Tag: nevojë

  • Humbja drastike e PD-së në Fier, Bardhi: Me zemër të thyer, Shqipëria ka nevojë për ne

    Humbja drastike e PD-së në Fier, Bardhi: Me zemër të thyer, Shqipëria ka nevojë për ne

    ”Një falënderim zemre”, por me zemër të thyer është reagimi i parë nga Gazment Bardhi, pas mbylljes së rezultatit të numërimit të votave, ku PD ka pësuar një humbje drastike në qarkun e Ferit, aty ku Bardhi ishte edhe drejtues politik. Ai nënvizon se demokratët do të qëndrojnë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë. Kujtojmë se Partia Demokratike me 39.314 vota (25.45%), arrin të marrë vetëm 4 deputetë në qarkun e Fierit, përballë 12 të tillëve për Partinë Socialiste.
    Reagimi i plotë

    Një falenderim zemre.
    Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike.
    Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!
    Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!
    Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!

  • “Shqipëria ka nevojë për profesionistë si ju”/ Presidenti Begaj pret pjesëmarrësit e LEAD Albania

    “Shqipëria ka nevojë për profesionistë si ju”/ Presidenti Begaj pret pjesëmarrësit e LEAD Albania

    Hartimi i programit të lidershipit në Shqipëri, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot pjesëmarrësit e LEAD Albania dhe drejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.
    Gjatë takimit, teksa u njoh me përvojat e profesionistëve të rinj në institucionet shqiptare, Presidenti Begaj i inkurajoi ata të ofrojnë në praktikë përvojën e përfituar përmes trajnimeve në universitetet ndërkombëtare.
    Presidenti Begaj vlerësoi kontributin amerikan në zhvillimin e lidershipit në vendin tonë, duke e cilësuar programin LEAD Albania tepër të dobishëm për profesionistët shqiptarë.
    “Shqipëria ka shumë nevojë për profesionistë si ju”, – u shpreh Presidenti Begaj, i cili i njohu bursistët e rinj të LEAD Albania me angazhimet e tij përballë sfidave në detyrën si Kryetar Shteti. Presidenti i Republikës i këshilloi ata të punojnë me ndershmëri në profesionet që kanë zgjedhur dhe të jenë kontribuues për të ardhmen e vendit që, siç u shpreh, “është në duart e të rinjve”.

  • Bima e Pafundësisë Në Shtëpinë Tënde – Aloe Vera

    Bima e Pafundësisë Në Shtëpinë Tënde – Aloe Vera

    Për Egjiptianët ajo ishte bima e përjetësisë, ndërsa për gjithë të tjerët është bima e parajsës. Ka shumë arsye përse Aloe Vera konsiderohet një bimë me vlera të pamohueshme shëndetësore. Shumë prej lexuesve tanë e mbjellin Aloe Verën në shtëpitë e tyre për t’u përballur me të papritura si gërvishtjet, prerjet dhe djegiet. Por ka përfitime të tjera që vijnë nga konsumimi i Aloe Verës.

