Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale (Facebook) në lidhje me çështjet më të nxehta politike të javëve të fundit, nga rasti i zv/kryeministres Belinda Balluku, që është marrë e pandehur nga SPAK dhe me masë shtrënguese nga GJKKO për tenderët abuzive, te situata në parti dhe protestat opozitare.
I pyetur nga një prej komentuesve se përse nuk e jepte dorëheqjen nga PD pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, kreu i selisë blu shpjegoi se në një situatë të tillë, pas zgjedhjeve farsë të 11 majit, ky akt do i shërbente vetëm Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Berisha pranoi se nëse zgjedhjet do ishin me votë të lirë, dorëheqja do ishte një akt i shëndoshë dhe ai do e kishte bërë.
“PD e përcakton fatin e drejtuesve të saj dhe përfaqësuesve nëpërmjet votës. Humbja e zgjedhjeve është kriteri më i shëndoshë i dorëheqjes së atyre që drejtojnë, por në kushtet kur zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje normale, një akt i tillë do i shërbente diktatorit dhe atyre që shpikin pluralizmin, do i shërbente diktatorin”, u shpreh ai.
Berisha ftoi ndjekësin në fjalë dhe të tjerët që të garojnë për strukturat drejtuese, pasi vota dhe gara ishin të lira. Në fund ai tha se opozita është mision dhe ky mision realizohej nëpërmjet votës.
“Unë të ftoj që të marrësh pjesë në të gjitha garat e kësaj partie. Qëndrimi në opozitë është mision dhe largimi nga ky mision bëhet vetëm nëpërmjet votës”, tha kreu i PD-së.
Tag: nëpërmjet
-

“Nëse je burrë…”/ Kur do të largohesh nga Partia Demokratike? Ja si përgjigjet Sali Berisha
-

A do të largohesh nga drejtimi i PD? Berisha: Strukturat e partisë zgjidhen me votë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale në lidhje me çështjet më të nxehta politike të javëve të fundit.
I pyetur nga një prej komentuesve se përse nuk e jepte dorëheqjen nga PD pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, kreu i selisë blu shpjegoi se në një situatë të tillë, pas zgjedhjeve farsë të 11 majit, ky akt do i shërbente vetëm Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Berisha pranoi se nëse zgjedhjet do ishin me votë të lirë, dorëheqja do ishte një akt i shëndoshë dhe ai do e kishte bërë.
“PD e përcakton fatin e drejtuesve të saj dhe përfaqësuesve nëpërmjet votës. Humbja e zgjedhjeve është kriteri më i shëndoshë i dorëheqjes së atyre që drejtojnë, por në kushtet kur zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje normale, një akt i tillë do i shërbente diktatorit dhe atyre që shpikin pluralizmin, do i shërbente diktatorin”, u shpreh ai.
Berisha ftoi ndjekësin në fjalë dhe të tjerët që të garojnë për strukturat drejtuese, pasi vota dhe gara ishin të lira. Në fund ai tha se opozita është mision dhe ky mision realizohej nëpërmjet votës.
“Unë të ftoj që të marrësh pjesë në të gjitha garat e kësaj partie. Qëndrimi në opozitë është mision dhe largimi nga ky mision bëhet vetëm nëpërmjet votës”, tha kreu i PD-së. -

