Tag: neurokirurgjisë

  • Rama nis të dielën me shpëtimin e një jete në një nga sfidat e shërbimit të Neurokirurgjisë në QSUNT

    Rama nis të dielën me shpëtimin e një jete në një nga sfidat e shërbimit të Neurokirurgjisë në QSUNT

    Kryeministri Edi Rama nis të dielën me një histori suksesi nga Neurokirurgjia e QSUNT: Prof. Artur Xhumari dhe ekipi i tij shpëtojnë jetën e një pacienteje
    Mirëmëngjesi i sotëm, i shoqëruar nga urimi i zakonshëm për një të diel të mbarë nga kryeministri Edi Rama, u shoqërua edhe me një histori frymëzuese që vjen nga zemra e sistemit shëndetësor shqiptar. Përmes një publikimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë solli në vëmendje një ndërhyrje të suksesshme në shërbimin e Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku prof. Artur Xhumari dhe ekipi i tij kryen një operacion jetik që i shpëtoi jetën një pacienteje.

    Rama ndau detaje të rastit duke vlerësuar profesionalizmin e ekipit mjekësor dhe përpjekjet e tyre të përditshme për të ofruar shërbim cilësor dhe të standardeve bashkëkohore. Sipas tij, ndërhyrja e kryer jo vetëm dëshmon nivelin në rritje të kapaciteteve mjekësore në vend, por edhe rikthen besimin te burimet njerëzore dhe aftësitë që zhvillohen brenda institucioneve tona shëndetësore.

    Rasti i sotëm, theksoi ai, është një mesazh i fortë mirënjohjeje për mjekët dhe specialistët që punojnë me përkushtim, shpesh në kushte të vështira, duke garantuar trajtim profesional dhe human për pacientët në nevojë. Në publikimin e tij, kryeministri falënderoi prof. Xhumarin dhe ekipin e Neurokirurgjisë për suksesin e arritur, duke e cilësuar këtë shembull si një histori që ia vlen të ndahet me qytetarët.
    Ky lajm rikthen vëmendjen te progresi i pavijoneve spitalore dhe te përkushtimi i mjekëve shqiptarë që, dita-ditës, dëshmojnë se profesionalizmi dhe humanizmi janë ende shtyllat e forta të punës së tyre. Operacioni i kryer në QSUNT jo vetëm i ktheu jetën një pacienteje, por shërben edhe si një rreze shprese dhe një kujtesë se investimet në shëndetësi marrin kuptim përmes njerëzve që punojnë në vijën e parë të kujdesit mjekësor.
    Albert Vataj

  • 1700 pacientë në vit i nënshtrohen operacionit/ Rriten rastet e ndërhyrjeve neurologjike

    1700 pacientë në vit i nënshtrohen operacionit/ Rriten rastet e ndërhyrjeve neurologjike

    Rritet numri i ndërhyrjeve neurologjike në Shqipëri. Shefi i Shërbimit të Neurokirurgjisë, Artur Xhumari thotë se afro 1700 persona në vit kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në tru apo shtyllën kurrizore në spitalin e neurokirurgjisë.

    “Neve kemi afërsisht 1 mijë e 600 – 1 mijë e 700 operacione në vit. Operacionet e neurokirurgjisë janë sa të gjatë, edhe shumë të gjatë. Operacion që zgjat edhe 12 orë”, tha Artur Xhumari, shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë.

    Afro 30% e operacioneve kanë nevojë për përdorimin e mikroskopit për të bërë edhe ndërhyrjet më të imta në tru. Për të ofruar saktësi në ndërhyrje kirurgjikale dhe për të shkurtuar kohën e operacioneve, duke mundësuar edhe rritje të tyre në të ardhmen, në shërbimin e neurokirurgjisë po përdoren edhe pajisje teknologjike.

    “25-30% e operacioneve kanë nevojë për përdorimin e mikroskopit. Ajo na shërben neve për të zmadhuar pamjet gjatë operacionit dhe për të punuar në struktura shumë të imta, shumë të vogla, që ne t’i shohim me qetësi të madhe dhe duke arritur hyrjen në tru në vende të veçanta, të thella, pa bërë dëmtimin e trurit. Duke e shkurtuar pak kohën e operacionit, ky mikroskop të na lejojë të shtojmë numrin e të sëmurëve që ne t’u ofrojmë një operacion shumë të komplikuar.”

    Stroku, hemorragjia cerebrale janë problemet më të mëdha të trurit. Rritja e problemeve kardiake po shoqërohet edhe me rritje të numrit të dëmtimeve të trurit si pasojë e patologjive kardiake.