Tag: nevojë

  • Rritet numri i fëmijëve me autizëm

    Rritet numri i fëmijëve me autizëm

    Në ditën botërore të ndërgjegjësimit për autizmin, ekspertët thonë se ka shumë rëndësi diagnostikimi i hershëm i fëmijëve. “Identifikimi i shenjave të hershme janë të dallueshme që në dy vitet e para të jetës. Sa më herët të fillojë identifikimi i shqetësimeve, aq më herët ndërhyrja, aq më herët kapërcehet dhe pragu i vështirësive”, shprehet koordinatorja e Qendrës Rajonale për Autizmin, Juliana Esaj.
    Cilat janë simptomat që duhet të bëjnë prindërit t’u drejtohen ekspertëve. “E folura është elementi më dallues. Duke qenë se folura vjen dhe çik më herët dhe prindërit presin që të imitojnë, presin që të thonë disa fjalë, është më e dukshme. Pra kemi një stopim të komunikimit, moszhvillim të tij apo dhe një vonesë.

    Pjesa tjetër është pjesa e ndarjes së gëzimeve, emocioneve, pjesa e ndërveprimit me fëmijët e tjerë, interesi për t’iu bashkuar fëmijëve, për të bërë një lojë së bashku me ta. Edhe kjo nuk shihet e zhvilluar mjaftueshëm në zhvillimin e fëmijëve. Tek pjesa e fundit pastaj është që shumica e fëmijëve krijojnë një lloj rutine duke bërë më shumë sjellje përsëritëse”, shpjegoi Esaj.
    Një shqetësim është dhe teknologjia, sidomos ekspozimi i fëmijëve me kohë të gjatë para moshës 3 vjeç. “Të paktën tre vitet e para të jetës nuk duhet t’iu ofrohet fëmijëve me shumicë për të mos thënë zero pastaj. Ideja është që në këto tre vite fëmijët kanë nevojë që të zhvillohen, kanë nevojë që të prekin gjëra realisht, kanë nevojë të ndjejnë ambientin në të cilin ndodhen”, vijon më tej Juliana Esaj.
    Studimet tregojnë se autizmi është më i përhapur te djemtë sesa te vajzat, me një raport rreth 4:1. Në SHBA, rreth 1 në 36 fëmijë diagnostikohet me një çrregullim të spektrit autik.

  • Berisha në degën 9: Çmimi i energjisë do ulet në 7 lekë, për bizneset 6 lekë. Nafta do jetë sa në Kosovë

    Berisha në degën 9: Çmimi i energjisë do ulet në 7 lekë, për bizneset 6 lekë. Nafta do jetë sa në Kosovë

    Berisha në degën 9: Çmimi i energjisë do ulet në 7 lekë, për bizneset 6 lekë. Nafta do jetë sa në Kosovë

    Kreu i PD-së, Sali Berisha zhvilloi një takim me banorët e degës 9, ku prezantoi programin e Partisë Demokratike që sic tha ai ka në fokus të lehtësojë barrën për qytetarët.

    Berisha premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike në 7 lekë, ndërsa tha se kush do të vendosë panele voltaike pas tre vitesh nuk do të kenë nevojë të paguajnë energjinë elektrike.

    Ndërsa për biznesin Sali Berisha u shpreh se do të ulë në 6 lekë.

    Sipas Berishës edhe nafta do të jetë me çmimin që ka Kosova, pasi do të përgjysmohet taksa e naftë.

    Ne zotohemi para jush këto të ardhura që mbledhim ne do ti shpërndajmë me drejtësi, do ti shpërndajmë ndryshe. Ne do ti shpërndajmë duke ua kthyer ju, duke u kthyer në pensione, në rroga, duke i kthyer në kartën e konsumatorit. Kjo do të thotë se cdo pensionist, përvec pensionit do të kenë edhe kartën e konsumatorit. Pra do ta merrni me lirë ushqimin, pasi nuk do paguani tvsh.

