Tag: nevoja

  • Gjest fantastik! FSHF me aktivitet futbolli me fëmijët me nevoja të veçanta

    Gjest fantastik! FSHF me aktivitet futbolli me fëmijët me nevoja të veçanta

    4 Dhjetor 2025

    16:32

    Telesport

    Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi një event me fëmijë me nevoja të veçanta, në kuadër të ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta.
    Në këtë nismë të ndërmarrë nga Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë morën pjesë rreth 15 fëmijë, të cilët zhvilluan lojëra sportive individuale dhe në grup, nën kujdesin e specialistëve të SHRFT.
    Fëmijët u përfshinë në ushtrime argëtuese, lojë individuale me top, driblime, gjuajtje të penalltive dhe lojë në skuadër.
    Fëmijëve pjesëmarrës iu dhuruan fanella të lojës dhe topa futbolli si simbol i dashurisë për sportit dhe mesazhit të gjithëpërfshirjes që përçon loja më e bukur në botë.

  • Mbahet konferenca kombëtare në Elbasan, fokus te fëmijët me nevoja të veçanta

    Mbahet konferenca kombëtare në Elbasan, fokus te fëmijët me nevoja të veçanta

    Bashkia Elbasan, në bashkëpunim me “Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta” dhe me mbështetjen financiare të Republikës së Bullgarisë, organizoi konferencën kombëtare me temë “Zhvillimi i ndërhyrjes në fëmijërinë e hershme në Shqipëri”.Kjo konferencë kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të institucioneve, profesionistëve dhe aktorëve të interesuar mbi rëndësinë e ndërhyrjes së hershme si një çështje thelbësore për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve, veçanërisht atyre me nevoja të veçanta.Gjatë këtij aktiviteti, Bashkia Elbasan ndau vizionin për ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse, më të ndjeshme dhe më mbështetëse ndaj fëmijëve që kanë nevoja të veçanta, duke theksuar se politikat sociale duhet të jenë të orientuara drejt mbështetjes që në moshat më të hershme.Nënkryetarja e Bashkisë Elbasan, Klaudja Krasnika, në fjalën e saj theksoi se ndërhyrjet e hershme janë vendimtare për të ardhmen e fëmijëve me nevoja të veçanta, pasi u japin atyre më shumë mundësi për të zhvilluar aftësitë, për të mësuar, për t’u socializuar dhe për t’u integruar plotësisht në jetën e komunitetit.Bashkia Elbasan është bërë pjesë e këtij projekti përmes Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale, duke kontribuar në zbatimin e aktiviteteve mbështetëse për fëmijët, por edhe në forcimin e kapaciteteve profesionale të specialistëve. Sipas përfaqësuesve të bashkisë, ky projekt ka ndikuar edhe në modelimin e praktikave bashkëkohore të punës me fëmijërinë e hershme, duke sjellë standarde më të avancuara shërbimi.Konferenca u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të politikave më efektive për fëmijët me nevoja të veçanta dhe për garantimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të barabartë për ta.

  • FSHF bashkohet me UEFA për seminarin treditor për lojtarët me nevoja të veçanta

    FSHF bashkohet me UEFA për seminarin treditor për lojtarët me nevoja të veçanta

    Federata Shqiptare e Futbollit mirëpriti për herë të parë “UEFA Regional Coaching Disabled Workshop”, një seminar tre-ditor, i cili kishte në fokus trajnimin e trajnerëve që punojnë me futbollistë me nevoja të veçanta. Gjatë seminarit, përveç përfaqësuesve të FSHF-së, morën pjesë edhe përfaqësues të UEFA-s, të cilët ndanë eksperiencat dhe njohuritë e tyre në fushën e futbollit për persona me nevoja të veçanta. Ndër ta ishin Xhef Davis, ekspert i UEFA-s për futbollin e personave me nevoja të veçanta, Les Houie, mentor dhe edukator i programeve bazë të UEFA-s, si dhe Vladimir Luptak, mentor i futbollit i bazës pranë UEFA-s.
    Gjatë punimeve të seminarit, Jeff Davis, ekspert i UEFA-s për futbollin e personave me nevoja të veçanta, dha një prononcim për fshf.org, ku foli mbi metodologjinë e ndjekur dhe rëndësinë që ky aktivitet ka për edukimin e trajnerëve. “Kemi 8 Federata këtu, të cilat po shqyrtojnë mënyrën se si ne ofrojmë kurse trajnuese për njerëzit me nevoja të veçanta. Ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë midis të gjitha këtyre federatave. UEFA dëshiron të sigurohet që futbolli të jetë i disponueshëm për të gjithë, dhe ky kurs do të na ndihmojë të edukojmë trajnerët dhe t’u japim njerëzve me nevoja të veçanta një mundësi të shkëlqyer për të luajtur këtë lojë të mrekullueshme me ne.
    Shumë nga programet që kemi fokusohen në mënyrën se si të punojmë me njerëzit me nevoja të veçanta, si të përdorim terminologjinë e duhur dhe gjithashtu si të sigurohemi që të gjithë të përfshihen në lojë. Kemi përfshirë si sesione praktike ashtu edhe teorike, për të ndihmuar trajnerët të përmirësohen në atë që bëjnë”, u shpreh eksperti i UEFA-s, Xhef Davis. Në përfundim të seminarit, pjesëmarrësit vlerësuan lart organizimin e FSHF-së dhe angazhimin e saj për të krijuar më shumë mundësi për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta në futboll.
     

  • Futbolli për të gjithë / FSHF dhe UEFA bashkojnë forcat për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta

    Futbolli për të gjithë / FSHF dhe UEFA bashkojnë forcat për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta

    Federata Shqiptare e Futbollit mirëpriti për herë të parë “UEFA Regional Coaching Disabled Workshop”, një seminar tre-ditor, i cili kishte në fokus trajnimin e trajnerëve që punojnë me futbollistë me nevoja të veçanta.
    Gjatë seminarit, përveç përfaqësuesve të FSHF-së, morën pjesë edhe përfaqësues të UEFA-s, të cilët ndanë eksperiencat dhe njohuritë e tyre në fushën e futbollit për persona me nevoja të veçanta. Ndër ta ishin Jeff Davis, ekspert i UEFA-s për futbollin e personave me nevoja të veçanta, Les Howie, mentor dhe edukator i programeve bazë të UEFA-s, si dhe Vladimir Luptak, mentor i futbollit i bazës pranë UEFA-s.
    Gjatë punimeve të seminarit, Jeff Davis, ekspert i UEFA-s për futbollin e personave me nevoja të veçanta, dha një prononcim për fshf.org, ku foli mbi metodologjinë e ndjekur dhe rëndësinë që ky aktivitet ka për edukimin e trajnerëve.
    “Kemi 8 Federata këtu, të cilat po shqyrtojnë mënyrën se si ne ofrojmë kurse trajnuese për njerëzit me nevoja të veçanta. Ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë midis të gjitha këtyre federatave. UEFA dëshiron të sigurohet që futbolli të jetë i disponueshëm për të gjithë, dhe ky kurs do të na ndihmojë të edukojmë trajnerët dhe t’u japim njerëzve me nevoja të veçanta një mundësi të shkëlqyer për të luajtur këtë lojë të mrekullueshme me ne.
    Shumë nga programet që kemi fokusohen në mënyrën se si të punojmë me njerëzit me nevoja të veçanta, si të përdorim terminologjinë e duhur dhe gjithashtu si të sigurohemi që të gjithë të përfshihen në lojë. Kemi përfshirë si sesione praktike ashtu edhe teorike, për të ndihmuar trajnerët të përmirësohen në atë që bëjnë”, – u shpreh eksperti i UEFA-s, Jeff Davis.
    Në përfundim të seminarit, pjesëmarrësit vlerësuan lart organizimin e FSHF-së dhe angazhimin e saj për të krijuar më shumë mundësi për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta në futboll. Ky aktivitet përforcon përkushtimin e FSHF-së dhe UEFA-s për ta bërë futbollin një lojë të hapur dhe të arritshme për të gjithë, duke promovuar barazi, diversitet dhe bashkëpunim në çdo nivel të tij.

  • “Dola për nevoja personale”, këshilltari i PS tregon arsyen pse nuk votoi për shkarkimin e Veliajt

    “Dola për nevoja personale”, këshilltari i PS tregon arsyen pse nuk votoi për shkarkimin e Veliajt

    Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi, ka sqaruar arsyet pse nuk mori pjesë në votimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut. I ftuar në një emision televiziv, Muharremi tha se mungesa e tij ishte një rastësi dhe jo një qëndrim politik.
    “Pas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të PS-së, e cila ka kërkuar që Tirana të shkojë në zgjedhje dhe të ketë një kryetar të ri, u mblodh grupi i këshilltarëve socialistë. Unë kam qenë një nga firmëtarët për mbledhjen e jashtëzakonshme për Veliajn. Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, pasi mbajta fjalën time, mendova se fjala do t’i kalonte kryetarëve të grupeve, siç ndodh zakonisht. Për nevoja personale dola për pak minuta dhe kur u ktheva, votimi kishte përfunduar,” shpjegoi Muharremi.
    Ai theksoi se nëse do të kishte qenë në sallë, do të kishte votuar pro shkarkimit të Veliajt. “Po të isha aty, padyshim do të kisha votuar, sepse është një vendim politik. Ne kërkojmë të jemi në shërbim të qytetarëve dhe duam që Tirana të ketë një kryetar të zgjedhur,” tha ai.

  • Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…

    Provimi i gjuhës së huaj/ Manastirliu: Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta…

    Mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2025.
    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përcolli sot para nisjes së provimit një mesazh inkurajues për maturantët.
    ”Sot nis një moment shumë i rëndësishëm për ju, provimet e Maturës Shtetërore. Mbi 27 mijë prej jush, do të përballeni me një seri provimesh që nuk matin vetëm atë që keni mësuar, por edhe përkushtimin dhe mundin që keni treguar gjatë gjithë këtyre viteve të gjimnazit. Sot nisni me gjuhën e huaj. Më pas do të vijnë provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë më 10 qershor, matematika më 17 qershor, dhe më 24 qershor do të zhvilloni lëndët me zgjedhje”, tha Manastirliu.
    Ajo vuri në dukje masat e ndërmarra për garantimin e një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.
    “Që në janar janë shpërndarë modelet e testeve, janë zhvilluar para-testime në shkolla për të identifikuar vështirësitë, janë organizuar trajnime intensive me hartuesit, administratorët dhe vlerësuesit e testimit. Janë përzgjedhur me kujdes qendrat e testimit dhe është ndërtuar një fond pyetjesh në përputhje me programet orientuese.
    Në këtë proces janë angazhuar 145 administratorë të trajnuar, të cilët do të kujdesen për çdo aspekt të provimit: nga tërheqja e materialeve, kontrolli i ambienteve dhe ruajtja e fshehtësisë, deri tek dorëzimi i testeve. Ata do të jenë aty për t’ju dhënë të gjithë qetësinë dhe sigurinë që ju keni nevojë.
    Janë ngritur 145 qendra testimi sipas standardeve, ndërsa 640 mësues janë përfshirë në procesin e vlerësimit, për të garantuar një maturë transparente dhe të drejtë për të gjithë”,tha Manastirliu.
    Më tej, Manastirliu vuri theksin te risia e këtij viti që është përfshirja më e gjerë e nxënësve me nevoja të veçanta.
    “Kemi ndërmarrë edhe një hap të rëndësishëm për përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta nëpërmjet testeve specifike. Për herë të parë, për nxënësit që nuk dëgjojnë do të kenë pranë tyre mësues të gjuhës së shenjave gjatë testimit, një masë që siguron dhe nxit barazinë dhe dinjitetin për çdo nxënës.
    E dimë që keni kaluar shumë kohë duke studiuar, duke bërë ushtrime dhe duke u përgatitur. E dimë që keni pasur dhe do të keni emocione në këtë muaj, si dhe dilemat tuaja. Ajo që ne si prindër e si mësues ju themi është: Besoni tek vetja, më e mira është përpara jush për gjithçka që vjen pas këtij momenti në rrugëtimin drejt një të ardhmeje të shkëlqyer për të gjithë”, përfundoi Manastirliu, duke ju uruar suksese të gjithë maturantëve.

