Tag: neves

  • PSG merr fitoren e tretë rresht dhe kreun e renditjes. Nuno Mendes & Joao Neves, të jashtëzakonshëm (video)

    PSG merr fitoren e tretë rresht dhe kreun e renditjes. Nuno Mendes & Joao Neves, të jashtëzakonshëm (video)

    22 Nëntor 2025

    22:56

    Telesport

    PSG ka marrë fitoren e tretë rresht, pasi mposhti sot 3-0 Le Havre në “Parc des Princes”, ndeshje e vlefshme për javën e 13-të në Ligue. Ishte Lee Kang-In, i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 29-të, pas një asisti fantastik të Nundo Mendes.
    Mbrojtësi portugez është fantastik këtë sezon, ku deri tani numëron 4 gola dhe 5 asiste. Goli i dytë erdhi në minutën e 65-të me Joao Neves. Pasi dy tentativat nga Bradley Barcola u ndalën, Joao Neves ishte në vendin dhe në momentin e duhur për të dërguar topin në rrjetë.
    Goli i gjashtë për mesfushorin portugez në pesë ndeshje rresht. Bradley Barcola vulosi fitoren 3-0 për parizienët me golin e tij në minutën e 87-të, pas asistit të Kvaratskhelia. Pas kësaj fitoreje, PSG guan vendin e parë me 30 pikë, dy pikë më shumë se dy ndjekësit më të afërt Olimpique Marseille dhe Lens.
    SHIKOGOLAT

  • Inter projekton goditjen e madhe për janarin, gati të rikthejë në Europë yllin e njohur portugez

    Inter projekton goditjen e madhe për janarin, gati të rikthejë në Europë yllin e njohur portugez

    17 Nëntor 2025

    18:11

    Telesport

    Pas dy viteve e gjysmë në Arabinë Saudite, Ruben Neves duket se është drejt rikthimit në Europë. Për mesfushorin difensiv portugez ka një interes të madh nga Inter. Kontrata e portugezit me Al-Hilal skadon në qershor të vitit 2026, por largimi i tij pritet të ndodhë që në janar.
    Një nga arsyet kryesore pse Ruben Neves dëshiron të rikthehet në Europë është për të qenë në formën optimale para Kupës së Botës, gjë që mund ta arrijë fare mirë te një klub si Inter.
    Cristian Chivu e pëlqen shumë 28-vjeçarin dhe e sheh atë si një përforcim ideal për mesfushën, sidomos për aspektin mbrojtës. Sipas medieve italiane, marrëveshja mes palëve mund të arrihet shumë shpejt, ndërkohë që ende nuk dihet forma e transferimit dhe detajet ekonomike.

  • Fund dramatik në “Parc Olympique”, PSG fiton në shtesë ndaj Lyon-it (video)

    Fund dramatik në “Parc Olympique”, PSG fiton në shtesë ndaj Lyon-it (video)

    Ashtu siç edhe pritej, supersfida mes Lyonit dhe PSG-së, e vlefshme për javën e 12-të në Ligue 1, ka dhuruar gola dhe spektakël. PSG fitoi në transfertë 2-3, falë golit të Joao Neves në kohën shtesë.
    Në harkun kohor të 8 minutave, u shënuan tre gola në pjesën e parë. Në minutën e 25-të, Zaire-Emery shënon një gol pas një asisti fantastik nga i zakonshmi Vitinha. Në minutën e 29-të, Alfonso Moreira barazon shifrat 1-1, pas super pasimit të marrë nga Moussa Niakhate. Në minutën e 33-të, Kvaratskhelia shënoi golin e dytë për parizienët, pas një topi të humbur nga vendasit në fushën e tyre dhe rikuperimit nga Vitinha. Te Lyon pretenduan për faull, por për abitrin ishte gjithçka ok. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për PSG.
    Lyon e nis më mirë pjesën e dytë dhe barazon shifrat në minutën e 49-të me Ainsley Maitland-Niles, i cili shënoi me parabël duke përfituar nga dalja e gabuar e Lucas Chevalier.
    Goli i fitores për parizienët do të vinte në minutën e pestë shtesë, ku Joao Neves shënoi me kokë, pas krosimit nga këndi nga Lee Kang-In. Pas kësaj fitoreje, PSG ngjitet në krye me 27 pikë, Lyon renditet në vendin e 7-të me 20 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Guardiola i “fiksuar” pas 20-vjeçarit të PSG-së, City gati të ofrojë 120 milionë euro

