Tag: nevojat

  • Tejkalimet buxhetore 2021–2024 zbulojnë nevojat e larta në sektorin e shëndetësisë

    Tejkalimet buxhetore 2021–2024 zbulojnë nevojat e larta në sektorin e shëndetësisë

    Pas pandemisë “Covid-19”, nevojat për financimin e shërbimeve publike të shëndetësisë janë rritur më shumë sesa ndan buxheti i shtetit për këtë sektor, ndryshe nga fushat e tjera të shërbimeve publike.

    Një analizë e Kuvendit të Shqipërisë për deputetët tregoi se sektori shëndetësor ka më shumë nevoja për financime sesa parashikohen, duke dëshmuar për dobësitë në programim dhe mos-ndarje të drejtë të buxhetit sipas nevojave.

    Në vitin 2021 shpenzimet faktike për Ministrinë e Shëndetësisë ishin 78,361 milionë lekë, ndërsa parashikimet ishin 70,998 milionë lekë, 7,363 milionë lekë ose 110.37% më shumë se plani.

    Në vitin 2022 shpenzimet faktike ishin 77,225 milionë lekë, ndërsa ato të parashikuara ishin 74,572 milionë lekë, ose 103.56%. Në 2023 shpenzimet ishin të njëjta me programin, por në 2024 shpenzimet faktike ishin 78,795 milionë lekë ose 4.24% më shumë se buxheti në dispozicion.

    Në vitin 2021 dhe 2022, pandemia e COVID-19 mund të ketë shkaktuar nevojën për më shumë shpenzime në sektorin e shëndetësisë, siç janë blerjet e pajisjeve, ilaçeve dhe kostot për kujdesin e pacientëve, duke çuar në një tejkalim të parashikimeve. Ky mund të ketë kontribuar në realizimin e shpenzimeve që janë më të larta sesa ishin parashikuar.

    Viti 2025 ende nuk është mbyllur, por kërkesat e spitaleve dhe sektorit shëndetësor publik po vijnë në rritje nga plakja e popullsisë dhe barra më e madhe e sëmundjeve.

    Në shërbimin spitalor parashikimet për fondet i bëjnë shefat e pavioneve. Por shpesh disa shërbime përballen me flukse më të larta se të dhënat historike. Duke qenë se shefat e shërbimeve janë mjekë dhe nuk e kanë parësore planifikim-menaxhimin, ndoshta profesionistët e ekonomisë mund të bënin parashikime më të sakta.

    Rritja e kërkesës për shërbime shëndetësore në vendin tonë po rritet me shpejtësi dhe flukset janë shumë me të mëdha në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

    Megjithë nevojat e larta për financime, buxheti për shëndetësinë ka pësuar ulje si në raport me PBB-në ashtu edhe me shpenzimet e përgjithshme buxhetore.

    Nga viti 2021 në 2026, pjesa e buxhetit të shtetit e dedikuar për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale ka rënë nga 11.3% në 9.3%, një ulje prej rreth 2 pikë përqindje në pesë vjet. Ka një rritje nominale të buxhetit të shëndetësisë (si vlerë absolute), por ka një ulje të rëndësisë relative të këtij sektori në buxhetin e përgjithshëm të shtetit.

    Gjithashtu, nga 2021 në 2026, shpenzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale si pjesë e PBB-së kanë rënë nga 4.22% në 2.97%, nivele shumë më të ulëta se vendet e rajonit dhe të BE-së që financojnë 4–9% të PBB-së për nevojat shëndetësore./ Monitor

  • Takimi i Gjenevës dhe plani paqes Ukrainë-Rusi, reagon Erdogan

    Takimi i Gjenevës dhe plani paqes Ukrainë-Rusi, reagon Erdogan

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se propozimi i Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës mund të jetë i pranueshëm, por vetëm nëse adreson plotësisht nevojat dhe pritshmëritë e sigurisë si të Moskës, ashtu edhe të Kievit.

