Tag: neritan

  • 35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

    35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

    Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Neritan Ceka, ka bërë një prej analizave më të drejtpërdrejta mbi gabimet historike të viteve ’90 dhe rolin që PD pati në procesin e tranzicionit politik. Në emisionin “Trialog” në RTSH, Neritan Ceka pranoi se mungesa e një projekti të qartë dhe përgatitjes së duhur e çoi forcën e parë opozitare në vend drejt gabimeve të mëdha që kanë ndikuar edhe në realitetin e sotëm politik.
    “Ne nuk patëm projekt. Ishte hedhur projekti për liri dhe demokraci, por jo një projekt i imtësishëm. Nuk dinim si do të krijoheshin institucionet dhe ishim më të mbushur me iluzione sesa me realitet. Nuk mund të justifikohemi për faktin që e ndërtuam projektin tonë mbi iluzione. Nuk ishim të përgatitur,” tha Ceka.
    Ai theksoi se mungesa e përgatitjes politike bëri që PD të bënte gabime serioze, që sipas tij nuk janë rregulluar ende as sot.
    “Politika është profesion, kërkon përgatitje dhe lobim, dhe ne ramë viktimë e kësaj mospërgatitjeje, duke bërë gabime jo të vogla në jetën tonë politike. Duhej të kishim ruajtur frymën intelektuale dhe gjithëpërfshirëse që kishte PD-ja në fillim, frymë që solli shumë personalitete me ide të reja. Ky imazh u shkatërrua shumë shpejt dhe kjo ka qenë fatale, pa shenja rregullimi deri sot.
    Partia, nga një mjet progresi që çon para shoqërinë, mund të kthehet në pengesë nëse ndërhyn në ekzekutiv, dhe ne nuk kemi qenë të kujdesshëm në këtë drejtim. Në vitin 1991, kur morëm një pjesë të pushtetit, nuk treguam kujdesin e duhur për të përgatitur një Shqipëri që të mos ishte më “Shqipëria e Punës”. Ne bëmë gabimin e ndërtimit të Shqipërisë së Partisë Demokratike dhe jo Shqipërisë së shqiptarëve dhe qytetarëve. Kërkuam një Shqipëri normale, por ne sot nuk kemi një Shqipëri normale”, tha Ceka.

  • Neritan Liçaj: Enver Hoxha ishte i shitur te Serbia. Krijoi ndarje veri-jug që ende i vuajmë sot

    Neritan Liçaj: Enver Hoxha ishte i shitur te Serbia. Krijoi ndarje veri-jug që ende i vuajmë sot

    Aktori i njohur Neritan Liçaj, i ftuar në emisionin “Dita jonë” në A2 CNN, foli gjerësisht për rolin e tij në një projekt artistik që lidhet me figurën e Enver Hoxhës, por edhe për qëndrimin e tij personal ndaj diktatorit komunist. Ai theksoi se ky rol nuk ia ka ndryshuar aspak mendimin për Hoxhën, pasi, siç tha, “nuk kam qenë kurrë i mendimit që Enver Hoxha ka qenë burrë i mirë”.
    Sipas Liçajt, Hoxha nuk mund të vlerësohet për industrializimin apo “sigurinë” e kohës së tij, sepse ato ishin produkte të diktatit dhe të varësisë nga Lindja. “Jo po bëri fabrika… I bëri rusi dhe kinezi. Jo po kishte siguri… Kishte diktat, jo siguri”, u shpreh aktori.
    Ai tregoi se për të ndërtuar rolin ishte marrë thellësisht me figurën e Hoxhës, duke u konsultuar me njerëz që kishin qenë pranë tij, për të kuptuar jo vetëm dimensionin politik, por edhe anën njerëzore të diktatorit. “Ai kishte krijuar një frymë, pëlqeje apo jo, ekziston ende sot hoxhizmi. Ka trushpëlarë që i shkojnë te varri”, shtoi Liçaj në “Dita jonë” në A2 CNN.
    Aktori kritikoi ashpër trashëgiminë e regjimit komunist, duke e quajtur atë një periudhë që shkatërroi shoqërinë shqiptare. “Enver Hoxha i mori gjithçka popullit të vet: pasuritë, pronat, nderin, dinjitetin, fjalën, mendimin. Ai ishte i shitur te serbët, rusët dhe kinezët, tek të gjithë armiqtë historikë të kombit tonë. Pse duhej të shkonim në Lindje, kur ne jemi perëndimorë?”, u shpreh ai.
    Liçaj shtoi se pasojat e ideologjisë komuniste ndihen ende sot, në ndarjet shoqërore e rajonale. “Komunizmi çau familjet, fshatrat, bashkësitë. Krijoi ndarje veri-jug që ende i vuajmë sot”, tha ai, duke e cilësuar këtë “trashëgiminë më të hidhur të ideologjisë së Marksit dhe Engelsit”. “Dy të tretat e Shqipërisë janë kodrinore e malore. Pse ai që vjen nga mali nuk ka të drejta si ai nga fusha? Kjo frymë përçmuese e mbjellë nga komunizmi duhet të marrë fund”.