    Kjo bimë ka 200 përbërës biologjikë natyralë që përfshijnë polisakaride, vitamina, enzima, amino acide dhe minerale. Sipas shkencëtarëve, Aloe Vera ka përbërës anti bakterialë, anti-viralë dhe kundër mykut që ndihmojnë sistemin imunitar të pastrojë trupin nga toksinat dhe substancat e dëmshme.
    E megjithatë vetitë e lëngut dhe tulit apo siç quhet xhelit të Aloe Verës nuk mbarojnë këtu. Aloe Vera ka plot minerale përfshirë kalciumin, magnezin, zinkun, kromin, seleniumin, hekurin, kaliumin, bakrin dhe manganin. Këto minerale bashkëpunojnë më së miri për të fuqizuar metabolizmin.
    Aloe Vera ka në përmbajtjen e vet enzima të rëndësishme që ndihmojnë me tretjen duke zbërthyer molekulat e yndyrës dhe sheqerit, por edhe reduktuar inflamacionet e ndryshme. Sipas studimeve, Aloe Vera përmban vitaminën B12 që është e nevojshme për prodhimin e rruazave të kuqe.
    Aloe Vera është një burim i pasur i vitaminave A, C, E, B1, B2, B3, B6 dhe acidit folik. Aloe Vera përmban 20 nga 22 amino-acidet thelbësore, për të cilat ka nevojë trupi dhe që shërbejnë për të luftuar bakteret dhe viruset.
    Aloe Vera largon toksinat nga stomaku, veshkat, shpretka, fshikëza, mëlçia dhe zorra e trashë. Ajo ndihmon me tretjen, ulcerën dhe inflamacionin në stomak. Aloe Vera fuqizon sistemin tretës dhe ndihmon me problemet e kockave.
    Si mund të konsumohet Aloe Vera? Aloe Vera mund të përgatitet në mënyra të shumta. Ekspertët thonë që preferencat e njerëzve variojnë duke qenë se shija e saj është e hidhur. Aloe Vera qërohet, shtypet me një lugë ose pirun dhe hahet.
    Megjithatë ekzistojnë metoda të tjera që synojnë të minimizojnë shijen e hidhur të bimës. Disa e vendosin atë në ujë dhe më pas e pijnë ujin të nesërmen. Disa të tjerë e shtrydhin së bashku me lëngun e portokallit apo të qitros. Ka të tjerë që përziejnë mjaltin me ekstraktin e Aloe Verës. Ekspertët sugjerojnë që mos të përdoret lëkura e bimës sepse nuk ka vlera shëndetësore dhe mbit të gjitha sjell probleme në tretje.
    Të gjitha vlerat e mësipërme të Aloe Verës duhet t’ju frymëzojnë që të mësoni të rrisni këtë bimë në shtëpinë tuaj. Bima ka nevojë për pak përkujdesje, pak ujë dhe lulëzon vetë.
    Çfarë të nevojitet: – Një vazo prej balte – Dhe’ për të mbushur gjysmën e vazos dhe pleh për gjysmën tjetër – Zhavorr për t’u vendosur në fund të vazos që të qëndrojë e thatë – Një pjesë bime aloe vera që dëshiron të mbjellësh.
    Si rritet bima e Aloe Verës? Vendose zhavorrin në fund të vazos dhe mbushe gjysmën e vazos me dhe’ normal dhe gjysmën tjetër me pleh. Mos përdor kurrë rërë sepse kripa e tepërt nuk i bën mirë bimës. Vendose copëzën e aloe verës që ke zgjedhur në zemër të vazos dhe mbuloje me dhe’ deri në fillim të gjetheve.
    Aloe Vera normalisht lëshon rrënjë të forta që e mbajnë në një vend. Kur e vendos në vazo, është mirë të mos e ujisësh për dy javë. Rrënjët do të rriten gjatë gjithë kësaj kohe. Pas dy javësh mund t’i japësh bimës nga pak ujë. Aloe Vera ka nevojë për diell dhe dritë. Ndaj është mirë të vendosni vazon në një vend të ndriçuar mirë.
    Bima nuk ka nevojë për shumë ujë. Duhet ta ujisësh çdo dy javë dhe do ta shohësh sa mirë do të rritet. Bima rritet shpejt. Me kalimin e kohës do të vësh re çeljen e bimëve më të vogla përreth. Sapo të arrijnë gjatësinë e katër gishtave (gjysma e një pëllëmbe) mund t’i shkulësh dhe t’i mbjellësh në vazo të reja për akoma më shumë bimë të reja./AgroWeb.org

  • Grupet që Kanë më Shumë Nevojë për Vitaminë D

    Grupet që Kanë më Shumë Nevojë për Vitaminë D

    Vitamina D quhet ndryshe edhe vitamina e Diellit. Ajo është një element i rëndësishëm për shëndetin kockor dhe jo vetëm.Trupi jonë e siguron vitaminën D nëpërmjet ekspozimit në diell dhe dietës ushqimore.
    Por ka disa kategori njerëzish që kanë më shumë nevojë për vitaminën D.
    Ndonëse kjo vitaminë është shumë e rëndësishme  për të gjithë njerëzit, ajo thotë se fëmijët deri në 1 vjeç, gratë shtatzënë dhe ato në periudhën e menopauzës e kanë më të nevojshme.
    Shumica e njerëzve drejtohen me opinionin e tyre për të marrë suplementin e vitaminës D, pa u konsultuar me mjekët. Por nëse tejkalohet sasia sigurisht që nuk të bën mirë. Kategioritë që duhet të marrin suplement fëmijët deri në moshën 1 vjeç, nënat shtatzënë dhe gratë në periudhën e menopauzës dhe burrat që shfaqin defiçensë.
    Është e rëndësishme që kjo vitaminë të mos merret me pilula në rastet kur nuk është e këshilluar nga mjeku./AgroWeb.org

  • Socialisti i zhgënjyer: Në 12 vjet Rilindja i ka lënë njerëzit në nevojë në mëshirë të fatit! Votoni ndryshimin!