    “Sipas presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, plani i Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës mund të pranohet nëse përmbush nevojat e sigurisë si të Moskës ashtu edhe të Kievit,” raportoi Sabah.

    Erdogan, i pyetur mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje bazuar në planin 28-pikësh të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, u shpreh:

    “Një marrëveshje, mbi propozimin e Trump, do të jetë e mundur nëse plani përmbush pritjet legjitime dhe nevojat e sigurisë të palëve, pa krijuar paqëndrueshmëri të re,” tha ai për të përditshmen turke.

    Deklaratat e presidentit turk vijnë ndërsa diskutimet mbi një zgjidhje të mundshme diplomatike për luftën në Ukrainë po intensifikohen në nivel ndërkombëtar.

  • Von der Leyen letër shteteve anëtare të BE: Gjeni zgjidhje për të përmbushur nevojat financiare të Ukrainës

    Von der Leyen letër shteteve anëtare të BE: Gjeni zgjidhje për të përmbushur nevojat financiare të Ukrainës

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , në një letër drejtuar shteteve anëtare, kërkon që të gjenden zgjidhje për të përmbushur nevojat financiare të Ukrainës, duke theksuar se Kievi po përballet me një boshllëk të konsiderueshëm financiar.
    Ajo i referohet Samitit të fundit të Liderëve dhe angazhimit të tyre për të mbështetur Ukrainën, duke vënë në dukje se ” duhet të gjenden zgjidhje për të mbuluar nevojat urgjente financiare të Ukrainës për periudhën 2026-2027, duke përfshirë mbështetjen ushtarake dhe mbrojtëse”.
    Në letrën e saj, von der Leyen deklaron se bazuar në parashikimet paraprake të FMN-së, edhe nëse lufta përfundon deri në fund të vitit 2026 dhe merret në konsideratë e gjithë ndihma ndërkombëtare e angazhuar tashmë, Ukraina do të përballet me një boshllëk të konsiderueshëm financimi që kërkon fonde të reja.

    Komisioni Evropian paraqet tre opsione kryesore për mbështetje shtesë dhe në kohë:

    Së pari, financimi përmes granteve nga shtetet anëtare.
    Së dyti, një kredi e cila do të financohet përmes huamarrjes së BE-së nga tregjet.
    Së treti, një kredi të lidhur me të ardhurat ose balancat nga asetet e ngrira ruse.

    Kushtet kryesore të vendosura nga Presidentja e Komisionit janë disponueshmëria e shpejtë e fondeve dhe shpërndarja e drejtë e barrës midis partnerëve ndërkombëtarë.
    Komisioni Evropian thekson nevojën për angazhim kolektiv dhe një marrëveshje të shpejtë, veçanërisht në prag të Këshillit të ardhshëm Evropian në dhjetor, për të ruajtur presionin mbi Rusinë dhe për të krijuar kushtet për pezullimin e armiqësive dhe negociatat e ardhshme të paqes./vizionplus.tv

  • Buxheti 2026, Rama: Për herë të parë, një fond i posaçëm për nevojat e kancerit

    Buxheti 2026, Rama: Për herë të parë, një fond i posaçëm për nevojat e kancerit

    Gjatë një dëgjese me banorët e njësisë nr. 2 në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se sot ekonomia përgjigjet pozitivisht falë reformave që janë bërë. Ai u ndal te Spitali Onkologjik ku nuk anashkaloi skandalin famëkeq, por tha se aty ka pasur një transformim të jashtëzakonshëm në infrastrukturë.
    Në këtë pikë, kryeministri u shpreh se pamundësia që atje të ofrohen barnat e shtrenjta për të gjitha nevojat, krijoi hapësirën për skandalin. Duke qenë se kërkesat për barna po rriten, ka një ndryshim në buxhetin e vitit 2026.
    Edi Rama: Për buxhetin e vitit 2026 ne kemi vendosur për herë të parë një fond të posaçëm për të përballuar të gjitha nevojat për kancerin që do të thotë që njerëzit tanë që shkojnë atje të mos kenë mungesë dhe nga ajo mungesa të mos përfitojë askush në atë situatë.

