Tag: nevojë

  • Çarls Dikens: Ja pse njerëzit nuk duhet të flasin shumë për vete

    Çarls Dikens: Ja pse njerëzit nuk duhet të flasin shumë për vete

    …- Mua s’më pëlqen kur të tjerët flasin shumë për përulësinë e tyre, – ia prita, – ose për diçka tjetër që ka të bëjë me veten e tyre.

    – Oh, po pse, a nuk e dija një gjë të tillë? – tha Uriahu dhe atë çast fytyra e tij, nën dritën e hënës, dukej e qullët dhe ngjyrë plumbi. – Sa pak që e njihni përulësinë e vërtetë të një njeriu që ndodhet në gjendjen time, master Koperfild!

    Im atë dhe unë kemi mësuar me bursë në shkollë për djem; nëna u rrit në një shtëpi, si të thuash, bamirësie. Nga mëngjesi gjer në darkë na mësonim të ishim të përulur, vetëm këtë na mësonin dhe asgjë tjetër! Duhet të ishim të përulur përpara atij personi, të ishim të përulur edhe përpara këtij personi; të hiqnim kapelën këtu, të përuleshin në shenjë nderimi aty, dhe të dinim përherë vendin tonë dhe t’u rrinim me dorë në zemër atyre që qëndronin më lart se ne.

    Dhe sa njerëz kishte që qëndronin më lart se ne! Im atë ishte aq i përulur, sa i dhanë “medaljen e kujdestarit”. Po atë medalje e mora edhe unë.

    Ngaqë ishte njeri i përulur im atë u bë kandilonaft. Fisnikët e mbanin për njeri me sjellje shumë të mirë dhe për këtë arsye, vendosën ta gradonin. “Ji i përulur, Uriah, – më thoshte im atë, – dhe ke për të shkuar larg.

    Mos harro se kështu na kanë mësuar në shkollë si mua, ashtu edhe ty. Kështu punët shkojnë më mirë. Ji i përulur, Uriah, – më thoshte im atë, – dhe do t’ia arrish qëllimit”. Dhe me të vërtetë që nuk më doli keq.

    Atë natë, për herë të parë, e kuptova se ajo përulja e neveritshme sa për sy e faqe ishte diçka e trashëguar në familjen e Hipit. Kisha parë të korrat, por s’kisha menduar kurrë për farën…

    (fragment nga “David Koperfild”- Përktheu Vedat Kokona, botim i vitit 1960)

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ÇARLS DIKENS: S’KEMI NEVOJË TË TURPËROHEMI PËR LOTËT TANË…

    S’kemi nevojë të turpërohemi për lotët tanë… nga Çarls Dikens

    “Qielli e di se ne nuk kurrë s’kemi nevojë të turpërohemi për lotët tanë, sepse ata janë shiu mbi pluhurin verbues të tokës, i cili i zë frymën zemrave tona.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Bizneset kanë nevojë për punëtorë, shpallen 6000 vende të lira pune

    Bizneset kanë nevojë për punëtorë, shpallen 6000 vende të lira pune

    Bizneset në vend kërkojnë 60000 punëtorë. Pozicionet e lira në këtë stinë jane hapur në industrinë e prodhimit, shërbime, tregti, turizëm, teknologji informacioni, bujqësi dhe administratë. 
    Në portalin kombëtar të punësimit janë shpallur 6000 vende të lira pune. 
    Pozicionet e shpallura përfshijnë vende vakante në sektorë të ndryshëm, si në industrinë e prodhimit, shërbime, tregti, turizëm, teknologji informacioni, bujqësi dhe administratë. Këto mundësi janë të hapura për të gjitha nivelet arsimore, nga punëtorë të kualifikuar deri te specialistë dhe drejtues. 
    Procesi i aplikimit është i thjeshtë përmes portalit zyrtar www.puna.gov.al, ku çdo person mund të krijojë profilin e tij dhe të aplikojë për pozicionin që i përshtatet. Nëse qytetarët kanë nevojë për asistencë gjatë procesit të aplikimit, ata mund të drejtohen pranë zyrës më të afërt të punës, ose të kontaktojnë me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. 
    Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e dytë 2025, norma e papunwsisw ishte nw nivelin 8.5 %, e cila ne numer perkon me 110 mije persona qe nuk figurojne ne sistemin tatimor te punësimit. 

  • Reagon Florjan Binaj: Tirana ka nevojë për ndryshim. Rrugëtimi ynë vazhdon!

    Reagon Florjan Binaj: Tirana ka nevojë për ndryshim. Rrugëtimi ynë vazhdon!

