Tag: nevojë

  • Ilir Alimehmeti: Lëvizja e re nuk synon postin e kryetarit, PD duhet të pranojë ndryshimet

    Ilir Alimehmeti: Lëvizja e re nuk synon postin e kryetarit, PD duhet të pranojë ndryshimet

    Ilir Alimeheti ka sqaruar për RTSH thelbin e lëvizjes së nisur prej tij dhe ish-deputetit Ervin Salianji. Ai nënvizon se takimet me bazën nuk janë agjendë personale apo të sponsorizuara nga pushteti por ka një synim të vetën, atë të hapjes së Partisë Demokratike dhe shndërrimit të saj në alternativë fituese. 
    “Partia Demokratike ka nevojë të fuqizohet, ka nevojë të rritet, ka nevojë të bashkohet që çdo rrymë brenda saj ta thërrasë brenda, në mënyrë që si lidere e opozitës që është, të kthehet në alternativë qeverisëse një orë e më parë. Kjo është ajo çka ne po mundohemi të bëjmë”, deklaroi Alimehmeti. 
    Për Ilir Alimehmetin, Partia Demokratike duhet të shfrytëzojë për një qasje të re të saj, zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen pranverën e vitit të ardhshëm. Për të, nuk duhet të konsiderohet tabu zëvendësimi i emrave të caktuar në poste të larta drejtuese të PD-së. 
    Duket se, mesazhin e ka për ata që konsiderohen besnikë të kryetarit, teksa thotë se rëndësi ka dhe pranimi i tyre nga baza. 
    “Me të drejtë, disa njerëz kërkojnë të përfaqësohen. Por në fund të ditës do ketë procese të vetat, një anëtar një votë. Kushdo në politikë ka ambiciet e veta dhe nëse ka mbështetjen e duhur në një parim vlerash të përbashkëta të marrë mbështetjen e duhur nëse votohet dhe të japë atë mendimin, platformën, vizionin dhe po mori mbështetjen edhe  të udhëheqë patjetër sipas nivelit ku përzgjidhet”, shtoi ai. 
    Alimehmeti bën me dije se takimet e shpeshta nuk i kanë munguar me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndërsa votëbesimi për të edhe në 2026-ën në pozicionin e kryetarit është vullnet i dukshëm i tij. 
     

  • “Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti mohon se Foltorja e re do “kokën” e Berishës

    “Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti mohon se Foltorja e re do “kokën” e Berishës

