Tag: nëntorit

  • Ngërç në KQZ: Zgjedhjet e 9 nëntorit në rrezik bllokimi. Komisioni Rregullator nuk miraton aktet zgjedhore

    Ngërç në KQZ: Zgjedhjet e 9 nëntorit në rrezik bllokimi. Komisioni Rregullator nuk miraton aktet zgjedhore

    Procesi për organizimin e zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit në gjashtë bashki është përballur me pengesën e parë serioze ligjore.
    Komisioni Rregullator në KQZ nuk arriti të miratojë aktet e nevojshme, pasi dy anëtarët e propozuar nga opozita, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj, refuzuan të votojnë së bashku me mazhorancën.
    Nga pesë anëtarë në total, vetëm tre dhanë votën pro, ndërsa ligji kërkon katër vota për miratimin e akteve që përcaktojnë afatet e procesit.
    Sipas burimeve nga KQZ, këto akte janë thelbësore për nisjen e fushatës zgjedhore, regjistrimin e kandidatëve dhe rregullat teknike të votimit në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik. Pa miratimin e tyre, procesi rrezikon të mbetet i paralizuar.
    Opozita kërkoi që Bashkia e Tiranës të trajtohej si një rast më vete, derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë për ligjshmërinë e shkarkimit të Erion Veliajt. Megjithatë, kjo kërkesë u rrëzua nga anëtarët e propozuar nga mazhoranca, duke e thelluar më tej përplasjen politike në KQZ.
    Përballë kësaj situate bllokimi, Partia Socialiste pritet t’i drejtohet sot Kolegjit Zgjedhor, me kërkesën për të zhbllokuar procesin dhe për të mundësuar vijimin e procedurave zgjedhore.

  • Zgjedhjet e 9 nëntorit, Lapaj prezanton kandidatin për Bashkinë Cërrik

    Zgjedhjet e 9 nëntorit, Lapaj prezanton kandidatin për Bashkinë Cërrik

    Kreu i Lëvizjes Bashkë, Adriatik Lapaj, ishte pasditen e sotme në Cërrik, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie të këtij qyteti në zgjedhjet e pjessshme të 9 nëntorit.
    Lapaj njofton në rrjetet sociale se kandidati për bashkinë i Lëvizjes Bashkë në Cërrik për kryebashkiak është Eligert Hima, i diplomuar në Kriminologji në Universita Popolare di Milano.
    “Ecim“,- shkruan Lapaj.

  • PS mbledh grupin parlamentar, në fokus zgjedhjet e 9 nëntorit dhe raportimet e SPAK

    PS mbledh grupin parlamentar, në fokus zgjedhjet e 9 nëntorit dhe raportimet e SPAK

    Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh sot për të shqyrtuar axhendën e radhës në Kuvend. Fokus kryesor i diskutimeve ishte ratifikimi i komisioneve, si dhe përgatitja për raportimin e KQZ-së, me interes të veçantë për zgjedhjet e 9 nëntorit.
    Në agjendë ishte edhe raportimi vjetor i kreut të SPAK dhe i Avokatit të Popullit.
    Ndërkohë, opozita, PD, ka kërkuar shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, çështje që mbetet e ndjekur nga grupi parlamentar.

  • Zgjedhjet e 9 nëntorit/ “Fushata për Tiranën do zgjasë pak javë”, Shehaj: Të zgjedhim kandidatin që mund të fitojmë

    Zgjedhjet e 9 nëntorit/ “Fushata për Tiranën do zgjasë pak javë”, Shehaj: Të zgjedhim kandidatin që mund të fitojmë

    Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj në një lidhje të drejtpërdrejtë p)r një emision televiziv ka shprehur kënaqësinë e tij për pranimin e formulës që ka propozuar për zgjedhjet e ardhshme të 9 nëntorit, duke theksuar rëndësinë e një kandidati që ka mundësi reale fitimi. Ai theksoi se kandidatët e shpallur i plotësojnë kushtet.
    “Sigurisht që jam i lumtur për këtë gjë, dhe tregon se partitë opozitare e kanë pranuar këtë formulë kanë dëshirë që ti afrohen fitores për zgjedhjet e 9 nëntorit. E pres poziitivisht , dhe më bëhet qejfi që Berisha i bëri thirrje edhe kandidatëve të tjerë. edhe sa më shumë kandidatë të kemi aq më mire është. Janë kandidatë që kanë plotësuar kushtet dhe jam i lumtur që kanë shprehur interesin. Do doja të ishin edhe të tjerë. E rëndësishme nuk është ai që preferoj unë por, është që të zgjedhim kandidatin i cili ka ka shumë shance për të fituar zgjedhjet e ardhshme”, tha Shehaj
    Shehaj shtoi më tej se ka propozuar për partitë opozitare që të pajtojnë një sondazh nga një kompani perëndimore, e cila mund të ndihmojë në zgjedhjen e personit të duhur për kandidimin e postit të kryebashkiakut. Kreu i partisë “Mundësia” theksoi se fushata do të zgjasë pak javë dhe se duhet ti japim Tiranës një kryetar të pakorruptuar.
    “Dhe këtë do ta bëjmë edhe nëpërmjet takimeve ose në mënyrë transparente dhe perëndimore. Unë e kam bërë këtë propozim para disa ditësh. Unë i kam bërë propozim edhe partive opozitare që duan të mbështesin një kandidat jashtë partive politike, të gjithë bashkë të pajtojnë një kompani të huaj perëndimore e cila brenda pak ditësh mund të na thotë se cila mund të jetë fituesja. Brenda dy ditëve besoj se mund të dalin përfundimet e sondazhit. Fushata do të zgjasë pak javë. Sondazhi profesional do të jetë mënyra më e mire për të marrë vendimin për kandidatin më të mire. Unë kam tre muaj që kam hedhur iden e kësaj formule për të patur një kandidat jashtë partive politike. Opozita gjithmonë do të vendoset në vështirësi nga mazhoranca, por do të shfrytësojmë hapësirat që kemi dhe të vazhdojmë të punojmë. Rama detyroi presidentin të dilte kundër Kushtetueses.Kemi 12 vite që provojmë në të njëjtën rrugë dhe duhet të provojmë një rrugë të re. T’i japim Tiranës një kryetar të pakorruptuar”, përfundoi Shehaj.

  • A do të bojkotojë opozita zgjedhjet e 9 Nëntorit? Flet Sali Berisha

    A do të bojkotojë opozita zgjedhjet e 9 Nëntorit? Flet Sali Berisha

    Është mbledhur këtë të shtunë Kryesia e PD, ku në fokus të diskutimeve me aleatët janë zgjedhjet në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën.
    Sali Berisha, në fjalën e tij tha se opozita nuk do të bojkotojë zgjedhjet e 9 Nëntorit.
    Berisha: Për të gjithë ata që e kanë parasysh se ne jetojmë në një diktaturë autoritare në të cilën Kushtetuta është një letër e vdekur, ligji është një letër pa vlerë. Të kërkosh Kushtetutë në një regjim autoritar të bazuar në drogë, është si të kërkosh ujë në shkretëtirë. Parimet e Kushtetutës janë të pavdekshme, thelbësore për një rend demokratik, kurse në një narkodiktaturë janë faktikisht të parespektuara. Një opozitë në regjimet autoritare ka si mision përmbysjen e saj duke mos mashtruar asnjëherë se ajo përmbyset me votë.

    Por një opozitë në vlerësimin dhe mendimin tim duhet të shfrytëzojë çdo hapësirë në luftën kundër regjimit autoritar. Bojkoti i cili është një vendim që para çdo padrejtësie të vjen i pari në mendje, është provuar me një efekt destruktiv për opozitat, për ekzistencën e tyre. Opozita nuk duhet të lëshojë pozicionet e saj. 
    Kërkoj nga demokratët të arsyetojnë në lidhje me bojkotin, në pamje të parë duket sikur e ndëshkon, por i bën qefin narkodiktatorit. Ai dha shembull për skenarin e përgatitur për të kaluar në 28 minuta programin qeverisës nga qeveria e tij. Shpëtimi dhe rezistenca nuk vjen me bojkot, por qëndresë në çdo pozicion
    /vizionplus.tv

  • Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, PS shpall kandidatin për Bashkinë Mat

    Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, PS shpall kandidatin për Bashkinë Mat

    Asambleja e Partisë Socialiste në Mat ka propozuar Altin Bojnin si kandidat për zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit.
    Emri do t’i përcillet kryesisë së partisë, mëson gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku.
    Po ashtu në një mbledhje të zgjeruar të Asamblesë së PS Mat, drejtuesit lokalë dhe përfaqësuesit politikë diskutuan mbi dy tema kryesore:  Analiza e rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit dhe hartimi i strategjisë për fitoren në 9 nëntor.