    Shqipëria energjinë mund tja shesë konsumatorit me 7 lekë. Ne do ta ulim 7 lekë energjinë, për biznesin do ta ulim në 6 lekë.

    Nafta në Shqipëri shitet 40-50% më shtrenjtë sesa në Kosovë. Shkon nga Durrësi në Kosovë dhe atje shitet me lirë. Pse? Sepse taksa që merr qeveria në një litër naftë është absurde. Qeveria i merr 1.1 euro taksë për litër. Ne do ti përgjysmojmë këto taksa dhe shqiptarët do ta marrin taksën njësoj si në Kosovë.

    Për energjinë do financojmë vendosjen e paneleve diellore. Nëse vendosim me bankat panelet voltaike, pas 3 vitesh ata që kanë panelin marrin energjinë falas, nuk paguajnë asnjë qindarkë”, tha Berisha.

    Pjese nga fjala e Berishes

    Ne paraqitemi para shqiptarëve më një front të gjerë, paraqitemi me një mbështetje dhe vlerësim ndërkombëtar për qëndresën tonë. Qëndresë që ne garantuam vendin me opozitë dhe ecim të sigurt drejt fitores.

    Ne paraqitemi para qytetarëve shqiptarë me një program me të cilin ne besojmë se u japim përgjigjen më të mirë të gjitha problematikave të tyre, kudo që ndodhen ata.

    E nisim këtë projekt me ata që janë më në nevojë. Më në nevojë janë ata që mezi garantojnë ushqimin. Në nevojë janë pensionistët që kanë shkrirë jetën dhe energjinë e tyre.

    Tani marrim si shpërblim një shumë krejtësisht të pamjaftueshme për jetën më modeste. Ata mbeten në mëshirën e fëmijëve të tyre që tu dërgojnë një mbështetje.

    Edi Rama ka një armë të vetme, mashtrimin. Njeriu ka virtytet e veta, por ka edhe veset e veta. Midis veseve më i keqi është mashtrimi. Ai që mashtron i bën të gjithë. Ky njeri nga mëngjesi deri në darkë vetëm mashtron. Çdo vepër të zezë ky njeri përpiqet ta mbulojë me mashtrime.

    Pensioni minimal ishte 82 euro. Dje i thoshte shqiptarëve u thoshte se pensioni mesatar ishte 82 euro. Ndërkohë pensioni mesatar në 2013 ishte 14 300 lekë.

    Merr 8 miliard euro, taksat tuaja dhe në këto 8 miliard la për pensionistët 16 milionë euro. Kur ne para një viti dërguam ligjin në parlament për minimumin jetik 200 euro, çka nën kupton se asnjë pensionist nuk mund të marrë më pak se 200 euro, apo një i papunë nuk mund të marrë më pak se 200 euro, ky jo vetëm që nuk e pranoi por tha që kjo të çon në humnerë dhe të çon në katastrofë.

  • Berisha premton ulje të çmimit të energjisë dhe naftës

    Berisha premton ulje të çmimit të energjisë dhe naftës

    Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një takimi me banorët e degës 9, ka folur sërish për programin e partisë, duke premtuar ulje të çmimit të energjisë dhe naftës.
    Ai premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike në 7 lekë, ndërsa tha se kush do të vendosë panele voltaike pas tre vitesh nuk do të kenë nevojë të paguajnë energjinë elektrike.
    Sipas Berishës edhe nafta do të jetë me çmimin që ka Kosova, pasi do të përgjysmohet taksa e naftë.

