Tag: neuer

  • Neuer: Ai është një nga sulmuesit më të mirë që kam luajtur ndonjëherë, i jashtëzakonshëm

    Neuer: Ai është një nga sulmuesit më të mirë që kam luajtur ndonjëherë, i jashtëzakonshëm

    5 Dhjetor 2025

    12:13

    Telesport

    Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka folur me superlativa për sulmuesin anglez Harry Kane, shokun e tij të skuadrës. Ai po shkëlqen në Mynih dhe në dy sezone ka qenë vendimtar me golat e tij.
    “Ai është një nga lojtarët më të mirë sulmues me të cilët kam luajtur ndonjëherë. Kane është një vrasës i vërtetë para portës. Ai mund të shënojë me çdo pjesë të trupit të tij. Ai gjithmonë e di se ku është portieri“, tha Neuer.
    “Harry është një lojtar i gjithanshëm. Ai gjithashtu ka një kohë të shkëlqyer kur përfundon dhe hapin e duhur mbi mbrojtësin kur mund të gjuajë midis këmbëve të tij. Ai është i mirë edhe kur gjuan me kokë”, shtoi më tej portieri veteran.
    Më tej, Neuer tha: “Ai ka inteligjencë të jashtëzakonshme loje si brenda ashtu edhe jashtë zonës. Ai mbrohet mirë dhe është një nga ata lojtarë që kthehet. Kane ka gjithçka që i duhet një sulmuesi. Gjithmonë dëshiron të konkurrosh me më të mirët dhe është e qartë se jemi të lumtur që kemi Harry Kane në radhët tona”.

  • Portieri i Tottenham kërkon të kopjojë Neuer, por e pëson shumë keq (video)

    Portieri i Tottenham kërkon të kopjojë Neuer, por e pëson shumë keq (video)

    29 Nëntor 2025

    21:31

    Telesport

    Tottenham është zënë në befasi nga Fulham, në derbin londinez, ku mysafirët shënuan dy gola të shpejtë brenda 6 minutave të para. Në minutën e 4-të pas asistit fantastik të Samuel Chukwueze, Kenny Tete gjen rrjetën me një goditje të bukur në kufijte e zonës së rreptësisë, i ndihmiuar edhe nga devijimi i Destiny Udogie.
    Ndërkohë që në minutën e 6-të, pas një dalje të gabuar të Guglielmo Vicario dhe topit të humbur prej tij, Harry Wilson tregohet i saktë dhe dërgon topin në rrjetë. Portieri italian kërkon të “imitojë” Manuel Neuer, i cili bën shpesh dalje të tilla, por në fund e pëson keq.
    Fulham vazhdon të kryesojë 0-2, por ka ende minuta lojë dhe në një derbi të tillë, asgjë nuk ka mbaruar dhe rezultati do të vendoset në vërshëllimën e fundit të arbitrit.
    SHIKOGOLAT

  • Manuel Neuer drejt largimit, Bayern piketon zëvendësuesin ideal të gjermanit

    Manuel Neuer drejt largimit, Bayern piketon zëvendësuesin ideal të gjermanit

    27 Nëntor 2025

    18:28

    Telesport

    Edhe pse Manuel Neuer po tregon përgjithësisht një nivel të lartë, pavarësisht moshës 39-vjeçare, duke qenë se kontrata aktuale mbaron në qershor të vitit 2026, nuk do të ishte aspak befasi largimi nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni.
    Mediet gjermane zbulojnë se Bayern po monitoron situatën e Mike Maignan te Milan dhe francezi mund të jetë zëvendësuesi ideal i Neuer, gjithmonë nëse portieri gjerman do të largohet sipas kontratës aktuale.
    Gjithsesi, gara për Maignan nuk do të jetë aspak e lehtë. Për francezin ka interes konkret nga Chelsea, por së fundmi edhe nga Inter. Megjithatë, Bayern është një ekip që i ka të gjithë mundësitë për të transferuar një lojtar si Maignan, qoftë nga ana financiare për t’i dhënë rrogën që ai do, po ashtu edhe nga e projekteve dhe synimeve që ka si klub.

