Qeveria shqiptare ka hartuar një startegji për mënyrën e si do të menaxhohet borxhi publik deri në vitin 2029.
Referuar dokumentit i cili është në konsultim publik, objektivat kryesore të strategjisë janë ulja e peshës së borxhit në valutë të huaj; Rritja më tej e jetëgjatësisë së borxhit të brendshëm; Përmirësimi i treguesve mbi peshën e borxhit që maturohet brenda një viti dhe peshën e borxhit, norma e interesit të të cilit rifiksohet brenda një viti.
Gjithashtu, synohet zhvillimi i tregut të brendshëm nëpërmjet tre ndërhyrjeve kryesore.
Rritjes së transparencës dhe parashikueshmërisë së planit të emetimeve në tregun e brendshëm nëpërmjet hartimit dhe publikimit të një plani vjetor të huamarrjes përpara fillimit të vitit;
Përmirësimit të aktivitetit në tregun sekondar të titujve qeveritarë nëpërmjet menaxhimit më efikas të programit Market Maker (Raportim / Monitorim / Vlerësim i performancës etj);
Përshtatja graduale e një plani të menaxhimit të detyrimeve nëpërmjet transaksioneve të blerjes (Buy-back) fillimisht të titujve Benchmark dhe në vijim zgjerimi me tituj si dhe transaksione të tjera (Switches).
Në hartimin e Strategjisë janë marrë në konsideratë raportet kosto-risk, shkalla e ekspozimit të borxhit ndaj risqeve dhe shkalla e zhvillimit të tregut të titujve shtetërorë.
Kjo strategji mbulon menaxhimin e Borxhit të Qeverisjes Qëndore, në të cilin përfshihet Borxhi Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore të Huasë. Qëllimi i saj është të orientojë huamarrjen drejt instrumenteve me kosto të favorshme dhe me nivele të pranueshme të ekspozimit ndaj riskut për nivele të caktuara të financimit. Nivelet e financimit përcaktohen në kuadrin Makro-fiskal dhe në Planin Afatmesëm Buxhetor të ndarë në Plane Vjetore të Huamarrjes.
Krahas strategjisë bazë, e cila i referohet skenarit më të mundshëm të financimit, Strategjia e Menaxhimit të Borxhit ka konceptuar edhe tre strategji alternative financimi, duke vlerësuar për çdo rast ndikimet e mundshme mbi kostot, risqet dhe shkallën e zhvillimit të tregut të titujve shtetërorë.
Tag: nëpërmjet
-

Qeveria prezanton planin për borxhin publik, ja çfarë do të ndodhë me taksat
-

Shqiptarët kryen 250 mijë transferta kombëtare në Euro për tetë muajt e parë të vitit
Transfertat e brendshme bankare në Euro janë në rritje të shpejtë edhe për këtë vit.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tetë muajt e parë të këtij viti nëpërmjet sistemit të pagesave AIPS Euro janë kryer gjithsej afërsisht 250 mijë transferta kombëtare në Euro.Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transfertat kombëtare në euro janë rritur me 21%.Rritja është në nivele të përafërta edhe në vlerën e transaksioneve. Për 8-mujorin e vitit 2025, vlera totale e transaksioneve ka arritur në 3.94 miliardë euro, në rritje me 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.Të dhënat e transfertave të procesuara në sistemin AIPS Euro janë një indikator për nivelin e lartë të përdorimit të Euros në transaksionet e brendshme ekonomike dhe tregojnë shkallën e lartë të euroizimit të ekonomisë shqiptare.Rritja e transaksioneve në Euro është gjithashtu një tregues edhe i shtimit të sasisë së valutës që qarkullon në sektorin bankar shqiptar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit korrik depozitat bankare në monedhën europiane arritën vlerën e 8.26 miliardë eurove dhe prekën një rekord të ri historik. Depozitat në Euro janë në rritje me afërsisht 8.