Tag: nevojë

  • Europa nuk ka nevojë për një sekser pasaportash.

    Europa nuk ka nevojë për një sekser pasaportash.

    Europa nuk ka nevojë për një sekser pasaportash.

    Nga Belind Këlliçi

    Edi Rama nuk ka asgjë në dorë.

    Pa bilanc, pa ndonjë arritje të rëndësishme në fushën ndërkombëtare, pa investime madhore apo rritje të nivelit të rrogave, Edi Rama flet për pasaportën e BE-së, njëjtë si mashtruesit që rrinë afër ambasadave duke ju premtuar kalimtarëve pasaporta fallco për të kapur ndonjë lek.

    Ai e di shumë mirë se pasaporta e BE-së nuk është në dorën e tij.

    Pasaporta e BE-së është finalizimi i integrimit europian, mbyllja e të gjithë kapitujve të acquis communautaire.Mbi të gjitha, është përafrimi i standardeve ligjore, administrative, ekonomike të Shqipërisë me BE-në.

    Çfarë ka bërë Edi Rama në 12 vite për ta përafruar nivelin e pagave dhe pensioneve me atë të BE-së? Është tallur me “bonusin” e pensionistit, që nuk mjafton as për kafe.Çfarë ka bërë Edi Rama për të përafruar standardet e bujqësisë shqiptare me atë të BE-së? Pulën me salmonelë, mandarinat me pesticide dhe fondet e IPARD-it për vilat strategjike.

    Çfarë ka bërë Edi Rama për të përafruar standardin e shëndetësisë me atë të BE-së? Ka si rezultat koncesionet e Ilir Beqjas, Tiren e Covid-it dhe Buldozerin e onkologjikut.

    Edi Rama e di shumë mirë se pasaporta e BE-së nuk është në dorën e tij. Prandaj e ka atë si premtimin e vetëm elektoral. Prandaj ai nuk flet për gjërat për të cilat vërtet mund t’i kërkohet llogari.

    Ëndrrën e “Shqipërisë si gjithë Europa”, ai kërkon ta shesë si “shqiptarët të gjithë jashtë Shqipërisë”.

    Por kjo është një gënjeshtër tepër e trashë, edhe për Edi Ramën.

    Europa nuk ka nevojë për sekserë apo kontrabandistë pasaportash.

    Ka nevojë për seriozitet, shtet funksional, institucione të forta, partnerë solidë.

  • Live! Rama zhvillon takim me fermerët në Berat:  Mbështesim këto kë ka nevojë me instrumentin e ri financiar

    Live! Rama zhvillon takim me fermerët në Berat: Mbështesim këto kë ka nevojë me instrumentin e ri financiar

    Kryetari i PS, Edi Rama po zhvillon një takim me fermerët në Berat. Rama tha se qeveria do të mbështesë këdo që ka nevojë me instrumentin e ri financiar.
    Bëhet fjalë për linjën e financimit prej 250 mln eurosh nga Banka e Shqipërisë, që iu mundëson mbështetje sipërmarrësve në fshat.
    “Pavarësisht se kemi numra pozitivë shumëfishimeshm, qeoftë në mbështetje financiare apo përfituesish, është 11 fish numri i përfituesve që janë 67 mijë në raport me 5600 fermerë përfitues që ishte numri që kemi gjetur kur kemi marrë detyrën. Jemi duke nxitur mbështetje financiare në funksion të bashkimit dhe rritjes së ndërveprimit mes fermerëve dhe mes pikave të grumbullimit dhe përpunimit. Sot më vjen mirë që kemi në instrument të ri financiar, 250 mln euro, linjë financimi inovative e BSH, e cila iu mundëson të gjithë sipërmarrësve në fshat apo atyre që duan të nisin sipërmarrje, qoftë në prodhim, agropërpunim, apo në agroturizëm që të marrin kredi me 70% kolateral të garantuar nga shteti dhe me një normë interesi më pak se 3%.
    Ne nëpërmjet AZHBR e shoqërojmë këtë proces, mbështesim këto që ka nevojë për asistencë, kemi nënshkruar marrëveshje për bankat, të cilat kanë filluar edhe fushata informuese sepse është qeveria që garanton.  Të ngremë më tutje nivelin e prodhimit, përpunimit dhe nivelit të eksporteve. Kemi objektiv të shkojmë 1 miliardë eksporte. Gjysmë miliardi tjetër është shumë ambicioz dhe prandaj dua të kthehem te fiksimi se ishte shumë e bukur. Në Dibër takoj një qytetar që më thotë e kryve me ne dibranët, tuneli i Murrizit ishte ëndrra jonë. I thashë tani kemi BE, unë tha këtë desha tunelin e Murizit. Shkoj përqejf në Tiranë, por do të të mbështes edhe për BE. Ne kishim fiksim rrugën e Arbrit, na u gjende. Tani ti ke fiksim BE, ne do të gjendemi më tha.”, u shpreh Rama.