    Ilir Alimehmeti, ka folur për Foltoren e re që ka nisur me Salianjin dhe mbështetësit e PD. Alimehmeti tha se kjo lëvizje nuk synon lidershipin e partisë dhe bëri kujdes disa herë të theksonte se kryetar i kësaj partie është Berisha, por shtoi se duhet energjizuar partia dhe votuesit duhet të përfaqësohen. Alimehmeti tha se nuk e do përçarjen e partisë dhe se nuk do jetë pjesë e kësaj lëvizje nëse përçahet partia.
    Biseda:
    Ylli Rakipi: Ju po përpiqeni ndoshta të rregulloni diçka që nuk rregullohet. Si të ngjallësh një njeri që po vdes… PD është ajo që ne shohim. Flamuri është aty, Vokshi, Paloka, e me rradhë. Pra doni të ndryshoni një gjë që doktori e ka krijuar me kujdes shumë të madh?
    Ilir Alimehmeti: Ju edhe kur e hapët, folët për Foltoren e kaluar dhe të tanishmen. Ndryshon Foltorja e Berishës kundër Bashës, nga diskutimi që po bëhet sot. Patjetër ia mori Lulzim Bashës. Partia është e doktor Berishës. Është kryetar, unë e kam votuar dy herë. Nuk është lëvizje anti-kryetar ose për kryesi, por një luftë dhe përpjekje për bashkim. Ka energji të ndryshme brenda PD-së, të cilat përfaqësohen nga njerëz të ndryshme. Vetëm një prej forcave të mëdha është e përfaqësuar gjerësisht. Këtu lind nevoja për të përfaqësuar më mirë rrymat që ndodhen në PD. Ne duam të bashkojmë forcën e PD-së bashkë, në një PD sa më të plotë, që të jetë lider i opozitës, në luftë për pushtet nesër. Nuk është foltore kundër kryetarit dhe për të marrë vendin e kryetarit.
    Ylli Rakipi: Ju kërkoni fraksion në PD, apo ndryshim lidershipi në PD?
    Ilir Alimehmeti: Ju e dini që pranverën që vjen, do të ketë mundësi për të votuar figurat drejtuese të PD. Shumë prej këtyre figurave, nevojitet një lloj rifreskimi, për të përfaqësuar elektoratin. Kanë votuar mbi gjysmë milioni njerëz. Duhet të forcohet PD, përmes figurave, hapjes, rithemelimit. Këto kanë qenë premtimet që janë bërë, kanë qenë premtime që kanë qëndruar. Nëse u rikthehemi këtyre shinave… Unë kam hyrë në prill të 2022 në PD, ishte ditë të vështira për Berishën. Unë e di shumë mirë ku qëndroj. Nëse shihet si përçarje, nuk mbështes përçarjen por vetëm bashkimin. Ka nevojë për ndryshim të disa figura. Këto fliten së pari në struktura drejtuese, por që ka një nevojë, ka një nevojë. Nuk është si Foltorja e doktor Berishës. Është një format rienergjizuese, njerëzit kërkojnë të përfaqësohen.
    Ylli Rakipi: Pra po thua që doktorin nuk e lëviz topi nga aty?
    Ilir Alimehmeti: Me fjalët tuaja po.
    Ylli Rakipi: Ju e votoni më Berishën?
    Ilir Alimehmeti: Ka njeri që e vë në dyshim këtë?
    Ylli Rakipi: Ne po.
    Ilir Alimehmeti: Hajde të diskutojmë.
    Ylli Rakipi: Se që është kryetar ai ne e dimë, edhe pas vdekjes ai do të jetë kryetar.
    Ilir Alimehmeti: Procesi i votimit duhet të jetë i hapur dhe transparent. Por nëse dikush votohet, atij i takon të drejtojë.
    Ylli Rakipi: Kjo është një pronë e doktorit. Ju kërkoni retushim të pronës. Të bjerë përshembyll Flamuri dhe të shkojë një nga ju. Gjallë në botë Alimehmet… Po të bjerë doktori mund të bien këta. Ai ka zgjedhur këta. Ju meritoni vende për shkak të votave, por nuk mendon doktori kështu.Berisha thotë që këta që erdhën në takimet e Durrësit nuk janë demokratë.
    Ilir Alimehmeti: Unë i ftuar isha, njoh disa prej tyre. Megjithatë, ajo që kemi nevojë sot si PD, kemi nevojë për një nivel organizativ më të lartë. Kjo nuk ka asnjë lloj dyshimi. Nga ky aspekt organizativ mund të bëhet shumë më mirë.
    Ylli Rakipi: Doktori tha që e keni nismë private.
    Ilir Alimehmeti: A është në favor të Partisë Demokratike? Ne takojmë njerëz në mënyrë të vazhdueshme. Kur takon njerëz nuk i takon me mandate, por në mënyrë spontante. Nuk njoh asnjë lloj takimi që nuk e forcon Partinë Demokratike. Nëse konceptohet si diçka përçarëse, nuk e mbështes përçarjen, sepse unë hyra në një moment që përçarja kishte bërë dëme të mëdha. Ka edhe një nevojë, jo vetëm për numra, por edhe për organizim,

