Tag: nëntorit

  • Nis fushata për pesë bashkitë, rreth 308 mijë qytetarë do të zgjedhin në 9 nëntor kryetarët e rinj

    Nis fushata për pesë bashkitë, rreth 308 mijë qytetarë do të zgjedhin në 9 nëntor kryetarët e rinj

    Sot nis zyrtarisht fushata elektorale për 5 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhje në datën 9 nëntor; Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat.
    Rreth 308 mijë qytetare në 5 njësitë e qeverisjes vendore do të zgjedhin të dielën e 9 nëntorit kryetarët e rinj të bashkive.
    13 kandidatë garojnë në këto zgjedhje të pjesshme; PS ka prezantuar 5 kandidatë, PD së bashku me aleatët e saj kanë zgjehdur të marrin pjesë në betejën elektorale të 9 nëntorit me kandidatë të pavaruar në të gjitha bashkitë, “Shqipëria Bëhet” ka kandidatin e saj në bashkinë e Cërrikut; në Vlorë garon një kandidat i pavarur, Gjergji Nika dhe në Mat garon e pavarur Suzana Pasha.

    Në këto zgjedhje janë regjistruar 6 parti politike; përveç PS dhe PD janë regjistruar edhe Partia e Lirisë, LZHK, Lëvizja e Legalitetit dhe Shqipëria Behet.
    Në zgjedhjet e 9 nëntorit votohet vetëm për kryetarët e bashkive, mandati i të cilëve do të jetë vetëm një vit e gjysmë, derisa të mbahen zgjedhjet lokale në pranverën e vitit 2027.
    Vakancat në 3 bashki: Mat, Berat dhe Tepelenë u krijuan në pranverë, pasi 3 drejtuesit e këtyre njësive vendore dhanë dorëheqjen dhe garuan për deputetë për PS.
    Vakanca në Vlorë u krijua pas dorëheqjes së ish-kreut të bashkisë Ermal Dredha, ndërsa kryebashkiaku i Cërrikut Andi Salla dha dorëheqjen pasi mori detyrën e ministrit të Bujqësisë./vizionplus.tv

  • Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ publikon fletën e votimit

    Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ publikon fletën e votimit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar modelin e fletëve të votimit dhe renditjen përfundimtare të kandidatëve për Kryetar Bashkie në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor në pesë bashki të vendit: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.
    Gjithashtu, KQZ kërkoi nga bashkitë përkatëse të marrin të gjitha masat e nevojshme për garantimin e kushteve optimale në qendrat e votimit, përfshirë funksionalitetin, logjistikën dhe aksesin për personat me aftësi të kufizuara.

  • Shpalli kandidaturën si i pavarur për Bashkinë e Vlorës, KQZ nuk regjistron Gjergji Nikën

    Shpalli kandidaturën si i pavarur për Bashkinë e Vlorës, KQZ nuk regjistron Gjergji Nikën

    Gjergji Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak të Vlorës, nuk është regjistruar nga KQZ si kandidat për Bashkinë e Vlorës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit.
    Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, teksa kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, tha se Nika duhet të ishte propozuar nga një Komitet Nismëtar dhe duhet të kishte respektuar procedurën.
    Më tej, Celibashi tha se nga precedenti i vitit 2023, Gjegji Nika nuk mund të regjistrohet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Teksa tha se anëtarit të Këshillit Bashkiak të Vlorës, i lind e drejta që ta kontestojë vendimin e KQZ-së.
    Nika, më parë ka qenë pjesë e PD dhe më pas me grupimin Basha, shpalli kandidaturën si i pavarur në zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit në qytet.

  • Mbyllet afati për regjistrimin e kandidatëve në zgjedhjet e 9 nëntorit, ja kush hyn në garë

    Mbyllet afati për regjistrimin e kandidatëve në zgjedhjet e 9 nëntorit, ja kush hyn në garë