  • Anëtarësimi në BE, një treg i madh sjell sfida, por dhe më shumë përfitime

    Anëtarësimi në BE, një treg i madh sjell sfida, por dhe më shumë përfitime

    Neritan Mullaj, Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Industrisë Anëtarësimi në BE do të sjellë treg më të madh, fonde zhvillimi dhe standarde të larta, por kompanitë shqiptare do të përballen me sfida serioze në përshtatjen me rregulloret, rritjen e konkurrencës dhe kostot e modernizimit, thotë Neritan Mullaj, Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Industrisë. Në …

  • Neritan Ceka: Në fushën e arkeologjisë të bëhet një reformë e plotë, probleme jo vetëm në organizim, por edhe financimi

    Neritan Ceka: Në fushën e arkeologjisë të bëhet një reformë e plotë, probleme jo vetëm në organizim, por edhe financimi

    Arkeologjia në vend përballet jo vetëm me probleme të organizimit, por edhe të financimit. Profesor Neritan Ceka thotë se në fushën e arkeologjisë duhet të bëhet një reformë e plotë. Në intervistën për gazetën “SOT” profesor Neritan Ceka arkeolog shprehet me kritika ndaj institucioneve për çfarë po ndodh dhe thekson se reformën në fushën e arkeologjisë duhet ta bëjnë arkeologët dhe jo burokratët. Arkeologu Neritan Ceka, i cili herë pas here në reagimet e tij ka folur për problemet që janë në fushën e trashëgimisë kulturore thotë se reforma që është bërë deri më sot nëpërmjet ligjit për trashëgiminë dhe muzetë i vitit 2018  e ka copëtuar sistemin, që nuk prodhon as vlera të reja. Prof. Neritan Ceka shprehet se janë me diploma rreth 200 arkeologë, por në kantiere nuk ka më specialistë. Ndërsa sa i takon problemeve me financimin, profesor Neritan Ceka shpreh shqetësimin që ka dhe arkeologë që shkojnë në ekspedita sipas tij me dieta mizerabël, pa fondet e mjaftueshme për zhvillimin e kërkimeve në nivelin bashkëkohor.
    Ajo çfarë ndodh sot në sistemin shqiptar, sipas profesor Neritan Cekës nuk gjendet në asnjë vend tjetër, ku veç është Ministria e Kulturës që bën gërmime arkeologjike kryesisht nëpërmjet privatëve, duke investuar shuma marramendëse në krahasim me atë jep produkte konkrete dhe që është Akademia e Shkencave Instituti Arkeologjik i saj që ka rreth 200 mijë euro financime për gërmimet arkeologjike që është pak, ku ndërkohë  vetëm Butrinti vepër e gërmimeve shumëvjeçare të arkeologëve jep 3 milionë euro në vit nga biletat e vizitave. Profesor Neritan Ceka thotë se menaxhimi dhe financimi i arkeologjisë në vend mund të bëhet me krijimin e një fondacioni që i financon siç e ka Anglia, me privatin sipas tij që i jepet mundësia të punësojë, por gjithmonë nën drejtimin e specialistëve, ku rolin kryesor duhet ta luajë Akademia e Shkencave për shkencën arkeologjike dhe ministria e Kulturës për menaxhimin, por që unifikohen në strategjitë e tyre. Në vijim kritika profesor Neritan Ceka shpreh dhe për ministrinë e Kulturës, ku sipas tij duhen thirrur ata specialistë që e dinë se çfarë bëhet në trashëgiminë kulturore në vendin tonë dhe jo ata që janë në ministri dhe e kanë mendjen të shpëtojnë rrogat e tyre.
    Ndër të tjera profesor Neritan Ceka tregon dhe për punën që po bëhet me tekstin “Historia e shqiptarëve” që do të jetë në katër vëllime, ku ai është dhe njëri nga katër redaktorët përgjegjës, por shpreh kritika dhe për çfarë po ndodh me Muzeun Historik Kombëtar që tashmë është mbyllur dhe është përfshirë në një projekt restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi. Ai shprehet se Muzeu Historik Kombëtar në vitin 1981 është bërë me grup pune nga Akademia e Shkencave në krye të të cilit ishte Aleks Buda dhe për arkeologjinë ishte Selim Islami, Skënder Anamali, Frano Prendi, ashtu siç ishin dhe personalitete të tjera. Por sa i takon ndërhyrjes tani në MHK, profesor Neritan Ceka thotë se te pjesa e arkeologjisë duhet të merret mendimi i Komisionit të Arkeologjisë, që përbëhet nga specialistë kryesorë të IA-së, të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe specialistë të tjerë të rretheve.
