Sali Berisha dhe Ilir Meta i regjistruan partitë e tyre për zgjedhjet e 9 nëntorit, edhe pse në të 5-ta bashkitë, opozita nuk ka kandidatë drejtpërdrejt të sajët, por mbështet emra të pavarur. Lëvizje kjo që i ka lejuar të kenë komisionerë e numërues.
Ndërkohë, në të gjitha këto KZAZ, të pavarurit kanë paraqitur brenda afatit Komitetet Nismëtare, dhe kanë marrë formularët përmes të cilit duhet të mbledhin firmat e nevojshme të zgjedhësve të zonës së tyre, si kusht që të regjistrohen si kandidatë.
Në Mat, ka surprizuar një zonjë, pjesë e strukturave të Partisë Socialiste. Kryetarja e Forumit të Gruas së PS, Suzana Hoti ka regjistruar dje në Kzaz-në e Matit Komitetin Nismëtar për të kandiduar si e pavarur. Ajo ka është e pakënaqur me kandidatin e PS, Altin Bojni.
Socialistët në këtë KZAZ, ka tentuar të pengojë regjistrimin e saj, por PD ka shumicën e anëtarëve në atë KZAZ dhe me votat e saj ka regjistruar komitetin nismëtar të kryetares së gruas socialiste.
Tag: nëntorit
-

Berisha dhe Meta regjistrohen për zgjedhjet e 9 nëntorit, zbulohet lëvizja strategjike
-

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ për herë të parë do të aplikojë projektin test me AI në nxjerrjen e rezultateve
Për herë të parë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ do të përdorë në mënyrë eksperimentale Inteligjencën Artificiale, në mbledhjen e të dhënave, numërimin e fletëve të votimit dhe në nxjerrjen e rezultatit.
Kjo është bërë e ditur nga vetë kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, i cili u shpreh se në kuadër të këtij eksperimentimi, do të zhvillohet edhe një takim me “International IDEA”, për të diskutuar rreth teknologjisë, digjitalizimit dhe zgjedhjet.
“Më 9 nëntor të këtij viti do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme për kryetarë të disa bashkive të vendit. Stafi i KQZ-së po punon për të aplikuar, për herë të parë, përdorimin e AI-së në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit dhe në nxjerrjen e rezultateve.
Ky projekt do të shërbejë si test dhe, për momentin, nuk do të zëvendësojë procedurën manuale të numërimit dhe vlerësimit të votave, e cila mbetet mënyra zyrtare e referimit”, deklaron Celibashi.Top Channel
-

Zgjedhjet e 9 nëntorit në 5 bashki, miratohen masat, partitë politike afat deri nesër për regjistrim
Komisioni Rregullator ka miratuar masat organizative për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në pesë bashki, konkretisht Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, në zbatim të Dekretit të Presidentit të 1 tetorit.
Sipas vendimit, partitë politike duhet të paraqesin kërkesën për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore pranë KQZ-së jo më vonë se data 16 tetor 2025. Në të njëjtën datë skadon edhe afati për regjistrimin e komiteteve nismëtare për kandidatët e pavarur. Kujtojmë se deri më tani, Partia Socialiste, “Shqipëria Bëhet” dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar kanë dorëzuar në KQZ, kërkesën për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
Koalicionet zgjedhore duhet të regjistrohen pranë KQZ-së jo më vonë se data 21 tetor, ndërsa dokumentet e kandidimit dorëzohen në KQZ për bashkitë Vlorë dhe Berat, dhe në KZAZ për Tepelenë, Cërrik dhe Mat, jo më vonë se data 24 tetor 2025.
Nga 25 tetori deri më 9 nëntor 2025, të gjitha institucionet vendore dhe qendrore që planifikojnë aktivitete me karakter publik në këto bashki duhet të raportojnë paraprakisht pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Fushata zgjedhore do të nisë zyrtarisht më 1 nëntor 2025.
Ndërkohë, Autoriteti i Mediave Audiovizive do të monitorojë OSHMA-të për transmetimet që lidhen me aktivitetet publike gjatë kësaj periudhe.
KQZ dhe KZAZ-të përkatëse do të ndjekin një kalendar të ngjeshur afatesh për regjistrimin e partive, kandidatëve, koalicioneve dhe përfaqësuesve në komisionet e administrimit zgjedhor. Afati për dorëzimin e dokumenteve të kandidimit përfundon më 24 tetor, ndërsa akreditimi i vëzhguesve vendas dhe të huaj duhet të kryhet përpara datës 7 nëntor.
Gjithashtu, në tre ditët e fundit para votimeve të 9 nëntorit, përfshirë ditën e zgjedhjeve, ndalohet publikimi i sondazheve zgjedhore.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor brenda pesë ditëve nga shpallja. -

PD hap garën/ Publikon listën zyrtare të kandidatëve për dy bashki të rëndësishme në jug
Partia Demokratike ka zyrtarizuar dy kandidatët për zgjedhjet e 9 nëntorit. Në qytetin e Beratit do të kandidojë Pavlo Shkarpa, ndërsa në Vlorë, kandidati i PD-së është Dionis Sota.Demokratët kanë plotësuar kandidaturat e tyre në 5 bashkitë vakante ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit.
Bashkia e Tiranës e cila bënte pjesë te 6 vakancat zyrtare për zgjedhjet e pjesshme lokale, është pezulluar për zhvillimin e zgjedhjeve deri në dhënien e vendimit të Kushtetueses mbi ankimin e Erion Veliajt lidhur me shkarkimin. -

