk zbatohen kriteret e moshës, të ardhurave, ose të pronës. Gjithashtu, përfitues pa kritere të ardhurash janë të moshuarit e pasiguruar, të cilët janë afërsisht 35,000, si dhe ata që marrin përfitime solidariteti social. Përfitimi mbulon gjithashtu pensionistët absolutë të aftësisë së kufizuar, pensionistët publikë që marrin përfitime sëmundjeje ose paaftësie, si dhe prindërit kujdestarë të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Në total, kjo arrin në afërsisht 1.4 milion qytetarë të cenueshëm dhe me të ardhura të ulëta.
    Për të marrë përfitimin në nëntor 2025, përfituesit duhet të kenë mbushur moshën 65 vjeç deri në dhjetor 2024 dhe të jenë në pension që nga shtatori 2024 me një pension të rregullt, jo të përkohshëm.
    Të ardhurat vjetore familjare llogariten bazuar në çdo të ardhur nga qiratë, ndërsa merren në konsideratë edhe çdo e ardhur e pensionistëve që vazhdojnë të punojnë.