  • “Lumë” golash në Champions/ Arsenal “zbret në tokë” Bayern, PSG tenis me Tottenham! Atletiko “kockë e fortë” për Interin, Liverpool në krizë

    “Lumë” golash në Champions/ Arsenal “zbret në tokë” Bayern, PSG tenis me Tottenham! Atletiko “kockë e fortë” për Interin, Liverpool në krizë

    Mbrëmja e sotme ka dhuruar spektakël në Champions League, si në rezultate ashtu edhe në gola.
    Një mbrëmje me “5 yje” për Arsenal, të cilët kanë mposhtur 3-1 Bayern Mynih. Ndeshja e transmetuar në ekranin kampion të Vizion Plus ka qenë vërtet e një niveli të lartë, ku dy skuadrat kanë dhuruar spektakël në fushë.
    Londinezët e nisën vrullshëm, duke krijuar disa raste të pastra, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës në 20 minutat e para të lojës.

    Në të 22-tën Timber do të kalonte Arsenalin në avantazh, ku duhet theksuar se Manuel Neuer gaboi në dalje.
    Megjithatë, 10 minuta më pas, 17-vjeçari Karl, i cili është kthyer në lojtarin më të rëndësishëm të gjermanëve, arrin të barazojë shifrat 1-1 dhe me këtë rezultat mbyllet fraksioni i parë i lojës.
    Ndërkohë, në pjesën e dytë Arsenal ndryshon “marsh”, çka rezultoi fatal për gjermanët. Manuel Neuer, i cili pas pësimit të golit të parë bëri disa pritje spektakolare, por do të bënte sërish gafën e radhës në minutën e 69-të, duke lënë portën e boshatisur dhe duke dalë jashtë zonës së 16 metrave, çka shfrytëzohet më së miri nga Arsenal, dhe Madueke pasi kalon portierin gjerman shënon me portën e boshatisur.

    Kur pritej reagimi i gjermanëve, vjen edhe goli i tretë i Arsenal me anë të Martinellit, edhe këtë herë Neuer sërish protagonist për keq.
    Ndërsa Arsenal mbetet i pathyeshëm në Europë, gjermanët pësojnë humbjen e parë.
    Sa i përket sfidave të tjera, PSG ka fituar me rezultat tenistik përballë Tottenham 5-3, Real Madrid ka fituar 4-3 në transfertën greke me Olimpiakos, ndërsa Interi pas humbjes zhgënjyese në derbi në fundjavë është mposhtur 2-1 nga Atletico Madrid. Liverpool vijon të zhgënjejë, ku është mposhtur nga PSV 1-4 në “Anfield”.
    Pas javës së 5-të të Champions, Arsenal kryeson i vetëm me pikë të plota.

  • Neuer me gafën e vitit, Arsenal ul me këmbë në tokë Bayernin. Liverpool për turp, spektakël në Paris (video)

    Neuer me gafën e vitit, Arsenal ul me këmbë në tokë Bayernin. Liverpool për turp, spektakël në Paris (video)

