Tag: nevojë

  • Shoqëria nën presion, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

    Shoqëria nën presion, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

    Kronikë E Mërkurë, 29 Tetor 2025 20:10
    Zemërimi i qytetarëve në shoqërinë tonë po përkthehet në sjellje ekstreme. Këtë fatkeqësisht po e tregojnë ngjarjet e ndodhura jo më larg se një ditë më parë, ku brenda ditës pati tre viktima. Psikologja Eksena Qirici shpjegon rëndësinë e krijimit të marrëdhënieve të shëndetshme ne jetën e përditshme dhe kujdesit që duhet të kemi ndaj njëri-tjetrit.
    “Çfarë do të thotë të vrasësh brenda një dite në ambiente të ndryshme, ne familje, në ambientin e punës, në turizëm, në një lokal ku ti mendon se je në një situatë të qetë? Do të thotë që aspekti psikologjik, ngarkesa psikologjike, ngarkesat emocionale, kanë arritur në sistemin e mbijetesës. Po të dëgjojmë dhe të analizojmë me kujdes se çfarë autorët përmendim në arsyet e tyre të vrasjeve shihet që ka bullizëm, ka tallje, ka ofendim, ka dhunë dhe për më tepër është e vazhdueshme, është e hershme. Nëse ne në shoqëri, marrëdhënie pune, në familje, trajtojmë me dhunë psikologjike çdo lloj marrëdhënie, automatikisht kjo do të na sjellë në këto sjellje ekstreme”, thotë psikologja.
    Qirici e sheh si një emergjencë nevojën e shoqërisë sonë për tu kujdesur për shëndetin mendor, që rrjedhimisht do të ndihmojë në menaxhimin më të mirë të situatave njerëzore. “Në të njëjtën mënyrë dhe kushte që ne shkojmë tek mjeku e njëjta nevojë është për shëndetin e mendjes sepse mëndja është struktura kryesore me të cilën njeriu vepron në jetën e përditshme, nëse ti nuk kujdesesh për të, automatikisht ajo do të japi këto pasoja por edhe më të rënda nëse mbetemi në frikën që të shkosh te psikologu ka të bëjë thjesht me çmendurinë dhe paaftësinë, se sa me një mirëmbajtje të mënyrës se si ti funksionon në jetën e përditshme”. Komunikimi është i domosdoshëm në funksionimin e një shoqërie të shëndetshme, që shmang dhunën dhe konfliktet i zgjidh me fjalë.

  • Agresioni rus, Zelensky: Kemi nevojë për mbështetjen evropiane dhe për dy-tre vjet luftime

    Agresioni rus, Zelensky: Kemi nevojë për mbështetjen evropiane dhe për dy-tre vjet luftime

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se shteti i tij ka nevojë për ndihmë financiare të Evropës për të vazhduar luftën kundër forcave ruse për dy apo tre vjet të tjera.