    -Herë pas here në reagimet tuaja keni sjellë në vëmendje punën që bëhet nga arkeologët tanë, zhvillimi i projekteve në fushën e albanologjisë, etj. Ju jeni dhe redaktor përgjegjës për tekstin “Historia e shqiptarëve” që do të jetë në 4 vëllime. Çfarë mund të na thoni më shumë mbi punën e bërë deri tani?
    Gjatë kësaj kohe jam fokusuar në punën time në dy drejtime kryesore, që lidhen me arkeologjinë dhe njëri është projekti “Historia e shqiptarëve” , që është një vepër kolektive, ku unë jam njeri nga katër redaktorët përgjegjës për të 4 vëllimet e saj. Vëllimi i parë është drejt përfundimit. Autorët i kanë dorëzuar punimet dhe tani po mbaron redaktimi letrar, pasi është bërë ai shkencor dhe do të kalojë në procesin e faqosjes, besoj gjatë tetorit. Shpresoj që shtypshkronja e re, që kemi marrë në Akademinë e Shkencave do ta ketë si një nga prodhimet e para në fund të vitit, për të gjithë ata që duan të njohin historinë e vendit të bërë në bazë shkencore. Ndërkohë është punuar dhe për vëllimet e tjera, ku i dyti ka përfunduar si redaktim shkencor. Është një vepër që nuk shkruhet direkt nga punonjës të ASH-së, por janë punonjës të Institutit të Historisë, të Institutit të Arkeologjisë, janë të tjerë që janë në pension, janë në aktivitet të lirë. Dhe kjo është mënyra që shkruhen vepra të tilla kolektive, sepse po në këtë stil po përgatitet edhe “Enciklopedia shqiptare” edhe “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”.
    -Janë tre projekte në fushën e albanologjisë, ku dhe më parë është bërë me dije nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë rreth ecurisë së tyre. A është hasur vështirësi te pjesa e buxhetit
    Buxheti ka qenë i mjaftueshëm dhe kjo është dhe një nga mënyrat se duhet të punohet. Nuk punohet duke bërë kërkesa për buxhet, të cilat më pas kalojnë te burokratët e Ministrisë së Financave, që e trajtojnë shkencën njësoj siç trajtojnë dhe aspekte të tjera në thesin e tyre të madh dhe të shpuar. Natyrisht që shkenca nuk financohet me kërkesa që i reduktojnë ata që nuk lexojnë libra, siç janë financierët. Mënyra se si ka vepruar në këtë rast qeveria, që ka dhënë fondet dhe në bazë të atyre fondeve është bërë edhe investimi, besoj ka dhënë rezultat.
    -Nga viti 2008 Instituti i Arkeologjisë (IA) bëhet pjesë e Qendrës së Studimeve Albanologjike në vijim Akademia e Studimeve Albanologjike. Me riorganizimin që u bë ASA-s nga janari 2024  Instituti i Arkeologjisë bëhet sërish si pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Çfarë ka ndryshuar në këtë administrim të tij?
    Nuk mendoj se ka ndryshuar ndonjë gjë të madhe, pa u bërë një reformë radikale në këtë drejtim që është propozuar që në vitin 2009, por për arsye të interesave personale të lidhura me biznesin e arkeologjisë nuk është realizuar. Dhe ky është veshi që i fryhet akoma qeverisë. Në sistemin shqiptar kemi një rrumpallë, që nuk gjendet në asnjë vend tjetër. Veç është Ministria e Kulturës që bën gërmime arkeologjike kryesisht nëpërmjet privatëve, duke investuar shuma marramendëse në krahasim me atë që jep produkte konkrete dhe është Akademia e Shkencave Instituti Arkeologjik i kësaj Akademie që ka gjithsej rreth 200 mijë euro financime për gërmimet arkeologjike që është pak, ndërkohë që vetëm Butrinti që është vepër e gërmimeve shumëvjeçare të arkeologëve jep 3 milionë euro në vit vetëm nga biletat e vizitave, mos flasim për Apoloninë, Lezhën edhe Shkodrën; të gjitha këto janë 5 milionë euro. Pra nga 5 milionë euro që jep puna e arkeologëve gjatë një shekulli, duke filluar që nga Ugolini me Butrintin, por kryesisht e intensifikuar në vitet e komunizmit, që kanë qenë vite të arta të arkeologjisë, ndërsa këto që kemi sot janë vitet prej bronzi dhe po ti marrim si vlerë metalesh për arkeologjinë, për fat të keq, këto vite janë teneqeja e arkeologjisë. Nëse nuk bëhet një reformë radikale në këtë drejtim, besoj që nuk do prodhohet gjë. Nuk ka prodhime të reja, po konsumojmë këto që kemi krijuar në vitet e komunizmit, pra Butrinti, Shkodra, Lezha, Bylisi, Antigonea por dhe Finiqi janë të gjitha prodhime të kohës së komunizmit të modifikuara me make up të lehtë sot.

