Tag: nëntë

  • 𝐂̧𝐮𝐜̧𝐢: 𝐍𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐬𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐟𝐨𝐫𝐦𝐢𝐦𝐢𝐭, 𝐏𝐒 𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐦𝐣𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐚 𝐜̧𝐨𝐣𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐁𝐄

    𝐂̧𝐮𝐜̧𝐢: 𝐍𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐬𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐟𝐨𝐫𝐦𝐢𝐦𝐢𝐭, 𝐏𝐒 𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐦𝐣𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐚 𝐜̧𝐨𝐣𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐁𝐄

    Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me socialistë dhe simpatizantë të PS-së në Rajonin 1 të Vlorës, ku prezantoi kandidatët për deputetë Bruna Mersini dhe Pirro Vengu. Çuçi tha para të pranishmëve se në këtë fushatë ne shkojmë përpara shqiptarëve me pasaportën e transformimit dhe Vlora është një nga shembujt e krenarisë së punës që është bërë në këto tre mandate qeverisës.
    “Vështirësia që do të kemi në këtë fushatë, që në fakt mund të duket në pamje të parë si një avantazh, por që mund të na kthehet në disavantazh është që nuk kemi opozitë. Dhe kur nuk ke opozitë është si ajo loja me kundërshtarë të dobët që nuk të jep kënaqësi gjatë gjithë lojës dhe mundet që për këtë shkak ti të performosh më dobët sesa në fakt ke energji. Është në dorën tonë që kësaj fushate t’i japim energjinë e duhur, në mënyrë që të mos humbim asnjë votë për Partinë Socialiste”, tha Çuçi.
    Ai përsëriti edhe njëherë objektivin e PS-së në këtë qark për të fituar 9 mandate deputetësh.
    “Energjia jonë, adrenalina jonë do të jetë mandati i nëntë në qarkun e Vlorës, një rezultat historik që ne do ta marrim patjetër në këto zgjedhje. Duhet ta marrim patjetër në këto zgjedhje sepse kjo është mundësia e fundit sepse nuk do ta kemi më këtë situatë të opozitës. Do të jetë merita jonë që ta shfrytëzojmë në favorin tonë për t’i dhënë Vlorës një rezultat historik, mandatin e nëntë”, deklaroi Çuçi.
    Në vijim ai tha se në këtë mandat të ri qeverisës të Partisë Socialiste do të nënshkruhet anëtarësimi i Shqipërisë në BE duke përmbushur kështu një ëndërr shekullore që nga krijimi i shtetit tonë.
    “Në këtë fushatë ne i shohim njerëzit në sy, sigurisht të përulur për shumë gjëra që nuk kemi bërë edhe për gjëra që mund t’i kemi bërë edhe keq përgjatë këtij rrugëtimi. Por gjithmonë në sy dhe krenarë sepse unë jam i bindur që nuk ka asnjë njeri, qoftë ky socialist apo demokrat, që Partia Socialiste është e vetmja forcë që mund ta çojë përpara këtë vend. Dhe duhet të dalim përtej kësaj, të shkojmë përtej oborrit tonë në këto zgjedhje sepse kemi një sfidë shumë të madhe. Të realizojmë një ëndërr historike të Shqipërisë. Në këtë mandat Shqipëria do të nënshkruajë kontratën me Bashkimin Europian për t’u bërë një anëtar me të drejta të plota. Një ëndërr shekullore që nga krijimi i shtetit shqiptar. Këtu në Vlorë ne me mandatin e nëntë do ta bëjmë realitet me këte qeverisje, me Partinë Socialiste dhe me Edi Ramën në krye. Ju uroj një fushatë sa më energjike sepse ka nevojë Vlora për këtë gjë, ka nevojë që të marrim rezultatin historik. Vetëm numrin pesë dhe vetëm Partia Socialiste”, tha Çuçi.
     

  • BBC sugjeron nëntë vende për t’u parë në 2025, në listë edhe Shqipëria: Ideale për plazh dhe eksplorim

    BBC sugjeron nëntë vende për t’u parë në 2025, në listë edhe Shqipëria: Ideale për plazh dhe eksplorim

    Shqipëria është mes nëntë vendeve, që BBC u sugjeron lexuesve t’i vizitojnë përgjatë vitit 2025.

    Në artikull, prestigjiozja britanike shkruan se Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga destinacionet më të nënvlerësuara të Evropës, por tashmë numri i turistëve po rritet me shpejtësia, ndikuar kjo edhe nga lehtësirat e udhëtimit, si fluturimet e shumta.
    Në vitin 2024, Shqipëria mirëpriti një rekord prej 11.7 milionë vizitorësh, një rritje e nxitur nga interesi për arratisjet drejt vendeve më pak të njohura të Mesdheut, vijon BBC.
    “Shqipëria po fiton shpejt njohjen për përzierjen e saj të historisë, bregdetin e paprishur dhe skenën në zhvillim të ushqimit dhe verës“, thotë blogerja e udhëtimeve, Kimberly Denison. “Qyteti i Gjirokastrës i regjistruar në listën e UNESCO-s, plazhet e pacenuara të Rivierës Shqiptare dhe vreshtat e Beratit krijojnë një arratisje mesdhetare që po merr vrull me shpejtësi”, shton Denison.
    Ndërsa plazhet si Ksamili po rriten në popullaritet, udhëtarët që shkojnë pak përtej turmave shpërblehen me ujëra të pastër bruz që rivalizojnë ishujt grekë, vë në dukje BBC. Në brendësi, peizazhet dramatike të Maleve të Nemuna tërheqin alpinistët dhe aventurierët në veri të vendit. Artikulli thekson se ka shumë hapësira akomoduese, përfshirë edhe hotelet apo vilat luksoze, ndërsa thotë se periudha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është vera, me një mot ideal për plazhe, ecje dhe eksplorim.
    Vendet e tjera që propozon BBC në këtë artikull janë Pulia në Itali, Bregu Alentejo në Portugali, Andermatt-Sedrun-Disentis në Zvicër, Riviera Franceze, Sllovenia, Peloponezi në Greqi, Parisi në Francë dhe bregdeti perëndimor i Suedisë.

    Top Channel