  • “Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

    “Ju doni të rregulloni një parti që ka vdekur!”/ Alimehmeti: PD-në e ka doktori…

    Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për Foltoren e re që ka nisur me Salianjin dhe mbështetësit e PD. Alimehmeti tha se kjo lëvizje nuk synon lidershipin e partisë dhe bëri kujdes disa herë të theksonte se kryetar i kësaj partie është Berisha, por shtoi se duhet energjizuar partia dhe votuesit duhet të përfaqësohen. Alimehmeti tha se nuk e do përçarjen e partisë dhe se nuk do jetë pjesë e kësaj lëvizje nëse përçahet partia.
    Biseda:
    Ylli Rakipi: Ju po përpiqeni ndoshta të rregulloni diçka që nuk rregullohet. Si të ngjallësh një njeri që po vdes… PD është ajo që ne shohim. Flamuri është aty, Vokshi, Paloka, e me rradhë. Pra doni të ndryshoni një gjë që doktori e ka krijuar me kujdes shumë të madh?
    Ilir Alimehmeti: Ju edhe kur e hapët, folët për Foltoren e kaluar dhe të tanishmen. Ndryshon Foltorja e Berishës kundër Bashës, nga diskutimi që po bëhet sot. Patjetër ia mori Lulzim Bashës. Partia është e doktor Berishës. Është kryetar, unë e kam votuar dy herë. Nuk është lëvizje anti-kryetar ose për kryesi, por një luftë dhe përpjekje për bashkim. Ka energji të ndryshme brenda PD-së, të cilat përfaqësohen nga njerëz të ndryshme. Vetëm një prej forcave të mëdha është e përfaqësuar gjerësisht. Këtu lind nevoja për të përfaqësuar më mirë rrymat që ndodhen në PD. Ne duam të bashkojmë forcën e PD-së bashkë, në një PD sa më të plotë, që të jetë lider i opozitës, në luftë për pushtet nesër. Nuk është foltore kundër kryetarit dhe për të marrë vendin e kryetarit.
    Ylli Rakipi: Ju kërkoni fraksion në PD, apo ndryshim lidershipi në PD?
    Ilir Alimehmeti: Ju e dini që pranverën që vjen, do të ketë mundësi për të votuar figurat drejtuese të PD. Shumë prej këtyre figurave, nevojitet një lloj rifreskimi, për të përfaqësuar elektoratin. Kanë votuar mbi gjysmë milioni njerëz. Duhet të forcohet PD, përmes figurave, hapjes, rithemelimit. Këto kanë qenë premtimet që janë bërë, kanë qenë premtime që kanë qëndruar. Nëse u rikthehemi këtyre shinave… Unë kam hyrë në prill të 2022 në PD, ishte ditë të vështira për Berishën. Unë e di shumë mirë ku qëndroj. Nëse shihet si përçarje, nuk mbështes përçarjen por vetëm bashkimin. Ka nevojë për ndryshim të disa figura. Këto fliten së pari në struktura drejtuese, por që ka një nevojë, ka një nevojë. Nuk është si Foltorja e doktor Berishës. Është një format rienergjizuese, njerëzit kërkojnë të përfaqësohen.
    Ylli Rakipi: Pra po thua që doktorin nuk e lëviz topi nga aty?
    Ilir Alimehmeti: Me fjalët tuaja po.
    Ylli Rakipi: Ju e votoni më Berishën?
    Ilir Alimehmeti: Ka njeri që e vë në dyshim këtë?
    Ylli Rakipi: Ne po.
    Ilir Alimehmeti: Hajde të diskutojmë.
    Ylli Rakipi: Se që është kryetar ai ne e dimë, edhe pas vdekjes ai do të jetë kryetar.
    Ilir Alimehmeti: Procesi i votimit duhet të jetë i hapur dhe transparent. Por nëse dikush votohet, atij i takon të drejtojë.
    Ylli Rakipi: Kjo është një pronë e doktorit. Ju kërkoni retushim të pronës. Të bjerë përshembyll Flamuri dhe të shkojë një nga ju. Gjallë në botë Alimehmet… Po të bjerë doktori mund të bien këta. Ai ka zgjedhur këta. Ju meritoni vende për shkak të votave, por nuk mendon doktori kështu.Berisha thotë që këta që erdhën në takimet e Durrësit nuk janë demokratë.
    Ilir Alimehmeti: Unë i ftuar isha, njoh disa prej tyre. Megjithatë, ajo që kemi nevojë sot si PD, kemi nevojë për një nivel organizativ më të lartë. Kjo nuk ka asnjë lloj dyshimi. Nga ky aspekt organizativ mund të bëhet shumë më mirë.
    Ylli Rakipi: Doktori tha që e keni nismë private.
    Ilir Alimehmeti: A është në favor të Partisë Demokratike? Ne takojmë njerëz në mënyrë të vazhdueshme. Kur takon njerëz nuk i takon me mandate, por në mënyrë spontante. Nuk njoh asnjë lloj takimi që nuk e forcon Partinë Demokratike. Nëse konceptohet si diçka përçarëse, nuk e mbështes përçarjen, sepse unë hyra në një moment që përçarja kishte bërë dëme të mëdha. Ka edhe një nevojë, jo vetëm për numra, por edhe për organizim.

