Tag: nesti

  • “Kujt t’i bëj nesër unë kallëzim të rremë për Nesti Angonin?”, përballja e Veliajt me përfaqësuesin e Qeverisë. Juristi: Nuk bëj dot interpretime për…

    “Kujt t’i bëj nesër unë kallëzim të rremë për Nesti Angonin?”, përballja e Veliajt me përfaqësuesin e Qeverisë. Juristi: Nuk bëj dot interpretime për…

    Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj ishte ditën e djeshme përballë Gjykatës Kushtetuese, ku foli edhe për Nesti Angonin.

    “Ne automatikisht do i dërgonim njerëzit te hienat apo do thoni prit pak kë do kallëzoj unë për kallëzim të rremë”, kështu deklaroi Veliaj një ditë më parë.
    Debati: 
    Veliaj: E vërteta është ajo që dimë të gjithë, nuk ka një vendim të formës së prerë, ka dënuar vetëm në Gjykatën e shkallës së parë, kjo do të thotë që kemi një standard të dyfishtë që trafikohet këtu: për ditë të padënuar aplikohet shkarkimi dhe për dikë të dënuar duhet të presim vendimin përfundimtar. Kështu që injoranca apo padija nuk mund të jetë alibi në këtë rast, siç e thatë edhe ju, një fakt i njohur botërisht, edhe unë besoj se përgjigja u sqarua.
    T’ju shpjegoj ose t’ju bëj edhe një pyetje tjetër: në republikën tonë, në strukturën dhe arkitekturën e republikës sonë, kemi disa sjellje monopol. Monopolin e dhunës e ka policia; monopolin e forcës, ja këtu dikush është me pranga, të tjerët që janë jashtë kësaj dere janë të armatosur; ka monopole force që ja njeh ligji.
    Monopolin e prodhimit të armëve të rënda e ka ushtria, ja njeh ligji, ata mund të përdorin tanke e helikopterë. Monopolin e dhënies së drejtësisë e ka gjykata, nuk jep çdo institucion drejtësi. Monopolin e shkatërrimit të një jete publike e ka prokurori i posaçëm.
    Tani, në këtë sjellje monopol, ju praktikisht ju jepni presionin në një vendim gjykate, por jeni gati që monopolin e dikujt që iu është dhënë me ligj, edhe ajo për të shkatërruar jetën publike të dikujt, t’i jepet prioritet duke sakrifikuar një kryetar bashkie, një anëtar të komunitetit, një aktivist, një shërbëtor publik në këtë rast dhe jo monopolit të gjykatës për të dhënë drejtësi.
    Në sjelljet monopolistike që kanë forcat të ndryshme apo aparate të ndryshme në republikën e Shqipërisë, ju anoni për të mbështetur zgjedhjen e prokurorisë që ka monopolin e shkatërrimit të jetës së dikujt edhe pa vendim, apo tentoni të respektoni monopolin që ka gjykata për të vendosur drejtësi?
    Përfaqësuesi i Qeverisë: Unë nuk mund të bëj një interpretim në lidhje me veprimtarinë e pushteteve të tjera që janë pushtete të ndara. Në këtë seancë dhe në këtë sallë objekti i gjykimit është pikërisht shkarkimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Përtej këtij argumenti ligjor unë nuk kam se çfarë të shtoj tjetër”.
    Veliaj: Edhe në finale, nëse zonja e ndërruar do më lejonte që tua huazoj pyetjen që ajo më bëri mua që për tua bëra ju. A do kishte ndryshuar gjë nesër unë do ftohesha në Këshillin e Ministrave këtë nuk mund ta di, por di që forca e argumentit njerëzit i ndryshon hapin vështirë. Nëse do thosha jam në një konflikt të hapur interesi, fjala vjen me një prokuror të cilit kam pasur debate për një leje ndërtimi. Ndoshta nuk do ishit kaq të nxituar, do thoni o prit pak, ndoshta duhet të ndërhyjmë ligji i konfliktit të interesit që një kryetar bashkie, një prokuror nuk mund të hetojnë njëri-tjetrin nëse do kishin një konflikt interesi.
    Nëse do ju thosha që jam këtu prej një njeriu që nuk ekziston, një Nesti Angoni, ndoshta Këshilli i Ministrave do dëgjonte edhe do thoshte prit pak se sa Nesti Angon mund të dalin për secilin prej nesh dhe të thuri lloj-lloj intrigash, ne automatikisht do i dërgonim njerëzit te hienat apo do thoni prit pak kë do kallëzoj unë për kallëzim të rremë. Nëse kjo histori nuk ishte kështu. Nëse do ju thoja këtë, ndoshta Këshilli i Ministrave do thoshte, prit pak kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të filluar një iniciativë ligjore për të mbrojtur kryetarët e bashkive.
    Po t’ju thoja shumica e kryetarëve të bashkive janë në një presion konstant për të futur të gjithë fisin e disave prokurorëve të posaçëm në punë, edhe nëse do ua provoja që kjo është e vërtetë në Bashkinë e Tiranës, ju do shqetësoheshit, do thoni si janë të pa mbrojtur këta njerëz. Ju kërkojnë prokurorët e posaçëm leje ndërtimi, ju kërkojnë të fusin gjithë fisin në punë, edhe kur s’ju bën, i thonë avokatit të kryetarit të bashkisë ja tregoje unë atij. Po ti dinit këtë histori, prandaj them që dëgjesa ju mundëson që të flisnim pak dhe të dëgjonit historitë pse unë jam në burg dhe mos t’i lejohet monopolit që dikush ka për të shkatërruar jetën e ti vendoste monopolit të gjykatës për të dhënë drejtësi.