    Pjesë nga fjala e Berishës:
    Ne paraqitemi para shqiptarëve më një front të gjerë, paraqitemi me një mbështetje dhe vlerësim ndërkombëtar për qëndresën tonë. Qëndresë që ne garantuam vendin me opozitë dhe ecim të sigurt drejt fitores.
    Ne paraqitemi para qytetarëve shqiptarë me një program me të cilin ne besojmë se u japim përgjigjen më të mirë të gjitha problematikave të tyre, kudo që ndodhen ata.
    E nisim këtë projekt me ata që janë më në nevojë. Më në nevojë janë ata që mezi garantojnë ushqimin. Në nevojë janë pensionistët që kanë shkrirë jetën dhe energjinë e tyre. Tani marrim si shpërblim një shumë krejtësisht të pamjaftueshme për jetën më modeste. Ata mbeten në mëshirën e fëmijëve të tyre që tu dërgojnë një mbështetje.
    Edi Rama ka një armë të vetme, mashtrimin. Njeriu ka virtytet e veta, por ka edhe veset e veta. Midis veseve më i keqi është mashtrimi. Ai që mashtron i bën të gjithë. Ky njeri nga mëngjesi deri në darkë vetëm mashtron. Çdo vepër të zezë ky njeri përpiqet ta mbulojë me mashtrime.
    Pensioni minimal ishte 82 euro. Dje i thoshte shqiptarëve u thoshte se pensioni mesatar ishte 82 euro. Ndërkohë pensioni mesatar në 2013 ishte 14 300 lekë.
    Merr 8 miliard euro, taksat tuaja dhe në këto 8 miliard la për pensionistët 16 milionë euro. Kur ne para një viti dërguam ligjin në parlament për minimumin jetik 200 euro, çka nën kupton se asnjë pensionist nuk mund të marrë më pak se 200 euro, apo një i papunë nuk mund të marrë më pak se 200 euro, ky jo vetëm që nuk e pranoi por tha që kjo të çon në humnerë dhe të çon në katastrofë.

  • Premtimet e Sali Berishës: Çmimi i energjisë do ulet në 7 lekë, për bizneset 6 lekë! Ata që do vendosin panele voltaike nuk do të paguajnë!

    Premtimet e Sali Berishës: Çmimi i energjisë do ulet në 7 lekë, për bizneset 6 lekë! Ata që do vendosin panele voltaike nuk do të paguajnë!

    Kreu i PD-së, Sali Berisha zhvilloi një takim me banorët e degës 9, ku prezantoi programin e Partisë Demokratike që sic tha ai ka në fokus të lehtësojë barrën për qytetarët.
    Berisha premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike në 7 lekë, ndërsa tha se kush do të vendosë panele voltaike pas tre vitesh nuk do të kenë nevojë të paguajnë energjinë elektrike.
    Ndërsa për biznesin Sali Berisha u shpreh se do të ulë në 6 lekë.
    Sipas Berishës edhe nafta do të jetë me çmimin që ka Kosova, pasi do të përgjysmohet taksa e naftë.