  • Mori pjesë në takimin e Salianjit, Kadiu: Të vërtetat s’mund të fshihen, PD ka nevojë për ndryshim

    Mori pjesë në takimin e Salianjit, Kadiu: Të vërtetat s’mund të fshihen, PD ka nevojë për ndryshim

    Ish-kryetari i degës së PD në Kavajë, Hysen Kadiu, ka bërë një reagim në rrjete sociale pasi mori pjesë në takimin e djeshëm të Ervin Salianjit në Durrës. Në një postim në rrjete sociale, Kadiu shprehet se qëllimi i takimit ishte ndarja e ideve dhe mendimeve në të mirë të partisë.
    Ai shprehet se e vërteta nuk mund të fshihet nga ata që bëjnë thirrje entuziaste dhe i fshehin problemet pas posteve të dhuruara, duke shtuar se partia ka nevojë për  “ndryshim, freskim dhe frymëmarrje”. Sipas Kadiut, vetëm duke folur hapur e gjetur rrugën për reformim, do të mund të rrëzojnë qeverinë e Ramës.
    “Të vërtetat, edhe kur dhembin, duhen thënë. Përndryshe, gabimet përsëriten dhe asnjë qëllim i mirë nuk arrihet dot. Ky ishte edhe qëllimi i takimit në Durrës, ku së bashku me miq e shokë demokratë ndamë mendime e ide për të bërë më të mirën për PD-në. E vërteta e hidhur nuk mund të mbulohet me thirrjet entuziaste të atyre që fshehin problemet pas posteve të dhuruara. PD ka nevojë për ndryshim, për freskim, për frymëmarrje.
    Ashtu si ka nevojë për Sali Berishën dhe kontributin e tij të padiskutueshëm në partinë tonë. Vetëm duke folur hapur, duke diskutuar dhe duke gjetur rrugët për t’u reformuar do të mund të përcaktojmë kthesën që na duhet për të mundur Edi Ramën dhe PS-në. Kjo është mundësia jonë për të sfiduar dhe për të fituar mbi regjimin e Edi Ramës”, shkruan ai.
    Kadiu ishte një ndër personat më të votuar në procesin e Primareve për Tiranën. Ai u tërhoq nga gara për deputet pasi Berisha nuk e vendosi në listën e mbyllur.

  • Miqtë kanë nevojë për ty kur e kanë gabim, jo kur kanë të drejtë

    Miqtë kanë nevojë për ty kur e kanë gabim, jo kur kanë të drejtë

    ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:Nuk ka një mënyrë të duhur për të bërë gjënë e gabuar./ Dick ArmeyMiqtë e tu kanë nevojë për ty kur e kanë gabim, jo kur kanë të drejtë./ Harper LeeKur armiku të ka lëvduar, diku patjetër ke gabuar./ Amintore FanfaniKur je i sigurtë që ke të drejtë, nuk ke arsye të debatosh me atë që e ka gabim./ Georges WolinskiTë qeshim me gabimet tona mund të na zgjatet jeta. Të qeshim me gabimet e tjetrit mund të na shkurtohet./ Cullen Hightower

    Të duash nuk do të thotë të gjesh përsosurinë, por të falësh gabimet./ Rosamunde PilcherMënyra më e mirë për të bindur një idiot që e ka gabim është ta lejosh të bëjë sipas mendjes së tij./ Josh BillingsGabimet, më thjesht shfrytëzohen se ndreqen./ Jacques Deval

    ObserverKult

    ————-

    Lexo edhe:

    MË MIRË MES KORBAVE SE MES SERVILËVE…DHE THËNIE TJERA PËR SERVILIZMIN

  • I fokusuar të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë në 2027, jo të.. / Alimehmeti: PD ka nevojë për ndryshim!

    I fokusuar të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë në 2027, jo të.. / Alimehmeti: PD ka nevojë për ndryshim!

    Për Ilir Alimehmetin, i cili ishte i pranishëm sot në takimin e foltores së Ervin Salianjit në Durrës, ku mbajti edhe fjalim, PD ka nevojë për ndryshim. 
    I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ai tha se PD duhet të shtohet në ide dhe në njerëz. 
    ‘Unë fjalimet i mbajë të shkurtra në këto raste mesazhi është i rëndësishëm dhe mesazhi është mesazh bashkimi, bashkim njerëzish. Unë them se PD ka nevojë për tu shtuar në ide dhe në njerëz. Mund të kemi edhe mendime ndryshe nga njëri-tjetri. Ka diskutime dhe mirë është që të bëhen dhe të fliten. Ne kemi një situatë ku duhet që të krijojmë sinergji forcash’, tha ai. 
    I pyetur nëse ka ambicie për të kandiduar për kryetar të PD, kur të bëhen zgjedhjet, ai e mohoi këtë. Alimehmeti tha se ambicia e tij është të garojë në zgjedhjet vendore të 2027 për Bashkinë e Tiranës. 
     ‘Unë jam në një situatë që po shoh me kujdes zgjedhjet vendore të 2027 për Tiranën dhe aty kam qenë i fokusuar gjithmonë’, tha ai. 