    Kievi është varur kryesisht nga mbështetja ushtarake dhe financiare e aleatëve për të mbajtur nën kontroll ushtrinë e Moskës, e cila nisi pushtimin e plotë të shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022.
    “Unë e theksova këtë përsëri për të gjithë udhëheqësit evropianë. U thashë atyre se ne nuk do të luftojmë për dekada, por ju duhet të tregoni që për një kohë do të mund të siguroni mbështetje të qëndrueshme financiare për Ukrainën”, tha Zelensky në komente të publikuara të martën.
    “Dhe pikërisht për këtë ata kanë këtë program në mendje – 2-3 vjet”, tha Zelensky, duke iu referuar planeve të Brukselit për të përdorur asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Kievin.
    Javën e kaluar, udhëheqësit e Bashkimit Evropian e ngarkuan Komisionin Evropian të vazhdojë me opsionet për financimin e Ukrainës për dy vjet të tjerë, duke lënë hapur mundësinë për një kredi të madhe që do të përdorte disa dhjetëra miliarda euro nga asetet shtetërore ruse që Brukseli i ka ngrirë.
    “Nëse lufta përfundon brenda një muaji, do t’i shpenzojmë këto para për rikuperim. Nëse nuk përfundon brenda një muaji, por pas një kohe, atëherë do t’i shpenzojmë për armë. Thjesht, nuk kemi zgjedhje tjetër”, shtoi Zelensky.
    Selia qendrore e kompanisë së tregjeve financiare, Euroclear, në Bruksel, ku gjenden më shumë se 200 miliardë dollarë asete të ngrira shtetërore ruse.SHIKONI EDHE:Brukseli mund t’i shfrytëzojë asetet ruse në vlera milionëshe si hua për UkrainënUdhëheqësi ukrainas po ashtu bëri thirrje që presidenti amerikan, Donald Trump, që t’i ushtrojë presion homologut kinez, Xi Jinping, që të ndërpresë mbështetjen për Rusinë kur të takohet me të më vonë këtë javë.
    “Mendoj se kjo mund të jetë një nga lëvizjet e forta të [Trumpit], veçmas nëse, pas këtij hapi vendimtar të sanksioneve, Kina është gati të reduktojë importet” nga Rusia, tha Zelensky për gazetarët, përfshirë AFP, gjatë një konference për gazetarë, komentet nga e cila u publikuan më 28 tetor.
    Javën e kaluar, Trump vendosi sanksione ndaj dy kompanive kryesore të naftës ruse dhe udhëheqësi amerikan ka bërë thirrje që blerësit e energjisë ruse – konkretisht Kina dhe India – të ndalin blerjet, pasi të ardhurat nga energjia, sipas Uashingtonit dhe Kievit, po e financojnë luftën kundër Ukrainës.

    Top Channel

  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 tetor 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 28 tetor 2025

    Showbiz E Martë, 28 Tetor 2025 08:58
    DashiSapo ke përfunduar një detyrë të madhe. Festo suksesin tënd! Ke këmbëngulur dhe kjo ka dhënë fryte. Ke fuqi të madhe. Nëse ndihesh gati për të ndërmarrë hapin tjetër të madh, atëherë bëje. Nuk ka nevojë të hezitosh. Je në rrugën e duhur.
    DemiGjithçka po bie në vendin e vet. Njerëzit, situatat dhe mundësitë po marrin kuptim për ju. Bashkohuni me njerëz, punë ose ide të tjera. Është një kohë e mirë për t’u bashkuar me dikë ose diçka në të cilën besoni fort. Suksesi është i juaji.

    BinjakëtInformacione të rëndësishme do të vijnë nga të gjitha këndvështrimet. Të gjithë do të flasin. Vetëm sigurohuni që informacioni që i besoni është i vërtetë dhe jo thjesht thashetheme të të dikujt. Sigurohuni që t’i kontrolloni me kujdes faktet tuaja përpara se të bëni ndonjë lëvizje të madhe.

    GaforrjaSigurohuni që keni dashuri për punën që po bëni. Nëse puna juaj nuk është e frymëzuar nga një dashuri e vërtetë nga brenda, atëherë lëreni punën dhe gjeni diçka tjetër. Ndiqni pasionin tuaj. Ndiqni zemrën tuaj dhe paratë e mundësitë do të vijnë natyrshëm.