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Rritja e numrit të transaksioneve në Euro është paralelisht edhe një tregues i një përdorimi më të madh të kanaleve bankare për kryerjen e pagesave dhe transfertave në përgjithësi. Në veçanti, ngritja e një sistemi kombëtar për transfertat në Euro ka patur ndikim pozitiv, sepse i ka ulur ndjeshëm kostot e këtyre transfertave.Para ngritjes së sistemit AIPS Euro, në vitin 2022, transfertat kombëtare në Euro mund të bëheshin vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në banka korrespondente jashtë vendit.Kjo rrugë krijonte vonesa në kohë dhe, mbi të gjitha, kosto shumë më të larta krahasuar me transfertat në lekë. Në të shkuarën, komisionet e larta bënin që shumë shpesh klientët e sektorit bankar t’i zhvendosnin fondet nga njëra bankë tek tjetra nëpërmjet tërheqjeve dhe derdhjeve cash në arkë.Këtë muaj, Banka e Shqipërisë miratoi disa ndryshimet në rregulloren “Për funksionimin e sistemit AIPS EURO për shlyerjen e transfertave vendase për klientë në Euro”, që parashikojnë ulje të nivelit të komisioneve që klientët e sektorit financiar do të paguajnë për kryerjen e transfertave në Euro.Ashtu siç ndodh me transfertat në Lekë, edhe rregullorja për transfertat në Euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro.Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro, të kryer me e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar.Ndërkohë, totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro, e kryer në degë (në formë letër) nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar.Me rregulloren e mëparshme, komisioni maksimal ishte 10 herë më i lartë, në masën 0.2%.Gjithashtu, ky komision maksimal ishte i detyrueshëm vetëm për transfertat me vlerë më të ulët, deri në 10 mijë euro; për pagesat më të mëdha se 10 mijë euro, nuk parashikohej një tavan për komisionin në përqindje, por vetëm një komision maksimal në vlerë, pavarësisht shumës së transferuar.Ndërkohë, komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë, pavarësisht shumës së transfertës, propozohen të jenë të njëjta si në rregulloren aktuale, përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.Në 7 tetor, bankat shqiptare do të fillojnë ofrimin e transfertave në sistemet e SEPA, duke bërë më në fund efektive anëtarësimin e vendit tonë në këtë zonë, afërsisht një vit më parë. Kjo do të sjellë ulje drastike të komisioneve dhe shkurtim të kohës për kryer transfertat në Euro jashtë vendit.Si pjesë e paketës rregullatore të pagesave, Banka e Shqipërisë ka reflektuar parimin e SEPA që kostot e transfertave në SEPA nuk mund të jenë më të larta se ato të transfertave kombëtare.I vetmi ndryshim do të jetë që bankave do t’u lejohet të aplikojnë një komision maksimal prej eurosh për transfertat hyrëse në vlerën 3 euro për transaksion./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Spiunë” për administratën, ministria: projektligj për sinjalizuesit, do raportojnë çdo ankesë dhe shkelje
Për të mbrojtur dhe ardhur në ndihmë individëve të cilët punojnë në institucionet publike dhe private dhe ndihen të diskriminuar apo keqtrajtuar në vendin e punës, si dhe ata që vërejnë abuzime, do të ngrihen njësi speciale për të raportuar ankesat.
Të quajtur sinjalizues, çdo person që punon në një biznes mbi 50 punonjës, apo drejtori publike do ketë të drejtë të denoncojë në to padrejtësitë dhe shkeljet në vendin e punës.
Nëpërmjet një projektligji të hedhur për konsultim publik, Ministri për Shtetin dhe Administratën Publike synon mbrojtjen e çdo individi që përballet me mosbesim, kundërshtime, hakmarrje dhe masa qe kufizojnë të drejtat dhe mundësitë e tij për karrierë.