    Guardiola i “fiksuar” pas 20-vjeçarit të PSG-së, City gati të ofrojë 120 milionë euro

    23 Shtator 2025

    17:19

    Telesport

    Edhe pse vetëm 20 vjeç, Joao Neves, jo vetëm që është një titullar i padiskutueshëm te PSG, por është padyshim një nga shtyllat kryesore të parizienëve.
    Forma e tij e shkëlqyer dhe magjia që bën në mesin e fushës nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e tjera gjigante. Një nga ekipet më të interesuara për Joao Neves është Manchester City, Guardiola e sheh 20-vjeçarin portugez si lojtarin ideal për t’i besuar “çelësat” e mesfushës.
    Mediat angleze raportojnë se Manchester City fillimisht do të dërgojë një ofertë 120 milionë euro në drejtim të PSG-së për mesfushorin 20-vjeçar, por që duket shumë e vështirë që parizienët të lënë të lërë një “diamant” si Joao Neves.
    Pas turpërimit në sezonin e kaluar, ku Manchester City nuk fitoi asnjë trofe për herë të parë pas shumë vitesh, edhe këtë sezon “Qytetarët” kanë shfaqur shumë probleme, ndaj Guardiola ka filluar të mendojë që tani për merkaton dhe emri i parë në listë është pikërisht ai i Joao Neves.

  • Skandali që po “zien” në Portugali, lojtari në marrëdhënie me gruan e mikut të ndjerë Diego Jota

    Skandali që po “zien” në Portugali, lojtari në marrëdhënie me gruan e mikut të ndjerë Diego Jota

    Një skandal në Portugali ka thyer rrjetin. Revista portugeze TV ka shkruar së fundmi për një afërsi mes shokut të ngushtë të të ndjerit Diego Jota, Ruben Neves dhe vejushës së tij, Rute Cardoso.
    TV Guia zgjodhi titullin: “Ruben Neves dhe Rute. Të bashkuar pas vdekjes”, duke shoqëruar tekstin me një foto ku të dy shihen të përqafuar.

    Aludimet për një marrëdhënie të mundshme mes Neves dhe Rute kanë shkaktuar reagim të fortë jo vetëm në Portugali, por edhe më gjerë.
    Vetë protagonistët nuk e kanë pritur mirë lajmin e TV Guia, ndërsa indinjatën kanë vendosur që ta shprehin në rrjete sociale.
    Nëse janë thjeshtë thashetheme apo jo kjo nuk dihet, pasi diçka të tillë do e tregojë koha.
    © BalkanWeb

  • Neves, në lidhje me vejushën e Diogo Jota? Shpë*then vetë futbollisti dhe motra e CR7: Poshtërsi për njerëzimin…

    Neves, në lidhje me vejushën e Diogo Jota? Shpë*then vetë futbollisti dhe motra e CR7: Poshtërsi për njerëzimin…

    13 Shtator 2025

    12:46

    Alfred Lleshi

    Rúben Neves, mesfushori i Al-Hilal dhe mik i ngushtë i Diogo Jotës, reagoi me indinjatë ndaj kopertinës së revistës portugeze “TV Guia”, e cila aludoi për një lidhje mes tij dhe Rute Cardoso, e veja e futbollistit të ndjerë. Revista botoi një foto të tyre duke sugjeruar intimitet, gjë që Neves e quajti “të turpshme”.

