Tag: nevojë

  • Kroos, kritik ndaj sjelljeve irrituese të Vinicius: Është aq i mirë sa nuk ka nevojë për këtë

    Kroos, kritik ndaj sjelljeve irrituese të Vinicius: Është aq i mirë sa nuk ka nevojë për këtë

    19 Nëntor 2025

    10:40

    Alfred Lleshi

    Toni Kroos, ish-lojtar i Real Madrid (2014–2024), foli për sjelljet e Vinicius në fushë dhe kritikat ndaj tij: “Në disa momente, shpesh i thoja mjaft, sepse duket sikur e gjithë skuadra dëmtohet nga sjellja e tij”. Kroos shtoi: “Është e kuptueshme që ndonjëherë të irriton, qoftë një lojtar kundërshtar, gjyqtarin apo tifozët”.
    Mesfushori shtoi se shpesh përpiqej ta qetësonte Vinicius për të mos humbur përqendrimin: “Vinicius, je aq i mirë sa nuk ke nevojë për këtë”. Ai komentoi edhe polemikën, pas zëvendësimit në “El Clasico”: “Kur luan një ndeshje të jashtëzakonshme, veçanërisht si kjo, nuk je i kënaqur me zëvendësimin… Megjithatë, për t’u treguar i drejtë, unë nuk do të isha larguar direkt në dhomat e zhveshjes”.
    Kroos tha se emocionet e Vinicius mund t’i kuptojë vetëm vetëm lojtarët si ai: “Askush jashtë fushës, përveç atyre aty, nuk mund ta imagjinojë atë ndjesi përballë 80.000 spektatorëve me rezultatin 2-1 ndaj Barcelonës”.

  • Takimi me zyrtarin e DASH, Bardhi: Shqipëria ka nevojë reale për luftë kundër krimit

    Takimi me zyrtarin e DASH, Bardhi: Shqipëria ka nevojë reale për luftë kundër krimit

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar foto nga takimi me Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Mark Fleming.

    Në një reagim në Facebook ai shkruan se SHBA mbetet një partner kyç në mbështetjen e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane, ndërsa thekson se vendi ka nevojë për një luftë reale kundër krimit të organizuar.
    “Kënaqësi takimi me Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit z. Mark Fleming. Lufta ndaj krimit të organizuar duhet të jetë prioritet i çdo vendi anëtar të NATO-s. Shqipëria ka nevojë për luftë reale ndaj krimit të organizuar, dhe për këtë nevojitet një qeverisje e përgjegjshme, e pa lidhur me krimin e organizuar, si dhe një drejtësi të pavarur dhe me integritet. SHBA ka qenë dhe mbetet një partner kyç në mbështetjen e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane”, shkruan ai.
     

    Top Channel

  • Benzema i dërgon mesazh thumbues Mbappés, “kurorëzon” Realin dhe Perez si numrat 1 në botë

    Benzema i dërgon mesazh thumbues Mbappés, “kurorëzon” Realin dhe Perez si numrat 1 në botë