    LuaniKe punuar shumë dhe tani puna po fillon të japë fryte. Mos e humb vrullin tani! Vazhdo në të njëjtën mënyrë pune, duke kujtuar se çelësi i suksesit tënd është të njohësh veten dhe atë që je i aftë të arrish gjithçka.
    VirgjëreshaNuk ka nevojë të luftosh për të pasur sukses. Puno me atë që ke në vend që të dëshirosh diçka që nuk e ke. Ka shumë burime përreth teje, dhe më e rëndësishmja, brenda teje. Përqafo këto pika të forta.
    PeshorjaKe qenë duke e vëzhguar nga afër diçka ose dikë dhe e di të vërtetën. Ndihu i lirë ta ndash këtë të vërtetë me njerëzit që kanë nevojë ta dëgjojnë, në vend që ta mbash këtë informacion të fshehur brenda. Mbështetja vjen kur i shemb muret.
    AkrepiJe si drita e pilotit në veprim. Vazhdon të digjesh edhe kur të gjithë dhe gjithçka përreth teje është djegur. Njerëzit vijnë tek ti për këshilla dhe mençuri. Jepu lirisht të tjerëve dhe këta njerëz do të jenë aty për ty kur të kesh nevojë për ta.
    ShigjetariMund të pyesësh veten pse të gjithë kanë një shprehje kaq të hidhur në fytyrë. Shiko fytyrën tënde në pasqyrë. A ke edhe ti një shprehje të hidhur? Ndoshta ajo që po sheh tek të tjerët është fytyra jote e reflektuar tek ti. Në vend të kësaj, vendos një fytyrë të lumtur.
    BricjapiNë shumë mënyra, ndiheni shumë të vetmuar në punë. Ndiheni sikur nuk po mbështeteni plotësisht nga njerëzit përreth jush. Jini të qëndrueshëm dhe mos harroni se jeni vërtet të lidhur – keni mbështetjen e universit me ju në çdo kohë.
    UjoriPo lind një ide ose projekt i ri. Je i mbështetur mirë. Mos i rezistoni kësaj rruge të re. Do t’ju sjellë shumë lumturi dhe sukses në planin afatgjatë. Energjia juaj është mjaft e fortë në këtë kohë. Kini besim të plotë në veten tuaj.
    PeshqitNë shumë mënyra, ndiheni të bllokuar nga mjedisi përreth. Presionet shoqërore ju bëjnë të besoni se duhet të veproni ose të mendoni në një mënyrë të caktuar. Përqafoni guximin që keni brenda dhe dijeni se në fund të fundit, gjëja më e rëndësishme është të jeni të sinqertë me veten.

  • Van Dijk: Të gjithë duhet të shihemi në pasqyrë, kemi nevojë për njëri-tjetrin

    Van Dijk: Të gjithë duhet të shihemi në pasqyrë, kemi nevojë për njëri-tjetrin

    28 Tetor 2025

    9:12

    Telesport

    Fitorja mesjavën e kaluar në Champions League duket se nuk i ka zgjidhur problemet te Liverpool, që të dielën pësoi një tjetër humbje, duke ndërlikuar ndjeshëm pozitat në Premier League.
    Kapiteni Virgil van Dijk përpiqet të analizojë situatën, duke evidentuar disa probleme që po kalojnë “Reds” këtë sezon. “Fakti që nuk e mbajtëm portën të pastër për nëntë ndeshje është një tregues i rëndësishëm për problemet që kemi”, tha mbrojtësi holandez.
    “Është e lehtë të fajësosh një person të caktuar, mbrojtjen ose goditjet standarde. Por në fund është një gjë kolektive. Të gjithë duhet të shihemi në pasqyrë, përfshirë edhe veten time. Jam i sigurt se do të dalim nga kjo”, shtoi Van Dijk.
    Më tej, ai shtoi: “Nuk do ta bëjmë vetëm duke folur për të. Do të përpiqemi të përmirësohemi. Kemi nevojë për njëri-tjetrin, kemi nevojë për mbështetje. Kemi nevojë që njerëzit që festuan me ne vitin e kaluar të jenë me ne tani edhe më shumë. Do të dalim nga kjo sepse kemi cilësi në sulm dhe mbrojtje”.

