Tag: neuer

  • Fundjavë festive, Manuel Neuer bën celebrimin me gruan e tij Anika

    Fundjavë festive, Manuel Neuer bën celebrimin me gruan e tij Anika

    17 Korrik 2025

    17:08

    Telesport

    Manuel Neuer dhe gruaja e tij Anika po bëhen gati për një festë të madhe këtë fundjavë.
    Sipas AZ, ata kanë planifikuar ceremoninë në kishë për celebrimin e martesës. Eventi do të kryhet në një kështjellë të shekullit XII në Tirolin e Jugut, pranë Bolzanos.
    Fillimisht do të bëhet një festë e vogël (të premten), ndërsa të nesërmen ceremonia fetare. Neuer dhe Anika janë martuar në nëntor 2023. Ata kanë një djalë të quajtur Luca.

  • Portieri kundërshtar donte të “kopjonte” Neuer, por harroi se kishte Messi-n përballë dhe e pësoi keq (video)

    Portieri kundërshtar donte të “kopjonte” Neuer, por harroi se kishte Messi-n përballë dhe e pësoi keq (video)

    13 Korrik 2025

    15:41

    Telesport

    Lionel Messi ishte protagonisti kryesor në fitoren e fundit të Inter Miami 2-1 ndaj Nashville SC, ndeshje e vlefshme për kampionatin në MLS. Në minutën e 17-të, Messi zhbllokoi rezultatin duke shënuar golin e parë falë ekzekutimit perfekt të një goditjeje dënimi. SHIKOGOLIN1
    Miqtë barazuan përkohësisht shifrat në fillim të pjesës së dytë, por do të ishte sërish Leo Messi që do t’i jepte avantazhin ekipit të tij. Në minutën e 62-të, pas një topi të gjatë të kthyer mbrapsht, portieri kundërshtar e kontrollon topin me gjoks, duke na kujtuar Manuel Neuer, por gabon në pasim.
    Leo Messi përfiton nga topi i humbur nga portieri Joe Willis dhe dërgon topin në rrjetë për herë të dytë. SHIKOGOLIN2
    Inter Miami fiton përfundimisht 2-1 dhe mban momentalisht vendin e pestë në konferencën e lindjes me 38 pikë, 5 pikë më pak se Philadelphia Union e vendit të parë, por ekipi i Messi-t ka 3 ndeshje më pak.

  • “Neuer të mos flasë për Donnarumma-n, harroi kur dëmtoi Higuain në vitin 2014”

    “Neuer të mos flasë për Donnarumma-n, harroi kur dëmtoi Higuain në vitin 2014”

    7 Korrik 2025

    20:22

    Telesport

    Vazhdon ende të prodhojë debate dhe polemika, situata e ndodhur në përballjen mes PSG-së dhe Bayern Munich për Kupën e Botës për Klube, ku në dyluftim e sipër për topin, pati një përplasje të ashpër mes portierit Gigio Donnarruma dhe Jamal Musiala, ku sulmuesi bavarez u dëmtua rëndë dhe do të mungojë për shumë kohë.
    Për ta bërë akoma më dramatike situatën mendoi Manuel Neuer, i cili i doli në mbrojtje shokut të tij të skuadrës dhe akuzoi Donnarrumën se doli në mënyrë të rrezikshme.
    Por, në mbrojtje të portierit italian, ka dalë agjenti i lojtarit, Vincenzo Raiola, i cili i kujton Neuer-it dëmtimin  e rëndë që i shkaktoi Higuain-it vite më parë.
    “Donnarumma preku i pari topin dhe nuk kishte aspak qëllim të dëmtonte Musiala-n. E kuptoj Neuer që do të mbrojë shokun e skuadrës, por në vitin 2014 ishte ai që dëmtoi Higuain. Këto janë gjëra që ndodhin”, tha Raiola.