Trafikuan 27 mln € kokainë/ Goditet grupi kriminal “Ndragheta”, mes 28 të arrestuarve edhe 5 shqiptarë
Janë zbardhur emrat e shqiptarëve të arrestuar gjatë një operacioni të madh kundër trafikut të drogës dhe organizatave kriminale. Në kuadër të këtij operacioni, në pranga ranë gjithsej 28 persona. Prej tyre, 25 u lanë në burg, ndërsa 3 të tjerë u vendosën nën arrest shtëpie.
Shqiptarët e arrestuar janë: Marjus Aliu, Fation Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani.
Të arrestuarit dyshohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të lidhur me ‘Ndranghetan e Lokrisë dhe grupe të tjera shqiptare.
Hetimet, të mbështetura në analizën e komunikimeve në platformën SkyEcc, zbuluan një trafik kokaine me vlerë mbi 27 milionë euro, që vinte nga Amerika e Jugut dhe ishte destinuar për tregun e drogës në Lombardi.
Grupi u identifikua dhe u shkatërrua nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara të mesazheve të koduara, teksa mbante kontakte të drejtpërdrejta me ndërmjetës dhe furnizues shqiptarë të kokainës nga Amerika Latine.
Kokaina nga Amerika e Jugut, nëpërmjet anijeve kontejnerë, arriti në Lombardi me vlerë mbi 27 milionë euro, duke mbushur Italinë me drogë. Ky ishte dhe fokusi i një hetimi që e shtyu policinë financiare të Komandës Provinciale të Milanos dhe Shërbimin Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar të Guardia di Finanza, që të ekzekutonin një urdhër arresti kundër 28 të dyshuarve, 25 në burg dhe tre në arrest shtëpiak.
Ata i përkisnin një organizate të armatosur kriminale të përbërë nga individë të “Ndranghetës së Lokridës”, klanit Barbaro dhe të cilët, në kapacitete të ndryshme dhe me mbështetjen e “individëve të lidhur me qarqet kriminale shqiptare”, “nxorën, drejtuan, financuan, organizuan dhe kryen trafik ndërkombëtar droge”, në bashkëpunim edhe me “Kamorrën” napolitane.
Midis atyre që i nënshtrohen masës paraprake për krimin e pastrimit të parave është edhe një burrë kinez i cili, siç shpjegoi prokurori i Milanos, Marcello Viola, “në cilësinë e tij si ndërrues parash, i lejoi organizatës kriminale të bënte pagesa për dërgesat e drogës nëpërmjet sistemit informal të transferimit të parave të njohur si ‘Fei Ch’ien’, fjalë për fjalë ‘para fluturuese’”
Kërkimet janë duke u zhvilluar në provincat e Milanos, Pavia, Bergamo, Como, Parma, Imperia, Romë, Taranto dhe Reggio Calabria, “me ndihmën e qenve të parave dhe njësive antidrogë të Guardia di Finanza”. -

“Nuk ishte një celulë e zakonshme”, Karamuço jep detaje nga Oroshi: Policia i ka lokalizuar nëpërmjet disa aparaturave
Ervin Karamuço, ekspert i sigurisë, ka folur mbrëmjen e kësaj të marte në një emision televiziv, lidhur me operacionin antiterror të zhvilluar një ditë më parë në Orosh. Sipas Karamuços, baza e gjetur do të përdorej për trajnim.
“Policia e antiterrorit, e cila ka kryer një operacion të suksesshëm duhet thënë, pa viktima është pika fundore e një procesi që zhvillohet me monitorimin e këtij kontingjenti. Fillimisht futen shërbimet inteligjente dhe SHBA-të kanë vëzhgim të shtuar në Ballkan. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë. Ka raste të personave të riatdhesuar pas ardhjes nga ISIS. Këtu kemi një rast tjetër, sepse ka disa të radikalizuar, mes tyre edhe ish-pjesëtarë të Forcave të Armatosura, sigurisht në kushte patologjike mendore, ku mendojnë për xhihad. Është siguruar informacioni se ata ishin të armatosur brenda shtëpisë. Policia i ka lokalizuar nëpërmjet disa aparaturave. Nuk ishte një shtëpi e zakonshme; njëri prej tyre, në mendjen e vet, ka dashur të modelojë një kamp trajnimi. Donin të shtonin radhët dhe të nisnin misionet,” – tha Karamuço. -

Lufta Gaza, Izraeli merr trupin e një pengu tjetër nëpërmjet Kryqit të Kuq
Izraeli do të marrë trupin e një pengu që ndodhej në Gaza, nëpërmjet Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Arkivoli i cili iu dorëzua ushtrisë izraelite dhe shërbimit të sigurisë së brendshme, do të dërgohet në Izrael.
Identiteti i pengut ende nuk është bërë i ditur.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor, pas më shumë se dy vitesh lufte në Gaza, Hamasi duhet të kthejë tre trupa të tjerë pengjesh, dy izraelitë dhe një tajlandez që kanë mbetur në Gaza që nga 7 tetori 2023.
-