  • OBSH: 15 mijë pacientë në Gaza kanë nevojë urgjente për evakuim mjekësor

    OBSH: 15 mijë pacientë në Gaza kanë nevojë urgjente për evakuim mjekësor

    Në pavionet e spitalit “Nasser” në Gaza, jeta vazhdon të endet mes dhimbjes dhe shpresës.
    Në dy shtretër të ndryshëm, qëndrojnë dy fëmijë 10-vjeçarë, njëri i qëlluar nga plumbat izraelitë dhe i paralizuar nga qafa e poshtë, tjetri me një tumor në tru. Të dy janë pjesë e rreth 15 mijë pacientëve që, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kanë nevojë urgjente për evakuim mjekësor jashtë Gazës.
    Ola Abu Said ledhaton flokët e djalit të saj, Amar.
    Familja thotë se ai u plagos ndërsa ndodhej në tendën e tyre në jug të Gazës, kur një plumb e goditi në qafë. “Tani plumbi qëndron mes dy rruazave të shtyllës kurrizore”, thotë ajo me zë të ulët.
    “Mjekët na thanë se çdo ndërhyrje është e rrezikshme, mund t’i shkaktojë vdekje, hemorragji cerebrale apo paralizë të plotë. Ai ka nevojë për një operacion në një vend të pajisur mirë.” Por Gaza sot është gjithçka tjetër, veçse një vend i pajisur mirë. Pas 2 vitesh lufte, spitalet janë kthyer në rrënoja.
    Në një dhomë tjetër, Shahd al-Jadd qëndron pranë të vëllait të saj 10-vjeçar, Ahmedit. Ai ka një tumor në tru. “Kur situata u përkeqësua, dilte në rrugë e shiste ujë për të na ndihmuar”, thotë ajo.
    “Një ditë fytyra iu drodh, e më pas krahu i djathtë i pushoi. Tani mezi flet.”
    Shahd, dikur studente, lutet që të vëllai të mund të dalë jashtë Gazës për t’u operuar.
    “Ne humbëm babanë, shtëpinë dhe ëndrrat. S’mund ta humbasim edhe atë. Armëpushimi na dha pak shpresë, ndoshta 1% që Ahmedi të mund të kurohet.”
    Më 10 tetor, me nisjen e armëpushimit të brishtë, OBSH organizoi konvoin e parë mjekësor për evakuimin e 41 pacientëve dhe 145 familjarëve drejt Jordanisë, përmes pikës kufitare Kerem Shalom në Izrael.
    Agjencia e OKB-së kërkon që numri i evakuimeve të rritet ndjeshëm, pasi mijëra të plagosur e të sëmurë presin çdo ditë. Por kufiri me Egjiptin, në Rafah, vijon të qëndrojë i mbyllur nga Izraeli, derisa, siç thonë autoritetet izraelite, Hamas të përmbushë detyrimet e marrëveshjes së armëpushimit, duke kthyer trupat e pengjeve të vrarë. Izraeli e mori nën kontroll këtë zonë në maj të vitit 2024 dhe që atëherë nuk ka lejuar kalime.
    Në një konferencë shtypi, drejtori i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi se masa më e ndjeshme do të ishte lejimi i trajtimit të pacientëve të Gazës në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor, siç ndodhte para luftës. Edhe BE dhe mbi 20 shtete, përfshirë Britaninë, kanë ofruar ndihmë financiare e staf mjekësor për të mundësuar këtë.
    “Ne mund të trajtojmë mbi 50 pacientë në ditë me kimioterapi dhe rrezatim”, shpjegon Dr. Fadi Atrash, drejtues i spitalit “Augusta Victoria” në malin e Ullinjve, Jeruzalem. “Kemi të dhëna mjekësore për shumë prej tyre, flasim të njëjtën gjuhë dhe ndajmë të njëjtën kulturë. Ky do të ishte trajtimi më i afërt dhe më efikas.”
    Por autoritetet izraelite refuzojnë.
    Trupat e mbrojtjes (Cogat) thonë për BBC se vendimi është politik dhe i takon qeverisë. Pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023, Izraeli përmendi arsye sigurie për moslejimin e pacientëve palestinezë të kalonin në territore të tjera, sidomos pasi pika kufitare në Erez u godit gjatë sulmeve.
    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, vetëm deri në gusht 2025 kanë vdekur 740 persona, përfshirë gati 140 fëmijë, ndërsa prisnin në listën e evakuuimit.
    Drejtori i pediatrisë në spitalin “Nasser”, Dr. Ahmed al-Farra, shprehet i dëshpëruar:
    Është ndjesia më e rëndë për një mjek, ta diagnostikosh një fëmijë, por të mos kesh as testet, as trajtimet e nevojshme. Çdo ditë humbasim jetë për shkak të mungesës së pajisjeve.
    Në oborrin e spitalit, dhimbja përsëritet.
    Vetëm këtë javë, u varros Saadi Abu Taha, 8 vjeç, që vdiq nga kanceri në zorrë. Një ditë më pas, Zain Tafesh, 3 vjeç, dhe Luay Dweik, 8 vjeç, humbën jetën nga hepatiti.
    Armëpushimi mund të ketë sjellë heshtje nga armët, por jo paqe për ata që luftojnë mes jetës e vdekjes në shtretërit e spitaleve të Gazës.