    Karim Benzema ka folur gjatë për Real madridin, klubin e tij të zemrës, sikurse e konsideron: “Mbappé është shumë më i mirë këtë sezon; shënimi i golave nuk është diçka e re për të. E bëri te PSG, te Real Madridi do të shënojë edhe më shumë. Ajo që presim nga Kylian është që kur të ketë mundësi, ai të shënojë. Kështu funksionon te Real Madridi.
    Real Madridi ka shumë nevojë për të, ka ndeshje ku ai duhet të shënojë, si kundër Atlético Madridit, Liverpool-it… Këto janë ekipe që mbrohen, ndaj ai duhet të ndërhyjë, të punojë situatat. Ai duhet të kombinohet me Vini Jr.
    Real Madridi e ka marrë Mbappé për këto momente, për të sjellë Ligën e Kampionëve në shtëpi. Mendoj se ai mund ta bëjë me lojtarët e tjerë. Nuk mund ta bëjë vetëm. Ka nevojë për Vini Jr, lojtarë të tjerë…, kjo është e vërteta. Mendoj se Vini Jr, Mbappé, Rodrygo (edhe pse nuk luan shumë), Bellingham…, duhet të komunikojnë.
    Njëri është aty për të shënuar gola, tjetri për të dhënë asist. Nuk do t’i themi Bellingham të shënojë gola, sepse kjo është puna e Mbappé, as nuk do t’i themi të bëhet numër 10, sepse ky është roli i Bellingham. Ata duhet të flasin. Ai tani është më i mirë, por duhet të fokusohet më shumë në këto momente kur Real Madrid ka nevojë për të, sepse ka gjithçka për të bërë”.
    Deklarata të tjera pikante të francezit:– “Reagimi i Vini në ‘El Clásico’? Ai zemërohet kur largohet nga fusha, kjo është normale. Ky është karakteri i tij. Po, nuk duhet ta bëjë këtë. Njerëzit duhet të dinë se ai është kështu. Bëri një reagim, nuk është gjë e madhe. Ai po shkonte mirë në fushë, mendoi se mund të bënte më shumë, të kishte më shumë prekje, por pastaj u zëvendësua. Reagoi sepse nuk donte të largohej nga fusha. Është normale, nuk është gjë e madhe”.
    – “STILI i Xabi Alonsos si trajner ka TË GJITHA ato që UNË DUA. Është në nivel të lartë. Presing i lartë, pasime vertikale. E DUA”.
    – “Vinicius mund ta fitojë ‘Topin e Artë’. Ai ka cilësinë dhe është në vendin më të mirë për ta bërë këtë, te Real Madridi. NUK KA KLUB MË TË MIRË”.
    – “Ajo që disa njerëz i bëjnë VINICIUS JR është diçka JO E DREJTË. Ai është një djalë shumë i mirë, me zemër të madhe, që dëshiron të mësojë, është fenomenal. Njerëzit ushtrojnë shumë presion mbi të. Ka disa që nuk mund të mbajnë kaq presion. Ai është ende i ri, por ka luajtur shumë për Real Madridin dhe nuk mund të harroni çfarë ka bërë. Nuk mund të thuash që është i keq tani. Thjesht nuk është e drejtë. Ai është shumë i mirë, por mund të bëjë edhe më shumë”.
    – “Një KTHIM te Real Madridi më 2026? Unë jam madridist. Do TË SHOHIM ÇFARË MUND TË NDODHË. E ndjej në shpirtin tim. Madridi është ende qyteti im. Do të shohim çfarë do të ndodhë”.

  • Debati për mozaikun, Anastas Kostandini: Vepra e ka mbyllur historinë e vet, nuk ka nevojë për ndërhyrje artistike

    Debati për mozaikun, Anastas Kostandini: Vepra e ka mbyllur historinë e vet, nuk ka nevojë për ndërhyrje artistike