    “Personi që e botoi këtë foto nuk meriton të jetë i lumtur… Unë dhe gruaja ime jemi bashkë prej më shumë se 11 vitesh, krenar për familjen. Kemi bërë më të mirën për të ndihmuar Rute dhe familjen e saj”, – tha ai.

    Neves shtoi: “Jam krenar për gruan dhe familjen time. Jemi krenarë për Rute, për forcën që ka treguar. Jemi gjithmonë këtu për të”. Edhe Katia Aveiro, motra e Cristiano Ronaldos, e quajti foton dhe aludimin “një turp dhe poshtërsi për njerëzimin”.

  • PSG luan tenis ndaj Toulouse, Joao Neves do ta mbajë mend gjatë këtë ndeshje (video)

    PSG luan tenis ndaj Toulouse, Joao Neves do ta mbajë mend gjatë këtë ndeshje (video)

    30 Gusht 2025

    23:01

    Telesport

    PSG ka marrë fitoren e tretë rresht në Ligue 1, pasi mposhti në transfertë sonte Toulouse 3-6. Protagonisi kryesor i takimit ishte padyshim Joao Neves.
    Ylli i ri portugez shënoi 3 gola, njëri më i bukur se tjetri. Në minutën e 7-të, Joao Neves hapi serinë e golave duke shënuar me gjysmë-rroveshatë, në minutën e 14-të ia arriti qëllimit dhe shënoi në mënyrë spektakolare me rroveshatë dhe në minutën e 78-të shënoi me një super goditje nga distanca.
    Golat e tjerë për parizienët u shënuar nga Bradley Barcola 10’dhe dy gola nga penalltia nga Ousmane Dembele 31′ dhe 50′. Për vendasit shënoi golin e parë Cresswell në minutën e 37-të, por humbën në fund të pjesës së parë edhe një penallti. Në fund të kohës së rregullt në pjesën e dytë, Toulouse shënoi dy gola për dy minuta. Rezultati përfundimtar 3-6. Pas 3 javëve, PSG kryeson e vetme me 9 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Tre gola për 7 minuta, PSG “mbaron” punë me kundërshtarin që në 15 minutat e para të ndeshjes (video)

    Tre gola për 7 minuta, PSG “mbaron” punë me kundërshtarin që në 15 minutat e para të ndeshjes (video)

    30 Gusht 2025

    21:29

    Telesport

    PSG është padyshim një nga ekipet më të mira të momentit, jo vetëm në Ligue 1, por në gjithë botë. Parizienët po fitojnë 0-3 ndaj Toulouse, ndeshje e vlefshme për javën e tretë në Ligue 1.
    Djemtë e Luis Enrique shënuan tre gola për shtatë minuta. Në minutën e 7-të, Joao Neves shënon një gol shumë të bukur me gjysmë-rroveshatë. duke tundur rrjetën.
    Në minutën e 10-të ishte radha e Bradley Barcola për të shënuar golin e dytë, pas një topi të gjatë fantastik të dhënë nga Fabian Ruiz. Në minutën e 14-të, Joao Neves shënon në mënyrë spektakolare me rroveshatë këtë herë, golin e dytë personal dhe të tretin për PSG-në.
    SHIKOGOLAT

  • Dita më e vështirë e Cancelo dhe Neves, pas vdekjes tragjike së Jotës: Familja i telefonoi në mes të natës…

    Dita më e vështirë e Cancelo dhe Neves, pas vdekjes tragjike së Jotës: Familja i telefonoi në mes të natës…