Ky është treni që po mahnit botën
I dizenjuar nga arkitektja Aline Asmar d’Amman, nga studio “Culture in Architecture”, “The Dream of the Desert” është treni që po sfidon hapur të famshmin “The Orient Express”. Ende pa nisur rrugëtimin e tij të suksesit, treni që kombinon ekselencën “Made in Italy” me trashëgiminë kulturore të Arabisë Saudite, premton një standard të artë udhëtimi në shina.
Krijuar për të zbuluar bukuritë, peisazhet dhe shpirtin e Arabisë Saudite nëpërmjet elegancës, motiveve dhe detajeve unike që ofron në çdo cep të tij, “The Dream of the Desert” do ta kthej eksperiencën tuaj në të paharrueshme.
Treni që synohet të nisë operimin e tij në fund të vitit 2026, pritet të ketë tridhjetë e një suita private dhe dy suita presidenciale në katërmbëdhjetë vagonët e tij, të karakterizuara nga privatësia totale dhe ndërthurje të traditës me elementë modern, për një kapacitet rreth gjashtëdhjetë e gjashtë pasagjerë.
“The Dream of the Desert” do të ofroj një shërbim të pakonkurueshëm, me restorante dhe menu të rafinuara në disa nga vagonët e tij, asistent personal të suitave, shërbim njëzet e katër orë në dhomë, duke siguruar nevojat e të gjithëve me një përpikmëri të lartë, duke ruajtur gjithashtu në prioritet e tyre edhe argëtimin, nëpërmjet performancave live në ambjentet e dedikuara.
Udhëtimi do të nisë nga Riyadh, me kombinime itineraresh të ndryshme, të cilat zgjasin një ose dy netë dhe do të përshkoj rrugën drejt veriut, nëpërmjet rajoneve si Al Qassim, Ha’il dhe Al Jouf. “The Dream of the Desert”, do ta kthej shkretëtirën në oazin e luksit të pavdekshëm.
-

Lufta “e çmendur” e Llagamit për në Kushtetuese
Një profil që u ngrit nga OJF e Ajola Xoxës dhe Erjon Velisë. Një profil i panjohur që kryesoi po në mënyrë të panjohur Këshillin e Lartë Gjyqësor për vite, edhe tej mandatit, që sot pretendon me çdo lloj forme një vend në Gjykatën Kushtetuese.
Në datën 11 nëntor zhvillohet seanca e radhës mbi ankimimin e Naureda Llagamit kundër zgjedhjes së gjyqtarit Asim Vokshi si anëtari më i ri i Kushtetueses.
E bërë publike tashmë, edhe nëpërmjet artikujve të mëparshëm të “Ora News”, ka qenë ëndrra e saj për të zënë një vend në këtë Gjykatë. Ashtu sikurse dhe aferat e saj me ish-kryetaren e Komisionit të Ligjeve, znj Klotilda Bushka, për të kapur medoemos një vend në Kushtetuese. Pas një sage të gjate ligjore, u konstatua së pari se Naureda Llagami kishte deklaruar si periudhë punësimi një periudhë fiktive pranë UKT-së, ndërkohë që ka punuar pranë zyrës së Ajola Xoxës.
Së dyti, u konstatua një plan i hershëm për të prerë mandatet e Gjykatës Kushtetuese në mes, sikurse edhe është kallëzuar përkatësisht në SPAK.
Së treti, e këtu duhet të ndalemi pak, po konstatohet një revansh i fundit, me stil tipik vërshimi si dhe Ujësjellës-Kanalizimet ku ka punuar zonja. Pak orë më parë, u botua një artikull pa asnjë bazë faktike, mbi konkurentin e znj. Llagami, gjyqtarin Asim Vokshi. Përflitej se ky gjyqtar mund të ishte një agjent shërbimesh sekrete.
“Ora” vëren se gjyqtari i mësipërm ka kaluar filtrat e vetingut me proces të mirëfilltë vetingu zhvilluar nga KPK, ndryshe nga zonja Llagami.
Gjithashtu, “Ora” është vënë në dijeni nga një gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë (gjyqtar ende në fuqi), që znj. Llagami është përfshirë në afera korruptive të procesit të rivlerësimit, si nëpërmjet KPK, ashtu edhe kur ka qenë kryetare e KLGJ-së.
Në rastin e parë, bëhet me dije se, nëpërmjet zonjushës Anila A. (vajzë teze me ish-kryetaren e KLGJ), e cila ka punuar këshilltare në organet e vetting-ut, janë diktuar afera të procesit të rivlerësimit.
E dyta i referohet vendimmarrjeve të znj. Llagami në cilësinë e ish-kryetares së KLGJ-së. Ndër të tjera sillet në vëmendje, duke përzgjedhur mes mjaft rasteve, një manipulim votash për zgjedhjen e një anëtari të KLGJ-së, zonjës G.M., një proces rivlerësimi me sukses të një kandidati për magjistrat, zonjushës A.L., si dhe një emërim në Gjykatë të Lartë i zonjës A.A.
“Ora” vëren se gara për në Gjykatën Kushtetuese po merr përmasa të një loje që shkon përtej kuadrit ligjor e ndaj, sjell në vëmendje detyrën e çdo kandidati për të respektuar ligjin e zbatueshëm dhe dinjitetin e kandidaturës përkatëse. -