    Nga Julia Vrapi
    Instalacioni artistik “Dielli i Ditës Tjetër” në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar ka ngjallur valë reagimesh në rrjete sociale. Në fasadën e muzeut, artistja Blerta Kambo ka sjellë ndërhyrjen artistike “Dielli i Ditës Tjetër”, ku në qendër qëndron gruaja me xhubletë, brezin me shqiponjën e Skënderbeut, e cila ngre duart lart, fitimtare, si metaforë e Shqipërisë që ecën përpara. Në “Dielli i Ditës Tjetër”, kjo figurë e njohur e mozaikut rishfaqet me kokë të qethur dhe me një shenjë në gjoksin e djathtë, siç është bërë me dije si shenjë solidariteti me të gjitha gratë që përballen ose kanë mbijetuar nga kanceri i gjirit. Instalacioni artistik në fasadën e MHK ka ngjallur reagime në rrjete sociale, por edhe një nga autorët e mozaikut, piktori i njohur Anastas Kostandini shprehet në një prononcim për gazetën “SOT” kundër ndërhyrjes që është bërë. Piktori thotë se e çmon shumë sensibilizimin dhe format e tjera kundër luftës me kancerin, por sipas tij nuk ka nevojë të mbërrihet deri te ndërhyrja tek mozaiku “Shqipëria” në MHK.
    “Këto janë të paimagjinueshme për brezin tonë, aq më tepër për mua. Kjo ndërhyrje artistike nuk ka lidhje fare me atë mozaik. Nuk ka nevojë mozaiku të Muzeu Historik Kombëtar që të shërbejë si një suport sensibilizimi. Duhet të lënë të qetë historinë kombëtare të funksionojë. Në jetën e përditshme do dalin lloj -lloj kancerash dhe nuk duhet të jetë ajo. Jam i indinjuar për këtë gjë. Sigurisht që e çmoj shumë sensibilizimin dhe format e tjera kundër kësaj lufte, por nuk ka nevojë të mbërrihet deri atje. Është më tepër një nevojë për të bërë një ekzibicionizëm personal, pavarësisht nga “arsyeja” për të cilën bëhet. Vepra e ka mbyllur historinë e vet dhe nuk ka nevojë për ndërhyrjen artistike “Dielli i Ditës Tjetër”, thotë piktori Kostandini.
    Vepra përfundoi në 1981
    Mozaiku “Shqipëria” është një vepër e punuar nga artistë të njohur, mes tyre dhe piktori Anastas Kostandini. Ndërhyrja artistike te mozaiku ka ngjallur një debat, por piktori Kostandini që gjithashtu del kundër saj thotë se nuk mund të bëhet art për art. “Për çfarëdo lloj arsye nuk është e përligjur ajo gjë. Çfarë pune kanë me të? Është tjetër gjë, ajo është një ikonë kombëtare. Ajo është historia jonë. Nuk më pëlqen ajo ndërhyrje që është bërë. Nuk mund të bëhet art për art. Ky është art për art kur merret një vepër dhe mbi të instalohet diçka tjetër”, vijon piktori. Ndër të tjera në reagimin e tij piktori Anastas Kostandini shpreh dhe kritika ndaj institucioneve. “Nuk mund ta imagjinoj dot që të ndërhyhet deri në një ikonë, e cila është mbyllur në vitin 1981. Ndonjë ditë do kenë punë dhe me atë skulpturën që është në varrezat e dëshmorëve, sepse çfarë nuk i shpik mendja”, vijon piktori.
    Ndërkohë që edhe Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i është përgjigjur debatit të ngritur në rrjete sociale duke shkruar se: “Fasada e Muzeut Historik Kombëtar ka marrë një dimension të ri përmes ndërhyrjes artistike “Dielli i Ditës Tjetër” të artistes Blerta Kambo, e cila lidh trashëgiminë kulturore me ndërgjegjësimin shëndetësor në një mesazh solidariteti, guximi dhe shprese”, por gjithashtu për debatin ka pasur një reagim edhe nga artistja Kambo. Siç është bërë me dije instalacioni është vendosur mbi mozaik në një distancë 10 centimetra nga sipërfaqja, si shtresë e përkohshme simbolike dhe pa asnjë ndërhyrje fizike në monument. Instalacioni do të qëndrojë 12 ditë. Mozaiku “Shqipëria” i fasadës së Muzeut Historik Kombëtar është punuar nga artistët Vilson Kilica, Josif  Droboniku, Agim Nebiu, Anastas Kostandini dhe Aleksandër Filipi. Mozaiku “Shqipëria” është më i madhi i këtij lloji në Shqipëri dhe ai u përurua bashkë me Muzeun Historik Kombëtar më 28 nëntor 1981 në Tiranë.