    Florjan Binaj, ka reaguar pasditen e sotme, 3 nëntor 2025, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Erion Veliajn si kryebashkiak i Tiranës.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Binaj shkruan se Tirana ka nevojë për ndryshim, ndaj dhe ai do të vijojë kandidaturën e tij për këtë bashki, pavarësisht se kur do të mbahen zgjedhjet.
    Më tej, Binaj cilëson se ai nuk hyn në garë për pushtet, por si një përpjekje për ndryshimin pozitiv të kryeqytetit.
    “Për mua dhe për qytetarët e Tiranës thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim. Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe transparencë. Kjo nuk është garë për pushtet, por përpjekje për qytetin tonë, për ta bërë atë shtëpinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë. Mbështetja, inkurajimi dhe besimi që më kanë dhënë mijëra qytetarë këto ditë më kanë bindur se së bashku ne do t’ja dalim. Rrugëtimi ynë vazhdon. Ndryshimin që duan qytetarët e Tiranës nuk do ta ndalë asgjë“, shkruan Binaj në rrjete sociale.

  • ‘Shuplakë’ diplomatike për Ramën/ Ambasadori gjerman kërkon më shumë investim në njerëz, jo në propagandë

    ‘Shuplakë’ diplomatike për Ramën/ Ambasadori gjerman kërkon më shumë investim në njerëz, jo në propagandë

    Ambasadori gjerman në vendin tonë, Karl Bergner, në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë në UBT, tha se Shqipëria ka nevojë të madhe për të investuar në njerëz dhe dije.
    Diplomati gjerman u shpreh se integrimi europian do sjellë avantazhe për shumicën e njerëzve, por theksoi se rrugëtimi i Shqipërisë do të jetë i vështirë.
    ‘Shqipëria është një vend i bekuar me burime natyrore, me tokë pjellore dhe traditë bujqësore që mbështetet në punë të madhe. Por mënyra se si doni ti përktheni në tregun e përbashkët europian, sa orientim ka nevojë në këtë tranzicion dhe se si mund të shoqërohet më mirë gjatë kësaj rruge’, u shpreh diplomati gjerman i akredituar në vendin tonë.
    Bujqësia është ajo që ushqen botën dhe një sektor pa alternativë. Anëtarësimi në BE, që ka marrë një dinamikë të konsiderueshme gjatë këtyre ditëve, ofron sfida.
    Më shumë se 30% e njerëzve në këtë vend jetojnë me bujqësi, është me rëndësi jo vetëm për ekonominë, por edhe për jetën shoqërore. Ofron të ardhura në hapësira e zona që janë më të margjinalizuara.
    Shqipëria është një vend i bekuar me burime natyrore, me tokë pjellore dhe traditë bujqësore që mbështetet në punë të madhe. Por mënyra se si doni ti përktheni në tregun e përbashkët europian, sa orientim ka nevojë në këtë tranzicion dhe se si mund të shoqërohet më mirë gjatë kësaj rruge.
    Rrugëtimi i vendit në BE po merr gjithnjë e më shumë shpejtësi, nuk është vetëm një rrugëtim politik, por edhe ekonomik, strukturor, por edhe transformim shoqëror që çel dyer të reja për fermerë e biznese.
    Do jetë udhëtim i vështirë, me fitues dhe njerëz që humbasin. Le të shohim si transformimi drejt BE do sjellë avantazhe për shumicën e njerëzve. Integrimi në BE ka fuqi transformuese, mundësitë kanë vlerë vetëm kur jemi gati të përmbushim kërkesat që do të thotë harmonizimi i legjislacionit, mbështetja e fermerëve dhe agrobizneseve.
    Ka nevojë të madhe për të investuar në njerëz dhe dije, arsimimi dhe kërkimi akademik është pjesë e saj. Integrimi ka të bëjë me përshtatjen e mendësive dhe kapaciteteve. Universitete si ky kanë rol strategjik.

  • Integrimi në BE/ Ambasadori gjerman: Shqipëria ka nevojë të madhe për të investuar në njerëz dhe dije

    Integrimi në BE/ Ambasadori gjerman: Shqipëria ka nevojë të madhe për të investuar në njerëz dhe dije