    Top Channel

  • Erion Veliaj: Kë do të padis për shpifje, Nesti Angonin që nuk ekziston?

    Erion Veliaj: Kë do të padis për shpifje, Nesti Angonin që nuk ekziston?

    Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar me tone të forta gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese.
    Ai e cilësoi procesin si të motivuar politikisht dhe ngriti pikëpyetje mbi bazën e kallëzimeve.
    “Kë do të padis për shpifje unë nëse akuzat ndaj meje nuk dalin të vërteta? Nesti Angonin që nuk ekziston?” tha Veliaj, duke vënë në dyshim ekzistencën e personit që sipas tij ka bërë kallëzimin.
    Ai akuzoi prokurorin e posaçëm Ols Dado për hakmarrje personale dhe shtoi se po krijohet një precedent i rrezikshëm ku “monopoli për të shkatërruar jetën” po mbivendoset mbi kompetencat e gjykatës për të dhënë drejtësi.
    “Nëse do ju thoja se isha në një konflikt interesi me dikë për një leje ndërtimi apo se jam këtu për shkak të një njeriu që nuk ekziston si Nesti Angloni, mbase Këshilli i Ministre mund të dëgjonte. Kë do të padis un për kallëzim të rremë nëse një kjo histori nuk është kështu.
    Po t’ju thoja që kryetarët e bashkive do të ishin nën presion për t’u futur fisin e prokurorëve të posaçëm në punë? Dhe kur nuk e bën i thonë avokatit ia tregoj unë atij?
    Dëgjesa do të na ndihmonte të dëgjonim pse jam këtu. Mos t’i lejohet që monopolit të dikujt që ka për të shkatërruar jetën t’i mbivendoset monopolit të gjykatës për të dhënë drejtësi”, tha ai.