  • Noka përplaset me Drejtoren e SHISH: O zonjë po talleni! Shifrat e buxhetit s’kanë sekrete…

    Noka përplaset me Drejtoren e SHISH: O zonjë po talleni! Shifrat e buxhetit s’kanë sekrete…

    Në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti Flamur Noka është ‘përplasur’ me kryetaren e SHISH, pasi kjo e fundit kërkoi që mbledhja të kalonte me dyer të mbyllura.
    “Projekt-buxheti për vitin 2026 është parashikuar një fond prej 3 miliard lekë. Nevojat shtesë për investime që i kemi parashikuar për vitin 2026, kisha kërkuar mirëkuptimin e këtij komisioni për të kaluar në seancë të mbyllur”-u shpreh kryetarja e SHISH Vlora Hyseni.

    “Ne kur kërkuam që buxheti të jetë transparent, nuk është sekret t’u thuash qytetarëve që buxheti i miratuar nga qeveria është kaq dhe kërkesat e shërbimit për të funksionuar normalisht, janë kaq për të mbuluar nevojat tona. Ne po tallemi me qytetarët në rast se do vazhdojmë kështu.
    Unë jam deputet i vjetër, këtu në atë vend janë ulur disa krerë shërbimesh në vend të asaj zonjës. Është hera e parë në 35 vite parlament që terri informativ mbulon këtë komision në raportimin e shërbimit informativ. Tallet zonja me taksapaguesit, kjo është e papranueshme. Nuk i hedhim dot hi syve”-u shpreh Noka.

  • 15.2% e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat mjekësore

    15.2% e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat mjekësore

    Shqipëria kryesoi Europën për numrin e lartë të popullsisë mbi 16 vjeç që kishin nevoja mjekësore të paplotësuara në vitin 2024 raportoi sot EUROSTAT.

    Të dhënat  tregojnë se në vitin 2024, 3.8% e personave të moshës 16 vjeç e lart në BE raportuan se kishin nevoja të paplotësuara për një ekzaminim ose trajtim mjekësor, një përqindje që varionte nga 0.2% në Qipro dhe 0.7% në Maltë deri në 13.4% në Greqi dhe 15.2% në Shqipëri. Shqipëria mban rekordi në rajon. Sipas Eurostat, vetëm 2.8% e malazezëve nuk plotësonin nevojat mjekësore, 8.2% e serbëve, dhe 6% e maqedonasve. Mungojnë të dhënat për Kosovën e Bosnjë Hercegovinën.

    Ndonëse shëndetësia teorikisht është falas, të ndara sipas arsyeve, 8.8% e shqiptarëve citojnë faktin se shërbimi është shumë i shtrenjtë (nga 1% që është mesatarja europiane) dhe e dyta më e lartë në Europë, pas Greqisë (9.1%). Vetëm 0.9% e malazezëve dhanë si arsye shërbimin e shtrenjtë dhe nga 1.8% Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

    Në arsyet e tjera, 0.3% e shqiptarëve përmendën largësinë për të udhëtuar, 1.1% janë në listë pritje. Interesante është që shqiptarët krahasohen me vendet nordike për përgjigjen “Desha të prisja dhe shikoja nëse problemi do të përmirësohej vetë”, me 2%, e treta më e larta pas Danimarkës (3.3%) dhe Norvegjisë (2.4%), përkundrejt 0.4% mesatarja europiane. Relativisht e lartë është dhe pesha e atyre që thonë se nuk kanë kohe (1%), e dyta pas Danimarkës (1.6%), ndërsa mesatarja e Europës është 0.3%.