  • FOTOLAJM/ Demokratët e Durrësit nuk i binden Berishës, mbushin sallën plot për Salianjin dhe Alimehmetin

    FOTOLAJM/ Demokratët e Durrësit nuk i binden Berishës, mbushin sallën plot për Salianjin dhe Alimehmetin

    Ndërsa Sali Berisha i quan takime private ato të organizuara nga Ervin Salianji dhe Ilir Ahimehmeti, e që nuk kanë lidhje me PD, demokratët e Durrësit kanë treguar sot mbështetje për këta të fundit.

    Salla në të cilën ishte njoftuar takimi sot me demokratët nga Salianji dhe Alimehmeti ishte mbushur plot, duke treguar kështu një ‘mosbindje’ ndaj Berishës dhe duke treguar se janë dakord me qasjen e dy demokratëve, të cilët thonë se PD ka nevojë për rizgjm dhe ringritje.
    “Duhet ta themi hapur dhe me sinqeritet, opozita e paaftë për të nxjerrë shqiptarët drejt kutive të votimit, dhe për t’i fituar zgjedhjet. Zgjedhjet e pjesshme lokale janë mesazh. Edi Rama nxori 15 mijë votues në Vlorë, por ne nuk nxorëm më shumë se 2 500.
    Ne jemi të qartë pse nuk i motivojmë ne të dalin të votojnë dhe t’i pyesim, ne nuk mund t’i mbyllim as sytë, as veshët, kur një super-skandal si rasti i Belinda Ballukut nuk bëri që njerëzit të vërshonin në shesh dhe të revoltoheshin, të rrëzonin qeverinë”, tha Salianji.
    “Personalisht e ndjej plagën tuaj dhe të çdo demokrati, humbjet apo vjedhjet na kanë ulur kokën, gërryer shpirtin. E ndjej dhimbjen e militantëve që u lanë të qëndronin në shi dhe të ftohtë. Demokratët janë lodhur, dhe ne nuk duhet ta kemi frikë të themi të vërtetën ashtu siç është.
    Çdo drejtues duhet ta shohë këtë ashtu siç është. Mobilizimi i demokratëve është një gabim i rëndë. Unë di edhe diçka tjetër, PD nuk është vetëm një parti politike, po të ishte e tillë, me çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve, nuk do të kishte mbijetuar dot. PD është vokacion, pasuri kombëtare, por ajo duhet të hapet, të ripërtërihet, të zgjohet, të rinovohet. Zëri i ri bashkon njerëzit përtej partive politike. Zëri i ri ka sjellë shpresë dhe aspirata fitoreje në disa bashki.
    Shqipëria ka nevojë për ne, ka nevojë për një PD të hapur, energjike, të sinqertë. Duhet ta themi me zë të lartë dhe pa asnjë kompleks, ne kemi forcën për ta sjellë rotacionin në këtë Shqipëri, ne kemi forcën për ta fituar, dhe historia nuk është një opsion, është përgjegjësi historike dhe detyrim për… Partia Demokratike duhet të hapet. Të ngrihemi në lartësinë e pritshmërive të shqiptarëve, të rrokim në çdo derë”, shtoi Salianji.
    “Vazhdoni mbani këtë ritëm, forcë e krenari për të qenë kjo PD që jeni sot. E djathta vendos Shqipërinë përpara partisë, kjo është diferenca jonë. Duhet të krijojmë një parti sa më  të fortë, kjo  realizohet  nëpërmjet ndarjes së mendimeve”, është shprehur Alimehmeti.
     