Palloshi i Gjatë
Ilir Dako
Tuneli i Llogarasë, Porti i Durrësit, Limioni i Sarandës, Aeroporti i Vlorës, Tigrat gjeneratorë, Kashar-Thumanë dhe investimet në rrugë, ujësjellës, energji, etj, janë një pjesë e mozaiku të aferave ku është e implikuar Belinda Balluku. Zëvendësja e Edi Ramës është e përfshirë kudo ku përpunohen paratë e shqiptarëve dhe orkestron si dirigjente se ku duhet të shkojnë këto para. Ajo është kudo ku ka investime publike, kudo ku tenderohet dhe kudo ku vidhet. Ajo është figura më emblematike e korrupsionit që kontrollon gjithçka.
Marrja e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarsë është një pjesë minimaliste e asaj që ka ndodhur në të vërtetë me abuzimet në ekonominë shqiptare, ku firma e Ballukut, vendimet e saj janë pas çdo afere. Ajo ka krijuar një bandë eunukësh drejtorë, të cilët kanë zbatuar në mënyrë të verbër skemën e projektuar nga Balluku, duke shtrydhur në maksimum të ardhurat për interesa të kësaj bande. Gjoba për çdo biznes që tenderon flitet se është 30 përqind dhe në vende të caktuara shkon në 35 përqind, ku kapobanda përthith si lavatriçe paratë e bizneseve dhe të taksapaguesve shqiptarë.
Përgjimet e ditëve të fundit nga ana e SPAK, përveç konfirmimit të skemës së grabitjes nëpërmjet një sistemi mafioz të Ballukut me drejtorët e saj zbuloi dhe një anë tjetër të errët të saj.
Kush është Palloshi i Gjatë për Belinda Ballukun? Ky pseudonim i dalë nga përgjimet mes Ballukut dhe vartësve të saj është mënyra sesi ky personazh komunikon për shefin e saj mbrapa krahëve, duke treguar qartazi mënyrën sesi funksionon ajo.
Belinda është përfaqësuesja më e denjë e zhulit dhe mosmirënjohjes, e cila nga një personazh anonim, e pashkollë, injorante dhe e paditur është ngritur në piedestalin e njeriut më të fuqishëm të shtetit në sajë të Palloshit kryeministër. Në vend të respektit hierkakik, ajo e ka shndërruar kryeministrin e saj në një personazh butaforik dhe humoristik me llagape që nuk janë të denja as për nivelet e rrugës. Shteti është vënë nën këmbët e një tufe dallkaukësh drejtorë dhe nga kjo kapobandë që ul nivelin e kryeministrit të saj, si të jetë një karagjoz i rëndomtë, në komunikime banditësh që bëjnë plane si të grabisin nëpërmjet tenderëve taksat e shqiptarëve.
Nuliteti Balluk i marë nga gropa septike dhe katapultuar në sferat më të larta të shtëtit falë Edi Ramës, është pasqyra më e denjë e një pushteti që ka degraduar prej kohësh. Personazhi i fandaksur pas telenovelave turke ku personazhet si Ezeli frymëzojnë shpirtin e saj të varfër me intriga të rëndomta, intriga që zënë rrënjë thellë në trurin e saj të varfër pa kapacitet përpunues, ka shndërruar qeverisjen në një telenovelë me Ezelë dhe Palloshë, ku kryeministri trajtohet si një idiot i dobishëm nga intrigantja e oborrit. Ajo ka shtrirë metastazat e ligësisë brenda rrënjëve të shtetit duke infektuar një sistem të tërë si një murtajë e frikshme. Nëpërmjet injektimit të parave të pista ka blerë mediat, të cilave ju ka mbyllur gojën dhe nëpërmjet banditëve që e suportojnë, mbjell frikë të kundërshtarët e saj.