    Ambasadori gjerman në vendin tonë, Karl Bergner, në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë në UBT, tha se Shqipëria ka nevojë të madhe për të investuar në njerëz dhe dije. Diplomati gjerman u shpreh se integrimi europian do sjellë avantazhe për shumicën e njerëzve, por theksoi se rrugëtimi i Shqipërisë do të jetë i vështirë.
    “Bujqësia është ajo që ushqen botën dhe një sektor pa alternativë. Anëtarësimi në BE, që ka marrë një dinamikë të konsiderueshme gjatë këtyre ditëve, ofron sfida. Më shumë se 30% e njerëzve në këtë vend jetojnë me bujqësi, është me rëndësi jo vetëm për ekonominë, por edhe për jetën shoqërore. Ofron të ardhura në hapësira e zona që janë më të margjinalizuara. Shqipëria është një vend i bekuar me burime natyrore, me tokë pjellore dhe traditë bujqësore që mbështetet në punë të madhe. Por mënyra se si doni ti përktheni në tregun e përbashkët europian, sa orientim ka nevojë në këtë tranzicion dhe se si mund të shoqërohet më mirë gjatë kësaj rruge.
    Rrugëtimi i vendit në BE po merr gjithnjë e më shumë shpejtësi, nuk është vetëm një rrugëtim politik, por edhe ekonomik, strukturor, por edhe transformim shoqëror që çel dyer të reja për fermerë e biznese. Do jetë udhëtim i vështirë, me fitues dhe njerëz që humbasin. Le të shohim si transformimi drejt BE do sjellë avantazhe për shumicën e njerëzve. Integrimi në BE ka fuqi transformuese, mundësitë kanë vlerë vetëm kur jemi gati të përmbushim kërkesat që do të thotë harmonizimi i legjislacionit, mbështetja e fermerëve dhe agrobizneseve. Ka nevojë të madhe për të investuar në njerëz dhe dije, arsimimi dhe kërkimi akademik është pjesë e saj. Integrimi ka të bëjë me përshtatjen e mendësive dhe kapaciteteve. Universitete si ky kanë rol strategjik,” tha Bergner.

  • Kovac: Ai është i rëndësishëm për ne, pasi golat e tij na japin pikët që kemi nevojë

    Kovac: Ai është i rëndësishëm për ne, pasi golat e tij na japin pikët që kemi nevojë

    3 Nëntor 2025

    9:03

    Telesport

    Borussia Dortmund ka ngjitur shkallët në renditjen e Bundesliga. Fitorja të premten 1-0 ndaj Augsburg jashtë fushe, falë një goli të Serhou Guirassy ka rikthyer verdhezinjtë në vendin e tretë, 7 pikë pas Bayern Munich.
    Edhe pse bavarezët duken të pakapshëm këtë sezon, për trajnerin e Borussia, Niko Kovac, ky është një moment i mirë para ndeshjes në Champions League kundër Manchester City.
    Goli i Guirassy është i rëndësishëm për skuadrën, çka e konfirmon trajneri Kovac: “Kemi nevojë për sulmuesin tonë, kemi nevojë për Serhou. Ai është personi që mund të na garantojë pikë”.
    “Sa më shumë shënon, aq më e lehtë është për ne të fitojmë ndeshje. Ai nuk ka shënuar në javët e fundit, gjë që i bëri gjërat më të vështira për ne. Ai shënoi golin e fitores dhe na dha 3 pikët, ndërsa e mbajtëm portën të paprekur, gjë që është pozitive”, tha Kovac.

  • Je me fat nëse ke këto tre shenja të zodiakut si miqtë e tu më të mirë

    Je me fat nëse ke këto tre shenja të zodiakut si miqtë e tu më të mirë

    Një vend të veçantë në jetën tonë e zënë miqtë tanë më të mirë, të parët tek të cilët do të drejtohemi, në momentet tona më të lumtura dhe më të vështira.
    Çdo shenjë e zodiakut e ka më të vështirë të krijojë miqësi me anëtarë të caktuar të zodiakut, por sidoqoftë, ka tre prej tyre që dinë të kultivojnë miqësi kuptimplote.
    Nëse ata i përkasin rrethit tonë të ngushtë, jemi me fat: mund të mbështetemi tek ata pa kushte.

    Luani
    Ai është njëkohësisht animatori dhe mbrojtësi i grupit, kërkon vazhdimisht që të tjerët të ndiejnë se dikush kujdeset për ta. Do të na japë vetëbesim para një interviste të rëndësishme pune dhe që do të na përqafojë pas një ndarjeje.
    Gjithashtu, në ndryshim nga miqësitë që ofrojnë shenjat e tjera, i pëlqen t’i shndërrojë rastet formale, siç janë ditëlindjet ose diplomimet, në festime superproduktive. Me fjalë të tjera, është gjithashtu organizuesi perfekt i eventeve.
    Akrepi
    Çdo grup i ngushtë ka nevojë për një Akrep. Ata janë një nga miqtë më besnikë, të cilët do të jenë pranë nesh në kohë të mira dhe të këqija, por falë intuitës së tyre, do të kuptojnë gjithashtu kur kemi nevojë për pak hapësirë ​​dhe kohë personale, dhe kur të kërkojmë përsëri shoqërinë e tyre, do të na mirëpresin me krahë hapur.
    Ata do të na dëgjojnë sa herë që kërkojmë një mik për të ndarë një problem, dhe nëse kemi nevojë për këshillën e tyre, do të na e japin dhe do të jenë të sakta e efektive.
    Bricjapi
    Meqenëse ka talentin unik për të organizuar jetën e tij, gjithmonë ka hapësirë ​​për të ndihmuar të tjerët. Ai gjithmonë jep këshillat më të suksesshme – edhe nëse nuk janë pikërisht ato që do të donim të dëgjonim, pasi është i famshëm për sinqeritetin e tij.
    Gjithashtu, ndryshe nga miqtë e tjerë, shpirti i tij praktik do të jetë veçanërisht i dobishëm në problemet dhe pengesat e përditshme.

