Tag: netanjahu

  • Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shqyrtohet plani i Izraelit për Gazën

    Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shqyrtohet plani i Izraelit për Gazën

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të shtunën, më 9 gusht, në një seancë urgjente për të diskutuar planin e Izraelit për të marrë kontrollin e Rripit të Gazës, sipas burimeve diplomatike.

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka shprehur shqetësim të thellë për këtë vendim të qeverisë izraelite, duke paralajmëruar për një përshkallëzim të rrezikshëm.
    “Jam thellësisht i shqetësuar nga vendimi i Izraelit për të marrë kontrollin e Gazës. Kjo mund të përkeqësojë krizën humanitare për miliona palestinezë dhe të rrezikojë jetët e shumë të tjerëve, përfshirë pengjet e mbetura. Apeloj për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, ndihmë humanitare pa pengesa dhe lirimin e menjëhershëm e pa kushte të të gjithë pengjeve,” deklaroi Guterres në rrjetin “X”.

    Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka këmbëngulur se qëllimi i Izraelit nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi i saj nga Hamasi dhe krijimi i një administrate civile paqësore, që nuk do të kontrollohet as nga Hamasi, as nga Autoriteti Palestinez, as nga ndonjë organizatë tjetër që Izraeli e konsideron terroriste.

    “Ne nuk do ta pushtojmë Gazën – do ta çlirojmë atë nga Hamasi. Gaza do të çarmatose dhe do të ketë një administratë civile paqësore,” shkruan Netanjahu në “X”. Ai tha se ky plan do të ndihmojë në çlirimin e pengjeve dhe garantimin e sigurisë për Izraelin në të ardhmen.

    Sipas mediave izraelite, në dokumentet zyrtare nuk është përdorur fjala “pushtim”, por “marrje kontrolli”, për të shmangur përballjen me përgjegjësi ndërkombëtare për menaxhimin civil të Gazës.

    Në një tjetër zhvillim, Netanjahu bisedoi në telefon me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ku shprehu zhgënjimin për vendimin e Berlinit për të pezulluar eksportet e armëve drejt Izraelit, pas shqetësimeve për përdorimin e tyre në luftën në Gaza.

    “Në vend që të mbështesë luftën e drejtë të Izraelit kundër Hamasit, Gjermania po ndëshkon Izraelin dhe po shpërblen terrorizmin duke vendosur embargo armësh,” thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit izraelit.

    Netanjahu përsëriti se objektivi i Izraelit është çlirimi i Gazës nga Hamasi dhe krijimi i një administrate paqësore, jo pushtimi i saj.

     

  • Mblidhet kabineti për të miratuar pushtimin, Netanjahu: Do t’ia dorëzojmë Gazën forcave arabe

    Mblidhet kabineti për të miratuar pushtimin, Netanjahu: Do t’ia dorëzojmë Gazën forcave arabe

    Kabineti Politik dhe i Sigurisë në Izrael është mbledhur aktualisht në zyrën e kryeministrit në Jerusalem për të diskutuar planin e pushtimit të Gazës.
    Benjamin Netanjahu pritet të kërkojë miratimin e kabinetit për të urdhëruar IDF-në të pushtojë plotësisht Rripin dhe që kabineti ta autorizojë atë dhe Ministrin e Mbrojtjes Israel Katz të marrin vendime mbi modalitetet e pushtimit.
    Ndërkohë, pak para mbledhjes Netanjahu ka thënë për Fox News se Izraeli dëshiron ta çlirojë Gazën nga Hamasi, jo ta qeverisë atë.
    “Ne duam të krijojmë një perimetër sigurie dhe t’ia dorëzojmë Gazën forcave arabe të cilat do ta qeverisin atë siç duhet”, tha kryeministri izraelit.
    Sakaq, gazetari i Axios, Barak Ravid duke cituar një zyrtar amerikan shkroi në platformën ‘X’ se “administrata Trump nuk e mbështet aneksimin e pjesëve të Gazës nga Izraeli”.

  • “Grindje” për pozicionet e ushtrisë në Gaza, Trump pret sërish Netanjahun në zyrën ovale, takim mbi 1 orë

    “Grindje” për pozicionet e ushtrisë në Gaza, Trump pret sërish Netanjahun në zyrën ovale, takim mbi 1 orë