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Ka përfunduar zyrtarisht afati për regjistrimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në pesë bashki të vendit. Sipas KQZ-së, deri në përfundim të afatit kanë dorëzuar dokumentacionin kandidatët në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.
    Në garë do të jenë:
    Vlorë- Dionis Sota (i propozuar nga zgjedhësit) dhe Brunilda Mersini (PS)Berat- Pavlo Shkarpa (i propozuar nga zgjedhësit) dhe Ervin Ceca (PS)Cërrik- Florenc Doka (PS), Eligert Hima (“Lëvizja Shqipëria Bëhet”) dhe Amarildo Hoxha (i propozuar nga zgjedhësit)-Mat: Altin Bojni (PS), Eduart Brahilika dhe Suzana Pasha (të propozuar nga zgjedhësit)
    Tepelenë-Gramoz Sako (PS) dhe Gabriel Guma (i propozuar nga zgjedhësit)
    KQZ pritet të shqyrtojë dokumentacionin dhe të shpallë zyrtarisht listën përfundimtare të kandidatëve në ditët në vijim. Më 9 nëntor do të zhvillohet zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki të vendit. Qytetarët e Vlors, Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cërrikut do t’i drejtohen qendrave të votimit për të kryetarët e rinj të bashkive. Bashkia Tiranë, edhe pse aktualisht pa kryetar, nuk do të shkojë në zgjedhjet e 9 nëntorit, pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj pas ankimimi të kryebashkiakut Erion Veliaj për shkarkimin me vendim të qeverisë./ZËRI

  • Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve

    Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve

    foto ilustruese

    TIRANË- Sot mbyllet zyrtarisht afati për regjistrimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, në 5 bashki pa kryetar. Partitë politike duhet të dorëzojnë deri në mesnatë, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dokumentet dhe emrat përfundimtarë të garuesve në pesë bashkitë ku do të zhvillohet votimi.
    Partia Socialiste, me kandidatët Ervin Ceca për Beratin dhe Brunilda Mersini për Vlorën i kanë dorëzuar dokumentaconet mesditën e sotme. Ndërkohë kandidatët e tjerë, Florenc Doka në Cërrik, Altin Bojni në Mat dhe Gramoz Sako në Tepelenë, do i dorëzojnë dokumentet e kandidimit në KZAZ pasi janë bashki të vogla. Gjithashtu, edhe këshiltari i PD-së në Vlorë, Gjergj Nika, ka dorëzuar dokumentet e kandidimit si kandidat i pavarur. 
    Ndërkohë, kandidatët e tjerë të cilët kandidojnë të pavarur e kanë mbyllur më herët procesin e dorëzimit të dokumentevet të kandidimit. Ata kanë dorëzuar në KQZ edhe firmat mbështetëse të qytetarëve, duke siguruar të drejtën për të qenë pjesë e garës.
    Më 9 nëntor do të zhvillohet zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki të vendit. Qytetarët e Vlors, Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cërrikut do t’i drejtohen qendrave të votimit për të kryetarët e rinj të bashkive. Bashkia Tiranë, edhe pse aktualisht pa kryetar, nuk do të shkojë në zgjedhjet e 9 nëntorit, pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj pas ankimimi të kryebashkiakut Erion Veliaj për shkarkimin me vendim të qeverisë.
    Presidenti Bajram Begaj, më datë 1 tetor 2025, nxorri dekretin për zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës dhe 5 bashki të tjera të vendit. Pas dekretit, avokatët e Erion Veliajt bënë shtesë në ankimimin e tyre të mëparshëm, duke kërkuar edhe shpalljen anti-kushtetues të dekretit të Presidentit për zgjedhjet e Tiranës. Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën publike për të shqyrtuar kërkesën e Erion Veliajt më 31 tetor./ZËRI

  • Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

    Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

    E premtja mbyll zyrtarisht afatin për regjistrimin e kandidatëve që do të kërkojnë votën e qytetarëve në zgjedhjet e 9 nëntorit, në pesë bashki pa kryetar.
    Deri në mesnatë, partitë politike duhet të dorëzojnë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dokumentet dhe emrat përfundimtarë të garuesve në pesë bashkitë ku do të zhvillohet votimi.
    Ndërkohë, kandidatët e pavarur e kanë mbyllur më herët procesin. Ata kanë dorëzuar në KQZ edhe firmat mbështetëse të qytetarëve, duke siguruar të drejtën për të qenë pjesë e garës.
    Deri në mesditë, nga forcat kryesore ka dorëzuar dokumentacionin për regjistrim Partia Socialiste, me kandidatët Ervin Ceca për Beratin dhe Brunilda Mersini për Vlorën.
    Më 9 nëntor, qytetarët e Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cërrikut do të rikthehen në qendrat e votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive.