  • Rama në Forumin e Berlinit: Agresioni rus zgjoi Evropën, Ballkani Perëndimor ‘kërthiza’ e BE-së

    Rama në Forumin e Berlinit: Agresioni rus zgjoi Evropën, Ballkani Perëndimor ‘kërthiza’ e BE-së

    Pas pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit që u zhvillua në Londër më 22 tetor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në  Gjermani në Forumi Ndërkombëtar të Berlinit.  Një ngjarje që fokusohet tek sfidat globale në ekonomi, klimë, teknologji dhe qeverisje. 
    Gjatë fjalës së tij në këtë forum, Rama u ndal tek ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se vendi ka pasur një vit të suksesshëm në këtë drejtim. Ai bëri të ditur se gjatë muajve të fundit janë çelur pesë nga gjashtë grupkapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa pritet që së shpejti të hapet edhe i fundit, çka sipas tij do të përbëjë një rekord për Shqipërinë. 
    Kryeministri theksoi se agresioni rus ndaj Ukrainës ka zgjuar Evropën, duke bërë që BE të marrë më seriozisht rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, Shqipëria po ecën me ritme më të shpejta se më parë në procesin e integrimit dhe se sot marrëdhëniet me BE-në janë më konkrete se kurrë. 
    Rama nënvizoi gjithashtu se Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa ky rajon ka nevojë për BE-në, ndërsa e përshkroi Ballkanin si “kërthizën e Evropës”. 
    “Po kemi pasur një vit të mbarë po ta vendosim në kontekstin e Europës, dhe se si po shkojnë gjërat. Gjatë muajve të fundit kemi çelur 5 nga 6 grupkapituj dhe presim që në muajin e fundit të çelim edhe grupkapitullin e fundit, çka do të na çojë në një rekord. Evropa është zgjuar dhe për të pasur një zgjim të tillë do të duhej një agresion i Rusisë ndaj Ukrainës. 
    Më parë BE thoshte që Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm, por kjo ishte vetëm me fjalë, tani e kemi edhe me vepra. Shqipëria ka çelur dhe ka mbyllur grupkapituj shumë më shpejt se sa më parë. Nuk jam fort i sigurt që të gjithë e kanë të qartë hartën e BE. Dua të them që në historinë e hartave BE është i vetmi realitet gjeografik dhe gjeopolitik që ka dy kufij, një të jashtëm dhe një të brendshme, dhe brenda kufirit të brendshëm jemi ne. Në një farë mënyre ne jemi kërthiza e BE-së. 
    Unë besoj fort për të gjitha ato arsye të mira është BE që ka nevojë për Ballkanin Perëndimor ashtu siç  ne kemi nevojë për BE-në. Trysnia e lartë që po vjen prej agresion rus, e mban BE-në shumë të përqendruar në këtë aspekt. BE-në nuk i dihet kurrë, sepse është shumë e paparashikueshme, sepse nuk është një vend, është asamble me 27 vende”, tha kryeministri Edi Rama. 
     