    Socialisti i zhgënjyer: Në 12 vjet Rilindja i ka lënë njerëzit në nevojë në mëshirë të fatit! Votoni ndryshimin!

    Socialisti i 30-viteve, mjeku Shkëlqim Ahmetaj, i pranishëm në takimin përmbyllës të kësaj fushatë të PD-ASHM, theksoi se qeveria e Rilindjes i ka lënë në mëshirë të fatit njerëzit në nevojë, dhe sipas tij, kjo është një peng shumë i madh për familjarët pasi nuk ka qendra multi-displinore.

    Ai tha se ndryshimi është vlera e demokracisë dhe sjell gjithmonë gjëra të mira për vendin, dhe u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 1 nëse do që këto të mira të vijnë.

    “Përshëndetje Dr. Sali Berisha! Unë jam këtu sot së pari për t’ju mbështetur të gjithëve ju që jeni në këtë shesh. Është e vërtetë që jam një socialist prej 30-vitesh. Ndodhi dje pas ditës së mbrëmshme, kur dëgjova kryeministrin. Por do të jem edhe nga dita e hënë kur të lexoj atë rezultatin. Unë jam këtu për t’ju thënë të gjithë këtyre këtu që në 12 vite qeverisje të rilindjes, kam qenë aty si një nëpunës të administratë, në mbrojtje të çdo njeriu në nevojë.

    Jam marrë gjatë gjithë jetës sime, me njerëzit në nevojë. Kam ndjerë zhgënjim sepse e kam ngritur në çdo fushatë elektorale problematikën e njerëzve në nevojë. Në Shqipëri për fat të keq në vitin 2025, ne nuk kemi qendra multi-disiplinare për të trajtuar fëmijët dhe familjarët e atyre që kanë probleme. Domethënë çdo prindër që ka fëmijë me probleme  vuan sfida të jashtëzakonshme.

    Doktor, jam këtu për t’ju kërkuar në emër të tyre ti shtosh një premtim kësaj kategorie që në qeverisje gjatë vitit të parë t’i jepni së paku Tiranës multidisiplinare model që këta fëmijët të shkojnë, të kalojnë ditën, ku familjarët të dalin dhe të punojnë, të jetojnë me dinjitet, dhe të mos mbeten peng dhe mos zvarriten për një pagesë qesharake. Po ju bëj thirrje përqafojeni ndryshimin, bëhuni të fortë. Ndoshta nga ky moment do të hidhen akuza, u ble, u shit, kur mos e shisni votën mos u blini për asnjë arsye.

    Liria nuk blihet, nuk ka çmimi dhe t’ju mësojmë të gjithëve se ndryshimi është vlerë demokracisë, ndryshimi sjell gjëra të mira. Guxoni dhe ndryshoni!” tha Ahmetaj.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2025

    DashiNëse keni qenë duke pritur që gjërat të ngadalësohen pak, sot mund të jetë dita juaj me fat. Kjo fazë organizative është shansi juaj për t’u çliruar nga gjërat për të cilat ju nuk keni nevojë më.
    DemiEnergjia juaj shoqërore është e paparashikueshme sot dhe lidhja me të tjerët mund të jetë e vështirë. Në biseda, mund të ndiheni sikur jeni thellë në baltë – lëvizja përpara mund të jetë rraskapitëse.