  • Zyrtare! Kthimi i Barçës në “Camp Nou” duhet të presë të paktën deri në fund të nëntorit

    Zyrtare! Kthimi i Barçës në “Camp Nou” duhet të presë të paktën deri në fund të nëntorit

    21 Tetor 2025

    14:37

    Alfred Lleshi

    Tifozët e Barcelonës presin me padurim rikthimin në “Camp Nou”, por klubi është i vetëdijshëm se nuk ia vlen të kthehet me vetëm 26.000 vende të disponueshme. Prandaj, katalanasit kanë vendosur të presin përfundimin e fazës 1B, që do të lejojë hapjen e tribunës anësore, përveç tribunës kryesore dhe “Gol Sud”.
    Klubi ka konfirmuar se ndeshja e radhës në shtëpi, më 2 nëntor kundër Elche, do të luhet në “Estadi Olímpic de Montjuïc”. Pra, rikthimi në “Camp Nou” do të duhet të presë të paktën deri në ndeshjen tjetër në shtëpi, më 22 nëntor kundër Athletic Club. Nëse licenca e fazës 1B jepet në kohë, Barça do të mund të luajë aty me 45.501 spektatorë, një kapacitet i ngjashëm me atë të Montjuïc.
    Nëse rikthimi nuk ndodh ndaj Athletic, mundësia e radhës do të jetë kundër Alavés në fund të nëntorit. Ndërkohë, Barça pret miratimin përfundimtar të dokumenteve për të bërë real debutimin në stadiumin e rinovuar.

  • Gara e 9 nëntorit, regjistrohen partitë dhe 6 kandidatë të pavarur

    Gara e 9 nëntorit, regjistrohen partitë dhe 6 kandidatë të pavarur

    Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në 5 bashki të vendit do të ketë 6 kandidatë të pavarur. Nga regjistrimet e bëra në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përveç subjekteve politike, kanë depozituar kërkesat e tyre edhe 6 komisione nismëtare për mbledhjen e firmave për kandidatët e pavarur në Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat.
    Përveç kandidatëve të opozitës që do të regjistrohen si të pavarur dhe do të mbështeten nga PD, surpriza vjen nga bashkia Mat, ku do të ketë dy kandidatë të pavarur përballë kandidatit të regjistruar me logon e PS.
    Bëhet fjalë për kryetare e Forumit të Gruas së PS, Suzana Hoti, e cila ka regjistruar në KZAZ-në e Matit Komitetin Nismëtar për të kandiduar si e pavarur. Mësohet se Hoti ka mbetur e pakënaqur me kandidatin e që PS ka propozuar si pasardhës të Agron Malaj, Altin Bojni i cili u prezantua nga Blendi Klosi pas mbledhjes së kryesisë së PS javën e shkuar.
    Pas kësaj kërkesë për regjistrim Komitetet Nismëtare kanë marrë formularët përmes të cilit duhet të mbledhin firmat e nevojshme të zgjedhësve të zonës së tyre, si kusht që të regjistrohen si kandidatë për garën e 9 nëntorit.
    Burime bëjnë me dije se regjistrimi partive opozitare në këtë proces është bërë me qëllim për të pasur komisioner dhe numërues gjatë procesit zgjedhor, pasi kandidatët e mbështetur prej tyre nuk do kenë logo partiake në fletën e votimit.

  • “Zgjedhjet e 9 Nëntorit me AI”, Celibashi: Do aplikohet në numërimin e votave

    “Zgjedhjet e 9 Nëntorit me AI”, Celibashi: Do aplikohet në numërimin e votave

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po planifikon që të implementojë Inteligjencën Artificiale në lokalet e pjesshme të 9 Nëntorit.
    Në tryezën “Mbikëqyrja e Digjitalizimit në Proceset Zgjedhore: Drejt Konvergjencës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, kryekomisioneri Ilirian Celibashi shpjegoi se përfshirja e AI do të ndihmojë në numërimin e votave.
    “Identifikimi biometrik u aplikua 100%, ndërsa votimi elektronik është në proces zhvillimi. Që nga viti 2022 kemi aplikuar disa platforma në këtë fushë. Më 9 nëntor në zgjedhjet e pjesshme po punojmë për aplikimin e AI për numërimin e votave. Ky proces dixhitalizimi i mbështetur nga BE dhe jo vetëm ka sjellë lehtësira në procesin zgjedhor, por jemi te ndërgjegjshëm për rreziqet si sulmet kibernetike për të cilat po marrim masat e nevojshme”, tha Celibashi.

    Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato pranoi se përparimi i teknologjisë dhe përfshirja e saj në zgjedhje ka sjellë më tepër transparencë në process.
    “Digjitalizimi po sjell ndryshime në mënyrën se si njerëzit e shohin demokracinë sot, ndërsa po sjell gjithashtu dhe më tepër transparencë politike. Ne i mbështesim plotësisht proceset elektronike të ndihmuara nga AI që ju përshtaten standardeve të BE”, u shpreh Silvio Gonzato.
    Më 9 Nëntor qytetarët e Vlorës, Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cërrikut do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.
    /vizionplus.tv