    “Ne zotohemi para jush këto të ardhura që mbledhim ne do ti shpërndajmë me drejtësi, do ti shpërndajmë ndryshe. Ne do ti shpërndajmë duke ua kthyer ju, duke u kthyer në pensione, në rroga, duke i kthyer në kartën e konsumatorit. Kjo do të thotë se cdo pensionist, përvec pensionit do të kenë edhe kartën e konsumatorit. Pra do ta merrni me lirë ushqimin, pasi nuk do paguani tvsh.
    Shqipëria energjinë mund tja shesë konsumatorit me 7 lekë. Ne do ta ulim 7 lekë energjinë, për biznesin do ta ulim në 6 lekë.
    Nafta në Shqipëri shitet 40-50% më shtrenjtë sesa në Kosovë. Shkon nga Durrësi në Kosovë dhe atje shitet me lirë. Pse? Sepse taksa që merr qeveria në një litër naftë është absurde. Qeveria i merr 1.1 euro taksë për litër. Ne do ti përgjysmojmë këto taksa dhe shqiptarët do ta marrin taksën njësoj si në Kosovë.
    Për energjinë do financojmë vendosjen e paneleve diellore. Nëse vendosim me bankat panelet voltaike, pas 3 vitesh ata që kanë panelin marrin energjinë falas, nuk paguajnë asnjë qindarkë”, tha Berisha.
    Pjese nga fjala e Berishes
    Ne paraqitemi para shqiptarëve më një front të gjerë, paraqitemi me një mbështetje dhe vlerësim ndërkombëtar për qëndresën tonë. Qëndresë që ne garantuam vendin me opozitë dhe ecim të sigurt drejt fitores.
    Ne paraqitemi para qytetarëve shqiptarë me një program me të cilin ne besojmë se u japim përgjigjen më të mirë të gjitha problematikave të tyre, kudo që ndodhen ata.
    E nisim këtë projekt me ata që janë më në nevojë. Më në nevojë janë ata që mezi garantojnë ushqimin. Në nevojë janë pensionistët që kanë shkrirë jetën dhe energjinë e tyre. Tani marrim si shpërblim një shumë krejtësisht të pamjaftueshme për jetën më modeste. Ata mbeten në mëshirën e fëmijëve të tyre që tu dërgojnë një mbështetje.
    Edi Rama ka një armë të vetme, mashtrimin. Njeriu ka virtytet e veta, por ka edhe veset e veta. Midis veseve më i keqi është mashtrimi. Ai që mashtron i bën të gjithë. Ky njeri nga mëngjesi deri në darkë vetëm mashtron. Çdo vepër të zezë ky njeri përpiqet ta mbulojë me mashtrime.
    Pensioni minimal ishte 82 euro. Dje i thoshte shqiptarëve u thoshte se pensioni mesatar ishte 82 euro. Ndërkohë pensioni mesatar në 2013 ishte 14 300 lekë.
    Merr 8 miliard euro, taksat tuaja dhe në këto 8 miliard la për pensionistët 16 milionë euro. Kur ne para një viti dërguam ligjin në parlament për minimumin jetik 200 euro, çka nën kupton se asnjë pensionist nuk mund të marrë më pak se 200 euro, apo një i papunë nuk mund të marrë më pak se 200 euro, ky jo vetëm që nuk e pranoi por tha që kjo të çon në humnerë dhe të çon në katastrofë.

