Tag: netanyahu

  • Ka urdhërarresti ndaj tij! Netanyahu vjen në Europë, viziton Hungarinë

    Ka urdhërarresti ndaj tij! Netanyahu vjen në Europë, viziton Hungarinë

    Benjamin Netanyahu

    HUNGARI- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të jetë në Hungari më 2 prill, pavarësisht se ndaj tij ka një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Kryeministri izraelit, gjatë vizitës së tij, pritet të takohet me homologun e tij hungarez Viktor Orbán, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit dhe do të kthehet në vendin e tij më 6 prill.
    Orbán i bëri një ftesë Netanyahut qw tw shkojw nw Hungari, pavarësisht urdhrit të arrestit të ICC të lëshuar vitin e kaluar. Ai e ka dënuar ashpër vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si “të turpshëm”.
    Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhërarrest për Netanyahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Galland për krime të dyshuara kundër njerëzimit dhe krime lufte në lidhje me operacionin ushtarak të Izraelit kundër Hamasit në Gaza, i cili filloi kur lëvizja e armatosur palestineze sulmoi territorin izraelit më 7 tetor 2023./ZËRI

  • Netanyahu sfidon GjNP, vizion Hungarinë javën e ardhshme

    Netanyahu sfidon GjNP, vizion Hungarinë javën e ardhshme

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pavarësisht urdhërit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për arrestimin e tij pas akzuave për krime në Gaza, do të udhëtojë ën Hungari javën e ardhshme.

    Mediat ndërkombëtare raportojnë se Netanyahu do të qendrojë në Hungari nga e mërkura deri ditën e diel, ku do të takohet me homologun e tij hungarez Viktor Orban, i cili e ftoi atë në nëntor, menjëherë pasi gjykata lëshoi urdhër arrestin.

    Të gjitha shtetet anëtare të BE, përfshirë Hungarinë, janë anëtarë të GJNP, që do të thotë se atyre u kërkohet të zbatojnë urdhrat e tij. Orban, një nacionalist i krahut të djathtë, ka qenë shpesh në kundërshtim me BE-në mbi standardet demokratike dhe të drejtat e njeriut në Hungari.

    Ky do të jetë udhëtimi i dytë i Netanyahut jashtë vendit që kur gjykata shpalli urdhrat, pas një vizite në Uashington në Shkurt për të takuar presidentin e ri të SHBA Donald Trump.

    Izraeli ka denoncuar urdhrat kundër Netanyahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, duke i përshkruar akuzat si “të rreme dhe absurde”. GJNP ka lëshuar gjithashtu një urdhër për arrestimin e një lideri të Hamasit, Ibrahim Al-Masri.

  • “Duam fundin e luftës”, Netanyahu: Do zgjerojmë territorin, do marrim toka palestineze

    “Duam fundin e luftës”, Netanyahu: Do zgjerojmë territorin, do marrim toka palestineze