  • “Nuk ka nevojë për fjalë, flasin veprat!” Videoja emocionuese nga Turqia, rezulton me sukses terapia për Nexhmiun

    “Nuk ka nevojë për fjalë, flasin veprat!” Videoja emocionuese nga Turqia, rezulton me sukses terapia për Nexhmiun

    Terapia me qeliza staminale dhe fizioterapia robotike e ofruar nga Medicana Hospital po jep rezultat për Nexhmiun. Misioni që nisi nga studioja e “Ka Një Mesazh Për Ty” në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, sjell një tjetër lajm të bukur me përmirësimin e gjendjes së tij.
    Në një video të ndarë në rrjetet sociale nga Ardit Gjebrea, është momenti i vizitës së radhës së Nexhmiut me njërin prej mjekëve të spitalit në Turqi. Nexhmiu thotë se trajtimi i specializuar ka bërë që t’i lehtësohet gjendja e këmbëve.
    Mjeku: Prej kur ke ardhur, a ke ndonjë farë diference?
    Nexhmi: Kam, këmbët i kam pasur të lehta.
    Mjeku: Ne jemi akoma më mirë, edhe spazmat që ke pasur janë çliruar.
    Mjeku i shpjegon se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre javëve duke përforcuar shpresat se e ardhmja e Nexhmiut do të jetë edhe më e mirë.
    Mjeku: Kur erdhe herën e parë, këto këmbët ishin të ngjitura. Tani janë hapur dhe do të jesh akoma më mirë. Në një periudhë shumë të mirë po sheh përmirësim, akoma më mirë do të bëhesh.

    Në videon e shpërndarë, Gjebrea shkruan se ky rrugëtim është veç fillimi, ndërsa falënderon të gjithë ata që po kontribuojnë financiarisht për Nexhmiun.
    “Nuk ka nevojë për fjalë, flasin veprat! Por ky është veç fillimi i një rruge të gjatë dhe të përjetshme.  Nexhmi – jemi me ty! Jemi mirënjohës për të gjithë ju që kontribuoni në GoFund për Nexhmi Hamzallarin!”

  • Rruga e Shqipërisë drejt BE dhe raporti me Greqinë, Rama: Deri në 2028, s’do të ketë nevojë t’i tërheq veshin Kyriakos, sepse…

    Rruga e Shqipërisë drejt BE dhe raporti me Greqinë, Rama: Deri në 2028, s’do të ketë nevojë t’i tërheq veshin Kyriakos, sepse…

    Kreu i qeverisë shqiptare gjatë konferencës me homologen e tij italiane, Georgia Meloni, u shpreh se Shqipëria është e gatshme që të bashkëpunojë me Athinën zyrtare, përtej sfidave të kaluara mes dy vendeve.

    Sipas tij, deri në vitin 2028 kur Italia do të drejtojë negociatat politike për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Shqipëria nuk do të ketë nevojë që ‘t’i tërheqë veshin’ kryeministrit grek, sepse sipas Ramës, nuk do të ketë çështje të pazgjidhura mes dy vendeve tona fqinje.
    “Si Italia ashtu dhe Greqia janë dy vende fqinj, fakti që është deti në mes na relakson. Ndoshta ndonjëherë jemi në një linjë kontakti, ndoshta ndonjëherë mund të jetë më e ndërlikuar sepse s’kemi kohë të relaksohemi duke notuar….
    Pasi ka kaluar një moment jo i lehtë për arsyet që të gjithë i njohin, ne jemi në rrugën e duhur dhe jemi duke punuar mirë së bashku. Parimet për mbrojtjen e pakicave janë vlera për ne. Kur Shqipëria vë para nesh apo na thërret në këtë drejtim, apo na bën ndonjë vërejtje, janë të mirëseardhura.
    Ne jemi duke punuar për gjithë pjesën tjetër, dhe jam optimist që në vitin 2028 kur Italia do të jetë Kryesinë dhe Giorgia do duhet të drejtojë negociatat politike e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nuk do të ketë nevojë t’i tërheq veshin Kyriakos, sepse do të jetë zgjidhur çdo gjë”, tha Rama.
     
     
     
     

    Top Channel

  • Shqipëria e gatshme për bashkëpunim me Greqinë/ Rama: Deri në 2028, s’do të ketë nevojë t’i tërheq veshin Kyriakos…

    Shqipëria e gatshme për bashkëpunim me Greqinë/ Rama: Deri në 2028, s’do të ketë nevojë t’i tërheq veshin Kyriakos…

    Kreu i qeverisë shqiptare gjatë konferencës me homologen e tij italiane, Georgia Meloni, u shpreh se Shqipëria është e gatshme që të bashkëpunojë me Athinën zyrtare, përtej sfidave të kaluara mes dy vendeve.