    Natyrisht që nuk kemi investime serioze, në kuptimin që arkeologjia e kthen investimin. Kur unë shprehem për reformën në fushën e arkeologjisë, atë duhet ta bëjnë arkeologët dhe jo burokratët. Reforma që është bërë deri më sot nëpërmjet ligjit për trashëgiminë dhe muzetë i vitit 2018 është marrë një model nga Bullgaria, nga njerëz inkompetent dhe e ka copëtuar sistemin, që nuk prodhon as vlera të reja, nuk prodhon as njerëz të rinj. Nuk kemi më arkeologë. Kemi me diploma rreth 200 arkeologë, por në kantiere nuk kemi më specialistë. Kemi arkeologë teknikë tani që punojnë për privatët, duke shtyrë ditët, sepse nuk kanë një siguri; nuk punojnë me projekte; nuk kanë garanci për profesionin e tyre; nuk kanë mundësi të bëjnë doktoratura. Akademia e Shkencave nuk ka ende të drejtën të bëjë doktoratura dhe ky është në fakt mekanizmi themelor që krijon studiuesit e rinj, pra edhe arkeologët. Një realitet absurd, sepse pikërisht atje ku krijohet shkenca nuk ka shkollë doktorature, ndërsa atje ku shkenca vdes, në disa fakultetet që janë varrezat e shkencës, keni pedagogë që trajtojnë njëkohësisht 20-30 tema diplomash, që janë master vetëm për të plotësuar orët, sepse tani nuk ka më studentë dhe ky është absurditeti. Pra ka nevojë që në fushën e arkeologjisë të bëhet një reformë e plotë mbi bazën e një modeli, që merret kollaj nga vende të qytetëruara. Menaxhimi dhe financimi i arkeologjisë mund të bëhet me krijimin e një fondacioni që i financon siç e ka Anglia, me privatin që i jepet mundësia të punësojë, por gjithmonë nën drejtimin e specialistëve ku rolin kryesor duhet ta luajë Akademia e Shkencave për shkencën arkeologjike dhe ministria e Kulturës për menaxhimin, por që unifikohen në strategjitë e tyre dhe vetëm kështu mund të arrijmë një ndryshim të gjendjes, ndryshe jemi në kënetë. Mendoj se në trashëgiminë kulturore ne kemi njerëz që akoma dinë se çfarë bëhet si Apollon Baçe, Aleksandër Meksi, Emin Riza apo Hasan Nallbanin, njerëz që kanë vazhduar punën, por kemi dhe një brez të dytë që janë sot akademikë si Adem Bunguri, Gëzim Hoxha, Luan Përzhita dhe duhen thirrur këta dhe jo ata që janë në ministri dhe e kanë mendjen të shpëtojnë rrogat e tyre. Kemi arkeologë që shkojnë në ekspedita me dieta mizerabël, pa transport, pa fondet e mjaftueshme për zhvillimin e kërkimeve në nivelin bashkëkohor. Në këtë drejtim ka problem jo vetëm për mënyrën e organizimit, por dhe për mënyrën se si financohen në arkeologji, që duhet të jetë siç financohen partnerët tanë të huaj kur vijnë këtu. Pavarësisht nga kjo, rezultatet nuk kanë munguar në sajë të pasionit dhe vazhdimit të traditave të shkëlqyera të arkeologjisë shqiptare, por vaji i kandilit nuk është i pasosur!
    -Ju përmendët dhe probleme në fushën e trashëgimisë kulturore, që vijnë edhe nga politikat që ka ndjekur Ministria e Kulturës. Sipas jush turizmi ka shpëtuar Gjirokastrën. Çfarë ka ndodhur ndër vite, ku kanë qenë problemet?
    Këtu ka disa arritje të kohës, po të shkosh në Berat, Gjirokastër apo dhe në Korçë puna ecën, sepse funksionon ligji për mbrojtjen e monumenteve, por në këtë rast investimi vjen nga privatët vetë. Vetë koha e kërkon, por shteti nuk është aty, nuk investon për fasadat, nuk investon ku ka detyrën, anën dekorative e bën vetë privati. Turizmi e ka shpëtuar veçanërisht Gjirokastrën, se të ishte për shtetin do ishte shkatërruar. Unë them që të organizohet ashtu siç e mendojnë ata që e kanë krijuar. Gjirokastrën dhe Beratin e ka krijuar Emin Riza e Gani Strazimiri dhe brezi i tij, e dinë dhe pasardhësit e tyre që po punojnë kryesisht për privatët tani. Bylisin e ka krijuar Neritan Ceka, Skënder Muçaj e Lazër Papajani, Apoloninë e ka krijuar Leon Rey, Hasan Ceka, Koço Zheku; Lezhën e krijoi Frano Prendi; Antigonenë- Dhimosten Budina; Durrësin- Vangjel Toçi, etj. Për fat të mirë një pjesë e këtyre janë gjallë dhe e dinë fare mirë se si duhet trajtuar trashëgimia kulturore.
    -Gjatë këtij muaji ministri Blendi Gonxhja shprehu në një aktivitet ndër të tjera se kalatë dhe parqet arkeologjike do të përfshihen në një skemë të re menaxhimi. Për ju si ndikon kjo?
    Nuk ka ndodhur ende asnjë gjë. E ka thënë, por nuk e ka bërë. Ai ka një vit ministër dhe duhet ta kishte bërë këtë. Për t’u bërë një reformë nuk duhen 3-4 vjet, duhen pak kohë. 2-3 muaj janë mjaftueshëm. Reforma është zbatuar në Butrint dhe po funksionon. Po ky ministër që kemi kur mori Butrintin tha që vetëm nga biletat u shtuan të ardhurat 2 -fish. Kjo do të thonte se të ardhurat nga biletat i kishin vjedhur më parë, sepse nuk ka se si të shtohen të ardhurat papritmas. Rezulton tani që me Fondacionin për Menaxhimin e Butrintit të ardhurat u shtuan 4-fish, pra dhe me ndryshimin e ministrit prapë vidhej në Butrint. Tani nuk ka më. Ky është një aspekt i menaxhimit. Nuk ka ndodhur ndonjë filozofi, por është zbatuar modeli europian i partneritetit publik-privat dhe kjo lloj autonomie ka bërë që kontrolli të jetë absolut dhe njerëzit paguhen shumë më mirë dhe e ke Butrintin gjithë kohën të pastër. Janë hedhur për tenderim 7 projekte restaurimi, që nuk ndodhte. Butrintit i ka qenë bërë vetëm një restaurim dhe ky është modeli restaurimit karikaturë nga ata që ishin përpara, që i jepnin shtetit një dhe merrnin vetë tre. Ata që i emëronte partia në pushtet, Demokratike, LSI dhe PS. Tani nuk ka më. Fondacioni varet nga ministri, pra nga shteti, por rezultati është se funksionon dhe ky është modeli. Mere këtë model çoje në Apoloni, në Durrës, etj, dhe kjo është reforma e administrimit: e ke modelin vëre në punë. Por sot nuk ka strategji, që të kombinohet gërmimi arkeologjik me interesat e parkut për zgjerimin e sipërfaqes në Apoloni. Atje nuk kemi një kantier që duhet të jetë i vetë parkut, siç nuk kemi një kantier të parkut në Durrës, të parkut në Lezhë, në Shkodër, etj.