    Arsenal i ka shkaktuar Bayern Munich humbjen e parë për këtë sezon. Londinezët fituan 3-1 në “Emirates” në supersfidën e kesaj jave në Champions League. “Topçinjtë” kanë kaluar në avantazh në minutën e 22-të me Jurriën Timber, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Bukayo Saka nga këndi. Bavarezët barazuan shifrat me yllin e tyre të ri, Lennart Karl, pas asistit fantastik të Serge Gnabry. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
    Goli i avantazhit për vendasit erdhi në minutën e 69-të, Calafiori kroson në zonë, Noni Madueke mposht Manuel Neuer. Në minutën e 77-të, pas një kundërsulmi model dhe gafës së madhe të Manuel Neuer, Gabriel Martinelli shënoi golin e tretë për Arsenalin.
    Surpriza e madhe e mbrëmjes vjen nga “Anfield”, aty ku Liverpool është mundur 1-4 nga PSV. Holandezët gjetën golin që në minutën e 5-të, Ivan Perisic u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Virgil van Dijk. Dominik Szoboszlai barazoi shifrat në minutën e 15-të. Befasia e vërtetë ndodhi në pjesën e dytë, ku PSV shënoi edhe tre herë të tjera me Guus Til 56′, Couhaib Driouech 73′, 90′.
    Një ndeshje spektakolare ka qenë edhe ajo në “Parc des Princes”, ku PSG fitoi 5-3 ndaj Tottenham. Për londinezët shënoi Richarlison në minutën e 35-të. Braziliani shënoi me kokë, pas asistit që mori po me kokë nga Kolo Muani. Për francezët barazoi Vitinha në fund të pjesës së parë, me një super gol.
    Edhe pjesa e dytë nisi vrullshëm. Kolo Muani shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës për Tottenham në minutën e 50-të, Vitinha barazoi shifrat 2-2 me një tjetër gol të bukur në minutën e 52-të. 7 minuta më vonë, Fabian Ruiz shënon dhe kalon në avantazh 3-2 PSG-në.
    Në minutën e 64-të, Willian Pacho shënoi golin e katërt për francezët pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Në minutën e 72-të, Kolo Muani përfiton nga një gafë e mbrojtjes vendase dhe shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Tottenham. Vitinha kompleton “hat-trickun” e tij nga penalltia në minutën e 77-të.
    SHIKOGOLAT

  • Neuer dhe Kimmich, krenarë për triumfin ndaj PSG: Nuk është e lehtë me 10 lojtarë, por u treguam të fortë

    Neuer dhe Kimmich, krenarë për triumfin ndaj PSG: Nuk është e lehtë me 10 lojtarë, por u treguam të fortë

    5 Nëntor 2025

    8:58

    Alfred Lleshi

    Pas fitores 2-1 ndaj PSG-së, kapiteni Manuel Neuer analizoi ndeshjen: “Në pjesën e dytë ishte krejtësisht një lojë tjetër. Në të parën u pa qartë kush ishte skuadra më e mirë. Nuk është e lehtë të luash me 10 lojtarë, por u treguam të fortë. Stërvitemi shpesh për situata të tilla, ndaj sot treguam se dimë të mbrohemi mirë. U përpoqëm të ishim kompaktë dhe ta mbanim topin përpara, edhe pse ishte e vështirë për sulmuesit si Kane ta fitonin topin ndaj tre kundërshtarëve”.
    Joshua Kimmich vlerësoi intensitetin e ndeshjes: “Në pjesën e parë ndoshta nuk patëm më shumë zotërim topi, por i bëmë shumë dëm PSG. Ishim agresivë, me raste të mira dhe prani fizike. Ishte një nga pjesët e para më intensive të karrierës sime. Pjesa e dytë ishte edhe më e fortë. Tani jemi në vend të parë dhe ndeshja ndaj Arsenalit do tregojë ku qëndrojmë. Sonte bëmë një paraqitje të shkëlqyer, sidomos në pjesën e parë”.

  • Neuer: Është ende herët për të thënë nëse do të tërhiqem apo jo, janë shumë faktorë në lojë

    Neuer: Është ende herët për të thënë nëse do të tërhiqem apo jo, janë shumë faktorë në lojë

    4 Nëntor 2025

    9:44

    Telesport

    Ndërsa Manuel Neuer i afrohet moshës 40 vjeç, të cilën do ta mbushë në mars të vitit 2026, nuk është ende koha për të menduar për daljen në pension.
    Legjenda e Bayern Munich iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me një dalje të mundshme në pension në fund të këtij sezoni.
    “Jam plotësisht i qetë për të ardhmen time. Po marr kohën time gjatë dimrit dhe pastaj gjithmonë mund të flasim për këtë”, tha Neuer.
    “Shumë faktorë hyjnë në lojë. Është çështje shëndeti, fitnesi dhe motivimi. Por edhe për atë që do të ndodhë në klub sezonin e ardhshëm”, shtoi portieri veteran.
    Në fund, Neuer deklaroi se një përgjigje më të saktë për të ardhmen e tij do të japë në një moment tjetër: “Nuk mund t’i përgjigjem vetë kësaj sepse është ende shumë herët.”