“Sinjalizues konsiderohet çdo individ që raporton ose publikon informacion mbi një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor dhe që ka statusin e punonjësit, punëkërkuesit, ish-punonjësit, vullnetarit apo praktikantit, pavarësisht natyrës së marrëdhënies së punës, kohëzgjatjes së saj apo nëse është i paguar ose jo”, tha Ministrja e Shtetit për Administratwn Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.
Sinjalizuesit mund të raportojnë diskriminimin në vendin e punës por edhe nëse vërejnë shkelje dhe abuzime.
“Sinjalizuesit mund të raportojnë edhe për abuzimet me fondet e buxhetit të shtetit, Bashkimit Evropian apo organizatave ndërkombëtare, prokurimive publike, sigurinë e produkteve ushqimore dhe ushqimit për kafshë”, u shpreh Pirdeni.
Në këtë mënyrë thuhet në projektligj sinjalizuesi ka nevojë për mbrojtje dhe mbështetje për të përballuar pasojat e veprimeve hakmarrëse që mund të lindin nga raportimi i shkeljeve të kuadrit ligjor në një autoritet publik ose subjekt privat. Jo vetëm personi raportues por dhe mbështetësit e tij.
Por të gjithë individët që kanë ankesa çfarë rruge do të ndjekin për të sinjalizuar?
“Sinjalizim i çdo shkelje të mundshme të kuadrit ligjor mund të kryhet nëpërmjet sinjalizimit të brendshëm tek njësia përgjegjëse e ngritur në autoritetin publik ose subjektin privat, nëpërmjet sinjalizimit të jashtëm, tek autoriteti kompetent ILDKPKI, si dhe sinjalizim publik sipas parashikimeve të këtij projektligji”, përfundoi ministrja.
Ndonëse ka institucione përgjegjëse të cilat nëpërmjet auditimeve hetojnë shkeljet në vendin e punës, gjithashtu dhe inspektorate ku mund të ankohesh ministria për administratën sheh të nevojshme ngritjen e këtyre njësive ku mund të ankohesh.
Sipas ministrisë ky projektligj vjen në kuadër të luftës kundër korrupsionit por edhe si një prioritet strategjik për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian. -

Integrimi në BE, Rama: Transferimi i njohurive dhe teknologjia, dy aleatët e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot, më 10 shtator, në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje ku u diskutua për perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit. Kreu i qeverisë tha para të ftuarve se vendi ynë ka dy aleatë shumë të mirë që i kanë ardhur me kohën.
“Këto janë dy aleatët tonë shumë të mirë që na ka dhënë koha: Pjesa e transferimit të njohurisë për pjesën e integrimit në BE dhe teknologjia”, tha Rama.
Sipas Ramës, procesi i integrimit është bekim nga ana teknike pasi transferohen njohuritë mbi ndërtimin e institucioneve.
“Kur nuk ke institucione është një bekim. Prandaj si Shqipëria ka për të ndërtuar institucione nëse nuk e bën nëpërmjet këtij kanali dhe nëpërmjet këtij procesi neurologjik, nëpërmjet këtyre pragjeve, kritereve, standardeve dhe të gjithë gjërave të cilat duken të çmendura? Dhe në fakt janë të çmendura. Por në fund është një kurbë mësimi”, tha Rama.
Sa i përket teknologjisë, ai tha se Shqipërinë e ka ndihmuar që të bëjë hapa të pamundura. Si shembull mori e-Albania-n që u ka dhënë qytetarëve milionë shërbime, apo edhe modeli i cili po përdoret për negociatat.
“Do ishte e pamundur pa teknologjinë”, tha ai.
Një tjetër shembull ishte ai i prokurimeve publike, që sipas Ramës, mund të jetë modeli që Shqipëria mund t’ua eksportojë vendeve të tjera nëse e realizon me sukses.
“Ne kemi bërë progres të konsiderueshëm dhe synojmë të kemi modelin e parë në Europë të prokurimeve publike nëpërmjet inteligjencës artificiale, e cila do të jetë komplet me inteligjencë artificiale nga A te ZH”, tha ai.