  • Shenjat që nuk e durojnë dot vetminë

    Shenjat që nuk e durojnë dot vetminë

    Vetmia mund të jetë ose frika më e madhe ose kënaqësia më e madhe, kjo varet nga karakteri i çdo personi. Dhe nëse besoni në astrologji, atëherë me siguri e dini se shenja juaj e zodiakut mund të ndikojë në marrëdhënien tuaj me vetminë.
    Disa njerëz mendojnë se kanë nevojë vazhdimisht për shoqëri për të qenë të lumtur, ndërsa të tjerë shijojnë vetminë dhe nuk kanë frikë të kalojnë kohë me veten e tyre.
    Le të shohim se cilat 4 shenja të zodiakut nuk e durojnë dot vetëm dhe cilat 4 gëzojnë paqen dhe pavarësinë e tyre.

    Peshorja
    Peshorja është shoqëri sociale, romantike dhe dashurie. Ata pëlqejnë të jenë në lidhje dhe nuk e durojnë dot vetminë, veçanërisht për periudha të gjata kohore. Ata ndihen më të kompletuar kur kanë dikë në krah, qoftë partner apo miq.
    Luani
    Luanët duan të jenë në qendër të vëmendjes. Ideja e vetmisë u duket e padurueshme, sepse ata vazhdimisht kanë nevojë për njerëz rreth tyre që të shprehen dhe të ndajnë energjinë e tyre. Nëse e gjejnë veten vetëm për një kohë të gjatë, mund të ndihen të pasigurt ose të dëshpëruar.
    Binjakët
    Binjakët mërziten lehtësisht dhe janë vazhdimisht në kërkim të stimujve të rinj. Nëse i lini vetëm, mund të ndihen të shqetësuar. Ata preferojnë të jenë në grup, të flasin, të argëtohen dhe të ndryshojnë vazhdimisht mjedisin e tyre.
    Peshqit
    Edhe pse Peshqit kanë një botë të brendshme të pasur, ata e kanë të vështirë të qëndrojnë vetëm për periudha të gjata kohore. Ata kanë nevojë për një partner ose miq që i kuptojnë, i mbështesin dhe u ofrojnë siguri emocionale.
    Shenjat e Zodiakut që shijojnë vetminë
    Bricjapi
    Bricjapët janë të pavarur dhe të fokusuar në qëllimet e tyre. Ata e shohin vetminë si një mundësi për t’u fokusuar në punën e tyre, për të organizuar jetën e tyre dhe për të ndërtuar karrierën e tyre. Ata nuk varen nga të tjerët për t’u ndjerë të kompletuar.
    Akrepi
    Akrepat shijojnë hapësirën e tyre personale dhe nuk e kanë problem të kalojnë kohë vetëm. Ata shpesh kanë nevojë për momente vetmie për të rimbushur bateritë dhe për të analizuar ndjenjat e tyre. Vetmia nuk i tremb, përkundrazi, u jep forcë.
    Virgjëresha
    Virgjëreshat janë introverte dhe i duan momentet e qetësisë. Ata preferojnë të kenë kontrollin e orarit të tyre dhe shpesh ndihen më produktivë kur nuk kanë shpërqendrime. Vetmia i lejon ata të organizojnë mendimet e tyre dhe të pushojnë.
    Ujori
    Ujorët janë të pavarur dhe nuk e kanë problem të qëndrojnë vetëm për periudha të gjata kohore. Ata pëlqejnë të eksplorojnë ide të reja, të lexojnë, të eksperimentojnë dhe të mendojnë në mënyrë krijuese. Për ta, vetmia nuk do të thotë vetmi, por liri.

  • 4 pyetje të drejtëpërdrejta që bashkëshortët u frikësohen

    4 pyetje të drejtëpërdrejta që bashkëshortët u frikësohen

    Komunikimi duhet të jetë i spikatur në marrëdhënie. Ndonjëherë, ne priremi të harrojmë se lloji i komunikimit dhe mënyra se si i trajtojmë shqetësimet tona janë po aq të rëndësishme. Me fjalë të tjera, ka gjëra që duhet të keni parasysh kur flisni me burrin tuaj. Kështu që në vend që të fokusohesha në gjërat për të cilat duhet të flisni, të theksojmë gjërat që gratë nuk duhet t’i thonë kurrë një burri.
    1. A ka vërtet nevojë që nëna jote të qëndrojë me ne gjatë vizitës?Disa gra kanë marrëdhënie dashurie me vjehrrit e tyre ose nënën e të dashurit. Por në raste të tjera, kurrë mos e përfshini mamin! Në sytë e burrit tuaj, ajo është flori. Një mënyrë e sigurt për të prishur çdo marrëdhënie është duke folur për nënën e dikujt, veçanërisht kur është nëna e burrit tuaj .
    Gazeta Ndërkombëtare e Psikoanalizës mbështet se si disa burra kërkojnë pa e ditur një grua me karakteristika të ngjashme me nënën e tyre kur zgjedhin bashkëshortin e tyre të ardhshëm. Pra, nënçmimi i nënës mund të jetë një temë prekëse, veçanërisht nëse burri juaj ka një marrëdhënie të mirë me të. Edhe pse mund të mos e dëshironi atë pranë, shtrëngoni dhëmbët dhe buzëqeshni. Shanset janë që ajo po bën të njëjtën gjë me ju për hir të djalit të saj.

