Reshjet intensive të shiut duket se do të rikthehen edhe në pjesën e mbetur të javës.
Sipas një parashikimi nga IGJEUM, situata me motin mund të përbëjë rrezik për përmbytje në disa zona të vendit.
Parashikohet se në qarqet: Dibër, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë, si edhe rrëshqitje dherash.
Reshjet:
Sot pasdite (e mërkurë, datë 26 nëntor) dhe nesër (e enjte, datë 27 nëntor) priten reshje intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Dibër, Elbasan dhe Korçë, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare. Reshjet në të gjitha qarqet pritet të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në veri dhe lindje në lartësitë mbi 800 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Temperatura:
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 12 / 15 °c
Në vendet e ulëta: 8 / 15 °c
Në vendet malore: 3 / 9 °c
Era:
Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet dhe ne zonat malore.
Tag: nesër
-

Reshje intensive/ IGJEUM: Rrezik për përmbytje, vërshime dhe rrëshqitje dherash
-

Moti i keq/ IGJEUM: Rrezik për rënie gurësh e inertesh
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për kushtet e motit për këtë të hënë pasdite dhe ditën e martë.
Sipas parashikimit, fillimi i kësaj jave do të vijojë të shoqërohet me reshje intensive shiu në disa nga qarqet e vendit.
Ndërkohë, në zonat me nivel mbi 1000 metra mbi nivelin e detit do të ketë reshje në formë dëbore.
Po ashtu, lidhur me kushtet e paqëndrueshme të motit, IGJEUM parashikon rrezik nga disa probleme nga reshjet e shiut, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane.
Reshjet:
Sot pasdite, e hënë, datë 24 nëntor, priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.
Nesër, e martë, datë 25 nëntor, priten reshje intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet Dibër, Lezhë dhe Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare shoqëruar me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.
Në veri në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Nesër shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.
Temperatura:
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 14 / 17 °C
Në vendet e ulëta: 9 / 16 °C
Në vendet malore: 5 / 9 °C
Era:
Sot dhe nesër, era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet. -

Salianji thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës para kryeministrisë: Korrupsioni ka përmbytur qeverinë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë një takimi me qytetarët në zonën e Kombinatit, bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme të opozitës.
Në një postim të shpërndarë pas takimit, Salianji akuzoi qeverinë për braktisje të qytetarëve dhe theksoi se “korrupsioni ka përmbytur qeverinë” dhe se “koha është për reagim”.
“Në Kombinat, qeveria ka rënë ne duhet ta dëshmojmë! PROTESTO NESËR, E HËNË, Ora 18:00! Korrupsioni ka përmbytur qeverinë, ndërsa qeveria ka braktisur qytetarët. Në vend të zgjidhjeve, menaxhon vetëm skandale, aferat dhe propagandën.
Edi Rama është në krye të një strukture të kalbëzuar që ka shkatërruar Shqipërinë për interesa personale, duke e lënë vendin pa shpresë, pa siguri dhe pa drejtësi. Nuk ka më kohë për të pritur. Nuk ka më justifikime. Koha është për reagim! Koha që Rama të largohet! Bashkohu nesër në Bulevard, ora 18:00!”, ka shkruar Salianji.
Kujtojmë se nesër opozita organizon protestën e dytë para Kryeministrisë, të cilësuar si “Platforma Parlamentare”, e cila synon largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, pas skandalit me tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës. -

Eneda Tarifa surprizon me deklaratën e saj: Big Brother VIP do ta prezantoja që nesër
Këngëtarja, moderatorja dhe kantautorja Eneda Tarifa ishte një nga të ftuarat në këndin e Podfest, ku u intervistua nga gazetari Olti Curri. Eneda nuk i anashkaloi pyetjet pikante, duke dhënë disa përgjigje që menjëherë tërhoqën vëmendjen e publikut.
Në mesin e pyetjeve më intriguese ishte ajo për Big Brother VIP, një spektakël që prej tre vitesh ka dominuar skenën e televizioneve shqiptare. E pyetur nëse do të pranonte ta moderonte një format kaq të madh, Eneda u shpreh pa hezitim se jo vetëm që do ta moderonte, por është gati ta prezantojë që nesër, nëse do t’i jepej mundësia.
“Do e prezantoja patjetër, që nesër po të më jepej mundësia. Është i këndshëm, nuk e kam frikë, sidomos kur je dhe producent, jo vetëm prezantues që ke skenarin në dorë. Mua më pëlqen sfida, nuk është e pamundur,” tha ajo me plot siguri.
Megjithatë, kur u pyet nëse do të hynte si banore në BBVIP, përgjigjja e saj ishte krejt ndryshe.
Tarifa u shpreh qartë se nuk do ta bënte këtë hap:
“Si banore jo, nuk do e bëja dot. Është përgjegjësi e madhe, një eksperiencë shumë e vështirë emocionalisht. Nuk më përket ajo pjesë.”
Artisja theksoi se e ka ndjekur formatin dhe e vlerëson për impaktin që ka, por për të, roli i duhur është ai i prezantueses apo producente-s. -