Zgjedhjet e 9 nëntorit, PD shpall ekipin opozitar për 6 bashkitë (Emrat)
Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot listën përfundimtare të kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, në gjashtë bashki të vendit.
Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e kryesisë, kandidatët e miratuar janë:
Florjan Binaj për Bashkinë Tiranë
Gabriel Guma për Bashkinë Tepelenë
Dionis Sota për Bashkinë Vlorë
Eduart Brahlika për Bashkinë Mat
Amarildo Hoxha për Bashkinë Cërrik
Pavlo Shkarpa për Bashkinë Berat
Në fokus të garës së PD-së pritet të jetë Tirana, ku kandidon aktori dhe aktivisti Florjan Binaj, i cilësuar si “kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita”. Zgjedhjet në kryeqytet janë konsideruar si test politik për opozitën e bashkuar dhe si sinjal për riorganizimin e saj për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në bashkitë e tjera, PD synon të rikthejë besimin e qytetarëve përmes kandidaturave që përfaqësojnë komunitetin lokal dhe kanë lidhje direkte me problematikat e zonave përkatëse.
Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vakancat në disa bashki, ndërsa fushata pritet të nisë zyrtarisht në ditët në vijim. -

PS ‘sfidon’ Kushtetuesen: Vendimi nuk prek zgjedhjet e 9 nëntorit
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Partia Socialiste ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka rrëzuar drekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit. Sipas mazhorancës ky vendim nuk i prek zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, ndërsa shton se Gjykata do të dalë në përfundime në seancën e 31 tetorit.
“Përshëndetje! Ju rikujtoj për takimet e sotme sipas orareve dhe grupeve përkatëse. Sikurse u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit. Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të jepet më 31 tetor. Mire u takofshim”, thuhet në mesazhin e shpërndarë në degët e PS në Tiranë.
Vendimi për pezullimin e zgjedhjeve erdhi pasi Kushtetuesja u vu në lëvizje nga Erion Veliaj, i cili ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës. Presidenti Bajram Begaj, më datë 1 tetor 2025, nxorri dekretin për zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës dhe 5 bashki të tjera të vendit. Pas dekretit, avokatët e Erion Veliajt bënë shtesë në ankimimin e tyre të mëparshëm, duke kërkuar edhe shpalljen anti-kushtetues të dekretit të Presidentit për zgjedhjet e Tiranës. Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën publike për të shqyrtuar kërkesën e Erion Veliajt më 31 tetor.
Tashmë PS-ja ka emëruar Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare në Bashkinë e Tiranës dhe organizatore të fushatës, ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku./ZËRI -

Kushtetuesja pezullon dekretin e Begajt për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në bashkinë e Tiranës.
“Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erjon Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 Tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë”
Lajmi po përditësohet…Top Channel
-

Zgjedhjet e 9 Nëntorit/ Ja kush është kandidati opozitar përballë Altin Bojnit në Mat
Pasditen e së martës Partia Socialiste ka zyrtarizuar të gjithë kandidatët e zgjedhjeve të pjesshme të 9 Nëntorit në 6 Bashki të vendit. Drejtuesi politik i Qarkut Dibër, Blendi Klosi prezantoi emrin e Altin Bojnit i cili do të jetë kandidat i mazhorancës në këto zgjedhje të pjesshme.
Ndërkohë, pasditen e kësaj të mërkure edhe fronti opozitar ka zyrtarizuar kandidaturën për zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit në Bashkinë Mat. Avokati Eduart Brahilika do të jetë kandidati për kryetar bashkie ndaj kandidatit socialist Altin Bojni.
Brahilika është i diplomuar për drejtësi dhe aktualisht punon si avokat, ndërsa më herët ka mbajtur poste të ndryshme në administratën publike si Drejtor i Burgut në Burrel, i Shërbimit të Provës dhe i Zyrës Juridike në Bashkinë Mat në kohën kur drejtohej nga kryebashkiaku Nezir Rizvani. -

Berisha: PD do të regjistrohet në zgjedhjet e 9 nëntorit në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor
Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, duke respektuar në mënyrë strikte ligjin dhe Kodin Zgjedhor.
Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se pavarësisht debatit publik dhe situatës politike, PD do të ndjekë çdo procedurë ligjore për regjistrimin në garën elektorale.“PD do të zbatojë rigorozisht ligjin dhe Kodin Zgjedhor edhe në këto zgjedhje. Modalitetet janë çështje që i takojnë ekspertëve të zgjedhjeve, por qëndrimi ynë është i qartë: do të respektojmë çdo rregull të përcaktuar nga ligji,” – deklaroi Berisha.
Zgjedhjet e 9 nëntorit janë parë si një test i rëndësishëm politik për partitë në opozitë dhe mazhorancë, ndërkohë që vëmendja është përqendruar te mënyra se si do të regjistrohen subjektet që përfaqësojnë grupime të ndryshme brenda së djathtës.
-

Zgjedhjet e 9 Nëntorit, socialistët i besojnë Florenc Dokës për Bashkinë e Cërrikut
Është bërë publik edhe kandidati socialist që do të garojë për Bashkinë e Cërrikut.
Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku mëson se kryetari i komanduar Florenc Doka do të jetë kandidatura e socialistëve për këtë Bashki.Lexo edhe :Related Posts
Si emri i Ervin Cecas në Berat, Altin Bojnit në Mat po ashtu edhe i Florenc Dokës në Cërriik, fillimisht duhet të kalojnë si propozime në Kryesinë e Partisë Socialiste për tu miratuar.Ndërkohë aty ku do zhvillohet beteja më e fortë, gara për Tiranës, PS ja ka besuar Ogerta Manastirliut, ndërsa PD-ja Florian Binajt.
Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Bashki do të mbahen të dielën e 9 nëntorit.
/vizionplus.tv