Sipas Ramës, procesi për anëtarësim është po aq i rëndësishëm sa rezultati përfundimtar.
“Udhëtimi është ai që kemi nevojë, sepse nëse ne bëhemi një vend që vepron nga ana institucionale si një vend anëtar i BE-së kjo do ishte trashëgimia më e madhe që mund t’i japim fëmijëve tanë, për t’u rritur dhe jetuar në një shtet ku institucionet funksionojnë”, tha ai. -

“Një popull kontrollohet nëpërmjet arsimit”,Zhupa kritikon qeverinë për politikë të dështuar arsimore:Rënia dramatike..
Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa, është shprehur në një intervistë për një emision televiziv mbi situatën dramatike të arsimit në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë se e ka përdorur arsimin jo për edukim, por si mjet kontrolli mbi qytetarët.
Zhupa theksoi se fatkeqësisht arsimi nuk ka qenë kurrë prioritet për këtë qeveri, por përkundrazi është lënë në rënie të lirë, me qëllim që të mos krijojë një popull të arsimuar e të ndërgjegjshëm.Ina Zhupa: Fatkeqësia është që në këtë qeverisje, arsimi nuk ka qenë ndonjëherë prioritet në asnjë aspekt. Përkundrazi kanë funksionuar sipas asaj filozofisë së njohur që ‘një popull nëse do ta kontrollosh, kontrollohet nëpërmjet arsimit…’, dhe gjithmonë pushtetarët që nuk e duan popullin e tyre por duan më shumë pushtetin e tyre, e kontrollojnë atë nëpërmjet arsimit. Duke mos e lejuar kështu, që të mos kenë një popull të edukuar.
Këtë ne në fakt e kemi parë edhe në diktaturë në Shqipëri, ku arsimi ishte më i indoktrinuari. Aty formohej njeriu i ri socialist, aty zgjidheshin tekstet që do të kalonin për të indoktrinuar me filozofinë komuniste, ndërsa metoda tjetër është që nëse nuk e indoktrinon dot për shkak të avancimit të shoqërisë, të teknologjisë, të njohurive, të një demokracisë që po jeton, atëherë shkatërroje atë, bëje atë joefektiv për të marrë dije dhe për tu forcuar intelektualist.
Kjo po ndodh në fakt në Shqipëri dhe ju e përmendët me të drejtë dhe një nga të dhënat kryesore të këtij viti është rënia e numrit të nxënësve. Dhe rënia e numrit të nxënësve është qartësisht e lidhur me largimet nga Shqipëria, me ikjet edhe për shkak të dështimit në arsim. Unë sot kam publikuar shifra të vetëm një mandati të Edi Ramës, nuk e kam nisur nga 2013 se ashtu është gati një katastrofë, se ashtu është gati një përgjysmim i nxënësve, por vetëm në një mandat 2021-2025 me qeverisjen e Edi Ramës, ne kemi -19% më pak nxënës në gjimnaze, -17% të nxënësve nga klasa e 6 de në klasën e 9, -11% nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Pra, kemi një zbrazje të Shqipërisë. -

Pink i shqetëson fansat, shfaqet me një injeksion intravenoz
Pushimet e Pink kanë marrë një kthesë të papritur. Këngëtarja 45-vjeçare amerikane zbuloi nëpërmjet rrjeteve të saj sociale se po kalon një problem shëndetësor të shkaktuar nga një infeksion me Escherichia coli (E.coli), një bakter i zorrëve që mund të shkaktojë çdo gjë, nga shqetësime të lehta tretëse deri te probleme më serioze. Artistja ndau një foto në Instagram ku shihet e ulur në një divan, e veshur rastësisht dhe me një tub intravenoz të lidhur në krah.
Në mesazhin që shoqëronte imazhin, këngëtarja shpjegoi se si infeksioni ia shkatërroi pushimet e shumëpritura, duke siguruar se po merr vitamina në mënyrë intravenoze për t’u rikuperuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Përveç kësaj, ajo vetë ka konfirmuar se gjendja e saj nuk është serioze.