    Izraeli është i gatshëm të zgjerojë territorin e tij duke marrë pjesë nga territori i Rripit të Gazës.
    Këtë fakt e ka bërë të diktur kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili në një seancë dëgjimore në Parlament përsëriti kërcënimet kundër Hamasit, shkruan A2.
    “Sa më shumë që Hamasi të vazhdojë në refuzimin e tij për të liruar pengjet tanë, aq më i fuqishëm do të jetë represioni që ne ushtrojmë, kjo përfshin edhe zgjerimin e territorit tonë kundrejt tokave palestineze dhe shumë gjëra të tjera”, tha Netanyahu.
    Kërcënimi i Netanyahut lidhet me faktin se Hamasi nuk po i liron pengjet izraelite. Reagimi i Netanyahut vjen një ditë pasi ministri i Mbrojtjes së Izraelit paralajmëroi Gazën për marrje të mëtejshme të territorit.
    Sakaq, palestinezët demonstruan kundër Hamasit në Gazën veriore, në atë që dukej të ishte protesta më e madhe kundër grupit militant që nga sulmet e tij ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
    Videoja e siguruar nga CNN dhe Reuters tregojnë turma të mëdha, që vlerësohet se ishin mijëra njerëz. Ata brohorisnin “Për hir të Zotit, Hamas duhet jashtë”, “Terroristët e Hamasit” dhe “Duam t’i japim fund luftës”.
    Një mesazh i shpërndarë në mediat sociale duket se bën thirrje për nëntë demonstrata kundër Hamasit në të gjithë Gazën, ku organizatorët e protestës thanë se “zërat tanë duhet të arrijnë të gjithë spiunët që shitën gjakun tonë”.
    Protestat vijnë pasi numri i të vdekurve në Gaza kaloi 50 000 të dielën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavë. Kriza në enklavë, e cila mbështetet pothuajse ekskluzivisht në ndihmën humanitare, u përkeqësua kur Izraeli tha se po ndalonte të gjithë ndihmat nga hyrja në Gaza në fillim të marsit, pas prishjes së bisedimeve për zgjatjen e armëpushimit.
    Izraeli e ka akuzuar shpesh Hamasin për vjedhjen e ndihmave humanitare të dërguara në enklavë për të “rindërtuar makinën e tij të luftës”, diçka që grupi militant e mohon.

  • Netanyahu drejtuar Hamasit: Nëse pengjet nuk dorëzohen, ne do të pushtojmë Gazën

    Netanyahu drejtuar Hamasit: Nëse pengjet nuk dorëzohen, ne do të pushtojmë Gazën

    Benjamin Netanyahu

    IZRAELI- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përsëritur kërcënimet e tij se do të pushtojë Rripin e Gazës nëse organizata palestineze Hamas nuk i liron pengjet që mban ende.
    “Sa më gjatë që Hamasi të vazhdojë refuzimin për të liruar pengjet tanë, aq më i fortë do të jetë represioni që ne ushtrojmë”, deklaroi Netanyahu në mënyrë specifike para Knesset-it, ku deklarata e tij u ndërpre nga zërat e anëtarëve të opozitës.
    Deklarata e Netanyahu erdhi pasi Hamasi zbuloi në një deklaratë se do të bënte çdo gjë që kishin në fuqi për të mbajtur gjallë të burgosurit, por ankoheshin se bombardimet sioniste ishin duke i vënë jetën në rrezik. 
    “Sa herë që forca pushtuese (izraelite) përpiqet të rimarrë të burgosurit me forcë, ajo përfundon duke i sjellë marrë në arkivole,”-theksoi Hamasi.