  • Berisha: Është lule Nesti Angoni i parë se ç’është Nesti Angoni i dytë! Do ta shihni…

    Berisha: Është lule Nesti Angoni i parë se ç’është Nesti Angoni i dytë! Do ta shihni…

    Gjatë fjalës së mbajtur në parlament, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se ‘dy gjëra do e ndjekin Edi Ramën gjer ditën e fundit të jetës: ‘djegësi i Tiranës’ dhe se kjo çështje ‘është skandali që ai nuk do ta shmangë kurrë’.
    Sipas tij, ‘Edi Rama nuk shpëton kurrë nga djegësi i Tiranës’, pasi ‘tani po dalin si libër edhe dëshmitë e Nesti Angonit’. Kryetari i PD-së, paralajmëroi zhvillime të reja në hetime. ‘Prisni, prisni Nesti Angoni bis tani… Është lule Nesti Angoni i parë se ç’është Nesti Angoni i dytë. Do ta shihni…  Është lule Nesti Angoni i parë…’, tha Berisha.
    Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
    Dy gjëra do e ndjekin Edi Ramën gjer ditën ne fundit të jetës. Djegësi i Tiranës. E dini ju se çfarë ka thënë ai prokurori që e kërcënoi Rama?
    Ai ka mbajtur për muaj dhe vite ndoshta dosjen e inceneratorit të Tiranës, dhe kur i thanë pse nuk e akuzove Erion Veliajn për djegësin e Tiranës, jo tha, se më duhej të akuzoja Edi Ramën.
    Ekzakt. Kjo është e vërteta.
    Edi Rama nuk shpëton kurrë nga djegësi i Tiranës se tani po dalin si libër edhe dëshmitë e Nesti Angonit. Po, po.
    Edhe ato tani janë.
    Prisni, prisni Nesti Angoni bis tani, se e shoh që po kënaqeni kështu. Është lule Nesti Angoni i parë se ç’është Nesti Angoni i dytë.
    Do ta shihni…
    Është lule…

  • “Kush është Nesti Angoni i Ballukut?”, gazetari zbulon prapaskenat: Zv.kryeministrja nesër pritet të..

    “Kush është Nesti Angoni i Ballukut?”, gazetari zbulon prapaskenat: Zv.kryeministrja nesër pritet të..

    Gazetari Fatjon Gjinaj foli mbrëmjen e sotme në emisionin Log. lidhur me fletëthirrjen në SPAK për zv.kryeministren Belinda Balluku.
    Gazetari thotë se kësaj here Balluku pritet të vijë në SPAK rreth orës 15:00.
    Më tej lidhur me hetimet Gjinaj ngre pyetjen se kush mund të jetë “Nesti Angoni” i Ballukut, ashtu si me rastin e Veliajt.
    Fatjon Gjinaj: Belinda Balluku pritet që nesër të shkojë në SPAK. Një nga elementët, është hera e dytë, për herë të tretë urdhërohet shoqërimi i detyrueshëm. Policia i shkon në zyrë apo banesë bën shoqërimin dhe e vendos para prokurorëve. Për motivet e thirrjes, veprat penale duket vulnerabël, duke marra kontekstin e kallëzimeve penale ndaj Ballukut, janë 12 të tilla. Është parë e udhës të regjistrojë procedim për shkelje barazish në tenderë. Ngrej disa pikëpyetje lodhur me zonjën Balluku dhe thirrjen në ambientet e Prokurorisë, nuk përjashtohet t’i komunikohet akuza meqë është me avokatin e saj.
    Pyetja që ngrej kush është Nesti Angoni i Belinda Ballukut? Pse u regjistrua emri i saj në regjistrin e veprave penale? Për Evis Berberi që në 2024 aparati celular kanë qenë subjekt që i janë bërë ekspertizës nga të cilat ka dalë dhe emri i Ballukut. Pyetja e tretë, pse u bë kjo lëvizje sot, a është çështje statistikash, interesash apo çështje hetimore? Mendoj se SPAK me aq të dhëna sa ka deri tani për Ballukun nuk e ka narrativën për të bindur publikun.
    Kam bërë përpjekje të krijoj kontakte me prokurorin, në kuptim interes publik dhe nuk ka patur këtë qëndrim. Në dijeninë time ka të njëjtën mbrojtje që ka patur përpara artikulimit publik se është kërcënuar.