  • Taulanda Jupi i përgjigjet Ramës: Burrat shqiptarë nuk janë ‘çyrykë’, por themeli i kësaj shoqërie, fyerjet janë…

    Taulanda Jupi i përgjigjet Ramës: Burrat shqiptarë nuk janë ‘çyrykë’, por themeli i kësaj shoqërie, fyerjet janë…

    Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik për Qarkun e Tiranës, Taulanda Jupi, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së tij fyese ku i quajti “çyrykë” burrat shqiptarë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Jupi dënon ashpër gjuhën përçarëse të Ramës dhe e akuzon për mungesë respekti ndaj qytetarëve. Me titullin goditës “Kur s’të ka mbetur program, fyen popullin tënd”, ajo i kthen një përgjigje të drejtpërdrejtë. “‘Çyrik’ je kur s’duron dot zërin e qytetarëve”, thumbon Jupi. “Të quash burrat shqiptarë “çyrykë” nuk është vetëm një fyerje. Është një akt i ulët përçarjeje. Është mungesë respekti për themelin mbi të cilin është ndërtuar shoqëria shqiptare: familja, puna, sakrifica dhe nderi. Burrat shqiptarë nuk janë objekte propagande elektorale. Ata janë heronj të heshtur të përditshmërisë sonë.
    Ata që punojnë në miniera, që ndërtojnë qytetet tona, që mbajnë sipërmarrjet gjallë, që mbrojnë rendin dhe ligjin, që rrisin fëmijët me mundin dhe djersën e tyre. Fushata nuk është luftë mes shqiptarëve. Fushata është një garë ndërmjet projekteve: se si qeveriset më mirë Shqipëria dhe cila është e ardhmja që shqiptarët ëndërrojnë. Zgjedhjet nuk janë luftë fyerjesh. Janë një moment serioz për të zgjedhur drejtimin e vendit. Por përçarja është arma e fundit e një qeverisjeje që nuk ka më as ide, as shpresë për të ofruar. Pasi nuk ka lënë përçarje pa bërë, mes qytetesh e fshatrash, mes të rinjve e të moshuarve, mes veriut dhe jugut. Tani Rama ai ka hyrë edhe në familje për të përçarë burrat dhe gratë. Familja shqiptare nuk ka nevojë t’i fusësh flakën e përçarjes. Ajo ka nevojë për bashkim, për mbështetje, për politika që ndihmojnë prindërit të rrisin fëmijët e tyre me dinjitet këtu, në vendin e tyre.
    Shqipëria nuk ka nevojë për ndarje. Ka nevojë për drejtim të ri. Ne nuk do t’i ndajmë shqiptarët në gra dhe burra. Por do t’i bashkojmë në një projekt të përbashkët për arsim, kulturë, punë dhe dinjitet. Sepse Shqipëria nuk ndërtohet me përçarje. Ndërtohet me respekt, me vlera dhe me punë. Voto Taulanda Jupi ; Voto Koalicioni Euroatlantik; #vototaulandajupi#voto4#votokoalicionieuroatlantik#11maj#syte4ne11maj”, shkruan Jupi.