    -Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë është përfshirë në projekt restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi. Një nga pavionet e tij ka qenë dhe ai i lashtësisë ndër më të pasurit me objekte. Ju keni dijeni se çfarë po ndodh te kjo pjesë, a keni qenë pjesë e diskutimeve për Muzeun Historik Kombëtar?
    Aspak. Mua shteti më paguan që nga viti 1962 kur kam filluar punën. Dhe unë jam i detyruar ti jap mendimin tim shtetit, por kur shteti nuk e do mendimin tim ky është një problem i tij. Muzeu Historik Kombëtar në vitin 1981 është bërë me grup pune nga Akademia e Shkencave në krye të të cilit ishte Aleks Buda dhe për arkeologjinë ishte Selim Islami, Skënder Anamali, Frano Prendi, ashtu siç ishin dhe personalitete të tjera. Sot vetëm dëgjojmë nga televizionet. Dy herë me radhë më parë është paguar, 280 mijë euro njëherë dhe 180 mijë euro njëherë tjetër për të bërë rinovime në MHK. Janë paguar njerëz, sepse i jepet studiove private. Për MHK nuk është marrë mendimi i Akademisë së Shkencave. Unë mendoj që te pjesa e arkeologjisë të merret mendimi i Komisionit të Arkeologjisë, që përbëhet nga specialistë kryesorë të IA-së, të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe specialistë të tjerë të rretheve, por kjo ende nuk ka ndodhur.
    Intervistoi: Juljana Vrapi