  • ‘Ia hoqën Belindës…’, Berisha nxjerr në Kuvend emrin që fshihet pas Nesti Angonit

    ‘Ia hoqën Belindës…’, Berisha nxjerr në Kuvend emrin që fshihet pas Nesti Angonit

    Kreu i PD-së, Sali Berisha sulmoi ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, duke thënë se emri i tij qëndron pas anonimit Nesti Angoni që kallëzoi Erion Veliajn në SPAK. Kur u ndërpre seanca, Berisha foli për gazetarët në hyrje të Kuvendit, dhe tha se ‘thonë se Gogu është Nesti Angoni”.
    “Për pyetjet ka disa praktika. Në shumë raste, pyetje nuk bëhen fare. Deputetët, opozita e gjykon të mos bëhen pyetje dhe ka ndodhur jo një, por në mënyrë të përsëritur. Pyetjet me shkrim mendoj se janë një normë për t’i dhënë mundësi të pyeturit që të përgatitet. Kjo është normale. Por kjo nuk përjashton as të drejtën e pyetjes me gojë pas dëgjimit të raportit, as të drejtën e leximit të pyetjes që i ka bërë me shkrim. Këta janë në frikë dhe tmerr. I thashë unë, dil e betohu në Kushtetutë, por nuk del dot Nesti Angoni. Se tani thonë që ky Gogo është Nesti Angoni, ia hoqën Belindës…”, tha Berisha

  • “Nesti Angoni brenda Kuvendit”, Sali Berisha: Kush është ministri që denoncoi në SPAK Erion Veliajn

    “Nesti Angoni brenda Kuvendit”, Sali Berisha: Kush është ministri që denoncoi në SPAK Erion Veliajn

    Pas kërkesës së kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla për 15 minuta pushim, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi ndërpreu seancën plenare.
    Disa nga deputetët, përfshirë ish-kryeministrin Sali Berisha, zgjodhën që të dilnin jashtë ambienteve të Parlamentit dhe të flisnin për mediat.
    Kreu i opozitës, Berisha, deklaroi se Nesti Angoni, personi që denoncoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili është arrestuar që më 10 shkurt, në fakt ndodhet brenda Parlamentit.

    Sipas Berishës ai është deputeti socialist Toni Gogu.
    Berisha: I thashë unë, dil e betohu në Kushtetutë, por nuk del dot Nesti Angoni. Se tani thonë që ky Gogu është Nesti Angoni, ia hoqën Belindës…
    Berisha gjithashtu komentoi edhe refuzimin e Partisë Socialiste për t’i drejtuar pyetje krerëve të institucioneve të drejtësisë, të cilët do të raportojnë sot në Kuvend.
    Balla i dha opozitës dy mundësi, ose të pranojë faktin që pyetjet Altin Dumanit dhe krerëve të tjerë të institucioneve të drejtësisë t’i paraqiten me shkrim, ose në të kundërt do të vijojnë me procesin e votimit. Berisha u shpreh se kjo është e papranueshme dhe se socialistëve “nuk iu leverdis” raportimi i tyre. Berisha theksoi se vitet e kaluara është vendosur në zbatim praktika pyetje përgjigje me gojë.
    Berisha: Për pyetjet ka disa praktika. Në shumë raste, pyetje nuk bëhen fare. Deputetët, opozita e gjykon të mos bëhen pyetje dhe ka ndodhur jo një, por në mënyrë të përsëritur. Pyetjet me shkrim mendoj se janë një normë për t’i dhënë mundësi të pyeturit që të përgatitet. Kjo është normale. Por kjo nuk përjashton as të drejtën e pyetjes me gojë pas dëgjimit të raportit, as të drejtën e leximit të pyetjes që i ka bërë me shkrim. Këta janë në frikë dhe tmerr.Problemi është se duhet të dëgjojnë shqiptarët çfarë pyetjesh janë bërë. Se pastaj lexo një pyetje po, lexo një pyetje jo, lexo një gjysmë pyetje, nuk jemi në pozita miqësore aty. Jo, ajo është një palë kundërshtare, e cila është marrë me luftë të egër kundër pluralizmit politik./vizionplus.tv 