  • ”Oferta politike e PS është gjuha e llumit”, Tabaku: Shqipëria ka nevojë për një ndryshim

    ”Oferta politike e PS është gjuha e llumit”, Tabaku: Shqipëria ka nevojë për një ndryshim

    Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se vendi ka nevojë për një ndryshim. Për të gjuha që sot dëgjon si ofertë politikenga mazhoranca është gjuha e llumit dhe se sot ka nevojë për një alternativë për të dalë nga qorrsokaku ku është Shqipëria.
    ”Janë disa parime të djathta që në këtë program janë reflektuar por edhe me një karakter social sepse ne nuk nisim dot nga zereo, ne nisim me faktin dhe realitetin ku ndodhen familjet shqiptare. Së dyti mendoj se ka nevojë për një ndryshim Shqipëria. Ka nevojë për një ndryshim i cili duhet patjetër që ti tundë themelet ekonomike dhe jo vetëm. Ka nevojë edhe për një sinal që gjërat mund të bëhen ndryshe.

    Ka nevojë edhe për të kaluar pikërisht këtë periudhën e mungësës së shpresës. Unë nuk jam e idesë që duhet të ketë një ndryshim vetëm në qeverisje por duhet të ketë një ndryshim në mendësi. Duhet të ketë një ndryshim në sistemin që është krijuar të padrejtë. Është e vërtetë që ndoshta kjo fushatë është atipike ndryshe nga fushatat e tjera sepse vjen pas një periudhe të ngarkuar edhe të zhvillimeve në opozitë.
    Në momentin që po flasim PD është e gjitha në terren. Ka prezantuar një program. Mua më vjen keq në fakt që gjuha që sot dëgjon si ofertë politike nga mazhoranca është ajo gjuha e llumit. Nuk është kjo fushata politike që meritojnë shqiptarët, nuk është kjo oferta politike që meritojnë shqiptarët. Sot ka nevojë për një alternativë për të dalë nga qorrsokaku ku është Shqipëria”.

  • Sa mund të qëndrojmë pa pirë ujë?

    Sa mund të qëndrojmë pa pirë ujë?

    Megjithëse varet nga mosha, niveli i aktivitetit dhe kërkesat trupore, njeriu mund të mbijetojë pa ujë vetëm për disa ditë. Hidratimi përmes ujit dhe ushqimit është thelbësor për funksionimin optimal të organizmit dhe për mbijetesë.

    Hidratimi i duhur është thelbësor për mbijetesën. Trupi ka nevojë të marrë një sasi të konsiderueshme uji çdo ditë për të funksionuar siç duhet, pasi humbet vazhdimisht lëngje përmes djersës dhe urinës. Për këtë arsye, është e nevojshme që këto lëngje të zëvendësohen në mënyrë të vazhdueshme.

    Pa një sasi të mjaftueshme uji, nuk mund të mbijetoni gjatë. Zakonisht, është e mundur të qëndroni gjallë pa ujë vetëm për disa ditë. Sidoqoftë, në varësi të disa faktorëve, dehidratimi mund të ndodhë edhe më shpejt.

    Pse ndryshon kjo kohëzgjatje?

    Studimi i drejtpërdrejtë i kohëzgjatjes së mbijetesës së njeriut pa ujë është joetik, por raportimet në media kanë dokumentuar raste të individëve që kanë mbijetuar nga 8 deri në 21 ditë pa ushqim dhe pa ujë. Megjithatë, shkencëtarët besojnë se në shumicën e rasteve, një njeri mund të mbijetojë pa ujë për rreth 3 ditë.

    Kjo sepse trupi ka nevojë për një nivel të caktuar uji për të ruajtur funksionet jetësore. Rreth 70–75% e trupit të një të rrituri përbëhet nga ujë — kjo përqindje është edhe më e lartë te të porsalindurit dhe foshnjat.

    Nuk mund të mbijetoni gjatë pa ujë, por kohëzgjatja e saktë varet nga faktorë të ndryshëm që ndikojnë në mënyrën se si trupi përdor ujin, përfshirë:

    Kushtet mjedisore

    Niveli i aktivitetit fizik

    Mosha

    Gjendja shëndetësore

    Pesha trupore

    Gjinia

    Sasia dhe lloji i ushqimit të konsumuar

    Për shembull, në një klimë të nxehtë, trupi djersit më shumë dhe humbet më shumë ujë. Po ashtu, humbjet e lëngjeve rriten në raste të etheve, diarresë apo të vjellave. Aktiviteti fizik gjithashtu rrit konsumin e ujit nga organizmi.

    Personat në fund të jetës, të cilët shpenzojnë shumë pak energji, mund të mbijetojnë disa javë pa ushqim dhe ujë, sipas burimeve nga Canadian Virtual Hospice.

    Çfarë ndodh me trupin nëse nuk pini ujë?

    Trupi është shumë i ndjeshëm ndaj sasisë së ujit që konsumoni. Në përgjithësi, ndjesia e etjes është një tregues natyral që tregon nevojën për ujë, dhe nëse e dëgjoni trupin dhe pini ujë kur ndiheni të etur, zakonisht merrni sasinë e nevojshme të lëngjeve çdo ditë.

    Dehidratimi është termi mjekësor që përshkruan gjendjen kur trupi nuk ka mjaftueshëm ujë për të funksionuar normalisht. Pa sasi të mjaftueshme uji, sistemet e trupit fillojnë të dështojnë.

    Të gjitha qelizat në trup kanë nevojë për ujë. Në mungesë të tij, qelizat tkurret dhe humbasin funksionin e tyre.

    Truri i jep sinjal trupit të reduktojë prodhimin e urinës, përmes veprimit të veshkave. Veshkat mbështeten në një furnizim adekuat me ujë për të funksionuar siç duhet. Në mungesë të ujit, ato fillojnë të përdorin më shumë energji dhe indet dëmtohen. Në fund, veshkat mund të ndalojnë së funksionuari.

    Organe dhe sisteme të tjera gjithashtu mund të dështojnë pa ujë të mjaftueshëm:

    Trupi nuk do të jetë në gjendje të rregullojë temperaturën

    Presioni i gjakut mund të bëhet i paqëndrueshëm

    Mund të zhvillohen çrregullime të ekuilibrit elektrolitik

    Kyçet mund të mos funksionojnë siç duhet

    Mund të shfaqet konfuzion mendor

    Truri mund të pësojë fryrje (edemë cerebrale). 

     

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Shehi: Të zgjerojmë hapësirën e lirisë në Diasporë, jo që të zgjatojmë atë që ndodh në Tiranë

    Zgjedhjet e 11 majit/ Shehi: Të zgjerojmë hapësirën e lirisë në Diasporë, jo që të zgjatojmë atë që ndodh në Tiranë