E. coli zakonisht merret nëpërmjet ushqimit të kontaminuar, veçanërisht mishit të pagatuar mirë, perimeve të lara keq ose ujit të patrajtuar. Në shumicën e rasteve shkakton diarre, dhimbje barku dhe ethe, megjithëse në disa raste mund të çojë në ndërlikime nëse nuk trajtohet në kohë. Megjithatë, Pink e mori me humor dhe e krahasoi përvojën e saj duke përzier imazhin e serumit me një gotë verë të kuqe.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja përballet me probleme shëndetësore, megjithëse ajo gjithmonë ka qenë shumë pozitive dhe e hapur për sëmundjet e saj. Në fakt, artistja tashmë duhej të ndërpriste një turne të albumit ‘Trustfall’, në vitin 2024.
“Bëj gjithçka që mundem për t’u siguruar që mund të performoj për ju çdo natë , por pasi u konsultova me mjekun tim dhe shqyrtova të gjitha opsionet e disponueshme, jam informuar se nuk mund të vazhdoj me shfaqjen e nesërme”, tha ajo në atë kohë. Megjithatë, këtë herë është një rast helmimi nga ushqimi pa ndonjë rëndësi të madhe. -

‘Drejtësia nën urdhrat e Ramës’/ Boçi: PD vazhdon mosnjohjen e zgjedhjeve, me nisjen e parlamentit hapet një fushëbetejë e re
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka lëshuar akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, duke deklaruar se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është totalisht i kapur dhe i kontrolluar politikisht. Sipas Boçit, procesi i vettingut është përdorur nga Rama si një mjet për të vënë nën presion gjyqtarët, KLP, KLGJ dhe institucionet e drejtësisë, duke vepruar hapur në shkelje të kushtetutës.
“Rama kërkon të imponohet si njeriu që përcakton fituesit në drejtësi, duke kapur çdo element të sistemit, përfshirë SPAK-un, BKH-në dhe gjykatat administrative,” u shpreh Boçi, duke theksuar se kryeministri përdor linçimin publik dhe trysninë si mekanizma kontrolli. Demokrati akuzoi gjithashtu Ramën se po përpiqet të shfaqet si sundimtar absolut, duke përulur dhe nënshtruar institucionet e pavarura. “Nuk ka dilema, drejtësia është e kapur nga Rama dhe kontrollohet në çdo qelizë,” shtoi Boçi. Ai theksoi se mosnjohja e zgjedhjeve nga PD do të vazhdojë, duke paralajmëruar një fushëbetejë të re politike. Sipas tij, zgjedhjet e 2025janë manipuluar, blerë dhe vjedhur në mënyrë flagrante, ndërsa faktet tronditëse për këtë proces tashmë janë bërë publike.
Boçi:
Drejtësia është totalisht e kapur, e kontrolluar, u kap dhe u kontrollua nëpërmjet procesit të vettingut, dhe dihet shumë mirë që kryeministri kur bën deklarata, qoftë për gjyqtarë, për KLP, apo për KLGJ, për institucionet e drejtësisë në përgjithësi, ai është në shkelje të kushtetutës.Rama këtë e bën pikërisht sepse jemi pranë një gare, pranë një gare për të zgjedhur krerë në institucione shumë të rëndësishëm të drejtësisë dhe Rama kërkon të imponojë si njeriu që përcakton fituesin, si njeriu që do të kapë çdo element të sistemit të drejtësisë përfshirë këtu SPAK, BKH, përfshirë edhe çfarëdo elementi tjetër drejtësie, edhe gjykatë administrative po të doni etj.
E ka dëshmuar një gjë të tillë dhe kapja vjen edhe nëpërmjet trysnisë dhe presionit që ai bën nëpërmjet edhe linçimit publik që ai i bën gjyqtarëve dhe linçimit publik që i bën institucioneve të drejtësisë, në fakt edhe përuljes dhe lepirjes së këtyre të fundit nëpërmjet deklaratave dhe mënyrës së sjelljes së kryeministrit.