“Objektivi i qartë”/ Partizani, trajneri para Vllaznisë: E vetmja gjë që presim nesër janë 3 pikë
Oltijon Kërnaja, trajneri i Partizanit dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Vllaznisë.
Gjendja e skuadrës në prag të takimit ndaj Vllaznisë –
Kërnaja: Sa i përket gjendjes fizike vazhdojmë të kemi të njëjtat probleme që kemi patur para 10 ditëve. Nuk kemi mundur të afrohet ndonjë lojtarë nga ata të cilët vazhdojnë të jenë të dëmtuar. Në aspektin emocional gjendja e ekipit është e mirë, pjesa e grupit të lojtarëve që kemi të gatshëm fizikisht janë mirë. Ky 10 ditësh na ka shërbyer shumë për të marrë ngarkesat e duhura fizike. Besoj që do të kemi një rezultat sa më pozitiv.
Si e vlerësoni Vllazninë –
Kërnaja: Sigurisht Partizani është ekipi më i madh në Shqipëri dhe hyn në fushë ndoshta si më i miri i të gjitha ekipeve, pavarësisht klasifikimit dhe pozicionit aktual që është në renditje. Vllaznia është një kundërshtar për tu respektuar, është lider e këtyre 11 javëve, por ne sigurisht hyjmë nesër për të fituar, me gjithë respektin për Vllazninë.
Çfarë prisni nga ndeshja e nesërme –
Kërnaja: E vetmja gjë që presim nesër janë 3 pikët, vetëm 3 pikët do të na kënaqnin nesër. Ndeshja ditën e diel është objektivi ynë dhe i imi kryesor. Të mbarojmë ndeshjen me Vllazninë dhe pastaj do të shikojmë të tjerat. -

Nga nesër ndërpritet transporti publik në Prishtinë, shkak fondet
Nga nesër në komunën e Prishtinës nuk do të ketë transport urban. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Shkak për këtë ndërprerje është bërë bllokimi nga Ministria e Financave e buxhetit dhe fitimeve të vetë komunës.
Kryekomunari Rama bëri me dije se paralajmërime të tilla ka pasur dhe nga ndërmarrje të tjera publike.
Rama tha se qytetarët po penalizohen për interesat politike të zyrtarëve. -

Arnault kërkon aksione te Reali, Perez nesër jep versionin e tij
U fol prej diëtsh se Real Madrid po tentonte afronte një donator të rëndësishëm. ose më saktë presidenti Florentino Perez do të shiste aksione nga klubi që ai drejton.
Tani duket më pranë se kurrë pasi mediat pranë Realit shkruajnë se Bernard Arnault,njeriu më i pasur në botë në vitin 2024 është seriozisht i interesuar të bëhet aksionar i pakicës në Real Madrid.
me shumë gjasë Florentino Perez do të njoftojë nesër planin e tij për të hapur Real Madridin për investime të jashtme.
Vazhdo leximin
-

Autoritetet: Sot dhe nesër intensitet i lartë reshjesh, mundësi vërshimesh në zonat urbane
Instituti i Gjeoshkencave informoi se pasditen e sotme dhe nesër shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente rë shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.
Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë, të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e dielë, 23 nëntor, do të ketë rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Mat, Shkumbin, Seman dhe Vjosa.
Sot pasdite dhe nesër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër dhe Tiranë priten reshje mesatare. Në qarqet Fier, Berat, Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në të gjithë territorin reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 4 / 11 °C, në vendet e ulëta: 9 / 11 °C dhe në vendet malore: 4 / 8 °C.
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet. -