    Kryetari i LZHK dhe njëherësh drejtues i Koalicionit Djathtas për Zhvillim, deputeti Dashamir Shehi, ka zhvilluar një takim me shqiptarët e Italisë.
    Shehi gjatë fjalës së tij tha se emigrantët shqiptarë kudo nëpër botë kanë nevojë për solidaritet me njëri-tjetrin dhe jo për t’u futur në sherr për partitë politike.
    Po ashtu, Shehi tha se koalicioni që ai përfaqëson, pra ‘Djathtas për Zhvillim’, mban numrin 9 në fletën e votimit. Ai tha se kandidati Ylber Dibra do të përfaqësojë shqiptarët e diasporës në zgjedhjet e 11 majit.
    “Ju jeni vëllezër, jeni miq, keni nevojë për solidaritet me njëri-tjetrin. Nuk keni nevojë me u nda ju për votën, a do hyjë Dashi në Tiranë apo do hyjë Edi Rama. Ju nuk keni nevojë që pas datës 12 të uleni në dy kafe të ndryshme këtu, një rozë dhe një blu.
    Ligji është bërë që të votohet te shtëpia jote, duke bërë muhabet me gruan… Nuk është bërë që të votohet në klub bashkarisht në mënyrë kolektive. Ligji është bërë të zgjerojmë hapësirën e lirisë, jo që të zgjatojmë atë që ndodh në Tiranë edhe në Diasporë. Ne numrin 9 kemi, por ju votoni si ta ndieni ju në shpirt.
    Vetëm mos u bëni pjesë e këtij sherri të madh këtu. Po mos të më kishte ftuar Ylberi, nuk kisha për të ardhur. Sepse e kam bërë tezë politike këtë, që politika po shkon po ngatërron shqiptarët e diasporës.
    Ne kemi vënë Ylberin si kandidat i Diasporës dhe kryetar i LZHK për Italinë. Ylberi përfaqëson edhe Shkodrën, një qytet të madh që i ka dhënë shumë Shqipërisë. Ai do të jetë këtu për ju, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve tuaja”, tha Shehi.

  • “Ne kemi numrin 9, por…”, Dash Shehi me shqiptarët e Italisë: Duhet solidaritet, jo sherre politike

    “Ne kemi numrin 9, por…”, Dash Shehi me shqiptarët e Italisë: Duhet solidaritet, jo sherre politike

    Kryetari i LZHK dhe njëherësh drejtues i Koalicionit Djathtas për Zhvillim, deputeti Dashamir Shehi, ka zhvilluar një takim me shqiptarët e Italisë.
    Takimi u mbajt në Fermingano Urbino dhe të pranishëm veç z. Shehi ishin Daniele Grossi, kryetar i Bashkise Sasscorvaro Pesaro Urbino, znj. Arjana Kosova, kryetare e shoqatës së mësuesve shqiptarë në Itali, z. Ylber Dibra, kryetar i LZHK për diasporën në Itali dhe z. Arben Muça, nënkryetar i LZHK.
    Shehi gjatë fjalës së tij tha se emigrantët shqiptarë kudo nëpër botë kanë nevojë për solidaritet me njëri-tjetrin dhe jo për t’u futur në sherr për partitë politike.
    Po ashtu, Shehi tha se koalicioni që ai përfaqëson, pra ‘Djathtas për Zhvillim’, mban numrin 9 në fletën e votimit. Ai tha se kandidati Ylber Dibra do të përfaqësojë shqiptarët e diasporës në zgjedhjet e 11 majit.
    “Ju jeni vëllezër, jeni miq, keni nevojë për solidaritet me njëri-tjetrin. Nuk keni nevojë me u nda ju për votën, a do hyjë Dashi në Tiranë apo do hyjë Edi Rama. Ju nuk keni nevojë që pas datës 12 të uleni në dy kafe të ndryshme këtu, një rozë dhe një blu.
    Ligji është bërë që të votohet te shtëpia jote, duke bërë muhabet me gruan… Nuk është bërë që të votohet në klub bashkarisht në mënyrë kolektive. Ligji është bërë të zgjerojmë hapësirën e lirisë, jo që të zgjatojmë atë që ndodh në Tiranë edhe në Diasporë. Ne numrin 9 kemi, por ju votoni si ta ndieni ju në shpirt.
    Vetëm mos u bëni pjesë e këtij sherri të madh këtu. Po mos të më kishte ftuar Ylberi, nuk kisha për të ardhur. Sepse e kam bërë tezë politike këtë, që politika po shkon po ngatërron shqiptarët e diasporës.
    Ne kemi vënë Ylberin si kandidat i Diasporës dhe kryetar i LZHK për Italinë. Ylberi përfaqëson edhe Shkodrën, një qytet të madh që i ka dhënë shumë Shqipërisë. Ai do të jetë këtu për ju, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve tuaja”, tha Shehi.