    Top Channel

  • “Për të pastruar ujin e ndenjur…”/ Anëtar i FRPD në Durrës: PD, ka nevojë për ristrukturim

    “Për të pastruar ujin e ndenjur…”/ Anëtar i FRPD në Durrës: PD, ka nevojë për ristrukturim

    19-vjecari nga Durrësi, anëtar i FRPD, Oresti Berberi, theksoi se PD ka nevojë për ristrukturim. Ai tha se për të pastruar ujin e ndenjur brenda partisë, ndryshimi duhet të nisë nga qelizat më të vogla deri tek më të mëdhaja.
    “Kjo sallë këtu përgjatë 2025 ishte vështirë të mbushej kur kjo sallë është plote këtu dhe ka njerëz që nuk kanë hyrë ende, kjo më tregon që këtu ka akoma shpresë për ndryshmi. Ka akoma shpresë për fitore, për PD për shqiptarët për Durrësin. Për të gjitha ata që e duan PD forcë fituese.
    Dhe që duan pushtetin për PD, që ti japë Shqipërisë shansin e saj më e mirë. Unë kam thënë dhe e them PD ka nevojë për hapje. PD ka nevojë për fytyra të reja, ka nevojë për ristrukturim për riorganizim.
    Dhe për të pastruar të gjithë ujin e ndenjur në të. Dhe ky ndryshim duhet të nisë nga qelizat më të vogla dhe deri tek më të mëdha.”, tha ai.

  • Anëtari i FRPD në Durrës: PD ka nevojë për ristrukturim! Për të pastruar ujin e ndenjur ndryshimi duhet të nisë nga…

    Anëtari i FRPD në Durrës: PD ka nevojë për ristrukturim! Për të pastruar ujin e ndenjur ndryshimi duhet të nisë nga…

    19-vjeçari nga Durrësi, anëtar i FRPD, Oresti Berberi, theksoi se PD ka nevojë për ristrukturim. Ai tha se për të pastruar ujin e ndenjur brenda partisë, ndryshimi duhet të nisë nga qelizat më të vogla deri tek më të mëdhaja. 
    “Kjo sallë këtu përgjatë 2025 ishte vështirë të mbushej kur kjo sallë është plote këtu dhe ka njerëz që nuk kanë hyrë ende, kjo më tregon që këtu ka akoma shpresë për ndryshmi. Ka akoma shpresë për fitore, për PD për shqiptarët për Durrësin. Për të gjitha ata që e duan PD forcë fituese. 
    Dhe që duan pushtetin për PD, që ti japë Shqipërisë shansin e saj më e mirë. Unë kam thënë dhe e them PD ka nevojë për hapje. PD ka nevojë për fytyra të reja, ka nevojë për ristrukturim për riorganizim. Dhe për të pastruar të gjithë ujin e ndenjur në të. Dhe ky ndryshim duhet të nisë nga qelizat më të vogla dhe deri tek më të mëdha.”, tha ai. 
     

  • “Real Madrid nuk ka nevojë për Haaland. Mbappe fiton “Topin E Artë” këtë sezon, Vinicius Junior sezonin tjetër”

    “Real Madrid nuk ka nevojë për Haaland. Mbappe fiton “Topin E Artë” këtë sezon, Vinicius Junior sezonin tjetër”

    3 Dhjetor 2025

    16:22

    Telesport

    Wesley Sneijder nuk ka as dyshimin më të vogël se fituesi i “Topit të Artë” të këtij sezoni do të jetë Kylian Mbappe. Në një intervistë të fundit për “Marca”, Sneijder foli me superlativa për sulmuesinf rancez dhe u shpreh se Real Madrid nuk ka nevojë për një sulmues tjetër, si Erling Haaland.
    “Unë mendoj se me sistemin aktual të pikëve, jam pothuajse i sigurt se Mbappe do ta fitojë “Topin e Artë” për sezonin 2025/2026, 100%. Plus, ai është bërë një sulmues i vërtetë, është më efektiv sesa kur luante në krah, dhe Real Madridi nuk ka nevojë tani për një lojtar si Haaland.
    Sa i përket Vinicius Junior, ai mund ta fitojë “Topin e Artë” vitin e ardhshëm. Të dy kanë potencial. Vinicius ndoshta mund ta kishte fituar dy vite më parë. Ai e meritonte atëherë, por nuk është turp që nuk e fitoi. Personalisht, dhe nuk e di çfarë mendojnë të tjerët, do të isha më i lumtur të ngrija trofeun e Champions Leagye sesa të fitoja një “Top të Artë””, u shpreh Sneijder.