  • E papritur/ Regjisori shqiptar fiton Festivalin e Filmit me metrazh të shkurtër në Greqi

    E papritur/ Regjisori shqiptar fiton Festivalin e Filmit me metrazh të shkurtër në Greqi

    Duartrokitje dhe brohorima kanë shpërthyer në sallë kur juria shpall fituesin e Çmimit të Madh ‘Dionisi i Artë’ në Festivalin e 48-të Ndërkombëtar të Filmit me Metrazh të Shkurtër në qytetin verilidnor të Greqisë, Drama.

    Fitues është regjisori shqiptar Neritan Zinxhiria për filmin e tij të jashtëzakonshëm ‘Noi’.”
    Filmi, xhiruar në Metsovo, rrëfen historinë e një vëllai të vogël që përballet me zgjedhjen e vështirë pas vdekjes së vëllait të madh nga kali i tij i dashur. Përmes ëndrrave dhe vizioneve, ai duhet të vendosë nëse do të hakmerret apo do të falë. Një rrëfim i fuqishëm mbi marrëdhënien e njeriut me natyrën, bukuritë e peizazheve greke dhe sfidat e adoleshencës. Është shumë e vështirë të falësh, por kjo është thelbësore. Filmi flet për humbjen, pikëllimin dhe mënyrën si mund të rindërtojmë jetën pas një tragjedie, ka thënë Zinxhiria.
    “Dua të theksoj diçka. Këta janë bashkëpunëtorët e mi. Nuk do ishte realizuar ky film në se nuk ekzistonte këmbëngulja dhe besimi tek ëndrra. Dhe ndaj kërkojmë mbështetje, jo sepse jemi kapriociozë dhe duam të bëhemi regjisorë, por sepse kinemaja është ngjarja më e shenjtë artistike”, shprehet Neritan Zinxhiria.
    Përveç Çmimit të Madh, filmi ‘Noi’ siguroi automatikisht një vend në listën e nominimeve për Oscar për Filmin më të Mirë me Metrazh të Shkurtër dhe fitoi një çmim prej 10,000 eurosh nga Finos Film dhe ERT.
    Neritan Zinxhiria, lindur në Tiranë dhe rritur në Athinë, ka një karrierë të pasur artistike. Me filma të tjerë të njohur si ‘Kamomil’, ‘Dritë nga Drita’ dhe ‘Një Vend i Dytë’, ai ka fituar mbi 100 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Filmat e tij janë shfaqur në më shumë se 250 festivale në mbarë botën dhe përfaqësojnë një vizion të veçantë, ku natyra shpesh bëhet protagoniste përveç aktorëve.
    Me ‘Noi’, Neritan Zinxhiria na sjell një rrëfim të thellë, të ndjeshëm dhe universal, duke vendosur standarde të reja për filmin e shkurtër europian.
     
