Tag: nevojë

  • Tirana ka nevojë për menaxhim, jo për çudira

    Tirana ka nevojë për menaxhim, jo për çudira

    Nga Ola Xama/

    Alternativa e një kandidati që vjen jashtë partive politike dhe mbështetet nga opozita është një lajm shprese për ne që jetojmë çdo ditë stresin e qytetit të Tiranës.

    Nëse koha e shkurtër dhe faktori media do ia lejojë, fushata nuk ka përse të ofrojë çudira, premtime për ndryshime rrënjësore apo shërbime falas.

    Tirana ka nevojë për menaxhim.

    Ajër të pastër që vjen nga një zhvillim i kontrolluar i sektorit të ndërtimit në bazë të nevojave, duke krijuar paralelisht më shumë parqe.

    Dhënia e zgjidhjes së parkimit që kushton trafik, orë dhe para për kryeqytetasit.

    Nisja e procesit të diferencimit të mbetjeve në burim dhe investimi në riciklimin e tyre.

    Mirëmenaxhim duke nisur me mbylljen e dhjetra ndërmarrjeve publike parazitare në bashki, ngushtimit të strukturës së administratës që vjel një pjesë të konsiderueshme të buxhetit dhe garë të drejtë në prokurime.

    Në tenderat që bën Bashkia Tiranë kam parë çudira, 300 mijë euro për strategji që shkruhen nga Chat GPT se si të mbrohemi nga fatkeqësitë natyrore dhe asnjë investim për pajisje që të mbrojnë nga këto fatkeësi.

    Rrugë që prishen e ndërtohen çdo vit, korsi biçikletash që kanë të njëjtin fat, shtrime dhe mbushje me paratë e taksapaguesve për asfaltin që çajnë punimet e pallateve apo fibrat e internetit…

    Vetëm nga këto, kursehet të paktën gjysma e shpezimeve buxhetore të bashkisë.

    Dhe prapë nuk ka nevojë për shërbime falas, por për shërbime dinjitoze të cilat nuk i marrim sepse paratë që derdhim për taksa e tarifa kanë përfunduar në skema korrupsioni.

    Shërbime të mira, ajër të pastër, më pak trafik dhe më shumë art.

    Kaq duhet të premtojë kandidati për Bashkinë e Tiranës. Çudirat nuk ndodhin në 1 vit e gjysëm, kurse këto pak pika bëhen për 6 muaj.

    Hapi pas i partive opozitare për të mbështetur një figurë që nuk kontrollohet nga politika është një mundësi që ne si qytetarë nuk duhet ta humbim.

    Personalisht kam shumë respekt për formimin dhe qytetarinë që ka patur dhe që tregoi sot Ermal Hasimja – një kandidaturë dinjitoze,  por dhe për aktivizmin dhe kontributin e dhënë në shumë kauza të Florjan Binaj.

    Flori ka qënë kritik dhe opozitar me pushtetin përpara 2013-s dhe mbeti kritik kur rotacioni politik nuk solli ndryshim, madje duke marrë kosto personale. 

    Këto zgjedhje të tij, përpara tundimit nga postet dhe fondet që zgjodhën kolegët e tij, tregojnë mjaft për integritetin që ka!

  • Bozheku: Edhe ne avokatët kemi nevojë për vetting, disa prej nesh bëjnë sekserin

    Bozheku: Edhe ne avokatët kemi nevojë për vetting, disa prej nesh bëjnë sekserin

    Avokatja Enida Bozheku ka bërë një deklaratë të fortë dhe tronditëse sa i përket asaj që po ndodh aktualisht në sistemin e drejtësisë në vend.
    Bozheku deklaroi në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se sot sistemi i drejtësisë ka dështuar, ku qytetarët telendisen me vite dyerve të gjykatave.
    Por sipas Bozhekut drejtësia ka nevojë për një vetting të mirë, jo si ky që kaluam, ku pjesë e tij të jenë edhe avokatët, pasi edhe aty ka mollë të kalbura.

    Sipas saj janë të shumtë avokatët që bëjnë rolin e sekserit dhe që ndërhyjnë te gjyqtari.
    “Edhe brenda avokatisë nuk jemi engjëj, edhe ne kemi mollët tona të kalbura. Ka nevojë edhe për një vetting në avokati, por prej vërteti. Avokati ka dhë një lojë ndërmjetësi. Ka disa që e pranojnë ta bëjnë, ka disa që mashtrojnë”, tha Bozheku.
     