    Pas darkës së “Nobelit”, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, u kthye sërish në Shtëpinë e Bardhë. Kësaj here në një takim me dyer të mbyllura me presidentin amerikan, Donald Trump.
    Ata folën në Zyrën Ovale kryesisht për Gazën, ndërsa raportohet se Izraeli dhe Hamasi janë afër sheshimit të dallimeve mbi një marrëveshje për armëpushimin.
    Netanjahu u largua nga Shtëpia e Bardhë pas më shumë se një ore bisedimesh me Trump, ndërsa nuk dha asnjë deklaratë për mediat. Megjithatë, bëri këtë adresim në rrjete sociale.
    “Ne u përqendruam në përpjekjet për të siguruar lirimin e pengjeve tona. Ne nuk do të heqim dorë nga kjo për asnjë moment, dhe kjo është bërë e mundur falë presionit ushtarak të ushtruar nga ushtarët tanë heroikë. Fatkeqësisht, kjo përpjekje vjen me një kosto të dhimbshme – humbjen e bijve tanë më të mirë. Por ne jemi të vendosur të arrijmë të gjitha objektivat tona: lirimin e të gjithë pengjeve tona – si të gjallëve ashtu edhe të rënëve, eliminimin e aftësive ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, dhe në këtë mënyrë të sigurohemi që Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin. Ne diskutuam gjithashtu implikimet dhe mundësitë që rrjedhin nga fitorja e madhe që arritëm ndaj Iranit. Kjo hap mundësi për të zgjeruar rrethin e paqes, për të zgjeruar Marrëveshjet e Abrahamit”, tha Netanjahu.
    Netanjahu, shtoi se i përcolli Trumpit mbështetjen e plotë të Izraelit për të gjitha veprimet që ka ndërmarrë në Lindjen e Mesme.
    Disa media amerikane raportojnë se ka ende shumë dallime mbi një marrëveshje të mundshme paqeje në Gaza, ku çështja që po mban peng uljen e armëve është ajo e tërheqjes së ushtrisë së Izraelit nga toka Palestineze. Hamasi kërkon që IDF të tërhiqet në pozicionet që mbante para shkeljes së armëpushimit të kaluar, por Tel Avivi kundërshton.
    Çështja e shpërndarjes së ndihmave humanitare rezulton të jetë e zgjidhur, pasi në ngarkim të tyre do të jetë Organizata e Kombeve të Bashkuara.

  • Netanjahu mesazh për Trump: Do vazhdojmë të punojmë së bashku për të mposhtur armiqtë

    Netanjahu mesazh për Trump: Do vazhdojmë të punojmë së bashku për të mposhtur armiqtë

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka shprehur falënderimet e tij ndaj presidentit amerikan Donald Trump për mbështetjen e dhënë ndaj tij personalisht dhe ndaj popullit hebre, vetëm pak kohë pas deklaratës së parë publike të liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, që pas armëpushimit mes dy vendeve.

    “Faleminderit shumë, President Trump, për mbështetjen tuaj prekëse ndaj meje dhe për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme ndaj Izraelit dhe popullit hebre. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mposhtur armiqtë tanë të përbashkët, për të liruar të burgosurit tanë dhe për të zgjeruar me shpejtësi rrethin e paqes”, shkroi Netanjahu në një postim në platformën X, të cilin e shoqëroi me një fotografi të përbashkët me Trump-in.

    Më pas, Netanjahu shpërndau sërish mesazhin e Trump-it në rrjetin Truth Social, ku ish-presidenti amerikan kritikoi procesin gjyqësor për korrupsion ndaj kryeministrit izraelit, duke e cilësuar atë si një “proces qesharak” dhe një “gjueti shtrigash”.

    Trump shkroi se ai dhe kryeministri izraelit “kanë kaluar së bashku nëpër FERR, duke luftuar një armik shumë të vështirë dhe të zgjuar afatgjatë të Izraelit, Iranin, dhe Bibi Netanjahu nuk mund të kishte qenë më i mirë, më inteligjent apo më i fuqishëm në DASHURINË e tij për Tokën e Shenjtë të jashtëzakonshme”.

    “Çdokush tjetër do të kishte pësuar humbje, turp dhe kaos! Bibi Netanjahu ishte një LUFTËTAR, si asnjë tjetër në historinë e Izraelit”, theksoi Trump, duke shtuar se procesi ndaj tij është çështje politike dhe duke kërkuar ose anulimin e menjëhershëm të gjyqit, ose faljen e tij, ndërsa e quajti Netanjahun “hero kombëtar që ka bërë kaq shumë për vendin e tij”.

     

  • Vrasja e punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA, “zbulohet urdhri” i Netanyahut

    Vrasja e punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA, “zbulohet urdhri” i Netanyahut

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka njoftuar rritjen e masave të sigurisë për të gjitha përfaqësitë diplomatike izraelite në botë, pas sulmit me armë zjarri në Uashington, ku u ekzekutuan dy punonjës të ambasadës së Izraelit.
    Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Kryeministrit, thuhet se Netanjahu ka zhvilluar një bisedë me Prokuroren e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, për të marrë informacion mbi rrethanat e sulmit dhe identitetin e viktimave. Viktimat janë identifikuar si një çift i ri, i cili kishte planifikuar të fejoheshin në një të ardhme të afërt.
    Prokurorja Bondi, sipas njoftimit, ka shprehur ngushëllimet e saj për qeverinë izraelite dhe ka theksuar se autoritetet amerikane po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ajo shtoi gjithashtu se autori i dyshuar i sulmit do të përballet me drejtësinë.
    Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është informuar mbi situatën dhe po ndjek nga afër zhvillimet, duke kontribuar në menaxhimin e saj.
    Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi natyrën e masave të reja të sigurisë apo kohëzgjatjen e tyre. Hetimet për incidentin në Uashington janë ende në vazhdim.