Tag: neves

  • VIDEO/ Valverde “tradhton” Alonson në debutim, Reali ndalet nga Inzaghi në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube

    VIDEO/ Valverde “tradhton” Alonson në debutim, Reali ndalet nga Inzaghi në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube

    Reali i Madridit e ka nisur me një barazim aventurën në Kupën e Botës për Klube, duke u ndalur 1-1 nga Al Hilal.

    Në një sfidë për dy debutues në stolat respektivë, Xabi Alonso te “Galaktikët” dhe Simone Inzaghi te sauditët, sfida e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb, prodhoi shumë raste, por asnjë fitues.
    Në minutën e 34’, talenti Gonzalo Garcia kaloi në avantazh “Los Blancos”, pas një asisti të Rodrygos, por pas vetëm 7 minutash, Ruben Neves riktheu baraspeshën falë një 11-metërshi.
    Në minutën e fundit të ndeshjes, 15-herë kampionët e Europës kishin shansin për të rrëmbyer tre pikët, por Valverde gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
    Të dyja skuadrat provuan ta fitonin ndeshjen, por në fund ato u ndanë me vetëm një pikë, duke ndarë gjithashtu dhe pozicionin në Grupin H.
    REZULTATI:
    REAL MADRID 1-1 AL HILAL
    Garcia 34’ / Neves (P) 41’
    GOLI I GARCIAS (VIDEO)
    GOLI I NEVES (VIDEO)

    Top Channel

  • Dëshira e madhe e Xabi Alonso-s është ylli i ri portugez, do sakrifikohet njëri nga Rodrygo, Camavinga ose Brahim Diaz

    Dëshira e madhe e Xabi Alonso-s është ylli i ri portugez, do sakrifikohet njëri nga Rodrygo, Camavinga ose Brahim Diaz

    27 Maj 2025

    20:16

    Telesport

    Real Madrid po përgatitet për një revolucion të vërtetë këtë verë, ku do ketë shumë afrime të reja, por sigurisht edhe largime nga ekipi aktual. Një nga objektivat kryesor për merkaton e verës është Joao Neves, kërkesë e veçantë e Xabi Alonso-s.
    Dëshira e trajnerit të ri të Real Madridit është të ketë një organizator që kombinon teknikën, vizionin dhe dinamizmin në mesin e fushës, cilësi që 20-vjeçari portugez i përmbush më së miri. Joao Neves u transferua verën e kaluar nga Benfica te PSG për 60 milionë euro dhe gjatë sezonit të tij të parë në Paris është rritur shumë si lojtar.
    Kontrata aktuale me PSG-në skadon në vitin 2029 dhe duket shumë e vështirë që klubi francez të heq dorë prej tij. Megjithatë, te Reali mendojnë se kanë një propozim joshësh për kampionët e Francës duke i ofruar në këmbim të Neves një shumë të caktuar ekonomike si dhe njërin nga 3 yjet e tyre: Rodrygo, Brahim Diaz ose Eduardo Camavinga.
    Javët në vijim do të jenë vendimtare për të përcaktuar nëse kjo lëvizje e guximshme nga klubi madrilen do të bëhet realitet apo do mbetet thjesht një dëshirë…