  • FOTO/ Sara komenton lajmet për ndarjen nga Bardhi: Nuk kam nevojë për dy minuta famë boshe

    FOTO/ Sara komenton lajmet për ndarjen nga Bardhi: Nuk kam nevojë për dy minuta famë boshe

    Showbiz E Martë, 7 Tetor 2025 21:19
    Nuk ka ndarje mes moderatores Sara Gjordeni dhe këngëtarit të njohur Bardhi, që e gjetën njëri-tjetrin në ”Big Brother Albania Vip 3”. Edhe pse në portale u përfol për një ngjarje të tillë, është vetë Sara ajo që e ka sqaruar sonte me një postim në Instastory. Ajo theksoi se për të, familja është gjëja më e shenjtë në botë dhe se pushimi i saj nga rrjetet sociale erdhi për shkak të ngarkesës së madhe dhe një periudhe të lehtë pas lindjes.
    ”Guys, nuk reflektova ndarje ne storyn tim të fundit. Për mua familja jonë është gjëja më e shenjtë në këtë botë. Nuk do guxoja kurrë të lija aludime të tilla për vëmendje as edhe një ditë më shumë. Nuk kam nevojë as dëshirë për të tillë simpati apo për dy minuta famë boshe!

    Pushimin nga rrjetet e lajmërova për shkak të ngarkesës së madhe të punëve të shumta gjatë ditës, overthinking dhe një periudhe postpartum depression-i të lehtë të cilin kam dëshirë ta kaloj vetëm me familjen time.

    Sfidat e të ri-njohurit veten pas lindjes si individ janë të vështira, duke nisur që nga simptomat fizike e deri tek ato emocionale. Çdokush nga ne, figurë publike apo jo, ka të drejtë të tërhiqet kur të dojë në momente të tilla kalimtare. Gjithçka kalon, nëse je në periudhë të tillë jepi vetes forcë sepse s’ka asgjë që vullneti s’e mposht”.

    Nga ana tjetër erdhi edhe një reagim nga Bardhi me një foto të përbashkët të çiftit ku ai ka shënuar emrin e Sarës, duke e shoqëruar me dy zemra të bardha dhe një emoji të msyshit, si një mënyrë për të heshtur zërat e ndarjes dhe për të treguar se marrëdhënia e tyre mbetet e fortë.

  • Sara komenton lajmet për ndarjen nga Bardhi: Nuk kam nevojë për dy minuta famë boshe

    Sara komenton lajmet për ndarjen nga Bardhi: Nuk kam nevojë për dy minuta famë boshe

    Showbiz E Martë, 7 Tetor 2025 21:19
    Nuk ka ndarje mes Sarës dhe Bardhit, që e gjetën njëri-tjetrin në ”Big Brother Albania Vip 3”. Edhe pse në portale u përfol për një ngjarje të tillë, është vetë Sara ajo që e ka sqaruar sonte me një postim në Instastory. Ajo theksoi se për të, familja është gjëja më e shenjtë në botë dhe se pushimi i saj nga rrjetet sociale erdhi për shkak të ngarkesës së madhe dhe një periudhe të lehtë pas lindjes.
    ”Guys, nuk reflektova ndarje ne storyn tim të fundit. Për mua familja jonë është gjëja më e shenjtë në këtë botë. Nuk do guxoja kurrë të lija aludime të tilla për vëmendje as edhe një ditë më shumë. Nuk kam nevojë as dëshirë për të tillë simpati apo për dy minuta famë boshe!

    Pushimin nga rrjetet e lajmërova për shkak të ngarkesës së madhe të punëve të shumta gjatë ditës, overthinking dhe një periudhe postpartum depression-i të lehtë të cilin kam dëshirë ta kaloj vetëm me familjen time.

    Sfidat e të ri-njohurit veten pas lindjes si individ janë të vështira, duke nisur që nga simptomat fizike e deri tek ato emocionale. Çdokush nga ne, figurë publike apo jo, ka të drejtë të tërhiqet kur të dojë në momente të tilla kalimtare. Gjithçka kalon, nëse je në periudhë të tillë jepi vetes forcë sepse s’ka asgjë që vullneti s’e mposht”.

  • Alda Merini: Kam nevojë për heshtje

    Alda Merini: Kam nevojë për heshtje

    Alda Merini

    Poezi nga Alda Merini

    Kam nevojë për heshtjesi edhe ti që lexon me mendime jo me zë t’lartë,vetë tingulli i zërit tënddo t’ishte tash zhurmë e jo fjalë,por veç zhurmë e bezdisshmeqë m’çon larg nga të menduarit.