Pra për mua nuk ka dilema, nuk ka betejë, a e ka kapur Rama drejtësinë, Rama e kontrollon drejtësinë.
Kapitulli i mosnjohjes së zgjedhjeve nga PD, do të vazhdojë, nuk mbyllet ky kapitull me fillimin e jetës parlamentare. Madje unë do të thoja që është hapja e një fushëbeteje të re në raport me vlerën që kanë këto zgjedhje dhe në raport me faktet tronditëse që tashmë kanë dalë, janë bërë publike për mënyrën sesi janë menaxhuar, si janë bërë publike dhe si janë blerë e vjedhur këto zgjedhje. -

‘Drejtësia nën urdhrat e Ramës’/ Boçi: PD vazhdon mosnjohjen e zgjedhjeve, me nisjen e parlamentit hapet një fushëbetejë e re
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka lëshuar akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, duke deklaruar se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është totalisht i kapur dhe i kontrolluar politikisht. Sipas Boçit, procesi i vettingut është përdorur nga Rama si një mjet për të vënë nën presion gjyqtarët, KLP, KLGJ dhe institucionet e drejtësisë, duke vepruar hapur në shkelje të kushtetutës.
“Rama kërkon të imponohet si njeriu që përcakton fituesit në drejtësi, duke kapur çdo element të sistemit, përfshirë SPAK-un, BKH-në dhe gjykatat administrative,” u shpreh Boçi në SYRI TV, duke theksuar se kryeministri përdor linçimin publik dhe trysninë si mekanizma kontrolli.
Demokrati akuzoi gjithashtu Ramën se po përpiqet të shfaqet si sundimtar absolut, duke përulur dhe nënshtruar institucionet e pavarura. “Nuk ka dilema, drejtësia është e kapur nga Rama dhe kontrollohet në çdo qelizë,” shtoi Boçi.
Ai theksoi se mosnjohja e zgjedhjeve nga PD do të vazhdojë, duke paralajmëruar një fushëbetejë të re politike. Sipas tij, zgjedhjet e 2025janë manipuluar, blerë dhe vjedhur në mënyrë flagrante, ndërsa faktet tronditëse për këtë proces tashmë janë bërë publike.
Boçi:
Drejtësia është totalisht e kapur, e kontrolluar, u kap dhe u kontrollua nëpërmjet procesit të vettingut, dhe dihet shumë mirë që kryeministri kur bën deklarata, qoftë për gjyqtarë, për KLP, apo për KLGJ, për institucionet e drejtësisë në përgjithësi, ai është në shkelje të kushtetutës.
Rama këtë e bën pikërisht sepse jemi pranë një gare, pranë një gare për të zgjedhur krerë në institucione shumë të rëndësishëm të drejtësisë dhe Rama kërkon të imponojë si njeriu që përcakton fituesin, si njeriu që do të kapë çdo element të sistemit të drejtësisë përfshirë këtu SPAK, BKH, përfshirë edhe çfarëdo elementi tjetër drejtësie, edhe gjykatë administrative po të doni etj.E ka dëshmuar një gjë të tillë dhe kapja vjen edhe nëpërmjet trysnisë dhe presionit që ai bën nëpërmjet edhe linçimit publik që ai i bën gjyqtarëve dhe linçimit publik që i bën institucioneve të drejtësisë, në fakt edhe përuljes dhe lepirjes së këtyre të fundit nëpërmjet deklaratave dhe mënyrës së sjelljes së kryeministrit.
Pra për mua nuk ka dilema, nuk ka betejë, a e ka kapur Rama drejtësinë, Rama e kontrollon drejtësinë.