  • Ekspertët: Adoleshentët kanë nevojë për një rutinë para gjumit pa teknologji dhe edukim mbi pasojat e gjumit të dobët

    Ekspertët: Adoleshentët kanë nevojë për një rutinë para gjumit pa teknologji dhe edukim mbi pasojat e gjumit të dobët

    Një sfidë e përnatshme për shumë prindër është përballja me rezistencën e adoleshentëve për të lënë telefonin dhe për të shkuar në shtrat. Por sipas ekspertëve, përmirësimi i zakoneve të gjumit tek të rinjtë është çelësi për shëndetin e tyre mendor, emocional dhe fizik.

    “Rutinat para gjumit nuk janë vetëm për fëmijët e vegjël,” thotë Denise Pope, pedagoge në Universitetin Stanford dhe eksperte në zhvillimin e fëmijëve. Ajo thekson se edhe adoleshentët kanë nevojë për struktura të qarta dhe një ambient të favorshëm për gjumë cilësor.

    Hapi i parë për një gjumë më të mirë? Heqja dorë nga teknologjia. Telefonat, tabletët dhe ekranet e tjera dëmtojnë cilësinë e gjumit, duke penguar çlirimin e melatoninës – hormoni që nxit ndjesinë e përgjumjes. Ekspertët rekomandojnë të shmanget përdorimi i pajisjeve elektronike një orë para gjumit dhe të zëvendësohen me aktivitete si leximi apo një dush relaksues.

    Për të ndihmuar adoleshentët të kalojnë në një rutinë më të shëndetshme, prindërit duhet të krijojnë një mjedis të përshtatshëm për gjumë: dhomë të errët, të qetë dhe me temperaturë të freskët. Gjithashtu, shmangia e kafeinës dhe pijeve energjike në mbrëmje është thelbësore.

    Por mungesa e gjumit nuk është thjesht një çështje lodhjeje. Ajo lidhet me probleme të theksuara emocionale dhe shëndetësore. “Privimi i gjumit mund të manifestohet në nervozizëm, impulsivitet, depresion apo mungesë motivimi,” thotë psikologia klinike Wendy Troxel. Ndërkohë, neurologia Joanna Fong-Isariyawongse identifikon “mëngjesin zombie” si një sinjal alarmi për mungesën kronike të gjumit.

    Ekspertët theksojnë rëndësinë e edukimit të vetë adoleshentëve mbi pasojat e gjumit të dobët. Studimet tregojnë se mungesa e gjumit lidhet me rritjen e rrezikut për ankth, depresion, mendime vetëvrasëse, vendime impulsive, dhe aksidente rrugore. Madje, drejtimi i përgjumur rezulton të jetë më i rrezikshëm për adoleshentët se sa drejtimi nën ndikimin e alkoolit.

    Për t’i bindur adoleshentët, thjesht urdhërat nuk mjaftojnë. “Fëmijët duhet të kuptojnë se gjumi ndikon në trurin e tyre, emocionet, dhe performancën fizike,” përfundon Kyla Wahlstrom, eksperte e gjumit. Vetëm përmes vetëdijes dhe bashkëpunimit, mund të ndërtohen zakone të shëndetshme që zgjasin.

