Tag: nevojë

  • Trump para takimit me kryeministrin e Kanadasë: Ata kanë nevojë për gjithçka nga ne

    Trump para takimit me kryeministrin e Kanadasë: Ata kanë nevojë për gjithçka nga ne

    Pak para takimit të tij të parë të shumëpritur me kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, Presidenti i SHBA-së Donald Trump zgjodhi të rriste tensionet.
    Në një postim në rrjetet sociale, Trump shprehu dëshirën e tij për të bashkëpunuar me udhëheqjen e re kanadeze, por nuk mungoi të qëllonte edhe ndaj vendit, duke folur për “privilegjet e tepërta” që, sipas tij, Kanadaja gëzon në kurriz të Shteteve të Bashkuara.
    “Pres me padurim të takoj kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney. Dua vërtet të punoj me të. Por nuk mund ta kuptoj një të vërtetë të thjeshtë – pse Amerika subvencionon Kanadanë me 200 miliardë dollarë në vit, i siguron atij mbrojtje ushtarake falas dhe shumë më tepër?”, tha Trump.
    Presidenti amerikan vazhdoi duke vënë në pikëpyetje rëndësinë e marrëdhënieve tregtare me vendin fqinj.
    “Nuk kemi nevojë për makinat e tyre, nuk kemi nevojë për energjinë e tyre, nuk kemi nevojë për lëndën e tyre drusore, nuk kemi nevojë për asgjë që kanë – përveç miqësisë së tyre, të cilën shpresoj se mund ta ruajmë. Ata, nga ana tjetër, kanë nevojë për gjithçka nga ne!”, theksoi Trump.

  • Trump para takimit me kryeministrin e Kanadasë: Ne nuk kemi nevojë për asgjë prej tyre, ata kanë nevojë për gjithçka nga ne!

    Trump para takimit me kryeministrin e Kanadasë: Ne nuk kemi nevojë për asgjë prej tyre, ata kanë nevojë për gjithçka nga ne!

    Pak para takimit të tij të parë të shumëpritur me kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, Presidenti i SHBA-së Donald Trump zgjodhi të rriste tensionet.

    Në një postim në rrjetet sociale, Trump shprehu dëshirën e tij për të bashkëpunuar me udhëheqjen e re kanadeze, por nuk mungoi të qëllonte edhe ndaj vendit, duke folur për “privilegjet e tepërta” që, sipas tij, Kanadaja gëzon në kurriz të Shteteve të Bashkuara.
    “Pres me padurim të takoj kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney. Dua vërtet të punoj me të. Por nuk mund ta kuptoj një të vërtetë të thjeshtë – pse Amerika subvencionon Kanadanë me 200 miliardë dollarë në vit, i siguron atij mbrojtje ushtarake falas dhe shumë më tepër?”, tha Trump.
    Presidenti amerikan vazhdoi duke vënë në pikëpyetje rëndësinë e marrëdhënieve tregtare me vendin fqinj.
    “Nuk kemi nevojë për makinat e tyre, nuk kemi nevojë për energjinë e tyre, nuk kemi nevojë për lëndën e tyre drusore, nuk kemi nevojë për asgjë që kanë – përveç miqësisë së tyre, të cilën shpresoj se mund ta ruajmë. Ata, nga ana tjetër, kanë nevojë për gjithçka nga ne!”, theksoi Trump.

    Top Channel

  • Putin: Nuk do t’i përdor asnjëherë armët bërthamore, kemi mjetet e duhura…

    Putin: Nuk do t’i përdor asnjëherë armët bërthamore, kemi mjetet e duhura…

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se nuk ka pasur nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë dhe shpreson që kjo të mos ndodhë kurrë.

    Në një pjesë të shkëputur të intervistës me televizionin rus, që do të transmetohet e plotë më vonë, që u publikua të dielën në Telegram, Putin tha se Rusia ka fuqinë dhe mjetet për ta çuar konfliktin në Ukrainë në një ‘përfundim logjik’ të luftës pa pasur nevojën përdorimin e armëve bërthamore.

     “Nuk ka pasur nevojë për përdorimin e këtyre armëve bërthamore dhe shpresoj që të mos ketë nevojë. Ne kemi mjaftueshëm fuqi dhe mjete për të sjellë, atë që nisi më 2022, në një përfundim logjik, me rezultatin që Rusia kërkon”, tha Putin.