  • Gara për Tiranën, Minga: Florian Binaj nuk më bind! Kryeqyteti ka nevojë për politikanë

    Gara për Tiranën, Minga: Florian Binaj nuk më bind! Kryeqyteti ka nevojë për politikanë

    Gazetari Denis Minga tha se kandidatura e opozitës, Florian Binaj, për garën e Bashkisë së Tiranës, nuk e bind.
    I ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, gazetari theksoi se në krye të Bashkisë duhet një politikan.
    Nga ana tjetër, analisti Ermal Hasimja u shpreh se Tirana ka nevojë për një person që sheh interesat e qytetarëve, jo vetëm të një pakice.
    Pjesë nga biseda:
    Minga: Binaj mua nuk më bind. Unë do doja që kandidati të ketë koncept të qartë politik, dhe unë nuk e shoh te Binaj. Ai ka thënë që nuk do të jetë as me PS, as me PD. Çfarë do të thotë kjo? Unë nuk dua teknicienë në Bashkinë e Tiranës. Bashkia e Tiranës do politikanë. Unë isha pro kandidatit Hasimja, por jo te Binaj.
    Hasimja: Për çfarë ka më shumë nevojë Tirana? Pse njerëzit janë të pakënaqur? Ka mungesë integriteti. Tirana është kthyer në kantier të interesave të një pakice njerëzish. Nuk ka rëndësi nëse është politikan i përgatitur apo nëse di të flasë. A do të kemi një kryetar që ta përdorë Tiranën për interesat e qytetarëve, apo do të vazhdojmë me interesat e një pakice?
    /vizionplus.tv

  • De Biazi për Kristjan Asllanin: Ka nevojë të jetë në qendër të…

    De Biazi për Kristjan Asllanin: Ka nevojë të jetë në qendër të…

    Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, është i bindur se Kristjan Asllani ka marrë vendimin e duhur duke u larguar nga Interi për t’iu bashkuar Torinos.
    Duke folur për “L’interista”, De Biazi është pyetur nëse vendimi për transferimin e Asllanit ishte i duhuri, duke parë edhe mangësitë që kishte klubi zikaltër në mesfushë.
    “Unë mendoj se po, pasi Kristjan ka nevojë të luajë dhe ta bëjë me vazhdimësi, të jetë në qendër të një projekti teknik. Te Interi ishte në funksion të plotësimit të një projekti teknik, ndërsa tani mund të krijojë eksperienca të reja pasi ka ndryshuar ambient, trajner dhe persona me të cilët të përballet. Ky është një proces që do ta ndihmojë në rritjen e tij”, tha De Biazi.

  • Guardiola i kënaqur me rikthimin e sulmuesit nga dëmtimi dhe për golin: Kemi nevojë për të

    Guardiola i kënaqur me rikthimin e sulmuesit nga dëmtimi dhe për golin: Kemi nevojë për të

    30 Tetor 2025

    12:24

    Telesport

    Trajneri Pep Guardiola ishte i kënaqur që Omar Marmoush më në fund shënoi golin e tij të parë sezonal me Manchester City. Sulmuesi egjiptian shënoi dje në fitoren 3-1 të “qytetarëve” ndaj Swansea në Carabao Cup.
    Marmoush u vendos në rolin e sulmuesit kryesor në këtë ndeshje, ndërsa Erling Haaland u la pushim. “Po bëhet gjithnjë e më mirë. Jam i lumtur për të sepse një sulmues ka nevojë për gola dhe për vetëbesimin e tij kjo do të jetë e rëndësishme”, tha Guardiola.
    “Ai ka qenë i lënduar për një kohë të gjatë dhe sigurisht që të luash në pozicionin e Erling është e rëndësishme. E dimë që në shumë ndeshje kemi nevojë për dy sulmues dhe është shumë mirë ta kemi atë përsëri”, shtoi Pep Guardiola.
    “Shumë ekipe kundërshtare luajnë me një sistem me 5 mbrojtës, ndaj Marmoush e di si të jetë i duruar. Ai është i aftë të lëvizë në hapësira të vogla, të jetë konsistent dhe më pas të vrapojë në prapavijë. Kemi nevojë për të”, tha trajneri spanjoll.