  • Një ‘Nesti Angoni’ i penduar për Ramën

    Një ‘Nesti Angoni’ i penduar për Ramën

    Një ‘Nesti Angoni’ i penduar për Ramën
    Nga Basir Çollaku
    Ndoshta ka politikanë me telashe penale, të anuar së fundmi si të penduar. Janë lexues të Kurbanit 1 të Ramës, me mendje të ndarë, që bëjnë kurban 2 autorin dhe jo veten. Rrëfimet kanë nisur të mbahen shënim e të dorëzohen në zyrat e duhura. Ndoshta një “Nesti Angoni”, që flet edhe anglisht po aq sa Charles, po punon me tre turne. Për trafiqet, koncesionet, inceneratorët, investimet strategjike, lejet e kullave dhe risorteve të bandave. Ai, gjatësinë e tij e di. Halli i vetëm i pazgjidhshëm i Edi Ramës është narcoqeveria. Kartellet e kokainës. Lidhjet me të dhe njerëzit e tij. Ndërsa në Venezuelë, tek “vëllai” i tij Maduro, CIA ka marrë porositë e duhura, lista zbret tek radha, të cilën e ka bërë gati DEA, e ndodhur në Tiranë prej tre vitesh.
    Të gjitha akrobacitë në Shqipëri i ka në këtë funksion, për të ndërtuar alibinë se goditjen finale nuk e ka nga trafiku i narkotikëve dhe dosja e madhe e ndërtuar për dhe rreth tij, por nga inate verore. Prandaj bëri, gjoja, budallain në Danimarkë duke ironizuar presidentin amerikan në dialog me atë francez. Por Macron mori mesazh tjetër për atë rrëshkitje. Prandaj Rama u turr për të bërë zgjedhje vendore me çdo kusht në Tiranë, dhe të shfaqet si fitimtar i përhershëm. Ndaj solli Ursulën për barcoleta suksesesh në Tiranë, e investimet do të bëhen në Maqedoni dhe Serbi. Ndaj bën zëdhënësin e Soros nëpër qoka periferike, duke u vetëkonsideruar në tavolinën anti-Trump.
    Ndonëse vitin e kaluar tentoi të ikte nga Klani, por nuk e lanë vëllezërit aty. Përsheshi Kodin Penal me 900 nene rrokopujë. Bëri kthesë nga gjinia e shumëfishtë, gjoja është “konservator” në tetor. Përpiqet të fusë duar në zgjedhjen e drejtuesit të ri të Strukturës së Posaçme, megjithëse e di se ajo është Tokë e Premtuar amerikane. Ndaj telendisi presidentin si roje nate dhe si postier të letrave shkruar nga vetë KM, duke nxjerrë dekret pas dekreti dhe dërguar letra kanosjeje Gjykatës Kushtetuese. Në rrëmujën ku është shushatur, shpiku miting nacionalist duke ftuar shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova, duke tentuar faktorizim në rajon pas dështimit me mbylljen e Ballkanit të Hapur.
    Mediat amerikane nuk ia ndajnë, duke e quajtur narkoqeveri. Altin Dumani e tha në Kuvend se për Charles McGonigal janë bërë veprime hetimore në vend dhe priten edhe të tjera nga USA. Sigurisht aty ka edhe ministra e biznesmenë të tjerë në brendësi. Ka përfitime ekonomike, ku dalin dhe duar të ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri KIM, dhe ngjarje shërbimesh me rusë e kinezë. Dumani, dy ditë pas këtij deklarimi, shkon dhe në Bruksel, ku janë disa dosje të rënda trafiku të kokainës. Aty është edhe Aruba dhe Toyota, edhe Çopja, edhe shumë të tjera.
    Një inventar miliarda euro, ku KM ka hapur shteg pastrimi me leje të shumta ndërtimi. Rrethimi nuk ka lënë derë hapur. Vartësit ministra janë kusur në këtë operacion anti-Maduro-Rama-Noriega.