    BinjakëtMblidhni pak shpresë tani – në fund të fundit, ka kaq shumë arsye për të menduar pozitivisht. Duhet të kuptoni se një fillim të ri po vjen. Kjo do t’ju japë besimin për të lëvizur në një drejtim të ri.
    GaforrjaJepini vëmendjen tuaj gjërave që me të vërtetë kanë rëndësi. Sot është një ditë e mrekullueshme për të filluar organizimin e një ribashkimi familjar, duke planifikuar një udhëtim në grup.
    LuaniJeni të bekuar me një kombinim të pakrahasueshëm energjie dhe mprehtësije kështu që mos hezitoni të veproni kur shihni diçka që mendoni se mund të ketë nevojë për vëmendjen tuaj. Nëse një mik vepron jashtë karakterit, pyeteni atë për këtë.
    VirgjëreshaAskush nuk do të mund të përfitojë më mirë sesa ju sot, prandaj mos kini frikë kur i afroheni çdo lloj negociate. Sa i përket dashurisë, jo gjiththçka po ecën sipas parashikimeve.
    PeshorjaNëse zgjoheni i nervozuar, mund të kthehet në një nga ato ditë kur ndihet sikur të gjithë po përpiqen t’ju bëhen pengesë në rrugën tuaj. Për të shmangur këtë zhgënjim, ju duhet të filloni ditën sa më pozitivisht të jetë e mundur.
    AkrepiPa marrë parasysh se çfarë ndodh sot, mos harroni një gjë: ju mund të merrni gjithë kohën që ju nevojitet. Bëjeni çdo gje me kujdes, me ngadale dhe pa u nxituar fare. Kështu do të keni sukses.
    ShigjetariNdërsa vazhdoni në një rrugë pasiviteti, do të filloni të vini re gjërat që nuk keni pasur kohë t’i vini re më parë. Do të mësoni diçka të re për dikë që e njihni për një kohë të gjatë.
    BricjapiKomunikimi me të tjerët do t’ju sjellë një gëzim të jashtëzakonshëm tani, kështu që është në interesin tuaj më të mirë për të nisur diskutimet sa herë që – dhe kudo që të mundeni. Të huajt janë vetëm miq që nuk i keni takuar ende.
    UjoriÇdo person që ju shkakton stres duke ushtruar presion mbi ju tani është i ngjashëm me nje mur me tulla, kështu që qëndroni drejt dhe mos u frikësoni. Kushtoji më shumë vëmendje dashurisë.
    PeshqitNëse vërtet doni të bëni një ndryshim në komunitetin tuaj, ju keni një mundësi të madhe për të bërë pikërisht këtë sot. Ka gjëra të mira që po ndodhin në jetën tuaj, prandaj jini i lumtur.

  • Veprimet që nuk duhet t’i bëni nëse jeni shtatzënë

    Veprimet që nuk duhet t’i bëni nëse jeni shtatzënë

    Mos pini duhan! Pirja e duhanit rritet rreziku për abort dhe për lindje të parakohshme. Fëmijët e nënave të cilat pijnë duhan kanë peshë më të ulët dhe janë shumë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve.

    Nuk e dijmë saktësisht se cila sasi e alkoolit e cila e dëmton embrionin. Dihet se edhe sasia e vogël e alkoolit ndikon negativisht në rritjen e frytit dhe në zhvillimin e trurit të tij si dhe favorizon çrregullimet psikoemocionale. Mos pini alkool!

    Është normale që të shtoni peshë gjatë shtatzënisë. Mos mbani dietë me qëllim që t’i kontrolloni kilogramët e peshës trupore. Hani fruta, perime, drithëra dhe pini sa më shumë lëngje.

    Mos hani për dy veta! Gjatë shtatzënisë shpeshherë gjatë ditës keni kriza hipoglikemie dhe ndjeni nevojë që të hani më shumë. Ju nuk keni nevojë aq shumë për kalori, sa keni nevojë për vitamina e minerale. Shpeshherë shtatzënave iu imponohet të hanë më shumë, sepse çfarëdo që mbetet tepricë në tepsi ose tenxhere i qitet në pjatën e saj me arsyetimin se “është shtatzënë dhe duhet të hajë më shumë”.

    Mos luani tenis, hendboll, futboll, mos skijoni, mos e ngisni bicikletën dhe mos hipni në rroshulla ose skejtbord. Rekomandohet që të ecni, të bëni jogging dhe të notoni.

    Mos udhëtoni në vende ku mund të merrni ndonjë infeksion si për shembull malaria, hepatiti.

    Mos pini barna pa u konsultuar me mjekun! Kjo vlen edhe për barnat popullore.

    Mos shkoni në solarium! Në solarium rritet temperatura trupore dhe kjo mund të shkaktojë probleme te fryti.