    Kam nevojë për heshtje,dal dhe n’rrugë has po ata njerëzqë njohin zhdërvjelltësinë time gjuhësoree t’hutuar prej përshëndetjes time t’rrëmbyer,ndofta mendojnë se kam ngut.

    Përkundrazi, kam veçse nevojë për heshtjeshumë kam folur, tepër,ka ardhur koha mos me bëzajtë,me mbledh mendimett’hareshme, të trishta, t’ëmbla, zeher,ka shumë të këtillë brenda sekujt prej nesh.

    Miqtë e vërtetë, janë të paktë, veç një?dijnë me ndigjue edhe heshtjen,dijnë me pritë, me kuptue.Kush prej meje fjalë ka dëgjuar shumëdhe nuk dëshiron maka nevojë, si edhe unë, për heshtje.

    Përktheu: Klodeta Dibra

    ObserverKult

    ——————–

    Lexo edhe:

    ALDA MERINI: DUHET TA PUTHËSH, PA I LËNË KOHË TË MENDOHET…

    Ka gra,por ka gra e gra…E këto të fundit mos provo t’i kuptosh, do të ishte një luftë e humbur që në nisje.Duhet t’i marrësh dhe kaq.Duhet t’i marrësh dhe t’i puthësh, pa u lënë kohë të mendohen.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU

    ObserverKult

  • Ka njerëz që ndihmojnë të tjerët veç për reklamë!

    Ka njerëz që ndihmojnë të tjerët veç për reklamë!

    Ka njerëz që japin pak nga e shumta që kanë, por edhe këtë e japin për hir të famës. Kjo dëshirë e tyre e fshehtë për famë ia humb vlerën bamirësisë së tyre.Ka të tjerë që kanë pak, por e japin të gjithën.Ka njerëz të cilët besojnë tek jeta dhe bujaria e jetës. Magazinat e këtyre njerëzve nuk boshatisen kurrë.Ka njerëz që japin me gëzim dhe me gëzim shpërblehen.Ka njerëz që japin me dhimbje dhe me dhimbje pagëzohen.Ka edhe prej tyre që japin dhe nuk e njohin dhimbjen nga ajo që japin, nuk duan asgjë kundrejt asaj që japin dhe as që duan të flitet për virtytet e tyre. Këta u përngjajnë borzilokëve të cilët mbushin me aromë fushat e lëndinat. Nëpërmjet duarve të këtyre njerëzve flet vetë Zoti dhe nëpërmjet syve të tyre i buzëqesh tokës.Është bukur kur i jep atij që ka nevojë dhe ta kërkon. Por më bukur është kur ia jep nevojtarit edhe pa ta kërkuar, sepse ia di nevojën.Kush jep me duar e zemër, i mbushet zemra me gëzim e hare më shumë sesa personi që përfiton.

    Gibran Khalil Gibran, shkrimtar libanezPerktheu: Elmaz Fida

    ObserverKult

    Shën Tereza

    Lexo edhe:

    NËNË TEREZA: T’U NDIHMOJMË TË URITURVE, VARFANJAKËVE, VËLLEZËRVE TANË!

    Poezi nga Nënë Tereza

    Kur kam uri,Më jep ndokënd që ka nevojë për ushqim;

    kur kam etjemë jep ndokënd që ka nevojë të pijë diçka;

    kur kam të ftohtë,më jep ndokënd për ta ngrohur;

    kur kam ndonjë hidhërim,ofroma ndokënd për ta këshilluar;

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Zgjedhjet për Tiranën/ Alimehmeti: PD ka nevojë për një “operacion”, jo për zgjidhje afatshkurtra

    Zgjedhjet për Tiranën/ Alimehmeti: PD ka nevojë për një “operacion”, jo për zgjidhje afatshkurtra