  • Jetë të humbura në pritje/ Fëmijët në Gaza po vdesin para se të marrin trajtim

    Jetë të humbura në pritje/ Fëmijët në Gaza po vdesin para se të marrin trajtim

    Armëpushimi i brishtë në Gaza ka sjellë një shkëndijë shprese për të plagosurit dhe të sëmurët, por për shumë prej tyre është tashmë tepër vonë.
    Në Spitalin Nasser, mes reparteve të shkatërruara, dy djem 10-vjeçarë po luftojnë për jetën e tyre: njëri, Amar, është paralizuar nga qafa e poshtë pasi është goditur nga një dron izraelit, ndërsa tjetri, Ahmad, ka një tumor në tru që ka nevojë për heqje të menjëhershme kirurgjikale.
    Nëna e Amarit, Ola Abu Said, ulet pranë shtratit të tij, duke i ledhatuar flokët.

    “Ai ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale”, thotë ajo.
    “Mjekët na thanë se është i rrezikshëm, mund të vdesë ose të pësojë një goditje në tru, por nuk ka mjete këtu për ta shpëtuar.”
    Situata në spitalet e Gazës është e tmerrshme. Pas dy vitesh lufte, objektet janë në prag të kolapsit, pa ilaçe, energji elektrike apo pajisje bazë.
    Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se të paktën 15,000 pacientë kanë nevojë për evakuim urgjent mjekësor, përfshirë fëmijë me kancer, të plagosur në luftë dhe pacientë në gjendje kritike.
    Evakuimi i parë i pacientëve nga Gaza
    Të mërkurën, OBSH-ja transportoi 41 pacientët e parë dhe 145 shoqërues përmes pikës kufitare Kerem Shalom në spitalet në Jordani.
    Megjithatë, mijëra persona mbeten të bllokuar, pasi pika kufitare Rafah me Egjiptin mbetet e mbyllur.Izraeli thotë se nuk do ta hapë pikën kufitare derisa Hamasi të kthejë trupat e pengjeve, siç kërkohet nga marrëveshja e armëpushimit.
    Si rezultat, dhjetëra pacientë po vdesin ndërsa presin një shans për t’u shpëtuar.
    Thirrje për rifillimin e transfertave në Bregun Perëndimor
    Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom, theksoi se “zgjidhja më efektive” është të lejohet që pacientët të transferohen përsëri në spitalet palestineze në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor.
    Bashkimi Evropian dhe më shumë se 20 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, janë ofruar të kontribuojnë financiarisht dhe me personel mjekësor për t’u kujdesur për të lënduarit.
    Jetët e humbura të pritjes
    Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, më shumë se 740 persona, përfshirë 140 fëmijë, kanë vdekur vitin e kaluar ndërsa prisnin për transport. Drejtori i Spitalit Nasser, Dr. Ahmed al-Fara, flet për këtë ngërç:
    “Është e padurueshme që një mjek të dijë se çfarë i duhet një pacienti dhe të mos ketë mjetet për ta bërë atë. Çdo ditë humbasim jetë për shkak të mungesës së pajisjeve.”

  • Chivu: Duam fitoren kundër kampionëve, nuk kemi nevojë për hakmarrje ndaj askujt

    Chivu: Duam fitoren kundër kampionëve, nuk kemi nevojë për hakmarrje ndaj askujt

    25 Tetor 2025

    8:22

    Alfred Lleshi

    Pas fitores 4-0 ndaj Royale Union SG në Champions, Interi përgatitet për sfidën e madhe në “Maradona” kundër Napolit, pas sukseseve me Sassuolo, Cagliari, Cremonese dhe Romën.“Përballen kampionët e Italisë me nënkampionët. Do të jetë një ndeshje e fortë, ku të dyja ekipet duan të tregojnë ambicien”, – tha trajneri zikaltër.
    Ai e quajti “normale” ditën e pushimit para ndeshjes: “Ishte e nevojshme pas shumë angazhimeve dhe udhëtimeve me kombëtaret. Besoj te profesionalizmi i lojtarëve. Ndaj Napoli duhet përgatitje fizike dhe mendore, sepse mjedisi nuk do të jetë në favorin tonë”. Ai shtoi: “Nuk luhet gjithçka në këtë ndeshje, por është e rëndësishme për ecurinë e sezonit”.
    Për repartin ofensiv: “Kam 4 sulmues të përshtatshëm, nuk ekziston një dyshe më e mirë”. Për golat e pakët në Serie A: “Në Itali është gjithmonë e vështirë të shënosh, sepse çdo skuadër përgatitet mirë”. Në fund, mbi motivimin: “Nuk kemi nevojë për hakmarrje ndaj askujt. Jemi Interi dhe duam të vazhdojmë projektin tonë”.