  • “Ka pasur letra anonime”/ Ish-prokurori Karanxha: “Nesti Angoni” është shfaqur edhe për BKH-në

    “Ka pasur letra anonime”/ Ish-prokurori Karanxha: “Nesti Angoni” është shfaqur edhe për BKH-në

    Në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Tema e Ditës” në RTSH me gazetarin Arbër Hitaj, ish-prokurori Ervin Karanxha analizoi raportimin pesëorësh të kreut të SPAK, Altin Dumani, para Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit për Nismat Qytetare.
    Raporti, i cili përmbledh veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme për vitin 2024, u cilësua nga Karanxha si një pasqyrë e qartë e arritjeve dhe sfidave të institucionit.
    Karanxha zbuloi se aktualisht po kryhen verifikime për kreun e Byrosë së Hetimit, për shkak të një sërë letrash anonime që kanë qarkulluar brenda institucionit.
    Ai paralajmëroi për një fenomen të ngjashëm me “Nesti Agoni”, që sipas tij nuk kufizohet më vetëm në pushtetin ekzekutiv, por është shfaqur edhe brenda organeve të drejtësisë.
    “Po bëhen verifikime për kreun e Byrosë së Hetimit sepse ka pasur shumë letra, sepse është hapur fenomeni ‘Nesti Angoni’. Dhe brenda SPAK ka fenomen të tillë sepse ka pasur letra për njëri-tjetrin. Janë letra anonime. Pra, akuza që ata kanë për njëri-tjetrin dhe pavarësisht se janë anonime, ato verifikohen.”

  • ‘Dëshmitari’ italian e pranon: Gënjeva në ekran për Erion Veliajn pasi më kanë premtuar para!

    ‘Dëshmitari’ italian e pranon: Gënjeva në ekran për Erion Veliajn pasi më kanë premtuar para!