  • Champions League/ Ancelotti ka besim para Arsenalit: Mund ta përmbysim, jemi Real Madrid

    Champions League/ Ancelotti ka besim para Arsenalit: Mund ta përmbysim, jemi Real Madrid

    Në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Arsenalit, pas humbjes 3-0 në “Emirates Stadium”, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shfaqur i vendosur dhe optimist përpara gazetarëve në konferencën për shtypin.
    “Tifozët janë shumë të rëndësishëm, na kanë ndihmuar shumë. Nesër do të kemi nevojë për një ndeshje të jashtëzakonshme për të ndryshuar fatin e kësaj sfide. Është e komplikuar, por do të përpiqemi të ndryshojmë mentalitetin. Do të luajmë me kokë, me zemër dhe me topin,” u shpreh tekniku italian.
    Ancelotti u ndal edhe te veçantia e “Bernabéut”, që shpesh ka përmbysur ndeshje të pamundura:

    “Këtu ndodhin gjëra që nuk ndodhin diku tjetër. Kemi cilësi, përkushtim, përvojë dhe mbi të gjitha, tifozët. Kemi dhënë prova në të kaluarën për të përmbysur rezultatet. Tani është momenti të japim më të mirën.”
    I pyetur për të ardhmen e tij në krye të Real Madridit, Ancelotti ishte i qartë:
    “Nuk mendoj se ajo varet nga rezultati i nesërm. Motivimi është aty. Dua që lojtarët të jenë të qetë dhe të fokusuar. Jam i bindur se do të japim gjithçka.”
    Në lidhje me komentet e ish-lojtarit të Atleticos, Thomas Partey, mbi atmosferën në ‘Bernabéu’, italiani u përgjigj me ironi: “Është normale që një kundërshtar ndien presionin këtu. Fusha është e njëjtë, bari ka të njëjtën ngjyrë, por gjithçka tjetër është ndryshe.”
    Trajneri mohoi të ketë ndonjë “as nën mëngë”: “Asgjë speciale, thjesht do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje intensive.”
    Sipas tij, për të përmbysur sfidën, skuadra ka nevojë për “cilësi, përqendrim dhe performancë të plotë – si fizike, ashtu edhe taktike.”
    I pyetur për gjendjen e Mbappé-së, pas ndëshkimit në ndeshjen e fundit, Ancelotti u shpreh:
    “Është i zhgënjyer, por u stërvit shumë mirë dje. Kemi nevojë për të, jo vetëm për të mbrojtur, por mbi të gjitha për të shënuar.”
    Në fund, me nota humori, Ancelotti iu shmang me zgjuarsi pyetjes për rolin e Valverde-s:
    “E di se ku do të luajë, por nuk do t’jua them!” – tha ai mes të qeshurash.

  • Camavinga euforik: Jemi të gjithë të karikuar, mezi presim të luajmë ndaj Arsenal

    Camavinga euforik: Jemi të gjithë të karikuar, mezi presim të luajmë ndaj Arsenal

    Pas fitores 1-0 ndaj Alaves, mesfushori i Real Madrid, Eduardo Camavinga, ka folur për kanalet zyrtare të klubit në prag të ndeshjes që “los blancos” do të luajnë të mërkurën në Champions League ndaj Arsenal.
    “Topçinjtë” fituan 3-0 në Londër sfidën e parë, ndaj për Real ndeshja e kthimit është një malore e vështirë. Gjithsesi, Camavinga beson se skuadra mund t’ia dalë mbanë, duke parë edhe shpirtin që tregoi në sfidën e fundit në kampionat.
    “Ajo ndaj Alaves është një fitore shumë e rëndësishme dhe na jep besim. Kemi luajtur një ndeshje shumë serioze, madje me 10 lojtarë dhe kjo do të na ndihmojë të përgatitemi për ndeshjen e së mërkurës”, tha francezi.
    “Në stërvitje shënoj shumë gola dhe babai më thotë gjithmonë të gjuaj. E bëra, shënova dhe jam shumë i lumtur me fitoren dhe golin. Më jep besim. Ndaj Arsenal duhet të luajmë një lojë shumë serioze”, tha Camavinga.
    “Ne duhet të sulmojmë, të bëjmë presing shtypim dhe kemi nevojë për lojtarët më të mirë. Ne kemi nevojë për të gjithë mbështetjen e tifozëve. Do të jetë një ndeshje e madhe dhe ne kemi nevojë për të gjithë”, u shpreh Camavinga.