Nuhiu: Besoj fort te grupi, jemi gati për Flamurtarin
Tirana e vendit të fundit do të luajë nesër në Vlorë me Flamurtarin për javën e 12-të Abissnet Superiore (16:30). Para kësaj sfide delikate trjneri i bardhebluve Ardian Nuhiu foli sot për mediat:
Ndalesa e kampionatit…
“Padiskutim ka qenë e mirëseardhur, për 2 javë kemi shfrytëzuar, kemi punuar me skuadrën në aspektin fizik, taktik dhe atë psikologjik. Jemi munduar të marrim ngarkesën e duhur fizike në javën e parë, përsa i përket aspektit taktik jemi munduar të përcjellim mënyrën se si dua që të qëndrojë skuadra ime në fushë apo mënyrën si do të luajmë.
Në aspektin psikologjik pres të shoh një skuadër të ndryshme nga dita e nesërme ku do të presim një kundërshtar jashtëzakonisht të fortë. Kemi analizuar detajet më të vogla të një kundërshtari që lufton shumë, pres nga skuadra ime që t’i përgjigjet në të njëjtën formë.
Dua përqëndrim maksimal, besoj fuqishëm te grupi dhe ta shfaqim në fushë. Presioni na frymëzon mua dhe futbollistët, pres që të sakrifikojnë, ata që do fillojnë ndeshjen apo dhe ata që do jenë në stol.
Kam parë shumë dëshirë te grupi për tu përmirësuar apo edhe grintë, besoj që nesër e shfaqim në fushë nesër apo në vijim, nuk do të kemi probleme. Jemi munduar të rikuperojmë, Soler, Tabekou dhe Mensah patën disa shqetësime, kemi edhe një seancë stërvitore për të parë si do të jetë gjendja e tyre, do të gjejnë forcën dhe fuqinë për tju bashkuar skuadrës. Kemi shfrytëzuar këto 2 javë, se si të shkojmë te porta dhe të jemi të qetë e cinik që ti shfrytëzojmë rastet”
Vazhdo leximin
-

Murataj: Më pëlqen kampionati, Vllaznia fiton ndaj Partizanit
Talenti i Vllaznisë Edon Murataj ka dalë sot para mediave në vigjilje të takimit (java e 12) ndaj Partizanit nesër në orën 16:30 në “Arena e Demave” për të dhënë disa përgjigje personale por dhe të shokëve të skuadrës.
Sulmuesi anësor kuqeblu: “Partizani është një ekip i mirë, me shumë cilësi, por ne duhet të shohim veten. Jemi gati për të fituar”
Ndeshja me Partizanin?
“Është e vërtetë që po kalonim një formë të mirë, por ndërprerja e kampionatit na ka ndihmuar, pasi na ka dhënë kohë për të pushuar, për t’u stërvitur dhe kryesorja na janë bashkuar edhe lojtarët e tjerë që kanë qenë të dëmtuar. Jemi përgatitur shumë mirë për të dhënë maksimumin nesër.
Si ndiheni tani?
Unë jam shumë mirë, ndihem mirë dhe jam gati për të luajtur, ashtu sikurse i gjithë ekipi. Normalisht që dëmtimi bën të vetën, por me stërvitjen e bërë kam pasur mundësi të kap ritmin e kampionatit. Jam gati për ndeshjen tjetër, jo vetëm unë por edhe të gjithë lojtarët e tjerë, si fizikisht, ashtu edhe mentalisht. Kërkojmë vetëm 3 pikë nesër. Normalisht që Partizani është një ekip i mirë, me shumë cilësi, por ne duhet të shohim veten. Jemi shumë të motivuar, si gjithmonë. Nuk e shoh problem për të marrë 3 pikë nesër.
Pista për kampionate të tjera?
Më pëlqen ky kampionat, nuk ka asnjë ekip të lehtë, secili ka cilësi. Ndeshjet janë të vështira, por më pëlqen rivaliteti i fortë. Normalisht që mungesa e trajnerit ndikon, pasi është ai që na motivon, por përsëri do të bëjmë maksimumin. Gjithsesi, jemi gati për ta fituar këtë ndeshje.
Këshilla e trajnerit? Fito, jep maksimumin, vazhdo përpara! Lojtarët janë gati për të luajtur nesër.
Bismark? Është duke u stërvitur mirë, e presim që nesër të jetë gati. Të gjitha janë ekipe të forta. Trajneri Borshi është shumë i mirë që e di stilin e lojës, jemi gati të japim 100% për tifozët shkodranë./Sportiim.al/
Vazhdo leximin