Kapitulli i mosnjohjes së zgjedhjeve nga PD, do të vazhdojë, nuk mbyllet ky kapitull me fillimin e jetës parlamentare. Madje unë do të thoja që është hapja e një fushëbeteje të re në raport me vlerën që kanë këto zgjedhje dhe në raport me faktet tronditëse që tashmë kanë dalë, janë bërë publike për mënyrën sesi janë menaxhuar, si janë bërë publike dhe si janë blerë e vjedhur këto zgjedhje.
-

Shqetësonin dhe kërcënonin disa vajza në telefon, procedohen penalisht 3 persona në Tiranë
Ditën e sotme në Tiranë janë proceduar penalisht 3 persona pasi shqetësuan dhe kërcënonin vajza nëpërmjet telefonit.
Uniformat blu kanë bërë me dije se 3 shtetas janë nën procedim penal pasi shqetësuan dhe kanosën nëpërmjet celularit disa vajza.Konkretisht, është proceduar penalisht shtetasi K.T., 30 vjeç pasi kanosi një 28-vjeçare, shtetasin E. T., 31 vjeç, pasi ka shqetësuar një shtetase 24-vjeçare dhe shtetasin E. M., 20 vjeç, pasi ka kanosur një 36-vjeçare.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. T., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit një shtetase 28-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-ndaluan shtetasin E. T., 31 vjeç, pasi nëpërmjet celularit ka shqetësuar një shtetase 24-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. M., 20 vjeç, pasi ka kanosur nëpërmjet celularit një shtetase 36-vjeçare..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -

Evi Kokalari nxjerr të tjera detaje tronditëse: Edi Rama dhe Sali Berisha janë një, ja skema me pronat, naftën…
Elmas Bogdani
Aktivistja e njohur shqiptaro amerikane, Evi Kokalari ka hedhur akuza të rënda duke zbuluar prapaskenat më të errëta të politikës shqiptare. Sipas saj, Edi Rama dhe Sali Berisha nuk janë kundërshtarë, por partnerë të vjetër në pazaret e korrupsionit që prej 34 vitesh shkatërrojnë shtetin. Nga kontrolli i tregut të naftës dhe shitja e tij te kompanitë ndërkombëtare, tek privatizimi i tokave shtetërore, koncesionet strategjike dhe pastrimi i parave përmes kullave në Tiranë, gjithçka përfundon në një dosje të zezë që sipas saj, pritet të gjurmohet jo vetëm nga SPAK, por edhe nga institucionet amerikane. Ndër të tjera në shënimin e saj në rrjetet sociale, zonja Kokalari paralajmëron se Rama po likuidon bizneset dhe pasuritë e tij për të ikur i pastruar nga pushteti, ndërsa Berisha luan rolin e opozitarit fiktiv për të ruajtur ekuilibrin e vjedhjes. “Të dy janë një, dhe duhen hetuar njësoj”, thekson ajo, duke e quajtur këtë dosje një çështje që mund të çojë deri në revolucionin e vërtetë të shqiptarëve.