  • Neuer e quajti fajtor për dëmtimin e qëllimshëm të Musialas, Courtois i del në mbrojtje Donnarummës

    Neuer e quajti fajtor për dëmtimin e qëllimshëm të Musialas, Courtois i del në mbrojtje Donnarummës

    Dje, PSG dhe Bayern u takuan në çerekfinalet e Kupës së Botës në Amerikë, dhe skuadra franceze fitoi 2-0. PSG kaloi në epërsi në minutën e 78-të me anë të Doue, por më pas parisienët mbetën pa Pacho dhe Hernandez, të cilët u përjashtuan me të kuq, në minutat e 82-të dhe 92-të.
    Me dy lojtarë më pak, PSG arriti të shënonte golin e dytë kur Dembele shënoi në minutën e gjashtë të kohës shtesë. Në fund të pjesës së parë, lojtari i Bayernit, Jamal Musiala, pësoi një dëmtim të rëndë.Gjatë luftës për një top, Gianluigi Donnaruma, portieri i PSG, u nis në mënyrë që të arrinte topin i pari, por duke e ditur kontaktin me lojtarin e Bayernit. Edhe pse Donnaruma sigurisht nuk kishte ndërmend ta lëndonte Musialën, ai mori kritika të ashpra nga kolegu i tij në krahun tjetër, Neuer.
    “Ishte një situatë ku nuk duhej të shkoje në atë mënyrë. Është të rrezikosh. Ai ishte i gatshëm të pranonte rrezikun e lëndimit të kundërshtarit. Ai e dinte se kishte shumë të ngjarë ta lëndonte,” tha portieri gjerman dhe vazhdoi: “Pas ndeshjes iu afrova dhe i thashë: ‘A nuk do të shkosh ta shohësh lojtarin tonë?’”Është çështje respekti, të shkosh atje dhe t’i urosh atij të gjitha të mirat. Ai e bëri këtë atëherë. Fair play është gjithmonë pjesë e saj. Do të kisha reaguar ndryshe.”
    Megjithatë, portieri belg i Real Maadrid, Thibaut Courtois, tani i ka dalë në mbrojtje portierit të PSG-së.“Mendova menjëherë se dëmtimi ishte serioz. Të thuash se Donnarumma është fajtor tingëllon e ekzagjeruar, sepse ne, portierët, shkojmë drejt topit, njësoj si sulmuesit. Sulmuesi, kur ngrihet në këmbë, nuk shikon askënd tjetër përvec topit. Është një turp i madh që ky veprim përfundoi kështu. Mendoj se Donnarumma mori topin dhe Musiala u lëndua kur u kthye. Unë them se është e tepërt të fajësosh Donnarummën. Do ta lëndojë edhe atë emocionalisht dhe nuk dëshironte ta dëmtonte Musialan”, tha Courtois. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Neuer: Donnarumma kërkoi falje vetëm pasi ia kërkova unë, e dinte se do e dëmtonte Musialën

    Neuer: Donnarumma kërkoi falje vetëm pasi ia kërkova unë, e dinte se do e dëmtonte Musialën

    6 Korrik 2025

    13:13

    Telesport

    Bayern jo vetëm që humbi ndeshjen me PSG në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube, por edhe lojtarin më të rëndësishëm në skuadër, Musiala.
    Gjatë një përpjekjeje për të marrë topin në zonën e rreptësisë, mesfushori ofensiv gjerman u rrëzua nga portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma, me pasojë thyerjen e këmbës. Musiala do të mungojë deri në nëntor.
    Manuel Neuer u shpreh i tërbuar me mënyrën si veproi Donnarumma në atë moment.
    “Nuk mund të sillesh ashtu. Është një veprim vërtet i pamatur. Ai lëvizi, edhe pse e dinte se do ta lëndonte lojtarin tonë. Pas incidentit, i thashë të shkonte të pyeste nëse Musiala ishte mirë. Është çështje respekti të shkosh te kundërshtari yt, t’i kërkosh falje dhe t’i urosh shërim të shpejtë. Ai e bëri vetëm pasi i thashë unë”, deklaroi kapiteni i Bayern.