  • Përgjigjja misterioze e Manuel Neuer i la gazetarët pa fjalë

    Përgjigjja misterioze e Manuel Neuer i la gazetarët pa fjalë

    23 Tetor 2025

    15:34

    Telesport

    Manuel Neuer është 39 vjeç dhe mbetet edhe sot një nga portierët më të mirë në botë.  Bayern pret të rinovojë me të edhe për një sezon, por deri tani ai nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare.
    I pyetur për kontratën e re, mbrëmë, pas ndeshjes me Club Brugge, Neuer dha një përgjigje humoristike dhe misterioze:
    “Më duhet të kujdesem për kockat e mia. U bë vonë tani dhe po e ndjej që tani dhimbjen. Shohim se si do të zgjohem nesër”.
    Jo vetëm kaq. Neuer po kërkohet nga të gjithë në DFB që të rikthehet në kombëtare. Deri tani, as për këtë ai nuk ka dhënë një përgjigje.
     

  • Neuer: Jemi vetëm në javën e tretë të Champions-it, nuk mund të relaksohemi

    Neuer: Jemi vetëm në javën e tretë të Champions-it, nuk mund të relaksohemi

    23 Tetor 2025

    8:55

    Alfred Lleshi

    Manuel Neuer e mbajti portën e vet të paoprekur ndaj Club Brugge, teksa skuadra bavareze shënoi 4 gola në portën belge, duke regjistruar fitoren e 12-të në po kaq ndeshje të këtij sezoni: “E filluam mirë me një gol të mrekullueshëm. Jemi në një rrjedhë të mirë tani, të sigurt, po e pasqyrojmë këtë besim në çdo ndeshje.
    Çelësi është jo vetëm të fitosh, por edhe argëtohesh. Kjo gjë shihet te ne, vëren kënaqësinë e lojës në çdo ndeshje. Jemi vetëm në javën e tretë të Champions League, nuk mund të relaksohemi në asnjë moment. Duhet të vazhdojmë të fokusohemi.
    Presioni është i lartë tani, por djemtë që hyjnë po bëjnë një punë shumë të mirë. Shkojmë në ndeshjen me Gladbach plot besim. Ende nuk kemi humbur asnjë ndeshje, duam t’i marrim tri pikët edhe në Gladbach”.

  • Matthaus “shenjtëron” Kane: Revolucionarizoi rolin e qendërsulmuesit, ashtu si Neuer të portierit

    Matthaus “shenjtëron” Kane: Revolucionarizoi rolin e qendërsulmuesit, ashtu si Neuer të portierit

    Lothar Matthäus lavdëron Harry Kane, që po kalon një formë të jashtëzakonshme. Aktualisht, anglezi ka performancë më të mirë se Erling Haaland dhe Kylian Mbappé. Ish-kampioni gjerman thekson se Kane nuk është thjesht golashënues, por një lojtar i plotë: mund të shënojë, të krijojë lojë, të driblojë dhe të mbrojë, duke ri-interpretuar rolin e sulmuesit qendror.
    Matthäus kujton episode kyçe nga ndeshja e fundit kundër Dortmundit, si ndërhyrja në zonë në minutën e 88-të, vlerëson aftësitë e pasimit dhe gjuajtjet e gjata mbi 50 metra, tipare që rrallë shihen te rivalët më të famshëm: “Kane ka përparuar, sepse tani vepron si një mendimtar i lirë, me liri që ndoshta nuk e kishte nën drejtimin e Tuchel”.
    Sipas Matthäus, kapiteni anglez mund ta fitojë “Topin e Artë” vitin e ardhshëm, nëse vazhdon performancat e larta dhe Bayerni arrin rezultate të rëndësishme ekipore. Matthäus e krahason Kane me Manuel Neuer, duke thënë se sulmuesi anglez ka rindërtuar rolin e sulmuesit qendror, ashtu si Neuer të portierit. Për të ardhmen, Matthäus sugjeron rinovimin e menjëhershëm të kontratës së Kane, deri më 2027, duke e konsideruar model profesional, pa skandale jashtë fushës, me mentalitet fitues dhe përkushtim ndaj futbollit.