    Ndeshja mes Fluminense dhe Al Hilal nuk ishte aspak e lehtë për Rúben Neves dhe João Cancelo. Vdekja në një aksident rrugor e Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva i tronditi të dy, orët para sfidës ndaj skuadrës braziliane ishin tepër të vështira për ta.
    Gjatë minutës së heshtjes në kujtim të dy vëllezërve, u pa qartë se si João Cancelo dhe Rúben Neves nuk arritën t’i përmbanin lotët dhe shpërthyen në të qara. Ishte veçanërisht e dhimbshme për mesfushorin, i cili kishte një marrëdhënie shumë të veçantë me Diogo Jotën.
    “Nuk është e lehtë, sepse Rúben Neves ishte mik i ngushtë i Jotës. U trondit shumë dje në hotel. Familja e tij e telefonoi në mes të natës. Nuk arriti të flinte”, – deklaroi Bono, portieri i Al Hilal, pas ndeshjes ndaj Fluminense. “Edhe Cancelo nuk i mbajti dot lotët, është diçka që na preku të gjithëve”, – shtoi “gardiani” ndërkombëtar maroken.

    ¡IMPOSIBLE NO EMOCIONARSE! 🥹💔
    Los rostros de Cancelo y Rúben Neves completamente bañados en lágrimas por la pérdida de Diogo Jota#FIFACWC pic.twitter.com/6X8xhMUNqz
    — DAZN Fútbol (@DAZNFutbol) July 4, 2025

    Përveçse te kombëtarja portugeze, Rúben Neves dhe Diogo Jota ndanë të njëjtin dhomë zhveshjeje edhe te Wolves në Premier League, gjë që forcoi miqësinë e tyre të ngushtë. Lojtari i Al Hilal donte ta kujtonte Diogo Jotën edhe në rrjetet sociale me fjalë plot dashuri:
    “Më shumë se një miqësi, ne jemi familje dhe kjo nuk do të ndalet vetëm sepse tani ti nënshkrove një kontratë pak më larg nesh. Kur të shkoj në kombëtare, do të jesh gjithmonë pranë meje në darkë, në autobus, në avion…”
    Gjithashtu, Bono donte të përgëzonte punën e bërë në një ditë kaq të vështirë nga shokët e skuadrës: “E përgëzoj, sepse garoi dhe bëri punën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme”.

  • Xabi Alonso kërkon një mesfushor, Perez ia gjen në Arabinë Saudite

    Xabi Alonso kërkon një mesfushor, Perez ia gjen në Arabinë Saudite

    23 Qershor 2025

    20:06

    Telesport

    Pas transferimit të Alexander Arnold dhe Dean Hujisen në mbrojtje, Xabi Alonso ka kërkuar nga drejtuesit e Real Madrid edhe një përforcim në mesfushë. Trajneri bask kërkon një mesfushor me përvojë, cilësi dhe pjekuri taktike.
    Sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, Florentino Perez e ka gjetur profilin e lojtarit që kërkon Xabi Alonso dhe bëhet fjalë për Ruben Neves, mesfushorin portugez të Al-Hilal, i cili bëri një përfomancë të jashtëzakonshme në përballjen mes dy ekipeve në ndeshjen e parë për Kupën e Botës. Por, drejtuesit e Realit nuk nisen vetëm nga perfomanca e tij në këtë ndeshje, por nga forma e vazhdueshme që ka treguar vitet e fundit.
    Ruben Neves ka qenë në fokusin e disa ekipeve të mëdha që kur ishte pjesë e Wolves në Premier League, por zgjodhi të transferohej tek Al-Hilal për 55 milionë euro dhe sigurisht një super rrogë për të. Megjithatë, 28-vjeçari është gati të rikthehet në Europë dhe nuk mund t’i thotë dot “jo” interesimit të një klubi si Real Madrid. Burime pranë lojtarit tregojnë se Neves nuk e fsheh gëzimin për të veshur fanëllën e Realit, por marrëveshja me Al-Hilal nuk ka për të qenë aspak e lehtë.
    Aktualisht, jemi larg finalizimit të marrëveshjes, por interesi i ekipit madrilen është real dhe operacioni ka hyrë në një fazë ku gjithçka mund të përshpejtohet brenda ditësh.