  • Vijojmë me “notë jo kaluese” nga BE/ Siguria ushqimore, testi i radhës që Shqipëria duhet të kalojë

    Vijojmë me “notë jo kaluese” nga BE/ Siguria ushqimore, testi i radhës që Shqipëria duhet të kalojë

    Siguria ushqimore është testi i radhës që Shqipëria duhet të kalojë. Kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të marrë aprovimin e institucioneve të Bashkimit Europian. Në Ditën Botërore të Ushqimit, vendi gjendet larg këtij objektivi. 

    “Ne kemi nevojë të krijojmë infrastrukturë të besueshme për konsumatorin tonë. Dhe për aq kohë sa flitet për skandale, ky objektiv ende nuk është arritur. Trupa e inspektorëve gjithashtu nuk ofron garanci. Nuk është fort e besueshme”, tha për A2 CNN, Sokol Stafa, ekspert i certifikimit të produkteve ushqimore. 

    Bashkimi Evropian ende nuk lejon importin e produkteve të bulmetit dhe mishit nga Shqipëria. 

    “Për të fituar besimin e tregut dhe për t’u përshtatur me standardet e BE-së, na duhet një rrjet i fortë laboratorik, sistemi i gjurmueshmërisë së produktit dhe trajnim i vazhdueshëm i inspektorëve. Pa transparencë në kontrolle, protokolle të qarta dhe masa të ndëshkimit për shkelësit, edhe përpjekjet më të mira do të dështojnë konsumatori duhet të dijë se ai produkt që blen është i sigurt. Kjo kërkon vullnet politik, investim dhe bashkëpunim të ngushtë midis sektorit shtetëror, prodhuesve dhe palëve akterë ndërkombëtare.” 

    Për tregtarët vendas, produktet janë të sigurta. “Gjithçka që ne kemi është e sigurt për konsum. Qytetarët të blejnë”, tha për A2 CNN, një tregtar mishi. 

    Megjithatë nga çdokush pranohet se forcimi i sistemit kombëtar të kontrollit agro-ushqimor është një përgjegjësi e përbashkët që përfshin palë të ndryshme të interesit, duke përfshirë organet qeveritare, industrinë ushqimore dhe konsumatorët. 

    “Kemi nevojë për vendimmarrje dhe transparencë që konsumatorët të kenë besim tek ajo që blejnë. Konsumatorët kanë nevojë për më shumë informacion. Shqipëria si kandidate për në BE ka një rol të rëndësishëm për të zbatuar standardet e BE, që konsumatorët shqiptarë të gëzojnë të njëjtën mbrojtje dhe nivel besimi ashtu sikurse qytetarët e BE”, tha për A2 CNN, Hasan Stafa nga zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit. 

    Konsumatorët shqiptarë kanë nevojë të kenë transparencë më të lartë dhe besim tek produktet që konsumojnë. Kjo në një kohë që nga mandarinat, specat, domatet e pjeshkët e prodhuara në vend rezultojnë me pesticide në pikat kufitare të shteteve të tjera. 

    “Duhet të ndryshojmë tërësisht mendësi dhe të bashkëpunojmë pasi përndryshe nuk mund të kemi sukses.” 

    Në pritje të publikimit të raportit të progresit të Komisionit Evropian, burime për A2CNN pohojnë se Shqipëria ka marrë një notë “jo kaluese” në kapitullin 12, “Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare. 

    Sipas raportit, “Shqipëria ka një nivel përgatitjeje politikash në fushën e sigurisë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare. Por, nuk është bërë progres gjatë periudhës raportuese. Nevojiten përpjekje të konsiderueshme për të harmonizuar legjislacionin me ‘acquis’ të BE-së dhe t’a zbatojë atë.