     
     
     

    Top Channel

  • Greqi/ Neritan Zinxhiria fituesi i Festivalit të Filmit të Shkurtër në Drama

    Greqi/ Neritan Zinxhiria fituesi i Festivalit të Filmit të Shkurtër në Drama

    Me çmimin e madh që i është dhënë filmit të shkëlqyer ‘NOI’ të regjisorit shqiptar Neritan Zinxhiria, është mbyllur festivali i këtij viti, raportojne mediat ne Greqi.Filmi i shkëlqyer ‘Noi’ i Neritan Zinxhirias fitoi me të drejtë ‘Dionisin’ e Artë në Festivalin e 48-të Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër të Dramës (DISFF), zhvilluar nga data 8-14 Shtator 2025. I njëjti regjisor kishte fituar më parë ‘Dionisin e Artë’ në këtë festival me filmin e tij “Kamomil” në vitin 2012, si dhe Çmimin e Dokumentarit dy vjet më parë me filmin “Dritë nga Drita”.“Titulli origjinal ishte “zbutës”, por kur filmi mori formën e parë, ky titull i veçantë më dukej kufizues. Doja diçka që lidhej me gjuhën e folur dhe gjuhën e popullit. Filmi u xhirua në Metsovo dhe flet për komunitetin vllah. “Noi” do të thotë ne, bota jonë, por meqenëse fjala është hundore, tingëllon si tingulli i një kali. Natyra së bashku me kafshët është elementi dominues i botës. Doja të përqendrohesha në një botë ku kuajt përcaktojnë faktorin njerëzor. Ndjeshmëria njerëzore varet nga kafshët. Kryesisht jo aq shumë nga marrëdhënia jonë me to, sesa nga karakteristikat e lindura, nxitjet e kafshëve në lidhje me bashkëjetesën e tyre. Gjatë gjithë filmografisë sime, ndonjëherë protagonistët nuk janë aktorët, por natyra me një kod të përjetshëm, i cili megjithatë karakterizohet nga ndërhyrja njerëzore. I gjithë filmi, i cili u realizua me njerëz nga komuniteti, përveç dy prindërve, lindi nga një ëndërr që pata, filloi nga vendi, që është Metsova ku ka dyqind kuaj të lirë. Në secilin film kam disa motive, disa elementë totem, kështu që filmi u frymëzua.” nga tradita gojore dhe historitë që rrjedhin nëpër kohë në mënyrë arketipe,” është shprehur regjisori shqiptar.FILMOGRAFIA E TIJ2025 Noi2023 Drita e Dritës2016 Një Vend i Dytë2015 Koha e një të Riu që Gati të Vriste2012 Kamomil2008 Nusja më e Mirë  Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Me çmimin e madh që i është dhënë filmit të shkëlqyer ‘NOI’ të regjisorit shqiptar Neritan Zinxhiria, është mbyllur festivali i këtij viti, raportojne mediat ne Greqi.Filmi i shkëlqyer ‘Noi’ i Neritan Zinxhirias fitoi me të drejtë ‘Dionisin’ e Artë në Festivalin e 48-të Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër të Dramës (DISFF), zhvilluar nga data 8-14 Shtator 2025. I njëjti regjisor kishte fituar më parë ‘Dionisin e Artë’ në këtë festival me filmin e tij “Kamomil” në vitin 2012, si dhe Çmimin e Dokumentarit dy vjet më parë me filmin “Dritë nga Drita”.“Titulli origjinal ishte “zbutës”, por kur filmi mori formën e parë, ky titull i veçantë më dukej kufizues. Doja diçka që lidhej me gjuhën e folur dhe gjuhën e popullit. Filmi u xhirua në Metsovo dhe flet për komunitetin vllah. “Noi” do të thotë ne, bota jonë, por meqenëse fjala është hundore, tingëllon si tingulli i një kali. Natyra së bashku me kafshët është elementi dominues i botës. Doja të përqendrohesha në një botë ku kuajt përcaktojnë faktorin njerëzor. Ndjeshmëria njerëzore varet nga kafshët. Kryesisht jo aq shumë nga marrëdhënia jonë me to, sesa nga karakteristikat e lindura, nxitjet e kafshëve në lidhje me bashkëjetesën e tyre. Gjatë gjithë filmografisë sime, ndonjëherë protagonistët nuk janë aktorët, por natyra me një kod të përjetshëm, i cili megjithatë karakterizohet nga ndërhyrja njerëzore. I gjithë filmi, i cili u realizua me njerëz nga komuniteti, përveç dy prindërve, lindi nga një ëndërr që pata, filloi nga vendi, që është Metsova ku ka dyqind kuaj të lirë. Në secilin film kam disa motive, disa elementë totem, kështu që filmi u frymëzua.” nga tradita gojore dhe historitë që rrjedhin nëpër kohë në mënyrë arketipe,” është shprehur regjisori shqiptar.FILMOGRAFIA E TIJ2025 Noi2023 Drita e Dritës2016 Një Vend i Dytë2015 Koha e një të Riu që Gati të Vriste2012 Kamomil2008 Nusja më e Mirë 

  • Ndryshime te “Rrugorja”, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

    Ndryshime te “Rrugorja”, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

    Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. Lorenc Shehu i cili ishte i komanduar në detyrë është larguar, duke i lënë vendin Buzit. “Rrugorja” e kryeqytetit ka qenë një repart që ka pasur shumë ndryshime, pasi fillimisht u drejtua nga Roven Zeka, i cili u largua pas arrestimit nga SPAK. Më pas në vend të tij u komandua Lorenc Shehu. Tashme drejtimin e ka marrë Neritan Buzi, i cili më parë ka qenë shef i komisariatit të Himarës dhe në qershor u transferua në doganën e Qafë Botës.

  • Ndryshime te ‘Rrugorja’ e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

    Ndryshime te ‘Rrugorja’ e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

    Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. A2 CNN mëson se Lorenc Shehu, i cili ishte i komanduar në detyrë është larguar, duke i lënë vendin Buzit.
    “Rrugorja” e kryeqytetit ka qenë një repart që ka pasur shumë ndryshime, pasi fillimisht u drejtua nga Roven Zeka, i cili u largua pas arrestimit nga SPAK.
    Më pas në vend të tij u komandua Lorenc Shehu. Tashme drejtimin e ka marrë Neritan Buzi, i cili më parë ka qenë shef i komisariatit të Himarës dhe në qershor u transferua në doganën e Qafë Botës.
     

  • Lëvizje në Policinë Rrugore të Tiranës, caktohet shefi i ri i qarkullimit (Emri)

    Lëvizje në Policinë Rrugore të Tiranës, caktohet shefi i ri i qarkullimit (Emri)

    Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. Mësohet se Lorenc Shehu, i cili ishte i komanduar në detyrë është larguar, duke i lënë vendin Buzit.
    “Rrugorja” e kryeqytetit ka qenë një repart që ka pasur shumë ndryshime, pasi fillimisht u drejtua nga Roven Zeka, i cili u largua pas arrestimit nga SPAK.
    Më pas në vend të tij u komandua Lorenc Shehu. Tashme drejtimin e ka marrë Neritan Buzi, i cili më parë ka qenë shef i komisariatit të Himarës dhe në qershor u transferua në doganën e Qafë Botës.
     
     

  • Ndryshime në Policinë Rrugore të Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

    Ndryshime në Policinë Rrugore të Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

    Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. A2 CNN mëson se Lorenc Shehu, i cili ishte i komanduar në detyrë është larguar, duke i lënë vendin Buzit.

    “Rrugorja” e kryeqytetit ka qenë një repart që ka pasur shumë ndryshime, pasi fillimisht u drejtua nga Roven Zeka, i cili u largua pas arrestimit nga SPAK.

    Më pas në vend të tij u komandua Lorenc Shehu. Tashme drejtimin e ka marrë Neritan Buzi, i cili më parë ka qenë shef i komisariatit të Himarës dhe në qershor u transferua në doganën e Qafë Botës.