    Sipas tij, deri në vitin 2028 kur Italia do të drejtojë negociatat politike për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Shqipëria nuk do të ketë nevojë që ‘t’i tërheqë veshin’ kryeministrit grek, sepse sipas Ramës, nuk do të ketë çështje të pazgjidhura mes dy vendeve tona fqinje.
    “Si Italia ashtu dhe Greqia janë dy vende fqinj, fakti që është deti në mes na relakson. Ndoshta ndonjëherë jemi në një linjë kontakti, ndoshta ndonjëherë mund të jetë më e ndërlikuar sepse s’kemi kohë të relaksohemi duke notuar….
    Pasi ka kaluar një moment jo i lehtë për arsyet që të gjithë i njohin, ne jemi në rrugën e duhur dhe jemi duke punuar mirë së bashku. Parimet për mbrojtjen e pakicave janë vlera për ne. Kur Shqipëria vë para nesh apo na thërret në këtë drejtim, apo na bën ndonjë vërejtje, janë të mirëseardhura.
    Ne jemi duke punuar për gjithë pjesën tjetër, dhe jam optimist që në vitin 2028 kur Italia do të jetë Kryesinë dhe Giorgia do duhet të drejtojë negociatat politike e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nuk do të ketë nevojë t’i tërheq veshin Kyriakos, sepse do të jetë zgjidhur çdo gjë”, tha Rama.
     

  • E trishtë! Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent

    E trishtë! Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent

    Rozafa dhe Geraldo

    TIRANË-Geraldo dhe Rozefa, çifti i ri shqiptar, i cili u bekua së fundmi me katërnjakë, dy vajza dhe dy djem, por gëzimi i tyre është kthyer shpejt në ankth. Që në ditët e para të jetës, foshnjat po përballen me një sfidë të madhe shëndetësore që rrezikon shikimin e tyre.
    Katër foshnjet kanë nevojë urgjente për tu dërguar për operacion jashtë vendit pasi rrezikojnë të humbasin shikimin përgjithmonë. Dy prej tyre kanë hemorragji në sy për shkak të çarjes së arterieve, ndërsa dy foshnjat e tjera rrezikojnë po të njëjtat pasoja nëse nuk ndërhyhet në kohë.
    Për shkak të shpenzimeve të mëdha familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve. Nëpërmjet hapjes së një GoFundMe, Geraldo dhe Rozefa kërkojnë të plotësojnë shumën e 100 mijë eurove. 

  • Kandidati Pavllo Shkarpa u bën thirrje beratasve për votim: Luftën e kam me shtetin, Berati ka nevojë për ndryshim

    Kandidati Pavllo Shkarpa u bën thirrje beratasve për votim: Luftën e kam me shtetin, Berati ka nevojë për ndryshim

    Kandidati i pavarur, i mbështetur nga Partia Demokratike, Pavllo Shkarpa, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve për të ardhmen e qytetit.

    Gjatë një deklarate për mediat, Shkarpa u shpreh se synon të projektojë një të ardhme ndryshe për Beratin, ndërsa akuzoi pushtetin aktual për varfërim dhe keqqeverisje. “Unë luftën e kam me shtetin, ne jetojmë në diktaturë, edhe pse thuhet se jetojmë në demokraci. Berati është i yni, ne kemi nevojë për këtë qytet, Berati s’ka nevojë për ne”, deklaroi ai.

    Shkarpa tha se ka projekte të mëdha për zhvillimin e qytetit, duke theksuar se dëshira për ndryshim është arsyeja që e ka shtyrë të kandidojë. “Berati sot duhet të zgjedhë njeriun më të mirë. Këta janë bërë të pasur me taksat e qytetarëve. Po e mora unë bashkinë, bashkia do të jetë e popullit të thjeshtë”, tha ai.

    Kandidati i pavarur Pavllo Shkarpa e ka ushtruar të drejtën e votës në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat.