Tag: nëntorit

  • Nuk ka më vende, Korça e prenotuar e gjitha deri në fundvit

    Nuk ka më vende, Korça e prenotuar e gjitha deri në fundvit

    Festat e nëntorit, dhe më tej ato të krishtlindjes dhe vitit të ri, kanë bërë që të gjithë hotelet dhe bujtinat e Korçës dhe fshatrave turistike, si Voskopoja, Dardha apo Boboshtica të ezaurojnë të gjitha kapacitetet akomoduese që kanë.

    Të interesuarit në shumicë janë vizitorë vendas, por nuk mungojnë as të huajt.

    Përveç paketave që ofrohen nga njësitë e shërbimit dhe ato akomoduese, edhe pushteti lokal në Korçë ka planifikuar një kalendar festiv një sërë aktivitetesh, kulturore dhe argëtuese duke nisur që me festat e nëntorit dhe më pas me ato të krishtlindjes dhe vitit të ri.

  • Nëse i përkisni njërës prej këtyre 3 shenjave të Horoskopit, pjesa tjetër e nëntorit do t’ju sjellë lajme të mëdha

    Nëse i përkisni njërës prej këtyre 3 shenjave të Horoskopit, pjesa tjetër e nëntorit do t’ju sjellë lajme të mëdha

    Nga ana astrologjike, viti 2025 nuk ishte pikërisht viti më i lehtë. Megjithatë, nëse i përkisni njërës prej tre shenjave të zodiakut më poshtë , nëntori i vitit 2025 do të jetë shumë i favorshëm për ju.
    “Ka disa tranzite shumë të bukura që janë të favorshme për ju “, shpjegoi astrologia Matilda Zhuang.
    Qoftë marrëdhënie më të mira, avancim profesional apo thjesht një kuptim më i thellë i vetes, gjatë gjithë pjesës tjetër të nëntorit secila prej këtyre shenjave do të përjetojë përparim dhe evolucion në mënyrën e vet.

    GaforrjaNëntori i vitit 2025 është një muaj i shkëlqyer për ju. Sipas Zhuang, “e filloni muajin duke u ndjerë të freskët, duke lënë pas marrëdhënie dhe zakone që nuk ju shërbejnë më ose nuk ju shterojnë energjinë”. Gjatë gjithë nëntorit, do të përjetoni një riorganizim shumë të nevojshëm të jetës suaj të përditshme që do ta bëjë gjithçka të duket më e menaxhueshme. Ndërsa ndryshimet fillimisht mund të jenë të frikshme, ato do të jenë themeli për suksesin tuaj të ardhshëm. Nga Mërkuri retrograd që ju shtyn të jeni më krijues, deri te një “rilindje” e mundshme e imazhit tuaj personal, nëntori i vitit 2025 po duket të jetë muaji më i mirë i vitit për ju. Kohët e fundit jeni ndjerë “të bllokuar” dhe të kuptuarit pse po ndodh kjo, si dhe ndërmarrja e veprimeve të menjëhershme, do t’ju ndihmojë të çliroheni nga kjo gjendje stagnante.
    AkrepiJeta nuk ka qenë e lehtë për ju kohët e fundit, por për fat të mirë, nëntori i vitit 2025 do të jetë shumë i favorshëm. Nëse ka një shenjë që do të jetë “protagonisti” i të gjithë muajit, ai/ajo jeni ju. Sipas astrologut, “marrëdhëniet që nuk ju shërbejnë më do të largohen”, ndërsa punoni për të vendosur identitetin dhe pavarësinë tuaj personale. Prej andej, universi do t’ju afrojë më shumë me njerëz që do t’ju mbështesin në zbulimin e asaj që jeni dhe asaj që përfaqësoni vërtet.
    PeshqitNëse jeni Peshq, nëntori i vitit 2025 do të jetë gjithashtu një muaj i shkëlqyer për ju. Mund të jeni ndjerë më të përqendruar dhe më të mprehtë gjatë dy muajve të fundit. Si rezultat, pritet që ta kaloni nëntorin duke ripërcaktuar qëllimet tuaja dhe trashëgiminë që doni të lini pas. Ndërsa kjo mund të tingëllojë e qetë ose “delikate”, njerëzit dhe përvojat që do të hasni këtë muaj do t’ju sjellin më afër qëllimit tuaj të vërtetë në jetë. Nëse po mendoni të bëni ndonjë lëvizje të madhe në karrierë, tani është koha e përsosur për të filluar.
    /vizionplus.tv

  • Tirana në krye të prenotimeve për festat e nëntorit! Rezervimet më të shumta nga Kosova dhe RMV

    Tirana në krye të prenotimeve për festat e nëntorit! Rezervimet më të shumta nga Kosova dhe RMV

    Tirana do të jetë edhe këtë vit kryeqendra e shqiptarëve për festat e nëntorit. Sipas operatorëve turistikë, kryeqyteti ka numrin më të lartë të rezervimeve.

    Shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë së Veriut, si çdo vit, zgjedhin Tiranën për Festën e Flamurit.

    “Festat kombëtare janë epiqendra e të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, e ka prurje më shumë nga Kosova, Italia. Për Tiranën ka gjithnjë risi, ka aktivitete. Kemi mangësi nëpër rrethe. Do të doja më shumë përgatitje për rrethet.”

    Pas Tiranës, kërkesat më të larta për rezervim janë në Korçë, Vlorë, Durrës e Shkodër. Ndërsa gjithnjë e më shumë brenda vendit po preferohen edhe turet ditore.

    “Në Theth, Vermosh, Valbonë, në Korçë, Voskopojë, Përmet, Gjirokastër. Këto janë paketa me ture me autobusë.”

    Teksa shqiptarët e Kosovës zgjedhin çdo vit Shqipërinë, sipas operatorëve turistikë një risi këtë vit janë edhe kërkesat për të festuar 113-vjetorin e Pavarësisë në qytetet e Kosovës.

    “Këtë vit ka mundësi që për festat e nëntorit të shkohet edhe në Prishtinë, Prizren, Brezovicë, Pejë. Më shumë oferta për të vizituar trojet etnike shqiptare.”

    Megjithatë, një numër i lartë qytetarësh shqiptarë festat e nëntorit do t’i kalojnë jashtë vendit, për shkak se 28 dhe 29 nëntori përkojnë me fundjavën, dhe kanë zgjedhur të shfrytëzojnë disa ditë pushimi zyrtar në destinacionet më të njohura europiane si Parisi, Barcelona dhe Praga.

  • Franca përkujton sulmet/ Një dekadë nga terrori i 13 nëntorit, mbi 130 viktima dhe 400 të plagosur

    Franca përkujton sulmet/ Një dekadë nga terrori i 13 nëntorit, mbi 130 viktima dhe 400 të plagosur

    Franca përkujton këtë të enjte sulmet terroriste  të Shtetit Islamik të 13 nëntorit të vitit 2015, ku u vranë më shumë se 130 persona dhe u plagosën rreth 400 të tjerë.

    Këto ishin sulmet më vdekjeprurëse në vend që nga Lufta e Dytë Botërore dhe sollën terror dhe frikë në të gjithë Francën, duke nxitur masa emergjente sigurie, disa nga të cilat u kthyen në ligje.

    Një kopsht përkujtimi i vendosur pranë Bashkisë së Parisit, hapet për të nderuar ata që humbën jetën dhe ata që mbijetuan.

    Emrat e viktimave të gdhendur në gurë graniti janë vendosur rreth kopshtit, ndërsa një pemë ulliri është mbjellë në hyrje të tij.

    Sulmi filloi me shpërthime vetëvrasëse me bomba jashtë stadiumit Stade de France, ku Presidenti i atëhershëm Francois Hollande dhe ministri i jashtëm gjerman po shikonin një ndeshje miqësore futbolli, dhe vazhdoi me persona të armatosur që hapën zjarr në pesë vende të tjera në qendër të Parisit.

    Pak më vonë, persona të armatosur filluan të qëllonin bare dhe restorante në lagje të mëdha të kryeqytetit francez.

    Ndërkohë në orën 9:40 të mbrëmjes, një grup xhihadistësh mbërriti në Bataclan, një teatër dhe vend argëtimi parizien. Makthi zgjat gati tre orë, derisa ndërhyjnë forcat speciale. 90 persona u vranë dhe 350 mbetën të plagosur. Nga të mbijetuarit e Bataclan, dy kryen vetëvrasje më pas si pasojë e traumave të forta.

    Dhjetë vjet më vonë, kërcënimi i sulmeve të tilla në Francë është i ndryshëm. Sipas burimeve të sigurisë, grupet militante xhihadiste si Shteti Islamik nuk kanë më të njëjtat mjete për të koordinuar sulmet në tokën franceze.

    Por propaganda online e grupit është ende efektive dhe në gjendje të radikalizojë të rinjtë e terhequr nga dhuna në mediat sociale. Prokurorët e antiterrorizmit këtë javë nisën një hetim ndaj ish-partneres të autorit të vetëm të mbijetuar të sulmeve, I cili aktualisht ndodhet në burg.

  • PS-ja fitoi zgjedhjet e pjesshme në 5 Bashki, Çipa: Rezultat i pritshëm, opozita hoqi dorë pa nisur gara

    PS-ja fitoi zgjedhjet e pjesshme në 5 Bashki, Çipa: Rezultat i pritshëm, opozita hoqi dorë pa nisur gara

    Drejtuesi i “Unionit të Gazetarëve”, Aleksandër Çipa duke folur për zgjedhjet e 9 nëntorit, në 5 bashki të vendit, deklaroi se rezultati 5-0 në favor të PS-së ishte i pritshëm.
    Në një intervistë televizive, Çipa tha vendimi i opozitës që të konkuronte me kandidatë të pavarur, por të miratuar prej saj vulosi rezultatin. Sipas tij, një faktor tjetër që bëri që këto zgjedhje të mos kishin rëndësinë e duhur, ishte vendimi i Kushtetueses për anulimin e zgjedhjeve në Tiranë.
    Pjesë nga intervista:
    -E nisim nga zgjedhjet e 9 nëntorit që kaluan pa shumë bujë, një ditë e zymtë me shi. Opozita as që e diskutoi fare, tek e fundit thuajse as nuk mori pjesë. Po një rezultat i pritshëm, po ajo që surprizoi për keq në këtë rast do të thoja unë është numri shumë i ulët i i votuesve, sidomos Vlora në shifra dramatike. Si e lexuat ju të dielën?
    Çipa: Po s’kish si ndodhte ndryshe në kushtet kur në procesin e fushatës së ngushtë kohore, sepse jo më shumë se një javë fushatë u vu në dispozicion, mungoi ajo që quhet gara ose thënë ndryshe, konkurrenca midis dy kaheve kryesore të politikës. Opozita zgjodhi që të konkuronte me të pavarur të miratuar prej saj. Dhe shumica politike, e cila mbart dhe trashëgon një strukturë elektorale të cilën e kemi të njohur tashmë si deterministe të terrenit të zgjedhor, na la të kuptojë që paraprakisht rezultati ishte i lexueshëm. Pra nuk kishte një pritshmëri të re, një sfidë dhe e dyta, në kushtet kur u përjashtua konkurrenca për njësinë më të diskutueshme që ishte kryeqyteti i vendit, Tirana, detyrimisht pesë njësitë e tjera administrative nuk kanë një peshë specifike, le të themi elektorale për t’u ngritur në nivelin e një kazusi, e një kampioni për të lexuar qoftë të sotmen elektorale, qoftë edhe progresionin elektoral të vendit.
    Kështu që në kushtet kur mungoi kjo konkurrencë, në kushtet kur opozita zgjodhi protagonistë që nuk i përkasin vathës së saj politike, në kushtet kur opozita vetë nuk dëshmoi një seriozitet për t’u ngrytur në lartësinë e detyrës dhe aq më tepër për të bërë një diferencë me procesin e 11 majit dhe në kushtet kur vetë artikulantët kryesorë të opozitës u shmangën protagonistes së saj, u shmangën nga ky konkurim dhe shtoj edhe arsyen e fundme që nga pesha nuk është e fundme, zgjedhjet e, le të themi 9 nëntorit nuk ishin një mandat, ishin thjesht një konkurrencë e pjesshme për një hise të cunguar të një mandati të teprueshëm në mandatet e qeverisjes vendore.

  • Eriselda Zotaj Çelaj me mesazh të fortë pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e 9 Nëntorit: “Eh mor plaku ‘Mere’, shqiptarët nuk ta falin shkatërrimin e së djathtës”

    Eriselda Zotaj Çelaj me mesazh të fortë pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e 9 Nëntorit: “Eh mor plaku ‘Mere’, shqiptarët nuk ta falin shkatërrimin e së djathtës”

    Pas rezultateve të zgjedhjeve të 9 Nëntorit 2025, ish-kandidatja për deputete në qarkun e Fierit, Eriselda Zotaj Çelaj, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kreut aktual të Partisë Demokratike.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Zotaj shprehet se gabimet e përsëritura të lidershipit nuk falen, ndërsa thekson se qytetarët po e ndëshkojnë vazhdimisht me “refuzim, përbuzje dhe poshtërim”. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    “Eh mor plaku ‘Mere’. Çfarë ndryshimi kishin zgjedhjet e 9 Nëntorit nga të tjerat? Gabimet përsëritëse nuk ti fal askush. Siç ty nuk po ta falin shqiptarët, shitjen dhe shpërdorimin e kontributit të mijëra shpirtërave të lirë, për të realizuar misionin tënd – shkatërrimin e së djathtës dhe çimentimin e themeleve të së majtës më 2008,” – shkruan ajo ndër të tjera.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në vijim të reagimit, Zotaj ironizon mbledhjet e brendshme të PD-së, duke i quajtur ato “mbledhje me dyer të mbyllura të mbetjeve të një epoke që shqiptarët nuk e duan më”.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ky reagim vjen në një moment të tensionuar për demokratët, pas një tjetër humbjeje elektorale që ka shkaktuar debat të brendshëm dhe kërkesa për ndryshim në drejtimin e partisë.

  • U21/ Maksuti humbet dy ndeshjet e nëntorit për shkak dëmtimi, ftohet Gudjufi

    U21/ Maksuti humbet dy ndeshjet e nëntorit për shkak dëmtimi, ftohet Gudjufi

    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lista e Kombëtares U-21 ka një ndryshim.

    Sulmuesi i Flamurtarit, Erald Maksuti, nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Bylisit.

    Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë sulmuesin e Partizanit, Besar Gudjufin, i cili do të bashkohet me ekipin në Moldavin.

    Vazhdo leximin

  • Në zgjedhje me “bedela” elektoralë

    Në zgjedhje me “bedela” elektoralë

    Nga Skënder Minxhozi/

    E dinin që në verë se në pesë bashki do të kishte zgjedhje, pasi kryetarët në detyrë kishin kandiduar për një mandat parlamentari. E parashikonin se edhe tek e gjashta, bashkia e Tiranës, zgjedhjet mund të ishin pas derës, sa kohë që kreu i bashkisë ndodhej në arrest me burg. E megjithatë në 9 nëntor, shtatë muaj pas zgjedhjeve  të 11 majit, opozita vendosi të dërgojë një listë të pavarurish në këmbë të kandidatëve të saj me stemë dhe logo partie mbi gjoks. Persona të cilët mund të kenë karriera të lavdërueshme në jetët e tyre, siç është fjala vjen kandidati vlonjat, por që politikisht s’kanë lidhje përfaqësimi zyrtar me opozitën. Nuk janë ata problemi real, problem është pala që i propozon, e cila çalon në leximin e drejtë të asaj që përfaqëson një fushatë zgjedhore për Tiranën apo Vlorën. Ashtu siç nuk është aspak normale që PD të ndjehet e imponuar nga partitë e reja opozitare, të cilat patën goxha rol në imponimin e disa prej të të pavarurve-opozitarë të 9 nëntorit. Demokratët hapën krahun në një gjest kombëtar vetëdorëzimi, të cilin duan ta shesin si “risi elektorale”.

    Ajo që ndodhi këto zgjedhje të pjesshme me filtrimin masiv të kandidatëve të pavarur në krahun opozitar, përbën një precedent të rrezikshëm për imazhin e sotëm dhe të nesërm të opozitës në përgjithësi dhe të Partisë Demokratike në veçanti. Nëse ka pasur zgjedhje që diheshin se do të mbaheshin, ishin këto të 9 nëntorit. E megjithatë është shokuese shpërfillja dhe lehtësia fluturake me të cilën PD dhe Berisha pranuan që të rreshtohen pas kandidatësh të cilët deklaronin që në prezantimin e tyre të parë publik se nuk do të pranonin politikanë opozitarë në fushatë! Zhveshja brutale nga identiteti politik e ideologjik i të kandiduarve të saj, që PD pranoi duke nisur nga Tirana, është një indikator shumë shqetësues për frikën obsesive që kjo parti ka në lidhje me zgjedhjet.

    Opozita duhet të jetë e gatshme të shkojë në zgjedhje çdo ditë, sa herë zbardh dita, pa asnjë mëdyshje dhe dilemë. Ky është refleksi i kushtëzuar më normal dhe i gjithëpranuar i çdo pakice në një sistem demokratik, që synon të bëhet shumicë, e jo fshehja pas gishtit, duke treguar dobësi, frikë dhe pasivitet.

    Përfaqësuesit e të gjitha niveleve dhe rangjeve në PD i harxhuan shumicën dërrmuese të javëve që nga shpallja e zgjedhjeve të 9 nëntorit, duke u ankuar për manipulimin e zgjedhjeve dhe duke anatemuar Ramën që vjedh votat, në vend që të thuhej diçka për bashkitë që shkonin në votim. Një pjesë e Vlorës përmbytet sa herë bie shi, qytetet e vogla vuajnë gërryerjen demografike, mungesën e fondeve, krizën e sektorit të bujqësisë dhe mbylljen e industrive që të punësojnë të rinjtë, ndërsa elita opozitare e Tiranës ngrefoset televizioneve duke mallkuar ditën qeverinë e natën duke bërë pakte me të në Parlament.

    Tirana nuk e meritonte që opozita të shkonte me “bedel” në garën e saj. Nuk e meriton këtë as Vlora apo bashkitë më të vogla, të cilat kanë peshën e tyre në skakierën kombëtare të votave.

    Pa atakuar aspak personat që ndodhen në garë, kjo është një sjellje e papërgjegjshme e panelit opozitar zyrtar, i cili qysh në ditën e parë të fushatës ka dhënë publikisht mesazhin e humbjes në të gjitha bashkitë, duke u fshehur pas kandidatësh për të cilët në rast disfate do të thuhet “nuk ishte i yni”, kurse në rastin (shumë të vështirë) të një fitoreje, ata do të reklamohen si zbulimi i Gralit të Shenjtë. E shikoni si fitohet kundër Ramës, ne e gjetëm formulën! Lojra banale që në thelb kamuflojnë keq pafuqinë dhe vetëdorëzimin.

  • Hëna e Plotë e 5 nëntorit sjell tension në financa dhe nxjerr hapur sekretet, shenjat që preken

    Hëna e Plotë e 5 nëntorit sjell tension në financa dhe nxjerr hapur sekretet, shenjat që preken

    Hëna e Plotë e 5 nëntorit 2025 ndodh në shenjën e Demit, duke sjellë tension, rishikime dhe zbulon sekrete. Energjia e saj është e përqendruar në boshtin Dem-Akrep, një kombinim astrologjik i lidhur me sigurinë, financat dhe nevojat më të thella emocionale.
    Na kujton vlerën e stabilitetit, durimit dhe ndershmërisë përballë nevojave reale. Përmes tensioneve emocionale dhe zbulesave që mund të sjellë, ajo hap rrugën për siguri më të madhe dhe ndryshime kuptimplote.
    Pritet që të ndikojë më shumë te shenjat fikse, Demi, Akrepi dhe Ujori, si dhe te ato me pozicione të forta planetare në këto shenja. Në të njëjtën kohë, edhe shenja të tjera të Tokës dhe Ujit, si Virgjëresha, Bricjapi, Gaforrja dhe Peshqit, do të marrin gjithashtu ndikime të rëndësishme .

    Demi dhe AkrepiPër Demin dhe Akrepin, kjo Hënë e Plotë shënon një pikë kthese. Çështjet që lidhen me financat, asetet e përbashkëta dhe marrëdhëniet e besimit dalin në pah. Është një periudhë ku mund të ketë sqarime ose vendime që sjellin më shumë stabilitet.
    UjoriUjori përjeton efektet e Hënës së Plotë në një nivel më personal. Vëmendja përqendrohet në familje, shtëpi dhe ekuilibrin e brendshëm. Mund të ketë ndryshime në mënyrën se si shprehen emocionet ose në nevojën për siguri dhe mbështetje nga mjedisi i njohur.
    Shenjat e Tokës dhe të UjitVirgjëresha, Bricjapi, Gaforrja dhe Peshqit mund ta ndiejnë ndikimin e Hënës së Plotë si një nevojë për stabilizim dhe ripërtëritje emocionale. Kjo është një kohë që përforcon nevojën për realizëm, zgjidhje praktike dhe një qasje më të vetëdijshme ndaj marrëdhënieve dhe financave.
    Shenjat e Zjarrit dhe të AjritEdhe pse nuk janë në qendër të aspekteve, shenjat e Zjarrit (Dashi, Luani, Shigjetari) dhe shenjat e Ajrit (Binjakët, Peshorja, Ujori) mund të përjetojnë ndikime indirekte të Hënës së Plotë përmes jetës së tyre profesionale, rrjeteve sociale ose projekteve krijuese. Këto ditë mund të veprojnë si një motivim për ripërshtatje ose fillime të reja.
    /vizionplus.tv

  • Një javë nga zgjedhjet për kryebashkiakë, ja si duken fletët e votimit të 9 nëntorit

    Një javë nga zgjedhjet për kryebashkiakë, ja si duken fletët e votimit të 9 nëntorit

    Vetëm një javë na ndan nga zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, që do të mbahen në pesë bashki të vendit.
    Zgjedhjet për kryetar bashkie do të mbahen në këto bashki: Vlorë, Cërrik, Mat, Berat dhe Tepelenë.
    Të premten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi fletët e votimit, që këtë herë do të vendosë përballë në garë 13 kandidatë partike dhe të pavarur.