    Në BE, 2 arsyet kryesore më të zakonshme për nevojat e paplotësuara për kujdes mjekësor në vitin 2024 ishin për shkak të listave të pritjes ose se ai ishte shumë i shtrenjtë. Së bashku, këto 2 arsye përbënin më shumë se gjysmën e të gjithë njerëzve që raportuan një nevojë të paplotësuar për kujdes mjekësor

    Arsyet kryesore të tjera më të zakonshme të dhëna ishin dëshira për të parë nëse problemi do të përmirësohej vetë (0.4% e njerëzve) dhe mungesa e kohës (0.3%). Arsyet më pak të zakonshme përfshinin frikën, mosnjohjen e një mjeku ose specialisti të mirë, ose se ishte shumë larg për të udhëtuar (të gjitha 0.1%). Përveç arsyeve kryesore të specifikuara, një 0.5% e njerëzve të tjerë treguan një arsye tjetër (të paspecifikuar) për një nevojë të paplotësuar për kujdes mjekësor.

    Një listë pritjeje që pengonte kujdesin mjekësor ishte arsyeja specifike më e shpeshtë e dhënë për nevojat e paplotësuara për kujdes mjekësor në Gjermani, Estoni, irlandë, Spanjë, Letoni, Lituani, Austri, Poloni, Slloveni, Sllovaki dhe Finlandë e Suedi në vitin 2024. Në Shqipëria arsyea kryeore ishin kostot e larta dhe listat e pritjes.

    Shpenzimet e kujdesit mjekësor ishin arsyeja specifike më e shpeshtë për nevojat e paplotësuara për kujdes mjekësor në Belgjikë, Bullgari, Greqi, Francë, itali, Qipro dhe Rumani.

    Dëshira për të pritur dhe për të parë nëse problemi do të përmirësohej vetvetiu ishte arsyeja specifike më e shpeshtë për nevojat e paplotësuara për kujdes mjekësor në Çeki, Danimarkë, Kroaci, Luksemburg dhe Maltë.

    NëBE, 1.9% e personave të moshës 16 deri në 44 vjeç raportuan nevoja të paplotësuara për kujdes mjekësor në vitin 2024 për shkak se është shumë i shtrenjtë, shumë larg për të udhëtuar ose për shkak të listave të pritjes, krahasuar me 2.6% për personat e moshës 45 deri në 64 vjeç dhe 3.3% për personat e moshës 65 vjeç e lart. Në shumë vende të BE-së, mosha ishte një faktor i lidhur me nevojat e paplotësuara për kujdes mjekësor për shkak të këtyre arsyeve, megjithëse nuk kishte një model universal – shih Figurën 2./Monitor

  • 15.2% e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat mjekësore, kryeson kosto e lartë, rekord në Europë

    15.2% e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat mjekësore, kryeson kosto e lartë, rekord në Europë