  • Këlliçi nga Njësia 9: Të ndalojmë propagandën dhe të rikthejmë Tiranën tek qytetari

    Këlliçi nga Njësia 9: Të ndalojmë propagandën dhe të rikthejmë Tiranën tek qytetari

    Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, ka zhvilluar me takimet elektorale në Njësinë 9, ku ka diskutuar me qytetarët për nevojat urgjente të komunitetit dhe për vizionin e tij për një Tiranë më të drejtë dhe më të jetueshme për të gjithë.

    Në një status në FB, Këlliçi shkruan se, ndonëse infrastruktura është e rëndësishme, qyteti ka mbi të gjitha nevojë për një qasje njerëzore dhe sociale ndaj zhvillimit.

    Ai prezantoi Paketën e Emergjencës, një program ekonomik që synon lehtësimin e barrës mbi familjet shqiptare përmes masave konkrete.

    Postimi i plotë në FB:
    Derë më derë duke takuar qytetarët në Njësinë 9.
    Tirana sigurisht ka nevojë për investime në infrastrukturë por mbi të gjitha ka nevojë të rikthehet tek njeriu.
    Paraja publike, ndihma sociale, pensionet, rrugët, dritat dhe uji i pijshëm duhet të përqëndrohen tek përmirësimi i cilësisë së jetës së atyre që e banojnë atë, jo tek propaganda butaforike me dhjetëra milionë turistë.
    Paketa e Emergjencës bën pikërisht këtë. Me minimumin jetik 200 euro, pagën minimale 500 euro dhe atë mesatare 1200 euro, ne ndërhyjmë në ekonomi duke lehtësuar jetën e shqiptarëve.
    Tirana mundet të jetë një qytet i jetueshëm për të gjithë!
    Më 11 Maj, voto numrin 1!

  • “Aplikoni vetë…”, Ambasada Amerikane me njoftim të rëndësishëm: Nuk keni nevojë për agjent vizash…

    “Aplikoni vetë…”, Ambasada Amerikane me njoftim të rëndësishëm: Nuk keni nevojë për agjent vizash…

    Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë sot një njoftim në rrjete sociale, adresuar të gjithë të interesuarve për të aplikuar për vizë amerikane jo-emigruese.
    Ambasada amerikane bën me dije se qytetarët shqiptarë mund ta bëjnë aplikimin onlinë, pa pasur nevojë për një agjent vizash.
    Ndërkaq ambasada thekson se “nëse një agjenci ofron informacion të pasaktë ose të rremë, ju jeni përgjegjës dhe viza juaj mund të refuzohet! Plotësojeni vetë aplikimin tuaj”.

    Postimi i plotë
    Nuk keni nevojë për një agjent vizash për të aplikuar për një vizë amerikane jo-emigruese pasi procesi i aplikimit është i thjeshtë dhe mund të përfundohet online në vetëm tre hapa të thjeshtë.
    Mos harroni, nëse një agjenci ofron informacion të pasaktë ose të rremë, ju jeni përgjegjës dhe viza juaj mund të refuzohet! Plotësojeni vetë aplikimin tuaj.
    Ambasada e ShBA në Tiranë është burimi i vetëm zyrtar i informacioneve për vizat amerikane në Shqipëri dhe të gjitha shërbimet ofrohen falas.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Putin paralajmëron Ukrainën: Shpresoj të mos ketë nevojë për përdorimin e armëve bërthamore

    Putin paralajmëron Ukrainën: Shpresoj të mos ketë nevojë për përdorimin e armëve bërthamore

     “Nuk ka pasur nevojë për përdorimin e këtyre armëve bërthamore dhe shpresoj që të mos ketë nevojë”. Kështu është shprehur kreu i Kremlinit gjatë një interviste në televizionin rus.
    Ai theksoi se Moska është mjaft e fortë sa të arrijë atë që ajo kërkon.
    “Ne kemi mjaftueshëm fuqi dhe mjete për të sjellë, atë që nisi më 2022, në një përfundim logjik, me rezultatin që Rusia kërkon”, tha Vladimir Putin, president i Rusisë.

    Në nëntor të vitit të kaluar, Putin nënshkroi versionin e rishikuar të doktrinës bërthamore të Rusisë, ku përcaktohen rrethanat që i lejojnë atij të përdorë arsenalin bërthamor të Moskës.Ky version i përditësuar i doktrinës i jep mundësi atij që të përgjigjet ndaj një sulmi konvencional, të mbështetur nga një fuqi bërthamore.
    Deklaratat e Putinit vijnë në kohën kur pushtimi rus i Ukrainës është në vitin e tretë dhe kur dyja palët kanë mosmarrëveshje lidhur me propozimet për një armëpushim.
    Ndërkohë, gjatë natës Moska ka sulmuar Kievin dhe si pasojë 11 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe 2 fëmijë.