    /vizionplus.tv

  • EMRI/ Partia Socialiste zyrtarizon kandidatin për Bashkinë Mat në zgjedhjet e 9 nëntorit

    EMRI/ Partia Socialiste zyrtarizon kandidatin për Bashkinë Mat në zgjedhjet e 9 nëntorit

    Partia Socialiste në Mat ka shpallur kandidatin për kryetar bashkie për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

    Altin Bojni është kandidati socialist, ndërsa opozita nuk e ka zyrtarizuar ende.
    Gjatë mbledhjes së zhvilluar këtë të premte, kryetari i PS Mat, Hasan Pasha, prezantoi një përmbledhje të arritjeve dhe sfidave të fushatës së zgjedhjeve të 11 majit.
    Sipas tij, edhe pse PS arriti 60% të votave kundrejt 36% të PD-së, ekziston potencial për një rezultat më të thellë.

  • Zgjedhjet e 9 nëntorit, nis takimi me strukturat e Tiranës, zbulohet porosia e Ramës

    Zgjedhjet e 9 nëntorit, nis takimi me strukturat e Tiranës, zbulohet porosia e Ramës

    Ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur në kryeqytet mbledhja e strukturave të Partisë Socialiste në Tiranë, e thirrur nga kreu i PS, njëherësh kryeministri Edi Rama.
    Mbledhja zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, të cilat përveç Tiranës përfshijnë edhe 5 bashki të tjera të vendit.
    Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi raporton se në mbledhje marrin pjesë të gjithë drejtuesit politikë të PS, jo vetëm ata të bashkive që më 9 nëntor do të shkojnë në zgjedhje. Po ashtu janë të pranishëm edhe ministrat, deputetët, ish-deputetët që nuk morën dot mandat në 11 maj në qarkun e Tiranës, kandidatët që ishin në listë dhe çdo drejtues i strukturës lokale të PS.
    Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe Rama pritet të shpërndarje të gjitha direktivat për zgjedhjet e 9 nëntorit dhe mësohet se përveç drejtuesve politikë në terren do të zbresin edhe ministrat, të cilëve do tu caktohen zona të caktuara.
    Në Tiranë burime nga takimet e mëhershme që ka pasur kryeministri me përfaqësues të kryeqytetit në selinë e PS, është mësuar se Rama është shprehur: “Dua të kemi një fitore sa më të madhe”. Kjo kërkesë e Ramës mësohet se nuk vjen vetëm për sfidën me kundërshtarin politik por edhe për të gjithë perceptimin se rezultati i Tiranës nuk varet nga vetëm një individ.

  • Kush i zhduku Deklaratën e Pavarësisë e fotot e 28 nëntorit 1912(Video)

    Kush i zhduku Deklaratën e Pavarësisë e fotot e 28 nëntorit 1912(Video)

    InForCulture është faqja juaj e internetit që ju sjell më afër Kulturës,Historisë dhe Artit.Kjo faqe poashtu i`u ofron informacione të sakta e kuriozitete rreth fushave të ndryshme nga rajoni dhe bota.

    Na kontaktoni: in.forculture.ks@gmail.com ose +383 49 584 011

  • Të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Qeveria i dorëzon Bashkisë Krujë 150 apartamente të reja

    Të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Qeveria i dorëzon Bashkisë Krujë 150 apartamente të reja

    Qeveria miratoi sot në mbledhjen e saj të radhës, dorëzimin e 150 apartamenteve të reja të banimit për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
    Në vendim thuhet se “në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 20, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave.
    V E N D O S I:

    Kalimin te Bashkia Krujë të 150 (njëqind e pesëdhjetë) njësive individuale të banimit, përkatësisht, sipas listës së inventarit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
    Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Krujë për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet  në “Fletoren zyrtare”.