    Shqipëria kryesoi Europën për numrin e lartë të popullsisë mbi 16 vjeç që kishin nevoja mjekësore të paplotësuara në vitin 2024 raportoi sot EUROSTAT.Të dhënat  tregojnë se në vitin 2024, 3.8% e personave të moshës 16 vjeç e lart në BE raportuan se kishin nevoja të paplotësuara për një ekzaminim ose trajtim mjekësor, një përqindje që varionte nga 0.2% në Qipro dhe 0.7% në Maltë deri në 13.4% në Greqi dhe 15.2% në Shqipëri. Shqipëria mban rekordi në rajon. Sipas Eurostat, vetëm 2.8% e malazezëve nuk plotësonin nevojat mjekësore, 8.2% e serbëve, dhe 6% e maqedonasve. MUngojnë të dhënat për Kosovën e Bosnjë Hercegovinën.Ndonëse shëndetësia teorikisht është falas, të ndara sipas arsyeve, 8.8% e shqiptarëve citojnë faktin se shërbimi është shumë i shtrenjtë (nga 1% që është mesatarja europiane) dhe e dyta më e lartë në Europë, pas Greqisë (9.1%). Vetëm 0.9% e malazezëve dhanë si arsye shërbimin e shtrenjtë dhe nga 1.8% Serbia dhe Maqedonia e Veriut.Në arsyet e tjera, 0.3% e shqiptarëve përmendën largësinë për të udhëtuar, 1.1% janë në listë pritje. Interesante është që shqiptarët krahasohen me vendet nordike për përgjigjen “Desha të prisja dhe shikoja nëse problemi do të përmirësohej vetë”, me 2%, e treta më e larta pas Danimarkës (3.3%) dhe Norvegjisë (2.4%), përkundrejt 0.4% mesatarja europiane. Relativisht e lartë është dhe pesha e atyre që thonë se nuk kanë kohe (1%), e dyta pas Danimarkës (1.6%), ndërsa mesatarja e Europës është 0.3%.Në BE, 2 arsyet kryesore më të zakonshme për nevojat e paplotësuara për kujdes mjekësor në vitin 2024 ishin për shkak të listave të pritjes ose se ai ishte shumë i shtrenjtë. Së bashku, këto 2 arsye përbënin më shumë se gjysmën e të gjithë njerëzve që raportuan një nevojë të paplotësuar për kujdes mjekësorArsyet kryesore të tjera më të zakonshme të dhëna ishin dëshira për të parë nëse problemi do të përmirësohej vetë (0.4% e njerëzve) dhe mungesa e kohës (0.3%). Arsyet më pak të zakonshme përfshinin frikën, mosnjohjen e një mjeku ose specialisti të mirë, ose se ishte shumë larg për të udhëtuar (të gjitha 0.1%). Përveç arsyeve kryesore të specifikuara, një 0.5% e njerëzve të tjerë treguan një arsye tjetër (të paspecifikuar) për një nevojë të paplotësuar për kujdes mjekësor.Një listë pritjeje që pengonte kujdesin mjekësor ishte arsyeja specifike më e shpeshtë e dhënë për nevojat e paplotësuara për kujdes mjekësor në Gjermani, Estoni, irlandë, Spanjë, Letoni, Lituani, Austri, Poloni, Slloveni, Sllovaki dhe Finlandë e Suedi në vitin 2024. Në Shqipëria arsyea kryeore ishin kostot e larta dhe listat e pritjes.Shpenzimet e kujdesit mjekësor ishin arsyeja specifike më e shpeshtë për nevojat e paplotësuara për kujdes mjekësor në Belgjikë, Bullgari, Greqi, Francë, itali, Qipro dhe Rumani.Dëshira për të pritur dhe për të parë nëse problemi do të përmirësohej vetvetiu ishte arsyeja specifike më e shpeshtë për nevojat e paplotësuara për kujdes mjekësor në Çeki, Danimarkë, Kroaci, Luksemburg dhe Maltë.Në BE, 1.9% e personave të moshës 16 deri në 44 vjeç raportuan nevoja të paplotësuara për kujdes mjekësor në vitin 2024 për shkak se është shumë i shtrenjtë, shumë larg për të udhëtuar ose për shkak të listave të pritjes, krahasuar me 2.6% për personat e moshës 45 deri në 64 vjeç dhe 3.3% për personat e moshës 65 vjeç e lart. Në shumë vende të BE-së, mosha ishte një faktor i lidhur me nevojat e paplotësuara për kujdes mjekësor për shkak të këtyre arsyeve, megjithëse nuk kishte një model universal – shih Figurën 2. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • SYRI TV/ Lazarati thahet për ujë në mes të verës, banorët: Uji në çezma vjen me orar

    SYRI TV/ Lazarati thahet për ujë në mes të verës, banorët: Uji në çezma vjen me orar

    Ndonëse u investua për ndërtimin e një ujësjellësi të ri, që do të siguronte ujë 24 orë për banorët, në Lazarat kjo gjë nuk ka ndodhur.

    Uji në çezmat e banesave në Lazarat shkon me orar të kufizuar, ndërsa banorët thonë se nuk plotësojnë dot as nevojat për konsum familjar.
    Investimi i madh, i cili u promovua si zgjidhje përfundimtare për mungesën e ujit, nuk ka arritur të përmbushë as nevojat minimale të përdorimit ditor.
    Banorët shprehen se sasia e ujit nuk mjafton as për konsum familjar, e jo më për aktivitetet bujqësore apo blegtorale me të cilat jeton shumica e zonës.