    2. Je i sigurt që do hash edhe pjatën e dytë?Besoni apo jo, meshkujt mund të jenë po aq të shqetësuar për peshën dhe tërheqjen e tyre sa femrat. Ata mund të mos bëjnë një marrëveshje të madhe nga kjo në të njëjtën mënyrë si gratë, por më besoni, ata vërejnë shtimin e tyre në peshë.
    Ata nuk kanë nevojë që ju t’u vini në dukje dozat e birrës, më shumë se ne kemi nevojë që ata të tregojnë të gjitha të metat tona, siç tregohet në një studim të vitit 2021. Nëse nuk jeni rehat me shtimin e tyre në peshë, sugjeroni ushtrime për djegien e kalorive që mund të bëni së bashku.
    3. Çfarë po ndodh me flokët tuaj?Përsëri, meshkujt janë të ndjeshëm për pamjen e tyre, duke përfshirë flokët. Pra, nëse ata kanë pësuar një rënje të keqe të flokëve, ose prerja e tyre e flokëve nuk funksionoi një herë, mos e vini në dukje këtë.
    Përpiquni të sugjeroni gjëra të tjera që mund të bëjnë për të kompensuar këtë pamje të re që mund ose nuk mund të jetë aty për të qëndruar. Një ndryshim në mjekër ose veshje më të mira mund të ndihmojë në kompensimin e pamjes së re që nuk ju pëlqen aq shumë, ndërkohë që do t’i bëni të ditur burrit tuaj se jeni ende të tërhequr nga tiparet e tij të tjera.
    4. A do t’i vendosni ndonjëherë një unazë, apo çfarë?Me shumë mundësi, ju tashmë e dini përgjigjen për këtë pyetje. Një burrë që planifikon të propozojë jep sugjerime në bisedën e përditshme, si për shembull diskutimi i planeve për t’u transferuar së bashku, planet për të blerë një shtëpi së bashku, planet për të takuar familjen dhe miqtë për takime, planet për pushimet e ardhshme, etj.
    Nëse asnjë nga këto nuk ka ndodhur gjatë gjithë marrëdhënies suaj (kjo zakonisht ndodh në marrëdhëniet që zgjasin më shumë se disa muaj), atëherë ai ndoshta nuk mendon se marrëdhënia juaj ka një të ardhme të vërtetë. Për të mos thënë, gjëja e fundit që dëshironi është një propozim i bazuar në presionin që ai ndjen nga këmbëngulja juaj.
    Nëse ai kurrë nuk flet për një të ardhme që përfshin ju ose nuk tregon kurrë ndonjë shenjë se po përgatitet të ngrejë pyetjen e madhe, si p.sh. lëshimi i sugjerimeve për të mos shpenzuar aq shumë në mënyrë që ai të kursejë para për të ardhmen tuaj, atëherë ju e dini se çfarë duhet bërë./vizionplus.tv

  • ‘Lezha në hije për 12 vite’, Gjekmarkaj: Nevojë për një udhëheqje të re

    ‘Lezha në hije për 12 vite’, Gjekmarkaj: Nevojë për një udhëheqje të re

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Lezhën, Agron Gjekmarkaj, ka shpërndarë një status në Facebook ku ka kritikuar ashpër qeverisjen e Rilindjes dhe ka theksuar nevojën për një ndryshim të madh në qytetin e Lezhës. Ai ka ftuar qytetarët që të mbështesin Partinë Demokratike, duke përmendur se Lezha ka mbetur në hije gjatë 12 viteve të qeverisjes aktuale.
    Gjekmarkaj ka përmendur disa nga dështimet më të mëdha të qeverisë, duke përfshirë sektorët e bujqësisë, ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit. Ai e cilësoi qeverisjen aktuale si një “dështim të madh” dhe premtoi një plan emergjent për të nxjerrë Lezhën nga kolapsi.
    Po ashtu, ai kritikoi qeverinë për politikat diskriminuese dhe për dështimin në mbështetje ndaj qytetarëve pas tërmetit, si dhe për mungesën e investimeve në infrastrukturën e qytetit, duke theksuar se Lezha është e mbytur nga trafiku dhe kaos në rrugët nacionale, si dhe për keqmenaxhimin e rrugës Milot-Balldren.
    Në postimin e tij, Gjekmarkaj u shpreh se Partia Demokratike është e gatshme të rikthejë shpresën dhe drejtësinë në qytet me dy kandidatët e saj të angazhuar, Lindita Metaliaj dhe Gjin Gjoni. Ai theksoi se Lezha ka nevojë për një udhëheqje të re dhe një angazhim të pakushtëzuar për të ardhmen e saj.