  • “S’kam nevojë të lëpihem për poste siç bëjnë njerëzit e tu”, Gjikuria i përgjigjet Ramës: S’jam trafikat ikonash, por..

    “S’kam nevojë të lëpihem për poste siç bëjnë njerëzit e tu”, Gjikuria i përgjigjet Ramës: S’jam trafikat ikonash, por..

    Kandidati i PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Petro Gjikuria i është përgjigjur deklaratave të Edi Ramës, të bëra në Sarandë, një ditë më parë.
    Gjikuria shkruan se, është një biznesmen i suksesshëm që nuk ka trafikuar ikona, por ka punuar me ndershmëri gjithmonë dhe kursimet e tij, kërkon ti investojë në Shqipëri.
    Reagimi i kandidatit Petro Gjikuria:
    Edi!
    Unë jam Petro Gjikuria nga Dhërmiu ! Nga internimi që me kishte dërguar lloji juaj, ika në emigracion.
    Atje, me ndershmëri dhe me djersën time arrita të jem një biznesmen i suksesshëm. Nuk më ka marrë njeri me zor në këët sfide politike, nuk kam ardhur nga katakombet dhe urat e Parisit.
    Thonjtë i kam gjithmonë të prerë e te pastër, nuk kam trafikuar ikona, nuk jam kuruar asnjëherë në psikiatri dhe nuk kam nevojë të ngas rripin e askujt, as ti lëpihem njeriu për rroga në shtet dhe poste publike !
    Ti Edi, ke 25 vjet që rron nga taksat e shqiptarëve kurse unë kursimet e mia në emigracion dua ti investoj në vendlindje.
    Shpresoj që deri atëherë të mos kesh shkatërruar gjithë Shqipërinë siç ke shkatërruar nëpërmjet betonizimit dhe vjedhjes vendlindjen time, Dhërmiun.

  • Putin: Shpresoj që të mos ketë nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë

    Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se nuk ka pasur nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë dhe shpreson që të mos ketë.
    Në një pjesë të shkëputur të intervistës me televizionin rus – që do të transmetohet e plotë më vonë – që u publikua të dielën në Telegram, Putin tha se Rusia ka fuqinë dhe mjetet për ta çuar konfliktin në Ukrainë në një “përfundim logjik”.

    Duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me sulmet ukrainase në territorin rus, Putin tha: “Nuk ka pasur nevojë për përdorimin e këtyre armëve [bërthamore]… dhe shpresoj që të mos ketë nevojë”.
    “Ne kemi mjaftueshëm fuqi dhe mjete për të sjellë, atë që nisi më 2022, në një përfundim logjik, me rezultatin që Rusia kërkon”, tha ai.Në nëntor të vitit 2024, Putin nënshkroi versionin e rishikuar të doktrinës bërthamore të Rusisë, ku përcaktohen rrethanat që i lejojnë atij të përdorë arsenalin bërthamor të Moskës – më të madhin në botë.
    Ky version i përditësuar i doktrinës, uli kriteret, duke i dhënë atij mundësinë që të përdorë armët bërthamore edhe si përgjigje ndaj një sulmi konvencional, të mbështetur nga një fuqi bërthamore.
    Deklaratat e Putinit vijnë në kohën kur pushtimi rus i Ukrainës është në vitin e tretë dhe kur dyja palët kanë mosmarrëveshje lidhur me propozimet për një armëpushim.
    Të shtunën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se njoftimi i Moskës për një armëpushim 72-orësh javën e ardhshme në Ukrainë për të shënuar Ditën e Fitores në Luftën e Dytë Botërore ishte një “shfaqje teatrale”, teksa Rusia planifikon që 9 majin ta festojë me një sërë ngjarjesh, përfshirë një paradë ushtarake në Moskë.Ai ka kërkuar një pauzë 30-ditore, që fillimisht ishte propozuar nga Shtetet e Bashkuara, por që nuk ishte pranuar nga Rusia.

  • Berisha ka strategun e Trump, Rama zbulon për herë të parë njeriun e Angela Merkel që e këshillon

    Berisha ka strategun e Trump, Rama zbulon për herë të parë njeriun e Angela Merkel që e këshillon

    Partia Demokratike kontraktoi Chris LaCivita në fushatën e PD, njeriun që bashkëdrejtoi fushatën e Donald Trump në zgjedhjet e vitit të kaluar në SHBA. I pyetur nëse të njëjtën gjë ka bërë edhe PS, kryeministri Edi Rama tha në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN se ai nuk ka nevojë për këshilltarë dhe zbuloi për herë të parë se cili është njeriu i Angela Merkel me të cilin bashkëpunon për çështjet ekonomike.