    Situata vijon të jetë shqetësuese, ndërsa mungojnë burimet zyrtare për arsyet e mungesës së furnizimit, pavarësisht projektit të përfunduar.

     

  • “Hidh hapin tënd”, paga 1 deri në 3 mijë euro, kërkohen punonjës në shumë sektorë

    “Hidh hapin tënd”, paga 1 deri në 3 mijë euro, kërkohen punonjës në shumë sektorë

    Por ende mungojnë urat që lidhin nevojat e tregut të punës me ata që enden në kërkim të një rroge. Për të zbutur këtë ngërç, Fakulteti i Ekonomisë është kthyer në rolin e ndërmjetësit duke organizuar një Panair Pune.
    “Është i disati vit që FEUT bën panaire pune. Jemi në kërkim të studentëve si në drejtim të punësimit të tyre ashtu edhe në praktikat mësimore që ne si kompani ofrojmë”, shprehet Fatma Jaupi.
    Bashkë me kompanitë e telekomunikacionit dhe atyre të mikrofinancës, në rritje janë edhe ato në fushën e shitblerjes së pronave. Rrjedhimisht duhen më shumë punonjës.
    “Sot jemi te FEUT, por nevojat janë edhe më shumë. Kompania jonë ka në thelb teknologjinë, fintech dhe na duhen shumë punonjës”, deklaron Emin Muçaj.
    Pjesë e grupit të të rinjve, me dëshirë madje të shtuar për t’u futur në tregun e punës është edhe Viola. “Duke qenes e jam nga Vlora dhe kam pasur eksperiencë në banak, jam duke parë për punë në profilin e turizmin”.
    Ka edhe nga ana që ndonëse e kanë një punë, e shfrytëzojnë panairin për t’u përditësuar me nevojat e tregut.
    Kryesisht në Tiranë dhe qytetet bregdetare, aktualisht sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive janë mbi 5 mijë e 700 vende të lira pune.

  • Rijetësimi i ish-Uzinës së Autotraktorëve, Kryeministri: Plotësojmë nevojat për FA, Policinë dhe zjarrfikësen

    Rijetësimi i ish-Uzinës së Autotraktorëve, Kryeministri: Plotësojmë nevojat për FA, Policinë dhe zjarrfikësen

    Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në prezantimin e projektit për rigjallërimin e ish-Uzinës së Autotraktorëve në Tiranë, i cilësoi spekulimet se do të jetë një vatër rreziku për njerëzit, një çmenduri. Kryeministri tha me projektet e reja synojnë që të rijetësojnë infrastrukturën e vjetër të mbetur jashtë funksionit. Rama tha se synojnë që të ndërtojnë një rrjet të plotë të prodhimit në vend për nevojat e Forcave të Armatosura, të forcave policore, zjarrfikësve, por edhe për eksport
    “Bëhet fjalë për një zhvillim pozitiv për FA, për ekonominë tonë kombëtare dhe komunitetin këtu, pasi në kuadrin e Rilindjes së industrisë ushtarake në Shqipëri, ne kemi një sërë projektesh për rijetësimin e një infrastrukture të vjetër të mbetur jashtë funksionit, si kjo këtu, apo siç ishte infrastruktura e kompleksit industrial të Rubikut apo të tjera, ku synimi ynë është që të ndërtojmë një rrjet të plotë të prodhimit në vend për nevojat e FA, të Policisë, të zjarrfikëses por edhe për eksport. Kjo do të bëjë se rritja e përvitshme e buxhetit të mbrojtjes të shkojë për të stimuluar ekonominë kombëtare, përmes krijimit të këtyre hallkave të reja, të krijohen vende të reja pune të mirëpaguara për teknikë dhe ekspertë të nivelit të lartë dhe sigurisht që përmes këtij procesi të stimulojmë teknologjinë e inovacionit”, tha Rama.