    Ilir Alimehmeti, ka folur hapur mbi nevojën për reformim të thellë brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se partia nuk ka nevojë për një zgjidhje afatshkurtër, por për një “ndërhyrje afatgjatë” dhe “operacion të plotë”.
    Ai tha se është i gatshëm të japë kontributin e tij aty ku e sheh realisht nevojën, duke theksuar se Tirana mund të fitohet, por se PD nuk duhet të mbështetet vetëm te një figurë. Sipas tij kandidati i opozitës duhet të jetë i ndershëm dhe i pastër nga çdo lidhje me drejtësinë, duke e kontrastuar këtë me figurat që, sipas tij, ndodhen “që tani në SPAK”.
    “PD ka shumë më tepër se sa një kurë afatshkurtër, ka nevojë për më shumë, për një ndërhyrje afatgjatë, ka nevojë për një operacion. Unë do të jam kontributin tim, por e kam kuptuar shumë qartë se ku është nevoja. E kam shumë të qartë se ku do të ndërhy. Mund t’iu gjej 1 mijë argumente se përse mund të fitohet Tirana. Po pse vetëm një Ilir ka Tirana, vetëm një Ilir ka PD. Figura nga ana tjetër dihet se ku është, është që tani në SPAK. Duhet të jemi shumë të qartë që kandidati duhet të jetë i ndershëm, por duhet të jetë edhe administrimi i zgjedhjeve. Kandidati jonë do jetë më i mirë se PS, se nuk do jetë nga SPAK-u, as si person në dijeni”, tha Ilir Alimehmeti.

  • Është bërë nevojë kombëtare hapja e kurseve të gjuhës shqipe për deputetët

    Është bërë nevojë kombëtare hapja e kurseve të gjuhës shqipe për deputetët

    Nga Lutfi Dervishi 

    Në sallën e Parlamentit, shqipja po trajtohet si gjuhë e dushmanit që duhet asgjësuar me të gjitha mjetet.

    Disa deputetë të rinj, me shumë pasion për kameran, por me shumë pak mirkuptim për gjuhën e nënës, flasin një dialekt që as Google translate nuk e njeh.

    Në vend që të flasin shqip, mbllaçisin fjalë si çamçakëz i sterpërdorur.

    Kur ngrihen për të folur gramatika del nga salla, ndërsa sintaksa është dorëzuar që në hyrje te ushtarët e Gardës.

    Prandaj, urgjentisht:

    Kurs bazë: Si të ndërtosh një fjali pa shkaktuar të qeshura në sallën e Kuvendit!

    Modul shtesë: Kryefjala nuk është gjithmonë unë

    Praktikë: Kundrinori nuk është kundërshtari  yt politik!

    KKK

    Kryefjalë, kallëzues, kundrinë!

    Shembull: Deputeti flet në Kuvend.

    Kaq e thjeshtë është.

  • Kongresi i Nanoteknologjisë/ “Nuk është një luks, por nevojë”, Rama zbulon aspiratën e radhës: Brenda dekadës tjetër, Shqipëria do të…

    Kryeministri Edi Rama tha sot se synimi dhe aspirata e qeverisë shqiptare është fokusimi dhe investimi te teknologjia, për të mundësuar edhe studimin e saj në shkollat shqiptare.

    Duke folur në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, ai deklaroi se “Shqipëria është shumë e angazhuar që çdo euro e investuar në shkencë, të përkthehet në llogaridhënie të prekshme”. 
    “Nuk është një luks, është nevojë e së tashmes. Brenda dekadës tjetër çdo i ri që dëshiron të aspirojë teknologjitë, të mund të studiojë këtu, ky është vizioni jonë. Është një punë që ka nisur dhe po shohim hapat dhe rezultatet e para. Investimi në arsim ka të bëjë me krijimin e një hapësire për mendim në mënyrë novatore, do guxoja të thoja për krijimin e një brezi inovacioni që do çojnë qeverisjen shqiptare para”, u shpreh kreu i qeverisë.

    Top Channel

  • “Nuk është një luks, por nevojë”, Rama zbulon aspiratën e radhës: Brenda dekadës tjetër, Shqipëria do të…

    “Nuk është një luks, por nevojë”, Rama zbulon aspiratën e radhës: Brenda dekadës tjetër, Shqipëria do të…

    Kryeministri Edi Rama tha sot se synimi dhe aspirata e qeverisë shqiptare është fokusimi dhe investimi te teknologjia, për të mundësuar edhe studimin e saj në shkollat shqiptare.

    Duke folur në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, ai deklaroi se “Shqipëria është shumë e angazhuar që çdo euro e investuar në shkencë, të përkthehet në llogaridhënie të prekshme”.
    “Nuk është një luks, është nevojë e së tashmes. Brenda dekadës tjetër çdo i ri që dëshiron të aspirojë teknologjitë, të mund të studiojë këtu, ky është vizioni jonë. Është një punë që ka nisur dhe po shohim hapat dhe rezultatet e para. Investimi në arsim ka të bëjë me krijimin e një hapësire për mendim në mënyrë novatore, do guxoja të thoja për krijimin e një brezi inovacioni që do çojnë qeverisjen shqiptare para”, u shpreh kreu i qeverisë.