     

  • Koalicion me Tom Doshin pas zgjedhjeve të 11 majit?/ Rama: Jemi në sfidë me historinë, PS…

    Koalicion me Tom Doshin pas zgjedhjeve të 11 majit?/ Rama: Jemi në sfidë me historinë, PS…

    Në një intervistë televizive, kryeministri Edi Rama u ndal në çështje të ndryshme politike, përfshirë zgjedhjet, fushatën dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë. I pyetur në lidhje me deklaratat e fundit të kreut të PSD-së, Tom Doshit, Rama theksoi qartë se Partia Socialiste nuk ka nevojë për mbështetjen apo ofertën e asnjë force tjetër.
    “Ne nuk kemi nevojë për ofertën e askujt. Jemi PS e Shqipërisë, nuk jemi në garë elektorale me të tjerë, por në një sfidë me historinë,” u shpreh Rama.
    Kreu i qeverisë shtoi se nuk dëshiron të merret me ato që i quajti “diversione lokale”, duke lënë të kuptohet se nuk i sheh si të rëndësishme për rrjedhën e përgjithshme të Partisë Socialiste.
    “Këto të gjitha janë pjesë e gjellës së përditshme. Nuk dua të hyj fare në këtë lloj territori apo të merrem me këto diversione lokale që i bëhen PS apo kryetarit të bashkisë në Shkodër. Unë di të them vetëm që PS në Shkodër nuk ka asnjë adresë tjetër përveç PS,” deklaroi Rama.

  • Propozimi nga PSD? Rama: PS asnjë koalicion, pasi ne nuk kemi nevojë për ofertën e askujt

    Propozimi nga PSD? Rama: PS asnjë koalicion, pasi ne nuk kemi nevojë për ofertën e askujt

    Në një intervistë në “Real Story”, kreu i PS-së Edi Rama foli për një sërë çështjesh të rëndësishme, duke u ndalur tek zgjedhjet, fushata, rrugëtimi europian. I pyetur lidhur me deklaratat e kreut të PSD, Tom Doshit, Rama u shpreh se PS nuk ka nevojë për ofertën e askujt.
    ”Ne nuk kemi nevojë për ofertën e askujt. Jemi PS e Shqipërisë nuk jemi në garë elektorale me të tjerë, por në një sfidë me historinë. Këto të gjitha janë pjesë e gjellës së përditshme.

    Nuk dua të hyj fare në këtë lloj territori apo të merrem me këto diversione lokale që i bëhen PS apo kryetarit të bashkisë në Shkodër. Unë di të them vetëm që PS në Shkodër nuk ka asnjë adresë tjetër përveç PS”, nënvizoi ai.
    Një këshilltar largohet nga PSD-ja e Tom Doshit dhe i bashkohet PS-së

  • Merz: Evropa ka nevojë për ndihmën e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

    Merz: Evropa ka nevojë për ndihmën e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se beson që lufta në Ukrainë nuk mund të ndalet pa përfshirjen politike dhe ushtarake të SHBA-së, ndërsa Kievi po vëzhgon nga afër se si do të pozicionohet Berlini nën udhëheqjen e udhëheqësit të tij të ri konservator.
    Merz, i cili u takua me presidentin francez Macron në Paris në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit më pak se 24 orë pas marrjes së detyrës, tha se ‘’Evropa ishte gati të ndihmonte në arritjen e një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën’’.
    “Por, ne gjithashtu e dimë se do të vazhdojmë të kemi nevojë për amerikanët”, shtoi ai.

    ”Shtetet e Bashkuara do të luajnë gjithashtu një rol kyç në ofrimin e garancive të sigurisë për një armëpushim ose marrëveshje të mundshme paqeje”, sipas kancelarit të ri.
    Merz tha se do ta theksonte këtë pikë gjatë bisedimeve të planifikuara me administratën Trump.
    “Ne duam që amerikanët të qëndrojnë në bord” dhe të vazhdojnë të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre brenda NATO-s dhe gjithashtu ndaj Ukrainës’’, theksoi ai.
    I pyetur në lidhje me kontributet specifike gjermane për garancitë e sigurisë për Ukrainën në rast të një marrëveshjeje paqeje, Merz nuk dha asnjë përgjigje.
    ‘’Derisa të ketë një armëpushim të përhershëm dhe një marrëveshje me Rusinë, ne nuk mund të japim asnjë informacion mbi fushëveprimin e garancive të sigurisë që do t’i ofrojmë Ukrainës, sepse thjesht nuk i dimë ende kushtet”, shtoi ai.