  • Neuer: Rëndësi ka fitorja, aspak e lehtë kundër skuadrave nga Amerika e Jugut

    Neuer: Rëndësi ka fitorja, aspak e lehtë kundër skuadrave nga Amerika e Jugut

    21 Qershor 2025

    10:52

    Alfred Lleshi

    Pas fitores kundër Boca Juniors, portieri i Bayern Mynih, Manuel Neuer foli për faqen zyrtare të klubit bavarez: “Rezultati është gjëja më e rëndësishme. Ne ishim skuadra më e mirë dhe nuk lejuam shumë. E keni parë tashmë në turne që nuk është e lehtë kundër skuadrave nga Amerika e Jugut.
    Jemi të kënaqur që e filluam turneun me 6 pikë. Në pjesën e parë u duk që dominuam ndaj tyre. Pastaj, goli i tyre e ndezi edhe më shumë publikun dhe ‘turma’ u bë tejet e zëshme, por ne ruajtëm qetësinë dhe nuk u zhbilancuam. Tani shkojmë në ndeshjen kundër Benfica me ndjenja të mira. Dëshirojmë të bëjmë edhe një paraqitje të mirë në grup, të marrim tri pikët”.

  • U mundua të imitojë Neuer, portieri i Bayern “turpërohet” keq (video)

    U mundua të imitojë Neuer, portieri i Bayern “turpërohet” keq (video)

    3 Maj 2025

    16:36

    Telesport

    Bayern është duke u mundur 2-0 nga Leipzig, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Bundesligë. Goli i parë për të zotët e shtëpisë erdhi në minutën e 10-të, ku Benjamin Sesko përfitoi nga një dalje e gabuar e Jonas Urbig dhe dërgoi topin në rrjetë.
    Portieri bavarez bëri një dalje të nxituar jashtë zonës së tij, duke u përpjekur të imitojë Manuel Neuer, i cili i ka të zakonshme këto gjera, por Urbig gaboi rëndë dhe topi përfundoi në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Në minutën e 38-të, Klostermann shënoi me kokë pas krosimit nga goditja e dënimit nga David Raum. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Leipzig. SHIKOGOLIN2

  • Ter Stegen: “Mendova dorëheqjen nga kombëtarja për shkak të Manuel Neuer”

    Ter Stegen: “Mendova dorëheqjen nga kombëtarja për shkak të Manuel Neuer”

    Marc-Andre ter Stegen ka shumë vite që renditet si një nga portierët më të mirë në botë, por asnjëherë nuk është konsideruar titullar i kombëtares gjermane.
    Manuel Neuer ka një dekadë që zë vendin në portë dhe në 90% të rasteve ka treguar se e meriton statusin e gardianit të “Pancerave”. Edhe pse ka shkëlqyer te Barcelona, momenti për Ter Stegen duket sikur nuk do të vinte kurrë, por koha tashmë po flet për të.
    Me Kampionatin Botëror 2026, Ter Stegen është më i sigurt se kurrë se do të jetë ai portieri i parë i Gjermanisë. Neuer është në fund karriere dhe po has probleme me dëmtimet.
    Në një intervistë të fundit, Ter Stegen ka zbuluar se ka menduar tërheqjen nga kombëtarja. “Në vitin 2018 po luaja shkëlqyeshëm. Ishte viti im më i mirë. E meritova të isha titullar, por nuk ndodhi. Mendova tërheqjen”.
    “Prisja të isha titullar në Europianin 2024, por as në atë turne nuk u konsiderova si titullar. Bisedova me trajnerin Nagelsmann, i cili foli me mua si burri-burrit. Nuk është se pata më pak respekt për të pas atij vendimi. Nuk më pëlqeu, por vazhdova përpara”.
    “Prej emocioneve negative, patjetër që mund të kem menduar të shkëputesha totalisht nga kombëtarja, por ja që nuk e kam bërë. Pres me padurim Botërorin 2026. Kemi skuadër fantastike”.