  • Shtypi botëror: Netanyahu, “nën thundrën” e Trump-it

    Shtypi botëror: Netanyahu, “nën thundrën” e Trump-it

    Shtypi botëror raportoi për kontrollin e SHBA-së mbi Izraelin gjatë mandatit të Donald Trump dhe nënshtrimin e Benjamin Netanyahut në axhendën e SHBA-së. Ndër temat në shtypin botëror ishte situata në Siri dhe Iran.
    Gazeta izraelite Haaretz thekson në editorialin e saj se hendeku midis Netanyahut dhe publikut është më i madh se kurrë dhe se kjo “do të thotë se ka ardhur koha për një ndryshim të qeverisë”.
    Gazeta shkruan se Izraeli “po kalon krizën më të madhe në historinë e tij nën sundimin e koalicionit të Netanyahut, i cili është përgjegjës për fatkeqësinë e 7 tetorit 2023 dhe është i preokupuar me imunitetin e anëtarëve të tij nga ndjekja penale, ndërsa pengjet mbeten me Hamasin”.
    Izraeli, në varësi të Trump-it
    Gazeta Yedioth Ahronoth paralajmëron se Trump mund të ndryshojë politikën e tij ndaj Netanyahut në çdo moment. Aty shkruhet se Uashingtoni vendosi negociata të drejtpërdrejta kufitare me Libanin në Tel Aviv.
    Trump kishte vendosur më parë fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit ndaj Netanyahut, sipas gazetës, dhe më pas imponoi negociatat e drejtpërdrejta midis Shteteve të Bashkuara dhe Hamasit.
    Vihet në dukje se Netanyahu nuk ishte i gatshëm të negocionte me Libanin, por “Izraeli është plotësisht në varësi të agjendës amerikane dhe Netanyahu nuk mund t’i thotë ‘jo’ Trump-it”.
     Rëndësia e pajtimit në Siri
    Një editorial në gazetën franceze Le Monde thekson se dhuna që shpërtheu në Siri dhe marrëveshja që qeveria nënshkroi me Forcat Demokratike Siriane (SDF) “tregon ndjeshmërinë e çështjes së pajtimit në Siri për presidentin Ahmed al-Sharaa”.
    Gazeta shkruan se çdo përshkallëzim i dhunës “do të thotë se nga dështimi për të përmirësuar kushtet materiale të sirianëve do të përfitojnë ata që nuk duan që procesi aktual i tranzicionit të ketë sukses.”
    Revista Newsweek raportoi se Irani synon të përpilojë një listë të amerikanëve që i akuzon për terrorizëm, sabotim kibernetik dhe shkelje të të drejtave të njeriut kundër iranianëve, ndërsa Shtetet e Bashkuara rritin presionin ndaj Teheranit për të negociuar një marrëveshje të re bërthamore.
    Revista vuri në dukje refuzimin e Teheranit për t’u përfshirë në negociatat për heqjen e sanksioneve, duke thënë se ishte një lëvizje “që mund të shihet si simbolike dhe pasqyron një strategji më të gjerë të përdorimit të mekanizmave ligjorë për t’iu përgjigjur presionit të SHBA”. /tesheshi.com/

  • Më shumë se 100,000 vetë protestojnë kundër Netanyahu dhe krimeve të luftës në Tel Aviv

    Më shumë se 100,000 vetë protestojnë kundër Netanyahu dhe krimeve të luftës në Tel Aviv

    Të paktën 100,000 njerëz kanë protestuar dje në Tel Aviv kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke dënuar luftën e tij në Gaza e duke kërkuar kthimin e pengjeve të mbetur në shtëpi.
    Shumica e protestuesve valëvisnin flamurë izraelitë dhe akuzonin Netanyahu për shkatërrim të institucioneve, ndërsa grupi anti-gjenocid që përfshihej në protestë akuzonte ushtrinë e Izraelit për krime lufte.
    Në pankarta shkruhej “Ndalo masakrën!” në anglisht dhe në gjuhën hebreje , ndërsa grupi brohoriste “Siguria nuk arrihet me bombardimin e spitaleve.”
    Protestuesit kërkonin gjithashtu rikthimin e kreut të shkarkuar të sigurisë Ronen Barof, me të cilin Netanjahu akuzohet se po fsheh të vërtetën mbi realizimin e sulmit të 7 tetorit 2023 që Hamas arriti të realizojë brenda Izraelit.
    Kritikët thonë se qeveria izraelite ka nxitur ose toleruar vrasjen e qindra qytetarëve të saj për të krijuar pretekstin e nisjes së luftës së përgjakshme.
    “Armiku më i madh i Izraelit është Benjamin Netanyahu,” tha në protestë 63-vejçari Moshe Haaharony, “sepse ai nuk e do vendin dhe qytetarët e tij”.
    Ushtria e Izraelit ka vrarë rreth 50 000 palestinezë gjatë fushatës brutale në Gaza dhe ka rrafshuar qytete të tëra me bombardime dhe eksplozivë, ndërsa pas tërheqjes fillestare u zbuluan varre masive të palestinezëve të vrarë në spitalet e Nasser e al-Shifa në Gaza.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR