Tag: nëpunësit

  • Deputeti i PD pyet Komisoneren e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civi: A ka ndonjë demokrat në administratë?

    Deputeti i PD pyet Komisoneren e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civi: A ka ndonjë demokrat në administratë?

    Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka hedhur kritika në Komisionin e Ligjeve lidhur me politizimin e administratës publike dhe moszbatimin e vendimeve gjyqësore për rikthimin në punë të punonjësve të pushuar padrejtësisht.
    Gjate raportimit të Komisioneres  për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, deputeti demokrat përmendi edhe institucionet publike që janë jashtë mbikëqyrjes së drejtpërdrejtë të sistemit të nëpunësit civil, duke u ndalur tek OSHEE, ku dy ditë më parë SPAK ushtroi kontrolle në zyra dhe shtepine e administratorit te OSHEE, Enea Karakaçi.
    “Për fatin e kryetarëve të bashkisë që ju merreni me ata që janë me status të nëpunësit civile, se po të shkoni në Ujësjellësa, në OSHEE, në këto ish komunale, se kur vajti SPAK atje u drejtuan tek banka se nuk e dinin nga i vini lekët”, tha Korreshi.
    Po ashtu Korreshi ngriti shqetësimin për mungesën e përgjegjësisë ndaj kryetarëve të bashkive që refuzojnë të zbatojnë vendimet e gjykatave dhe shkelin ligjin mbi statusin e nëpunësit civil.
    Në fund, Korreshi e mbylli me një pyetje ironike: “Më thuaj, ka mbetur ndonjë demokrat në administratë publike?”

    “Vajza e hallës sime e kishte fituar gjyqin për t’u kthyer në punë, por kishte ndërruar jetë kur erdhi vendimi”, tha Korreshi.
    Fjala e Korreshit:
    Dua që për një moment të jesh e sinqertë, pyetje ime është ka rezultuar ndonjë nëpunës civil që nuk e ka teserën e PS? E them këtë se nëse ka shpëtuar ndonjë ne duhet tja japim teserën dhe nuk e zhbëjmë dot.
    Së dyti, lidhur me vendimin e gjykatës për rikthim në punë, duke qenë se shoku Ulsi e donte shkurt, sa kemi nga ato që marrin rroga dhe nuk i ktheni në punë, se nuk do kryetari i bashkisë?
    Unë ju rikujtoj se nga drejtësia eficente, drejtpërdrejt vajza e hallës time e fitoi gjyqin për rikthim në punë, por kishte ndërruar jetë kur i erdhi vendimi gjyqësor. E them këtë se mos na ndodh ndonjë rast tjetër.
    Ju thatë në raportimin tuaj një rast që ne shkojmë, e konstatojmë të paligjshme, për fatin e kryetarëve të bashkisë që ju merreni me ata që janë me status të nëpunësit civile, se po të shkoni në Ujësjellësa, në OSHEE, në këto ish komunale, se kur vajti SPAK atje u drejtuan tek banka se nuk e dinin nga i vini lekët, ku konstatoni që është marrë në mënyrë të paligjshme, e ka shbërë atë vendim që thatë ju dhe nga ana tjetër, ca ndodh me këtë kryetar bashkie, ca i bëni apo thjesht e konstatoni. Ca merr ky kryetar, ka marrë ndonjë  gjobë, ndonjë karton të verdhë apo e ka bërë këtë dhe po bën prapë edhe këtë tjetrën.
    Më qafsh mua, ka mbetur ndonjë demokrat më në ndonjë administratë publike?

  • Administrata Publike “fryhet” me drejtues, bien nëpunësit e thjeshtë

    Administrata Publike “fryhet” me drejtues, bien nëpunësit e thjeshtë

    Administrata publike po fryhet në numër punonjësesh vit pas viti, teksa po zhvendoset drejt pozicioneve më të larta në hierarki.Sipas të dhënave zyrtare për periudhën 2019–2024 numri total i të punësuarve në shtet është rritur me rreth 10 mijë persona. Nga 172,745 të punësuar në vitin 2019, administrata shkoi në 182,430 persona në vitin 2024. Zgjerimi nuk ka ndodhur në mënyrë të barabartë në të gjitha kategoritë.Më të favorizuarit kanë qenë ligjvënësit, nëpunësit e lartë dhe drejtuesit ë lartë, të cilët janë shtuar me mbi 6,600 vetë,  me rritje me gati 47% brenda pesë vitesh. Pesha e drejtuesve në administratë është zgjeruar dukshëm në totalin e të punësuarve në këtë sektor me 11.2% më 2024 nga 8% në 2023. Punësimi shtesë në shtet tregon rritjen e peshores në favor të posteve drejtuese.Ndërkohë, numri i specialistëve ka qenë relativisht i qëndrueshëm, duke u luhatur pak gjatë viteve dhe duke përfunduar në një nivel pak më të ulët në vitin 2024 krahasuar me 2019-ën. Në vitin 2019 kishte 76,023 specialistë, ndërsa në 2024 janë 75,817, një rënie e lehtë.Në të kundërt, rënia më e fortë ka ndodhur tek nëpunësit e thjeshtë, nga 14,250 në 2019 në 13,286 në vitin 2024. Kjo ulje me më shumë se 900 vetë mund të lidhet me efektet e digjitalizimit të shërbimeve publike, të cilat kanë zëvendësuar nevojën për shumë pozicione fizike në sportele dhe administratë operative.Një tjetër kategori që ka shënuar rritje të qëndrueshme janë punëtorët, të cilët janë shtuar me mbi 4,100 vetë gjatë periudhës së analizuar. Po ashtu, një rritje e lehtë vihet re edhe te teknikët dhe ndihmës specialistët, me rreth 45 vetë gjatë kësaj periudhe, duke ruajtur një qëndrueshmëri në strukturën shtetërore.Në një kohë kur qeveria promovon digjitalizimin si një nga shtyllat e saj kryesore të reformës, rritja e ndjeshme e drejtuesve dhe e shpenzimeve për administratën fizike ngjan paradoksale.Në këtë kontekst pritej që digjitalizimi i shërbimeve të shoqërohej me ristrukturim të administratës dhe ulje progresive të stafit, sidomos në nivelet më operative. Por të dhënat tregojnë të kundërtën, numri i të punësuarve jo vetëm që nuk ka rënë, por është rritur ndjeshëm në disa kategori, veçanërisht në nivelet drejtuese dhe të specializuara.Mungesa e një reformimi të thellë dhe ristrukturimi të roleve në përputhje me teknologjinë tregon se digjitalizimi nuk po përdoret ende si instrument për të riorganizuar administratën./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Paga më të larta, shpërblime dhe orare fleksibël, 95.3 mln euro në 2 vite për administratën publike

    Paga më të larta, shpërblime dhe orare fleksibël, 95.3 mln euro në 2 vite për administratën publike

    Të gjithë punonjësit e administratës në 2 vitet e ardhshme do të kenë paga më të mira shpërblime dhe orare fleksibël. Me qëllim reformimin e administratës publike dhe rritjen e  mirëqenies qeveria ka përgatitur një strategji të posaçme.

    Botuar në Fletore Zyrtare, e titulluar Strategjia Ndërsektoriale e Reformës në Administratës Publike për periudhën 2025–2027, ky dokument parashikon një kosto 9.27 miliardë lekë  ose thënë ndryshe 95.3 milionë euro për 2 vitet e ardhshme.
    Strategjia synon të përmirësojë menaxhimin e burimeve njerëzore, zhvillimin e politikave publike, digjitalizimin e shërbimeve dhe krijimin e një administrate të qëndrueshme e miqësore me mjedisin.
    Por ndalur tek nëpunësit sfidë për administratën publike mbetet që rekrutimet të bëhen në bazë merite, konkurrencë dhe transparence. Ndërsa parashikohet që paga më të larta dhe më shumë shpërblime do të vihen në dispozicion. Sipas Strategjisë, do të vijohet me konsolidimin e punës fleksibël që synon balancën më të mirë mes jetës profesionale dhe asaj personale për nëpunësit publikë. Në po të njëjtin drejtim, do të vlerësohet edhe mundësia për të minimizuar orarin e punës për disa institucione/pozicione specifike
    Strategjia e reformës në administratën publike
    “Sistemi i pagave për nëpunësit civil është i rregulluar qartë. Paga llogaritet sipas pozicionit të punës së nëpunësit, sistem i njëjtë edhe për institucionet e qeverisjes vendore.”
    Për të krijuar një shërbim publik inovativ dhe tërheqës në treg, do të synohet digjitalizimi i mëtejshëm i administratës publike me në fokus punonjësin. Përtej nismave të ndërmarra deri më tani.
    “Në mënyrë që të garantohet një përdorim më efektiv të shërbimeve digjitale, duhet të ndërmerren hapa për fuqizimin e aftësive digjitale të qytetarëve dhe punonjësve të administratës publike, duke siguruar rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet e përdorimit të teknologjisë. Në masat për sigurinë digjitale duhet të përfshihen edhe parashikime të qarta, duke vendosur standarde të përbashkëta për të siguruar një shërbim të besueshëm dhe të sigurt, duke garantuar privatësinë e qytetarëve në të gjitha ndërveprimet e tyre digjitale.”
    Kostoja totale e strategjisë do të shpërndahet në 5 drejtime kryesore ku pjesën më të madhe të tortës e merr zëri I shërbimeve dhe digjitalizimi me 7.3 miliardë lekë pasuar nga llogaridhënia dhe mbikëqyrja 1 miliardë lekë dhe pjesa e mbetur  për menaxhimin e burimeve njerëzore, koordinimin  e politikave dhe administratën e gjelbër.
     

    Top Channel

  • Qeveria “zgjidh qesen”, ja kush përfiton nga rritja e pagës

    Qeveria “zgjidh qesen”, ja kush përfiton nga rritja e pagës

    Këshilli i Ministrave ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe shtesat e tjera mbi pagë për zëvendësministrat, funksionarët e kabineteve, prefektët, nënprefektët, nëpunësit civilë dhe nëpunësit e disa institucioneve të administratës publike.
    Ndryshimet e propozuara nga zëvendëskryeministri synojnë përditësimin dhe përmirësimin e kuadrit rregullator të pagave në shërbimin civil.
    Vendimi i ri përfshin ndryshime specifike si zëvendësimi i tabelave që janë pjesë përbërëse e vendimit fillestar, zëvendësohet me një lidhje të re me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet vendimit të fundit. Kjo do të thotë se struktura e pagave dhe kategorizimet e institucioneve apo pozicioneve mund të jenë ri dizajnuar.
    SHTESAT MBI PAGË
    Vendimi i qeverisë parashikon rritje page për sekretarët dhe zëvendëssekretarët e përgjithshëm. Vendoset një shtesë mujore prej 65,000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekësh për nëpunësit në pozicionet “Sekretar i Përgjithshëm” dhe “Zëvendëssekretar i Përgjithshëm”.
    Kjo paraqet një rritje të ndjeshme në shtesën mbi pagë për këto pozicione kyçe drejtuese. Po ashtu, në vendimin e ri bëhet edhe një saktësim i pozicionit “koordinator”. Është ndryshuar edhe një nënndarje për të përcaktuar qartë pozicionin e “koordinatorit” brenda njësive të menaxhimit pranë sekretarit të përgjithshëm dhe zëvendëssekretarit të përgjithshëm.
    Ky saktësim mund të ndikojë në kategorizimin dhe përcaktimin e pagës për këto role. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2025 do të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për këtë vit.
    Këto efekte do të fillojnë nga momenti i emërimit të nëpunësve/punonjësve në pozicionet e prekura nga këto ndryshime. Ky vendim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhurat e një pjese të konsiderueshme të stafit drejtues dhe nëpunësve civilë në administratën publike shqiptare.
    PREMTIMET
    Rritja e pagave dhe pensioneve ka qenë kali i betejës me të cilin erdhi Kryeministri Rama gjatë fushatës së tij elektorale. Madje, ka përmendur edhe profesione të tilla si mësues, punonjës të administratës, mjekë, ushtarakë dhe punonjës të policisë.
    “Pagat e mësuesve, punonjëse të administratës, mjekëve, ushtarakëve, të punonjësve të policisë do të rriten më tutje dhe për një arsye tjetër: sepse krijohen dy reagime. Një reagim është po pse pagat dhe jo pensionet?
    Po pse vetëm ata që punojnë në shtet? Kur shteti rrit pagat, sektori privat ndjek mbrapa. Ne kemi arritur që për nivele të caktuara të jemi konkurrues me bankat dhe ne kemi nevojë për njerëz shumë të përgatitur, sidomos për shkak të negociatave. E dyta, çdo pagë që rritet është një lajm i mirë edhe për perspektivën e pensioneve, sepse rriten të ardhurat nga sigurimet dhe kur shteti bëhet nxitës për pagat e privatit merr edhe nga pagat e privatit dhe shton në Fondin e Sigurimeve dhe sot e kemi shumë më solid seç e kishim”, – deklaroi kryeministri gjatë një takimi me mësues në muajin mars të këtij viti.
    Paga mesatare pritet të shkojë 1 mijë euro në muaj në sektorin privat e publik bashkë, ndërsa për pagën minimale të cilin Rama zotohet të jetë 500 euro brenda mandatit të katërt, do të ketë lehtësi për sipërmarrësit.

  • Albana Vokshi: Nëpunësit e administratës të mos bëhen pjesë e krimeve zgjedhore

    Albana Vokshi: Nëpunësit e administratës të mos bëhen pjesë e krimeve zgjedhore

    “Nëpunësit e administratës të mos bëhen pjesë në krime zgjedhore”. Kështu është shprehur kandidatja për deputete nën siglën e PD, Albana Vokshi, pasi u paraqit sot në SPAK në cilësinë e kallëzueses për krime zgjedhore.
    Vokshi akuzoi PS për keqpërdorimin e administratës publike në funksion të fushatës zgjedhore. Në një prononcim për mediat, ajo u bëri thirrje punonjësve të shtetit të mos përfshihen në veprime të paligjshme, duke paralajmëruar se çdo shkelje zgjedhore do të përballet me drejtësinë.
    “Me keqpërdorimin e administratës publike, PS dhe Edi Rama vazhdojnë me shkelje të përditshme. I bëjmë thirrje çdo nëpunësi të administratë publike, çdo mësuesi, të mos bëjë pjesë në krime zgjedhore. Të largohen nga sistemi i patronazhimit. Çdokush që bën krime zgjedhore, do të përballen me drejtësinë. Çdo kush që bën detyrën e nëpunësit civil, do të mbështetet nga qeveria e PD. Kushdo që përfshihet në krime zgjedhore duke bërë patronazhimit, duke dhënë shërbime që ua garanton ligji, kundrejt votës, do të përballet me drejtësinë herët a vonë. Unë u thirra për të dhënë informacione shtesë si pala kallëzues për të dhënë informacione shtesë”, u shpreh ajo.
     

  • Kontroll më i rreptë për administratën/ Nëpunësit gjyqësorë do vlerësohen çdo vit, ja si do bëhet procesi

    Kontroll më i rreptë për administratën/ Nëpunësit gjyqësorë do vlerësohen çdo vit, ja si do bëhet procesi

    Veprimtaria e nëpunësve civilë gjyqësorë do të vlerësohet periodikisht çdo vit, në përputhje me rregulloren e re të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

    Sipas vendimit “Mbi miratimin e rregullores “Për vlerësimin e veprimtarisë së nëpunësve civilë gjyqësorë” të botuar në Fletoren Zyrtare, vlerësimi fillon nga data e fillimit të ushtrimit të detyrës në vendin përkatës, ndërsa nëpunësit në periudhë prove do të vlerësohen dy herë në vit.
    Rregullorja për vlerësimin periodik do të përfshijë të gjitha kategoritë e nëpunësve civilë gjyqësorë, përfshirë: kancelarin; këshilltarin ligjor jo magjistrat në Gjykatën e Lartë; ndihmësin ligjor në gjykatën e shkallës së parë dhe gjykatën e apelit; kryesekretarin; sekretarin gjyqësor; nëpunësit e financës dhe buxhetit; nëpunësit që punojnë në fushat e kërkimit ligjor dhe dokumentacionit; nëpunësit e burimeve njerëzore; nëpunësit e prokurimeve; nëpunësit e teknologjisë së informacionit; nëpunësit e statistikave gjyqësore; nëpunësit e protokoll-arkivit dhe nëpunësit e marrëdhënieve me publikun, jashtë dhe median.
    Sipas rregullores procesi i vlerësimit të veprimtarisë, i cili përfshin disa burime: a) formulari i vetëvlerësimit, b) mendimi me shkrim i eprorit, c) mendimi me shkrim i kolegjit ose trupit gjykues, d) dhe dosja personale e nëpunësit civil gjyqësor.

    Në këtë proces, nëpunësi civil gjyqësor kryen një vetëvlerësim sipas formularit standard të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Nëpërmjet këtij formulari ai/ajo: vlerëson aktivitetin përkundrejt kritereve të caktuara, përshkruan shkallën e arritjes së objektivave duke sqaruar arsyetimi, identifikon nevojat për trajnim dhe masat për zhvillim profesional, sugjeron masa për avancimin e tij/saj profesional, dhe identifikon dobësitë dhe përparësitë lidhur me çdo kriter.
    Pas plotësimit të formularit të vetëvlerësimit dhe mbledhjes së dokumentacionit të nevojshëm, këto materiale paraqiten kryetarit të gjykatës brenda dy javëve nga data e njoftimit për fillimin e procesit. Më pas, kryetari i gjykatës harton projektraportin e vlerësimit brenda katër javëve.
    Procesi siguron gjithashtu të drejtën e nëpunësit për akses në dosjen e vlerësimit dhe për të kundërshtuar me shkrim projektraportin brenda dy javëve nga marrja e tij. Ky mekanizëm synon të rrisë transparencën dhe mirëmbajtjen e standardeve profesionale në institucionin gjyqësor.
    Ky hap rregullator shërben për të siguruar një monitorim të vazhdueshëm dhe të rregullt të veprimtarisë së nëpunësve civilë gjyqësorë dhe për të garantuar që standardet e punës në sektor të rëndësishëm si ky të mbeten të larta, duke kontribuar kështu në përmirësimin e përgjithshëm të funksionimit gjyqësor./Monitor