Ja shkrimi i Kokalarit
“Edi Rama, kontrolloi marketin e naftës për një kohë shumë të gjatë nëpërmjet ‘partnerëve’ të tij, duke e kthyer pothuajse në monopol, dhe me çmimet më të larta jo vetëm në Balkan por dhe në Europë, dhe tashti (gojët e liga thonë) po e shet atë biznes, mundësisht Shell-it (duhet konfirmuar). Nuk mund të them sa i vërtet është ky lajm, por fakti që Rama papritur vendosi që eksportin e naftës ta bëj tashmë nëpërmjet qeverisë, qartazi flet që Rama ka filluar ‘daljen’ e tij nga qeveria Shqiptare dhe po likuidon bizneset e tija në këtë mandat. DHE KËTË DUHET TA NDALOJMË! Nëse në vazhdim, shikojmë një kompani si Shell apo diçka e përafërt, të hyj në tregun shqiptar, atëherë kjo konfirmon atë ç’ka kam thënë më lart. Me sa kam kuptuar deri tashti (sërish duhen konfirmime të mëtejshme), qeveria jonë shiste naftën që disponon vendi jashtë shtetit dhe sillte naftë nga jashtë me çmime skandaloze për një popull që nuk e përballonte dot. Konsumatori nuk kishte zgjidhje sepse Rama e kishte kthyer pothuajse në monopol. Nëse doni një shpjegim akoma më të thjeshtëzuar: Rama këtë mandat do ta përdorë të nxjerrë lekët e korrupsionit të tij nga Shqipëria, si e tillë do ti kaloj shumë konçesione dhe biznese shtetit dhe qeverisë – ndërkohë që privatisht del nga tregu shqiptar. Si shkruajta pak më parë, tokat në pronësi të shtetit, që mund të fusin dhe ato private që vazhdojnë mos ti kthejnë, ka filluar ti privatizoj nëpërmjet institucioneve që janë vetëm nën drejtimin e tij, pa aprovim Parlamenti dhe pa i lënë shqiptarët të marrin vendime vetë. A po më ndiqni deri këtu?? Nëse Shell apo Exxon apo kushdo qoftë fut këmbët në Shqipëri (që do jetë mirë për çmimet), atëherë SPAK duhet të investigoj shitjen, dhe jo vetëm – por se ku shkojnë fondet nga kjo shitje duhen investiguar nga agjenci të huaja, sidomos të SHBA-s, sepse pastrim parash në Amerikë s’ka për të bërë as Rama dhe askush tjetër. Gjithsesi, meqë ngelet nëpër podkaste dhe segmente ‘live’ në internet, me shumë dëshirë do të ta ndiqja nëse mund të adresojë pikat më poshtë dhe të bëj transparencë duke dhënë detaje dhe përgjigje për:Marrjen e këtij vendimi, pra eksporti naftës nëpërmjet qeverisë.
Pse nuk u bë për 12 vjetët e para që ishte Kryeministër?
Pse në mandatin e katërt?
Shpjegime për kontratat për furnizim të ushtrisë nga kompani ku pronar është miku i tij personal, që shumë thonë se menaxhon paranë e tij në SHBA – Ron Yeffet.
Privatizimin e pronës shtetërore dhe mundësisht të ish-pronarëve nëpërmjet institucioneve dhe mekanizmave që ai vet i ka vënë në funksionim, si ADIA (Albania Investment & Development Agency) dhe AI Corporation (Albanian Investment Corporation).Të gjitha këto më lart, janë pjesë e një prezantimi dinjitoz që po i bëj qeverisë së Edi Ramës dhe të gjithë atyre që bashkëpunojnë ngushtë me të, korrupsionit, shkatërrimit të pronës, vjedhjeve masive nëpërmjet investimeve strategjike, pastrim parash të drogës në kullat e betonit dhe shumë raste të tjera që po i mbledh ashtu siç bëra me Berishën. Të gjitha dosjet e korrupsionit 34 vjeçar që ka drejtuar Edi Rama & Sali Berisha (Metën e kam lënë jashtë meqë po merret SPAK me të), në të njëjtat institucione amerikane shkojnë. Ja u kam thënë më parë, Berisha dhe Rama janë një, dhe duhen luftuar në të njëjtën kohë dhe të trajtohen njësoj. Nëse Rama vazhdon vjedhjen masive ndaj pronës së shtetit dhe të individit, nëpërmjet projekteve ‘strategjike’ që i shpik truri i tij, një revolucion në Shqipëri realisht mund të jetë e paevitueshme, dhe jo nga ‘revolucionet’ e Berishën dhe minionëve të tij. Do jetë një revolucion që s’e kemi parë që me demostratat e 1990. Nuk mund ta lëmë këtë njëri të vjedhë çdo gjë e të ikë. Ligji dhe drejtësia në Shqipëri do të triumfojnë – kaq të jenë të sigurt Edi Rama, Sali Berisha dhe familjet e tyre!!!”, shkruan Kokalari në rrjetet sociale.