Një pushtet mediatik i shtrirë në këmbët e kësaj kapobande u zgërlaq para dilemës nëse do ta transmentonte apo jo lajmin e thirrjes së saj në SPAK. Për një javë rresht zhuli gazetaresk u mundua ta përgënjeshtronte, duke sulmuar ato dy apo tre medie që zbardhën lajmin, duke hedhur baltë pafund për ta shndërruar në një fake news konspirativ. Tashmë që gjithçka është konfirmuar dhe kapobandës së Edi Ramës po i shtohen akuzat nga dita në ditë, po dalin në skenë idiotët e dobishëm mediatikë si Baton Haxhiu, të cilët hodhën idenë e korrupsionit gjeostrategjikë për të blerë mbështetjen e Erdoganit me paratë e shqiptarëve. Vanitet mediatik dhe mizerabilitet politik.
Tashmë që gjithçka ka ndodhur dhe Palloshi i Gjatë është në qendër të skandalit dhe pritet ti dalin dita ditës bomba nga përgjimet e Hyrremit të oborrit të tij, situata në qeverisje është shumë eksplozive. Ndërsa kapobanda ndodhet me shpatulla për muri përballë drejtësisë shqiptare, standardet e vendosura nga Palloshi i Gjatë nuk kanë vlera. Balluku nuk largohet nga qeverisja dhe ja ka bërë të qartë se nëse e shkarkojnë do ta marrë dhe Palloshin me vete. Për Edi Ramën qeverisja me Ballukun brenda është një minë me sahat që i hedh në erë teorinë e kumbullave dhe dardhave me të cilën u justifikua për paraardhësin e saj.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ose Palloshi i Gjatë i zëvendëskryeministres duhet të sqarojë dilemën sa më parë dhe të qërrojë nga qeverisja këtë monstër që çdo ditë e më shumë po ja gërryen dhe atë pikë gëlqere që i ka mbetur në suvanë e tij të qeverisë.
-

Përfitoi mbi 33 mijë euro duke mashtruar nëpërmjet e-maileve fiktive, ekstradohet nga Gjermania 37-vjeçarja rumune
Një 37-vjeçare nga Rumania është vënë në pranga, pasi dyshohet se përfitoi rreth 33,500 euro duke mashtruar nëpërmjet e-maileve fiktive.
Ajo kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Gjatë periudhës mars-prill, 2019, Aurelia Bratianu, mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar e-maile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit.
“Përfitoi rreth 33 500 euro, duke mashtruar nëpërmjet e-maileve fiktive, përfaqësuesit e një shoqërie shqiptare, ekstradohet nga Gjermania, shtetasja rumune.
Në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetases rumune, Aurelia Bratianu, 37 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.
Zbardhja e kësaj skeme të mashtrimit kompjuterik u realizua me bashkëpunim të Policisë shqiptare dhe autoriteteve të Mbretërisë se Bashkuar.Top Channel