  • Shpenzimet për NATO/ Rama: Kemi shumë nevoja për të përmbushur

    Shpenzimet për NATO/ Rama: Kemi shumë nevoja për të përmbushur

    Edi Rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron foli për mbrojtjen dhe shpenzimet e NATO-s. Rama u shpreh se kemi shumë nevoja për të përmbushur dhe duhet një plan i mirë dhe i përgatitur për të krjuar një sistem mbrojtje më efikas. Më tej, ai shtoi se duhet një plan i koordinuar dhe me një garanci eficence, për shfrytëzimin e parave që duhen përdorur
    “Ne nuk kemi një buxhet të madh dhe nga ana tjetër kemi shumë nevoja për të përmbushur, por e kemi përmbushur detyrimin tonë ndaj kontratës së përbashkët të Aleancës, ky është një moment i veçantë që ka sjellë në tryezë nevojën për të investuar më shumë dhe duam të rilindim ushtrinë tonë ushtarake dhe kemi nisur ta bëjmë duke nisur me më shumë buxhet për vendin. Por duke parë që tani është fryma e përgjithshme që do rriten buxhetet, na vijnë kompani nga të katër anët e Europës, blini nga ne makina… Është diçka që tregon se çështja nuk është sa para vëmë në dispozicion, por si i përdorim ato para. Franca ka një ushtri të përmbushur, por ne kemi ende shumë për të bërë. Dhe na duhet një plan më i koordinuar dhe me një garanci eficence, për shfrytëzimin e parave që duhen përdorur… Përpara disa javësh pata, një bisede me CEO e një prej kompanive më të mëdha ushtarake dhe më tha se ka vizituar një vend që ka blerë pa fund armatime, por që i kanë të pahapura dhe kjo nuk është një forcim i mbrojtjes. Duhet të punojmë për një sistem mbrojtje më efikas. Europa nuk mund të kthehet në një territor ku flitet vetëm për armë dhe luftë. Pasi ka dy territore për të mbrojtur, atë fizik dhe atë shpirtëror”, tha ai./ZËRI

  • “Shpenzimet për NATO, 2 përqind”/ Rama: Kemi shumë nevoja për të përmbushur…

    “Shpenzimet për NATO, 2 përqind”/ Rama: Kemi shumë nevoja për të përmbushur…

    Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët të mbajtur në Kryeministri, me presidentin francez Emmanuel Macron, foli për mbrojtjen dhe shpenzimet për NATO.
    Rama nënvizoi se duhet një plan shumë i mirë dhe i përgatitur, për një sistem mbrojtje më efikas
    “Ne nuk kemi një buxhet të madh dhe nga ana tjetër kemi shumë nevoja për të përmbushur, por e kemi përmbushur detyrimin tonë ndaj kontratës së përbashkët të Aleancës, ky është një moment i veçantë që ka sjellë në tryezë nevojën për të investuar më shumë dhe duam të rilindim ushtrinë tonë ushtarake dhe kemi nisur ta bëjmë duke nisur me më shumë buxhet për vendin. Por duke parë që tani është fryma e përgjithshme që do rriten buxhetet, na vijnë kompani nga të katër anët e Europës, blini nga ne makina…Është diçka që tregon se çështja nuk është sa para vëmë në dispozicion, por si i përdorim ato para. Franca ka një ushtri të përmbushur, por ne kemi ende shumë për të bërë. Dhe na duhet një plan më i koordinuar dhe me një garanci eficence, për shfrytëzimin e parave që duhen përdorur…Përpara disa javësh pata, një bisede me CEO e një prej kompanive më të mëdha ushtarake dhe më tha se ka vizituar një vend që ka blerë pa fund armatime, por që i kanë të pahapura dhe kjo nuk është një forcim i mbrojtjes. Duhet të punojmë për një sistem mbrojtje më efikas. Europa nuk mund të kthehet në një territor ku flitet vetëm për armë dhe luftë. Pasi ka dy territore për të mbrojtur, atë fizik dhe atë shpirtëror”, tha ai.