    “Ne nuk kemi nevojë për konsulenca fushata, kemi nevojë për këshilla qeverisjeje, prandaj kam këshilltarë të jashtëm kryeekonomistin e Angela Merkel-it për 10 vjet, Lars-Hendrik Röller, një nga personalitetet më të mëdha të fushës. Kam fatin të këshillohem me Ricardo Hausmann, është drejtues për Qendrën Zhvillimore Ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit, dhe të dy këta janë dy burime të jashtëzakonshme dijeje lidhur me ekonominë, financat dhe aspektet e zhvillimit, ndërkohë që sa i përket këshillimit në fushatë, kam pasur fatin të punoj me dikë që nuk jeton më prej vitesh, kam mësuar mjaftueshëm nga ai dhe mund ta bëj vetë gjithçka”, tha Rama.

  • ‘Shqiptarët po zgjohen’/ Burimi: Duhen reforma institucionale, që debati dhe llogaridhënia politike të detyrohen me ligj

    ‘Shqiptarët po zgjohen’/ Burimi: Duhen reforma institucionale, që debati dhe llogaridhënia politike të detyrohen me ligj

    Analisti Genc Burimi, i ftuar në lidhje “Skype” në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri TV me moderatorin Flavio Qarri, komentoi sjelljen e qeverisë ndaj medias dhe llogaridhënies. Ai theksoi se shqiptarët nuk kanë nevojë që mediat e huaja t’u tregojnë realitetin që po e përjetojnë vetë çdo ditë.

    Burimi kritikoi qeverinë Rama për shmangien sistematike të debatit dhe përqeshjen e opozitës, përfshirë ironitë ndaj Sali Berishës. Sipas tij, kjo mënyrë qeverisjeje nuk është e re, por tashmë ka një reagim edhe nga jashtë vendit. Ai e cilësoi të papranueshme mungesën e transparencës dhe kërkoi reforma institucionale që ta bëjnë llogaridhënien të detyrueshme me ligj. Në përfundim, Burimi paralajmëroi se Shqipëria nuk është e mbrojtur nga rikthimi i autoritarizmit nëse nuk ndërmerren masa konkrete.

    Burimi:  E nisëm me atë konstatimin e drejtë që s’kemi nevojë që një media e huaj të na e thotë atë që po e jetojmë vetë dhe ju thatë që është më e këndshme ta dëgjojmë në gjermanisht.

    Unë do të thosha që s’ka nevojë të arrish deri në fushat e për të parë që ky pushtet, që ky Ramë e eviton median, e eviton llogaridhënien prej kohësh.

    A ju kujtohet kur nuk shkonte në parlament, a ju kujtohet kur thoshte nuk flas me këtë opozitë, nuk flas me këtë ‘dead man’ – për Sali Berishën.

    Domethënë nuk është diçka që doli sot nga qypi kjo politikebërje e PS si struci kur zhyt kokën në rërë dhe ngre prapanicat e korruptuara përpjetë.

    Nuk daton sot, kjo ndodh prej kohësh, dallimi është se sot ka edhe një shtysë nga jashtë, sepse më në fund po u thuhet shqiptarëve, unë e them prej kohësh, këto janë gjëra që nuk janë normale për një demokraci.

    Siç nuk janë normale apo kritika ato sharje, atë buf që tregon Rama nga zyra e Kryeministrisë.

    Nuk janë normale për kodet tona këtu në Perëndim, se flas nga Perëndimi.
    Dhe kjo po ndodh me shqiptarët, pak nga pak po ju hapen sytë dhe është gjë e mirë që kërkohet llogari.

    Shqipëria nuk është sot e imunizuar që pas disa vitesh pra një Edi Ramë i ri të vijë në pushtet apo edhe më keq.
    Për fakte kaq të frikshme ku nuk pranohet debat, nuk pranohet llogaridhënia, duhen reforma institucionale, që këto gjëra të detyrohen me ligj.

    Kjo nuk është një çështje që PS injoron PD, është një çështje respekti ndaj popullit, ndaj njerëzve që të votojnë, ndaj njerëzve që paguajnë rrogën, sepse ti si politikan nuk prodhon asgjë, ti si politikan paguhesh me rrogat e taksapaguesve, kjo është e papranueshme.