    Në fund të marsit dhe fillim të prillit 2023, vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore, emisioni “Piranjat” në Syri Tv, publikoi dy intervista që tronditën opinionin publik. Protagonist: një shtetas italian, Gabriele Tarroni Longinotti, i cili pretendonte se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kishte marrë pjesë në blerjen e një inceneratori të dështuar, pajisje që kompania “Bruno Presezzi” SPA kishte marrë nga Rumania për skrap, pasi më parë s’e kishte shitur dot as në Zimbabve.
    “Piranjat” raportuan se Longinotti ishte takuar disa herë me Veliajn, herë në Itali, në zyrat e “Bruno Presezzi” SPA, herë në Tiranë, në “Cioccolati Italiani” dhe restorantin “Tribe”. Historia shpërtheu në eter pak ditë para votimit.
    Prej dy vitesh, “Piranjat” janë nën proces penal për shpifje, pas padisë së Veliajt në Gjykatën e Tiranës. Por java e fundit i ka dhënë çështjes një përmbysje të plotë.
    Avokatët e Veliajt depozituan të hënën një deklaratë noteriale të datës 24 shtator 2025, të nënshkruar në Modena para noteres Rosa Chiarini, ku vetë Gabriele Tarroni Longinotti hedh poshtë çdo akuzë që kishte artikuluar ai dy vite më parë. “Gjithçka ishte shpifje për para”, – deklaron Longinotti dhe pas dëshmisë së rremë të transmetuar në emisionin “Piranjat” nisën edhe protestat 2-vjeçare para Bashkisë së Tiranës.
    Në dokumentin noterial, Longinotti pranon se:
    (1) Nuk e kam parë kurrë zotin Erion Veliaj të udhëtojë, vetëm apo në praninë e personave të tjerë, në Itali ose të takojë dikë, aq më pak që qëllimi i një vizite të tillë të ketë qenë i lidhur me inceneratorin;
    (2) Nuk e kam takuar kurrë zotin Erion Veliaj, as personalisht e as në praninë e personave të tjerë, as në Itali e as në Shqipëri pranë “Cioccolati Italiani” ose “Tribe”, dhe as nuk kam komunikuar ndonjëherë me të, personalisht apo nëpërmjet të tjerëve, nëpërmjet telefonatash, mesazhesh apo ndonjë forme tjetër komunikimi;
    (3) Nuk kam as njohuri dhe as prova që zoti Erion Veliaj të ketë marrë pjesë ose të ketë qenë i përfshirë në blerjen e inceneratorit që kishim në Rumani;
    (4) Të gjitha deklaratat që kam dhënë për zotin Erion Veliaj, në intervistat e mia për programin “Piranjat”, si dhe ato që kam lënë të kuptohet, janë të pavërteta dhe janë bërë prej meje në këmbim të premtimeve nga ana e këtyre mediave televizive dhe personave të afërt me to për përfitime financiare.
    Deja-vu “Nesti Angoni 2”
    Publikimi i intervistave në prill 2023, vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore, nuk mund të ishte rastësi. Veliaj fitoi mandatin e tretë me një diferencë rekord prej rreth 60 mijë votash.
    Sot, me pranimin e Longinottit, kjo ngjarje provohet si një inskenim i mirëfilltë, që të kujton “letrën anonime të Nesti Angonit”, mbi të cilën Prokuroria Speciale filloi hetimet ndaj Veliajt dhe akoma e mban të izoluar në paraburgim. Nëse skenari i parë Nesti Angoni – Longinotti dështoi, duket se u hodh në lojë një plan i dytë: një letër anonime, me emër fiktiv dhe firmë të fallsifikuar, për t’i dhënë jetë një tjetër goditjeje politike.
    Ashtu siç u zbuluan mashtrimet e Gabriele Longinottit dhe inskenuesit e “Nesti Angonit” të dytë, po aq e pashmangshme është edhe zbardhja e skenarit që fshihet pas kallëzimit penal anonim e të fallsifikuar të “Nesti Angoni 1”. Drejtësia dhe koha do t’i nxjerrë në dritë të gjithë inskenuesit e kësaj fabrike të re shpifjesh, që provojnë se Veliaj ishte viktimë e një plani të mirëorgnizuar për eleminim politik, para dhe pas rizgjedhjes së tij të 3-të.

    Deklarata noteriale e Gabriele Tarroni

  • ‘Betimi i Nesti Angonit’/ Berisha: Lubia nuk mohon, por de facto pranon takimin e Arubas

    ‘Betimi i Nesti Angonit’/ Berisha: Lubia nuk mohon, por de facto pranon takimin e Arubas

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të Zëvendëkryeministres Belinda Balluku, nga Kuvendi i Shqipërisë, e cila nuk i mohoi akuzat e opozitës për narko-takimin në Aruba, mes karteleve të drogës dhe përfaqësuesve direkt të qeverisë shqiptare.
    ‘Lubia nuk mohon,por de facto pranon takimin e Arubas. Ajo betohet vetëm për të gjithë kolegët që ishin aty në parlament se nuk kanë qenë në Aruba por shet Ramën dhe dy të tjerët që mungonin’, shkruan Berisha në Facebook.
    Postimi i plotë:
    Betimi i Nesti Angonit!
    Lubia nuk mohon,por de facto pranon takimin e Arubas. Ajo betohet vetëm për të gjithë kolegët që ishin aty në parlament se nuk kanë qenë në Aruba por shet Ramën dhe dy të tjerët që mungonin. Betimi i Nesti Angonit!