  • Video/ “O ba, bëjmë prapë një xhiro nga SPAK”,  Alibeaj me vajzat e tij: S’ka nevojë, janë rikthyer amerikanët

    Video/ “O ba, bëjmë prapë një xhiro nga SPAK”,  Alibeaj me vajzat e tij: S’ka nevojë, janë rikthyer amerikanët

    Enkelejd Alibeaj ka publikuar një tjetër video ironizuese me vajzat e tij, pas asaj të pak ditëve më parë para ambienteve të SPAK.
    Një prej vajzave e pyet me ironi këtë radhë, ao do të bëjnë sërish një xhiro para ambienteve të SPAK.
    Alibeaj ia kthen se nuk ka nevojë, pasi tashmë në SPAK janë rikthyer amerikanët.

  • Disa Mënyra të Thjeshta për të Mbajtur Pastër Kuzhinën Tuaj

    Disa Mënyra të Thjeshta për të Mbajtur Pastër Kuzhinën Tuaj

    Të paktë janë njerëzit që me të vërtetë pëlqejnë të kyrejnë të gjitha detyrat e pastrimit të kuzhinës.

    Të mbash pastër kuzhinën mund të jetë një sfidë e vërtetë sepse janë një milion gjëra që duhet të hidhen, të fshihen, të riciklohen dhe të pastrohen.

    Prandaj është e kuptueshmë që ndonjëherë nga mbingarkesa është më e lehtë të mos pastrosh fare.

    Prandaj gjëja më me vend që mund të bësh është t’i japësh vetes një pushim nga presioni për të kryer çdo ditë detyra të caktuara.

    AgroWeb.org në këtë artikull do t’ju njohë me disa hile të vogla, që mund t’ju ndihmojnë në plan afatgjatë për të mbajtur pastër kuzhinën.

    Largoni çdo ushqim të skaduar nga frigoriferi juaj

    Nuk ka gjë më të keqe sesa një enë me ushqim të mykur, që as nuk e mbani mend se çfarë ka qenë më parë.

    Përgatisni mëngjesin ose drekën për ditën e nesërme

    Përgatitja e mëngjesit ose drekës tuaj një ditë më parë, do të thotë më pak rrëmujë.

    Riorganizoni sirtarët tuaj

    Pavarësisht se çfarë mbani në to, riorganizoni sirtarët në mënyrë që të familjarizoheni me atë që është brenda.

    Pastroni rubinetin e lavamanit të kuzhinës

    Vetëm se është vendi ku pastroni gjërat e tjera, nuk do të thotë se nuk ka nevojë për pastrim.

    Pastroni lavamanin me sodë buke dhe uthull

    Hidhni 1/4 filxhan sodë buke në kanalin kullues të lavamanit dhe shtoni me ngadalë 1/2 filxhani uthull të bardhë.

    Lëreni për 15 minuta, pastaj derdhni ujë të nxehtë për ta pastruar.

    Fshini pjesën e përparme të furrës tuaj

    Duke qenë se furra rrallë është në nivelin e syve, ju nuk e vëreni se sa pis mund të jetë.

    Fshini të gjitha dorezat e dollapëve dhe sirtarëve

    Dorezat shpesh grumbullojnë shumë papastërti, të cilat mund t’i bëjnë të duken keq. Por jo vetëm dorezat kanë nevojë për pastrim të rregullt, gjithashtu edhe sipërfaqet e tjera duhen pastruar sa më shpesh.

    Ndryshoni peshqirët e kuzhinës

    Vendosini për t’i larë peshqirët e pista të kuzhinës dhe varni disa të pastra.

    Fshini zonën sipër sobës

    Pjesa e sipërme e sobës ka gjithashtu nevojë për një pastrim të shpejtë herë pas here, për të hequr qafe yndyrën dhe grumbullimin e vajit.

    Pastroni dërrasën ku prisni ushqmet e ndryshme

    Spërkasni sipërfaqen me një lugë gjelle kripë të trashë dhe me anën e një limoni të prerë në gjysmë fërkojeni për të hequr njollat./AgroWeb.org